Shumica e popullit shqiptar kërkon ndryshimin e ligjit aktual për tokën:
Frika ndaj pronës e pronarëve dhe prodhuesve të vjetër komuniste-socialiste dhe nostalgjive të reja të sotme që e kanë të vështirë të shkëputen nga nostalgjitë e së kaluarës.
Klani antikombëtar komunisto-socialist përfaqësuar nga forcat ekstreme të PS-së po vazhdon luftën e klasave nën forma të sofistikuara, herë duke përkrahur pronën private e herë duke mbrojtur shtresat e privilegjuara ashtu siç i “mbrojti” për gjysmën shekulli.
Komunistëve u mjaftuan vetëm disa dekrete për të zhveshur pronarët e ndershëm nga tokat, vreshtat, ullinjtë, pemët, kullotat, dyqanet etj., dhe këto i bënë për t’u hequr pavarësinë ekonomike që është bazë e lirisë të njeriut.
Periudha e gjatë që atëherë e deri tani ishte e mbushur me ndryshime sasiore e cilësore, si në fushën ekonomike, ashtu edhe në atë sociale. E në këto (vijon në faqen 2)
PR forcë e djathtë në spektrin politik shqiptar
Më 25.02.1994, në qytetin e Librazhdit u zhvillua një takim i degës së PR Librazhd me banorë për diskutimin e Projektligjit për kthimin e pronës mbi tokat bujqësore të paraqitur nga PR në Parlamentin tonë.
Njohjen me idetë dhe përmbajtjen e neneve të këtij Projektligji e bëri kryetari i degës së PR Librazhd, Sami Kulla.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të PR, n/kryetari Fatmir Mediu, anëtari i komitetit drejtues, Maksi Begeja.
Mbas fjalës së kryetarit të degës, Sami Kulla, e mori fjalën n/kryetari i PR, Fatmir Mediu i cili sqaroi pozicionin politik të PR si forcë e djathtë në spektrin politik shqiptar duke këmbëngulur se nevoja e një rrugë të vërtetë të zhvillimit të demokracisë dhe kapitalizmit në Shqipëri sot është një alternativë e kohës.
Në këtë kuadër PR po lufton për të qartësuar domosdoshmërinë e këtij procesi në zhvillim. “Në dorën tonë, nënvizoi z. Mediu, është që t’i hapim shteg zhvillimit e jo ta pengojmë atë nëpërmjet nënçmimit e një politike sociale të të tregut ide e cila ka zënë vend në PD dhe PS”.
“ Sot në Shqipëri pretendohet për forcë të djathta, vijoi më tej z. Mediu, të cilat e përcaktojnë veten si të tilla nga qenia apo ose jo komunist më parë, si dhe të tjera që pretendojnë për një politikë të djathtë pa pasur asnjë presje të ndryshme nga programi i PR. Nevoja e së djathtës politike sot është domosdoshmëri historike për fatin e vendit tonë. Ajo për të cilën ka nevojë e djathta shqiptare sot, është lufta pa kompromis kundër mentalitetit të majtë dhe bartësve të tyre dhe bashkimi i vullnetit për të përqendruar dhe disiplinuar veprimet politike të djathta.
E djathta në politikë shfaqet si domosdoshmëri e lidhur edhe me faktorë të jashtëm. Zhvillimet në Itali, Gjermani, Francë e vende të tjera tregojnë se po kaq e tapa e një politike sociale të tregut dhe kjo gjë duket në polarizimin e elektoratit në këto vende.
Si rrjedhojë e kësaj politike të djathtë të PR ne konstatojmë se për fatin e keq të këtij kombi dhe të gjithë atyre që duan ta zbatojnë ligjin komunist 7501 për tokën bujqësore, në vend nuk po gjen dot akoma të vërtetën në këtë proces zhvillimi.
Nuk mund ta pranohet zhvillimi i demokracisë në Shqipëri pa i kthyer pronën pronarit të ligjshëm, nuk mund të ketë privatizim real pa njohur pronarin e ligjshëm, nuk mund të ketë garanci për zhvillim pa (vijon në faqen 2)
SHQIPËRIA KA HIDHËRUAR PERËNDITË SERBE
Horoskopi i “KJ” dhe B.B(lushit) i zymtë për Shqipërinë:
Arben POPOCI
“Komentet politike” të gazetës “Koha Jonë” dhe B.B në stilin e horoskopëve, duke dashur të argumentojnë ato që dëshirojnë të jenë të vërteta, gjermojnë çdo gjë të mundshme deri te simbolika pagane e emrave, qyteteve dhe numrave.
Sarajeva do të mund ta ndezë luftën e tretë botërore sikur e ka ndezur edhe një herë përpara. Edhe viti është simbolik, mu 80 vjetori i asaj lufte.
Cili është pozicioni shqiptar në këtë luftë dhe cili do të duhej të ishte sipas BB?
Pozicioni aktual shqiptar “i la shije të keqe komshiut” (serb) dhe rrjedhimisht “duhen pritur bombardimet dhe vrasjet e duh[e]t që në fare vetëm të hyjmë në luftë me Serbinë? Atëherë nuk ia vlen për të luftuar as për Durrësin.
B.B për bombardimin e pozicioneve serbe në Sarajevë flet si për një luftë botërore të sigurtë dhe këshillon që Shqipëria në këtë luftë të jetë “neutrale si fqinjët e tjerë të Serbisë”. A mund të mbetet Shqipëria neutrale në një luftë botërore? A mund të mbetet ndonjë komshi i Serbisë neutral në një luftë Botërore? A është më mirë që Shqipëria të jetë e rreshtuar me ata që do të fitojnë me siguri, siç e pranon B.B, apo duhet që të jetë soditëse pasive e ushtrive të ndyshme që do ta shfrytëzojnë Shqipërinë vetëm
bombardimet dhe vrasjet e qeveritarëve’ shqiptarë, natyrisht. Kështu thotë B.B dhe parashikon se NATO do të fitojë luftën. Por çfarë do të fitojë Shqipëria me këtë?
Shqipëria do ta fitonte Kosovën, thotë ai, por a e vlen ajo këtë sakrificë?
Rreshtimi i Shqipërisë në anën e NATO-s nëse ajo e sulmon Serbinë nuk garanton automatikisht çlirimin e Kosovës, duhet diçka më shumë se të bëhesh trambolinë e NATO-s për të çliruar Kosovën. Të habit optimizmi i B.B., por edhe një fitore aq e lehtë për B.B është shumë e shtrembët. Në dhe NATO bashkë nuk ia vlen t’i hyjmë një lufte për të çliruar Kosovën. Po nëse ndodh e kundërta? Nëse luftë boto(boret)? siguri, si e ushtrive të ndryshme që do ta shfrytëzojnë Shqipërinë vetëm për kalim?
Pse i bën të gjitha këto analiza B.B? Mos B.B do të kërkojë përveç NATO-s mos ta ketë edhe Shqipërinë në gafë. Jo! B.B në pengon çlirimi i Kosovës.
Në ‘horoskopin’ e javës së fundit, B.B tregon se çka thonë yjet në lidhje me aleancën e Shqipërisë me SHBA dhe flotës së saj ndaj Europës. Nuk kuptohet se për cilën Evropë e ka fjalën, se pikë së pari SHBA janë komb, janë shtet, ndërsa Evropa nuk është komb. Një fjaron e ‘Koha Jonë’ Evropë, zakonisht kuptohet Greqia. Nuk ka se si të kuptohet ndryshe ideja që Shqipëria të bëjë aleancë me Evropën sepse Serbia nuk është anëtare e BE.
Nerët evropianë vendosin mes tyre cilin vend do të kenë nën patronazh.
‘Evropa e ka ndihmuar shumë Shqipërinë kurse SHBA vetëm e paska ndihmuar Berishën të vijë në pushtet’ - thotë B.B. Cudi, por të gjithë thonë se SHBA ka ndihmuar ‘Bllokun Antikomunist’ që të rrëzojë diktaturën, kurse B.B thotë se ishte fjala që të vinte Berisha në pushtet. Se si mund të jetë dikush proamerikan dhe antievropian nuk shpjegohet qartë përveç se thuhet që ‘Evropa ka kërkuar lirimin e Nanos’ kurse Berisha nuk e paska dëgjuar. Parlamenti Evropian ka kërkuar edhe ndërmjetësimin e mediatorit Lordit Owen për qeveritë e shteteve anëtare nuk e përfillën vendimin e parlamentit të vet.
Si duket astrologjia e gazetës ‘Koha Jonë’ nuk bazohet as në yjet e flamurit amerikan, as në yjet e flamurit të dymbëdhjetësh, por në një yll të vetëm që ka ndriçuar për 50 vite Shqipërinë. Yllin slav.
Këtë gjest antikulturore, antishkencore dhe antihuman që është bërë në vazhdën e veprimeve antishqiptare të shovinistëve serbë.
Seku es trimi i godinës së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës synon të godasë traditat dhe veprimtarinë shkencore e artistike të popullit shqiptar të Kosovës që jeton në trojet e veta. Kjo është shprehje e genocidit antishqiptar të pushtuesve serbë. Por asgjë nuk do të mund të cenojë zhvillimin e kulturës e patriotizmit tek populli shqiptar i Kosovës.
Jemi të bindur se opinioni përparimtar botëror do të shprehë protestën e vet dhe do të ngrejë zërin kundër këtij veprimi të paligjshëm që ka për qëllim rrënimin e kulturës autentike shqiptare dhe asimilimin fizik e shpirtëror të tyre.
SHOQATA MBAREKOMBËTARE ‘LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT’
Kush e mban në burg Fatos Nanon?
- Përpjekje për ta lënë akoma të paqgjykuar -
- Përpjekje për ta lënë akoma të paqykuar -
Disa gjëra po harrohen. Kur nuk duhen harruar.
Harrohet, për shembull, që Fatos Nano nuk është në paraburgim si kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai është atje në atributin e ish-kryeministrit. Më saktë, të ish-dy herë kryeministrit të fundit të ish-qeverive të fundit komuniste.
Harrohet, për shembull, që qindra mijëra njerëz, në Tiranë, por edhe gjithandej, ato kohë thërrisnin, jo më kot atëherë, ‘poshtë F. Nano’, ‘Dorëheqje Fatos Nano!’ Sepse ashtu siç erdhi si trashëgimtar Ramiz Alia prej amanetit të Enver Hoxhës, ashtu Fatos Nano erdhi si lider i PS, prej përzgjedhjes së mënçur të Ramiz Alisë. Dhe nëse për atë kohë duhet të përgjigjet dikush, kujt i vjen radha pas Enverit dhe Ramizit? Nëse atëherë qindra-mijëra thërrisnin pa i ditur të gjitha gjërat, përse nuk pritet, nga mbrojtësi i tij, që këto fakte të bëhen të njohura nga Drejtësia?
Disa gjëra harrohen. Kur nuk duhen ngatërruar.
Ngatërrohet, për shembull, që imunitetin Fatos Nanos ia hoqi pikërisht Parlamenti shqiptar pluralist. Atëherë votuan ‘pro’ heqjes së imunitetit të tij, të gjithë deputetët, përveç socialistëve. Imunitetin ia hoqën për shkak të dy herë ish-komunistlikut të tij, por kur ata e dinin mirë që Fatos Nano ishte aktualisht edhe lider i PS. Atëherë, përse këtë deputetë të ngatërruar vetë dhe të tjerët? Për më tepër, në atë situatë që njihej mirë për revanshin në rrugë të socialisteve pa kohë, dihej se pas heqjes së imunitetit, mund të pasonte gjithçka.
Ngatërrohet p.sh., se Fatos Nanos po i ‘zvarritet’ gjykimi jo vetëm
E sotmja dhe e nesërmja kërkon të shpëtojmë vetveten
Rënia e komunizmit i ngjan rënies së Perandorisë Romake, ndërsa ndërtimi i Botës së Re kërkon mundin dhe sforcën që kërkoi krijimi i Evropës Kristiane...
VACLAV HAVEL
ELIDA BUÇPAPAJ
Këtë muaj shtypi botëror ka marrë në qendër të vëmendjes debatin midis dy grandissidentëve, presidentit çek, Vaclav Havel dhe poetit nobelist rus, Jozef Brodski, që aktualisht sot është qytetar i SHBA.
Presidenti çek midis të tjerave thotë se ‘Fundi i komunizmit ka krijuar një ankth të ri postkomunist, ... i cili inkurajon urrejtjen e botës, afirmimin e vetvetes me çfarëdolloj kushti, ndjenjën se gjithçka është e lejuar dhe një rritje të paparë të egoizmit...’ ‘Shikoj vetëm një rrugëdalje nga kjo krizë, njeriu duhet të arrijë një mirëkuptim të ri të vetvetes, të limiteve e të pozicionit të tij në botë, sepse bota jonë është i vetmi planetar...’
Kësaj të vërtete të madhe i përgjigjet Brodski. Brodski në replikën e tij brutal, paçka se ndodhta edhe i vërtetë. Ky brutalitet shprehet me arsyen të cilën unë e nënvizova në fillim, se tashmë ai është qytetar i SHBA, dhe ndoshta i mungon përgjegjësia qytetare me të cilën është tejet i ngarkuar ish-grandissidenti çek. ‘Mjaft më me “izmat” dhe me “post-et”, përgjigjet Brodski, ‘vendet e Lindjes i shërbenjë Perëndimit, si indianët kaubojë, dhe kaubojtë kanë nevojë gjithnjë për indianët që ta ndiejnë veten më mirë’.
Analiza dhe konkluzionet e Vaclav Havelit i përkasin dimensioneve universale, i përkasin të vërtetës së sotme dhe të nesërmes së njerëzimit, sepse largësia gjithmonë do të vijë duke u zvogëluar. Pikërisht këto të vërteta të lidhura gjenden absolutisht të reflektuara edhe tek shqiptari sot. Ankthi postkomunist ka lindur tek ne njeriun apokaliptik, të cilin Niçeja e cilëson mrekullisht me emblemën e ‘Njeriut të Fundit’.
‘Njeriu i fundit’ e ndash fare lehtë në Shqipëri. Mjafton të shfletoish gazetat dhe aty do të ndeshesh ‘Me inkurajimin e urrejtjes ndaj botës’, ose më thjesht, me inkurajimin e urrejtjes së shqiptarit ndaj shqiptarit. Shkrimtari dhe gazetari i mirënjohur Zija Çela me hidhërim thotë për gazetat e një gazetë ‘se ata, po të kishin pushtetin në dorë, do të kishin burgosnin gjithë qeverinë e sotme’, ‘se ata do të jenë gjithmonë kundër të gjitha qeverive’ dhe, së fundi, ‘se ata janë vetëm pro vetvetes’. Ky egoizëm i pacak, i përcaktuar aq ekzaktësisht nga Havel, merr përmasa paranojake për vetë rolin publicitar që gëzon shtypi. Ndërkaq, ata përfitojnë maksimalisht nga kjo dhe ‘kërkojnë të bëjnë afirmimin e vetvetes me çfarëdolloj kushti’, edhe sikur të hedhin lobin në erë. Po pastaj ku do të shkonin ‘kur bota jonë është i vetmi planetar planetar?’
Në fund të fundit, çfarë vlerash posedojnë këta njerëz. A mund t’i ndjekë populli pas këta? A mundet që me fjalën e tyre të ngrenë peshë zemrat e mijëra njerëzve, qindra-mijërave kur ata mbjellin vetëm urrejtje?! Apo ndodfta mos janë milarderë?! E, në fund të fundit, le të vazhdojmë. Nesër patjetër do të dalin dhe duhet të dalin nga burgu dy gazetarët. Por, a janë ata heronj, ashtu siç janë shpallur pa çak këtu muaj?! Po nesër, si do të ndjehen ata, të harruar, pa asnjë vlerë të mirë, pa asnjë fjalë të mirë. Ata nesër patjetër do të kërkojnë të rihynë në burg apo do të vazhdojnë të bëjnë afirmimin e vetes me çfarëdolloj kushti???
Po gjithë ata përjashtim jemi plotësisht dakord me Vaclav Havelin, se të gjithëve na ka pushtuar ankthi i ri postkomunist, të gjithë, pa përjashtim. Atëherë detyra jonë, aq më tepër presidenti intelektual është t’i shpëtojë rolit të ‘pantallonarit’, siç e përcakton këtë kategori grandissidentllu shqiptar Faik Konica. Le të bëhemi shqiptarët të vetvetes dhe të ardhmes. T’i shpëtojmë fëmijët tanë nga cinizmi që na ka kapluar, se ata pastaj do të bëhen 100 fish më cinikë se ne dhe do të vijë një ditë pastaj që të na vrasin fare. Le ta përmbaajme veten. Edhe për paranojen tonë është fajtor e shkuara. Të mos e harrojmë të shkuarën, që mos ndodfta mund të këtë harruar disi edhe e shkuara Brodski. Të mos harrojmë atëherë kur nuk kishte asgjë, ku na mungonin atdheut të gjitha dhe hanim vetëm vetveten. Sa të mirë kemi qenë atëherë kur orakulli ynë vërtetë i çmendur pa shpresa. Tani çdo gjë ka ndryshuar, jo se çdo gjë është bërë e bukur, por tashti e bukura, e mira dhe e shëmtuara janë afër. Tani çdo gjë mund të bëhet, çdo gjë mund të blihet. Le të blejmë dhe të bëjmë atë që është më e vështirë, atë që kërkon vetëm punë dhe mirësi, dhe të krijuar të mirën, sepse, ta marrim e mira, nuk kemi vetëm qoftëlargun në shpirt.
(vijon)
Nga kronikat
E çmendura N e kryeqytetit, tri ditët e fundit të kësaj jave, u pa të lëvizte e shoqëruar përgjatë udhës së ngushtë të Burgut të Tiranës.
Jam avokate e Fatos Nanos, thoshte ajo vazhdimisht, duke u përpjekur të joshte sa më shumë të tjerë dhe adhurues. Unë u siguroj se do të bëj një mbrojtje që do të mbetet në historinë e jurisprudencës të gjithë botës. Pas këtyre fjalëve, një turmë e madhe njerëzish u grumbullua rreth saj duke pritur të dëgjonte se çfarë do të thoshte më tej e mjera grua. U siguroj se do të shkaktoj që avokati i zotit Nano nuk pranon të njihet me dosjen është fakti se ai pret, doçërren e avokatit ta marrë unë. Ju duhet të më ndihmoni që zoti Nano të binden. Ai do që të mbetet në burg, nuk do gjyq. Ka rikë se gjyqi e nxjerr nga burgu. Po unë ju garantoj që edhe pas gjyqit ai do të kthehet këtu. Me pas do të bëjmë një tjetër gjyq në Stadiumin kombëtar Qemal Stafa të kryeqytetit. Ai do të jetë gjyq politik. Biletat do të shiten në ish-Muzeun e Enverit. Ju lutem t’ia lajmëroni zotërinë Adrian Bilbil Klosi që ditën e hënë të paraqitet pranë shoqatës së të përndjekurve politikë për të marrë likun e të persekutuarit dhe dëmsheprblimet për 6 orët që ka kaluar nëpër burgjet e diktaturës si i burgosur politik, koment të gjitha rregullave.
Të gjithë gazetarët shqiptarë me prejardhje boshnjake do të regjistrohen javën e ardhshme, nga gazetani (o)boshnjak Vladimir Preman. Pas regjistrimit, ata do të bëjnë disa shiro me aeroplanët spiunë amerikanë, pa pilot, përreth Sarajevës. Pas kësaj një gabush do që të su ndërtohet në një grup tjetër.
Njoftohen gazetaret F. M. dhe G. P. që janë ngatërruar duke ikur që të dy në Durrës, se pas kësaj, dita do tu ndahet përgjysmë.
Kryetar dështum për PS gjatë gjykimit të Fatos Nanos do të jetë shkëlqesia e tij, z. Dokle.
KRONIKANI
Edhe viti është simbolik, mu 80 vjetori i asaj lufte.
Në këtë numër:
Është ngjallur fantazma e kriminelit ideologjik KIÇO BLUSHI
Faqe 3
Protestë
Asgjë nuk do të mund ta cenojë zhvillimin e kulturës e patriotizmit tek populli shqiptar i Kosovës
Me një ndjenjë zemërimi të thellë morëm vesh lajmin e sekuestrimit nga ana e autoriteteve pushtuese serbe më datë 23.02.1994, të godinës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në emër të Shoqatës Mbarëkombëtare Lidhja Shqiptare e Prizrenit shprehim indinjatën e protestën tonë energjike për këtë gjest antikulturor, antishkencor dhe antihuman që është në vazhdën e veprimeve antishqiptare të shovinistëve serbë.
Sekuestrimi i godinës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës synon të godasë traditat dhe veprim-