13/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 shkurt 1994

PR mbron konceptin e Pronës

Mbas diskutimit në gjuhë vendin të projektligjit “Për kthimin e pronës mbi tokat bujqësore” Dr. ÇERÇIZ MINGOMATAJ Sekretar i përgjithshëm i PR Partia Republikane i paraqiti Parlamentit një Projektligji “Për kthimin e pronës mbi tokat bujqësore” dhe, derisa ky ligj të dalë para parlamentit, PR me një fushatë të organizuar, u përpoq që këtij ligji t’i prezantojë opinionit të gjerë. Ku do të shkojnë fshatarët pa pronë nëse kthehen nga gjallëria dhe bëhen? Numri i popullsisë është shtuar shumë dhe ku do të ushqehet fshatarësia e trefishuar nëse mbetet pa prona? Kurse pronarët e vjetër, në çfarë do të bëhet nëse nuk aprovohet ligji nga Parlamenti? Ku është kuptimi i këtij ligji kur shanset janë që ky parlament nuk do ta votojë pro? Pra, PR mbron edhe pronarët “e vjetër” edhe pronarët “e rinj” edhe ata të “ardhshëm”. Shkurt, Partia Republikane mbron konceptin e pronës. Dhe kjo s’ka fare të bëjë me atë që “PR është për për pronën sepse është parti e djathtë”. Partia Republikane mbron një prej të drejtave dhe lirive themelore të njeriut: të drejtën mbi pacënueshmërinë e pronës. Të drejtat e njeriut janë specialiteti i “partive të majta” dhe mbrojtja e syve para këtij fakti nga këto parti, duke e menjuar të drejtën e pronës nga korpusi i të drejtave themelore të njeriut i çon këto parti në ... komunizëm. Me këtë ligj është e qartë se çfarë fitojnë “pronarët e vjetër”. Ata fitojnë pronën e tyre legjitime. Vetëm atë pronë që në një periudhë të shtetit shqiptar ishte legjitime dhe e shenjtë. Atë pronë që u mor në një periudhë kur mbizotëronte logjika dhe diktatura. Tani Shqipëria është një shtet ligjor dhe që nga 28 nëntor feston 80, 81, 82 vjetorin. Dhe nëse pranohet ky kontinuitet 80 vjeçar, pse të vihet në dyshim legjitimiteti i pronës që ishte e pacënueshme në periudhën ligjore të këtij 80 vjeçari? Çfarë fitojnë me këtë ligj ata që nuk kanë qenë pronarë? Me kthimin e pronave ish-pronarëve stimulohet pikërisht të papronarit, pronarët e ardhshëm me djetësën e tyre. Me kthimin e pronës pronarit të ligjshëm i propozon të sigurohet se ai, me të krijuar njëherë pronë, ajo do të jetë e pacënueshme. Të bërit pronar duke ia marrë pronën njërit dhe duke ia dhënë tjetrit, nuk është kurrfarë pronarllëku. Atë tokë që fali shteti sot, ka të drejtë të ta marrë nesër. Prona shtetërore është produkt i djersës dhe gjakut kolektiv dhe atë Parlamentin ka të drejtë t’ua ndajë të papronëve. Prona private nuk guxon të cënohet nga askush, as nga Parlamenti. Çfarë kuptimi ka ligji i paraqitur në Parlament nëse ai nuk aprovohet? Partia Republikane është parti politike, e afërtë te projektligje tij, t’i prezantojë ato, t’i arsyetojë si ligje demokratike dhe kur ta ketë edhe fuqinë, do t’i bëjë plotësisht me ato ligje. Një parti politike konstruktive demonstron politikën e vet, duke mos pasur shume në parlament dhe nuk bën t’përshkruan ato politike me frazën “sikur të ishim në pushtet...”

Kërkohet burgosja e Rugovës

Në një konferencë shtypi për gazetarët, këtë radhë të Partisë së Unitett Serb për Kosovën, organet zyrtare të pushtetit u dërgohet kërkese, siç thuhet, për burgosjen urgjente të udhëheqësit të LDK-së, dr. Ibrahim Rugovës. Nënkryetari i kësaj partie, Borislav Pelević, këtë kërkesë e ka mbështetur në faktin se, siç thotë ai, organizata e Rugovës nuk është kurrfarë parti politike, por organizatë terroriste armiqësore, e cila sipas tij, godet integritetin dhe sovranitetin e këtij shteti. Sipas zotit Pelević ky është akt armiqësor, të cilin nuk do ta toleronte asnjë shtet tjetër në botë, ndaj dhe Partia e Unitettit Serb, pohoi ai, urgjentisht kërkon burgosjen e Rugovës me bashkëpunëtorët. Marrë nga BBC

Bisedimet për Bosnjën përqëndrohen te hartat për ministrat

Fraksionet ndërluftuese boshnjake, duke lënë mënjanë kërkesën rreth Sarajevës, rifilluan përpjekjen e gjatë për një marrëveshje për krijimin e tre ministetheve për serbët, kroatët dhe myslimanët. Ndërmjetësi Lordi Owen u deklaroi gazetarëve para një raundi të ri të bisedimeve midis tre komuniteteve se nëse mund të zgjidhet problemi i 15 zonave të diskutueshme që myslimanët dëshirojnë t’i përfshijnë në republikën e tyre, atëherë një fund i luftës 22 mujore është pranë. “Ky është elementi i fundit për të cilin mund të diskutohet atje ku ka një mosmarrëveshje. Nëse ne mund ta zgjidhim këtë, ne mund të arrijmë një zgjidhje të gjithanshme”, theksoi ai. Sipas ATSH-së

Hungaria arreston përgjegjësit që kanë shtypur revoltën e vitit 1956

Autoritetet arrestuan katër ish-oficerë të sigurimit, ndërkohë që Hungaria po bën përpjekje për të nxjerrë para gjyqit ata që ndihmuan në shtypjen e revoltës tenkake të së sundimit komunist në vitit 1956. Kjo bëri që numri i personave të arrestuar për këtë qëllim të arrijë në nëntë. Ministria e Drejtësisë ka vlerësuar se pjesësi të pasqame të armatosura kanë vrarë rreth 1.000 demonstrues të paarmatosur gjatë revoltës. Historianët vlerësojnë se dhjetëra mijëra vetë mund të jenë vrarë gjatë një kryengritjeje të tillë, por deklarojnë se është e pamundur të përcaktohet një numër ekzakt i të vrarëve. ATSH

Me çdo kusht ardhje në pushtet

Për PS - në e rëndësishme është vetëm një gjë: Gavrosh LEVONJA Duke dëgjuar ato, çka u folën në Konferencën e 2-të Kombëtare të PS, duke gjykuar mbi alternativat e paraqitura aty lidhur me gjallërimin e situatës ekonomike, në pamje të parë nuk mund të mos vësh re njerëz ndryshimi përsa i përket vijës politike, që pretendojnë të ndjekë kjo parti. Dika e re ishte për jetën e kësaj partie edhe mendimet e ndryshme të shfaqura nga folës të ndryshëm, që në ndonjë rast binin edhe në kundërshtim me njëri-tjetrin. Kjo, në radhë të parë, është pasojë e presionit të vazhdueshëm të frymës së demokracisë dhe zhvillimit të pandalshëm e të vrullshëm të proceseve demokratike, të cilat po dominojnë çdo aspekt të jetës në vendin tonë. Përpjekja e PS për t’u paraqitur në jetën politike shqiptare me një fizionomi të re diktohet edhe nga dëshira e saj për të ardhur sa më shpejt në pushtet. Në këtë aspekt, lufta politike nuk mund të vazhdohet me format e vjetra, tradicionalë të periudhës së monizmit që kjo parti trashëgoi nga PP-ja. Udhëheqja e PS duhet se e ka kuptuar se, të vazhdosh të ndjekësh në mënyrë politike me stilin dhe format e paraardhëses së saj është një njesoj si të luftosh me ushtë dhe qomagë në epokën moderne. Në Konferencën e PS-së, lajtmotivi kryesor ishte “zgjidhja e re politike në funksion të një zgjidhjeje ekonomike për të dalë nga gjendja e vështirë ku ndodhemi dhe që do të mundësonte realizimin e reformës”. Ç’paraqet në të vërtetë kjo “zgjidhje e re politiko-ekonomike” e hedhur në Konferencën e 2-të Kombëtare të PS? Duke u nisur nga rrethanat e sotme në vend dhe nga eksperienca e vendeve lindore, ku janë kthyer në pushtet ish-komunistët e djeshëm, kjo zgjidhje përfaqësohet nga një grupim masash që karakteri social, në përpjekje për të “mbrojtur” ato shtresa të popullsisë, që janë prekur nga reforma. Për këtë, u përdor termi “ekonomi sociale e tregut”, që e gjejmë edhe në ndonjë vend tjetër të Lindjes, duke përfshirë dhe Kinën e Ten Hsiao Pinit. Duke përmendur kërkesën e gjithnjë e më të madhe të shtresave gjithnjë e më të gjera të shoqërisë sonë, raporti i zotit Pellumbi i mbajtur në Konferencë, vë në dukje se “20% e familjeve qytetare janë nën vlerë të plotë”. Përkësht, ky fakt ka bërë që PS t’i kushtojë vëmendje më shumë se çdo force tjetër politike, shqetësimeve njerëzore, dimencionit social të ekonomisë së tregut. Në kushtet e sotme, në të cilat ndodhet ekonomia, rrugët për sigurimin e mbrojtjes sociale janë pak a shumë këto: hapja e vendeve të reja të punës, ose mbajtja në gjendje pune e ndërmarrjeve të shumta anti-ekonomike të ndërtuara gjatë kohës së Hoxhës, çlirimi apo të paktën ulja e taksave për atë pjesë të popullsisë, që është më e ekspozuar karshi vështirësive të reformës, rritja e fondit të pagesave të të pakualët në asistencës dhe ... etj, ky është, në fakt, financimi i mbështetjes financiare nga jashtë për të kapërcyer periudhën e tranzicionit. Përsa i Medi Belortaja

Daullet e luftës dhe edukimi kombëtar

Pak ditë më parë, lexova në REPUBLIKA replikën e z. Ylli Rakipi për shkrimin e z. Nexhmedin Spahiu “Çfarë duhet ndryshuar në edukimin tonë kombëtar”, botuar po në këtë gazetë. Duke çmuar lart ndihmën e autorit në gazetarinë shqiptare e, veçanërisht në “REPUBLIKA” (këtë do të veçoja edhe shkrimin “Sanksionimi, botuar kohet e fundit), unë e shoh fare pa vend përgjigjjen që i bëhet shkrimtarit tonë të mirënjohur I. Kadare nga disa studentë të huaj. Nuk jam kurrsesi dakord me frymën e tonin tepër inferior që përshtypën shkrimin. Me vulgarizimin që i bëhet problemit, duke u bazuar në të dhënat e një “gazetareje” angleze dhe as konkluzioni që arrin kjo zonjëzë, të cilin mirësisht e konfirmon edhe z. Spahiu - se shqiptarët “ikin” dhe “vetëm ikin”! Sipas kësaj gazetarke anonimne, që me sa duket, aq sa njoh mirë gjeneralin, aq sa kashtës së Kurmit dhe të gjithë Sirin, aq i njeh edhe ajo shqiptarët. Pra, sipas kësaj zonje, gjyqtarë të vjetër e shekujve “ikje” dhe vetëm “ikni”! Këtë “zbulim” historik kjo zonjëz e zbulon, që me sa duket nuk ka lexuar kurrë as vargjet që ka shkruar Bajroni i riadh për ta dhe as një rresht nga historiani, shkrimtari, publicisti e shkruesi anglez, Edith Durham, që u është ndodhur të jetë atje anë, prani ngjarjeve. Me ç’të lexosh përgjumë në këtë të jetë anë e parë s’ka bukë? Po, “bukë” biznes e pajabgjashë? Besa, duke ngjallur shprehja e shqiptarëve, i pëshkon ose i shpifin, siç i pranojmë edhe te historia. “Ikni! Ikni! Ikni!”, siç tregojnë zonjza. “Kështu kam ikur edhe unë”, Dhe më poshtë: “Kështu kemi ikur edhe ne”! Ku e ka gjetur vallë, kjo zonjë këtë babagjysh? Këtë burratin e fantazmën? Në treg, në dyqanin e lodrave apo nga teatrin e kukullave? Dhe cilët na qenkan këta “në”?! Se si kanë “ikur” dhe “ikin” shqiptarët nga kjo tokë, dëshmojnë këto shekuj e mijëvjeçarët! U dërdhën dallgë-dallgë, si uraganët të tërbuar mbi këta troje dhe mbi këto kombë: Roma, Bizanti, sllavët, barbarët e t’u kuqin ujgjesh, për t’i shkulu shqiptarët nga dheu e për t’i shfarosur. Por ata nuk u tundën! U bënë një me këtë tokë, këta lisa e këta gurë! Këta e dëshmojnë fare mirë historia. Sidoqoftë këta mijëvjeç vjet e fundit! Nuk kanë ndërmend të paraqesin listat pafund të martirëve (burra, gra, pleq e fëmijë) që janë vrarë, torturuar e masakruar, shlyer e therur e vrarë, duke u krasitur, njërës e djegur të gjallë e duke u dënuar, përdorur të gjitha presionet, goditje e format më çnjerëzore për t’i poshtëm, nështruar, thyer, debuar e zhdukur shqiptarët nga kjo tokë e nga këta troje! Jam i bindur se nuk e topi aspek, po të them se asnjë komb tjetër nuk i kontinentin tonë nuk ka bërë një luftë kaq të paparabatë e rezistente kaq burrërore sa shqiptarët! Ata kanë luftuar heroikisht, jo vetëm kundër otomanëve, serbëve e grekëve, por edhe kundër kolonëtve e kryqëzore të Evropës. Por, pavarësisht nga pozicioni i autorit në trajtimin e objektit, nga mjetet mjaft groteske që zgjedh e nga burimet që përdor, shtehtësi mi i sheshit real e i drejtë. Na pëlqen, s’na pëlqen neve, ky problem nuk ka si të mos pranohet me vetë e vlerësohet prej nesh. Alarmi që jep Spahiu, i cili e drejton shkrimin nga Zagrebi, (fare pranë zonave të nxehta), duke qenë dëshmitar okulor i ngjarjeve aq tragjike të Bosnjës, kurajon që të thotë si ndër sy: se ne jemi të papërgatitur e kryetësisht të paaftë për të përballuar agresorin! Sa shumë u kushtoi Izraelitëve apaia, pacifizmi, përgjithshia e mospergatitja. Po pse të shkojmë kaq larg! A nuk po e shohim edhe tani, çdo ditë e çdo orë, sa shtrëngti po kushton kjo bosnjave! Nuk jam kurrsesi dakord, me mendimin se kombi shqiptar e ka humbur betejën, se është qytetari pabërëgur. Dhe historikisht, se cilët kanë qenë faktorët dhe nuk janë ndërmend t’i përseris. Por zot Nexhmedin Spahiu, ka plotësisht të drejtë, kur thotë se na ka kapur njëfarë apatie e plogështie. Dhe se, të kalur krijetësisht në luftën e shekujruar e banale të barbarëve, mbetni me një lugë ujë (për këtë mjafton të vëreni titujt e kryearkujve dhe artikujve të gazetave që dalin çdo ditë) dhe harrrojmë luftën e vërtetë. Dhe as që i dëgjojmë fare rrahjet e gjëmbit dhe daullet e luftës! VEHBI SKËNDËRI

U nis për në Varshavë një grup gazetarësh të organeve të ndryshme të shtypit

U nis për në Varshavë një grup gazetarësh, i përbërë nga Ylli Rakipi (Republika), Edi Paloka (Rilindja Demokratike), Sokol Gruda (Zëri i popullit), Skënder Minxhozi (Aleança), Fatos Kongoli (Drita), Sami Neza (Rilindja), Mark Marku (Zëri i Rinisë), Arjana Kokobobo (TV), Denada Bare (Radio Tirana) dhe Asht Metla (Radio Tirana). Vizita është organizuar nga Fondacioni Soros në Tiranë dhe homologu i tij Stefan Batory Foundation në Poloni. Gjatë vizitës në Varshavë gazetarët shqiptarë do të zhvillojnë një numër takimesh me kolegët e tyre polakë si dhe do të marrin kontakte me ministra përfaqësues të forcave politike, politikanë të njohur, intelektualë, klerikë etj.

Redaksia e gazetës “Republika” u uron besimtarëve myslimanë të botës shqiptare: Gëzuar Festën e muajit të Shenjtë të Ramazanit! U urojmë atyre agjërim të lehtë dhe paqe!

Në këtë numër:

Drama shqiptare dhe politizimi i historisë Skënder SHKUPI f. 3 Shteti nuk është nëpunësi shtetëror, Shteti është ligji Intervistë me ekonomistin Kasëm SEFERI f. 2 Abraham Lincoln, politikan “i pandershëm” f. 4 Nëse BSPSH është e vdekur, ç’kuptim kanë boritë në varreza? Arben BLLACI f. 4

Nga kronikat

Të premten mbrëdite dhe dje në mëngjes e mçendura në kryeqytet, krejt e trishtuar nga zhvillimet dramatike të ditëve të fundit, u pa në shkallët e amfiteatrit të liqeni artificial duke pëshpëritur me një grup fakultetesh të huaj që një zot e di se ç’çeshti ish. Me një anglishtje për t’u lakmuar ajo foli ligjërisht: “Fundi i botës po afrohet. Për këtë kam tri shenja të sigurta: minjtë që po lëvizin, shkri kundër Greguese te “Koha Jonë” dhe xhelozia e kësaj gazetë për kronikat e mia në Republika. Ja, dy mini të humbur. Mini gjinesh. I pari i ve. I ve... I ka ikur gruaja. Natën i ka ikur. Në Spanjë ka shkuar. Është jetim. Shyqari se do i dilnin probleme në dosjet. Babai i vërtetë është alkoolist - poet - politikan - shkenctar. Mu tani është shkruar gazetar, jo në TV, ka punuar edhe në Gramsh. Intelektualët e Gramshit i thoshin i paaftë, i paftë në Gramsh!!! Para fundit të botës do të luhet ndeshja futbollistike mes qytetarëve dhe mërgimtarëve. Nëse jetojnë qytetarët, bota do të shpëtojë. Gjigant kryesor i ndeshjes do të jetë Neritan Ceka, i ndihmuar nga anësoret Begji dhe Dudi... Bobooo, miu tjetër! Edhe ky gazetar. Po, ka lindur në qytetë, pastaj u transferua në gji rize. Në kohën e diktaturës lidhte një shami në kokë dhe kërrente vjersha. Edhe ky i ve. Gruaja i ka ikur ditën. Vuan nga një sëmundje që vuan nga persona i Çehovit. Nga të kuqet e madh të kokës. Megjithatë është më Bujar... se miu i parë. “Më falni për ndërprerjet, ju drejtua e çmendura turistëve që kishin kaluar të hanin hamburger, herë tjetër do ju them emrat e plotë edhe të grave. Edhe tani mund t’ua thotë. Po nuk dua. Kryetar i dezhurn i PS gjatë gjithë muajit Ramazan do të jetë Lush Përpali. KRONIKANI