Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë arsye të kërkojnë të jenë shtetformues sepse...
Arben Popoci Shqiptarët e Maqedonisë, për shkak të të represionit të madh në ish-Jugosllavi (me të madh se në Kosovë), kurrë nuk kanë mundur të mëkëmbën dhe të formojnë strukturën e tyre si komb. Pashkollau dhe të privuar nga mundësia që të marrin pjesë në pushtetin lokal, ata ishin të dhënë pas punës në kurbet dhe si punëtorë të vyer mësuan kanë krijuar pasuri personale. Me e rëndësishmja, janë patriotë të mëdhenj dhe nuk kursejnë asgjë për të fituar ato që u takojnë. Por, sa i përket jetës politike, ata gjithmonë mbetën periferikë. Prej atyre pak intelektualëve shqiptarë nga Maqedonia të shkolluar në Kosovë të paktën ishin ata që u kthyen në vendin e vet. Kështu, për shqiptarët e Maqedonisë, Kosova ishte mëmëdheu, Kosova ishte “nëna Shqipëri”. Me shthurjen e Jugosllavisë shqiptarët e Maqedonisë përjetuan “tradhëtinë e madhe”. Partitë politike shqiptare të Kosovës, që qenë shqiptare në Jugosllavi, e shtruan vetëm si çështje të Kosovës. Shqiptarët e Maqedonisë bashkë me ata të Malit të Zi dhe ata të Serbisë jugore mbetën t’i dalin zot vetes. Organizuan si ditën një dy parti politike dhe thanë “duam të jemi shtetformues”. Arsye pse u shtrua kërkesa me e keq nga gjithë të tjerat mundshme janë të shumta. Se pari, kërkesa për të bërë integrimin e të gjitha trojeve shqiptare në Jugosllavi u hodh poshtë nga kreu politik i Kosovës. As shpallja e autonomisë nuk vinte në shprehje, e mos të flasim për ndarje nga Maqedonia, sepse kjo mund të shkaktonte konflikt, që ishte në kundërshtim me politikën paqësore të shqiptarëve dhe se Komuniteti Ndërkombëtar nuk lejonte ndërmarrjen e kufijve të brendshëm. Kështu, duke iu falenderuar “analisteve politike” të Kosovës, që çmuan se Jugosllavia e shkatërruar nuk do të shkatërrohet dhe se Amerika nuk do të lejojë ndryshimin e kufijve të brendshëm, që po shkaktohen në Bosnjë, shqiptarët që gjithmonë luftuan për shkatërrimin e asaj Maqedonie, tash pretendojnë të jenë “shtetformues” të saj. Që të jetë ironia me e madhe, këta analistë pranojnë Jugosllavia u shkatërrua dhe kufijtë e brendshëm po ndryshojnë, por, theksojne ata, kjo nuk u bë me fajin e shqiptarëve dhe këtë e theksojnë me krenari. Kërkesa e shqiptarëve për të qenë shtetformues, sipas politikanëve shqiptarë, është kompromis ndaj ndarjes së trojeve shqiptare prej shtetit maqedonas. A mund të jetë kompromis kërkesa për t’u bërë të barabartë me maqedonasit? Që nesër shqiptari të jetë kryetar i shtetit maqedonas, apo kryeministër, apo ministër kryeministër, apo ministër i Punëve të Jashtme! Maqedonasit më parë të hiqnin dorë nga ai pak territor që e kanë në posedim se sa t’u vijë nesër për kryetar një shqiptar që deri dje ishte armik i përbetuar i shtetit maqedonas. ORGANIZIMI POLITIK SHQIPTAR në Maqedoni shihet në kërkesat politike që bëjnë. Përveç këtij delitantizmi ka edhe abuzime të hollave, bashkëpunim me maqedonasit, manipulim me popullin, talë nivelit të ulët arsimor të përgjithshëm. Me e keqja, kur populli dëshiron t’i ndërrojë ata, këta mbrohen duke pretenduar (mashtruar) se kanë mandate imagjinare. Për këtë arsye, politika zyrtare e Shqipërisë duhet të prononcohet në lidhje me ngjarjet dhe personat politike shqiptare në Maqedoni. Edhe me tëpër, strategjia politike e shqiptarëve në Maqedoni është dhe duhet të jetë në funksion të çështjes së pazgjidhur shqiptare. Kështu, personat, aktiviteti politik i të cilëve bie ndesh me interesin shqiptar, nuk duhet të gëzojnë as përkrahjen e shqiptarëve të Maqedonisë. PRANIMI I MAQEDONISË NGA ANA E SHQIPËRISË nuk është çështje që mund të ketë pasoja të pandreqshme. Maqedonia u pranua nga SHBA dhe TPE dhe kjo ishte më e rëndësishmja për Maqedoninë. Motivet e pranimit dihen tashmë mirë, edhe pse disa u duk që ishin pa baza, p.sh. pranimi nga Maqedonia për shkak të vështirësive me Serbinë dhe Greqinë, të bëhet të largohet nga aleatët e vjetër sllavo-ortodoksë. Maqedonia kurrë nuk do të mund të përfitohej që të veprojë kundër bllokut. Hapa e një rruge tokësore më të lehtë për shqiptarët dhe mbajtja e një kohe Kosovën janë arsye praktike që arsyetojnë pranimin. Maqedonia nuk do të ekzistojnë si shtet, sepse këtu nuk do të lejojë Amerika. Nuk mund të lejojë SHBA të ekzistojë një shtet i dobët me 40 përqind shqiptarë. Maqedonia do të ndahet në mes shteteve fqinje. Pse, pra, Maqedonia u pranua anëtare e OKB-së? Për dy arsye. E para, sepse trazirat në Maqedoni do ta ndezin edhe Kosovën, kurse tanimë është koha se ende nuk ka mbaruar lufta në Bosnjë. E dyta, SHBA e pranoi Maqedoninë në mënyrë që kur të fillojë lufta në Kosovë, me mbarimin e Maqedonisë të bëjë edhe karta e Helsinkit. RENDI I RI BOTËROR nuk parashesh shtete që do të mund të destabilizohen lehtë, me presion të minoriteteve etnike, nuk pranon as kuazishtete që nuk do të mund të vetëqeverisen. Ky parim Maqedoninë e dënon me shkrirje nga harta politike, kurse Shqipërinë e vë para ultimatumit që të marrë territoret e veta, pa të cilat nuk do të jetë kurrë sovrane, sepse në rendin e ri botëror nuk ka vend për shtete invalide.
Vetëm dy ditë pas fillimit të lëvizjes studentore, Sekretariati i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, domethënë Lenka Çuko, Spiro Dede, Abdyll Backa, Foto Çami, nën drejtimin e shokut Ramiz Alia, merr një vendim të posaçëm sekret, të cilin lexuesi do të ketë mundësinë ta shohë të publikuar, për të vënë në dispozicion të gazetës “Zëri i popullit” shumën prej 400 000 dollarë.
D ardje pasdite në selinë e PRSH u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të Institutit Ndërkombëtar Republikan, përkatësisht nga zonja Charlotte M. Ponticelli, nëpunëse e programit për degën e Qendrës Evropës Lindore, zotit I Kenneth Blackwell ish përfaqësues i komisionit të të drejtave të njeriut në SHBA, zotit Janusz Bugajski drejtor i shoqërisë së studjuesve të Evropës Lindore në pranë të kryetarit të PRSH, zotit Sabri Godo, nënkryetarit Fatmir Mediu, si dhe anëtarit të Komitetit Drejtues z. Aleksandër Çina. Zoti Godo informoi të pranishmit mbi PRSH, aktivitetin saj dhe vizionin politik dhe ekonomik. Në mënyrë të veçantë zoti Godo sqaroi përpjekjet e republikanëve lidhur me privatizimin dhe pronën si dhe për peticionin, bërëkombëtar të zhvilluar prej saj për këtë çështje. Njëkohësisht iu konfirmua të pranishmëve dhe një rritje e konsiderueshme e elektoratit republikan, e vërtetuar ditët e fundit në zgjedhjet e dy komunave të zonës së veriut, Luzni dhe Zerqan. Më pas zoti Godo me kërkesën e të deleguarve u shpjegoi përfaqësuesve të këtij institucioni se nga ana e PRSH janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për ndërgjegjësimin e Parlamentit dhe të qeverisë për zgjidhjen efikase të problemit të pronës dhe pronësisë si baza e vetme e zhvillimit të iniciativës së lirë. Më pas midis të pranishmëve u zhvillua një bisedë e ngrohtë dhe plot interes. Zëdhënësi i PRSH
Mosmarrëveshje midis gazetës “Koha jonë” dhe Ramiz Alisë
Sipas burimeve të brendshme të burgut, ish-presidenti Ramiz Alia ka bërë një …
Lajme
Mosmarrëveshje midis gazetës “Koha jonë” dhe Ramiz Alisë
Sipas burimeve të brendshme të burgut, ish-presidenti Ramiz Alia ka bërë një protestë gjatë këtij të fundit publikisht (krejt profesional për shkak të shkallës së lartë të profesionalizmit) të shkallës së lartë të profesionalizmit të stafit të gazetës “Koha jonë”. Nuk dëshiroi botimin e kësaj gazete. U shpreh Alia. Mosmarrëveshja (e para) midis Alisë dhe “Koha jonë” nuk mund të arsyetohet në një shkrim të vogël të kësaj të fundit që apelonte në burgjet e Shqipërisë ndalohen të lexohen librat. Asnjë lloj literature nuk pengohet pasi është dhënë dënimi nga organet kompetente. “Koha jonë” shkruante se Alisë i ndalohen librat. Por mosmarrëveshja midis tyre, Alisë dhe gazetës ka pak gjasa të ketë si shkak botimin pa mend në kohë të kësaj gazete.
Greku (ish-deputet) Panajot Barka mbron shqiptarët
Ish-deputeti në Parlamentin shqiptar, Panajot Barka, është vënë hapur në mbrojtje të shqiptarëve, të pasurve të tyre. “Qytetarët shqiptarë,” i deklaroi greku Barka stacionit televiziv “Sky”, do të humbin të drejtat pasurore nëse nuk kthehen në Shqipëri brenda dates 3 tetor 1993. “Diten e martë ish-deputeti grek në Parlamentin shqiptar paraqiti disa mendime personale rreth humbjes së këtyre pasurive” theksuar nëse e kishte fjalën për pasuritë e ardhacakeve grekë në disa territore në jug të Shqipërisë.
Telegram grek: Shqipëria të mos pranohet në Këshillin e Evropës
“Elefteros Tipos” në një nga numrat e fundit të saj boton shkrimin telegram grek për të drejtat e njeriut (të grekëve) në Shqipëri.
“Greqia ka paraqitur Qeverinë Shqiptare, shkruan “Elefteros Tipos” Kryetari i përfaqësisë greke dhe nënkryetari i komisionit, Lazaros Etermoglu foli në Paris për shqetësimin e vazhdueshëm të të drejtave të njeriut për minoritetin grek në Shqipëri. Shkëlqejtë e 16 drejtave të minoritetit nuk janë paralajmëruar vetëm nga pala greke, por edhe nga mediat shqiptare “Aleanca”, një nga gazetat shqiptare më të përhapura, ka bërë prezentë keqtrajtimin e minoritetit”. (Fjala është për gazetën e Përq Zogajt)
Redaktori
Nga kronikat
E çmendura N. e Tiranës vetëm ditën e shtunë u pa në rrugët e kryeqytetit me një thes me dosje në duar.
E ndjekur nga kalimtarët e rastit, ajo filloi të vrapojë marramendshëm.
- Dëshiroj një seancë me politikanët dhe drejtorët e gazetave, - tha e çmendura, qoftë edhe drejtorë që drejtojnë dy e më shumë gazeta. Nëse do botojnë në gazetat e tyre fjalimet e mia, unë do t’i zhduk dosjet, - tha ajo.
- Nuk i zhduk dot, - tha dikush nga turma që u mblodh sakaq duke parë tog'un e dosjeve.
- Edhe sikur të kesh qenë ministër i Kulturës, - u ndie një zë i hollë nga më të zellshmit e kureshtarëve, - a ka rrezik dosja?
- Ik, ore tutje!, - tha e çmendura. - Unë jam vetë ministre. Edhe ministre mund të jem por vetëm spolinu nuk kam qenë. As kur kam qenë e re, në moshë të njomë. Kujdes intelektual! Kujdes intelektual! Palo intelektual, mini me origjinë arumune. Kë do të pranoni, që keni qenë mini e keni fshehur origjinën, apo që keni qenë intelektual, - tha ajo.
- Unë e kam hallin e dosjeve, - tha një drejtor gazete.
- Edhe unë, - tha një që e shoqëronte këtë drejtor duke fërkuar mustaqet, - por unë e kam për babanë tim. Na i jepni dosjet.
- Kam edhe një protestë nga Qeveria greke kundër PS e Namikut. Greqia e kritikon ashpër qëndrimin e PS që kërkon të mos tutet Shqipëria në Këshillin e Evropës. Rroftë dinastia Minxhozi! - tha e çmendura Rolshin minjote! Një mi me flokë të rraluar me një zë komodë dhe gërr Yen gërr, gërr, gërr. Poshtë Qeveria që ka rritur taksat! Qeveria do të bëjë shekuj kujtimet e disidentëve, të disa disidentëve. Një nga kabaretë e Francës tonë ish-minisrën e stabilitetit të stabilizojë kulturën e kabarasë, por të mos dhembet. Më duti jo apehe një foto të këtij ish-ministri. Vetëm dosjen jo. Ja, sondazhi i fundit pjesëmarrës bëhen zgjedhje të parakohshme, dhe ae cmendurja. Grupi parlamentar i egjiptasve të Shqipërisë 20 %, grupi i grekëve që posedojnë gjysmën e Shqipërisë 40 %, grupi intelektualëve arumunë 32 %, grupi i serbëve të persekutuar 27 %, grupi i izraelitëve 17 %, grupi i bullgarëve 20 %. Ç’te mbeten i ka dihet kush! Kujdes nga çmendja. Derrat nuk kupjojnë. Derrat të bëjnë pis. Por, s’ka ka thënë ish-ministri i Kulturës, nëse s’e bëre pis deri tani…
KRONIKANI
10 dhjetor 1990. VENDIM! TË VIHEN NË DISPOZICION TË “ZERIT I POPULLIT” 400 000 DOLLARE. Nënshkrimi - Ramiz Alia.
ARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË SEKRETARIATI I KQ “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni” Sekret VENDIM Nr. 101 Datë 10.12.1990 PËR DISA SHPENZIME NGA FONDI I SOLIDARITETIT Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, në datën 10.12.1990, Vendosi: I. Në kuadrin e shpenzimeve për propagandën, nga Fondi i Solidaritetit të vihet në dispozicion të redaksisë së gazetës “Zëri i popullit” shuma prej 400.000 (katërqind mijë) dollarësh, për blerjen e një shtypshkronje nga firma New Concept Printing and Publishing Service Ltd. Nga këto 150.000 të livrohen në dhjetor 1990. II. Në zbatim të këtij vendimi ngarkohet Sektori i Logjitim [?] i KQ të PPSH. SEKRETARI I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË RAMIZ ALIA Nr. 222 Prot. Datë … Sektorit të Shërbim Financës K o p j e
Vetëm dy ditë pas fillimit të lëvizjes studentore, Sekretariati i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, domethënë Lenka Çuko, Spiro Dede, Abdyll Backa, Foto Çami, nën drejtimin e shokut Ramiz Alia, merr një vendim të posaçëm sekret, të cilin lexuesi do të ketë mundësinë ta shohë të publikuar, për të vënë në dispozicion të gazetës “Zëri i popullit” shumën prej 400 000 dollarë. Vendimi, nën siglën “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!”, sqaron se 400 000 dollarët që do të vihen në dispozicion të gazetës së PPSH-së, do të merren nga “Fondi i solidaritetit”, fond special (një pjesë të të ardhurave të të cilit do t’i shfrytëjonë në numrat e ardhshëm), që ka grumbulluar miliona e miliona dollarë për të organizuar lëvizjen marksiste-leniniste pothuaj në të gjitha kontinentet. Po përse shpejton kreu i diktaturës të investojë me këto 400 000 dollarë organin kryesor të propagandës, famëkeqen “ZP” pikërisht në gramhat e fundit të pushtetit? Duhet të besojmë se Alia dhe Dede, si njerëz të mësuar, duhet ta kenë ditur sigurisht vlerën e sentencës “arma më e rrezikshme për armikun është pena, shtypi”. Alia e Dede përgatiteshin për ditën e nesërme, 400 000 dollarë për rrëzikshme ditën e nesërme, 400 000 dollarë për zërin e mashtrimit e të vrasjes së arsyes, të dinjitetit, të së vërtetës. Ramiz Alia është në burg. Dede është kafeneve. Dikush luan në bursë dollarët e Fondit të solidaritetit, me të cilët mund të financohen edhe gazetat e tjera që tek - tuk kanë ndonjë dhimbje të fshehur, ndopak nostalgji për shokun Ramiz. Me këto para mund të pijë ndonjë drink Dede, mund të kryejë operacione ekonomike Përparim Xhixha and co. Nuk ka asnjë arsye që organet e drejtësisë të mos shpallosin këtë faqe të fundit të Fondit të solidaritetit. P.SKENDERI (vijon në numrin e ardhshëm)
Lexoni në faqen 4:
Perëndimi ndihmoi ardhjen e komunistëve në pushtet…
Deklarata:
Selami
“Ne themi që trupat e OKB-së duhet të vendosen në Kosovë, për të penguar Serbinë, PS deklaron se nuk ka nevojë sepse ai është një problem i brendshëm i Serbisë. A nuk është kjo të shesësh Shqipërinë?”
(Nga fjala e mbajtur në Komunën e Zërqanit të Lushnjes, botuar në RDP, 17 shtator 1993)
Lexoni në faqen 3:
“Sot populli shqiptar duhet të marrë veten në dorë fatin e tij”
Intervistë me z. Christian Hauswirth, Ambasador i Zvicrës në Shqipëri
• Shqipëria ka një klimë shumë të favorshme për bujqësinë
• Shqipëria ka shumë nevojë për investime private
• Duhen shpejtuar procedurat për miratimin e Kushtetutës, Kodit Civil, Kodit të Detyrimeve dhe ligjeve të tjera, për të krijuar një kuadër legal për investitorët e huaj.
• Është gabim të mendohet se në Shqipëri duhet vendosur sistemi politik zviceran.