Janë dy pallate përballë njëri-tjetrit. I pari ndërtuar gjysmë shekulli më parë e shënon dhe të gjitha pikëpamjet homologun e vet, të ndërtuar para 5 vjetësh. Pallati 50 vjeçar ka përparësi gjithë ato investime. Pjesa më e madhe është prej mermeri dhe paisjet e brendshme shkëlqejnë deri tek vaskat (komoditet ky për shqiptarët). Përveç kësaj ai është ndërtuar edhe nga duar mjeshtrish. Pallati i dytë d.m.th. i ri, ndonëse vë në kontribut vullnetar. Ai është ndërtuar në kohën kur qeveritarët kishin në plan edhe tufëzimin e njerëzve, i ndërtuar “shkel e shko”, sa për të futur kokën brenda, pallati i ri duket si një rëndomë 500 vjeçare. Për shkak të punimeve ende të papërfunduara, banorët e katit të pestë jo rrallë kacafyten me reshjet. Këto ditë, të dy pallatet po privatizohen. Punonjësit e shtetit me letra në duar po bëjnë llogaritë e fundit. Sipas këtyre llogarive del që vlera e pallatit 50 vjeçar të jetë qesharake. Një hyrje e tij nuk kushton më tepër se 5 mijë lekë të reja. Krejt e kundërta ndodh në pallatin e “ri”. Vlera e një hyrje është sa pesë dhjetëshi i të ashtuquajturit pallat i vjetër. Që hyrjet e pallatit të ri të vinë në gjendjen e pallatit të vjetër duan investime. Megjithatë ato kushtojnë sa pesëfishi i hyrjeve të tjera. Kjo është një anomali që e shkakton ligji. Ky ligj përcakton si kriter më të rëndësishëm për të vlerësuar një banesë, moshën e saj. Sipas këtij përcaktimi i bie që të gjitha pallatet e ndërtuara me kontribut vullnetar të jenë më të shtrenjta, ndërsa pallatet komode më të lira. Nuk duam të diskutojmë se kush banon në pallatet komode dhe kush në ato me kontribut vullnetar. Duam vetëm të themi se ligji në këtë pikë duket absurd. Banesat më të mira të Tiranës për shkak të kriterit të vjetërsisë u shiten njerëzve me atë çmim që po blihet gjeli i Vitit të Ri. Të rejat, ato që duan investime për t’u kthyer në banesa, po shiten me çmime shumë më të larta. Kriteri i vlerësimit të banesave, sipas moshës, është i pa pranueshëm, aq më tepër për vendin tonë. Është i njohur fakti që godinat e projektuara e ndërtuar nga të huajt, mbeten shumë herë më të cilësishme se sa pallatet e kontributeve vullnetare. Privatizimi i banesave tashmë po përfundon dhe në këtë pikëpamje ky shënon, duket shumë i vonuar. Sidoqoftë e ka një vlerë. Parlamenti janë në vijë të punës për ndërtimin e ligjeve. Sa më mirë të ndërtohen këto ligje, Parlamentarët më mirë të ndërtohen këto ligje, sa më të bazuar të jenë ata, aq më mirë mund të interpretohen dhe zbatohen. Dhe kjo do të arrihet vetëm atëherë kur parlamentarët shqiptarë do t’u kushtojnë më pak vëmendje interpelancave, mocioneve dhe kacafytjes për poste e grada.
Koncentrime të reja të ushtrisë serbe në kufi me Shqipërinë
Në qytetin e Dragashit në Kosovë, në kufi me Shqipërinë, arrin të tako të reja ushtarake, ndër të cilat edhe njësi të xhenjos së bashku me pajisjet teknike, të cilat filluan punën për rregullimin e objekteve dhe ambientit ku është vendosur ushtria. Kohë më parë ushtria serbe u vendos në konviktet e shkollave të mesme të Dragashit, prej nga ku janë debuar nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë. Përforcimet e reja ushtarake u bënë krahas njësiteve të rregullta në karakollet e forcave serbe përgjatë kufirit me Shqipërinë.
ATSH
Kosova mund të bëhet pjesë e Shqipërisë
Washington, 22 dhjetor (AFP) - zgjidhja politike në Serbi mund të arrihet vetëm me Slobodan Milosheviçin, gjë që do të arrijë vetë në gjetje një zgjidhje e konfliktit në ish-Jugosllavi, konkludon një raport i CIA-s, i cituar sot nga Nju Jork Tajmsi.
Analistët e shërbimit kryesor amerikan të zbulimit, vlerësojnë, nga ana tjetër, se embargoja ndërkombëtare në fuqi kundër Jugosllavisë (Serbi e Mali i Zi), së shpejti do të zbutej dhe se është “vështirë, madje e pamundur” që sanksionet ta anulonin ndarjen etnike të Bosnjes.
Sipas të përditshmes, raporti i përfunduar në fillim të dhjetorit, parashikon se Kosova, krahinë serbe me shumicën e popullsisë shqiptare, mund të bëhet pjesë e Shqipërisë.
“Unë mendoj se si pasojë e luftës, ne po shkojmë drejt një Serbie të Madhe, një Kroacie të Madhe dhe një Shqipërie të Madhe”, deklaroi analisti i CIA-s, Deivid Kanin, gjatë një mbledhjeje publike javën e kaluar. Një zëdhënës i CIA-s nuk u dukje se këto deklarata nuk përbënin politikën e Shteteve të Bashkuara, por raporti i cituar nga gazeta e përforcon këtë pikëpamje.
Hitleri nuk do të ishte i bindur për krahasimin me Zhirinovskin
Aktualisht, kur pjesa më e madhe e gazetave të botës po e krahasojnë Vladimir Zhirinovskin, udhëheqësin e Partisë Liberaldemokrate të Rusisë, me Adolf Hitlerin, lind pyetja se sa i qëndron realitetit ky krahasim. Në një nga numrat e fundit, gazeta britanike THE TIMES, pyet se “a do të kish qenë i kënaqur Hitleri që politika e tij, përfshirë nacionalizmin, antisemitizmin dhe agresionin, të gjente sot përsëri një diskutim serioz publik?” Apo do të rezatojnë Zhirinovskin si të papërshtatshëm, krahasuar me të, duke u irrituar nga ky krahasim. Sidoqoftë, duhet theksuar se Hitleri ishte i përbindshëm, por ai nuk e shihte veten si të tillë.
Aktualisht, partia udhëhequr nga Zhirinovski do të jetë forca e dytë parlamentare në Rusi, me 66 vende në Parlament. Ndodhta ky rezultat u uli disi euforinë e ditëve të para kur komentet jepnin një fitore absolute në zgjedhje të Zhirinovskit.
Në një intervistë dhënë gazetës së njohur New York Times, udhëheqësi ultranacionalist, Zhirinovski, kritikoi hapur Perëndimin duke saj.
“Perëndimorët i kanë bërë burimet tona me çmim të leverdishëm, kanë pushtuar tregjet tona, si dhe na paguajnë me paga mizërrabel. Perëndimi po na merr gjithçka: burimet materiale të vendit dhe inteligjencien e popullit tonë”, theksoi Zhirinovski. “Ne duhet të bëjmë pyetjen se me kë duhet të kemi marrëdhënie të mira dhe çfarë bën Perëndimi për ne. Rusia duhet të ketë marrëdhënie të mira, por vetëm mbi një bazë gjeografike me fqinjët e saj të jugut: Afganistanin, Turqinë dhe vendet e Lindjes së Mesme, sidomos me Libanin dhe Irakun”.
Me poshtë Zhirinovski i thur lavde presidentit iraken, Sadam Husein, duke theksuar se i pëlqen personaliteti i tij dhe se Kuvajti është për Irakun ashtu siç është Krimeja për Rusinë, pra, këto dy vende duhet t’u kthehen atyre që u përkasin. Zhirinovski vë në dukje se “Ne nuk duhet të shqetësohemi për ato që mendojnë Franca apo Britania për ne. Ata le të shohin punët e tyre dhe le të lenë Rusinë të qetë”.
Ndërsa në një intervistë dhënë një radioje gjermane, Zhirinovski deklaroi se “Gjermania nuk duhet të fusë hundët në punët e Rusisë”, përndryshe, do t’i bëjë ato që s’duhet, pasaporta e Gjermanisë. Nga ana tjetër, bie në sy fakti se këto deklarata të Zhirinovskit bien plotësisht në kundërshtim me atë çka ai bëri një ditë më parë në gazetën britanike Daily Star, ku ai i bëntë thirrje Perëndimit të mos kishte frikë. “Rusia duhet të kishte Lindjes së Mesme, sidomos me Libanin dhe Irakun”.
Qëndrimi amerikan në lidhje me situatën në Rusi, është i qartë. Zgjedhja e parlamentit të ri rus, është një “votë klasike proteste, niste një përbën aspak një fitore për fashizmin”, deklaroi Strobe
Dje në Tiranë
Në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës u organizua simpoziumi Shkencor “Çështja shqiptare dhe Konferenca e Ambasadorëve të Londrës 1912-1913”, nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë dhe Lidhja e Historianëve Shqiptarë.
Në program u trajtuan temat: “Opinione rreth veprimtarisë dhe delegacioneve shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, 1912-1913”, nga Valentina Duka;
“Paraqitja e Shqipërisë e parë dhe e vlerësuar nga të huajt”, nga Dr. Muin Çami.
“Reagimet e shtypit shqiptar ndaj copëtimit të Shqipërisë”, nga Dr. Fatmira Rama.
“Çështja shqiptare midis ujit dhe hekurit, nga Aurel Plasari.
“Çështja e mbrojtjes së tërësisë territoriale të Shqipërisë në letërkëmbimin e kohës”, nga Ne vila Nika
“Pikëpamjet e qeverisë serbe ndaj pavarësisë së Shqipërisë”, nga Dr. Thoma Murzaku.
“Copëtimi i trojeve lindore shqiptare”, nga profesor Masar Kodra.
Në simpozium pati dhe diskutime mbi kumtesat.
“Ka shumë shenja që tregojnë se e keqja po merr fund”
Po mbushen afro dy vjet nga që Sali Berisha u bë President i parë i zgjedhur nga populli dhe Shqipëria, vendi më i varfër në Europë, më në fund mund të shpresojë.
Po mbushen afro dy vjet nga që Sali Berisha u bë President i parë i zgjedhur nga populli. Dhe Shqipëria, vendi më i varfër në Europë, më në fund mund të shpresojë.
Shenjat e gjërat duken se zymta se kurre, ekonomia kombëtare është paralizuar për rinovimin e shumë në dollarë e shumë në 10 bilionë… [?] Më vonë edhe gjërimet [?] në Britani: ndridhet frika e një shtrëngimi të ri nga ana e, për rrjedhojë, për Shqipërinë.
… si një mundësi të fortë. S’ka vend për t’u habitur, përse ambicia kryesore shqiptarëve të rinj dhe të atyre për punë është të emigrojnë, dhe shumica nuk e dinë se ku të shkojnë.
Për këtë njerëz, si dhe për vetë prindërit e tyre, Shqipëria ka shumë pak për t’u ofruar, përveç mundësive të këqija të 45 vjetëve të stalinzimit dhe mundësisë së zhytjes në kaos.
Megjithatë, ka shenja që tregojnë se e keqja po merr fund. E para, në treg ka gjëra për të blerë, megjithëse çmimet janë të larta. Një shenjë tjetër është se biznesmenët shqiptarë, të cilët janë të pajisur me kamionë, janë udhëtorë të rregullt për në Greqi dhe Maqedoni, dhe kthehen të mbushur me baza [?] …
Justin KEAY
… frigoriferë, të cilët ata i shesin në një nga tregjet e Tiranës, Durrësit apo Shkodrës duke nxjerrë fitime edhe për veten e tyre. Privatizimi i tokës dhe politika e qeverisë për inkurajimin e fastarëve [?], që të shesin prodhimet e veta në qytet, ka bërë që tregjet e qyteteve të jenë më plot se ndonjëherë tjetër më parë.
Shumë shqiptarë, të shpronësuar i janë kthyer përsëri tregtisë dhe ngritjes së bizneseve të reja - zakonisht import-eksport. Disa janë bërë investitorë. Paraja shqiptare është investuar në njajt orare [?] Shqiptare, të cilat fluturojnë rregullisht drejt Vjenës, Zyrihut, Romës etj. Kompani të huaja kanë filluar të zaptojnë potencialin e Shqipërisë, megjithëse pak me ngadaltë shërbimin DHL, HERTZ dhe American Express kanë ngritur zyrat e tyre në kryeqytet. Firma Benetton ka hapur një dyqan të ri në një nga rrugët kryesore të Tiranës, dhe një nga reklamat e saj varet atje ku më parë e shkruheshin me shkrunja të mëdha fjalët që Enver Hoxha u drejtonte bashkëatdhetarëve të tij: “Marksizëm-Leninizmin s’e tradhëtojmë kurrë”.
Qeveria e Berishës po bën çka mundet për të tërhequr interesimin e Perëndimit në zhvillimin e ekonomisë. Qëllimi saj është të gjenerojë investimet në zonat që kanë një potencial të lartë të nxjerrjes së valutës: në energji (Shqipëria ishte eksportuese gjer më 1990), në turizëm dhe në nxjerrjen e mineraleve (gjer në fillimin e krizës ekonomike, vendi ishte eksportues i dyte botëror përsa i përket kromit).
Shqipëria e ka flakur tej politikën e kufizimeve ndaj përfshirjes së Perëndimit në prodhimin e naftës dhe kërkimin e saj në det dhe në tokë. Kompanitë po kërkojnë investues në blloqet kërkimore përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut.
Sidogotte, ka ende arsye për t’u shqetësuar. Koalicioni sundues demokratik ka filluar sulmet ndaj opozitës socialiste dhe për ish-komunistët mendohet të kenë ende mundësi të forta ekonomike. Gjithashtu, ata (opozita) mendohet të kenë emëruar përkrahësit e tyre në postet kyçe të rajoneve të vendit.
Dyshohet se, ata janë orkestruesit e një skandali korrupsioni, përfshirë këtu edhe liderin e tyre Fatos Nano. Sipas nënkryetarit të Partisë Socialiste, Servet Pellumbi, skandali, së bashku me restituimin e tanishëm legjislativ të qeverisë, janë tregues të një gjendjeje intolerance. “Kjo është vetëm hakmarrje,” thotë ai. “Elemente brenda qeverisë po përpiqen të konsolidojnë pushtetin për veten e tyre dhe të vendosin një strukturë politike të paralizuar.”
Megjithatë, nuk është shumë vonë për të shpresuar se ai e ka gabim.
Marrë nga gazeta “New Statesman”
Përktheu: ELMIRA BANAJ
Dihej që më parë koha e largimit të gjermanëve nga Shkodra
Dokumentet e zbuluara ditët e fundit dëshmojnë se është ditur afro 3 javë më parë koha e largimit të ushtrisë gjermane nga Shkodra. Në arkivin e muzeut historik të Shkodrës, në “Fondin e përzierë”, gjendet kopja e dokumentit të shërbimit informativ të garnizonit të Shkodrës, dokument që mban datën 8 tetor 1944. Në pikën 5 të tij shkruhet: “Nga një informatë që na jep një në formë të sigurtë, informohemi se ushtria gjermane do ta lërë Shkodrën në mënyrë definitive brenda 20 ditëve”.
Është e qartë se, garnizoni i Partisë (Komuniste) Shkodrës ishte në dijeni për largimin nga Shkodra të trupave gjermane brenda datës 28 nëntor të vitit 1944. Gjithashtu, po nga i njëjti burim informacioni, në një kopje të dokumentit të datës 4 nëntor 1944, jepen shpjegime mbi vendosjen e trupave gjermane dhe numrin e tyre në qytetin e Shk[r]es [?].
“Nga informatat që kemi, shkruhet në këtë dokument, deri tani trupa e ushtrisë gjermane stabil në qarkun tonë ndodhet e vendosur në periferinë nga veriu i qytetit. Këtu është një ushtri e qëndrueshme, shpërndarë nëpër shtëpia dhe që numri i saj mund të arrijë në 400 vetë. Gjithashtu, mbas Sahatit të Inglizit, ku kanë qenë varrezat e myslimanëve, ndodhet një sasi ushtarësh të instaluar në barraka, nga 30 veta”.
ATSH
Në këtë numër:
Millosheviçi përsëri kryezot i Serbisë
Gavrosh Levonja
Fq 4
Arbërorët flasin
Sherif Delvina
Fq 3
Inteligjencia dhe zhvillimet demokratike
Dr. Haxhi Sauku
Fq 2
Kërkojmë të kthehemi në tokat që na kanë lënë baballarët tanë
Fq 2
Ambasada Gjermane informon: Një anije gjermane me ndihma për Shqipërinë
Ambasada Gjermane informon:
Një anije gjermane me ndihma për Shqipërinë
Më 17 dhjetor hyri në Portin e Durrësit një anije gjermane me ndihma për Shqipërinë. Ngarkesa përbëhej nga 70.000 kg ndihma në mallra në 11 kontenierë, kryesisht pjesë këmbimi për kamiona, pajisje dhe aparatura mjekësore, bama, 3 autoambulanca Malli iu dorëzua ministrive përkatëse.
Ministria e Mbrojtjes do të marrë në ditët e ardhshme, 8 pako me materiale për zyrat, të cilat do t’i jepen Drejtorisë së Çarmatimit.
Zhirinovski dëshiron të takohet me Klintonin
Moskë, 21 dhjetor, Rojter / Lideri i nacionalizmit rus, Zhirinovski, deklaroi të martën se ai shpreson të takohet me presidentin amerikan, Klinton, në Moskë muajin e ardhshëm.
“Unë po pres për këtë takim dhe jam gati,” i deklaroi Zhirinovski Rojterit.
Pritet që presidenti amerikan Klinton, të bëjë një vizitë në Moskë nga mesi i janarit.
Falenderim
Ambasada e Republikës së Hungarisë në Tiranë shpreh falenderimet e saj për të gjithë personat zyrtarë apo privatë, organizatat, partitë, organet e mas-medias, misionet e huaja dhe të gjithë miqtë e Hungarisë që personalisht, në telegrame, letra apo nëpërmjet shtypit shqiptar shprehën ngushëllimet e tyre në ditë të humbjes së dhimbshme të ish-Kryeministrit të Republikës së Hungarisë, z. Jozsef Antall.
AMBASADA E REPUBLIKËS SË HUNGARISË
Nga kronikat
E çmendura N e braktisur nga politikanët e djathtë tha se kushtet janë për sa u përket çështjeve gjatë vitore që ajo ka ngritur krejt për interesa të popullit, partive pa liderët e tyre: ajo me nje orator të pa parë tha.
Namik Hoti është intelektual i mirfilltë. Ai shdoi gjithë OKB-në, sidoti të gjitha embargot e botës dhe u tregua politikanëve shqiptarë se PAD është një parti largpamëse, si ajo e Enverit. Nëse si parti ekologjike nuk bëhemi xhelozë pse Neritani që përpara nesh në Beograd. Dhe a e dini pse? Sepse ata u pritën nga nivele shumë më të larta në krahasim me ne. Kjo ndodhi se ata kishin vënë për disa nga interpretimet e zotit Imam si dhe përpjekjet e zotit Ceka lidhur me çështjen e vendndodhjes së ilirëve. Pikpamjet vegjetariane të zot Hotit janë shumë të përshtatshme për gjendjen e tregut serb. Në Beograd u bisedua për një deklaratë të mundshme mbi dy partitë, asaj ekologjike dhe PAD. Të dyja partitë u gostitën me ushqime të grabitura nga tregu i Sarajevës ku nuk kishte vetëm mish derri. Pastaj u ngritën dolli për humanizmin. Në kuadrin e garës kush të lidhet më shumë me Beogradin natën e Vitit të Ri, festimi do të bëhet së bashku në një kishë historike ku do të recitohen pjesë nga krijimtaria shkencore e liderëve të partive pjesëmarrëse gjerë në një plasjë nga marazi të partive që e bëjnë jetën politike në Shqipëri. Na marshin në qafë Enveri me Miladinin që e ndërprenë misionin nga frika se po zbuloheshin. Ne s’pyesim. E kush do të na zbulojë? Jemi në vitin ’44. Rroftë marshalli Tito! Rroftë shoku Tito dhe shoku Namik Hoti! Rroftë dhe shoku Namik Hoti që nuk e respekton si moshe. Po këtë çështje do ta zgjidhë Dushani se ai e di si do ta vazhdojë protokolli për shekullin 21. Milosheviçi shkon kapelen e Namikut po i zoti i kapeles ka një mendim tjetër. Ai e di se kujt do t’ia verë kapelen.
KRONIKANI