Një parti ka tradhëtuar një popull në thua(s)e gjysmë kulli. Dhe kjo ka qenë Partia e Punës.
Një parti ka shitur Atdheun e vet. shkatërruar njerëzin dhe e ka varfëruar atë në ekstrem. Dhe kjo ka qenë Partia e Punës. Përpara kësaj akuze qindra anëtarë të kësaj partie janë ndjerë të fyer, të dënuar pa faj. Këta anëtarë, njerëz vetë të vuajtur e të shkatërruar, kanë mbrojtur veten e vet duke treguar me gisht bandën kriminale e cila i ka udhëhequr drejt tradhëtisë së njerëzve, të Atdheut. Dhe kjo është e vërteta. E vërteta që nuk përkon me të vërtetën e vendeve të tjera të diktaturës, sepse, sido që edhe diktatura e tjera kanë poshtëruar njerëzit e kanë shkatërruar vendin, nuk ka asnjë rast tjetër si ai i Shqipërisë që të jetë shitur e tradhëtuar Atdheu. Shqipëria është rasti i vetëm. Banda kriminale e vënë në krye të partisë - shtet arriti me kriminalitetin e vet të shehë, pra, edhe interesat kombëtare. Por kjo nuk është një faqe e mbyllur në politikën shqiptare. Fatkeqësisht, nuk është një faqe e mbyllur, sado e turpshme dhe e pafalshme. Thua(se) e njëjta bandë kriminale është vënë sot në krye të së ashtuquajturës Parti Socialiste. Syerrur ajo kërkon pushtetin, edhe me çmimin tragjik të shitjes së interesave kombëtare. Kjo udhëheqje me shumë intelektualë në përbërje të saj (dhe pse të mos kujtojmë me këtë rast intelektualët që u vunë në shërbim të partisë nacionalfasiste të Hitlerit, për shembull), ka dëshmuar jo më pak raste pikërisht këtë tradhëti të interesave kombëtare. Nisur nga dëshira e mirë, rastet e tilla janë quajtur sporadike dhe jo vijësellëse e udhëheqjes së rinovuar të PS. Por rasti i fundit në të cilin udhëheqja e PS apelon Këshillin e Evropës që Shqipëria të mos jetë anëtare e Këshillit të Evropës, nuk mund të arsyetohet me një dukuri të rastit dhe e shkëputur. Është pikërisht ajo, banda kriminale e kësaj partie që ka zaptuar udhëheqjen e një partie të tërë, krejt e ngjashme me bandën kriminale të Partisë së Punës. Është padyshim rasti më i paprecedent që një parti të kërkojë atë që kërkoi nga Këshilli i Evropës udhëheqja e sotme e PS-së të mos futet Shqipëria në Këshillin e Evropës. Cili anëtar i thjeshtë i kësaj partie do të pajtohej me këtë logjikë? Shqipëria nuk është e një partie. Nuk është e Partisë Demokratike. A e di këtë udhëheqja e PS, domethënë a e di Fatos Nano që dirigjon nga burgu; a e di Dokle, po Dritëro Agolli a e di? A ka votuar “pro” shkrimtari Dritëro Agolli që Shqipëria të mos anëtarësohet në Këshillin e Evropës? Nëse Agolli, Brokaj, Pellumbi, Ruçi e deri te Dokle e të tjerë kanë gjykuar se Shqipëria nuk duhet të anëtarësohet në Evropë, kemi një supozim dhe një pyetje: Nëse zgjidhnjet dë të bëhen pas një muaji dhe këto zgjidhje do të sjellin në pushtet Doklet e anëtarët e tjerë të bandës kriminale të PS, a nuk do të ishte më mirë për këtë që Shqipëria të ishte e anëtarësuar në Këshillin e Evropës? Këtë pyetje, së pari, duhet ta bëjnë anëtarët e thjeshtë të asaj që quhet PS, se të tjerët e dinë dhe nuk do të lejojnë që kolltukët e pushtetit të Dokles, Agollit e të tjerëve të vendosen në fytyn e Shqipërisë.
Micotaqis, ish-ushtar i kriminelit Zerva
Lajme
Kostandin Micotaqis, kryeministri aktual i Greqisë, është akuzuar se ka marrë pjesë në masakrat ndër shqiptarët e Çamërisë në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Kostandin Micotaqis, kryeministri aktual i Greqisë, është akuzuar se ka marrë pjesë në masakrat ndër shqiptarët e Çamërisë në fund të Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur ishte pjesëtar i hordhive kriminale të Napolon Zervës. “Ky moment i nderon të ndriçohet me më shumë zell e t’i prezantohet subjekteve dhe institucioneve ndërkombëtare,” shkruan gazeta “Rilindja” e datës 9 shtator 1993, duke analizuar ekspozimin e hapur antishqiptar të partisë “Demokracia e Re” të Micotaqisit.
Serbia mbyll kufijtë me Malin Zi
Serbia mbylli kufijtë me Malin e Zi. Njoftimi konfirmohet nga Radio Dojçe Vele në gjuhën serbokroate dhe emisionin e saj të datës 8 gusht.
Sipas këtij burimi, veprimi i mësipërm u mor nga mungesa e artikujve të domosdoshëm jetësorë në Serbi.
Një gjykatës hetues kërkon verifikimin e burimeve të financimit të disa gazetave shqiptare
“Nuk dua të bëj një analogji me penat e pastra” në Itali, i deklaroi një gjykatës hetues korrespondentit tonë, por disa nga gazetat shqiptare po e peshë, jam i sigurt që janë përfshirë në një tjetër korrupsion.
Duhet të verifikohen burimet e financimit të tyre. Të ardhurat e siguruara prej shitjes së tyre janë shumë larg kostos së prodhimit, për shkak të teknologjive të vjetëruara. Janë disa gazeta, tirazhi i të cilave nuk i kalon pesë mijë kopjet, të cilat duhet të kishin “ngritur duart”. Kjo s’ka ndodhur. Kushi i financdon dhe si ta pastro na le burimet e këtij financimi? Kjo nuk lidhet me botimin e reklamave. Eshtë ndoshta diçka më larg. Unë do të paraqes, këmbënguli gjykatësi hetues, një raport të hollësishëm rreth kësaj çështjeje para organeve kompetente.
Sozia e Enver Hoxhës është gjallë
“Unë dua të dëshmoj se ai është gjallë”, i deklaroi gazetës sonë T.R. 42 vjeçar.
“Sozia e Enver Hoxhës është gjallë. Unë mund të paraqes dokumente, foto të sozisë së Hoxhës. Erdhi të deklarojë këtu, tha T.R. pasi lexova në ‘Gazetën Shqiptare’ dhe ‘Koha Jonë’ një shkrim të ardhur nga Anglia. I ngjante plotësisht Enver Hoxhës, veçse ishte ca më i shkurtër. Përgjithësisht ka lëvizur me makinë. Për të arritur shtatin e Hoxhës, sozia e tij vendoste jastëkë të ndëruar. Pas vdekjes së tij sozia e Enver Hoxhës ka mbrojtur edhe doktoratën në mjekësi. Më pas ka ushtruar për një kohë dhe funksionet e ministrit. Sozia e Hoxhës është sot deputet. Është i vetmi nga sozia e diktatorëve që ka mbetur gjallë, që çuditërisht nuk e kanë vrarë. Ky është Sabit Broka, tha T.R.
Një kopjo të fotove dhe të dokumenteve të tjera do t’ia dërgoj, përfundoi T.R. edhe djalit të K.B për të dhënë gazetës ‘Sunday times’.
Sot: ZGJEDHJE në dy zona të vendit
Sot:
ZGJEDHJE
në dy zona të vendit
Ky titull nuk është sezonal. Por më 12 shtator në dy zona të vendit do të zhvillohen zgjedhjet. Pra, në qofte se këto angazhohen një pjesë të vogël të popullsisë, përsëri përbëjnë ngjarje të rëndësishme për atë zonë, sepse zgjedhësit duhet të vendosin për kryetarin e pushtetit lokal që do të përfaqësojë e përballojë problemet e tyre. Zgjedhjet do të zhvillohen në dy rrethe, në Bulqizë dhe në Peshkopi.
Zgjedhjet zhvillohen në dy komuna në atë të Zegjanit të Bulqizës, dhe në Luzni të Peshkopisë për kryetarë komune.
Cilat janë arsyet që zhvillohen këto zgjedhje.
Bëhen zgjedhje të reja për dy arsye: Në Zegjan ish-kryetari i komunës është në ndjekje penale dhe me dekret të Presidentit të
Zgjedhjet zhvillohen sipas ligjit të zgjedhjeve. Natyrisht, për këtë zgjedhje organizohet bashkia e rrethit, komisioni i komunës dhe nuk ka komision qendror.
Për të ndjekur procedurën e votimit, Shoqata për Kulturë Demokratike ka angazhuar vëzhguesit e saj, të cilët do të jenë vëzhgues në ditën e votimit.
Ata do të përpiqen që këto procedura të ruajnë fizionominë e tyre të lirë e demokratike. Njëkohësisht aktivistët e Shoqatës kanë vendosur lidhje me komunat që do të kenë votime e po përpiqen që jeta sa më e plotë pjesëmarrëse në votime e zgjedhja e tyre të jetë sa më e drejtë dhe e realizuar.
M. QAÇE
Mbërriti në vendin tonë ministri i Jashtëm i RP të Kinës, njëkohësisht dhe nënkryetar i Këshillit të Shtetit Qian Qi Chen.
Ai do të takohet me zyrtarë të lartë shqiptarë si dhe me presidentin Berisha.
Për lexuesin e “Republikës” po japim shkurtimisht disa tregues ekonomik të Kinës.
Kina është favoriti ekonomik i gjithësisë sot në botë. Edhe pse vendi më i populluar i botës - me 1.2 miliardë njerëz - ajo po bëhet një prej fuqive më të mëdha të botës. Produkti i përgjithshëm u rrit me 12% gjatë vitit 1992. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kina vlerësohet si fuqia e tretë ekonomike në botë, pas SHBA dhe Japonisë. Janë pikërisht shoqëritë e mëdha amerikane që përpiqen të kenë edhe copën e tyre në këtë zhvillim, madje ato janë tepër të kënaqura tani që presidenti Klinton e rinovoi edhe për një vit statusin e Kinës si “komb i favorizuar” në tregti.
Nga pikëpamja ekonomike, Kina paraqitet si një balonë gati për të shpërthyer. Investimet japoneze dhe kineze gjatë vitit 1992 u trefishuan duke shkuar rreth 4 miliardë dollarë së bashku. Firma më të fuqishme si General Motors, Nissan dhe Suzuki, kanë njoftuar për plane të fuqishme në të ardhmen. Gjigandi tjetër Coca-Cola do të investojë gjithashtu 150 milionë dollarë më shumë në impiantet e mbushjes, duke e arritur gjithë kapitalin e investuar në Kinë në 250 milionë dollarë. Janë gjithsej 200.000 investitorë të cilët kanë futur në Kinë qindra milionë dollarë.
Zhvillimet ekonomike në Kinë kanë bërë që aty të rritet dhe të forcohet një klasë e fuqishme milionerësh vendas.
Njohje reciproke e Izraelit dhe Palestinës
U firmos më së fundi ajo çka pritej prej shumë kohësh dhe që diplomatët kishin kohë që e synonin.
Kryeministri izraelit Jitzhak Rabin, firmosi njohjen e shtetit Palestinez. Një gjë të tillë bënë nga ana e tyre edhe vetë palestinezët. Janë vendime historike të cilat do të mund të ndryshojnë historinë e Lindjes së Mesme.
Reagimi i Washingtonit ishte i kënaqshëm. Presidenti Klinton u shpreh: “Ishte një rrugë e vështirë. Përshëndetjet i takojnë të dy palëve”. Ai i foli përfaqësuesit e larë të të dy shteteve që të firmosin marrëveshjen përfundimtare.
Por jo çdo gjë quhet e mbaruar. Forca të djathta të të dyja palëve e kundërshtojnë këtë marrëveshje.
Miting i ish-të dënuarve dhe të persekutuarve politikë
Kërkojnë edhe një herë të drejtat e tyre
Më 5 shtator, rreth 6 mijë pjesëmarrës nga Shoqata e ish-të Dënuarve dhe të Persekutuarve Politikë u mblodhën në sheshin Skënderbej në një miting për të kërkuar edhe një herë integrimin e anëtarëve të tyre në shoqërinë demokratike shqiptare.
“Ne duam të tregojmë tolerancën tonë përballë egërsisë komuniste”, tha Kurt Kola, kryetar i Shoqatës kombëtare të të Dënuarve dhe të Persekutuarve Politikë. Ai kërkoi gjithashtu të mbështetej Qeveria e sotme demokratike me kusht që ajo të vazhdojë luftën kundër komunizmit dhe korrupsionit ekonomik, por të tregojë kujdes për integrimin e anëtarëve të shoqatës që ai udhëheq në jetën ekonomike dhe politike të vendit. Sjelljen e Partisë Socialiste, ai e quajti ‘një lojë politike për të sheshuar e maskuar Partinë e Punës, shkaktaren e dramës së mijëra familjeve shqiptare’.
Në miting foli edhe Eqerem Kavaja, Kryetar i kësaj organizate për Tiranën, i cili shtroi nevojën e një takuke të re për tu integruar në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Ai e quajti krijimin e Shoqatës Tregtare të Dënuarve Politike një fillesë drejt integrimit ekonomik të tyre ekonomik në shoqërinë e sotme. Të gjithë oratorët në miting bënë thirrje për tolerancë dhe mirëkuptim. U theksuan edhe një herë kërkesat e tyre për kthimin e pronave të shpronësuara politikë në periudhën e komunizmit. Të pranishëm në tribunë ishin edhe kryetari i Partisë Republikane, Sabri Godo dhe kryetari i shoqatës Pronësi me Drejtësi, Rrapo Danushi.
Plisat e Bardhë
- Po, morel - shungulloi i kthjellët zëri i atij që po hiqte dhe, pasi dihati rëndë, shtoi: amanet të njihja një për një, në dashtë Lumi, t’i dalsh i gjallë prej këndej e dëshmo para burrave të bajrakut njashtu siç do të dëshmoj unë para të madhit Zot, për vedi dhe për ju të tanë!
Artikulli vijon në faqen 2. Teksti është shumë i vogël dhe pjesërisht i paqartë në figurë; transkriptimi i lexueshëm:
AGIM LLANAJ
Plisat e Bardhë
- Po, morel - shungulloi i kthjellët zëri i atij që po hiqte dhe, pasi dihati rëndë, shtoi: amanet të njihja për një për një, në dashtë Lumi, t’i dalsh i gjallë prej këndej e dëshmo para burrave të bajrakut njashtu siç do të dëshmoj unë para të madhit Zot, për vedi dhe për ju të tanë!
Shpina e nipit u përkul akoma më thellë dhe me një zë fare të shuar, e pyeti për dëshirën e tij të fundit. Plaku i motit ngriti dorën lodhshëm dhe lakoi gishtin nga straica e plackave aty pranë.
- Ma vno plisën e bardhë e m’i çon fjalë Pater Ndue Shkallës për Kurgjatën e shtetit e rëfim.
Por, kjo nuk ishte punë e lehtë, pasi komunikimi i burgosurve nga njëra dhomë në tjetrën, ishte i ndaluar. Burgu i Burrelit kishte rregullat e veta të siguruara posaçërisht për të, rregulla të ngurta, mizore e të rrepta dhe në absurd. Në këto rregullat e memoriale, rikthimi i shtëpive, mjedha e vjeve, vete jeta dhe vdekja ishte njejuar në mënyrë të panjashtruar me orët e ndërtimit të rrojëve, kadencën, tring…tring…tring…të kontrollit të herëruar të ditarëve dhe herë në ditë, apelet mëngjes…mbrëmje, me urdhërat e britmat e gardianëve, me drang-drangen e nallaneve që trokisnin korridoreve të ngushta gajaleve në banjë dhe shpendarjes së supës së hollë në të cilën numri i kokrrave të orizit, ishte në balancë me ekskrimentet e pështira të minjve. Pastaj vinte dita në oborrin e ajrimit me mure të lartë prej nga mund të sodisje vetëm qiellin, vozizjen e ndonjë rele andacake dhe radhën e plisave të bardhë mbi kreshtat e mallit mbi Macukulli, pliset me bardhësi vezulluese që i ripërterinë çdo Kërshëndelle.
Ishte janari i vitit 1961. Dhoma jonë e të së sëmurëve rëndë, ishte ngjitur me infermierinë e burgut. Zanati i mjekut pediatër, të kirurgut, infermierit e deri te dentistit, i kishte dalë për zot Eqerem Zekos nga Gjirokastra. Vite më vonë, atë do ta gëllonin për vdekje nga maja e qirit prej karakollëve të kampit të ... [pjesa tjetër e rreshtave e vështirë për t’u lexuar].
[Kolonat vazhdojnë me rrëfimin për të burgosurit, Plakun, Pater Ndue Shkallën, Eqerem Zekon dhe jetën në burgun e Burrelit. Fundi i pjesës së dukshme: “(vijon në faqen 2)”]
Nga kronikat
E çmendura N. e Tiranës, dy ditët e fundit të javës, për habi të të gjithë kuriozëve, kalimtarëve të rastit e ndjekësve të shumtë, u pa në shëtitoren kryesore duke tërhequr zvarrë një grua të mplakur.
“Mos kini frikë, bërëtë e çmendura. Siç e shihni, i kanë rënë dhëmbët. Nuk ka si t’ju kafshojë. Qeni hungërinte gam-gam-gam. Ç’t’bëjë, e pyeti një prej kureshtarëve. Tregona ç’tho ky qen. “Është shumë i gëzuar, tha e çmendura. Ehshtë gëzuar që Shqipëria nuk u fut në Këshillin e Evropës.” Gam-gam-gam bënte qeni. “Po çmendet nga gëzimi, thoshte e çmendura. Ju intelektualë, pse s’ishni mirë ajo? Jeni kundër këtij qeni apo jeni me të? Jeni intelektualë apo jeni m…”
“Kë vrenda? – Në sërb e shjka, kam n’mat ’nal Mandej.”
“- A ke lakmue e vu dorë në mall të që tjetërtjek?”
“-Jo, kurrë në këtë shekull Plangu i Tiranës më është dhimbsur e kam nujtë si të ishtë e jemja.”
(Vijon në faqen 2)
Të përgërat e tij i mblodhën kalimtarët e rastit dhe filluan t’i shisnin telek copë. “Po ti, Namik Dokle, pse me e hapi mallë, bërtiste e çmendura dhe ku do t’ia shesësh të përgërat e qenit për mallë?”
Pas gjithë kësaj shetitjeje e çmendur N. u kthye prapa ndoshta te Teatri të Kukullave. Të nesërmen duke tërhequr qenin e një ditë më parë, bëri këte fjalim përpara kureshtarëve: “A ju pëlqen? Shikojeni se e keni vënë për pak ditë. Ky do të niset për studime në Gjermani. Po nisë ju protestoni, ky mund të nisë edhe për në Amerikë. Ka edhe një mendim që qeni të bëhet ministër i Brendshëm ose kryeministër. Nuk është edhe aq provincial dhe i ka kokat e arta. Ose do ta bëjmë kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve, ose të bëjmë sërish ministër të Brendshëm”.
“Ministër të brendshëm, jo, tha dikush nga turma, se mund t’i dalin prapë dhëmbët. Më i përshtatshëm është për tu bërë ministër i Shëndetësisë. Ose ta bëjmë ministër kuqipolë të ‘Zërit të popullit’. Është qen i vjetër dhe me eksperiencë, tha e çmendura. A nuk mund ta bëjmë profesor filozofie? Qeni hungërinte. Qeni plakur. I ka ardhur gërdhja, tha dikush nga turma.
… [pjesë e artikullit e prerë në anën e djathtë dhe pjesërisht e palexueshme]
...tjetit. Urren ... [Pjesa e artikullit në kolonën e majtë është e prerë dhe pjesërisht e palexueshme.] ATSH