19/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 gusht 1993

PR nuk lëviz nga qëndrimet e saj

Tre pyetje Sekretarit të Përgjithshëm të PRSH, Dr. ÇERÇIZ MINGOMATAJ 1. Partia Republikane është përpjekur që nga fillimi për një aleancë të vërtetë të partive demokratike në Shqipëri. Është bërë më se një herë përpjekje për të biseduar nga afër, madje edhe për konsultime të ngushta. Tani së fundi pati një takim mes kryetarëve të PD-së dhe PSD-së dhe u ra dakord që të thohet edhe PR për të institucionalizuar takimet mes partive të koalicionit qeveritar. Si e vlerësoni këtë situatë të re? 2. PD-ja e ka parë PR-në si faktor ndihme në momente të caktuara, por pa i dhënë asaj rëndësinë. Ç’mbetet t’i apë tani PR partisë së pushtetit? 3. Siçkurse është njohur, me kërkesën e PSD është bërë një takim në kryesinë e PRSH. A çbërjen kjo një nismë e marrëdhënie më të mira midis dy partive apo shtrohet më gjerë? 1. Keni të drejtë kur pohoni se PR të partive demokratike në vendin tonë. Partia Republikane, si parti antikomuniste që mbështet ekonominë e tregut dhe iniciativën private, që mbështet me tërë forcën e saj njohjen e premtësisë dhe të pronarëve të ligjshëm të shpronësuar nga ligjet komuniste, si parti që kërkon dhe kërkon anulimin e ligjeve komuniste, vendosjen e një shteti ligjor, si parti që është kundër monopolizimit dhe përqendrimit të ekonomisë në duart e shtetit, pra që kërkon privatizim të shpejtë, si parti që lufton me forcë korrupsionin e vjetër apo të ri ngado që të vijë, si parti që është tërësisht kundër ligjit të aprovuar për ndarjen e tokës sipas frymëve, kemi mbështetur demokracinë dhe do ta mbështesim shtetin demokratik, sepse vetëm një shoqëri demokratike i krijon këtij vendi kushtet për një jetë më dinjitoze dhe për t’iu afruar vendeve të demokracisë perëndimore. Është e vërtetë që PR ndodhet në aleancë me PD e PSD që para zgjedhjeve të fundit. Është e vërtetë që kjo aleancë pati edhe shumë probleme, që rënduan veçanërisht mbi PR-në. Që në fillim ne i vlerësuam miqtë tanë demokratë të PD-së dhe miqtë duhet ta dëgjonin njëri-tjetrin, të diskutonim e të vlerësonim, madje edhe të reflektonim reciprokisht. Në ecurinë e ngjarjeve të kohës, pas zgjedhjeve të fundit PR nuk ka qenë dakord me mjaft zgjidhje e veprime të PD-së dhe të Qeverisë. Qëndrimet e saj Partia Republikane i ka bërë të njohura në shtypin e saj, në TV (tepër të kufizuara), në takimet me popullin. Dhe këto vërejtje e sugjerime apo kundërshtime të vendosura, (siç ishte rasti i peticionit prej 240 mijë firmash kundër ligjit komunist të ndarjes së tokës, ligj i mbrojtur fatkeqësisht edhe nga Qeveria Demokratike), PR i ka bërë dhe konsideruar si një ndihmë jo të vogël për demokracinë dhe për mundësinë që i jep PD-së të korrigjojë veprimet dhe qëndrimet e saj. Njëkohësisht janë bërë shumë takime me të gjitha nivelet e larta e partiake, janë shtruar probleme të shëmtimit kombëtar si problemet e forta të Jugut probleme të shqetësimit kombëtar si problemi e tarta të Jugut ose agresionit modern grek (lexoni gazetën “Republika”), të politikës së jashtme të vendit, të politikës ekonomike, të shfaqjeve të korrupsionit, të problemeve të privatizimit, të problemeve të mprehta të funksionimit të pushtetit lokal, të veprimtarisë së Parlamentit, të politikës së kuadrit e të tjera që, në total, janë parë si të drejta nga PD-ja por nuk është bërë asgjë. Kjo nuk ka ka fyër, por reagimi i partisë ka qenë i rreptë. Ne gjykojmë se lufta jonë me mjetet demokratike i vlen demokracisë. Duke iu përgjigjur direkt pyetjes suaj për takimin PD - PSD dua t’ju them se edhe ne dëgjuam për një takim të tillë të kërkuar nga të fundit. Dëgjuam edhe ftesën nga ana e bë. Takimi ndërmjet partive është më se normal, sipas nevojave, momenteve, problemeve. Por ajo “ftesë” ishte disi qesharake. Pse? Se ne jemi në Qeveri, jemi në Parlament me një deputet, jemi në krahun

Lajme

Nexhmije Hoxha në gjendje të mirë shëndetësore E veja e diktatorit Hoxha, që ende gjendet në Burgun e Tiranës duke pritur vendimin e Gjykatës së Kasacionit, pas apelimit, është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nexhmije Hoxha, 73 vjeçare ndodhet e vetme në një nga dhomat e burgut kryeqytetit. Gjendja e saj shëndetësore nuk ka njohur komplikacione, deklaruan për gazetën burime të brendshme, gjë që e konfirmon edhe një korrespondent i gazetës “Liria”, që publikohet në Boston, dhe një gazetari i “Korriere della Sera” të cilët patën një takim me zonjën Hoxha dy ditë më parë. Janë krejt të pavërteta fjalët që qarkulluan në Tiranë për ndryshim të gjendjes së saj shëndetësore. Dhoma e burgut të zonjës Hoxha është e madhe, e shtruar me dërrasa, pa lagështirë, dhe me të gjitha kushtet që lejon hapësira e “ligjeve”.

I pushkatuar më 1975... Kufoma gjendet në morg më 1993

“Nuk e mendoja se do të kishin arritur deri këtu...” Një pamje makabre, kufoma krejtësisht e rrepur, në kokë një pjesën e mbrapme dukeshin shenjat e goditjeve me armë zjarri. Pamjen që pashë nuk ka fjalë që ta përshkruajë”, - thotë vëllai i të riut nga Vlora, Sulejman Kadria, i cili u pushkatua më 1975,1 akuzuar për tentativë arratisjeje. Kufoma e djaloshit vlonjat u gjet me interesimin e familjes, pas 18 vjetësh, në morg. Mbi trupin e viktimës ishin kryer dhjetëra e dhjetëra eksperimente nga studentët e mjekësisë në Tiranë, pas torturave e eksperimenteve që kryen mbi trupin e këtij para pushkatohen. “ Akuza asnjëherë nuk u provua, nuk na njoftuan të merrnim pjesë në gjyqin e vëllait tonë”, tregon i vëllai i viktimës. Gazeta Shqiptare që gjithashtu prononcohet rreth kësaj ngjarjeje tragjike, njofton gjithashtu se pas kufomës së Sulejman Kadrisë identifikohet, po në morgun e Tiranës, edhe një person tjetër, Bajtar Avduli, shok i Sulejmanit, gjithashtu pushkatuar.

Ish- shefi i diplomacisë gjermane në duar mashtruesish ordinere

Është një histori e tërë e një pjese të shtypit shqiptar për të zezuar gjithçka, gjithkund e gjithkënd. Opozicioni, kritika, kundërshtimi, diversiteti, alternativa e reja, sigurisht janë në natyrën e çdo opozite. E tolerueshme duket se është edhe spekulative (të paktën në Shqipëri). Një opozitë do të luftojë edhe me të vërtetën, edhe me të pavërtetën, por gjithsesi ka një çak. Gazeta e pretenduar e pavarur “Shqip” jep shembullin më të keq e më të precedent të mashtrimit ordiner të dezinformimit. Intervista që botoi kjo gazetë “marrë posaçërisht nga korrespondenti i saj” ish - shefi të diplomacisë gjermane, Gensher, me deklaratën “vërtet tronditëse, se Shqipëria po shqet”, por të mos shihet si “e gjitha”, tronditi realist opinionin shqiptar. Sigurisht, ishte shumë serioze e shumë shqetësuese, e parë edhe në zhvillimet e më të rënda të sotme rajonale të Shqipërisë e të Ballkanit. Këtë shqetësim e shprehën edhe disa nga politikanët shqiptarë e deputetë, por edhe njerëz të thjeshtë të paangazhuar. Po cila është e vërteta. Mashtruesit ordinerë të gazetës “Shqip” kishin caktuar në mënyrë të pabesueshme në intervistë të një personaliteti të tillë që është shtetëror. Gensher. Është pa dyshim nga rastet më të pandodhshme në historinë e masmedias që një organ shtypi të mashtrojë duke përdorur në mënyrë publike një njeri shumë publik siç është zotëria i nderuar Gensher. Ka ndodhur, sigurisht, të ndryshohen mendimet e të vendosen në kontekste pa të ndryshme për qëllim sensacioni, por edhe për diversion, por nuk dimë të ketë ndodhur se si mund të shpifet a sajohet një intervistë, të publikohet e të propagandohet ajo. Ky përdhunim flagrant i figurës së një politikani si Gensher është sa i pabesueshëm, aq i qesharak, mjeran, cinik, i pamoral. Gjithashtu, përdorimi i lirisë e i autoritetit të shtypit në mënyrë më flagrante. Sigurisht, mund të dëshirësh izolimin, shtytje e shkëputjen të Shqipërisë. Nuk është se bëni një gjë të re; ishr - shërbëtorët e padronit Ramiz Alia, por, gjithsesi, trillimi i një interviste të tillë në personaliteti të huaj me kaq gjaftohtësor meriton vetëm turpin e mëshirën për pozitën ku ka rënë drejtuesit e kësaj gazete, por edhe ndëshkimin e ligjit. Sikur të mos mjaftonte loja me të ashtuquajturën intervistë të Gensher, ustallarët e vegjël - shërbëtorët të padronëve të mëdhenj - gatuan vetëm pas një jave edhe një intervistë tjetër ekskluzive të shefit të NATO-s, Vërner. Madje kjo “mrekulli” e dytë e gazetës “Shqip” për pak sa nuk dha ditë e botimit, por u hoq menjëherë pasi u mor vesh se Gensher nuk i kishte dhënë kurrëfarë interviste kësaj gazete. Jo çka merianë, shokë të gazetës “Shqip”, jo kaq poshtërsisht!

Zbulimi i këtij mashtrimi të paprecedent shpëton shefin e NATO-s, Vërner

Varret e 13 të vrarëve në kufi gjenden jashtë kufijve shtetërorë

Këtë e bëri të ditur ATSH, pas një deklarimi të njërit prej anëtarëve të një komisioni të posaçëm për identifikimin e të vrarëve në kufi. Sipas një studimi, ende jozyrtar, bëhet e ditur se numri më i madh i vrasjeve është kryer gjatë viteve 1945-1965 dhe 1985 -1991, pas vdekjes së diktatorit Hoxha, kur në krye të shtetit erdhi Ramiz Alia. Po sipas komisionit, është përcaktuar se varret e 13 viktimave të vrara kryesisht gjatë periudhës së dytë gjenden paksa në kufirin me Serbinë e Greqinë. REDAKTORI

Me fjalët e shkëputura nga konteksti mund të luash si të duash

“Presidenti futi në burg vrasësit indirekte të Shkodrës ndërsa vrasësit direktë i ngriti në pushtet” I ftuar si gazetar ekspert, unë deklarova: Nëse Idajet Beqiri për këtë deklaratë sjell fakte e prova, zoti Berisha është kriminel dhe vrasës. Në të kundërt, kjo nuk është vetëm shpifje. Gazetari i “Zërit të popullit” që ndoqi nga afër gjyqin e Idajet Beqirit, në shkallën e dytë, botoi një përmbledhje me fjalë të gërrmuara sipas interesave dhe dëshirave të kësaj gazete. Kjo dukuri mund të jetë në natyrën e kësaj gazete, por unë nuk mund të lejoj që emrin dhe fjalët e mia të spekulohet në mënyrë banale, gati-gati të papërgjegjshme. Dua të sqaroj që në fillim se unë dhe zoti Ilir Tzerri u thirrëm nga Gjykata e Tiranës në rolin e gazetarëve ekspertë në çështjen penale në ngarkim të Idajet Beqirit. Sa hymë në sallë u ndodhëm përballë një presioni psikologjik që nuk besoj se ja ndodhur ndonjëherë në ndonjë sallë gjyqi, njerëzit e Idajet Beqirit na fyen, shanë e kërcënuan deri me varr dhe djegie shtëpish. Kjo e dyta, të them të drejtën, nuk më tondoi, sepse unë vetë nuk kam shtëpi, por sidoqoftë më tonditi fakti që në një gjyq ku ishte në bankën e akuzës tyërja e sharja, ne u ndodhëm në goditje të po këtij lloji. Gazetari “ZP”-së ishte aty në një radhë me mua dhe, çuditërisht, në gazetën nuk ka shkruar asnjë fjalë. Ky qëndrim shpjegohet me përzgjedhjen tendencioze që u bë frazave të mia. Në fillim unë deklarova pozicionin tim të vështirë për shkak të përplasjeve që kam pasur në gazetë me Idajet Beqirin. Fjalët “Nuk do të kisha dëshirë të takohesha, në kushte të tilla, me një njeri me të cilin jam përplasur në gazetë”, (pozicioni i të pandërhurit nuk fliste për kushte të barabarta). “Zëri i Popullit” qëllimisht i ka hequr, ndërsa janë shkruar fjalët “lutje e pandërshme” dhe unë i përdora në përpërqësitë për shpifje shqiptare dhe jo për gazeta të veçanta. Për pyetjen e dytë, që për mendimin

Në vorbullën e pasivitetit të gjithë jemi të humbur

Të rrinë, të presim, të shohim çdo të ndodhë, ç’do bëhet me ne, kush, si dhe sa do të kujdeset për ne, si do të ndryshojë fati ynë kur dikush të verë dorë për ne në ndihmën, kur diploma ime ka për të prerë një tarman, kur talenti im do të cmëhet nga sa vlen, kur zarati im do të rra ngojë në fund htepinë, kur rrethermoria ime do të vireshin dhe shpërblehet. Kjo është filozofia e hidur e pasivitetit, në vorbullën e së cilës po vazhdon të vërtitet një masë ende e madhe njerëzish, një atavizëm i pavetëdijshëm dhe duket flakur tej sa më shpejt. Vorbulla e pasivitetit ka për të na mbajtur po qe se nuk gjejmë të na mbrojë përse të kërkosh të mësohemi për tu shkëputur prej saj. Të presësh do të thotë të vdesësh duke pritur. Asnjë përpjekje, asnjë hap, vetëm më një të marë dhe të ndihmoj, po të marë dhe në majë të kësaj pasiviteti. Po të mësohesh, po të bëj kryerjen, po të të në këtë veprimi. A do të jesh njeri? Për më shumë të marrë një udhë të një të njëri, të të jetë, duke bërë dhe të të bësh? JANI DURI S’pranojnë E, pra, përderisa një moral të tillë nuk ekziston, atëherë ç’do të bëni ju, zotërinj? A nuk do t’i thoni popullit tuaj që të hidhej shpejt në veprim? Atëherë, pse nuk ta thoni në këtë gjë vetes? Pse nuk trembeni nga kjo frikë absurde, që bën tjetër veç na zhyth thellë e më thellë? Na kanë ndrydhur vullnetin, na kanë sëmurur shpirtin me psikozën e pritjes dhe jemi bërë pasivë, njerëz që mendojnë shumë e që veprojnë pak, në mos aspak. Shikon, ata më pak të indoktrinuarit, ish-nxënësit e padisiplinuar, të pashtuarit, të papërkulurit, antikonformistët, djemtë e “prapë” që nuk prishin të bëjnë e mira nga qelli, çanë muret e ambasadave, ua hipën anijeve (disa ishin gati të mbyten edhe me not) dhe me marrjen e dhunë u kthyen të kurbeti ... Kurse ata që mbetën na iku, që nuk mundën, apo që nuk donit, por që hiqnin nga ky soj njerëzish që s’është pasivitet, u sulën tregut, ashtu fukarenj, dikush me borxh e dikush me ndonjë “pallik” për ama i vunë shpëtull familjeve të tyre dhe sot çajnë mugët e Ballkanit pa bërë gjumë në sy, duke na i sjellë mallum nga ana e anës. Gjer tani e pa trishtuar në lirinë ca “rrugë” ca “piratë” ca “pa kulturë”, ca “të papunë”. Zotërinj, ata janë shpëtimtarë e parë të kombit, ata janë ndër dhe lavdia e tij, sepse janë njerëz të veprimit. “Kush mendon shumë, mbaron pak”, thotë një i mençur. Dhe një tjetër thotë: “Sa të mendohet i mencuri, budallai ka mbaruar punë”. Dhe në kohë rast budallai na dalin të mençurit. Është paradoks, është ironi, është e padrejtë, porndi si të doni, ky është realitet. Në këtë rastet më filozofia e njeriut i mbetur e mosveprues, për të lënë shënjuar lira të tërhequr dy nga personazhet që mbeten e tij, sepse janë njerëz të veprimit. Si Oblomovi është i mërzitur nga që gjithë ata që lexojnë. E keqja është se na i kanë komentuar si viktima të sistemeve antipoporulle, fenomene shoqërore që zhduken me përmbysje revolucionare, sepse njeriu na qenke pjellë e rrethanave historike dhe viktimë e tyre. Tani na duket si përralla këto gjykime marksiste. Njeriu është një qenie biologjike e cila duhet të luftojë çdo ditë me këmbënguljen e imagjinës për ekzistencën e vet. Pundrysh e di duhet të jetojë në mënyrë parazitare në indin e shëndoshë të atyre që përpiqen. Dikur iniciativën private, individuale, vetjake, e pengonte ligji. Dhe kjo vetë, tamam si një organ i përdorodur, dalëngadalë po kthehet në rudiment, në pjesë pa funksion. Nuk fluturon dot zogu i mbyllur për një kohë të gjatë në kafaz. E megjithatë, a krahët i ka. Në fillim do të kërcejë, pastaj do të hidhet e, më në fund, do të fluturojë, shkun, po ka për të fluturuar. Kryesorja është të mbillet porta e kafazit që të mos kthehet më. Edhe tek ne, baza ekonomike e socializmit, në një mënyrë apo tjetër, u shkatërrua, pra porta e kafazit po u mbëllet përfundimisht. Njerëzit e pasur, njerëzit punëtorë, njerëzit e ndershëm, kanë rastin e rrallë të bëhen zotër të vërtetë të jetës së tyre e jo të mbeten robër të shpresës. Kush e paska paracaktuar fatin tënd, zotëri? Kush e paratha se ti nuk do të bëhesh kurrë pronar i një firme të fuqishme tregtare apo prodhuese? Kush e paratha se ti nuk do të bëhesh bankier, sipërmarrës, botues, politikan, deputet, ministër deri president? Edhe njëqind, edhe njëmijë të na dalin përpara të na pengojnë, ne do t’i mundim, sepse jemi më të shumtë se ata. Dhe sikur po kaq të pengojnë për të na e hedhur, ne do t’u hedhim se ata jemi më të mençur e më dinakë se ata. Shoqëria e re i hap rrugët për të gjithë, jo për disa, dhe kjo demokraci është harruar për ata që nuk dinë ta çmojnë.

Nga kronikat

E çmendura N. e Tiranës, ditën e hënë paradite u ndalua nga njerëz të panjohur dhe u kërcënua. “Do t’i shkruaj BBC-së” bërtiste e çmendura “Mua më kanë kërcënuar, më kanë hequr edhe telefonin. Duan të më mbyllin gojën. Duan të sulmojnë inteligjencien, duan të sulmojnë shkrimtarët. Kërkojnë të bëjnë me mua aleanca. Unë nuk bëj aleanca. Kërkojnë të prishin edhe burgjet. Unë nuk e dini se pas pak muajsh do të dalin në ankand burgjet e Shqipërisë. Duan ta lënë Shqipërinë pa burgje. Ligi që është minator nuk është drejtë. Një herë thanë se do të bëhet akand dhe burgjet do t’i blinte kush kishte miliona, tani kërkojnë t’ua lënë atyre që kanë jetuar në to. Burgjet t’ua lënë atyre që i kanë punuar. Me këtë ligj, do t’i marrin sërish ish-të dënuarit politikë. Po ata janë shumë dhe takon vetëm nga një e pesta e një qelie. Përse nuk futet ankandi? Këto prona duhet të bëhen i plotë, pronarëve. Partia Republikane është për burgjet t’u kthehen pronarëve të vërtetë, latifondistëve të vërtetë të burgjeve, ish-gjeneralëve, ish-ministrave, ish-drejtorëve. Partia Demokratike, si e qendrës së djathtë, është për kompromisin. Burgjet nuk mund t’u jepen vetëm latifondistëve, aty e takon një pjesë më shumë por jo të gjithë. Partia Socialdemokrate dhe Partia Socialiste janë që në ndarjen e burgjeve të kihet parasysh çështja sociale. Ata mijëra e mijëra të dënuar, të paprivilegjuar dhe pronarë të rinj nuk mund të flaken nga burgu e të mbeten pa to. Paralelisht do të mbillen urtjen për punë të burgjeve. Të burgosurit kanë kërkuar avokat Aranit Çela. Vetëm ai mund t’i mbrojë ata. Çështja e burgjeve ka shkalluar deni në Shkrapër e në Nju Jork. Shkrapan do t’i bëjë Nju Jorkut, pastaj Shtepise së Bardhë. Veriu do t’i bëjë jugut të Shqipërisë. Për të fituar do të fitojnë ata që kanë nënshkruar për lirimin nga burgu të kryetarit të PS Partia e Unitetit Kombëtar është për unitetin e burgjeve. Liberalët, për liberalizimin e tyre. Mua nuk më dhanë e para as mallra, megjithëse e nënshkrova peticionin. E nënshkrova disa herë. Po nuk më dhanë gjë. Më pretuan se po të nënshkruaj për t’i rënë Amerikës do të më japin 100 000 dollarë, kryesisht marmalata e lëngje frutash.

Ramiz Alia shkruan kujtime

Është krejt i pavërtetë lajmi që u përhap javën e fundit në Tiranë, sipas të cilit Ramiz Alia është në arrest shtëpie. Organet kompetente të Tiranës konfirmuan korrespondentit tonë se ish-presidenti Ramiz Alia vijon të gjendet në gjendje arrest shtëpiak. Ndërsa burime të tjera shumë të sigurta konfirmojnë se Alia vijon të shkruajë kujtimet. Nuk është e qartë nëse ish-presidenti Alia po hedh në letër kujtimet që kanë të bëjnë me veprën e nxjerrë të vitit 1990 e në vijim, koha gjatë së cilës përgatitja kufirit shqiptar; në mënyrë barbare, u vranë e u masakruan shumë djem shqiptarë në tentativë për të kaluar kufirin.

Përgenjeshtrim

Me fjalët e shkëputura nga konteksti mund të luash si të duash

Në numrin e ardhshëm do të lexoni:

“Deklarata Mico­taqis” nuk mund të konsiderohet çështje e mbyllur