03/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 shkurt 1994

Lirojini viktimat!

Mbrapa Frangajve dhe Lekajve janë ata që duan të varrosin Shqipërinë “Lironi shokët tanë! Mbroni demokracinë në Shqipëri! Lajm i kobshëm...Thirrje e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar të ngrihet në këmbë në mbrojtje të demokracisë shqiptare”, u ulërin historia e atyre që burgosën Frangajt dhe Lekajt. Në këmbë për të mbrojtur demokracinë e karrigeve të humbura! Demokracinë e Alisë e Nanos, të Cekës, Çupit e Imamit. Demokracinë e gazetave “ZP” dhe “Koha Jonë”. Në këmbë, pra, për të mbrojtur demokracinë e tyre. Sepse ata ja sollën Shqipërisë këtë demokraci. Kujtoni kontributin kriminal të Alisë. Kujtoni patologjinë e Cekës për karrige presidenciale, kujtoni delirín e Çupit, histerinë e Imamit. Kujtojini pra të gjitha këto dhe... Lironi viktimat. Duart e pista janë mbrapa tyre! Zotërinj të fisëm karrigjesh! Shqipëria ka një kolltuk presidenti dhe dhjetë karrige ministrash. Ku t’ju vërë juve, ku t’ju vërë? “Lironi shokët tanë”, - kjo thirrje hipokritësh, thirrje njerëzish të verbuar nga etja për pushtet nuk është për viktimat. Sepse ata vetë i burgosën këto viktima. Ju jeni gati të varrosni dhe të burgosni gjithë këtë popull, vetëm e vetëm për të fituar pushtet. “Luftë për jetë a vdekje”, - ulërin Imami dhe klani i tij gjthandej. Mund të vdesë kur të dojë zotëria Imami. Kurrkush s’do t’ia dijë për vdekjen e tij. S’do t’ia dijë sepse ky popull ka vendosur të jetojë. Zotërinjtë Nano, Imami, Ceka, Çupi & kompanii! Nuk fitohen pushteti me Frangajt e Lekajt. Nuk fitohet pushteti vetëm me gazeta dhe tryeza kafenesh. Mos i ktheni njerëzit në viktima! Mos i futni nëpër burgje! Mos u bëni gazi i botës! U mbushën 2 vjet që Frrok Çupi po lufton me mullinjtë e erës, dy vjet që e ka vendosur vetën në qendër të botës, duke u marrë me vetveten. Ka qindra net që sheh ëndrra të çuditshme sikur në çdo hap e ndjek pas Sali Berisha. Ka patologjik është bërë zotëria Çupi, saqë kur zgjohet, ëndrrat i duken të vërteta dhe i shkruan nëpër gazeta. Shkruan ëndrra, ndërsa Frangajt e Lekajt i vë të shkruajnë kundër Shqipërisë, kundër kombit. Janë të mençur Çupët... Ata janë gjithmonë mbrapa. Le të shfaqen si të zeza, le të shfaqen si të pista duart e Frangajve... Lirojini viktimat! Duart e zeza janë mbrapa... Ka kohë që mitomanët Ceka, Imami, shohin ëndrra presidentësh. (Vini re ç’patetë për t’u vetquajtur president). Verbëria e tyre për pushtet i zgjati duart deri në Beograd. Historia ka treguar se të gjithë ata që e kanë kërkuar pushtetin me ndihmën e të huajit, i ka mbuluar turpi. Kjo traditë s’mund të mbulohet duke nxjerrë në vijën e parë viktima të tipit Frangaj e Lekaj. Lirojini viktimat! Ata janë të pafajshëm. Mbrapa janë duart e zeza... Duart që duan të varrosin Shqipërinë. “Zëri i Popullit” mbështet gazetaret e gazetës “Koha Jonë”, - klith gazeta 50-vjeçare. Klithma nuk është për viktimat. Klithma është për pjellën e vet “Koha Jonë”. Lirojini viktimat! Ata janë të pafajshëm; Sepse nuk janë ata që e themeluan gazetën “Koha Jonë”. Nuk janë ata që e drejtojnë atë. Duart e zeza të themeluesve janë të tjera shqiptarë. Dhe jo vetëm shqiptarë. Gjashtë e këtyre duarve shtrihen edhe përtej kufirit. “Luftë për jetë a vdekje”, - deklaruan se fundi dy të zeza, duart e pista të atyre që kanë nxjerrë në skenë Shqipërinë... “Për jetë a vdekje...”?! Ky popull ka vendosur të jetojë zotërinj armiqës. Vdekja qoftë me ju që e ndillni atë. P. SKENDERI

Gjirokastër: Thyhet busti i Enver Hoxhës

A ishte i fundit? Kjo ndodhi më 30 janar 1994 në sallën e mbledhjes së PS të Bashkisë së qytetit, pak minuta para se të fillonte takimi i organizuar nga dega e PR me intelektualë dhe qytetarë gjirokastritë për çështjet e pronësisë. Busti prej allçie, me përmasa standarte, nga ai që përdorëshin në sallat e mbledhjeve të komiteteve të PP-së ishte vendosur pas kuin-tave të sallës. Maksi Aliko, shefi i administratës së godinës, pranishëm dhe mjaft i acaruar nga ngjarja, i pyetur për bustin sqaron: “unë nuk jam shefi i administratës, por i personelit, nuk di gjë unë për bustin. Dhe shton: ‘Këtu ta qenë salla e Komitetit Partisë së Punës, tani është bashkishë dhe PS, sepse socialistët e kanë fituar bashkinë këtu’. Fakt ky i njohur. Personi i parë që hyri në këtë ta dhe theu bustin ishte qytetari gjirokastrit I. Braçe. Disa javë më parë në një lajm të botuar në një gazetë shqiptare bëhej i ditur shqetësimi i disa prodhuesve të filmit për mungesë të bustëve të diktatorit dhe hidhej ideja për të prodhuar sërish disa prej tyre për t’i përdorur për xhirim. Rajmond Tufina

Numri i kioskave të ngritura në kryeqytet e kaloi shifrën 3000. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një anketë e organizuar nga Drejtoria e Higjienës dhe Epidemiologjisë në kryeqytet. Mënyrat dhe vendndodhja e kioskave në Tiranë nuk të ndihmojnë të kesh përfytyrim të qartë për kriteret e dhënies së lejeve. Fakt është se gjelbërimi dhe (jo vetëm gjelbërimi) po e pëson nga kioskamania. [Tekst në vizatimin shoqërues, pjesërisht i dallueshëm:] BANANE

Zhirinovski - Ky Rasputin i ri Rus

Nga një Rusi e gjithë në çakullibër, i vetmi sinjal i saj në Evropë mbetet prezenca e çakorduar e Zhirinovskit, i cili cirret dhe ulëret përpara mikrofonëve dhe kamerave shumë më zi se Hitleri në kohën e vet. Si vizitor i ish-Jugosllavisë dhe Jugosllavisë, diku i dëbuar si i padëshirueshëm, por në Beograd i pritur si prurësi i mesazhit të madh nga Rusia e Madhe. E thënë sa e turpshme aq përsëri e turpshme, sa tragjikomike aq tragjike, që këtij klouni-fantazmë, këtij Rasputini “modern” t’i krijohet ky publicitet përkrah dhe paralelisht me liderët kryesorë dhe VIP-et e kësaj Bote të lajthitur. Në Bosnje, Zhirinovski kreu një takim të etshëm dhe simbolik me serbin dhe kriminelin e luftës Arkan, (i cili është ndërlokë edhe deputet i Kosovës), dhe që të dy së bashku, si vëllezërit siamezë, u betuan për Serbinë dhe Rusinë e Madhe. Ndërsa bota e qytetëruar, duke ruajtur dhe mbrojtur parimet e saj të shenjta të lirisë së individit, lirisë së fjalës dhe qëndrimit së lirë, e quan të paligjshme t’ia ndërpresë apo presë fjalën apo “ekskursionin” të përndriturit, të cilin nuk mungon ta përcaktojë me cilësorë shumë të hidhur. Zhirinovski nuk është kurrsesi i çmendur. Ai po luan vetëm një rol, po bën vetëm një përmbushje interpretative të tij. Paraqitja e Zhirinovskit në Ballkan përkon njëkohësisht me vizitën e Kozirevit në Kinë dhe barakoseshisht me vizitën më të rëndësishme të kësaj jave që është ajo e Helmut Kohlit në SHBA, sepse ekuilibrin dhe cekuilibrin e saj bota e vendos apo ruajtur nëpërmjet aleancave dhe prishjes së tyre. Kancelari gjerman, pas dekorimit të ish-Presidentit Xhorxh Bush, për ndihmesë kryesore në rrëzimin e Murit të Berlinit, i kërkon Amerikës praninë dhe rolin epërsi dhe deçiziv të saj në këtë Evropë të një përmbushje interpretative të tij. A duhet të lëvizë Bota, ajo që shkruhet me B të madhe, ajo e qytetëruara, e super-qytetëruara, që përfshihet në të, e para Amerika dhe të tjerat që vijnë sipas rëndësisë pas saj? Padyshim! Duhet të ndërmerren, si thonë, një veprim imperativ, i ngjashëm me blicin e Irakut, që të ndale luftën në BH, sepse përgjegjata e llahtrashme e saj, i ngjan kohës së Ilgarisarit për një minë me sahat.

Tragjikia e departamenteve të së djathtës...

Ose: Të ngatërruarit e Shtetit me Politikat Është fakt se e Majta shqiptare po tregohet më unikale se e Djathta. Mbasi për hir të mentalitetit se komunistët nuk bëjnë dot pa Unitetin. Mbasi për faktin se Parlamenti ndaloi ekzistencën e një partie Komuniste në Shqipëri. E Majta (në kuptimin tradicional të komunistëve) tani pranohet të gjendet vetëm tek Partia Socialiste. Do të ishte e natyrshme që PD të mbështeste më shumë PSD, si përfaqësuese legjitime e së Majtës (evropiane) në Shqipëri. Orë edhe për hir të luftës së saj politike në truallin aktual, kur asaj i duhet të hyjë në Evropë si parti e djathtë e moderuar, e interesuar për stabilitet dhe tolerancë, aq e nevojshme për një shoqëri postdiktatoriale. Ajo që i vështirëson gjërat, është se fraksionet e së Djathtës në Shqipëri, të cilat kanë qenë më parë pjesë të PD apo skalione më të ulëta të saj, shkojnë dhe paragjykojnë pozicionin e tyre në raport me të Majtën Tradicionale (komuniste), ish-PPSH! Të jesh në Opozitë me PD (apo me triumviratin PD, PR, PSD) nuk është e njëjta gjë se me PS. Aq më shumë kur deklaron se për të keshmër (komuniste) “ne nuk shkuam nga PD”. Nëse ndaj PD do të intereson pozicioni i saj aktual (përpjekja për të mos e humbur elektoratin e gjërë, atë që voton me 22 mars për Antikomunizmin), kjo nuk është e njëjta gjë me bashkim, qoftë edhe formal, me kundërshtarin tënd të para 22 marsit! Rezervat për PD nuk mund të jenë të njëjta me atë të Opozitës së shumur nga përmbysja antikomuniste. Opinionet pikërisht këtu ndahen. Si e sheh PD dhe pikërisht e saj aktuale shtetërore? Në cilin kënd vëzhgohet praktika e saj? Nga e majta apo nga e djathta? Departamentet e saj të dikurshme do të provonin veten e tyre pikërisht në mënyrën se si e gjykon teorinë dhe praktikën (sidomos praktikën) e ish-komunistëve. Se si mund të shihesh ndryshe kur deri dje shprehesh ashpër, pak papajtueshëm, kundër PPSH! ... [vijon:] nesërmen e afërt, nëse nuk bëhen hapa reale kundër mentalitetit komunist të marrjes së pushtetit dhe mbajtjes së tij demokratikisht. Tragjikia e departamenteve të ndryshme të së djathtës shqiptare aty nis: E lidhin fillimin, vazhdimin apo finalizimin e luftës kundër komunizmit me pushtetin. Kur pikërisht aty është vetëm fillimi. Shteti është shtet. Ai ka punët e tij, atëherë, dhe ataqtaja. Të dukshme dhe të padukshme, të pastra apo sadopak të dyshimta. Ai ka ligjin, por edhe organet e tij të dhunës. Asnjëherë prej këtyre pjesëve nuk mund t’ia cenosh, as mund t’ia reduktosh. Ai ka edhe politikën e tij, që zakonisht përcaktohet nga institucionet e tij përkatëse, siç është Parlamenti. Por politikën e shtetit nuk ka përse nga ngatërrohen me politikën e një partie, as edhe kur kjo përben shumicën, apo me politikan e një koalicioni të tërë, ashtu siç është ai. Është fare e natyrshme të jesh opozitar i një partie apo edhe koalicion partie, por nuk ka si të jesh kundër shtetit, kundër të gjitha hallkave të tij. Mbi të gjitha rezerva për politikat e ditës, për ndryshimi i saj vjen nëpërmjet ligjit, jo nëpërmjet shkeljes së tij dhe të shtetit të ligjeve. FARUK MYRTA

Në këtë numër:

Një vlerësim i treguesve të Europës së ardhshme t.2 OKB - ja pret të sulmohet nga Serbia f.4 Iljaz Pashë Dibra, kryetar dhe udhëheqës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit f.3 A ka ekzistuar brigada e XXX? f.2

Deklaratë e Këshillit Kombëtar të Shoqatës së të Verbërve

Më shumë kujdes ndaj të verbërve Në një deklaratë të Këshillit Kombëtar të Shoqatës së të Verbërve, drejtuar Qeverisë, Parlamentit dhe Presidentit të Republikës, vihet theksi tek plotësimi i disa kërkesave kryesore për të verbërit si: sigurimin e minimumit jetik të ekzistencës të të gjithë personave të paaftë për ta siguruar atë me punën e tyre, për shkak të mungesës së shikimit; trajtimin me pension, si rastet të veçanta, të atyre të verbërve që humbën punën për shkak të reformës nga viti 1991 e këtej, sigurimin e kujdesit mjekësor të të verbërve nëpërmjet një programi special të udhëhequr nga qeveria, si dhe përkrahjen ekonomike dhe financiare të shoqatës që ajo të funksionojë normalisht. Në deklaratë shprehet besimi se qeveria do të veprojë në kohë për të plotësuar të paktën kërkesat minimale për këtë kategori njerëzish. ATSH

Nga kronikat

E çmendura N këtë ditë është parë pranë Burgut të Tiranës. Thonë se ajo ka kërkuar të takojë z. Fatos Nano. “Dua t’i tregoj se Komuniteti Evropian ka dhënë kredi falas që Shqipëria të investojë për sofistikimin e burgjeve, thërmisë ajo. Këtë e ka deklaruar edhe i ndjeri Zhirinovski gjatë vizitës së tij historike në Serbi. Por siçdoftë Zhirinovski nuk është aq i çmendur sa të pranojë të shkruhet në listën e deputetëve të Partisë Socialiste që është përgatitur për zgjedhjet e tyre të parakohshme. Në këtë listë, e cila u është shpërndarë aktivistëve vullnetarë, për t’u diskutuar në popull, janë të njohur emrat ish-deputetëve të PPSH, zotërinjve Hysen Fasko, Bardhyl Godole, Sotir Daullati, Lufi Kikon, por është hequr emri i Dr. Tëroit Agolli, sepse ky është i vetmi deputet i PS që ka votuar për rikthimin e pronave. Tërë këta gjëra janë bërë që PS të bëhet parti evropiane dhe t’i zërë vendin PSD në Internacionalen Socialiste. Asnjë eurosocialist nuk figuron në këto lista deputetësh. Me besoni mua, një ditë më takoi Namik Hoti në rrugë dhe ma shtërngoi fort dorën, sikur të ishte 20 vjeç. Më propozoi. Më propozoi të më dërgonte në Beograd, por unë nuk pranova. Jo se jam kundër bisedimeve me serbët, po u bëri si këmbët e dhisë. Ka llunar të dyshojë Serbia sellë seriozitetin e delegacioneve shqiptare! Edhe Fatos Nano ka filluar të dyshojë tek shokët e Komitetit Drejtues të PS. Ai i ka thënë në intimitet një burguahu tjetër se Sabit Broka dhe Bashkim Zeneli bëjnë sikur duan ta nxjerrin Fatosin nga burgu, por duke betuar për të, po e lënë brenda! Ata duan të më zënë vendin, ka thënë Fatos Nano. Prite kur ndonjë ditë do propozojnë të mbetem kryetar vetëm i PS, vetëm me këta që më kanë në burg! Edhe listën e deputetëve të ardhshëm pa e mbushin me klanin e tyre. Kryetarja ratë (e dëmtuar) për selinë e PS, gjatë kësaj jave do të jetë Fatmir Kumbaro... KRONIKANI