16/01/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 janar 1994

Festohet tre vjetori i PR

Ditën e mërkurë në mbrëmje, në një nga ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, Partia Republikane organizoi një pritje-koktej me rastin e 3-vjetorit të krijimit të saj. Krahas kryetarit të PR, Sabri Godo, nënkryetarit, Fatmir Mediu, sekretarit të përgjithshëm, Çerçiz Mingotaj, ishin të pranishëm edhe anëtarë të komitetit drejtues të PR, kryetarë të degëve të PR dhe punonjës të sektorëve të ndryshëm të kësaj partie. Gjithashtu ishin të pranishëm dhe enëkryetari i Kuvendit Popullor, Tommor Malasi, Kryetari i PD, Eduard Selami, kryetari i PSD, Skënder Gjinushi, ministrat e Qeverisë Meksi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Sali Këlmendi si dhe pjesëtarë të Trupit Diplomatik në Tiranë. Ishin të ftuar edhe mjaft gazetarë. Fjalën e përshëndetjes e mbajti kryetari i PR, Sabri Godo, i cili tha: “Ju falenderoj nga zemra që na nderuat me ardhjen në këtë pritje të thjeshtë. Më 10 janar Partia Republikane mbushi tre vjet, kohë e shkurtër në jetën e një partie, por e mbushur me ngjarje që ndryshuan Shqipërinë. Koha ka të fshehtat e saj. Duke menduar sot për të vjetët e kaluar, mund të thuash se këta kaluan sa të hapësh e të mbyllësh sytë, por (vijon në faqen 4) Foto: Muharrem Meka

Takim në selinë e PR

Pardje, në Selinë e PR, kryetari i saj, z. Sabri Godo, priti përfaqësues të shoqatës “Për zgjedhje të lira dhe kulturë demokratike”. Z. Sabri Godo u shpreh përfaqësuesve të Shoqatës konsideratën për punën e tyre cilësore në krijimin dhe konsolidimin e kulturës demokratike në Shqipëri, të cilën ende nuk po arrijmë dot ta bëjmë vetë ne. “Kontributi i juaj është i admirueshëm, iu shpreh kryetari i PR përfaqësuesve të Shoqatës ‘Për zgjedhje të lira dhe kulturë demokratike’ dhe ne jemi gati e shumë të interesuar për zgjerimin dhe thellimin e tij.” Përfaqësuesi i Shoqatës, pasi falenderoi për frymën e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit nga ana e organizmave qeveritare, politike dhe joqeveritare në Shqipëri, parashtroi një varg aktivitetesh që janë planifikuar për t’u kryer në të ardhmen e afërt. Kështu, gjatë muajit shkurt do të zhvillohet një seminar me pjesëmarrjen e disa deputetëve të parlamenteve evropiane (amerikane, irlandeze, hungareze dhe hollandeze), deputetëve shqiptarë dhe aktivistëve të Shoqatës “Për kulturë demokratike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri”. Sipas do të ketë si objekt thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dhe kontakteve midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve të tyre, për të rritur efikasitetin dhe përfaqësimin real të mendimeve dhe interesave të tyre në jetën politike pluraliste të tyre. Nga ana e tij kryetari i PR sugjeroi se do të ishte i vlefshëm edhe një seminar për problemet e pronës, privatizimit dhe iniciativës së lirë të qytetarëve, në kushtet e kalimit nga një shoqëri tejet e centralizuar në atë të ekonomisë së tregut. Të dy palët shprehën gatishmërinë dhe dëshirën për kontakte më të gjera midis Shoqatës dhe PR.

Çmim i artë, për karikaturistin Medi Belortaja

Në konkursin më të madh ndërkombëtar të karikaturës Në konkursin më të madh ndërkombëtar për karikaturën, që organizohet në Tokio të Japonisë, “Yomiuri Cartoon Contest” nga gazeta më e madhe “The Yomiuri Shimbun” karikaturisti ynë Medi Belortaja fitoi ÇMIMIN E ARTE (Free Event - Section). Për këtë çmim konkurruan karikaturistë nga 68 vende të botës (përfshirë Japoninë) me 10 430 punime të realizuara në teknika të ndryshme. Në numrin e ardhshëm do të botojmë një intervistë me M. Belortanë dhe disa nga punimet e tij më të spikatura. Korresp. i “Republikës” Punimi fitues

Vizita e Klintonit në Evropë ogur i mbarë për botën

Në Evropë e tensionuar, sapo çeli sy të vit, pati dy ngjarje të mëdha: për nga radha, Samitin e Brukselit dhe më pas atë të Moskës. Europa dëftoi kësi soj në eçkuilibër të brendshëm të saj duke vërtetuar kështu edhe një herë rolin parësor të Amerikës. Bill Klinton përgatitë kësaj vizite në Evropë akordi rezonant, ishte nënshkrimi i marrëveshjes tripalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë për shkatërrimin e arsenalit bërthamor të kësaj të fundit. Kështu, tanimë Amerikës dhe Evropës u duhet të përcolli një politikë që vinte pas një SOS-i gjeneral të lëshuar nga Europa, po kështu edhe nga Rusia. Ultranacionalizmi rus ndoshta kësaj here e zgjoi Evropën e përtejfutur, e cila deri më tash prej veprimeve që ka ndërmarrë, i ngjan një azili pleqsh. Samiti i Moskës ishte krejt ndryshe dhe krejt i ndryshëm nga ai i Vankuverit. Deklarata e Presidentit amerikan Klinton se “Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar të ardhmen e Evropës” dëshmon tashmë për një seriozitet të patolerueshëm nga ana e SHBA si e vetmja mundësi reale për ekuilibër. Dhe reaksioni pozitiv i parë i këtij… Sapo çel syte ky kësisoj një ç’ekuilibër rolin parësor të Amerikës. Bill Klinton përgjatë kësaj vizite në Evropë pozitiv i parë i këtij… mbajnë nën sqetulla, në mënyrë të pashlyeshme, Rusinë së bashku me Ukrainën për t’i shpëtuar këto nga ky kolaps ekonomik që ndodhen por me pasoja direkte në sferën politike. E megjithatë, prezenca e Klintonit në Evropë krijoi shpresa të reja, të cilat prestojnë që Evropa të shpëtojë kësaj skleroze që e ka përfshirë me pasoja vetëvrasëse. Natyrisht, duke folur për udhëtimin e Bill Klintonit, është e pamundur të mos përmendësh Medlen Ollbrajtin, ambasadoren e SHBA në OKB, si edhe të dërguarën speciale të Presidentit amerikan nëpër vendet e Evropës Lindore, e cila përcolli nëpër këto vende mesazhin e tij se “partneriteti për paqe mbetet rruga më optimale për t’u futur në NATO”. Qëllimi i vizitës së Ollbrajtit në Shqipëri, si “zëdhënëse” e Presidentit amerikan, ishte takimi me Presidentin Berisha. Arsyeja e këtij takimi ishte një angazhim bilateral. Nga ana e SHBA siguri dhe mbështetje, ndërsa Presidenti Berisha inkludimin shqiptar “partneritet për paqe” dhe përcaktimin si një fazë integrimi aktive nga ana e Shqipërisë për në Paktin e Atlantikut Verior. Dhe vërtet, në këtë kaos mishmash gati Biblik, e gjithë kjo jo i ngjan një fillimi inkurajues dhe shpresëdhënës. ELIDA BUÇPAPA

Transporti i udhëtarëve përpara një organizimi bashkëkohor

Organizimi i ri: Siguri dhe rregull për udhëtarët e shoferët Historia shqiptare e transportit rrugor publik të udhëtarëve me themel në pronën private nuk njeh periudha të gjata kohore, ndërkohë që legjislacioni i cungët i trashëguar prej pushtetit komunist - ç’do gjë e kishte mbështetur në pronën e shtetit. Edhe në dy-tre vitet e fundit, ndonëse ky transport u shtua me hapa të mëdha numerike në linjat ndërqytetëse, nuk krijoi ndonjë eksperiencë dhe ndonjë themel të shëndoshë për të shërbyer si pikënisje e një transporti bashkëkohor pikërisht për mungesën e legjislacioni. Pra sasia e madhe e autobusëve ku vepron vetëm ligji individual për secilin që kërkon vetëm linja të preferuara, që i nënshtrohet ligjit të më të fortit apo ndonjë rregulli të pashkruar, nuk siguron për udhëtarët asnjë lloj sigurie për udhëtimin apo një komfort minimal të domosdoshëm që e ka çdo lloj shërbimi publik. Pra çdo ditë e më shumë është bërë nevojë për një mbështetje ligjore, që është bazë e një organizimi dhe një rregulli të shkruar, ku konvergojnë të gjithë elementët e transportit rrugor publik të udhëtarëve, që nga shteti dhe pronari deri tek udhëtari e kontrollori. Meqenëse legjislacioni shqiptar i kohës së vjetër dhe të re nuk jepte asnjë dritë për hartimin e ndershëm të Këshillit të Ministrave Nr.7 datë 17.08.1993 “Për transportin rrugor publik të udhëtarëve dhe bagazheve”, u mbështetëm në ligjin gjerman të transportit, në sistemin e legjislacionit italian, si dhe në eksperiencën greke, turke e të ndonjë vendi tjetër duke dashur të ruajmë mundësitë dhe karakteristikat e pranverë tane të vegjël dhe pa shumë mundësi ekonomike. Kjo urdhëresë përfshin në spektrin e saj të gjitha llojet e transportit mbi rrugë që konsiderohen si transport publik, pra atë transport ku klienti paguan për përdorimin e mjetit: transporti qytetës, ndërqytetës, ndërkombëtar, turistik dhe taksi. Pra kemi të bëjmë me rregulla të domosdoshme për harmonizimin e plotë të interesave udhëtar-transportues që i zgjidh kjo urdhëresë. Pikërisht nga të drejtat dhe detyrimet reciproke të çiftit të mesipërm lindin të tera rregullat e organizimit të transportit publik. Dhe në qoftë se në këtë urdhëresë përcaktohen rregulla se si organizohet transporti qytetës, se si ndërtohet një linjë transporti ndërqytetës, se ky transport kërkon agjenci, udhëtimi bëhet me orar, se udhëtari duhet të presë biletë, se kjo biletë është një kontratë, se udhëtari i duhet siguruar udhëtimi deri në fund, se (vijon në faqen 4)

87% përballë 13%

“Bëni atë që ju nuk do t’u pëlqente t’ua bënin të tjerët” Kapitalizmi dhe demokracia në atë, janë të keqijat më të mira që ka provuar sot bota e zhvilluar nga kjo shkallë e vetëdijesimit dhe e integrimit aktual të botës së sotme. Vlen të theksohet se ato nuk janë ide dhe praktika fikse, të përcaktuara njëherë e mirë, por i japin mundësinë çdo individi që të përdorë inteligjencën e tij për veprime të drejta në favor të interesit privat ose grupeve shoqërore, brenda normave dhe ligjeve të caktuara, bazë e të cilave është thënia e Biblës: “Mos i bëj tjetrit atë që ti nuk do të pëlqente që ai ta bënte ndaj teje”. Iluzioni i krijuar për një shoqëri të vërtetë demokratike përbën edhe bazën e vërtetë që obligon çdo njeri të thjeshtë e aq më tepër intelektualin për të kontribuar me shpresë për të ardhmen, duke punuar dhe reflektuar drejt në punën e tij reale në të veçantën e tyre dhe në universalën. Kur dëgjon zotin Arbnori për atë çka realizoi Parlamenti, ngrin dhe hesht objektiv për aq sa ka arritur, duke pasur gjithmonë dëshirën që ajo që quhet “Përfaqësia më e lartë” e zgjedhur nga populli ta meritojë vlerën me punën e saj konkrete deri në mbarimin e mandatit. Duhet të ndalemi edhe njëherë tek problemi i pronësisë dhe i zgjidhjes së tij në qytet, por siç diomos (?), tek “Gëzoshesh” tek degjon preokupimin e tij për të diskutuar çdo lloj blerje u mbështetur në problemet sociale dhe dalin, cilat unë mendoj, se edhe ai vetë nuk mund të mendojë koshiente ndonjë tjetër ... [pjesë e paqartë] Politikisht preokupimi i tij i madh për problemet sociale len brenda PD për t’i hequr atë që ka merak të trumbetojë më të madhe PS - të mbrojtjes së interesave sociale të shtresave të paprivilegjuara. Gjuha e përbashkët e këtyre dy grupeve parlamentare për problemin e pronësisë tregon një përputhje të mendimeve për formën dhe rolin e superstrukturës së një shteti në ndërtimin e një shoqërie të kapitaliste, duke kultivuar tek njerëzit një varësi të përhershme të aktivitetit të tyre ekonomik nga shteti. Kjo bëhet shqetësuese kur në konferencën e fundit të shtypit socialist pretendojnë se PD dhe PS, si parti të mëdha e kanë gjetur gjuhën, por partitë e vogla duan t’i prishin. Në konfuzionin e sotëm dhe mungesën e profesionalizmit politik dhe të njohurive me bazë të shëndoshë të marrëdhënieve në këtë shoqëri kjo gjë është e pranueshme, por deri në fazën kur ato nuk kalojnë në një këkëfortësi pa vlerë dhe të dëmshme. Në qoftë se problemi i pronësisë në qytet paraqitet si një problem i zgjidhur u paraprish, nuk mund të pretendohet se ai është në rrugën e zgjidhjes praktike. Halkat burokratike shqyjnë komisionet e rikthimit të pronave në rreth, po pengojnë gjithnjë e më tepër rikthimin e tyre në atë në atë dhe të dëmshme. … të kthimit të pronave, duke lënë në këmbë edhe dhe fenomenin bashkëkohësor të “T’ysfshitit të ligjshëm”. Duhet domosdo të kujtohemi që nuk është ngritur akoma komisioni specialistëve të jurisprudencës dhe ekonomisë, vetëm duploje punën që mund të realizohet nga gjykata, e cila është i vetmi organ kompetent për njohjen e faktit të pronësisë. Për t’u përgëzuar është në sinqeritetin e tij z. Arbnori kur përgënjeshtron atë që ka thënë 1 vit e gjysmë më parë se Shqipëria ka qenë e Topit, kur ai thotë se ka pasur tokë - siç duket po të kesh dëshirë të shkëlqesh në të njëjtën të vërtetën konkludon si ai në intervistën e tij të fundit që Shqipëria ka pasur pak familje feudale me sipërfaqe toke 14 mijë ha përpara ’44-ës, se mbas saj janë më pak, dhe 87% e popullsisë ka qenë pronare. Duke u nisur nga fundi i fjalës së tij për të gjetur një konsensus social vlen të theksohet se me 87% të popullsisë ish-pronare ai e ka të zgjidhur këtë konflikt dhe me zemërgjerësinë e kryetarit të Parlamentit Shqiptar mund të propozojë në të 13% e popullsisë pa tokë të marrë nga toka shtetërore. Ndç njëherë njeriu ngarithërhetohet e pa dashje ose nga ndonje ide fikse ku thotë se kthimi i pronës do të shkrepungët me gjithë shtëpi njerëzit. Nuk di ndonjë ligj të tillë që nga ai i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” që z. Arbnori duhet ta dijë më mirë se unë si dhe nga projektili që ka paraqitur Partia Republikane, që presim të diskutohet me vullnet të lirë të deputetit pa folur të gjithë ç’do t’u thotë Partia dhe mundësisht me një pjesëmarrje të plotë e votim minimal. Ata që hartojnë ligjet duhet … [vijon në faqen 4]

Nga kronikat

Ditën e enjte dhe të premte e shënuara N e kryeqytetit nuk u gjend në asnjë nga rrugët dhe vendtakimet e saj të zakonshme. Vetëm ditën e shtunë në orën 10.00 u shfaq në karrat e Liqnit artificial, duke hequr zvarrë një trup të quditshëm njerëzor. “Dua të ndërtoj një ballist, tha ajo, por nuk po mundem. Lënda e parë është ky që kam në vete. Ka qenë njeri i rëndësishëm, i majtë. Kobët e fundit, ekstremist i djathtë, më i djathti se legalistët. Siç e shihni, ka trup të bukur ballist me vetëm që nuk ka në rrobat dhe biografinë. Më ndihmoni të gjej të paktën rrobat. Fjalët i ka vënë. Eshtë mjeshtër oratorie. Edhe ballistët simpatizantë të Amerikës transbëshin prej tij. Biografi do t’i shkruaj unë, ndërsa ai do ta bëjë deklarogun me 20 pika. Kur ta bëjë të plotë mund të dalë edhe komunist. Të nderuar lexues! Gazeta “KOHA JONE” ka kryer marrëdhënie orale (joseksuale) me Namik Hotin. Thuhet se gjatë këtyre marrëdhënieve Namiku nuk e ka hequr qafekun, fakt që dëshmon se marrëdhënia nuk është kryer me dhunë. Për këto lloj marrëdhëniesh e kishte marrë malli edhe shokun Fatos Nano, pasi marrëdhënia e fundit me “Koha Jonë” kishte qenë në shtator. Javën e ardhshme zp do të pranohen në NAVO, me të drejta të barabarta. Propozimin e ka bërë Greqia. Pas anëtarësimit, zp do të ngarkohen me kontrollin e anarkos me një Serbisë dhe ndërrmje - të testimin me Klintonit e zhirinovskit. Ditët e para të muajit shkurt, zhirinovski do t’i kërkojë “Dumas” lirimin e Fatos Nanos. KRONIKANI