10/03/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 mars 1994

As për BBC-në

Njohja e eurolindjes komuniste nuk qenka e lehtë… Në numrin e së dielës “Republika” botoi një njoftim, të shoqëruar me fotografi, për emërimin e zv/shefes të sektorit shqiptar të BBC, Linda Crammond. Të bindur, pothuaj, se urimi ynë nuk do të arrinte në Bush-House, ishim po aq të bindur se “Republika” do të binte në dorë edhe të dëgjuesve të shumë në shqip të BBC-së. Me po këtë arsye dhe vetëm për këtë detyrim të mos heshtim pas komentit të së dielës në mbrëmje të “Specialist të BBC-së për Europën Qendrore dhe Juglindore”, mr. Gabriel Partosh. Është e vështirë që një specialist i një radioje me emër të madh si BBC të jetë aq i dezinfomuar për sa ndodh në Shqipërinë postkomuniste, sa të vihet në dyshim sinqeriteti profesional i tij. Mr. Partoshi, si gjithë europerëndimorët, bën përpjekje të njohë eurolindjen komuniste, po si duket diçka e tillë qenka jo aq e lehtë! Aq më shumë kur është fjala për Shqipërinë e Enver Hoxhës, për të cilën Adem Demaç-shqiptari i madh i Kosovës - kishte bërë një çerek shekulli burg duke e dashur dhe ëndërruar nga larg. E pra, edhe një Adem Demaç u gjend “i huaj” në këtë Shqipëri. Por ai pati dëshirën e qytetarit të madh të Shqipërisë dhe të Europës për të njohur të vërtetën siç ishte ajo. Ai pa që Blloku i Udhëheqjes komuniste ruhej rreptë, sa edhe në trotuarin e ardhura në redaksinë tonë nga Amerika (Latine), nga Afrika dhe Azia, që kërkojnë lirimin e Muho Asllanit dhe Lenka Çukos, në kuadrin e respektimit të të drejtave të njeriut, por tashmë këto gjëra në Shqipëri nuk vlejnë as për humor. Mbase pa e kuptuar, mr. Partosh, duke e radhitur Nanon në këtë plejadë figuranash, e bën të pamundur që qofkëase mbrojtjen e tij. Fatos Nano, si Adileti, po gjykohet hapur për përvetësim, shpërdorim dhe falsifikim dokumentesh gjatë kohës kur ishte kryeministër. Përse duhet të përgjakjet drejtësia ose të mbyllë sytë nga shkaku se Partia Socialiste vete dhe pranon për lider të saj të parë një person të akuzuar për veprime ordinerel Specialisti i BBC-së është, si duket, i informuar keq për çështjen si të vërtetë se Nano ka luajtur një rol të rëndësishëm në kalimin e Shqipërisë nga një shtet stalinist (gjatë të cilit ai “rastisi” dy herë kryeministër) në një demokraci në lindje (gjatë së cilës ai ka qenë lider i opozitës dhe tani se fundi i paraburgosur). Do të dëshironim t’i njihnim faktet që servir (ose ja kanë servirur) mr. Partoshit, se PS na qenkan bërë parti e stilit perëndimor! Tajar Zavalani dhe bashkëpunëtorët e tij BBC-së… duke e dashur dhe dëshuruar nga larg. E pra, edhe një Adem Dem[aç?] që gjend’i të madh të Shqipërisë dhe të Evropës trotuarin pranë tij nuk lejohej të kalonte kush, dhe u befasua (nga ajo që kishte menduar deri atëherë). Për ne shqiptarët këtu, ky “tr*otuar i ndaluar” ishte vetëm një tërthorrmë e lirive të ndaluara, por për një martir lirie si Demaci, aq ishte mjaft që të shpallte (në Elbasan) se po t’i jepej e drejta, do të votonte për Partinë Demokratike. Ishte kjo parti që po ia thërrmonte përpara syve përdemonen të cilën ai e kishte ngritur në vite e burgut, në përfytyrimin e tij. Enver Hoxhës. Por ja që kështu ishte, kështu duhej bërë. Përreth Enver Hoxhës, si bashkëluftëtarë të tij, të sundonin kryeministrat e tij, Adil Çarçani dhe 10 liderët e byrosë, për të cilët, çuditërisht, mr. Gabriel Partosh qen[k]a shqetësuar perse gjykohen! Në të vërtetë ka edhe dhjetëra letra

A po hesht në të vërtetë Fatos Nano?

Pika më delikate, më e zbuluar për akuzën, është gjykimi. Pothuajse në të gjitha rastet të akuzuarit e kanë pritur gjykimin, jo vetëm me ankth, por edhe me padurim. Nuk kanë qenë të pakta rastet, kur të akuzuarit, në sallat e gjyqeve, i kanë ndërruar vendet me akuzën. Njerëz të mëdhenj e të ndershëm, njerëz të ditur e trima, i kanë kthyer sallat e vogla të gjyqeve në skena të mëdha të lirisë e të drejtësisë. Kjo ka ndodhur rëndom në të gjitha kohët. Ka ndodhur që njerëzit, t’i kenë detyruar me të gjitha mënyrat, që të mos flasin, por ata kanë folur. Kështu ka ndodhur në përgjithësi. Por ka qenë i pranueshëm edhe një fenomen tjetër, krejt i kundërt me këtë që cituam më lart. Thuhet se ky fenomen ka qenë i njohur edhe tek komunistët shqiptarë. Veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare dhe tregimet e realizmit socialist, sqaronin se komunistët nëpër burgje, përpara armikut apo gjyqes, kanë preferuar heshtjen. Kanë pranuar pra, të mos flasin, të mos tregojnë shokët dhe bazat e luftës. Këtë gjë ata e kanë bërë në emër të një ideali tepër të lartë; në emër të atdheut në emër të lirisë. Ndërm pra për veprën e tyre! Kanë kaluar 50 vjet që atëherë dhe sot Fatos Nano, po përpiqet të imitojë në mënyrën më të rëndomtë dhe të patapurshtme, veprën e komunistëve të ndryshëm të luftës. Po në emër të kujt ideali e bën Fatos Nano këtë imitim. Në emër të atdheut apo të lirisë? Akuza spjegon se ai ka vjedhur 73.780.000 lekë. Pra, ky qenka ideali që e detyron Fatos Nanon të luajë njeriun e heshtur. Kjo është edhe metamorfoza që pësoi komunizmi shqiptar në këtë gjysmë shekulli; nga komunistët e parë që heshtnin dhe vdisnin për atdheun dhe lirinë, tek krimineli ordiner Fatos Nano, që bën sikur hesht, në emër të vjedhjes dhe kusarisë. Po a po hesht në të vërtetë Nano? Në një pikëpamje ai edhe hesht. Hesht sepse vjedhësit e profesionit, këtë kanë armën më të preferuar. Në të vërtetë Nano hesht vetëm në rastet kur flitet për vjedhje dhe fakte, por sapo… paraqitet rasti për ta devijuar akuzën nga ordineri në politike ai flet. Ditën e dytë të gjyqit p.sh ai nuk e mbajti fjalën e burrit. Me një megallomani ordiniere, duke luajtur karagjozin, ai u çua dhe shpjegoi se për t’u çelur derën emergjencave duheshin ato lloj formularësh e lëkjas[h?], që kishte përdorur, duke bërë një paralelë qesharake me protokollin zyrtar dhe duke sjellë si shembull smokingun që veshin presidentët nëpër ceremoniale... Pas 15 minutash ligjëratë, Nanos iu kujtua vendimi për të heshtur dhe heshti. Po a do të flasë ai në seancat e ardhshme? Hajdutët profesionistë në përgjithësi i denoncojnë krimet e tyre me anë të heshtjes. Nga ana tjetër heshtja për të fituar pikë politike është e vjetruar. Pas zgjedhjeve të 22 marsit, figura e Nanos u bë figura më antipatikë në Shqipëri. Në politikë kartat e djegura nuk ripërtërihen më. Edhe në seancat e ardhshme Fatos Nano do të vazhdojë të flasë. (Vijon në faqen 4) Ylli RAKIPI Foto: Armando Babani

Synimet nacionaliste serbe të fshehura nën petkun e rrezikut shqiptar

Shumëkush vendimin e Greqisë të kohëve të fundit për vendosjen e embargos ndaj Maqedonisë e lidh vetëm me pretendimet e njohura greke, të cilat kanë lidhje me emërtimin, flamurin dhe simbolet e kësaj republike të vogël të ish-Jugosllavisë, përmbajtja e të cilave tashmë është e njohur. Por pa kaluar shumë kohë, Serbia nga ana e saj njoftoi për mbylljen e hapësirës ajrore të saj për avionët e shoqërive ajrore të Maqedonisë, pasi sipas autoriteteve serbe, qeveria maqedonase nuk i ka paguar detyrimet Serbisë për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të saj. Megjithatë, përsëri nuk kishte ndonjë argument të fuqishëm që të krijonte dyshime për një koordinim të veprimeve greke me ato të Serbisë ndaj Republikës ish-jugosllave të Maqedonisë. Por disa deklarata të ditëve të fundit të bëra prej politikanësh serbë, në mënyrë të veçantë nga lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, të bëjnë të dyshosh mbi një marrëveshje të mundshme ndërmjet Beogradit dhe Athinës për një bashkëpunim veprimesh, të cilat kanë si qëllim final eliminimin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. Që një Maqedoni e pavarur nuk shihet me sy të mirë as nga Greqia, as nga Serbia, kjo tashmë dihet. Për sa i përket Greqisë, një e papritur që Serbia, e cila nuk përtoi të niste luftën në Kroaci dhe Bosnjë, e la të qetë Maqedoninë, të cilën që prej vitit 1913 e kishte pasur pjesë të saj edhe ashtu si Kosovën. Por Millosheviçi e kishte të tjeret menduan se ishte më e përshtatshme që të merrnin sa të mundnin nga Kroacia dhe Bosnja, të cilat ndodhën më pranë Evropës dhe ishte më shumë vështirësi për të përligjur aneksimin e territoreve të këtyre dy ish-republikave jugosllave se sa Maqedonia, e cila ndodhet në jug, e izoluar nga Perëndimi dhe e shtrënguar nën dhëmbët e morsës greko-serbe, pa qenë nevoja t’u shtojë këtyre edhe faktin që Maqedonia për më se 30 vjet kishte qenë pjesë e Serbisë. Tani, kur duket se konflikti në Bosnje po i vjen fundi, pas inpenjimit amerikan, që i dha rezultatet e para me lirimin e Sarajevës nga armët e rënda të serbëve dhe arritjes së marrëveshjes kroato-myslimane, menjëherë pas vendosjes së embargos greke ndaj Maqedonisë, kreu i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, hodhi mendimin për nevojën e një konfederate greko-serbe, në të cilën, pa dyshim, sipas tij duhej të përfshihej edhe Maqedonia, e cila ndodhet ndërmjet Greqisë dhe Serbisë, por që bashkon me këto të dyja edhe faktorin fetar si vend ortodoks “për t’u mbrojtur nga agresioni i islamizimit”. dhe Athinës për një bashkërenim Maqedoni e pavarur, jashtë mbeturinës jugosllave do të paraqiste një rrezik në të ardhmen për Greqinë, pasi mund të pretendonte për atë krahinë, e cila dikur aneksoi Greqisë pas shpërbërjes së Perandorisë Turke dhe pas Luftës Ballkanike në vitet 1912-1913 dhe që solli pushimin se ekzistuan të shtetit maqedon, territorët e të cilit u ndanë ndërmjet Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë. Po ashtu, janë të njohura pretendimet serbe për Maqedoninë, që e konsiderojnë si pjesë të “Serbisë së Madhe” ose “Serbia e Jugut”, gjë të cilën e përsërisin vazhdimisht politikanë të ndryshëm serbë, natyrisht në radhë të parë ata nacionalistë si Shesheli e ndonjë tjetër. Për njohësit e politikës ishte ... ndërmjet Greqisë dhe Serbisë, por që bashkohen me këto të dyja dhe faktori fetar si vend ortodoks “për t’u mbrojtur nga presioni i islamizimit”. Duke mos mjaftuar kjo, Karaxhiçi, ashtu siç kishte bërë më parë Arkani, Shesheli, Drashkoviçi, luan kartën e të ashtuquajturit “rrezik shqiptar”, i cili sipas tij i kanoset aktualisht Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë. Për këtë qëllim Karaxhiçi e ftoi Maqedoninë t’i bashkohet Jugosllavisë së cunguar me qëllim që, bashkë me Serbinë e Malin e Zi të bëjnë ballë “rrezikut shqiptar”, i cili, në qoftë se Maqedonia do të mbetet vetëm, do të jetë një kërcënim për të. Thirrjet për “rrezikun shqiptar” dolën në skenë që në fillimet e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, por lufta në Bosnjë beri që të ... GAVROSH LEVONJA (vijon në faqen 4)

Viktima dhe dëshmitarë

(Gjithmonë në përpjekje për shpëtimin e vetvetes) Kanë kaluar gati 3 vjet dhe ne shqiptarët kemi qenë dhe jemi pjesëmarrës dhe pjesëtarë e dy sistemeve politike. Në fakt, ne tash gjendemi në atë fazë që populli e përcakton proverbialisht “as mish dhe as peshk”, në fazën postkomuniste dhe parakapitaliste, madis një shëmbëllimi të shkëputur për t’u integruar në ekonominë e lirë. Nga Evropa Lindore, ne për 50 vjet vuajtëm arriti në atë pikë kur shteti komunist varej për vetëpërmbajtje qytetarët e vet dhe mbijetonte në sajë të represionit që kontrollonte në çdo qelizë të tij. Dhe po të mos rrezikohej Muri i Berlinit dhe të kthehej në gërmadha, madje ish-BRSS, në dhe sot e kësaj dite do të vazhdonte atë që populli shqiptar s’duhet ta harrojë kurrë. Ajo që kemi hequr dhe vuajtur ne, është shumë pranë nesh; ne kemi qenë viktima dhe dëshmitarë të burgjeve të vërteta, internimeve të vërteta, varfërisë së vërtetë. Ne shqiptarët e kemi provuar deri në palcë si askush izolimin total si rreth nesh, kanibalizmin vëllazëror, përçmimin komunist që na transformoi në qenie inaktive dhe që kur flisnim tuteshim, që dhe kur flinim tuteshim, sepse e kishim provuar për 50 vjet rresht se askush nuk ia ndalte dot dorën shtetit komunist. E ku ishte atëherë Komiteti Ndërkombëtar i Helsinkit? E ku ishte atëherë Amnesty International? Përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Helsinkit mbërritën në Shqipëri vetëm kur Ramiz Alia i zbrazë burgjet, sepse shpresonte gjithsesi tek rrjeta e merimangës komuniste që ishte endur në mënyrë që të përsosur për gjysmë shekulli. Ne jemi dëshmitarë. Mbasi rrëzimit të komunizmit ne jemi dëshmitarë se në Shqipëri nuk pati asnjë gjyq Nuremberg. Një eksperiencë perëndimore je aiquajt. Kështu, me e drejtë ndota, për të gjithë të vrarët, të burgosurit, të ndëshkuarit dhe vuajtësit u dënua ne mënyrë individuale e shkurta. Diktatura së kuke dhe terrori i të kuq, demokracia e re nuk i përgja me diktaturë dhe terror të bardhë, por me tolerancë. Pikërisht këtë lloj tolerance, këtë lloj etike më të saj, e përdorin që nga gjermanët te ringjallin të djeshmen rishas. Një ilustrim për këtë, mjafton vetëm gjyqi i Fatos Nanos, që është transformuar në një maki-nacion politik. Shqiptarë, ne jemi dëshmitarë të së shkuarës që është larg nesh në një prag vetëm 3-vjeçar. Këtu qëndron edhe shansi ynë për të fituar oese në të kundërt harresa do të na sjellë disfatën tonë. Për të dyja këto shanse tash jemi përgjegjës vetë. Le të bëjmë një arsyetim të thjeshtë duke gjykuar vetëm në pamje të jashtme, A e kemi parë se si paraqitet në burg z. Fatos Nano, me kostum, me kravata, me miq, me të afërm, me avokatë, me gazeta që e shpallin hero, me gazetare që e shpalin martir, madje al nga burgun e tij letra dhe peticione Institucioneve Ndërkombëtare dhe po nga burgu drejton partinë e tij! Kjo është shumë normale dhe humane? Ai është ndëshkuar populli shqiptar për 50 vjet rrëshi me një humanizëm të këtij lloji dhe a mund t’u akuzohet kësisoj shteti i në demokrati se ushtron represion!!! Në gjyqin e Fatos Nanos përshihte vetëm hetimi për rreth 9 milionë dollarë, pas të cilit po të vërtetohet fajësia mund të rrjedhin vetëm disa vjet burg. Po përpara jo me shumë se 5-10 vjetësh, a ju kujtohet se si u dënuan me pushkatim për falsifikim biletash treni një grup që i kishte përvetësuar shtetit komunist 3 milionë lekë të vjetra, që bëjnë vetëm 3.000 dollarë?! A ju kujtohet? Atëherë a nuk ju duket gjyqi i liderit socialist sall një komedi apo në mos një tragjikomedi?!!! Nga ana tjetër Fatos Nano nuk duhet det marr i popullit shqiptar, as me hir dhe as me pahir. Populli shqiptar është ngopur dhe t’engopur me demokrati. Nuk janë të tillë martirët dhe heronjtë. Aq sa janë martirë i gjithë rrethi i torturuar në Itali, me gjithë ish-emrat e nderuar, që për atë kohë ishin krenaria e Italisë?! Po në cilën kohë këta liderë shqiptarë kanë qenë krenaria e Shqipërisë!!! (vijon) ELIDA BUÇPAPAJ

Pengohen dhe keqtrajtohen qytetarë shqiptarë që udhëtojnë për në Greqi

Policia kufitare greke nuk u përfill dokumentet e rregullta Incidente dhe pengesa të ndryshme nga ana e policisë kufitare greke kundrejt qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë me dokumente të rregullta për në Greqi. Sipas një burimi të mirëinformuar, më 3 mars, në aeroportin e Athinës policia kufitare greke mbajti pa asnjë shkak, për gati 1 orë, 5 qytetarë shqiptarë të cilët kishin viza të rregullta për të qëndruar në Greqi. Madje policia greke nuk përfilli as kërkesat e një diplomati të Ambasadës Shqiptare në Athinë i cili kërkoi që të mos pengoheshin pa asnjë shkak qytetarët shqiptarë. Janë këto raste gjithnjë e më flagrante dhe të përsëritura. Edhe qytetarit shqiptar K.S. që vinte nga SHBA - i pajisur me dokumente të rregullta nga qeveria amerikane - për të kaluar pushimet e Vitit të Ri në Korçë, u keqtrajtua duke u akuzuar dhe duke iu grisur dokumentat, nga policia kufitare greke vetëm sepse pyetjes nëse ‘je shqiptar apo vorioepirot’ ai u përgjegj se është shqiptar. Dhe nëse nuk do të kishte ndërhyrë Ambasada Shqiptare, qytetarit shqiptar nuk do t’i ishte dhënë leja për t’u futur në Shqipëri. Greqia vendi kryesues dhe më i varfër, i Bashkësisë Evropiane vazhdon të keqtrajtojë qytetarët shqiptarë edhe në rastet kur ata janë me pasaporta të rregullta

Në këtë numër

Foto: Armando Babani Arkeologu Ceka kundër arkeopolitikanit Ceka Faqe 3

Nga kronikat

E çmendura N kësaj lave e shpalli veten të pavarur. “Unë jam e pavarur, thoshte ajo me zë të lartë, si zakonisht, por mos më pyesni nga kush jam e pavarur. Të pavaruar quhen sot ata që nuk tregojnë se nga kush varen. Është kjo një lloj dissidance me anën e së cilës nese, kur të mërzohët demokracia, do të përfitohet statusi politik. “Koha jonë” dhe Qirje Blushi (i madh) janë të pavarur nga ...” Blushi tjetër (BB, i biri) është i pavarur dhe nga Shqipëria. Kur them nga Shqipëria, kuptohet, i pavarur edhe nga Kosova, sa do që kjo është marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë. Kjo nuk do të thotë se BB është i pavaruar edhe nga KB (U. e). se i varur nga kryetari i Serbisë. Të mërkurën, e çmendura N, u pa të shiste gazeta. “2P”, në 9, pa laças, klithte ajo. Dërisa në “Illyria” të flasë Fatos Nano, “Zëri”, do të jetë pavarur. Është porosi e Tosit, thoshte ajo. “Zëri...” i Fatos Nanos po jepet falas, si vepra e shokut Enver, por nga kjo askush nuk po e merr. “Uroni Fatos Nanon!” është shkruar në muret Xhevat Mustafës ka lejuar që në “RD” të kumbulet dhe Drino Agolli. Kjo është shenjë e mirë midis kryqëzimeve. Sapo doli në shitje romani i XH. Mustafës u mburr Agolli te “RD”. Thuhet se vetë Dritëro do të shkruajë një artikull lavdërues për romanin e Mustafës. Paqja ka filluar midis gazetave! Iliria po bën gazetë të pavarur. Emri i tij është mbi titullin e gazetës. PSD do të dalë nga koalicioni me PD dhe PR dhe do të pretendojë pushtetin e vetme. Ka thënë kështu Gaqo Apostoli. Dikush e ka krahasuar Gaqon me Mario Serin. Vetëm se Senti vjen nga e djathta, kurse Apostoli vjen nga e majta. Ky është ndryshimi i madh. Ky është nryshimi i madh. Kjo e përkrahur PSD, thotë se Gaqoja do të dalë falas në me vete. PSD e Majta! Deshurn i radhës është Aranit Çela, që gënjëson në Parlament për “Shqipërinë në Konferencën e Opinave të Natës”