17/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

17 tetor 1993

Të shkosh në Beograd është më shumë se demagogji

17.10.93 Përmes një interviste në gazetën “Koha Jonë”, avokati Spartak Ngjela me cilësinë e kryetarit të Asamblesë së AD, informon opinionin publik shqiptar se një delegacion i kësaj partie do të shkojë në Beograd. Duke iu referuar vetëm fakteve duhet pranuar se politikanët Ceka, imami e Ngjela (anëtarë të delegacionit) do të ulen në tryeza bisedimesh ballë për ballë me kriminelët e luftës, më e pakta me dilemash e tyre. Se çfarë do të bisedohet me kriminelët, zotërinjtë e lartpërmendur patjetër që e kanë vendosur e detajuar. Sidoqoftë, le të kujtojmë se në politikë në bisedime të tilla specifike hyhet sipas një parimi klasik: Në rastet kur je i sigurt se fiton diçka, ose kur rrethanat nuk të lejojnë tjetër alternativë. I pasigurtësinë nuk duket arsyetimi i politikanit Ngjela kur deklarohet se: “Nga bisedimet nuk vjen asgjë e keqe”. E vërteta është se nga bisedimet vjen e mira, por vjen edhe e keqja. Kriminelë Millosheviç dhe të tjerë veç janë deklaruar tashmë në sytë e opinionit botëror edhe si demagogë. Në çdo rast ata flasin për paqe e miqësi, por në të vërtetë kanë bërë gjithmonë të kundërtën, duke e zhytur Jugosllavinë në gjak. Pra, Millosheviçi është kriminel por është edhe demagog i sprovuar. “Unë do të thosha se ne shkojmë në Beograd për një qëndrim realist”, vazhdon deklarimin e tij politikani Ngjela. Pra, sipas kësaj deklarate pritet që në Beograd të jenë përballë njëri-tjetrit realistët (shqiptarët) dhe demagogët (serbët). Se ç’do të rrjedhë nga ky pikëtakim me kaq të kundërta do ta mësojmë kur të kthehet delegacioni nga Beogradi. Sidoqoftë, paraprakisht mund të themi se nëse takimi do të ketë ndonjë rezultat, atëherë njëra palë do të lëshojë pe. Kjo do të thotë që nëse realizmit shqiptarë të kthehen në demagogë, ose demagogët serbë të kthehen në realistë. Dhe nëse do të ndodhë kjo e dyta (dmth Millosheviçi të bëhet realist), bota do të ndodhet përballë mrekullisë së dëshiruar, ku tre politikanët shqiptarë do të realizojnë atë që ka kohë që ëndërrohet: mposhtjen e Millosheviçit. “A keni frikë të shkoni në Beograd? E kam fjalën nga opinioni shqiptar,” e pyet gazetari politikanin Ngjela. “Jo... sepse jemi tepër të qartë për çështjen kombëtare,” përgjigjet Ngjela. Këtu avokati jep vetë një përgjigje zanati, jo përgjigje politikani. Sepse, si politikan, ai dhe shokët e tij ende nuk na e kanë mbushur mendjen se janë të qartë për çështjen kombëtare. Të jesh i qartë për çështjen kombëtare, së pari, do të thotë të mbrosh kombin, së paku nga ata që e kanë cënuar drejtpërdrejt. Dhe këtë gjë partia e avokatit jo vetëm që nuk e ka bërë asnjëherë, për faktet dëshmojnë për të kundërtën. nga ata që e kërcënojnë nuk e ka bërë asnjëherë, por faktet dëshmojnë për të kundërtën. Verbëria për të rrëmbyer sa më parë pushtet po e lidh partinë e avokatit me gjatësinë e kordonit sllavo-grek. Greko-sllavët kanë kërkuar me insistim që ky kordon të kalonte përtej dhe në Shënjër. Për t’u realizuar ristrukturimi që duhej të ishte bërë në anën tjetër. Dhe thuajse gjithçka e Shqipërisë po mbyste në Europën. Dhe ja, tani së fundi, edhe delegacioni i AD-së në Beogradin e kriminalizuar. Të gjitha këto nga verbëria për pushtet. E të kujtojmë se vetëm para disa ditësh, mbrojtja e përfundimit të zgjedhjeve në Greqi, ambasada greke u kthye në zëdhënëse të fushatës që ndiqnin rezultatet e zgjedhjeve. E ndërsa shumëkush ndiqte me emocion këto zgjedhje, zërit të Ceka, Pashko, Dodës, Zogajt, midis tyre që gjurditeshin edhe z. Gjinushi, përkatësisht kokë më kokë afatin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri. Pas mendimeve të shumta, atij u ra dakord që këto zgjedhje të bëhen në mars. Vetëm Cela, i paturpëruar Ceka, insistonte që të bëheshin më përpara. Mbase vizita e AD-së në Beograd do të sjellë ide, energji dhe ëndrra të reja. Ndoshta do të sjellë edhe data zgjedhjesh më të shpejta. Le të presim. Beogradi i fuqishëm nuk tuk ton kot. Aq më tepër kur edhe ti shkon për qëllime realist...

Lajme

Mumja e Leninit është fallso Mumja e Leninit, e konservuar në Mauzoleumin në Sheshin e Kuq të Moskës dhe që ka qenë gjithmonë e ruajtur me roje nderi, është fallso. Ajo që shihet në Mauzoleum është thjesht një statujë vulgare prej dylli. I këtij mendimi është një ekspert britanik, Desmond Henley, i cili pohon se fundi se është e pamundur që mbeturinat e fundit të babait të revolucionit sovjetik, të jenë konservuar kaq mirë, siç u është bërë e pranueshme vizitorëve për 70 vjet. “Rusët nuk kanë dhe nuk kanë pasur kurrë aftësinë për të përmbushur një punë kaq të përkryer. Statuja e Leninit që ndodron Mauzoleumin është vetëm një kukull prej dylli” - theksoi Henley, i cili në 50 vjet ka realizuar 40 mijë balsamime trupash njerëzore.

Jelcin mbyll disa gazeta

E përditshmja “Dien” dhe përkatësisht revista të përjavshme dhe mujore janë mbyllur përfundimisht sepse janë organet e partive të reja që të lëvizjeve që kanë organizuar revoltën e 3-4 tetorit që e mbyll me sulmin e forcave të ruajtjes së rendit ndaj Parlamentit.

Banka Qendrore Jugosllave emeton banknota të reja

Ish - Jugosllavi Banka Kombëtare Jugosllave emetoi një kartmonedhë 50.000 dinarëshe të enjten në një luftë të pashpresë me një inflacion të përditshëm katastrofik në vlerën 20 përqind. Kjo kartmonedhë vlerësohet me 4,5 dollarë në shkëmbimin valutor të tregut të zi, njofton agjencia e lajmeve Tanjug me qendër në Beograd.

Në Beograd hapen të vdekurit në varreza

Gjashtëmbëdhjetë muaj sanksione e kanë vënë plotësisht në gjunjë Serbinë, në një dukje agjencia italiane ANSA. Shifrat zyrtare flasin për një rënie prej 25% të vdekshmërisë në Beograd, për shkak të shumë semundjeve infektive të zhdukura që prej kohësh siç është për shembull tifoja, dizanteria dhe tuberkulozi. Ka pastaj, si njofton shtypi i Beogradit, ende raste paradoksale, si ai i heqjes së aparateve të zemrës nga trupat e të vdekurve në varreza dhe ripërdorimi i tyre me çmime të kripura në repartet e zemrës të cilat kanë nevojë për to.

“SHQIPËRIA M’U DUK KËTË HERË MË E BUKUR DHE MË E GJALLË”

Pas një përmbysjeje, ose pas një ndërrimi regjimi, palët ndërluftuese, pasi e marrin veten nga trullosja e parë - fitimtarët nga dehja e fitores, të mundurit nga tmerri i humbjes - drejtojnë vëmendjen nga historia. Të mundurit, për të ruajtur diçka; fitimtarët, për të rishkruar historinë. Në raportet e vendit me personalitetet lot përherë një rol të madh madhësia dhe stabiliteti i vendit nga njëra anë dhe fuqia e personalitetit, nga ana tjetër. Lexoni në faqen 3 Portret i një burri me syze.

Takim i zotit Cossiga me përfaqësues të partive politike

Ditën e premte, senatori dhe ish-presidenti i Republikës Italiane, Francesco Cossiga u takua me përfaqësues të partive politike parlamentare. Zoti Cossiga foli për nevojën e ekzistencës së partive politike si një faktor pa të cilin nuk mund të kuptohet qeverisja e një vendi në kushtet e demokracisë. Ai e shtjelloi këtë ide si një diskutim të ditës, lidhur kjo edhe me debatin e madh që po zhvillohet aktualisht në Itali dhe me zhvillimet politike në vendet e Evropës Lindore. Sipas zotit Cossiga, sistemi anglo-amerikan i grupimeve demokratike që ndërrohen alternativisht në qeverisjen e vendit, është provuar si më i përshtatshmi. Kryetari i PR, z. Godo, tha se në një takim me të gjitha partitë është e vështirë të jepet një përgjigje për përbashkët për çështjet e shumta që shtroi për diskutim z. Cossiga në fjalën e tij të paradites dhe gjatë takimit. Por shqiptarët duhet të bien së paku në një mendje për disa çështje kryesore, si p.sh. mbi drejtimet politike të shtetit. Dikush thotë se rrugët e Shqipërisë në Evropë kalojnë nga Greqia, ashtu siç thuhej më 1947 se rrugët e Shqipërisë për në Moskë kalojnë nga Beogradi. Më ne fund duhet të gjendet se nga kalojnë realisht rrugët e Shqipërisë për në Evropë. Sipas Partisë Republikane, marrëdhëniet tona duhet të zhvillohen në radhë të parë me shtetet kryesore të Evropës, ndër e Evropës Lindore. Sipas zotit Cossiga, sistemi anglo-amerikan i grupeve demokratike që ndërtohen përshtatshmi. Pas vlerësimit të personalitetit të zotit Cossiga nga përfaqësuesi i PDNJ-së, foli z. Servet Pëllumbi në emër të Partisë Socialiste, i cili përmendi disa zhvillime të demokracisë në Shqipëri dhe u ndal tek fakti i arresimit të kryetarit të PS, Fatos Nano. Evropë kalojnë nga Greqia, ashtu siç thuhej në kryesore të Evropës, ndër të cilët dhe më i afërt është Italia. Me këtë mendim u bashkua edhe z. Ali Spahia si përfaqësues i PD-së. Në takim folën gjithashtu edhe përfaqësuesi i PSD Haxhi Aliko dhe përfaqësuesi tjetër i PD z. Dylber Vrioni.

Për një konceptim më të gjerë të korrupsionit

Mendime pas një raportimi në parlament Raporti vjetor i punës së Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, mbajtur nga Blerim Cela, solli shembullin e punës jo vetëm voluminoze, por dhe të kualifikuar profesionalisht. Vetë tregoi se shteti demokratik nuk mund të pajtohet me aksionin e njëjti korrupsioni, i gradës ngjyrë rroka. Ky raportim i fton të gjitha grupet e fushës e tyre të zbresin në rangun parlamentar jo me sofizma, por me puna konkrete. Ndërkohë të gjithë, me mendime lidhur me korrupsionin. Korrupsionin nuk mundet ta luftojë vetëm Kontrolli i Shtetit. Çdo institucioni ka për detyrë të luftojë korrupsionin brenda vetes dhe jashtë saj, po aq sa duhet dhe e të gjitha mënyrave, që çka është më e rëndësishme, të mos jetë korrupsioni nuk duhet kapur vetëm i drejtpërdrejtë, por dhe financiar, por edhe me gjëra të tjera. Pra, në gjithëse e një mënyrë përfshirë, e nëpërmjet ngritjes së një sistemi të përgjithshëm, i hapur nga çdo lloj korrupsioni që buron nga dyshimet nga moral i dobët, por ajo që mund të jetë korrupsioni, atëherë të titullar nuk ka asnjë arsye që të vendosë. Kongresi të partisë famëkeqe. Ashtu si do ta quaja një formë korrupsioni tepër të përlyer nepotizmin, i cili e katandis punën e shtetit në një drejtë familjare, ku i gjithë shëndeti drejtorit apo ministrit kryefamiljar. Ja pra një terren të tillë do të vlefshme për të zbritur në rangun parlamentar. Autoriteti i Parlamentit, do të fitonte dimensione të reja, të bëntë të vetat me mënyrën fare të hapur e me fakte konkrete këto derivate korrupsioni. Tema e korrupsionit nuk është e palindur në atë furi shpifjesh për personat e fushave të ndryshme. Dalim kështu në një temë të gjerë, në atë të kryrit të një klime morale që përputhet në normën tonë kombëtare të edukates dhe mënyrën e ndershme të të jetuarit. Një gjë është e qartë, që korrupsioni nuk është në përpjekje e parë në dënor, por një fenomen që ka rrjedhur gjatë historisë e vet ka shprehur komuniste i ka kohë këto fenomenet. Koha ka fenomen luftën kundër korrupsionit që fillon me vjedhjet e qëllimshme e deri tek hipokrizia e gënjeshtrat.

Nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, nënshkroi më 14 tetor në Tiranë, Memorandumin e Mirëkuptimit midis Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pasuar kështu nënshkrimin e këtij Memorandumi ditë më parë në Washington, nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Les Aspin. Redaktori

“Keni bërë jo vetëm progres material, por edhe psikologjik”

Ish-Presidenti italian Cossiga përballë gazetarëve “Tani jam në pension dhe ai që është në pension nuk jep konferensa shtypi”, Francesco Cossiga, ish-presidenti i Republikës Italiane në vitet 1985-1992 vjen për herë të dytë në Shqipëri. “Tani jam në pension dhe ai që është në pension nuk jep konferensa shtypi”, Francesco Cossiga, ish-presidenti i Republikës Italiane në vitet 1985-1992 vjen për herë të dytë në Shqipëri, dhe përsëri u kushton pak kohë dhe gazetarëve. Madje sipas shumë gazetarëve italianë, Cossiga mbahet si një prej presidentëve më dëfryes dhe më të gatshëm për gazetarët. “Në Shqipëri herën e parë erdha si President i Republikës Italiane, në një vizitë të papritur në një çast dramatik, që ishte ai i eksodit dhe që duheshin marrë vendime dramatike. Tani vij me përgjegjësia dhe detyrime të tjera. Të vetëm cilësi kushtetuese që ruaj e kam është ajo e senatorit të përjetshëm, diçka shumë komode”, thotë Cossiga. Profesor i të drejtës kushtetuese, edhe pse “kam hequr dorë nga kjo”, thotë Cossiga “ka marrë pjesën për të themeluar në Shqipëri një fondacion të quajtur Shpresa. Është kjo iniciativë e një ndërmarrje kulturore italiane e cila synon të realizojë forma bashkëpunimi me fushën kulturore, artistike, të nxitjes së nisjes së lirë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. “Erdha në Shqipëri brenda 1 ore e 10 minuta. Brenda të njëjtës kohë unë shkova (nga Roma - shën. im) në Sassaro në Sardenjë ku është vendlindja ime. Për të shkuar në Torino më duhet më shumë kohë”. Thotë Cossiga dhe shton se “jam i lumtur që konstatoj se edhe vendi im ka kontribuar për vendin tuaj edhe pse unë nuk dua të bëj klasifikime që kush ka kontribuar më shumë. Duhet thënë se kam mbetur i mrekulluar nga ndryshimi i situatës në Shqipëri. Një vend si juaji - më i izoluar i botës - ka bërë progres jo vetëm në fushën materiale, por edhe psikologjik”. Duke mos dashur të pronocohet për qëndrimet e qeverisë italiane, si deputet dhe si qytetar Cossiga thotë se “Evropa nuk ka bërë kurrë figurë të bukur për atë që kanë ndodhur në Bosnje. Nuk mund të përdohet kaq indiferent ndaj masakrave që ndodhin atje”.

Nga kronikat

E çmendura N këta radhë u pa rrugëve të Tiranës me një fletë të madhe kartoni të mbështjellë me një karrocë të kuqe. I ka shkrepur për fletëndë, - tha një nga ndjekësit e saj më të rregullt. “Të shtunën, të shtunën të shtunën”, në 6 pasdite do të trragi. Nuk është sekret, po dua që ta marr vesh edhe gazetari. - u thoshte e çmendura kureshtarëve dhe kalimtarëve. Të shtunën paradite (megjithëse lajmerimi ishte bërë për pasdite) e çmendura N marshoi para stacionit të me kartonin në dorë, e ndjekur nga një grup fotografësh amatorë. Fiks në orën e paralajmëruar ajo hipi në makinë të lartë të borditave dhe, pasi zgjidhi kordonën e kuqe, bërtiti: “Pasu konsultova me të gjithë kryetarët e partive politike, parlamentarë dhe parlamentarë, dhe me përfaqësues të shoqatës “OMONIA”, mbështetur në dispozitat kryesore kushtetuese dhe në mbrojtje e popullit që u shpreh në zgjedhjet e kinse ka të zhvilluara më 10 tetor, sot shpall përbërjen e qeverisë së re greke.” Kryeministër, Fatos Nano Z/V minister pranë kryeministrit, Vitin Çuli Ministër i Mbrojtjes Kombëtare, Panajot Barka Ministër i Jashtëm, Kosta Makaniadhis Ministër & z/v minister i Thesarit, Anastas Angjeli. Ministër i Arsimit, Drejtorisë dhe Policisë, Paskal Milo. Ministër Pëlotësues i Kulturës, Pirot Zogaj Ministër i Maqedonisë - Thrakës, Spartak Ngjela President i Ministrisë së Presidencës, Neritan Ceka Ministër i Bujqësisë dhe Punës, Theodhori Beli Ministër Informacionit, Namik Dokle Ministre... - Këtu je në Shqipëri dhe jo në Greqi, - ndërhyn një burrë rreth të 40-tave. - Ik, more, se ti s’ke haber nga politika. Unë nuk jam as në Greqi, as në Shqipëri. Unë jam në Konfederatën Ballkanike, tha e çmendura dhe krejt papritmas gris fletën dhe u largua duke kërcënuar: “Ku merrni vesh ju nga politika. Që kam unë një gjë nuk e kam lexuar librin e komandantit “Dy OMONIA”, mbështetur në dispozitat kushtetuese. Akoma s’keni kuptuar se Ballkani po hyn era e paqes, mirëkuptimit, dialogut, tolerancës. Ju e shkatërroni Shqipërinë. Edhe takimet që zhvilloj me serbët janë mbrojtje. Do ta shihni do shihni me peri të duan historia!” Pas kësaj e çmendura N. me hap ceremonial u drejtua tek stacioni i autobusit në Enver Hoxhës, ku këndonte në koka dhe, me grushin lart, bërtiste: “Konferencat në orën mat. Sot të këndojnë, e madha dhe të gjithë bëjnë sikur në marsin ham...” Kronikanti

Etika gazetareske është mbi Ligjin për shtypin

Ligji ka nevojë për ndryshime

Ligji ka nevojë për ndryshime

Redaksia e gazetës “Republika” u njoh me përmbajtjen e Ligjit për shtypin dhe në përgjithësi nuk e rrezikon integritetin e tij përmbajtje në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sidogjofte ky ligj ka mungesa të tilla që nuk lejojnë dhe as krijojnë kushte për të bërë një gazetë moderne e të kohës. - Së pari, në ligj, sado i mirë qoftë, nuk mund të kopjohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kopjoja e drejtpërdrejtë, sado e mirë qoftë, është veçse një karikaturë e keqe. Këtij ligji i duhen bërë ndryshime në raport me specifikën e Shqipërisë. - Së dyti, ligji është i ngarkuar me shumë elementë teknikë e të përgjithshëm që e vështirësojnë së tepërmi interpretimin dhe efektivitetin e tij. - Së treti, vërejtja kryesore nga ana profesionale është se ky ligj kufizon të drejtën për të mbajtur sekret burimin e informacionit. Ne kërkojmë që kjo e drejtë të jetë absolute ngaqë është bazë e kodit gazetaresk. - Së katërti, për konfiskimin ka 8 nene dhe në asnjërin prej tyre nuk përcaktohen rastet dhe arsyet për të cilat mund të bëhet konfiskimi. Përveç kësaj, konfiskimi është element tepër i vjetëruar. - Së pesti, neni 4 më tepër kufizon se sa garanton të drejtën e shtypit për informacion. - Së gjashti, sipas nenit 10, të gjitha shk­rimet që botohen me shpërblim duhet të cilësohen qartë me fjalën reklamë. Ky nen është i papranueshëm e tepër i vjetëruar. Unë pyetja a mund të shkruhet p.sh. fjala reklamë në lajmeve vdekjesh? - Së shtati, përgjegjësia e botuesit, kur bën vepër penale është normale, por kur botuesi nuk është ligjëri kriminal (subjekt) nuk ka se si të dënohet. Nga ana tjetër, limiti i gjobës është tepër i lartë e absurda e nuk përkon aspak me realitetin shqiptar të pagave. - Së fundi, ky ligj realisht e detyron botuesin të vendosë gazetën në kushte të plota autocensurë. Mbledhja me shpresën se Presidenti i Republikës do ta kthejë ligjin në Parlament për të bërë korrigjimet e nevojshme. REDAKSIA E GAZETËS “REPUBLIKA”

Rectifikim

Në numrin 223 të gazetës “Republika”, në shënimin “Jashar Melzenxhuni mbledh organizatorin”, gabimisht është përdorur (duke u këmbëvyer me dikë tjetër) emri i Shpresa Dedeit. Redaksia e gazetës “Republika” i kërkon ndjesë të lartpërmendurës. REDAKSIA