Nuk mund të shkohet në Evropë pa shkuar në fillim në Prishtinë dhe në Tetovë…
Natyrisht që edhe mund të pyetet: A do të hyjë Shqipëria në luftë? Padysim që nuk mund të mohohet, Shqipëria nuk është për luftën. Me askënd. Në radhë të parë me fqinjët. Jo thjesht se ende është e dobët për të përballuar privacione të tilla. Jo thjesht se ajo ka synim të parë të bëhet, pas një zbërthjeje të madhe, gjithsesi shkollore. Jo thjesht se lufta është luftë dhe as hasmiri mos e provoftë atë...! Por nuk do të thotë se duke synuar dhe kërkuar pa dyshim paqen, Shqipëria është gati t’i vidhet vetë çdo lloj përplasjeje. Nuk do të thotë se meqë kultivojmë tolerancën midis kombeve dhe shteteve ballkanike, duhet të ulim kokën edhe për të na e shtypur atë. Nuk do të thotë se, paqja synohet të shkuarin në Evropë, pra meqë nuk shpallim çlirimin e kufijve, të pranojmë ndarjen e përjetshme prej tyre, të shqiptarëve, ashtu ku janë. Kosova është Kosovë. Edhe dje, edhe sot, edhe nesër. Nëse akuzohet sot Enver Hoxha për shitje të problemeve të saj, kjo nuk do të thotë se kemi të drejtë sot, si rrëzues të Enver Hoxhës, të heshtim përballë problemit kosovar, që në fund të fundit e pa asnjë dyshim, është tërë sisht problem shqiptar. Demokracia nuk do të thotë ushtrojnë dhunë ndaj popullit serb. Ajo synon paqen me gjithëfare mjetesh. Se paqja nuk është monopoli i asnjë populli dhe qeverie të veçantë. Italia ka vënë në dispozicion aeroportet e saj ashtu siç edhe Franca, për forcat e NATO-s. Por kjo nuk do të thotë se ajo i ka shpallur luftë Serbisë. Rregullatorët e paqes janë të shumëllojshëm. Bota është e interesuar për paqen. Pa asnjë kusht. Aq më shumë Shqipëria. Aq më shumë Shqipëria që ka më shumë se gjysmën e saj masakruar kufijtë. Më shumë se ajo kush duhet të kërkojë ndëshkimin e dhunës serbe? Të asaj dhune që fillimisht nisi mbi shqiptarët, pastaj mbi sllovenët, kroatët, së fundi mbi boshnjakët dhe kush mund të mohojë se (pas një suksesi në Sarajevë) do t’u vije radha përsëri shqiptarëve në Kosovë. Dhe si mund ta ushtronte, më mirë se me anë të drejtës ndërkombëtare, potencialit të NATOS-së, p.sh. Shqipëria dëshirën e saj për paqe në Ballkan? A thua se autorët e predikimeve të tjera (të cilët herë pas here e gortojnë Berishën për pacifizëm jokombëtar) do të dëshironin që për interesat tona kombëtare, të shpallet drejtpërdrejt luftë ndaj Serbisë?!! Atere (për oportunizëm!) çdo të thuhej?! Të shkosh drejt Evropës, pa kërkuar zgjidhjen e problemeve me mjetet dhe fuqinë e saj, është gati absurde. Sidomos në një kohë kur tërë shtypi evropian, tërë opinioni qytetar evropian, madje është i pakënaqur nga toleranca e saj! Po ja që del ndonjë kolegu ynë (SHQIPTARI) dhe duke mos pasur kurajon apo etikën që të qorojë Komunitetin Evropian, për kërcënime ndaj Serbisë, gjen oportunune ta bëjë këtë gjë me Shqipërinë?! Nuk di nëse ka mbrojtje më të mirë se sa të jesh bashkë me Evropën. A thua duhet të qortohemi edhe kur Evropa, pa më ne fund, vjen në përfundimin tonë? Edhe vetë serbët u bindën për këtë dhe i tërhoqën artileritë e tyre nga Sarajeva.
do të thotë se kemi të drejtë sot, si rrezues problem shqiptar. Demokracia nuk do të thotë vetëm të flasësh për problemin e Kosovës. Demokracia gjithnjë ka për të qenë e mangët pa zgjidhur më së pari problemin kombëtar. në Prishtinë dhe në Tetovë!
Nëse fillimisht nga Berisha u kërkua veprimi i forcës ndërkombëtare ndaj dhunës së Millosheviçit në Bosnjë, kjo s’do të thotë se Shqipëria kërkon të shpallë apo të hyjë në luftë me Serbinë. Të luash me fjalët nuk do të thotë se të drejtë. Të bësh opozitë brenda pluralizmit nuk do të thotë se ke të drejtë. Kjo do të thotë të vesh në dyshim gjëra që kanë të bëjnë me dinjitetin e kombit. Me ekzistencën e tij.
Kur bota paralajmëron Serbinë me goditje ajrore, nuk do të thotë se ajo dëshiron të bëjë luftë, por se kërkon të zgjidhë problemin e një populli.
Kundërshtim rus - shërbim i mirë aleatëve perëndimorë
Meqë nuk u bombarduan serbët në Sarajevë
Arben POPOCI Pas masakrës së fundit në Sarajevë, bota perëndimore u gjend para një presioni të jashtëzakonshëm që më në fund të ndërmarrë një hap më të vendosur. Bindjet e forta se këtë radhë Perëndimi e ka me gjithë mend tashmë kanë filluar të zbehen, kurse përcjellësit e vendimeve mund të kujtohen se kjo nuk është hera e parë që iniciativa nuk duket të vendosura, pas të kaloi presioni i opinionit, të zbuten dhe të lihen fare mënjanë. Edhe këtë radhë, kur dukej se të gjitha mundësitë për të shmangur, edhe një herë ndërhyrjen direkte ushtarake janë shterru, na doli Rusia e cila i “shpëtoi serbët”. Në të vërtetë këtu nuk bëhet Vëndimi i Këshillit të Sigurimit të OKB për përdorim force në Bosnje ekziston dhe nuk është i domosdoshëm pëlqimi rus për një ndërhyrje të tillë. Rusia ka mundur eventualisht të refuzojë pjesëmarrjen në këtë sulm, gjë që as nuk është kërkuar prej saj. Rusia me problemet e veta të brendshme nuk ka pasur një pozicion të tillë politik që me të vërtetë të ndalojë bombardimin. Për aleatët perëndimorë e morën këtë kundërshtim seriozisht kur masakra e fundit ishte e përmasave të tilla që do ta përgjigjte këtë radhë bombardimin. Në të vërtetë këtu nuk bëhet fjalë se Rusia i ‘shpëtoi Serbët’, më parë mund të thuhet se Rusia i ‘shpëtoi’ aleatët perëndimorë nga ndërhyrja të cilën ata nuk dëshironin ta bëjnë.
një reagim edhe më të fuqishëm zhurma e të cilës mund të dëgjohet edhe në metropolet evropiane, edhe në metropole evropiane, edhe në metropole evropiane, edhe në metropole në metropole evropiane. Sidoqoftë, detyrimi i serbëve për të larguar artilerinë nga malet rreth Sarajevës nuk është aq simbolik siç mund të duket në krahasim me bombardimin e këtyre pozicioneve. Muslimanët tani, së paku mund të marrin frymë lirisht dhe serbët nuk do të mund të bëjnë obstruksione siç janë p.sh. masakrat e civilëve mu para bisedimeve, ose para nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje për t’i detyruar muslimanët që t’i bojkotojnë ato.
Bosnjë
Martin Luter King J.R. (1929-1968)
Më 28 gusht 1963, më tepër se 200.000 amerikanë u mblodhën për të demonstruar në kryeqytetin e SHBA. Përpara Memorialit të Linkolnit dhe Monumentit të Xhorxh Uashingtonit ata, në emër të drejtësisë, kërkuan paqe dhe liri për të gjithë amerikanët.
Në këtë ditë u dallua fjalimi i Martin Luter Kingut: “Unë kam një ëndërr!” Ky fjalim ka hyrë dhe mbetet në ndërgjegjen e Kombit Amerikan si një thirrje dhe credo për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. Nga kjo fjalë kemi bërë një përzgjedhje për lexuesin.
UNE KAM NJE ENDER
Vetëm një shekull përpara, një Amerikë e madhe, nën hijen simbolike të të cilit jemi duke qëndruar, nënshkroi Proklamatën e Lirive të Njeriut. Ky vend madhështor që një pishtar dhe shpresë për miliona skllevër Negër, të cilët kishin qenë të përzitur nga flakët e Padrejtësisë. Kjo Proklamatë që një agim i gëzuar për t’i dhënë fund një here e përgjithmonë terrrit të gjatë të robërisë.
Por tani, pas një shekulli, ne duhet të qëndrojmë përballë faktit tragjik se Negri ende nuk është i lirë. Tani pas një shekulli, jeta e Negërit ende mjerës e agjymtuar nga prangat e izolimit dhe nga zinxhirët e diskriminimit. Pas një shekulli, Negri jeton në një ishull të vetmuar varfërie, i cili ndodhet në mes të Oqeanit të Pafund të prosperitetit material. Nënçim vjet më vonë, Negri ende dergjet, lëngon nëpër qoshet e skoqërisë amerikane dhe e ndjen veten të syrgjynosur në Atdheun e vet.
Prandaj ne kemi ardhur këtu për të thirrur një Apell!
Për këtë arsye ne kemi ardhur në kryeqytetin e Kombit tonë për të “thyer një çek”. Kur arkitektët e Republikës sonë shkruan Fjalët e magjishme të Kushtetutës dhe të Deklaratës së Pavarësisë, ata nënshkruan Premtimin, se të gjithë njerëzve do t’u garantohët në mënyrë të barabartë e drejta të jetës, e lirisë, e punës dhe e lumturisë. Ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë është e falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se nuk ka “kapital të majftueshëm” në mendësitë madhështore të këtij Kombi. Kështu ne kemi ardhur këtu, të thyejmë këtë çek - këtë çek që do të na sigurojë hijeshinë e lirisë dhe sigurinë që të sjell drejtësia.
Tani është koha që të quajmë të vërteta premtimet e demokracisë. Tani është koha për të dalë nga terri dhe nga izolimi shkrjetër. Tani është koha që të hapen dyert për të gjithë bijtë e Zotit. Tani është koha për të ngritur Kombin nga bataku jetëthithës në Shkëmbin më të lartë të Vëllazërisë!
Por ka diçka që duhet të them përballë tim, i cili tashmë qëndron në pragun e Portës së Madhe të Drejtësisë.
Unë do t’ju them sot, miqtë e mi, se me gjithë vështirësitë, zhgënjimet dhe pengesat që kemi pasur, unë ende e kam një ëndërr, që i ka rrënjët thellësisht të përshëtura në ëndrrën e Amerikës...
Unë kam një ëndërr, se, një komb do të ngrejë si pishtarë Kredo e tij: “Ne i mbrojmë të vërtetat sepse ato na i mbrojnë”, sepse të gjithë njerëzit janë krijuar nga Zoti të barabartë!
Unë kam një ëndërr, se, një ditë, në shtetin e Xhorxhias, bijtë e skllevërve dhe të skllevërve të tyre do të ulen së bashku në Sofrën e Vëllazërisë.
Unë kam një ëndërr, se, në Misisipi, ky shtet, i shkretë së mizorizmin e padrejtësia, do të kthehet në një oazë të drejtësisë dhe lirisë!
Unë kam një ëndërr, se, një ditë fëmijët e mi të vegjël, të jetojnë një një vend, ku nuk do të gjykohët për arsye të ngjyrës së lëkurës, porse përmbajtjen e karakterit të tyre.
Unë kam një ëndërr sot!
Unë kam një ëndërr se shpejt të gjitha fushat do të lartësohen sa malet dhe të gjitha malet do të bëhen të arrtishëm, se të gjitha vendet e ashpra do të zbuten dhe të gjitha rrugat e shtrembëra do të bëhen autostrada dhe, Lavdi Zotit, ne do të jemi të gjithë bashkë!
Kjo është shpresa jonë! Ky besim më bën të kthehem në Jug! Me këtë besim do të jem në zot. Ta kthejmë malin e dëshpërimit në një gur fati dhe shprese. Me këtë besim, ne do të jemi të zot t’i transformojmë të gjitha mosmarrëveshjet midis nesh, në një simfoni të mrekullueshme të vëllazërimit!
Me këtë besim, ne do të punojmë së bashku, do t’i lutemi Zotit së bashku, do të luftojmë së bashku, do të lartësohemi prej lirisë së bashku...
Kjo do të jetë dita kur të gjithë bijtë e Zotit të këndojmë këngën: “Atdheu ynë i ëmbël, i lirë i të gjithëve! Atëheru ku prehen eshtrat e etërve tanë: Athdeu i Shtetëgarit krenar!”
Atëherë, le të bien Këmbanat e Lirisë nga Nju Hempshiri në Nju York, në Pensilvani, në Kolorado, në Xhorxhia...
Le të bien Kambanat e Lirisë në Tenesi edhe në Misissipi! Edhe në vendin më të largët le të bien Kambanat e Lirisë!
Le të bien Kambanat e Lirisë për të gjithë njerëzit, bijtë e Zotit: të gjithë njerëzit me ngjyrë dhe njerëzit e bardhë, çifutët, paganët, protestantët, myslimanët dhe katolikët. Le t’i tokim duart së bashku dhe të këndojmë atë këngën e vjetër Negër që thotë: “Se fundi jemi të lirë! Se fundi jemi të lirë! Faleminderit Zotit, të Plotfuqishëm! Se fundi jemi të lirë!”
Përgatiti: ELIDA BUÇPAPAJ
Bosnjë
Deklaratë e Komitetit Drejtues të PRSH
Zhvilimet politike të kohëve të fundit kanë çuar në një acarim të mëtejshëm të gjendjes. Lidhur me këtë, Komiteti Drejtues i Partisë Republikane është i shqetësuar dhe parashtron vlerësimet e veta. Udhëheqës të Partisë Socialiste kanë paralajmëruar se po të mos merren parasysh kërkesat e tyre për zgjedhje në vjeshtë me lirimin e Nanos do të ndodhin “komplikime”. E thënë më thjeshtë, kjo kuptohet si një kërcënim për trazira e konfrontime. Ndërsa higen si mbrojtës të demokracisë, socialistët i vënë kushtet e tyre rendit demokratik. Llogaritë i mbështesin në vështirësitë që po kalon vendi dhe në gjendjen e Ballkanit, ku duket se agresionet e dhuna mund të shpërthejnë papritur në anë të ndryshme. Të prirë nga një strategji e tillë socialistët mund të akuzohen jo vetëm si opozicion destruktiv, po edhe si politikë antikombëtare. Nëse socialistët dhe aleatët e tyre duan të shkaktojnë “komplikime”, shteti demokratik duhet të tregojë vëmendje e të marrë masat mbrojtëse. Kohët e fundit në disa takime me publikun, të organizuara nga Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, është shfaqur ideja e krijimit të një krahu të djathtë në Shqipëri. Partia Republikane mendon se ky do të ishte një balancim i drejtë në zhvillimet e demokracisë. Por në veçanti edhe nuk ekzistojnë kushtet për të krijuar një krah të djathtë sipas konceptit evropian. Kjo çështje, mbetet të politike nga cilado parti. Është veçanërisht e rrezikshme prirja për të qeverisur gjithë vendin nëpërmjet anëtarëve të një partie, gjë që, veç të tjerave, mban edhe menjanimin e një pjese të madhe të potencialit intelektual të vendit. Duke u nisur nga gjendja e sotme reale Partia Republikane do të bëjë përseri përpjekje për të siguruar mundësitë e konkretizimit të aleancës, duke ruajtur secila palë programin dhe pavarësinë e me kusht që aleanca të shtrihet në të gjitha nivelet. Nëse ekziston vullneti i mirë, mund të bashkëpunohen me sukses në mbrojtje të kombit dhe në zhvillimin e një shoqërie demokratike ku të sigurohen deri në fund liritë dhe të drejtat universale të njeriut. Partia Republikane bën pjesë në qeverinë e zotit Meksi dhe e mbështet atë, si të parë qeveri demokratike të zgjedhur me votë të lirë dhe që u ndodh para vështirësive të jashtëzakonshme. Qeveria arriti në dy vjet rezultate të mira, por kushtet e vendit dhe koha kërkojnë prej saj më tepër qartësi e kompetencë. Vërejtjet tona kryesore për Qeverinë mund të përmblidhen në këto pika: - Qeveria duhet të konsultohet me partitë në koalicion për gjitha çështjet ekonomike e sociale dhe të politikës së jashtme që kanë rëndësi kombëtare. - Kemi përshtypjen se Qeveria mbidhet kryesisht për të miratuar propozimet e dikastereve, kurse ajo duhet të analizojë kolegjialisht gjendjen e - Qeveria duhet të mbikqyrë me reptësi zbatimin e ligjit e të vendosi disiplinën në administratën shtetërore, duke thyer burokracinë që pengon seriozisht zhvillimin ekonomik dhe u bëhet barrë e rëndë qytetarëve në jetën e përditshme. Qeveria duhet të rishikojë me ngut përbërjen dhe funksionimin e bordeve dhe komisioneve të privatizimit dhe të kthimit të pronave, brenda të cilëve vlon korrupsioni. Korrupsioni, që po bëhet si një morali i kohës, shkëllmon themelet e shoqërisë që duam të ndërtojmë dhe pengon ecjen e vendit. - Qeveria duhet të gjejë rrugët e përpunimit të një platforme kombëtare që do të bëhej bosht i veprimtarive të të gjithë shqiptarëve. Kjo thirrje e përsëritur është sot nevojë imperative. Partia Republikane i bën Qeverisë këto vërejtje konstruktive duke shfaqur gatishmërinë për diskutim dhe pjesëmarrje aktive në zgjidhjen e problemeve. Ne mendojmë se mbi bazën e ideve që parashtruam dhe me dialog të hapët për disa çështje të tjera, mund të arrihet një bashkëpunim i dobishëm me Partinë Demokratike dhe Qeverinë e zotit Aleksandër Meksi. Fakti që s’mund të arrijmë në marrëveshje për ligjin e tokës dhe në ndonjë çështje tjetër, nuk përbën pengesë të pakapërcyeshme. Partia Republikane e konsi konsideron Projektligjin e vet për tokën dhe kthimin e pronave në tërësi si bazën e programit të vet ekonomik. Ecim me bindjen të plotë se s’ka rrugë tjetër drejt ekonomisë së tregut dhe drejt Evropës. Diskutimi i Projektligjit për tokën duhet të zhvillohet në çdo komunë dhe të faktohet Parlamentit me të gjitha mjetet ligjore, se shumica e popullit shqiptar kërkon ndryshimin e ligjit sot dhe jo pas zgjedhjeve. Në këtë punë të madhe e me shumë rëndësi do të angazhohet çdo republikan, në bashkëpunimin vëllazëror me Shoqatën “Pronësi me Drejtësi”, me Shoqatën e të Përndjekurve politikë dhe Ekonomikë dhe me gjithë shoqatat e forcate politike që dëshirojnë bashkëpunimin në këtë fushë. KOMITETI DREJTUES I PARTISË REPUBLIKANE
Republikane ka në zhvillimet e demokracisë. Por ne vërejmë se ende si pasojë e një evropian. Kjo çështje, mbetet të diskutohet ndërmjet forcave politike të interesuara, duke shquatur me seriozitet programet përkatëse. Emocionet e ditës dhe pasionet politike kalimtare, nuk janë këshilltare të urta në gjykimin e çështjeve të tilla.
Partia Republikane bën pjesë në aleancën tripalëshe PD, PSD, PR, të krijuar gjatë luftës për rrëzimin e pushtetit komunist. Mbas vendosjes së demokracisë kjo aleancë s’ka funksionuar në rrugë institucionale, për shkak të ndonjë ndërlikimi dhe kryesisht sepse nuk i është vënë rëndësia e duhur. Partia Republikane gjithnjë është përpjekur që kjo aleancë të funksionojë, si bosht i zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe si faktor për çrrënjosjen e komunizmit.
Partia Republikane është kundër monopilizimit të jetës
që kanë rëndësi kombëtare.
- Kemi përshytjen që Qeveria mbledh të analizojë kolegjialisht gjendjen e vendit dhe të marrë mbi vete përgjegjësi të plota.
- Qeveria duhet të qartësojë më mirë programin e vet ekonomik, me përgjegjësi të ndara për çdo dikaster dhe një koordinim më të mirë ndër-dikasterial. Uljes së papunësisë, rritjes së prodhimit sidomos në industrinë e lehtë dhe zhvillimit të turizmit masiv me kosto të ulët, duhet t’u jepet çdo përparësi. Kreditë që merren janë të nevojshme, por ato duhet të orientohen në mbështetjen dhe prodhimin kombëtar, ndryshe brezat që vijnë do të na akuzojnë për borxhe robëruese.
- Qeveria duhet të mbështesë në funksionimin e rregullt të pushtetit lokal, nëpërmjet të cilit populli ushtron të drejtat që i jep demokracia dhe pa të cilën asnjë shtet nuk mund të qëndrojë.
Në këtë numër:
Cilët janë shqiptarët? 1.3
Evropa: Greqia abuzon me pozitën e kryesisë në KE 1.4
Nga kronikat
“Në Shqipëri nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar”, deklaroi çmendura N’dëten e hënë në ora 7 të mëngjesit përpara Bankës së Shtetit, ndërsa ditën e martë ajo u pa të vraponte nëpër Tiranës, për të blerë të gjitha gazetat, ku kishte shkruar shkrimtari i njohur Kiço Blushi.
“I kërkoni Avropi, bërthitste ajo. Të gjitha gazetat ku ka shkruar anëtari i regjencës së vlerës ‘Kiç’ (o).
Pas kërkesës për lirimin e Fatos Nanos Parlamenti Evropian votoi edhe ligjin për martesat burrë-burrë dhe grua-grua. Në këtë kuadër Partia e moderuar e Shqipërisë do të krijojë Forumin e Burrave.
Lajmërohen të gjithë pronarët e maceve e të qenve se tallonat e ushqimit “Whiskas” që reklamojnë çdo ditë TV, mund t’i kërkoni me shumicë në numrin e telefonit 042 835.
Në spektaklin e ditës së shtunë, “Rreth fatit...” Adrian Krasta ka vendosur ta fitojë televizorin me ngjyra, duke u shfaqur nud pa fytur kokën në vezë.
Kryeredaktorë zbuluan “Koha jonë” do të vijojë Qirje Kiço Blushi, ndërsa kryetarë dhe zhur në PS-s’ deri në fund të shkurtit nuk do të ketë.
KRONIKANI