Një bredh të blertë për të kujtuar artin e tyre
Memoriali i atyre që themeluan Teatrin Kombëtar
Një bredh mbetet gjithmonë i blertë. Si i tillë, ai është simboli i jetës dhe i ringjalljes. Dhe nuk ka gjë më të bukur për të kujtuar një aktor apo një regjisor, që tani nuk jeton më, duke mbjellë në oborrin e Teatrit Kombëtar një bredh të vogël dhe pranë tij një pllakë metalike me emrin e tij.
Një ceremoni e tillë u zhvillua ditën e Krishtlindjeve në Teatrin Kombëtar. Mihal Stefa (1902-1980), Loro Kovaçi (1903-1966), Mihal Popi (1909-1979), Pjetër Gjoka (1912-1982), Andrea Malo (1919-1966), Marie Logoreci (1920-1988), Sandër Prosi (1920-1985), Prokop Mima (1920-1986), Andon Pano (1922-1993), Pandi Stilu (1924-1970), Naim Frashëri (1924-1975), Zina Andri (1924-1980), Besim Levonja (1925-1968), Ndrek Luca (1927-1993), Kujtim Spahivogli (1932-1987) dhe Bexhet Nelku (1937-1970).
I rendita këta emra sipas moshës. Por të gjithë këta i bashkoi në atë lendinë të blertë në oborrin e Teatrit Kombëtar diçka që e nxiti Neritan Alibalin, drejtorin e këtij institucioni, për të organizuar një ceremoni të tillë.
“Këta emra punuan dhjetëra vjet në këtë Teatër dhe mentonin një përkthim. Ishin këta që themeluan këtë Teatër. Por tani ata do të jenë në afër Teatrit Kombëtar. Dhe sa ç’i përkasim këtij Teatri, ata nuk u përkasin familjeve të tyre” - më tha Alibali.
Nën portretet dhe rolet e këtyre aktorëve, me një regjistrim video dhe audio, familjarët e tyre kryen ceremoninë e thjeshtë. Për dikë një bashkëshort, për dikë tjetër një motër, një vëlla apo fëmijët e tyre. Dikujt këta i mungojnë. Por pranë tyre janë ata që janë gjallë dhe që i kujtojnë, janë kolegët e tyre.
“Bredhin e regjisorët Pand Stillu e mbolla unë sepse ishte si ç’e më ndihmoi të ngjitem në skenë, që më ndihmoi në karrierën time në këtë Teatër”, thotë Margarita Xhepa, sot 59-vjeçare.
Ndërsa në fjalën e rastit, Neritan Alibali, pasi prezantoi financiarisht e këtë memorial të blertë - gjermanin Gerhard Hager tha se “ky memorial nuk është pa vdekësia, por një panteon ku fle pavdekësia. Dhe për këta që e dhanë Teatrit Kombëtar djersën e tyre, punën dhe artin e tyre, humbje mund të ketë, por harresë jo”.
GJERGJ PILIKA
Spektakël 100% evropian, 100% shqiptar
Speciale nga salla për Festivalin e 32-të në RTSH
Zot, zotëri, jeta nuk qenka aq e trishtuar - kështu qenka Zarathustra, kur ndodhi spektakli i Festivalit të 32-të të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar.
Zot, zotëri, jeta nuk qenka aq e trishtuar - kështu qenka Zarathustra, kur ndodhi spektakli i Festivalit të 32-të të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, nëpërmjet valës satelitore. Edhe prej Forin-Ofisit ky deduksion u zbulua - se në Shqipëri jeta është shumë më e gëzuar se në Londrën gri dhe e gëzuar se në Londrën gri dhe, ndokëherë, kur nga korrespondentët e BBC ka imagurë se, siç i kish ky spektakël u zhvillua kur në Tiranë ishte shi, atëherë nuk di si të defitoj së qari sensacioni u përftua prej kësaj ndodhie.
Jeta nuk qenka e trishtuar, kështu, Zarathustra, i cili mori pjesë vetë në këtë spektakël e këtij Festivalit, ndonëse ishte qytet prej disa gazetarëve të mos vente se do dëgjonte deduksion të madh lumi unë. Kështu Zarathustra, që nuk i dëgjova ato gazeta, si daullet e bukur, ishin qoftë largut, me sy të pajetë si të brekshave të pellgjeve me ujë batat dhe të qelbur. I lumi unë! Kështu tha Zarathustra.
T’ju them të drejtën, edhe unë, jo se jam kritizere për kam një predispozicion për të fundosur nëpër depresione, e ndjeva veten mund t’ju them edhe të lumtur sepse ishte spektakël brilant 100% evropian, 100% shqiptar 100% kombëtar, 100% e vetë kulturuar. Edhe vetë “ambasadori” Vera Grabockës u ndje pak ngushtë ashtu i ngujuar mes brilanteve.
Nuk mund të themi ashtu se këngët ishin që të gjitha të bukura. Edhe kur nuk ishin këngët të bukura, ishin këngëtarët e bukura, ishin festuar e bukura, ishte orkestracioni i bukur, ishte skenografia e këngës e bukur, ishte skenografia e skenës e bukur, ishte interpretimi i bukur. Vaçe Zela, Dhora Leka, Edi Luarasi të bukura; ishte Enhxi, Rovena, Zoti mes tyre që i bëri ato të bukura, ishin shpirtrat e zbuluara, dokoltetë, minifundet, pelicët, petinaturat e flokëve, parfumet, grimi, i kuqi i buzëve të bukura; ishte prania e këngëtarëve të Kosovës, Mhria, Gili, Sabri Fejzullai me gruan e tij të bukur; ishte salla e mbushur deri në grykë, pak pa u mbytur, njerëzit të ngushulluar si harengat, të dridhur e dhuruar, këngët e dashurisë, vetëm për dashurinë, për dashurinë; ishin duartrokitjet e çpenguara, pa përvëllim, njerëzit e çliruar, numri 32, të cilin unë e zëbthnej 3+2=5 dhe sipas simbolikës së numrave them se tanë e mban do të kemi vetëm ditë të bukura, qepse ndodhëm mes një publiku të ri, special, me një mesatare moshe 27 vjeç, me riu në Europë, më optimisti në Europë, që i mjafton vetëm një këngë e bukur, vetëm një shi i bukur, për të defektuar gjendjen e vet, për të defektuar se Zoti e ka caktuar atë të jetë A, si Amerika, Number One.
Zot, Zotëri. Jeta nuk qenka kaq e trishtuar, them unë. Edhe pse Bosnjën e kemi pranë. Ne shqiptarët nuk jemi farë tërhequr ndaj saj. Ne jemi fajtorë vetëm ndaj njëri-tjetrit. Vetëm kënga është mjaft për të kundruar nga grupi PAX, LUX - më sjell ndërmend pamjet tona përpara të tëra, që e bënin Fishtën të mbetej aq shpesh toruan. E megjithatë, këtë ndjesi e tejkalova shpejt, e shtyra entuziazmin e sallës, e cila është kuar peshë nga dashuria, superbukuria veçse shqiptare, e pakrahasueshme shqiptare me asnjë bukuri në botë.
Foto: Amand Babani
Nga kronikat
Të mërkurën në mëngjes e çmendura N e kryeqytetit me një veshje të paparë ndonjëherë, me fytyrën e mbuluar me maskë karnavaleje, lëviz përqark Sheshit Skënderbej duke kënduar fragmente të vjetra këngësh karnavaleje.
Më pas ajo u ngjit në shkallët e Pallatit të Kulturës, hoqi maskën dhe tha:
- Të nderuar banorë të kryeqytetit, të nderuar parti, i nderuar popull! Ky është fillimi i fundit i vitit 1993. Sot është ditë karnavalesh, ju do të shihni një shfaqje të bukur, por të jeni të sigurt se karnavalet e vërteta, të këtij viti, nuk do të dalin në shesh. Nuk do të dalin sepse ju keni parë atë gjithë vitit, kudo këtu keni lëvizur e jeni ndalur. Modelet e maskave të tyre janë tepër të vjetra. Kjo është një nga arsyet që ato nuk do të dalin. Arsyeja tjetër është se janë të mbystyr me punë. Një pjesë e tyre është në Burgun e Tiranës. Po të dinin ata festa do të ishte më e bukur, por drejtona e burgut nuk u jep dot leje. As shoku Fatos nuk do të ketë leje në këtë festë të madhe. Karnavalet e gera me krye e bënë festën e madhe të karnavaleve në Serbi dhe s’mund të shtaqen për herë të dytë.
Rroftshin karnavalet me maska dhe pa maska! Është një karnavale e bukur për këtë gjë që bregdet nëpër Gjermani. As ajo nuk vjen! Ajo nuk do të jetë në testë. Në vend të saj mund të paraqitet koka e Kastriot Islamit. Kush i ka parë karnavalet Parlamentit? Kush i ka dëgjuar mocionet e tyre? Rroftshin karnavalet me maska ekstremiste! Rroftë gazeta Koha Jonë! Kush ble maska karnavalesh të moderuara? Kushtojnë shumë lire, 10 mijë dhrami copa. Mund të blihen edhe me dinarë. Rroftë Sigurimi i Shtetit që nuk na la pa karnavale! Rroftshin karnavalet me maska politike dhe Rroftshin karnavalet që sot s’dalin dot në shesh.
Pas këtyre fjalëve, ndjekur nga një turmë e madhe njerëzish, e çmendura N bëri dy xhiro rreth sheshit Skënderbej dhe duke bërtitur “Rroftshin karnavalet e vërteta”, u zhduk nga kryeqyteti.
Kronikanti
Namik Hoti e Nertian Ceka
Kronikat
Gëzuar Vitin e Ri 1994!
Pse është e keqe demokracia!
- Tani hamë bukë të bardhë (shumë e dëmshme për shëndetin). - Nuk na japin azil politik shtetet e Perëndimit. - S’dihet kush është disident: ai që shan apo ai që mbron pushtetin. - Nuk ka radhë para dyqaneve (kjo s’di pse s’më pëlqen). - Të dëgjosh “Zërin e Amerikës” tani s’ka kurrfarë lezeti... - Na mbetën bunkerët kot... - Shumë spiunë kanë mbetur pa punë duke “pakësuar” tensionin social. - Po të mos ishte pluralizmi, Namik Hoti nuk do të ishte në opozitë (do të ishte në pushtet). - Nuk do të kishim nevojë që t’u paguanim të burgosurve politikë burgosej, do të pushkatohej si poliagjent. - Më parë shanim një parti, tani janë aq shumë... - Më parë votimi ishte shumë më i thjeshtë... - Etj. etj... Arben POPOCI
Në këtë numër:
Kartolina urimi disa ministrave
F. 2
Fabula, epigrame, humor
Intervistë me Ardian Krastën
F. 3
A është optimiste rinia për të tashmen dhe për të ardhmen?
F. 2 - 4
Si e urojnë partitë njëra-tjetrën me rastin e Vitit të Ri