20/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

20 shkurt 1994

Çast nga puna e përditshme...

Foto: Muharrem Mjeku

Rruga e mundimshme drejt vilave të ish-bllokut

Ish-pronarët ende nuk i kanë marrë “Shqipëria qen ka tamam një vend evropian”, më thoshte një koleg i huaj para pak javësh, duke lexuar emërtimet e Bankës Botërore, Komisionit të Komunitetit Evropian, PNUD-it, Misionit të Vëzhguesve të KE, pikërisht në dyert e vilave të ish-bllokut të pushtetarëve komunistë që udhëhoqën Shqipërinë për 45 vjet. “Shqipëria qenka tamam një vend evropian”, më thoshte një koleg i huaj para pak javësh, duke lexuar emërtimet e Bankës Botërore, Komisionit të Komunitetit Evropian, PNUD-it, Misionit të Vëzhguesve të KE, pikërisht në dyert e vilave të ish-bllokut të pushtetarëve komunistë që udhëhoqën Shqipërinë për 45 vjet. Po të vazhdosh të ecësh në rrugët e këtij ish-blloku, në dyert e vilave të tjera do të lexosh: Ambasada e Zvicrës, ambasada e Libisë, OMV Exploration (Shoqëri për kërkime nafte) etj. Të gjithë këta që i përdorin këto vila, i paguajnë sot shuma të tilla që shkojnë deri në 7-8 mijë dollarë qera mujore, pikërisht shtetit, dhe jo ish-pronarëve të tyre, të cilët prej disa muajsh kërkojnë të njihet pronësia mbi to. Janë familjet Kareco, Vokopola, Mborja, Gera, Nocka, Bidoshi, Alizoti, Simojeni, Thaqi, Lalo, Tafaj, të cilat i kanë dërguar peticione edhe Presidentit të Republikës, kryetarit të Parlamentit dhe Kryeministrit. Shehu, nënkryetar i këtij komisioni. Por në fakt, këtij komisioni i është ndaluar të shqyrtojë kthimin e pronësisë për vilat e ish-bllokut të Tiranës, edhe pse pas asnjë nga anëtarët e tij nuk e konfirmon një gjë të tillë. Dikush nga ata thotë se pranë Kryeministrisë është ngritur një Komision tjetër për Kthim dhe Kompensim Pronash, por zyrtarë të atij institucioni e mohojnë një gjë të tillë. Dikush nga ata thotë se ato vila administrohen nga Drejtoria e Shërbimit Qeveritar. “Këtë çështje e kam në dorë Kryeministri, unë nuk mund të flas me tepër”, na thotë në telefon Fatos Fortuzi, drejtor i kësaj Drejtorie, zyrat e së cilës ndodhen tamam në një prej këtyre vilave. Por është pikërisht kjo Drejtori e cila ngriti një komision për vlerësimin e shtesave që ka bërë shteti në këto vila. Bedri Qosja, kryetari i këtij komisioni, thotë se llogaritjet e këtyre shtesave kanë përfunduar dhe janë dorëzuar. Sipas ish-pronarëve kjo gjë është bërë ... [teksti vijon jashtë kuadrit] në nëntor të vitit të kaluar. Nga ana e tyre ish-pronarët kanë qenë dhe janë të gatshëm t’i paguajnë këto shtesa në mënyrë që ata të njihen si pronarë të ligjshëm. Muajt kalojnë dhe ata janë të detyruar të fusin në xhepin e tyre vetëm rroga pensionistësh, ndihmë sociale apo edhe artistësh të paguar në shtet. Alqi Kareco, muzikanti i njohur 62 vjeçar, është së bashku me dy vëllezërit e tij trashëgimtar i ligjshëm i vilës ku ka banuar Hysni Kapo. Babai i tyre, Lame Karecos, regjimi i Enver Hoxhës i konfiskoi përveç vilës edhe 365 kuintalë që gjeti në shtëpinë e tij. Sendet që varionin që nga pianoja e deri tek të mbathurat dhe teshat e grave. I konfiskuan gjithashtu edhe një vilë tjetër në lagjen e ish-bllokun e vilave të plazhit të Durrësit, si dhe 1 300 napolona ar, 45 monedha USD ari dhe mjat monedha të tjera. Pas këtyre e dënuan edhe me 15 vjet burg, të cilat ai nuk pati ‘fat’ t’i përfundonte pasi vdiq në burg më 1953. Pikërisht ai që në perëndimin 1940-42 u internua si antifashist në burgun e Tiranës, në Porto Romano dhe më pas në Pannabilli (Itali). Sot në ish-vilën e tij, në ish-bllokun e Tiranës, banojnë dhe punojnë zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë. “Ne jemi dakord që këto vila të vazhdojnë t’i përdorin ata të huaj Gjergj Pllaka (vijon në faqen 2)

Jam me opozitën që sjell dritë

Rruga më e lehtë Ja që kështu qenka e Keqja i bashkon njerëzit më tepër dhe e Mira i ndan disi. Dhe ata që ishin më mirë e ndihmuan më shumë këtë përçarje. Të pakën këtë tregoi përvoja postdiktatoriale shqiptare. Nëse u bashkuam të gjithë dhe krijuam tufanin e opozitës reale kundër kështjellës kobze të diktaturës, me tu shëmbur ajo, fitorja aq e çmuar, e bukur dhe emocionante, u godit dhe godet nga një opozitë e re (e cila në përbërjen e saj ka gurë nga kështjella e vjetër dhe nga rrëmat e tufanit që e shërbi atë). Përse?! Pse është kështu? Si duhej të ishte? Unë mendoj se opozitarët e sotëm kanë zgjedhur rrugën më të lehtë. Në kohën e diktaturës ishte tejet e vështirë, gati e pamundur, dhe plotësisht e pamundur të shpallesh si opozitë. Ose të futet koka në qeli, ose të vetë do të përfundonte brenda telave me gjemba, ose duhej të ... [teksti vijon jashtë kuadrit] shpallëshe si opozitë. Ose të futje koka në gilotinën e diktaturës, ose të vdesësh heshtje i depersonalizuar në kulm duke u konvencionuar në qenije mjerane, hieroglifi i kuq politik. Siç dihet ngjarjet u rrokullisën ndryshe dhe sot është më komode të jesh në opozitë, mendoj unë. Dhe më e lehtë. Është më vështirë të jesh në pozitë. Në kohën kur vendi kishte dhe ka nevojë për njerëz energjikë, të fuqishëm, me potencial intelektual, por me ngarkesë pozitive që të ndërtonin, opozita e re u shpall shumë shpejt dhe jo shumë e arsyeshme. Ishin ata që e humbën pushtetin dhe janë ata që e dëshiruan më shumë dhe s’e lanë pozitën të punojë lirshëm, të shpalosë aftësitë e saj, të krijojë rezultate. Kështu pozita u godit shumë shpejt, që ditën e parë u kërkua rrëzimi i saj; ne nënzuan aq sa mund të besohet shumë, meqë opozita jo se ka ndonjë mënyrë të re zgjidhjeje por ka parasysh veten e saj në pushtet gjë që për mua nuk është e thjeshtë, s’ka edhe aq rëndësi se kush udhëheq, cili emër, por cili përparon jetën. Duke nxirë opozita pa të drejtë, pozita u detyrua të vetëmbrohej duke ndikuar kështu që të dyja në një pabesueshmëri sa do pak. VISAR ZHITI (vijon në faqen 3)

Arrestohet një floridas i akuzuar për komplot kundër Klintonit

SHBA Një qytetar nga Florida është arrestuar dhe akuzuar me akuzën se është orvatur të vrasë presidentin Klinton. Ky person quhej Ronald Gene Barbur, 45 vjeç, i cili u izolua të enjten në burgun psikiatrik të Lejksajdit në Orlando. Burime të Shtëpisë së Bardhë bëjnë të ditur se Barbur kish zgjedhur rrugën tipike nga kalonte Klinton në qendër të Washingtonit nga mesi i janarit, kur Klintoni ndodhej për një udhëtim në Evropë. Klinton pasi u informua për arrestimin e këtij personi shprehu besimin në aftësinë e shërbimit të fshehtë për ta mbrojtur atë. ATSH

Votimi i 12 dhjetorit në zonën elektorale të Zhirinovskit mund të anullohet

Ish-BS Votimi i 12 dhjetorit në zonën elektorale të Shelokovos, ku u zgjodh Vladimir Zhirinovski, mund të anullohet në qoftë se gjykata i jep të drejtë njërit prej konkurentëve të udhëheqësit ultranacionalist, vë në dukje e përditshmja “Izvestia”. Kandidati i pavarur Oleg Novikov paraqiti në fakt një ankesë përpara gjykatës lokale të këtij qyteti të vogël në afërsi të Moskës, duke pohuar se votimi është karakterizuar nga shkelje të shumta të ligjit elektoral dhe kështu duhet të anullohet. ATSH

A do të ketë sivjet pranverë në Sarajevë?!!

Këto radhë janë shkruar fare pak kohë nga përfundimi i ultimatumit të NATO-s. Gjatë këtyre pothuaj dhe dhjetë javë dhe shumë deklarata, si nga palët e interesuara për të vazhduar kjo luftë, ashtu edhe nga palët që janë të interesuara ta ndalin atë. Natyrisht, po të dua që nëpërmjet enumeracionit të përcaktoj se cilat janë palët pro dhe kundër saj, padyshim që do të bëj gabime trashanike, sepse, në fund të fundit, me gjithë sentimente humanitare dhe humanizmin ndërkombëtar që posedojmë shumica, politika mbetet gjithmonë një prostitutë shurdh-memece. Sot, midis lajmeve të fundit që kanë përçelë agjencitë e ndryshme, gjendet edhe një lajm i Euronews-it nga trupat e UNPROFOR-it që përgënjeshtrojnë një informacion të dhënë nga televizioni francez se ‘njerëzit fatkeq të asaj dite në merkato janë qëlluar nga pozicionet boshnjake’. Aq më mirë atëherë po ashtu dyshim. E megjithatë, ka më se dhjetë dhe që gjithë artileria e rëndë rreth Sarajevës hesht në një heshtje mortore si në kujtim të atyre mijëra njerëzve që tani nuk janë më. Ka më se dhjetë ditë që fëmijët e vegjël vazhdojnë të rreshqasin mbi dëborë, pa pasur frikë nga kapriçot e serbëve, duke shpresuar vërtet se do të ketë pranverë këtë vit edhe në Sarajevë. Por duke mos folur kësaj here për të vrarët, lotët dhe ngjarjet që rrodhën, përpiqem një gjëja makthi në realitet, ndoshta ka mbërritur çasti dyvjeçar, ndoshta ka mbërritur çasti i bëmëruar i së kau në fund të fundit. Ky epilog që në fund të fundit i domosdoshëm dhe i sheshtë, i domosdoshëm dhe i lëngjshëm. Le të quhet një revansh i Përëndimit ndaj Lindjes, i Evropës ndaj Rusisë, i SHBA përserisht ndaj Rusisë. Po të mos këtë sukses ky revansh, atëherë do të duhet të kthehemi rrishas prapa, pikërisht në epokën-kulm të COLD-WORIT, ku çdo aksion shqetëron nga një reaksion, dhe ky reaksion mund të ishte në çdo çast reaksion i një tipi zinxhir, me mjete shumë efikase. Le të mos flasim kësaj here për asgjë të vrazhdë. Le të mos kujtojmë atë vargun e Kiplingut se Perëndimi dhe Lindja nuk takohen kurrë. Le të mendojmë se ai filliste për lindjen dhe perëndimin e diellit që vërtet nuk përputhen kurrë dhe se në fund, le të shpresojmë edhe nëse nuk herë se nuk do të ketë më luftë në Sarajevë. ELIDA BUÇPAPAJ

Shqipëria: E hapur edhe më shumë ndaj Maqedonisë

Pas konferencës së shtypit Serreqi - Crvenkovski Mbyllja e Selanikut për Maqedoninë, nga ana e Papan­d reut, nuk mund të mos zgjonte ndjeshëm kushtëzën e rretheve politike në Shqipëri. Mbyllja e Selanikut për Maqedoninë, nga ana e Papand­reut, nuk mund të mos zgjonte ndjeshëm kushtëzën e rretheve politike në Shqipëri. Më tej akoma kur u njoftua tërheqja e konsullatës greke nga Shkupi. Pyetjet ishin edhe më të shumta se numri i të vetëve politike në Shqipëri: Mirë Greqia, po ne, në shqiptarët ç’do të bëjmë pas kësaj? A tënë e kujt duhet të marrim? Më cilin do atoremë në këtë rast, na intereson më shumë, Maqedonia apo Greqia? Më tej akoma: Cila aleancë do të na mbante më shumë? Më kryesuesen e radhës së KE, e cila dihet si është pritur nga pjesëtarët e tjerë të KE-së, apo me ish Republikën e sapopunohur Maqedonase të ish-Jugosllavisë? Nëse do të gjykohë thjesht për shqiptarët e ndodhur në secilin vend, ata janë edhe në Maqedoni (si vendës) edhe në Greqi (si refugjatë ekonomikë). Nëse do të shiheshin interesat e njërit grup, do të ngelizohej heshtja hë tjetër. A kishte një variant që do t’i kënaqte të dy palët jonatyrat? Nëse do të nisej nga interesa mbikombëtare...? Greqia sidoqoftë është ‘njeriu i Evropës’ në Ballkan. Të thu heshte më të, kur për ftohje flitet edhe në marrëdhëniet me Shkupit. sapopunohur Maqedonase të ish-Jugosllavisë? Italinë, natyrisht nuk ishte që e këndshme. Së paku për opinionin shqiptar i cili diket ka shpallur si objektiv ‘ta bëjmë (e duam) Shqipërinë si Evropa! Ne gjendjen që është vendi, ndihma sado e përgjithshme me kujt prej druri nga Greqia, është gjithsesi e mirëpritur në Shqipëri. Edhe pas 6 muajve Greqia do të mbetet anëtare e KE. Dhe në të gjitha kohët; pavarësisht prej prioriteteve ndaj SHBA-së, Shqipëria aty do të ishte edhe ajo: duke nxituar drejt Evropës (sikur t’i mbyll) Maqedonisë, nga Selaniku edhe Durrësit? Maqedonia padyshim do të mbyllej edhe më. A mund të përnderoj kjo kartë për të ushtruar presion për respektimin urgjent të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni? (Me këtë rast një dorë ia zgjasi edhe Greqisë). Në mes të këtyre marrëdhënieve analistike dhe rrethesh e klubesh politike, duke ndjerë këtë klima politike, si duket, Berisha në një takim të shpejtë me ambasadorin anglez në Tiranë, deklaroi se kishin të besim se marrëdhëniet midis Greqisë dhe Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë, mund të rregulloheshin me rrugën e dialogut... Një qëndrim i tillë bëhej pikërisht pak orë përpara se në Tiranën të mbërrinte ministri i Jashtëm maqedonas Crvenkovski. Nga mënyra se si tuha dhe se si përcollën mjetet zyrtare të informacionit, u çartë se Berisha dhe politika e jashtme shqiptare kishte zgjedhur rrugën e dyfishtë, mbase më të leverdishme për vendin e vet: Durrësin hapur për maqedonasit, një politikë që e bën edhe më përgjegjëse qeverinë e këtij vendi ndaj shqiptarëve të atjeshëm dhe, në të njëjtën kohë, qëndrimi pa ngjyrë të drejtpërdrejtë me fqinjën e jugut. Një zgjidhje kjo që jo vetëm nuk e ashpërsonte më të klimën, edhe kaq të tensionuar ballkanike, por përkonte plotësisht edhe me frymën evropiane të zgjidhjes së problemeve ballkanike. Megjithatë, në këtë konferenca për shtyp e dy ministrave të Jashtëm të dy vendeve nuk u humbi kushtëzën e saj. Gazetarët gjithashtu kërkonin prej diplomatiëve atë që ata nuk do të dëshironin të thonë. Më së pari gazetarët e opozitës, ata që nuk ndjehen mirë kur qeveritë gabojnë njëra pas tjetrës gabojnë më pak! Serreqi dhe Crvenkovski duket se i shpëtojnë gjahut të tyre. Konferenca e tyre e shtypit u vlerësua nga analistët si konferencë e tolerancës reciproke. Por pa asnjë dyshim më shumë nga të dyje u desh të toleronte ministri shqiptar, Për homologun e tij maqedonas u tha (analistësh) se ‘nuk ishte në dijeni’, ose ‘nuk dinte gjë’... ose nuk kishte parë gjë...”, por jo pak orë Salidopoulos, u tolerua mbase për hir të fjalës së urtë shqiptare se nuk merret hak ndaj atij që është në ditë të keqe në fund të gjithçkaje, se nuk do të ushtrohet asnjë lloj dhune dhe se regjistrimi i popullsisë do të bëhet i saktë dhe i drejtë, së po të pran­uan me ministrinë e Jashtme të s.phl.,) do të kishin të drejtë të gjithë, pra edhe shqiptarët, po të llogaritë konkurset.’ Amen eti! FARUK MYRTAJ

Në këtë numër:

“Rilindja” gjithmonë ishte një hap para të tjerëve 1.3 Milosheviçi, i cili shkatërroi Jugosllavinë do të shkatërrojë edhe Serbinë 1.4

Nga kronikat

“Anëtari i regjecës së Ramiz alisë, Kiço Blu... “Anëtari i regjecës së Ramiz alisë, Kiço Blushi, ka ditë që nuk po duket në ish-Bulevardin Stalin, ka ditë që ka humbur, - tha e çmendura N. e kryeqytetit, ditën e premte, para ish-Komitetit Qendror të PPSH-së. Në ditët e ardhshme unë do t’ju shpërndaj disa fotografi nga veprimtaritë e tij sekretro-private. Ato do të jenë të mjafta për të kuptuar se nga cilat shpella ka dalë ky burrë i lishtë dhe i paepur në të gjitha kohët. Këto shpella janë të çuditshme. Hyrje - daljet nëpër to fillojnë në çastin e bërë ndonjë budallallëk, një djali shalëngjitur e shalëgjatë, më një vesh në vesh, simbol i lëvizjes së propaganduar nga njëja vjeshtë ish-anëtare e Komitetit të Helsinkit. Ky murr ‘gay’ ka gjetur përhapje sidomos në burgjet diktatoriale. Parlamentarët evropianë do të shkëmbejnë vendet nja dy javë me parlamentarët shqiptarë. Për të mos pasur probleme me Kryesinë, kryetari i Parlamentit Evropian do të jetë greku Makaridhis. Fatos Nano na shpejti do të lirohet nga Burgu i Tiranës për t’u transferuar në burgun e Gjirokastrës. Kryeredaktor dëshurn i gazetës indipendente ‘Koha Jonë’ për javën e ardhshme do të jetë Qirje Kiço Blushi. Kryetar dëshurn i PS-së për javën e tretë të Ramazanit do të jetë Perikli Teta. KRONIKANI