A ka shans dhe a mund të bëhet Shqipëria Filipine?
ILIR YZEIRI Në të gjitha vendet e Europës Lindore kalimi nga ekonomia e centralizuar shtetërore në iniciativën e lirë e në pronën private ka nxjerrë probleme. Para nga një pikë këndvështrimi, reaktivizimi i ekonomisë, pas një fatal dukej i pamundur. Megjithatë, në më pak se dy vjet të ekonomisë, për çdo që argumenton me ftohtësi, duket e ndryshuar, e analistit të ndryshëm vërejnë se pikërisht tani është faza më e strukturimit ekonomik e moral të shtetit. Në këtë kuptim, ka një terminologjinë e publicistikës përdoret termi “modeli i Shqipërisë”. Rreziku i këtij termi “modeli i Filipineve” është, sipas analistëve, reaktivizimi i shoqërisë me mjete artificiale dhe me burime të pakontrolluara. Është e para që shtetë humbasin kontrollin juridik mbi burimet e fitimit ekonomik, është fjala për ato shtete ku aktiviteti ekonomik kontrollohet dhe lëvizja nga riciklimi i “parave të dyra”, ku korrupsioni bën që çdo pjesë e ekonomisë të marrë përqindje shteti e dobët dhe pa kontroll. Këtu vendet e Lindjes dhe veçanërisht Shqipëria nuk mund të krahasohen. Të së njëjta që dhe shembuj: te ne akoma është shqetësim situata një gjëresë e investimeve të huaja të firmave të fuqishme. Ndoshta, megjithatë të huaj apo firma që sjellin materiale konsumi kanë hyrë në Shqipëri dhe po zhvillojnë aktivitet. Preferohen lokalet në qendër të qyteteve (në pjesën më të madhe kanë hapur diskoteka e dyqane). Të thjeshtë, në pjesën më të Tiranë, shumicën e këtyre lokaleve i kanë zënë të huajt duke marrë me qera ose në përdorim ambiente shtetërore. Nuk mund të bëhet asnjë pargjikim askënd për çmimet e tyre dhe fitimi galopant, asengjësa e sistemit të plotë tatimor do t’i japë të drejtën këtyre pronarëve të mos kontrollojnë pagesat ekonomike të Tiranës duke bllokuar investimet serioze në sektorë të tjerë. Duke sjellë në vështrim relatimin e Blerim Çelës në Parlament për korrupsionin, vizioni i këtij problemi ndërmerret. Tërheq vëmendjen fakti që strukturat e ulëta shtetërore në raste, sipas raportit të SHKSH janë përzier në veprime kriminalizime dhe, si pasojë miliona lekë të shpërdoruara në veprimtari kriminalizime. Nga kjo pikëpamje “dhuna e ligjit” duket se ka gjetur shtrat komod për t’i dhënë një kuptim tjetër ligjit. Kështu zotërimi i kontrolluar i biznesit klandestin ndoshta është një nga arsyet që i tremb investitorët seriozë. Në Tiranë, por edhe në mbarë vendin ekzistojnë prona të tilla siç janë objektet socialkulturore. Vetëm FRSH-ja ka në Tiranë mbi dhjetë mijë objekte që janë jashtë kontrollit shtetëror. Në to ushtrojnë veprimtari të huaja që nuk i kontrollon askush. Në Pallatin e Kulturës në Tiranë Kulturës në Tiranë dhe atë të qytetit “Studenti” janë dy diskoteka, të vena në punë nga një që nuk dihet se ç’farë paguajnë për qera. Kështu ndodh pothuaj në të gjitha ambientet shtetërore. Ndërkaq është bllokuar dhënia e tyre për ambientet dhe ka shumë diskutime ligji për pronat. Veçse përdorimi i fondit shtetëror të pasurisë në fërmat që përmendëm më lart në stilin e qeverisë së stabilitetit (dyqanet t’i blejnë shitësit) mund të rrezikojë pasurimin artificial të kontigjenteve që në popull njihen me emrin “të shkathët”, dhe, për pasojë, do ta lërë të varfër ambientin reale të rrezëve me mundësi reale për t’u pasuruar; do të krijojë idenë se në Shqipëri varfëria është problem moral.
Lajme
Fitorja e socialistëve grekë shkakton tërmete në Komunitetin Evropian dhe në NATO
Fitorja e pastër e socialistëve grekë në zgjedhjet parlamentare të së dielës shkaktoi të hënën tërmete të shkallëve shqetësuese në Komunitetin Evropian dhe NATO, për shkak të frikës se mos Athina do të mbajë qëndrime më shumë të ashpra ndaj partnerëve të saj, bën të ditur agjencia Rojter. Diplomati dhe zyrtarë të ndryshëm thanë se kthimi në pushtet i udhëheqësit veteran socialist Andreas Papandreu, i cili udhëhoqi një politikë kundër NATO-s dhe Komunitetit Evropian, kur ai ishte për herë të fundit në fuqi në vitet ’80, mund të shkaktojë turbullira në një varg çështjesh kyçe, përfshi Jugosllavinë e për më tepër, Greqia do të kryesojë nga janari i vitit të ardhshëm, sipas radhës, gjatë gjashtë muajve Komunitetin Evropian, një pozicion ky që do t’i lejojë asaj që të përcaktojë rendin e ditës të Komunitetit, ndërkohë që ajo vetë ndodhet përballë një sërë krizash që kanë të bëjnë me të ardhmen e saj.
Përfunduan hetimet rreth çështjes penale në ngarkim të ish-kryeministrit Fatos Nano
Prokuroria e rrethit Tiranë njofton se më 9.10.1993 përfunduan hetimet për çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Fatos Nano, Sokrat Plaka, Robert Gjini e Hasan Halko. Po në këtë datë, deklaron zëdhënësi i Prokurorisë së rrethit Tiranë, dosja hetimore e kësaj çështjeje u dërgua në Gjykatën e rrethit Tiranë.
I pandehuri Fatos Nano, thuhet në njoftim: akuzohet për krimin e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me të pandehurin Sokrat Plaka, me pasojë dëmin ekonomik 71 343 728, 50 lekë si dhe në veçanti atë të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 106 e 113 dhe 110 të Kodit Penal.
Që prej vendosjes së shtetrrethimit, në Moskë janë ndaluar rreth 19000 veta
Komandanti ushtarak i Moskës, Aleksandër [?] kundër 326 prej tyre. Në një
Serbia i plagosi edhe dy ushtarë tanë
Asgjë e re në kufirin verior
Arben POPOCI
Pasditja e 5 tetorit 1993. Një helikopter fluturonte mbi Kukës në drejtim të kufirit. “Me siguri është plagosur ndonjë ushtar, apo është sëmurë” e komentuan një kuaksian. Në mbrëmje e dëgjojnë edhe thashethemet e para “Është vrarë një ushtar... janë vrarë dy... një i vrarë e një i plagosur.”
E vërteta. Në natën e 4 tetorit patrulla prej dy ushtarëve sulmohet nga pusja. Nga breshëria e automatikëve mbesin të plagosur që të dy ushtarët. Adriatik Ulqinaku (i datëlindjes 1974), nga Elbasani, plagoset rëndë dhe dërgohet për shërim në spitalin e Tiranës, ndërsa Pellumb Sera nga Shkodra plagoset më lehtë.
Sipas shkrimit të vendit të ngjarjes ku merrnin pjesë komisionet e të dy palëve dhe sipas dëshmitarëve, ngjarja ka rrjedhur në këtë mënyrë: Patrulla jonë ishte në patrullim të rregullt të rajonit nën kontrollin e tyre, pritet në pusi nga katër ushtarë serbë dhe gjuhet me breshëri automatiku. Patrulla ishte 11m në thellësi të territorit tonë shtetëror, ndërsa ushtarët serbë, po ashtu, ishin një 10 m në thellësi nga ana tjetër. Sulmi i befasishëm dhe pa kufare shkasi dhe normalisht prapa shpine.
Ditën e ardhshme, kur duhej të nënshkruhej procesi nga të dy palët, serbët nuk pranuan fare takim.
Në mes RPSSH dhe RSFJ paska ekzistuar një marrëveshje “Mbi masat për të ndaluar dhe zgjidhur incidentet në kufirin shtetëror”, që praktikisht qenka nën fuqi edhe sot. Pavarësisht nga kjo marrëveshje, ushtarët dhe civilet shqiptarë vriten në kufi, siç ishte rasti i pesë civilëve të vrarë para disa muajve, rasti i plagosjes së dy ushtarëve tanë në rrethin e Tropojës (sektori 4).
Qëndrimi zyrtar i Serbisë është pretendimi se ata gjithmonë ishin të sulmuar së pari dhe gjithmonë ata shpëtuan pa ferrë në këmbë duke lënë shqiptarë të vrarë dhe të plagosur pas shpine. Në asnjërin rast nuk pranuan të nënshkruajnë procesin e përbashkët.
Ekzistoka edhe një Komision Qendror që i diskon të gjitha incidentet dhe një herë në vit takohët me Komisionin homolog nga Serbia dhe i shqyrtojnë të gjitha rastet që kanë ndodhur gjatë vitit. Dhe, siç është, pikërisht atë ditë, ky komision serb paska qenë në Tiranë për të shqyrtuar rastet e këtij viti.
Të gjitha këto “incidente” në të vërtetë nuk u ngjajnë aspak incidenteve. Bëhen me qëllim të paramenduar mirë. Çka dëshiron të arrijë Serbia me këto vrasje në kufi?
Së pari dëshiron t’u imponojë shqiptarëve që të kërkojnë dislokimin e Helmetave Blu në këtë kufi dhe atë vetëm nga kjo anë e jo nga ana tjetër. Së dyti, ky është edhe një hap i mirë që të zhvlërësojë angazhimin e Shqipërisë për shqiptarët në territorin e ish- Jugosllavisë. Dhe në fund, dëshiron ta mbajë gjendjen në kufi të tensionuar në mënyrë që kufiri të jetë sa më i mbyllur. Në të kundërt, kufiri do të bëhej më i hapur, qoftë përmes kalimeve ilegale, qoftë duke siguruar viza me korruptim.
Kështu, vrasje në kufi do të ketë sa të jetë kufiri.
Takim në selinë e PRSH-së
Këto ditë kryetari i PR, z. Sabri Godo, priti kryesinë e Shoqatës ‘Çamëria’, të përfaqësuar nga z. Arshin Rexha, kryetar, z. Hasan Minga, sekretar i përgjithshëm, si dhe z. Resul Taipi dhe Musa Zeneli. Z. Arshin Rexha tha se Shoqata ‘Çamëria’ shikon tek ... duke lënë prapa çdo gjë që kishin. Vuajtjet tuaja nuk mbaruan me kaq. Qeveria e Enver Hoxhës ju shikoi me dyshim, pothuaj ju la rrugëve. Por ju jeni nga natyra të fortë e të shkathët dhe u rregulluat disi me mund e përpjekje. Vuajtja ju ka bërë edhe të urtë. Në 1948 Enver Hoxha deshi t’ju dërgonte ... Edhe një herë pohojnë se ky problem nuk ekziston. Kurse ne duhet të luftojmë së bashku, që çamët të kenë ato të drejta fillestare që nuk u mohohen popujve në botën e sotme. PR u njoh përsonësinë e ligjshme minoritarëve grekë në Shqipëri. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për çamët në Greqi. Politika jonë sot duhet të mbështetet në këto tri pika: - Nuk kërkojmë ndryshim të kufijve. - Kërkojmë marrëdhëniet më të mira me Greqinë. - Kërkojmë të njihen çamët si minoritet dhe të drejtat e tyre të padiskutueshme për t’u kthyer në trojet e veta, prej nga janë shpërngulur forcërisht. Të dy palët konstat uan një përputhje të plotë të pikëpamjeve dhe ranë dakord për një bashkëpunim të ngushtë e të vazhdueshëm.
Këto ditë kryetari i PR, z. Sabi Gordo, se Shoqata “Çamëria” shikon tek PR një parti që mbron me forcë të qartë interesat e kombit. Shoqata nuk mendon të kthehet në parti politike, sikundër këshillojnë disa. Çështja çame është e gjithë shqiptarëve dhe jo e një partie politike të caktuar. Por partitë dhe instancat shtetërore duhet të tregojnë më tepër mirëkuptim ndaj shoqatës dhe ndaj problemit çam në tërësi. Janë bërë shumë premtime, por në fakt shoqata është lënë pa asnjë ndihmë.
Në fjalën e tij, z. Gordo tha: E pres me gëzim këtë bisedë. Çamët janë nga më fatkeqët në Evropë, të shpërngulur me forcë prej trojeve të tyre mijëvjeçare. Një pjesë nga ju kanë ardhur në Shqipëri në vitet ’30-’40. Po pjesa më e madhe erdhi në vitet 1945-’47, për të shpëtuar jetën, duke lënë prapa ç’gjë Enver Hoxhës ju shkoi urtë. Në 1948 Enver Hoxha deshi t’ju dërgonte te luftonit për EAM-in. Ju nuk u tërhoqët nga pasionet, u përgjigjët njerëzëri se nuk do të shkonit të luftonit nën flamurin grek dhe për një çështje që nuk ju përkiste. Ju nuk pranuat të shkoni mercenarë dhe për më tepër të ndihmonit për të vendosur komunizmin në Greqi. Ky ishte një akt i madh miqësie që treguat ndaj popullit grek, të cilin e paguat me 800 të internuar njëherësh, me shumë burgosje e të pushkatuar. Qeveritë e shkuara s’kanë dashur të angazhohen në problemin çam, që gjë ka ndihur rrymat shoviniste greke të ...
Që prej vendosjes së shptretrëhimit, në Moskë janë ndaluar rreth 19000 veta
Komandanti ushtarak i Moskës, Aleksandër kulinov, njoftonte se 18939 persona janë marrë në pyetje në Moske që prej shpalljes së shptretrëhimit, më 4 tetor dhe se Prokurora a filluar një hetim gjyqësor kundër 326 prej tyre. Në një konferencë shtypi të mbajtur këto ditë ai theksoi se janë gjetur edhe 180 armë zjarri si dhe 18 granada shpërthyese.
REDAKTORI
Po kalonte rastësisht në vendin e krimit
Vritet një anëtar i PR
ELBASAN. Po kalonte rastësisht në rrugën e selisë së PR pranë udhëkryqit tek Shtëpia e Kulturës, dhe papritur qëllohet me armë zjarri nga një makinë Volkswagen, ngjyrë e errët, e cila largohet me shpejtësi.
Viktima është Ali Qipo, 42 vjeç, drejtor i Ndërmarrjes së Ndërtimit dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Degës së PR në rreth.
Dëshmitarët në vendin e krimit, si dhe hetimet e Policisë Kriminale dëshmojnë se viktima nuk kishte asnjë lloj lidhjeje me ata që e qëlluan. Në fakt, këta të fundit ishin duke ndjekur me makinë një person tjetër, i cili në momentin kur i afrohet makina Volkswagen, fshihet prapa viktimës. Nga makina qëllojnë dhe gabimisht vrasin Ali Qipon. Krimi ndodhi ditën e shtunë në mesditë. Të martën në mëngjes, Policia Kriminale ndaloi F.M. 33 vjeç dhe janë identifikuar personat e tjerë.
Edhe Kukësi është pjesë e Shqipërisë
Reportazh
Në sipërfaqen e liqenit të Fierzës dallon rrën[o]jat e një qyteti. Rrënimet janë 30 vjet më parë për të përfunduar më 1978. Njerëzit largoheshin nga qyteti më i mbrapa duke lënë shtëpitë në rrënojat e xhakeve. I fundit prej tyre u largua me “ndihmën” e ... Ujërat e liqenit të Fierzës dallojnë rrën[o]jat e një qyteti.
Fundi. Uji i liqenit ka zbritur nga niveli dhe një pjesë nga 1370 ha tokë bujqësore, ka dalë në sipërfaqe, të zotët e tyre e kanë mbjellë dhe, tek-tuk kanë nisur të ngrihen dhe shtëpitë e para, që në dimër futen nën ujë. Këto janë për Fierzën e liqenit. Më tej qyteti “i vjetër” jeton i qetë në ujë.
Po të qetë ndjehet dhe Kukësi i Ri. Qetësinë e prish era që fryn nga të katër anët dhe përpjekjet e njerëzve për të mbijetuar në një qytet ku nuk prodhohet asgjë. Vetëm qyteti nuk prodhohet asgjë. Vetëm ky qytet vargu i njerëzve ishte i ... Njerëzit e rrethit ...
1156 familje kanë marrë përkrahje sociale për muajin shtator, dhe për numri i tyre pritet të shtohet, na thotë, N. Halilaj, përgjegjëse e këtij grupi.
68 ndërmarrje nuk punojnë dhe papunësia si rezultat i reformës ka arritur shifrën 7000. Tepër shumë për një qytet me 19 000 banorë. Bashkia në Kukës e kanë socialistët. Një zyrtar i bashkisë, ish-kryetar këshilli, që mbulonte Komunalen dhe Tregtinë, druhej të fliste për problemet e Kukësit dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre; sa i përket problemeve të sektorit të ... “Çdo gjë e ka zgjidhur mirë e bukur ekonomia e tregut”.
“Anjë kompetencë nuk kam,” qahet kryetari i bashkisë, O. Përllaku, dhe ankohet për disa lëvizje arsimtaresh e telefonash që “janë kryer pa test profesional”.
“Këtu socialistët e morën pushtetin lokal më 26 korrik dhe brenda pak ditësh ata mbaruan reformën, thotë sekretari i degës së PD, të zëvendësuar të gjithë demokratët me njerëzit e tyre që kanë punuar gjithë jetën nëpër zyra. Me kompetenca kuptoje vetëm lëvizjen e kuadrit. Nëse jo vetë ...
Kukësi dikurshëm me të gjitha shtëpitë private kërkon të rizgjohet këtë, ata janë të kënaqur, nuk të kërkojnë asgjë”, përfundon sekretari i degës PD, e sakaq i duhet të sqarojë një student të paemëruar në fshatin Shtiq që “PD nuk vendos punët e pushtetit, por vetëm propozon”.
“Për vetë specifikën e vet (i izoluar nga të dy krahët), qyteti i Kukësit, duhet ndihmuar edhe më tej nga qeveria. Këtë ta thonë me gjithë bashkëbiseduesit dhe, me ndihmë, kuptojnë mundësinë për të punuar. ‘Jemi të kënaqur me dritën që i jepet lalas disa komunave, por duhen hapur vende pune’.”
Kukësi, qytet është “larg” nga Tirana, por kushtet nuk mund të lëvizin në anën tjetër të kufirit, (ku shumica kanë kushërinjtë e tyre), vetëm 20 km larg Prizrenit. Sot vetëm e shikojnë kufirin si një “mollë të ndaluar”. Njerëz, gjithashtu për më mirë dhe njerëzit janë optimistë për këtë. Por nëse realisht nuk mund të ndihmohet Kukësi sot, të paktën zyrtarët nga Tirana të mos lëshojnë pashtrimin “Ç’ju bëjnë ne që jeni në fund të dynjasë!” Se tek e fundit, edhe Kukësi pjesë e Shqipërisë është.
Lutfi Dervishi
Intervista e lajmëruar me shkrimtarin ISMAIL KADARE do të botohet numrin e ardhshëm
Redaksia
Nga kronikat
Dy ditët e para të kësaj jave e çmendura N. e kryeqytetit, ndryshe nga veprimet e saj të zakonshme, u pa të lëvizte nëpër udhët e rrugicat e Tiranës krejt e heshtur e indiferente. Heshtja e saj ishte kaq solemne, saqë kur shihje e shumtë nuk guxuan ta ngacmonin me ato ndërrimet e tyre të zakonshme. Sidokudo, kjo nuk vazhdoi gjatë sepse të mërkurën në mëngjes, aty rreth orës nëntë, ajo ngiti shkallët e Hotel Arbëria dhe mbajti këtë fjalim:
“Të nderuar njerëz të rendshëm dhe të parëndësishëm, të vjetër e të rinj, komunistë e demokratë! Ju maço nuk jeni të informuar për mbledhjen e Këshillit të Evropës të paraditës së djeshme dhe unë e kam për detyrë t’ju sqaroj këtë problem pikë për pikë. Kater ishin problemet për të cilat u organizua kjo mbledhje.
- Çështja e madhe për burgun e shokut Fatos.
- Ndërshmëria e gazetës “Koha Jonë”.
- Lufta dhe përpjekjet e Këshillit të Evropës për të sjellë sa më parë në pushtet komunistët shqiptarë.
- Çështja e katërt: Trojet etnike greke në Shqipëri dhe ndarshmëria e plakës Çudero.
Përsa i përket çështjes së parë duhet përmendur fakti që, Këshilli i Evropës në pastin e filmimit mbajti një minutë zi për burgun e shokut Fatos. Pas minutut të zisë unanimisht u vendos që shoku Fatos Nano të zgjidhet, në mungesë, kryetar nderi i Parlamentit Evropian.
- Problemi i dytë dhe më i rëndësishmi ishte një nen pah e ndershmërisë së gazetës “Koha Jonë”. Për këtë problem u diskutua gjerë në seksione të veçanta. Pas disa orë diskutimesh u tensionuan e vendos unanimisht që kjo gazetë të fillojë dalëngadalë të dalë me faqe të bardha. Vendimi siç duket është përçellë gazeta, sepse si e patë ajo filloi ta zbatojë menjëherë duke ... në numrin e djeshëm, faqen 2 të bardhë. Pasi të bëhen të gjitha faqet e bardha, ndoshta edhe bashkia e Tiranës nuk do të ketë shumë punë me plehrat që mbulojnë rrugët.
Për çështjen e tretë u vendos që më 29 nëntorin e këtij viti, në Shqipëri të vijnë në pushtet komunistët. U caktua data 29 nëntor që ky muaj i kuq të mos ishte i gjithi i ngarkuar me festa.
Për çështjen e katërt Këshilli i Evropës vendosi që trojet etnike të Greqisë të ngjiten deri në Lezhë. U premtua që ky objektiv do të realizohet para vdekjes së plakës Çudero. Nga ana tjetër plaka në fjalë protestoi për këtë vendim arbitrar të Këshillit të Evropës, “Si mund të vendos unë përpara pleqve Papandreou, Mitsotakis dhe Karemanlis, tha ajo. Unë jam e vjetër, ndërsa ata të tre bashkë janë 230 vjeç”.
Në fund Këshilli i Evropës vendosi që duhet të shkruara me blu nga Fatos Nano të vendosen në Muzeun e Vjenës.