19/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 dhjetor 1993

PAD dhe Namik Hoti

“Pas pak kohësh do të bindeni që veprimi ynë ka qenë i drejtë”, deklaroi në konferencën për shtyp njëri prej liderëve të PAD, fill pas kthimit nga Beogradi. Dhe dita për t’u bindur nuk vonoi. Ditët e fundit Beogradi me vizitoi edhe figura më groteske e jetës politike shqiptare, njeriu me cilin qeshin edhe fëmijët në udhë, klouni, Namik Hoti. Është e rëndësishme të theksohet se zoteria Namik Hoti, u prit nga autoritetet e larta të Beogradit me po atë nderim e respekt që i prit edhe Partia Aleanca Demokratike. Pra sërbët nuk bënë asnjë dallim mes partisë së “moderuar” dhe klounit Namik Hoti. Do të kalojnë vite, shumë gjera do të harrohen, por spektakli qesharak i çiftit AD-Hoti në Beograd, do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve për një kohë të gjatë. Nuk është aspak i çuditshëm fakti që, AD e “moderuar” u gjend në të njëjtin front me Namik Hotin. Ndodh shpesh që butaforia, fryra dhe megalomania, shkrihen e bëhen një me qesharaken, aq sa ndonjëherë nuk i dallon dot nga njëra-tjetra. Pikërisht ky fenomen ndodhi edhe në këtë rast. Dikur, presidenti i AD, Çeka, ka qeshur me groteskun e Namik Hotit. Dhe tani krejt normalisht gjendet në të njëjtën llogore me të. Ja pra që politika qen ka e pamëshirshme. Ndodh që gabon një herë dhe duhet të largohesh prej saj. Largohesh vërtet, por ja që vjen një ditë dhe bëhesh tërësisht pasioni të rikthesh pështjell politikës. Që nga ky çast fillon e bëhesh qesharak. Kaç qesharak sa bëhesh një me Namik Hotin. Për shqiptarët ky bashkim s’ka asgjë të papritur. Është vetëm një komedi e vogël që na bën për të qeshur. Dhe jo vetëm për të qeshur. Sepse ky spektakël komik u shërbeu serbëve për tjetër gjë. Ata i thanë opinionit botëror se u ulën në tryeza bisedimesh me shqiptarët. Për ata nuk ishte aspak rëndësi se cili ishte këtu shqiptarë. Kaq u duhej serbëve. Shërbim me të madh s’ka si të gjendet. Spektri politik shqiptar është i tejngopur me spektakle. Kjo do të thotë që ky spektër ka nevojë dhe për shkundje. Dhe se pari duhet të shkundet prej të karrieristët e sharlatanët që kanë nxjerrë në skand kombi.

[Karikaturë: një figurë me kapelë përpara një globi; shkronja në glob.]

Partia skandaloze flet për skandale

Në numrin e 16 dhjetorit 1993, ZP boton në vend të kryeartikullit shkrimin e bujshëm “Partia Republikane në vorbullën e një skandali”. Mund të mos i përgjigjeshim fare kësaj gazete, sepse nuk është në natyrën tonë të tërhiqemi në polemikë nga shpifës të zanatit. ZP ndjek dy qëllime: të hedhë baltë mbi Partinë Republikane, si partia e parë që përvetësoi thirrjen “Të çrrënjosim komunizmin”, dhe të njëjtën kohë, po të jetë e mundur, të shpërndajë skandale edhe në partitë e tjera. Bëhet fjalë i paranojës te tyre, ish-anëtarëve të Byrosë Politike, është në shesh çështja e vjedhjes së 8 milionë dollarëve nga ndihmat e Italisë, nuk është dhënë ende ndonjë sqarim rreth dhurates së Ramiz Alisë (400 mijë dollarë për ZP (?)). Këto dhe punë të tjera të çdo dite e bëjnë partinë e ZP qendrën e skandaleve në Shqipëri. Atëherë mire është të thuhet diçka edhe për të tjerët. Një grua e përdalë gëzohet po të përfliten si të tilla gjithë gratë e fshatit. Këto dihen. Po në artikull bëhet fjalë edhe për “thontë të tejmeshtme” dhe “shtim të trashësisë së akullit në marrëdhëniet shqiptaro-italiane”. Kjo e mbush kupën. Partia e ZP kërkon duart po të rrëzohen këto marrëdhënie, ndryshe s’ka si të shpjegohet që incidenti me një shtetas të thjeshtë italian të ngrihet në rangje të tilla. Mund të ndodhë shpesh që forcat e rendit në Itali të marrin masa ndaj ndonjë shqiptari që sheh rregullat e atij vendi dhe këto kurrsesi s’kanë të bëjnë me marrëdhëniet shqiptaro-italiane. ZP e di këtë, por prapë bertet me rastin e dhënë, sepse dëshiron të përdorë çdo rast, qoftë edhe absurd, për të acaruar marrëdhëniet, se kështu vë në dritë të keqe Qeverinë shqiptare dhe i bën qejfin edhe ndonjë aleati të jashtëm. “Çështja e shoqërisë “Shpresa”, që e mbushi papritur me shpresë ZP, nuk do të përbënte një lajm dhe as do të tërhiqte vëmendjen e ndokujt, sikur ata që i sillën rrotull Partisë Republikane, të mos rrinin gati për të vënë në lëvizje një makinë të tërë. Shoqëria “Shpresa” u krijua një vit më parë. Mund të jetë aktivitet ekonomik i Partisë Republikane, në bazë të Ligjit mbi financimin e partive politike. Kjo shoqëri e përbërë nga tre vetë, s’ka kryer asnjë veprimtari import-eksporti” ose të ndonjë natyre tjetër. Gjithë aktiviteti në emër të saj është hapja e Agjencisë në Durrës. Licencat u morën në emër të Shpresa-s “Shpresa”, për administrimin e së cilës ishin autorizuar nga Partia Republikane zotërinjtë Luarasi dhe Cini. Për të legalizuar këtë marrëdhënie, u nënshkrua ndërmjet zotërinjve Luarasi, Cini dhe Nikoli, nga njëra anë dhe Partisë Republikane, nga ana tjetër, një akt-marrëveshje ku thuhet shprehimisht se “Shoqëria “Shpresa” është njësi ekonomike e Partisë Republikane”. Në akt-marrëveshje përcaktohen pagat mujore të zotërinjve në fjalë dhe përqindja e shperblimit që do të merrnin mbi tejkalimin e fitimit. Nga janari në tetor kjo marrëveshje u zbatua në rregull. Në tetor, sektori ekonomik i Partisë Republikane kërkoi që tre administratorëve të shoqërisë “Shpresa” t’u ulë përqindja nga tejkalimi i fitimit, në favor të Agjencisë në Durrës, pa prekur pagën e tyre mujore, për arsye se këtë zotëri merrnin pagat dhe përqindjet pa bërë praktikisht asnjë punë. Është e drejta e pronarit të caktojë shpërblimin sipas punës. Në këtë pikë, zotërinjve u lind ideja të shpallen pronarë, duke përfituar nga fakti se licencat ishin në emër të tyre dhe duke harruar gjithë të tjerat. Filluan të bëjnë edhe ca lëvizje jo aq të hijshme: në fillim ikën nga zyra e Selisë ku punonin dhe ditën e parë, u vetëshpallën. President-z. Nikoli, koordinator z. Luarasi, zv/president-z. Cini dhe nisën veprime bllokuese ndaj (vijon në faqen 3)

Ruhe: Nacionalistët rusë duhet të izolohen.

në zgjedhjet parlamentare. “Ata që nxjerrin zëra luftënxitës duhet ta kuptojnë se janë plotësisht të izoluar dhe në shkallë ndërkombëtare”, nënvizoi ai.

Vidhen vlera muzeale të kulturës kombëtare

Në qendrën kulturore në Gjirokastër brenda një muaji e gjysmë janë kryer tre vjedhje. Veç mobiljeve, topave të stufit, aparaturave tonike, janë vjedhur edhe 500 instrumente muzikore, si dhe qindra kostume kombëtare origjinale. Në Muzeun e Armëve në Kalanë e Gjirokastrës, objekt që ruhet nga rojet, janë vjedhur 100 arمة, 49 nga të cilat, antike, shumica pisqolla me doreza argjendi. Bëhet e ditur se këto objekte janë vjedhur për t’u shitur jashtë.

Shumë më vonë Noli shkruajti “Krishtin me kamçik”!

Askush nuk ka ka thënë dot sakte se cili e ka thënë atë urdhër: Kryeministri Fan Noli, apo shkrimtari Fan Noli? Askush nuk mund të na dëshmojë përfundimisht se cili ishte investuesi kryesor në atë nisëm: njeriu i pushtetit Fan Noli, apo pushteti i njeriut Fan Noli? Mënyrra urdhëri ishte e qartë: Të gjithë nëpunësit e vjetër të dikastereve që kishin pushtetin i ri, pas revolucionit të 1924, mund të vazhdonin në mbretërinë edhe në lei në këto dikastere, pasi të paktën secili nga një gotë me vaj recini, të le kundërt të gjithë të lironin vendet e punës nga kambani. Dëshmitarë të gjallë të këtyre ngjarjeve janë kohët e para të shkrimtarit Fan Noli dhe ... [pjesërisht e palexueshme] ... delikat të disa zyrtarëve, madje shtohet se ka pasur atëherë edhe një numër të vogël vdekjesh. Rastësia e fatit mbase ka përkuar me urdhërin e imzot Nolit, por le t’ia lemë lajin, qoftë edhe me të padrejtë, vajit të recinit! Në qoftë e vërtetë, historia na ka njoftuar se gjashtë muaj më vonë, kryeministrin Fan Noli e rrëzuan. Nga ana tjetër, jemi të sigurtë se historia nuk na ka lënë gjë të shkruar se me ata që e përkufizuan Fan Nolin nga pushteti i kryeministrit ishte edhe vetë shkrimtari Fan Noli...! Më vonë, shumë më vonë, Fan Noli shkroi “Krishtin me kamçik”. Kjo vjershë dihej që ka hyrë në fondin e letërsisë shqiptare, kurse e ka shumë gjasa se ka hyrë në historinë shqiptare.

Evropa Qëndrore: Anëtarësia në NATO nuk zgjidh problemin

Washington - Gjeografia është histori, posaçërisht për kontinentin e Evropës Qëndrore. Kjo është arsyeja pse ata dalin nga regioni i tyre i rrezikshëm për të kërkuar ndihmë matanë Atlantikut. Ndihma që polakët, çekët dhe hungarezët kërkojnë, është anëtarësia në NATO. Ata vazhdojnë të bëjnë presion për anëtarësim edhe pse e dinë se administrata e Klintonit do të zvarrisë kërkesat e tyre gjatë samitit të NATO-s në Bruksel që do të mbahet në Janar. Kërkesa e tyre është e sinqertë, brenga e tyre është e kuptueshme. Jeta në mes gjermanëve dhe rusëve ka mësuar evropianët e Evropës Qëndrore, që të mos jenë tepër optimistë për natyrën njerëzore. Ata shpresojnë se ombrella nukleare amerikane do të vijë me anëtarësimin në NATO mund të çlirojë nga kërcënimi mbi historinë e tyre tragjike. Për Varshavën, Pragën dhe Budapestin, anëtarësimi në NATO është metaforë, e vetmja deklaratë e vlefshme dhe e mundshme e pavarësisë nga Moska. NATO është një mënyrë e mundshme e ekzistencës dhe ata të shprehin vendosmërinë për të mbijetuar. Përcjellimi ka obligime të mëdha ndaj njerëzve që duan barrën e okupimit sovjetik ... [teksti vazhdon në kolonat e artikullit] ... obligim nuk nënkupton mbështetjen e politikës afatgjatë të sigurisë në metaforë. Në kryeqytetet perëndimore, anëtarësimi në NATO për fshatarësinë sovjetike, gjithashtu është shndërruar në një simbol të dobishëm, që në të vërtetë ka lidhje me ardhmërinë e Rusisë. Në se mendojnë se reforma në Rusi do të dështojë dhe ari u madhi i bardhë do të kërkojë të dominojë Evropën Qëndrore, ju shprehni brengën duke bërë thirrje për pranimin e menjëhershëm të Evropës Qëndrore në NATO. Henri Kisinxheri, në skajin pesimist të spektrit, apelon se pritja që të merret Evropa Qëndrore në NATO, do të bëjë më të vështirë konfrontimin ndaj rusëve kur ata të kenë përtëritë imperativat e tyre imperialiste. Moska nuk duhet të lejohet që të vazhdojë t’i mbajë lifiet [?] e saj në sferën e interesit duke bërë veto në pranimin e tyre në aleancën perëndimore. Në mes qëndrojnë senatorët Lugar (Republikan) dhe Manfred Werner Sekretar Gjeneral i NATO-s. Që të dy kërkojnë mision të ri dhe personalitet që do të ruajë aleancat e luftës së ftohtë nga demodimi. Opinioni publik do ta përkrahë NATO-n vetëm në se ajo merr detyrën e re që ata kërkojnë. Në anën tjetër të spektrit është trashëgimtari më i zgjuar i Kisinxherit, Xhejms Bejker, i cili parapëlqen anëtarësimin hap pas hapi për Evropën Qëndrore, Ukrainën dhe Rusinë. Ky hap, siç shprehu ai në një artikull do të garantonte suksesin e reformës në Rusi e jo ta rezikonte atë. Propozimi i Klintonit për samitin e NATO-s sugjeron kooperimin ushtarak në mes anëtarëve të NATO-s dhe Evropës Qëndrore. Por është plan pa garatë për kohën dhe natyrën e anëtarësisë për shtetet që janë paraqitur me shkatërrimin e Bllokut Sovjetik. Ata duhet të zbatojnë reformën ekonomike për kriter specifike për anëtarësim eventual nuk janë përcaktuar. Janë dy pika që duhen qartësuar me debatimin para samitit. Këto pika shpjegojnë pse NATO duhet të lëvizë ngadalë tani. Për më tepër kjo s’kanë të bëjnë me sensibilitetin rus ose kërkesat për influencën në Evropën Qëndrore. Këto kërkesa, siç vëren me të drejtë Z. Kissinger, nuk duhet të lëjohen që të paracaktojnë politikën e SHBA. E para: Ç’do të thotë “anëtarësia” në NATO? Këtu pjesa më e madhe e debatit megjithëkëtë nga elementi metaforik. Definicioni esencial i anëtarësisë që përmban Neni 5 i NATO-s, obligon gjithë anëtarët të luftojnë krah për krah në rast sulmi në ndonjërën prej tyre. A është opinioni amerikan i gatshëm të marrë obligime të tilla dhe serioze për të mbrojtur integritetin territorial të polakëve, çekëve dhe hungarezëve? Administrata e Klintonit nuk mendon kështu. Zgjerimi i anëtarësisë së NATO-s nga Lindja, pa e ndërtuar më [pjesa e fundit e prerë] (vijon në faqen 4)

[Pjesa e sipërme e artikullit është jashtë kornizës.] ... me arrijtës [?] ... me shtet... ... Ne këte meny... ... kërkojmë... ...

Lajme

Përfundoi në Shqipëri “EUROBAROMETRI - 4” Nga burime tepër të sakta, mësuam, se këto ditë përfundoi në Shqipëri “EUROBAROMETRI - 4” për Evropën Qendrore dhe Lindore. “EUROBAROMETRI - 4” realizohet nga Instituti Britanik “Gallup” dhe është sponsorizuar kryesisht nga BBC. Bëhet e ditur se në Shqipëri “EUROBAROMETRI - 4” u drejtua nga zoti Spiro Dede së bashku me një grup koordinatorësh. Në numrin e ardhshëm do të përcjellim të intervistojmë z. Dede, nga i cili shpresojmë se do të marrim hollësi të mëtejshme rreth këtij aktiviteti. Arbnori: Nuk përjashtohet mundësia e implikimit të Shqipërisë në luftë “Në do të detyroheshim të futeshim në këtë luftë, prandaj është detyrë e të gjithëve që agresionit t’i vihen pengesa në rrugën e tij”, deklaroi Kryetari i Parlamentit shqiptar, Pjetër Arbnori, gjatë një takimi në Vjenë me parlamentarë vendas. Duke mos përjashtuar mundësinë e implikimit të Shqipërisë në luftë për shkak të shqiptarëve të Kosovës, Arbnori theksoi edhe një herë parimin e Qeverisë Shqiptare për një zgjidhje paqësore në Kosovë dhe se zgjidhja më e mirë është një zgjidhje gjithmonë më e keqe. SHBA dhe Shqipëria në një bashkëpunim më të ngushtë ushtarak Parlamenti shqiptar ratifikoi një memorandum midis Shqipërisë dhe SHBA për bashkëpunim më të ngushtë dypalësh ushtarak. Ratifikimi u bë gjatë një vizite në Shqipëri të një delegacioni ushtarak amerikan. Kohët e fundit, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Safet Zhulali, zhvilloi bisedime me zyrtarë të Pentagonit në Washington. Ruhe: Nacionalistët rusë duhet të izolohen. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Volker Ruhe, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të izolojë ultranacionalistët e Rusisë, pas suksesit që arritën në zgjedhjet parlamentare.

“Qeveritë ndërrohen shpesh, por prona nuk mund të ndryshojë pronarin e vet me ligje e dekrete qeverish”

Ditën e enjte, më 16 dhjetor, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, dega e PRSH e Tiranës, në bashkëpunim me kryesinë e PR, zhvilloi një takim të zgjeruar për publikimin e Projektligjit për kthimin e tokës mbi pronat bujqësore, në praninë e anëtarëve të saj, të shoqatës kombëtare “Pronësi me drejtësi” si dhe të shumë intelektualëve e qytetarëve të Tiranës, të interesuar për këtë çështje kombëtare. Në fjalën e tij të hapjes kryetari i PR për degën e Tiranës, M. Havari, theksoi se PR me alternativën e saj për kthimin e pronës pronarëve legjitimë si dhe mundësitë e afruara tashmë me anë të Projektligjit, të paraqitur nga PRSH, i cili së shpejti do të shqyrtohet në Parlament, përbën një opozicion të dukshëm ndaj forcave pushtetmbajtëse që vazhdojnë të këmbëngulin me absurdiet në zbatimin e ligjit komunist të ndarjes së tokës për frymë si një tjetërshim dhe padrejtësi e hapët ndaj pronës së pronarëve legjitimë. Duke mbrojtur e propaganduar programin tonë, tha ai, ne mbrojmë interesat e qindra mijëra pronarëve shqiptarë. Qeveritë ndërrohen shpesh, por prona nuk mund të ndryshojë pronarin e vet me ligje e dekrete qeverish. Projektligji i paraqitur nga PR ende nuk e ka ka fituar mazivimin e duhur, por nga sondazhet e bëra nëpër rreth e si dhe studimet që janë bërë, ai është përkrahur nga një masë e madhe njerëzish. Ai shkon në të mirë të shumicës, fishin përgjithmonë padrejtësinë komuniste e përbën aktin e parë të kalimit ligjërisht në ekonominë e tregut. Ai do të bëhet bazë për tërheqjen e investitorëve të huaj në bujqësi si dhe do të sigurojë interesat kombëtare. Më pas A. Karamuça, anëtar i Komitetit Drejtues të PR dhe specialist i çështjeve juridike, pas një zbërthimi të detajuar të Projektligjit, theksoi se në Shqipëri ekzistojnë të gjitha mundësitë reale juridike për zbatimin e Projektligjit të hartuar (vijon në faqen 2)

Nga kronikat

E çmendura N. e përfshirë nga një valë zemërimi të pa diagnostikueshëm, e ndau mendjen që në vend të falimeve përdellyese, në vend të udhëzimeve dhe orientimeve strategjike, të dorëzojë në redaksi një artikull gjithnjë në stilin e saj që afron shumë me stilin e Dostojevskit. Artikulli u paraqit edhe në redaksi të tjera, po ato donin të censuronin pjesët e frikshme. Po e botojmë këtë artikull të shkurtër pa i lëvizur presjen. “Intellektualët e mirëfilltë, pas kaq sprova, meqë nuk mund të botojnë asnjë libër, le të shesin banane. Ndërsa ‘intelektualët e shquar’ le të shquhen në hushën e bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit që shkon me arkivol. Vetëm në Mushqetajen janë vrarë 1.500 gjermanë. Gjeni sa janë vrarë në tërë vendin? Duhet të çmendemi nga vetëvrasjet historike. Ky Bajroni na e ka hedhur? Çudi. Pjesa veriore e Greqisë edhe pse është kaq e dashur për ta, është krejt e pahijshme. Duhem marrë masa. Pritet të lindin dy parti të tjera. Ibrahim Mihal Basha të paraqesë kuadrin dhe mos na bëjë zvarritje pse... Lenka është e zënë me gjyqin e tepërhaxhimeve. Shefqet Musaraj ka 100franga për të kthyer diku. AD, parti politike e spektrit modern, mjatkohet me një garsoniere për anëtare e të fuar bashkë. Kërkon zgjim Ekologjikja sepse të ftuarit e saj janë dhe të plagosur se vinë nga fronti kundër Bosnjes. Këta ekologjistët një ahomë e duan me krevat. Rruga për në Beograd nuk është e panjohur. Beogradistët nuk janë dhe aq të rrallë sa i mendon literature legale. Ç’është një që del dhe i lajnë dhe dy palë dieta? E dyfishta ka të ardhura të mira po në fund ka një si punë turpi të ngrënë me bukë. Disa deputetë kur kanë pushim shkojnë në kinema se ka filma për të çenë, kryesisht trajtohen tema jashtë rendit të ditës parlamentare. Dua të kap në befasi ca gazeta e gazetare që nuk tregojnë se ku paguhen dhe kush ua zgjedh pseudonimet dhe ku i depozitojnë. Të transferuarit nga burgu i Tiranës kërkojnë dieta. Par’ ato do t’i japën vetëm Nevmbkët Horës. Artikulli do vijojë kur të dua unë.”