06/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 shkurt 1994

Letër e hapur zotit Preç Zogaj

A do të jetë anëtare e shoqatës që ju drejtoni e përndershmja “Koha Jonë”? Besoj se, pavarësisht nga angazhimet dhe synimet e ndryshme politike, që kemi, së paku pres të mirëkuptohemi për një problem që nuk lidhet drejtpërdrejt me politikat, e drejtpërdrejt apo partive të shumta që na rrethojnë. Për ta bërë konkret problemin, më lejo të lutem të kujtoj një deklaratë tuajën, në takimin që bëmë para pak kohësh me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri. Në mos gaboj në atë takim, tepër miqësor, ju deklaruat me entuziazëm se: „…pas disa ditësh, do të mblidhni shoqatën në një seminar të rëndësishëm, ku do të punoni KODIN E ETIKES SE GAZETARIT. Pasi të njiheshin gazetarët me këtë kod, do të merrnit në vendim të rëndësishëm. Çdo gazetar që do të shkelte qoftë edhe një pikë të këtij kodi, do të përjashtohej nga shoqata pa as më të voglin hezitim. Dua t’ju them i nderuar koleg se ideja e juaj ishte vërtetë e shkëlqyer dhe kthej të admírohej. Pas realizimit të saj, shoqata juaj, jo vetëm që do të fitonte vlera të mëtejshme profesionale, por mbi të gjitha ju do t’i bënit një shërbim të jashtëzakonshëm shtypit shqiptar në përgjithësi. Do ta nxirrnit këtë shtyp, nëse shprehem qartë, sa hap e mbyll sytë, ashtu siç ndodh rëndom nëpër margjina e përralla, nga gjendja e mjerueshme ku ka rënë. Dhe të shmangësh sot nga gazetat dizinformimin, mllefin, sharjet, fyerjet, amoralitetin, intrigën, pabesinë, deri edhe prostitucionin gazetaresk, padyshim që do t’i bënit këtij vendi një shërbim të paçmuar, që nuk do ta harrojë lehtë. I nderuari koleg! Kanë kaluar shumë ditë nga deklarimi i idesë tuaj, dhe ju me siguri që e keni punuar atë KODIN E ETIKES. Nëse nuk do të më keqkuptonit, tepër miqësisht, dëshiroj t’ju bëj këtë pyetje: Pas njohjes me KODIN, a vazhdon të jetë anëtare e shoqatës që ju drejtoni gazeta “Koha Jonë”? Në pamje të parë pyetja ime duket e ashpër dhe duket sikur e shkel me të dyja këmbët atë KODIN e famshëm të etikës së gazetarit. Më ndjeni i nderuar koleg, por ja që gazeta e shoqatës tuaj “Koha Jonë”, e detyron të bësh vetëm këtë lloj pyetje. Le të përpiqemi të shpjegohemi konkretisht. Besoj se i keni lexuar dhe shkrime të kësaj gazete, të lajmëruar me germa kapitale në faqen e parë. Njëri prej tyre titullohet ‘Një i ri shqiptar kryen marrëdhënie seksuale orale me një plakë 60 vjeçare’ dhe tjetri ‘Një 17 vjeçare nuk pranohet në bordello e Athinës, sepse i mungonte njëri gji’. Nuk di se si jeni ndjerë kur i keni lexuar këto dy shkrime, nuk di sa jeni tronditur, por unë dua t’ju siguroj se kam ndjerë një keqardhje të madhe. Dua t’ju them se kjo nuk është vetëm turpshme. Të jesh maniak i patologjik deri në këtë pikë do të thotë të jesh më tepër se i poshtër. Tensionet e ndryshme në këtyre tri viteve të fundit, i kanë dhënë fytyrën edhe shtypit sot. Ky shtyp është ndezur dhe vërbuar keqas. Siç jeni në dijeni është bërë fenomen i ditës disinformimi, mllefi, fyrja e gjëra të tjera, dhe pse ky fenomen duket si i pashmangshëm, unë gjithmonë kam besuar që do të vijë një ditë që edhe shtypi do të kthehet. Këtë e them sepse kam besuar të gazetarët shqiptarë, të aftësitë e tyre, pse jo edhe tek aftësitë tuaja si publicist i zoti. Por kur kam parë prostitucionin e gazetës “Koha Jonë”, jam tronditur e kam ndjerë veten të fyer e poshtëruar. Nuk besoj që ju të jeni ndjerë ndryshe. Bordello do të hapen edhe në Shqipëri, i nderuar koleg, por të vraposh t’i hapësh ato nëpër gazeta që quhen serioze, është poshtërsí. Por mbi të gjitha është kriminale të postosh të afërmin tënd, njeriun tënd. Dikur, gazetarët që sot bëjnë pjesë në shoqatën tuaj, janë shprehur me cinizëm për gazetat e “ish-kamarierit Haxhi Isufi”. Dua t’ju siguroj dashur Preç, se ky Haxhiu, ish kamarier, nuk e ka paraqitur asnjëherë në gazetat që bën, femrën shqiptare me gjysmë gjiri, aq sa ta flakin dhe posthsojnë bordellot e Athinës. Ky Haxhiu, ish kamarier, nuk ka shkruar asnjëherë për gazeta për marrëdhënie seksuale orale me dhunë. Këto gjëra i bën publike vetëm gazeta e shoqatës tuaj “Koha Jonë”, ose siç dëgjojmë të thuhet “gazeta e vetme independente në Shqipëri”. I nderuari koleg! Nuk di deri ku keni shkuar me atë kodin e etikës së gazetarit? Di të them se po të zbatohet vërtet ai, ashtu siç kishit ndërmend ju, atëherë shtypi shqiptar do të shpëtojë përfundimisht. Në fund edhe një herë kini mirësi të më lejoni t’ju pyes: Pas punimit të këtij kodi a do ta mbani në shoqatën tuaj bordellon “Koha jonë”? Pamvarësisht nga angazhimet e ndryshme politike, nuk ma merr mendja që në këtë pikë të mbetemi pa u mirëkuptuar. Miqësisht YLLI RAKIPI

Kosova, aspekt i rëndësishëm i krizës ballkanike

Berisha takohet me ndërmjetësuesit për paqen “Zgjidhja aktuale e propozuar për të ndërruar fund konfliktit boshnjak duhej të zëvendësohej me një tjetër, e cila të mos e shpërblejë agresorin”, citohet të ketë thënë Presidenti Berisha nga zyra e tij e shtypit, gjatë takimit që ai zhvilloi ditën e premte në Tiranë me ndërmjetësit e Komunitetit Evropian dhe të OKB-së David Owen dhe Thorvalt Shtoltenberg. Pasi paragjykimin e vendit të tij, Presidenti Berisha insistoi që situata në Kosovë të konsiderohet si një aspekt “shumë i rëndësishëm i krizës ballkanike”, duke theksuar veçanërisht se dialogu ndërmjet Beogradit dhe “përfaqësuesve legjitimë” të Kosovës me ndërmjetësimin e një pale të tretë, duhet të jetë një synim i Komunitetit Evropian, duke e cilësuar atë si një modus vivendi për Kosovën. Foto: Armand Babani

Le të pendohemi

Le të pendohemi të gjithë së bashku sikur të këndonim në kor një TE DEUM. të gjithë së bashku sikur të këndonim në kor një TE DEUM. Le ta quajmë veten të gjithë të fajshëm dhe pastaj le të pendohemi. Ta quajmë veten të fajshëm edhe kur përgjegjësia askurrë nuk ra mbi ne, sepse nëse do ta ndërrojmë veten vetëm lart, duke u ngjitur nëpër shkallë, ne do të sigurojmë kështu vetëm abisin e humbëtirës. Prandaj, le të pendohemi, sepse jemi aq pak dhe e njohim njëri-tjetrin emër për emër. Ia dimë njëri-tjetrit prapësitë dhe pabesitë emër për emër, edhe të asaj pale që ska prapësuar kurrë, por emër për emër, edhe të asaj pale që ska përkulur ska përkulur ska përkulur ska përkulur kurrë. Kokeulur, kërkova të ndësh në njohur të pikëlluar që janë

SHBA për politikë preventive ndaj Kosovës

Presidenti amerikan Klinton, gjatë takimit që zhvilloi në hotelin “Hilton” të Washingtonit me Presidentin e Republikës së Kosovës Ibrahim Rugovën, ritheksoi edhe një herë angazhimin e SHBA-së për një politikë preventive ndaj Kosovës.

Shqiptarët para regjistrimit në Maqedoni

Kur bëhet fjalë për çështjen kombëtare dhe problemet që lidhen me zgjedhjen e saj, do të ishte gabim të mbeteshim brenda caqet të zgjedhjes së problemit të shqiptarëve të Kosovës, që padyshim është më i rëndësishmi dhe më delikati për shumë arsye. Ku më shumë e ku më pak, shqiptarët, që jetojnë në një numër të konsiderueshëm në vendet kufizuese të Shqipërisë, ballafaqohen me probleme të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me statusin e tyre në këto vende. Pavarësisht nga dallimet dhe specifikat e ndryshme të popullsisë shqiptare në vendet e ndryshme, kur është fjala për zgjedhjen e problemit shqiptar, duke qenë se, në njëfarë mënyre, ekzistojnë ndikime të ndërsjella, diktohet nevoja e ndërtimit të një strategjie globale përsa i përket problemit në fjalë. Shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe dalja në skenë si shtet i pavarur i ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, ka nxjerrë në rendin e ditës disa probleme shumë të mprehta në lidhje me statusin e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Problemet në fjalë janë të lidhura, ose më mirë janë ndërtim i raportit numër të popullsisë shqiptare dhe popullsive të tjera, të cilat jetojnë në republikën e vogël prej rreth dy milionë banorësh. Deri më sot kërkesave të drejta të shqiptarëve, të cilët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë aty, qeveritarët e Shkupit u janë përgjigjur duke luajtur kartën e trishtimit të tyre, si pakicë kombëtare. Një taktikë e tillë, që më tepër është një atavizëm i ish-Jugosllavisë federative, ku përballë numrit relativisht të madh të mozaikut të kombeve të

GJIROKASTRA: Qyteti më i pjerrët

Reportazh Gjirokastra - 40 000 banorë. Qyteti me përqindjen më të lartë të investimeve në Republikë. - 960 $/banorë. Pas saj radhitet kryeqyteti i vendit me 460 $/banorë dhe në fund rrethet e Veriut me 0 $/banorë. “Jetojmë shumë më mirë dhe nuk krahasohemi me të kaluarën”, thotë F. SH, 35 vjeçar, i papunë. Një gjendje e tillë ekonomike diktohet më tepër emigracionit të (pa)ligjshëm në Greqi sesa vijimit të punës në ato pak ndërmarrje prodhuese. Janë tetë shoqëri greke që kanë filluar aktivitetin në Gjirokastër me një kapital afro 21 milionë $. Pas zgjedhjeve lokale më 26 korrik, Bashkinë e fituan socialistët, ndërsa këshillin e rrethit PBDNJ, ose më saktë minoritetet që përbëjnë afro 20 % të popullsisë në rreth. “A janë të diskriminuar minoritarët grekë? diskriminuar jam unë, që çdo zyrë që të trokas gjej vetëm grekë. Dhe kuptohet, ata grekë, që janë të shumtë në numër”, thotë Flamur, njëri i që nuk ka mundur të marrë vizë në konsullatën greke të ngritur kohët e fundit në Gjirokastër, pasi nuk ka emër të përshtatshëm. Flamuri nuk fajëson njëri për gjendjen e tij. “E kemi fajin vetë, shkuam e votuam për pesë pare roba për partinë e grekut (Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, shën. im). Po radhën tjetër nuk e ha njeri më atë kokër ulliri. Jo roba e pako, por edhe vizë njëvjeçare po të më japin nuk votoj për grekët”. “Nëse flitet për shkombëtarizim, ky fillon në Gjirokastër”, ngrë zërin lart Mehmet Topulli në sallën e bashkisë së qytetit, në një takim të organizuar nga dega e Partisë Republikane për problemet e Pronësisë. “Tokën po e merr greku, por nuk shkon me kaq kjo punë”. Tokës së ndarë sipas Ligjit 7501 tani po i duken gjembat. Problemi ndërlikohet në zonat ku firmat greke kërkojnë të bëjnë investime. Në tokat e marra për punime bujqësore gjendja duket më e qetë. Pronarët shqiptarë janë të bindur se shpejt a vonë tokën do ta marrin. “Toka aty është nuk lëviz. Le ta punojmë e ta mbjellim”. Më e ndërlikuar paraqitet gjendja në qytet. Kërkesat e shumta për ndërtime trojesh ndeshin në rezistencën e pronarëve. Edhe aty ku zgjidhet problemi i ndërtimit është dhe firma e pronarit. Fenomeni ky i përhapur në të gjithë vendin kohët e fundit. Edhe një pjesë e minoritarëve kërkojnë rregullimin një herë e mirë të problemit të pronësisë mbi tokën për ta ndjerë veten të sigurtë për të nesërmen. Të fuqizuar ekonomikisht nga puna në Greqi, ata preferojnë të blejnë tokën “një orë e më parë” nga pronari i “vjetër”. Një gjë e tillë arrihet vetëm me daljen e ligjit për shitblerjen e tokës. Por pronarët shqiptarë kërkojnë për ngjarje të padeshkrueshme nëse një ligj i tillë del pa njohur pronat e etërve të tyre. Pronarët në qytet problem më të madh duket se e kanë me pronën e tyre, të cilën ua njeh Ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave, i miratuar në Parlament në maj të ’93-it, por nuk e “njohin” hallkat ndërtimore. Dokumentet për njohjen e pronësisë mbi trojet gjirokastritët i marrin më lehtë në Tiranë. “Këtu burokratët sillen sikur do na falin pronat e tyre”, thotë një i moshuar. Kur është puna për pronën, i kam bërë “një partiçe”, thotë i moshuari kur një i ngacmon me epitetin “anëtar i PS”. Gjendja ekonomike është në nivele të kënaqshme edhe në fshatrat e Gjirokastrës. “Gyna të qeramh, jemi shumë më mirë, pas oshkush nuk kujdeset për ne. Veriu jeton më mirë”, thotë Balo Basha nga Lazarati i Gjirokastrës. Kur i shpiegojnë se në Veri ka familje që kanë në Balo Basha nga Lazarati i Gjirokastrës. “Gjirokastra - Qyteti me i pjerrët”. në punime bujqësore gjendja duket më e qetë. ka familje që kanë në Ato që shteti shqiptar të shpërndajë shqiptarët”, thotë K.T. Çështja e pronësisë po diskutohet tani në gjithë vendin, por në zona të tilla si Gjirokastra problemi bëhet i mprehtë. Vetëgjyqësia këtu për çështjen e pronësisë është më pak e pranishme, por “nervozizmi që shfaqin njerëzit sot në këtë sallë (është fjala për mbledhjen e organizuar nga dega e PR-së rreth për problemet e pronësisë) është shenjë e lodhjes. Kemi kohë që presim të ndryshohet kjo gjendje”, përfundon një i pranishëm në sallë. Për nga vendosja arkitektonike Gjirokastra ka marrë nofkën “qyteti më i pjerrët”. Nuk ka asnjë rrezik historik. Vetëm se kohët e fundit përcaktimi “qyteti i pjerrët” po përdoret gjithnjë e më shpesh.

Nga kronikat

Dua të bisedoj me anëtarin e regjencës së Ramiz Alisë, Kiço Blushin. Dua të qaj me të gji më gjallët e këtij populli, hallet për zgjedhjet e vjeshtës, tha e çmendura Ne të Tiranës ditën e premte përpara një grupbulli të madh njerëzish, të shkallët e Muzeut Historik Kombëtar. Pas këtyre fjalëve e ndjekur nga një turmë jo e vogël (në rast të saj), ajo beri ecejake të shumta në ish-bulevardin “Stalin”, pastaj u nis drejt krodave të liqenit artificial. Të shtunën në orën 12.00 ajo hipi në shkallët e xhamisë së qendrës së kryeqytetit dhe mbajti këtë fjalim. “Sot po ndodhën gjëra të çuditshme, që i ziu njeri e ka të vështirë t’i kuptojë. Vëzhgueshmëria me rëndësishme në zgjedhjet e Arkanit në Kosovë ishte gazetari Martin Leka. Burime pranë ngjarjes informojnë se nëse ai nuk do të ishte i pranishëm Arkani nuk i rrezikoi mandat deputeti. Mendohet që E-tros Butros Gali të japë dorëheqjen dhe në vend të tij të emërohet Arben Arben Imami. A e dini se cili është njeriu që dëshiron më shumë se të gjithë dënimin e Fatos Nanos. Ka zëra që thonë se është Namiku, i Hoti por, Dokla. Kjo nuk mund të jetë e vërtetë sepse Namikët janë të lindur për kryetarë. Në Greqi u arrestua një deputet i minoritetit turk, ndërsa në Shqipëri pritet që deputetët e minoritetit grek të arrestojnë kryesinë e Parlamentit. Në zgjedhjet e vjeshtës të gjithë të çmendurit do votojnë për partitë AD duke i çuar shifrat e kësaj partie në 0.81%. Luan Hajdar aga do të jetë kryetar dezhurni PS për javën e ardhshme.

Foto: Armand Babani

Në këtë numër:

Zhvillimi i TELEKOM-it e afron Shqipërinë në qytetërimin botëror f. 2 “Me të vërtetë jetokam në akuarium?!” f. 3 Iljaz Pashë Dibra kryetar dhe udhëheqës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit f. 3 Përgjigje e Fatmir Zanajt f. 2

Cilët janë më… Shqiptarët para regjistrimit në Maqedoni

Cilët janë më… Shqiptarët para regjistrimit në Maqedoni

Rugova takon Klintonin

Cilët janë më të shumtë në numër në Maqedoni: bullgarët, shqiptarët, serbët, grekët, vllehët, romët?