14/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 nëntor 1993

Sic duket ... Macedonia ka parë ëndërr se është Serbi

Arben POPOCI Kur patën filluar maqedonët lëvizjen për t’u ndarë nga Jugosllavia, partitë e sapoformuara nacionaliste tregonin “militantizmin” e tyre me parrulla antishqiptare. Parrulla më e preferuar ishte “Hrani kuqe da te jede” (Ushqeje qenin të të hajë). Kjo parrullë pasqyron më së miri atë çka po u ndodh shqiptarëve në Maqedoni. Qeni, që e pranuam zyrtarisht, tani do të na hajë. Asgjë e re në Ballkan. Njeriu për njeriun është ujk, ndërsa ballkanasi për ballkanasin është... qen. Ngjarjet e fundit tregojnë se Maqedonia ka ndërmend që ndaj shqiptarëve të jetë pjellë si Serbia. Mos po na kanoset një luftë ballkanike, apo ndoshta edhe më e gjerë nga Maqedonia? Mirëpo, Maqedonia nuk është Serbi dhe do të ishte e pabesueshme që ajo të mendojë se ka fuqi që të bëjë atë që bën Serbia. Nuk është e besueshme se Maqedonët pasi të kanë qeruar hesapet me shqiptarët do ta bëjnë “Maqedoninë e madhe në kufijtë e saj etnikë e historikë”. Atëherë pse bën Maqedonia vallë, kështu? Mos llogarit në evropianizmin tonë dhe brengosjen e thellë që kemi ne për rajonin dhe mbarë Evropën? Mos vallë na ka dëgjuar duke e paralajmëruar Evropën se “një luftë në Kosovë do të thotë Luftë Ballkanike e më gjerë”? Apo llogarit atë se ne përkrahim qëndrimin (vetëm deklarativ) e Evropës për mosndryshimin e kufijve. Ndoshta mendon se zelli i madh i shqiptarëve për të pranuar Maqedoninë është një lloj dobësie që kanë ata ndaj këtij shteti dhe çfarëdo që t’u bësh, ata nuk do të reagojnë, sepse kjo do ta rrezikonte ekzistencën e Maqedonisë. As Shqipëria nuk do t’u ndihmojë atyre se Evropa është kundër ndryshimit të kufijve dhe shqiptarët nuk do ta lënë një gjë të tillë, edhe sikur të farohen deri në një. Kot e kanë maqedonët që duke i provokuar shqiptarët mundohen ta shkatërrojnë Maqedoninë. Maqedonia është anëtare e Kombeve të Bashkuara, e pranuar nga SHBA, KE dhe nga ne shqiptarët. Dhe deri sa të jetë edhe shqiptari i fundit do të ketë Maqedoni. E kur të mos mbetet asnjë, atëherë le ta marrin Serbia dhe Greqia. Nuk lejojmë që politika evropiane dhe ajo e SHBA të dhunohet nga ballkanikët. Edhe Jugosllavinë do ta ruanim, po u bënë të gjithë kundër: serbët, kroatët, sllovenët, maqedonët, myslimanët…

U mbajt Kongresi i parë i Forumit të Gruas Republikane Shqiptare

Fjala e përshëndetjes e z. GODO në Kongresin I të FGRSH “Vetë koha me problemet e saj çuan në domosdoshmërinë e marrjes së këtij kongresi” - tha Nevina Hoxha, anëtare e Forumit të Gruas Republikane Durrës, në fjalën e hapjes së Kongresit të Forumit të Gruas Republikane Shqiptare që u mbajt më datat 12-13 nëntor në mjediset mikpritëse të Shtëpisë së Pushimit Durrës. Ishin 240 delegatë të ardhura nga të gjitha rrethet e Shqipërise dhe 100 gra të ftuara nga forumet e tjera të Gruas në Shqipëri. Merrnin pjesë gjithashtu Kryetari i PR, Sabri Godo, nënkryetari i PR, Fatmir Mediu, ministri i Transporteve dhe Komunikacioneve, Fatos Bitincka, si dhe mjaf kryetarë të degëve të PR, të Forumit Rinor Republikan, dhe gazetare. E para e mori fjalën Tamara Luarasi, anëtare e Komitetit Drejtues të Partisë Republikane: “Në kushtet e përmbysjes së kësaj diktature, të gjithë atë moral të vjetër që e shoqëron atë, ç’duhet të bëjmë për shoqërinë tonë, për ta mëkëmbur atë, për të ndërgjegjësuar njeriun, për personalitetin e tij. Kjo do të kërkonte pjesëmarrjen e gjithë njerëzve në jetën shoqërore. Njerëzit nuk mund të jetojnë të veçuar, por ata kanë ide, pikëpamje e interesa të ndryshme. Kjo gjë kushtëzon përcaktimin e mangësisë të theksuara, dhe kjo vjen në radhë të parë nga prirja e Partisë në fuqi për të qeverisur vendin me anë të anëtarëve të saj, gjë me pasoja të dëmshme për sot dhe për të ardhmen. Partia Republikane do të jetë konstruktive në luftën kundër dukurive të tilla. Sot ne ndjehemi më të fuqishëm, sepse për programin tonë do të kemi edhe përkrahjen tuaj. Ju do të jeni një forum i lirë, që nuk do të politizohet. Ne do të bëjmë kujdes për t’ju dhënë tërë ndihmën që mund t’ju japim. Mbi këtë bazë mund të ecim së bashku përpara për zhvillimin e shoqërisë së re që duam të krijojmë. Në kemi bindjen se kjo shoqëri do të përparojë në të njëjtën masë që do të përparojë edhe grua shqiptare, e cila, sikundër shkruante në gazetë zonja Tamara Luarasi, di të dallojë veçoritë më të holla edhe në veprimtaritë politike. Sot duket sikur gruaja është e mbyllur në heshtje të ftohtë. Vështirësitë e jetës e bëjnë të duket e tillë. Në të vërtetë ajo Ky kongres është një ngjarje e veçantë për gjithë Partinë Republikane. Ju përshëndes dhe ju uroj punë të mbarë. Përpara jush janë pjesë të mbara. Forumi juaj na jep mundësinë të ecim në hap me bashkëbisedimet me gjysmë tonë të popullsisë, prandaj e çmojmë Forumin si një veprimtari shumë të rëndësishme. Nuk dua të flas sot, më atë gëzimin e brendshëm, se nuk di të them edhe po të dua. Do të ishte një mendjemadhësi e pafalshme po të besoja se i njoh problemet e gruas dhe ca më tepër ta pretendoj ta jepja udhëzime. Më në fund, ju s’keni nevojë për këshilltarë politikë. Dhe sikur të marrim përsipër këtë rol, ju do të na shihnit me kundërshtim. Kurse ne duam të bashkëpunojmë e të kemi përkrahjen tuaj. Si parti politike jemi mjaft të preokupuar për gjendjen e vendit. Në Shqipëri, me pjesëmarrjen tuaj të vendosur, fitoi demokracia. Por instaurimi i demokracisë dhe dalja nga kriza, kërkojnë ende shumë punë. Ne jemi gati dhe jemi … një masë që do të përparohej edhe ngaqë shqiptare, e cila, si kundërshtare me është e mbyllur në heshtje të ftohtë. Veçoritë vërtetë ajo është e gatshme të tregojë shqipëtarizmin dhe shpirtin e saj të lirë, të shfaqë vullnetin dhe vendimet e veta se si duhet të jenë familja dhe shoqëria dhe këtë ta bëjë në demokracinë, duke dalë e qartë dhe e plotë fizionomia e gruas. Asgjë nuk mund ta ndalë këtë proces. Sa më mirë ta kuptojë këtë një parti politike, aq më të sigurtë e ka ardhmen. Ne shpresojmë se në Partinë Republikane do të shtohen gratë, gjë që do t’i bëjë shumë mirë partisë. Për zhvillimi i Forumit tuaj është po kaq i rëndësishëm. Besoj se së shpejti ju do të bëni nga një Forum në çdo rreth të Shqipërisë. Ne do t’ju përkrahim me gjithë zemër në veprimtaritë tuaja në rrethe e në shkallë kombëtare, si në lidhjet me lëvizjet e ndryshme të grave në… (vijon në faqen 4)

Edhe Spahija, edhe Dokle mbetën aty ku ishin

Parlamenti nuk mori fare në shqyrtim Projektligjin e ri mbi shkëmbimin e pronave të paraqitur nga Shoqata e të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”, edhe pse formalist e futi atë në rendin e ditës. Me fjalë të tjera, le të lodhen këtej e tutje ata që nënshkruajnë ndonjë peticion apo ndonjë projektligj, qoftë edhe me 1 milion firma. Përseri ligji mbi tokën mbeti si ishte - një ligj që e ndan tokën jo sipas pronësive të ligjshme, por për tymë, siç bëjnë dikur në socializëm. “Ne zbatojmë programin e Partisë Demokratike” komentoi këtë gjë kryetari i Komisionit Parlamentar të PD, Al Spahia. Dhe në fakt ai ka të drejtë. Por duhet t’i kujtojmë z. Spahia dy gjëra. E para, ligji aktual mbi tokën është një ligj që e aprovoi parlamenti monist i komunistëve të Partisë së Punës dhe që e firmosi Presidenti “socialist” Ramiz Alia. Tinanë? e çuditshme Tingëllon e çuditshme se si PD gjeti guxim të bashkëpunonte me ish-komunistët atëherë, për problemin e pronësisë mbi tokën. E dyta, nuk është në nderin e PD që të jetë kaq mendjehapur në ato që ka vendosur gati dy vjet e gjysmë më parë. Gjërat ndryshojnë, jeta ecën përpara, pra edhe një ligj mund të ndryshohet. Rëndësi ka që të ecim përpara. A, në qoftë se është hall votash, atëherë kjo është punë tjetër. Ndosh(t)a katër vjet nuk janë pak në jetë. Ndërsa Namik Dokle, kryetari i Komisionit Parlamentar të PS, thotë se “nuk mund t’i japim tokën një grushti njerëzish që përfaqësojnë vetëm 3.5 për qind të popullsisë”. Edhe kësaj radhe Dokle nuk thotë të vërtetën. Po i kujtojmë… Dokles se sipas dokumenteve që ruajti vetë qeveria dhe partia që ai mbronte vite me radhë, se më 1945 vetëm pronarë të mesëm dhe të vegjël ishin 83.1% të popullsisë, të cilët zotëronin 237.666 ha ose 60.4% të gjithë tokave të punueshme dhe kullotave. Po qe fjala për 1 apo 3 përqindesha, Parlamenti e ka të drejtën që t’i përjashtojë nga ligji për tokën. Dhe kjo është e natyrshme. Një ligj i drejtë dhe prokombëtar është ai ligj që i shërben shumicës, edhe pse tani një gjë e tillë nuk i pëlqen, apo bën sikur nuk i pëlqen nje pakice. GJERGJ PILIKA

Projekt ligji i paraqitur nga shoqata kombëtare e të shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” nuk u miratua

Më hollësisht në faqen 2 Seanca plenare e Kuvendit, deputetë të PD, ndërsa 6 Popullor, e datës 11.11.1993, regjistroi një ngjarje të pazakontë për procedurat ligjvënëse - për herë të parë në zbatim të Nenit 23 të Dispozitave kryesore Kushtetuese, u sollën për miratim dy projektligje të paraqitura nga Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” e firmosur nga 22.000 shtetas shqiptarë me të drejtë vote. Përfundimi i kësaj përpjekjeje të pronarëve të shpronësuar e të përsekutuar për të fituar të drejtën e vet ishte i parashikuar. Vetë fakti që peticioni i “dërg” në sekretari e kryesise së Kuvendit për me 7 Shtator, tregojnë se ju paraqit vetëm me ndërprejen e Gjykatës Kushtetuese, tregojnë se shumica parlamentare ishte e vendosur dhe Edhe një herë dhuna e e udhëhequr ta hidhte poshtë projektin. Megjithatë “uniteti monolit” neokumunist, u ça. Bashkë me deputetin e Partisë Republikane, z. Çeliku, dhe të mirënjohurin Baleta, Kakalula e Heba, votuan pro edhe 5 deputetë. Pen(d)imi i kësaj përpjekjeje të pronarëve të shpërnuar është i përcaktuar për të futur peticioni u “dëg” në shtëritë e kryesisë së Kuvendit për më se 7 muaj dhe u paraqit vetëm me ndërprerjen e Gjykatës Kushtetuese, tregon se shumica parlamentare ishte e vendosur dhe 5 deputetë. RIDVAN SHEHI

Refleksione mbi partitë

Nuk ka asnjë dyshim se veçanërisht në zhvillimin tonë ndikimi i partive në zhvillimin e çdo vendi është i rëndësishëm. Një vështrim i shkurtër historik i tyre tregon se partitë të ndryshme mund të jenë si faktor shtytës e përshpejtues, ashtu si edhe faktor frenues e ngadalësues për ngritjen e nivelit të jetesës së popullit dhe zhvillimin të vendit. Për rrjedhojë, është i drejtë e i arsyeshëm interesimi i njerëzve, interesimi ynë për të njohur partitë, për të reflektuar herë pas here ndaj tyre, cilat janë kontributet ato dhe, më së shumti, cili është spektri i ndryshëm i partive politike në vendin tonë. Në zhvillimet që marrin refleksionet e ndryshme të njerëzve mbi veprimtarinë e partive dhe spektrin kushtetërorë logjikë, madje, arrin edhe momenti kur duket se partia vepron apo shfaqet në kundërshtim me vullnetin. Me sa duket, kapërcimi i kundërshtimeve logjike kërkon nga njeriu paraqitjen maksimalë të koncepteve e partive, ose ndryshe parapërgatitja e një partie. (pjesë të palexueshme) Duke folur përkohësisht s’po kuptojmë fare një … … ta të jetojnë të pavarur, gjë kushtëzon përkatësinë e tyre në këtë apo në atë parti politike, shoqatë apo organizatë shoqërore. Pikërisht janë këto ide e pikëpamje që na kanë mbledhur në këtë kuvend të këtij shteti. Këto janë idetë e Partisë Republikane si perspektiva e zhvillimit të shoqërisë sonë në linjën e individit, në iniciativën e lirë të njerëzve, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pronës private. Ka vetëm dy vjet që është vendosur shteti demokratik dhe të shumtë janë shokët që tregojnë se rezultatet ka stimulimi i iniciativës së lirë të njerëzve. Kanë ndodhur ndryshime që as mund t’i imagjinonim më përpara. Por, nga ana tjetër, të mëdha mbeten problemet për shoqërinë tonë që i bëjnë aktuale të domosdoshme përpjekjet e PR për të mirën e këtij vendi. Një problem i rëndësishëm i luftës së… … politiko—ekonomike. Ky është problem i parë politik i Partisë Republikane. Ne kemi vërejtje serioze për zhvillimin ekonomik dhe reformën. Jemi kundër ligjit komunist për ndarjen e tokës sipas frymës. Këto ditë do të paraqesim në Parlament Projektligjin tonë, i cili jep një zgjidhje të drejtë. Ne shohim se ka një burokraci e korrupsion të rëndë në kthimin e trojeve në qytete. Burokracia dhe korrupsioni janë rritur në përmasa të tilla që pengojnë zhvillimin e vendit. Në veprimet pushteti qendror e lokal ka… vendit. Në Shqipëri, me përjashtim të pushtetit vendor, fitoi demokracia. Por instaluami Ne kemi qenë dhe jemi për veprimin e bashkuar të forcave të demokracisë në Shqipëri, që t’i bëhet ballë reaksionit komunist dhe të mbrohet kombi. S’mund të themi, se ky bashkim është realizuar. Ne jemi në koalicion qeveritar, por s’mund të themi se koalicioni funksionon. Ky është problemi vendit. Në veprimet pushteti qendror e lokal ka…

Refleksione mbi partitë

Parti, mund të thuhet pak kuptuar medyshjeje se asnjë individ, sado i fortë që të jetë, sado i mënçur dhe i pajisur me çdo kualitet human nuk përcakton në vetvete një parti. Pra, për të konceptuar një parti është patjetër e domosdoshme prania e një bashkësie njerëzish. Por dihet se konceptimi i një partie politike që lidhë një grup njerëzish që janë: brigada, skuadra, shoqata, sindikata, organizata, komunitëti (etj.). Ndërmjet tyre mund të ketë grupe më objektiva të ndryshme e të shumanshme, që përfshijnë edhe ata politikë, por problemi që na del është ky: a ekziston një përcaktim juridik, i cili përcakton termin parti dhe a janë përcaktuar në bazë logjike e shkencore kriteret që dallojnë bashkësitë e tjera njerëzore, qofshin edhe shoqata politike nga organizata politike, nga partitë politike? Pra, edhe një herë rikthehemi në pyetjen themelore: një përcaktim identiteti i një partie. Nga vëzhgimi i artikujve dhe polemikave nëpër gazeta, nga shprehja e anëtarëve të partive të ndryshme, madje, edhe nga drejtues të rëndësishëm partish, marrim në njëfarë mënyre përgjigje se programi i shpallur dhe i botuar i partisë përcakton edhe identitetin e saj. Konceptimi i identitetit të partive si më sipër, pra mbi bazën e programit të tyre na duket se nuk arrin nivelin e një karakterizimi me kritere logjike, shkencore-juridike dhe, për rrjedhojë, jo i gjithëpërfshirës për gjykime dhe interpretime abuzive, por duke politikuar dhe vështirëson transparencën karshi popullit. Argumenti i parë që vjen kundër këtij mos përcaktimi të qartë të identitetit të partive është ai që partia, domosdoshme prania e një bashkësie njerëzish. (vazhdon) Argumenti i dytë është mos përcaktimi kohorë e ekzistencës së një partie me programin e saj. Faktikisht shumica e programeve të partive të vendit tonë janë publikuar dhe kanë qenë të lidhura me fushatat elektorale. Mos vallë identitetin e tyre ato parti e gjetën në prag të zgjedhjeve? Termi program normalisht nënkupton një bashkësi punësh, masash e veprimësish si dhe radhën e afatit të realizimit të tyre të pritshëm. Çdo program, sigurisht, ka një fillim dhe një mbarim. Programet më afatgjata që kemi parë nuk shkojnë më shumë se dhjetë vjet. Në qoftë se do të pranonim si rregull identifikimin e një partie në programin e saj, atëherë është e natyrshme të shtrohet pyetja se ç’bëhet partia pas realizimit të programit të shpallur prej saj? Sipas kritereve të përgjithshme të logjikës, çdo gjë që përfundon misionin e saj shkrihet, zhduket ose transformohet pjesërisht ose tërësisht në një identitet tjetër. Pra po të pranojmë identitetin e një partie me programin e saj, duhet gjithashtu të pranojmë zhdukjen e asaj partie mbas afatit të programit të saj për realizimin e programit të vet. Argumenti i tretë është kontradita që vjen nga shtrirja kombëtare e natyrës së disa partive dhe kufizimi i pakuptueshëm brenda një shteti i fuqisë vepruese të programit të çdo partie. Duke i konsideruar të matjueshme argumentet e mësipërme arrijmë në përfundimin se identiteti i partisë nuk duhet përcaktuar vetëm në bazë të programet të tyre. Ai duhet kërkuar në tipare themelore, më primare të partisë që kanë qëndrueshmëri më të lartë. Sipas këtyre vështrimeve, na duket logjike që identiteti i partive të përcaktohet nga sistemi i ideve dhe i parimeve themelore mbi të cilat ato mendojnë dhe propozojnë të organizohet jeta politike, ekonomike, kulturore e shoqërore e gjithë vendit. Në kuadër të parimeve themelore mund të përfshihen: forma e qeverisjes së vendit (mbretëri, republikë, diktaturë, apo variante kombinime të tjera), parimet mbi trajtimin e problemeve kombëtare (në rastet kur ka të tilla), qëndrimi ndaj problemeve të pronësisë në gjithë aspektet e tij si ai historik, social dimensional, ereditiv etj. raportet rregulluesë të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe të shtresave me shtetin, raportet individ-shtet, parti-shtet, parti-individ, partitë shoqërore etj. të (vijon në faqen 3)

Nga kronikat

Krejt e mirë dhe me syte gjysmë të mbyllur dhe buzëqeshur Ajo u end dje në mëngjes para ndërt e së Parlamentit. Megjithëse Parlamenti kishte pushim dhe rroje nuk kishte, e paketa dhe mungesa. Ajo u përpoq me kot ta hapte. Ajo u zmbraps disa metra dhe me një zë të ngjirur filloi apelin. Të nderuar deputetë, ju pata thënë po nuk ma kini vënë veshin. Ju pata thënë votoni pa frikë për rikthimin e pronave se Parlamenti nuk i del borxhit, as qeverisë, as karrikeve tuaja. Kush merr përsipër të jetë negociatori i postë i borxhit të jashtëm? Maqedonia nuk ekziston si shtet. Maqedonët po e ngrejnë të shkatërruar. E tha dhe zëdhënësi i qeverisë greke, “Faktori shqiptar është shumë i fortë. Po, unë kam mendimin se është më i fortë në jug”. Kur do të vijë ajo ditë që jo vetëm të vëmë dëgjonj, por edhe të mbaj shënim… Çështjen e pronësisë e kuptojnë më mirë ata që nuk kanë pronë. Namik Dokle ka frikë nga beu me kalë. Dokle para se të votonte ka parë filmin “Toka jonë”. Kronikani

Në numrin e ardhshëm:

PROJEKTLIGJ PËR KTHIMIN E PRONËS MBI TOKAT BUJQËSORE, të paraqitur në Kuvendin Popullor nga Partia Republikane Shqiptare