28/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 tetor 1993

Zyrtarët e vegjël përqeshin njerëzit...

YLLI RAKIPI Në ndërtesën e Gjykatës së Tiranës është një zyrë e vogël, gati si bodrum, që quhet zyra e hipotekës. Brenda zyrës lëvizin dy gra, që shpesh, për shkak të hapësirës së vogël përplasen me njëra-tjetrën. Jashtë, dhjetëra njerëz presin më kot, thjesht ngaqë u është bërë zakon, sepse e dinë që është gati e pamundur të zgjidhin punë. - Vetëm dhjetë vetë në ditë. Kush e ka emrin në listën e djeshmes të presë! Të tjerët kot rrinë, - bërtet njëra grua dhe herë tjetra. Të dyja gratë lëvizin nëpër duar ca regjistra të zverdhur nga koha. Në këta regjistra janë hipotekuar, si në vitet 1800, gjithë pronat e njerëzve që presin jashtë. Herë pas here, nga sheq fletimi i vazhdueshëm, të shkretave gra u mbeten në dorë fletët e kalbura të regjistrave. Mendoni për një çast kur vetëm emër të griset. Kjo do të thotë që një nga njerëzit që presin jashtë të mos ketë më të drejtën e pronës. Pas kësaj pronëmburri do të vrapojë për të gjetur pronën në rrugë të tjera. Ndoshta duke u konfliktuar me të tjerë njerëz, ndoshta duke u zënë e vrarë udhëve... Dhe gjithë kjo, për shkak të indiferencës së zyrtarëve të vegjël, të zyrtarëve mekanizma, që kanë filluar të mos i njohin më njerëzit, të mos i shohin hallet, shqetësimet e dhimbjet e tyre. Zyrtarët e vegjël janë të lidhur drejtpërdrejt me njerëzit. Po të mos shohin e po të mos punojnë ata nuk funksionon shteti. Pra zyrtarët e vegjël mund ta ndrojnë, por edhe mund ta turpërojnë shtetin. Le të ndalemi konkretisht te rasti i lartpërmendur. Çfarë i duhet hipotekës së Tiranës që të funksionojë si e tillë? Përgjigjja është tepër e thjeshtë: Një hapësirë dy - tri herë më e madhe, dy punonjës më shumë dhe një kompjuter. Do të ishte qesharake po të shtrohej pyetja: a mund të krijohen këto pak kushte? Mbi të gjitha, çështja është për dy - tre gra. Le të kujtojmë që zyrtarët e vegjël të Bashkisë së Tiranës kanë ndër qindra të tilla. Parti e shoqata fantazma të panumërta, që s'dihet si dhe pse janë krijuar, kanë në administrim ndërtesa e zyra që mbushin me zili këdo që u shkon pranë. Po të duan zyrtarët e vegjël të Bashkisë së Tiranës mund të bëjnë mrekullira. Vështirëni për një rast si e kanë mbushur Tiranën me kioska. Ndodh që edhe në 50 metra katrorë të gjesh tri të Vështironi për një çast në 50 metra katrorë të gjesh tri të tilla. Kjo do të thotë se, kiozkaxhinjve ua kanë gjetur dobësinë zyrtarëve. Zyrtarët e vegjël ia kanë marrë dorën në pjesë të punës. Ata dinë për shembull të ndajë banesat e teprëta, dinë të ndajë edhe trojet... Shumë gjëra, pra, dinë t’i bëjnë zyrtarët e vegjël. Shumë të tjerë bëjnë sikur nuk i shohin. Njëra prej tyre është ajo zyra budrum e hipotekës, është radhna pa mbarim e njerëzve. - Dijejtë, vetëm dhjetë vetë ditën, bërtet mekanikisht gruaja që ka radhën e britmës, dhe njerëzit e shumtë largohen ashtu gjysmë të hutuar, si të përgjeshur nga zyrtarët e vegjël. Zyrtarët e vegjël që mund ta ndërojnë, por dhe mund ta turpërojnë shtetin...

Tjetër marrëveshje ushtarake

U nënshkrua në Tiranë marrëveshja për bashkëpunimin ushtarak midis Shqipërisë dhe Austrisë. “Marrëveshja e sotme” deklaroi Zhulali, ministri i Mbrojtjes që nënshkroi për palën shqiptare, do t’i shërbejë reformës së mëtejshme në Ushtrinë tonë”. Ndërsa Dr. Fasslabend, ministri austriak i Mbrojtjes, e konsideroi këtë marrëveshje si një nga hapat më të rëndësishëm.

Çështja Nano përsëri për hetim

Gjykata e Tiranës, gjatë seancës së zhvilluar ditën e martë dhe të kryesuar nga Agim Bendo, e ktheu dosjen hetimore për hetime të reja, para se gjykata ta thotë fjalën e saj. Vendimi i gjykatës kërkon që prokurorina të bëjë të gjitha përpjekjet që në çështjen Nano të dëshmojnë persona të tjerë si Arben Alia, i biri i ish-presidentit Alia, administrator i Levante Co, Giuseppe Perniola dhe ish-ambasadori italian në Tiranë, Torquado Cardilli, si dhe të kërkohet ndihma e organizmave juridike të shtetit italian. Vendimi kërkoi që të thirren si dëshmitarë edhe Ramiz Alia, Adil Çarçani dhe Shefqet Kani, ish-zëvendëskryeministër dhe qeverinë Nano. Kështu akuzës për shpërdorim detyre dhe falsifikim ka shumë mundësi që t’i shtohet edhe akuza për korrupsion, por Nano është akuzuar edhe në shtyp.

Arrestohen dy shtetas që kultivonin bimë për prodhimin e drogës

Komisariati i Policisë i rrethit të Delvinës ndaloi shtetasit Meto Ahmeti dhe Kanan Ahmeti, babe e bir, pasi ata fshehurazi kishin kultivuar në fshatin Finiq bimën Cannabis Sativa, prej së cilës prodhohet droga. Komisariati i kësaj policie bën të ditur se pas një aksioni të shpejtë u arrit t’u kapen autorëve të krimit 22 kg bimë e tillë, në çastin kur ata bëheshin gati për ta transportuar. Lidhur me këtë çështje prokuroria e rrethit vendosi ndaj tyre masën e arrestit.

Rikthimi i pronave përballë vështirësive teknike

150 vendime të marra. Pritet të shqyrtohen 4000 kërkesa Edhe dy javë mungojnë nga skadimi i afatit për dorëzimin e dokumentacionit për rikthimin e pronave dhe trojeve në qytet. Sipas ligjit të miratuar, 15 nëntor është dita e fundit, ndërkohë që komisionet e ngritura pranë bashkive nuk mund të përballojnë fluksin e kërkesave. Vetëm në Tiranë pritet të shqyrtohen 850 vendime. Deri më tani komisioni ka marrë vetëm 150 vendime. Parashikohet që numri i kërkesave të arrijë shifrën në 4000. Vështirësia kryesore, sipas pronarëve, qëndron në përpilimin e dokumentacionit teknik dhe tek hipotekat 10 ditë më parë në një letër të dërguar Presidentit, kryeministrit, ministrit të Drejtësisë dhe kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, Rrapo Danushi, lideri i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” kërkon që “Hipoteka duhet të vazhdojë të lëshojë certifikatat e pronarëve për pronësinë e tyre” sepse “Certifikata e pronësisë është dokumenti bazë pa të cilin nuk mund të bëhet asnjë veprim”. Me gjithë përvojën e fituar, komisionet për rikthimin e pronave nuk mund të përballojnë volumin e punës. Kërkohet shtimi i personelit të tyre, gjë që nuk mund të bëhet me iniciativa. Kompetencat për vendimet e nevojshme i ka Komisioni Qendror për Rikthimin e Pronave, i cili ende nuk është krijuar. Ligji nr. 7698 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave qytetarëve” është miratuar nga Parlamenti më 15 prill të këtij viti. Në urdhrat e KM përmendët ne ngritja e komisioneve lokale në rrethe “duhet të përfundojë brenda datës 30 qershor”. Korrespi i “Republikës” Në revistën televizive të ditës së martë, nëpërmjet pohimit të deputetit Alimhillli, u njoftua se Parlamenti shqiptar bëri disa ndryshime në ligjin për tokën, duke i dhënë kompetenca të plota pushtetit lokal që të përdorë forcën, në rastet kur ligji në fuqi nuk gjen zbatim. Deputeti Alimhillli tha se “kjo u arrit me konsensusin e të gjitha partive politike që marrin pjesë në Parlament.” Sqarojmë opinionin se deputeti republikan, Celiku, duke shprehur mendimin e PR, ka votuar kundër këtij ligji.

Ju komplikoheni edhe kur shkruani qetësisht, zoti Nano

Meqë ra fjala te kulisat... Zhorzh Simonon, kur shkruante,

Ç’kërkojnë një pjesë e studentëve të Universitetit të Tiranës?

Ata kërkojnë përmirësimin e rregulloreve, liberalizimin e saj. Në disa pika ata kanë të drejtë. Ministria e arsimit duhet të jetë më pranë tyre, sepse e vërteta është se ata hallë kanë me jetën studentore. Por studentët kërkojnë edhe një gjë tjetër të çuditshme. Një gjë pothuajse kundër vetes. Në Rregulloren e re është një pikë ku thuhet se leksionet janë të detyruara. Një pjesë e studentëve nuk u pëlqen ky detyrim. Projektuesit e kësaj rregulloreje në hartimin e kësaj pike kanë pasur parasysh shumë probleme të shkollës shqiptare. Thelbësore është se kanë pasur parasysh që të ruajnë shkollën, për hir të ruajtur këtë shkollë duhet shumë punë. Se pari, studentët duhet të shkojnë në leksione. Tëxel? pohojua? mungojnë Dhe ky është argumenti i pakundërshtueshëm që të shkohet në leksion, qoftë edhe me detyrim. Këtë nuk i pëlqen ky detyrim, por ka një alternativë tjetër, mund edhe të mos shkojnë në shkollë. Kërkesa për të mos shkuar në leksione është njëlloj si të kërkosh shkollë me korrespondencë. Studentët shqiptarë vërtet duhet të hyjnë në një shkollë të re, por kjo nuk do të thotë që duhet të vrapuar drejt një liberalizimi pa kriter. Shkolla shqiptare ka specifikën e vet. Ende tek ne mbizotëron psikologjia për të marrë një copë shkolle e jo për të shkuar në shkollë. Për të shembur këtë psikologji duhet të studentët, se pari, të punojnë vetë dhe kjo s’mund të bëhet pa shkuar në leksione. Shkolla jonë ka shumë mungesa. Në e dyta e saj ka qenë thjesht e politizuar. Për të shkruar drejt një shkolle të re duhet punë e përkushtim. Këtë gjë duhet ta bëjnë vetë studentët. Tek e fundit asnjë prej tyre nuk i fton për ta çuar shkollën më tej.

Përgjegjësohen shpifje të massmedias greke

Massmedia greke ka shtuar shpifjet ndaj policisë shqiptare, duke dhënë informata të rreme lidhur me ngjarje të ndodhura, sidomos në krahinat e jugut. Massmedia greke ka shtuar shpifjet ndaj policisë shqiptare, duke dhënë informata të rreme lidhur me ngjarje të ndodhura, sidomos në krahinat e jugut Kështu, këto ditë televizioni grek nuk pushon transmetuar vdekjen e një gruaje 70 vjeçare në shtëpinë e saj, në të gdhirë të datës 22 tetor, sikur ka ndodhur nga policia. Është për të ardhur keq që massmedia greke abuzon edhe me fatkeqësi të tilla të renda, për të mashtruar njerëzit e thjeshtë dhe për të bërë të besueshme gënjeshtrat e saj. Lidhur me këtë ngjarje, Ministria e Rendit Publik sqaron se plaka 70 vjeçare vdiq si pasojë e një sëmundjeje të papritur, të gjatë, dhe aspak nga policia. Është e vërtetë se më datën 21 tetor forcat e policisë u gjendën në ndihmë të komisionit të ndarjes së tokës në fshatin Kronë, pasi disa banorë të tij kundërshtonin ndarjen e tokës sipas ligjit. Por ata vazhduan të kundërshtojnë, edhe pasi shkruan atje forcat e rendit. Në rrethana të tilla, policia ndërhyri dhe shpërndau shkelësit e ligjit, duke ndaluar 4 prej tyre. Ky incident midis policisë dhe disa banorëve të këtij fshati ndodhi rreth orës 12.00 të drekës. Në të gdhirë të ditës tjetër, vdes nga infarkti i miokardit gruaja e moshuar. Dhe, për vdekjen e saj normale, massmedia greke dhe përfaqësuesit e saj në Delvinë, akuzojnë policinë. Theksojmë se, për më tepër, gruaja e moshuar nuk kishte qenë në vendgrumbullimin e bashkëfshatarëve të saj. Informacionet e tilla të gënjeshtërta, tepër të qëllimshme dhe keqdashëse nuk e pengojnë aspak policinë që të zbatojë me rigorozitet ligjet e shtetit shqiptar.

Organizma të reja në ekonominë shqiptare

Bashkimet e biznesmenëve të persekutuar Pas Bashkimeve të Biznesmenëve Demokratë, në shumë më tepër të vendit janë krijuar apo po krijohen grupime të reja ekonomike. Pas Bashkimeve të Biznesmenëve Demokratë (BBD), në shumë më tepër të vendit janë krijuar apo po krijohen grupime të reja ekonomike. Bashkimet e Biznesmenëve të Perëndjekur (BBP), Drejtoria e Ngjitjes Ekonomike në Komitetin e të Perëndjekurve Politike, Rebeka Pollozhani, tha se tashmë këto grupime kanë marrë formë të plotë në rrethet e Tiranës, Shkodrës, Kavajës, Lezhës, Durrësit, Elbasanit etj. dhe se komiteti do të garantojë të gjitha lidhjet e pronarëve, siç është persekutuar, me aparatin shtetëror dhe do t’i ndihmojë ata në marrjen e licencave. Strategji e këtij komiteti është privatizimi dhe marrja këto grupime të reja kryesisht të objekteve të ndërtimit, në mënyrë që problemi tepër i mprehtë i strehimit të zgjidhet nga vetë të persekutuarit. Në drejtim tjetër i punës së Komitetit të të Perëndjekurve Politike është organizimi i grupeve të tilla edhe në sektorin e bujqësisë. Shembulli i parë kësaj natyre është Bashkimi i Fshatarëve të Përndjekur që kanë marrë tokë në përdorim në pronat e ish-qendrës së internimit Gradishtë, Sektor. Drejtoria e Ngjitjes Ekonomike ka shtrënguar përvojën amerikane në hartimin e të ashtuquajturit program pilot, që do të jetë udhërrëfyes i këtyre grupimeve të reja dhe do të influencojë në marrjen e kredive afatgjata dhe pa interes nga ana e tyre.

Ju komplikohen edhe kur shkruani qetësisht, zoti Nano

Zhorzh Simonon, kur shkruante, shtypte direkt në makinë. Zhurma monotone e tastierës i krijonte imazhin e hapave të gardianit në burg dhe kjo i nxiste atij fantazinë. Sot, Fatos Nanos, në burg, frymëzimi i vjen edhe nga të shkruarit me dorë. Flet për prapaskena të atyre që sot janë në pushtet, të atyre që ia morën Nanos pushtetin me zgjedhje të lira dhe që po kështu do ta lënë nëse më 1996 shumica e shqiptarëve nuk do të jenë të kënaqur nga ata. Por Nano fillimisht harron kulisat ku u shpërdoruan 8 milionë dollarë. Harron kulisat e Kongresit të 10-të PPSH - kur, siç thotë vetë, kjo e fundit po jepte shpirt - kur prostituta slave PP brenda natës u shndërrua në PS evropiane. Tek e fundit Nano nuk kujtohet për kulisat që e bënë atë kryetar. Nano nuk flet gjë për kulisat që e kanë detyruar të jetë aleat me Enver Hoxhën dhe të mos prononcohet kurrë kundër tij. Përkundrazi, ai (nuk) dihet ç’kulisа ka kujtuar në Zvicër fjalët për “babën” e tij. Janë këto kulisa që i kushtuan dhe po i kushtojnë Shqipërisë, zoti Nano, dhe jobarëmi që paska bërë Berisha duke prishur qeverinë e stabilitetit. Përse nuk e thua se çfarë i kushtoi Shqipërisë kjo qeveri? Nëse kjo i kushtoi interesave të një grushti njerëzish, kjo është çështje tjetër që ndoshta ju nderon vërtet po të qeveritar. Vërtet startet në politikë, si edhe në biznes, mund të jenë të ndryshme, por ndershmëria përcakton, edhe pse jo gjithmonë njelloj. Ju jeni i “zgjuar”, zoti Nano. Por “të zgjuarit” ose i kuptojnë të gjithë, ose nuk i kupton asnjë. Ju keni zgjedhur të dytën. Që edhe kur shkruani i qetë, larg halleve dhe zhurmës së përditshme, të komplikoheni dhe të mos thoni, si gjithmonë, asgjë. GJERGJ J. PILIKA

LAJME

Nga kronikat

Ditën e hënë e çmendura N. e kryeqytetit, në orën 7.00 të mëngjesit, e veshur krejt me të zeza, u pa të lëvizte përqark ndërtesës masive të Radio-Televizionit Shqiptar. Kureshtarët e shumtë e përqafën ta ngacmonin por ajo qëndroi e heshtur e enigmatike. Në orën 9.00 u largua për t’u kthyer përsëri në orën 12.00 duke mbajtur lart një parrullë ku shkruhej: “Dua të bëj një intervistë politike, me gazetarin Artan Telepena”. - Po pse me Artanin - e pyeti një nga kureshtarët. - Sepse të tjerët më pyetën vetëm për politikë - shpjegoi e çmendura Sot të mendurit kanë ditën që të janë të depolitizuar dhe unë s’kam ndërmend të flas për politikë. Pas këtyre fjalëve përqark saj u mblodhën kureshtarë të shumtë, duke përfshirë këtu edhe ata që ishin grumbulluar për viza para ambasadës italiane. Befas e çmendura harroi çfarë kishte thënë pak çaste më parë dhe tha: - Sapo dola nga qelia e shokut Fatos dhe dua t’ju njoftoj se ai është mjaft mirë me shëndet. Ka shtuar 18 kg në peshë dhe jam e sigurt që asnjëri nuk do ta njohë po ta shohë. Ky është ndoshta rasti më i veçantë në botë, ku politikani burgut i shërben si repart majmëri. E gjudshme është se vetëm shoku Pali është tretur dhe mezi mbahet në këmbë. Dua t’ju shpjegoj se fytyra e shokut Fatos dhe çmendria e shokut Pali është e lidhur me një shkak të rëndësishëm që tani për tani s’bën të përfillet. Ju bëj me dije se shoku Fatos ka përfunduar së shkruari edhe dy letra të tjera, më të gjata se ajo që i dërgoi Preçit. Në këto letra ai i lë të kuptojë ca kulisa të fuqishme që do të habiten edhe të vdekuri. Letrat do t’i dorëzohen në dorë, njëra shokut Xhelil dhe tjetra një personi që nuk ka ndonjë njohje publike. Vizita e delegacionit të AD-së është pritur mjaft mirë, jo vetëm nga Komuniteti Evropian, por edhe nga vendet islamike. Mendohet që një pjesë e institucioneve ndërkombëtare do të shkrinë edhe puna e tyre do t’u ngarkohet fraksioneve që do të lindin nga partia AD. Po afrojnë festat e mëdha nëntorit dhe pritet një parakalimi i madh i ish-komunistëve që vuajnë për bukën e gojës. Në krye të parakalimit do të jetë Namik Dokle dhe Sokol Lazi. Flitet që Ministrinë e të Përndjekurve Politike do ta privatizojë Partia Socialiste. Këto ditë thonë se do të kërkojnë strehim politik në një ambasadë tjetër, me personalitet të rëndësishëm partie që ka shitur mbi 1.000 viza të lëna shtyp grek në Shqipëri do të bëhet e parëndësishme. Konfederata Ballkanike - greke e gazetareve do ta ketë selinë në Tiranë. KRONIKANI

Në 25 tetor, ditën e hënë ora 17.00, u mbajt aktiv i Gjashtë Republikan në degën e Tiranës. Për zgjedhjen e delegatëve të Tiranës për në Kongresin e F.R. Republikan që do të mbahet më 12 nëntor në qytetin e Elbasanit e F.R. Republikan u zgjodhën 50 nga anëtarët e degës së Tiranës. Në këtë aktiv morën pjesë mbi 60 nga anëtarët e simpatizantët e Partisë Republikane. Aktivin e hapi sekretari i F.R. së degës së Tiranës, lavdije Vrezi. Eni Ciko, kryetare e F.R. Republikan e degës së Tiranës, foli mbi aktivitetin e kësaj dege, nga i cili u zgjodhën 50 delegatë për në Kongres.