A do të ballafaqohemi me një “Tanxhenotopoli” edhe në shtypin shqiptar
Gavrosh LEVONJA Me gjithë ndikimin pozitiv, që luan shtypi në jetën e një vendi, njerëzit kanë edhe ankesa për punën e shtypit dhe shprehin mendime të ndryshme për vënien e kufizimeve, që të mos e lejojnë shtypin të kanalizohet në rrjedha të dëmshme, të cilat mund të jenë më pasoja për shoqërinë. Megjithëse, ideja e censurimit të shtypit është e papranueshme, lexuesit janë të mendimit se për disa kategori lajmesh duhen marrë disa masa që e kufizojnë lirinë e shtypit. Arsyet janë nga më të ndryshmet, që nga ruajtja e sekretit ushtarak a shtetëror e deri tek menjanimi i seksit e dhunës në shtyp. Këto anë negative të shtypit, favorizohen në njëfarë mënyre edhe nga ajo që njerëzit janë të prirur të tërhiqen nga pasqyrimi i dukurive negative, trajnimi dhe diskutimet e së njëjtës temë në mënyrë të përsëritur, ndërhyrjet në jetën personale të individëve të veçantë, në mënyrë të posaçme të personaliteteve e figurave të njohura, pasqyrimi i skandaleve të ndryshme. Këto sëmundje që kanë prekur shtypin e vendeve me një traditë të gjatë të shtypit, të cilat kanë një kulturë të lartë dhe një etikë në pasqyrimin e ngjarjeve dhe diskutimin e problemeve të ndryshme - është çdo dyshim - kanë zënë strehë dhe në shtypin tonë vërtetë, kalojnë dhe gjëra të pavërteta ose të paqena fare dhe me anë të kësaj “përzierjeje” (gënjeshtër e-vërtetë), mesazhi që i transmetohet lexuesit është tendencioz. Vritet dikush; nxirren disa organe shtypi i japin vrasjes ngjyra politike sikur vrasja është nxitur nga drejtues të pushtetit ose të ndonjë formacioni politik dhe nuk mungohet të shkruhet se “vrasësit ngrinin dolli me drejtues të pushtetit në një lokal luksoz të qytetit” ose në një rast tjetër, pak a shumë të ngjashëm, sikur “drejtues të policisë ishin të pranishëm dhe qëndruan pasivë”. Në këto aspekt, praktika të tilla negative shkaktohen nga qëndrimi pasiv i organeve kompetente. Në një rast të tillë ose duhet të veprohet mbi vrasësin e denoncuar nga gazeta në fjalë, ose duhet të jepet llogari ai që e jep njoftimin të pavërteta të shtyp; normalisht vetë i akuzuari nga gazeta duhet të tregojë për këndër saj. Jo rallë ndeshim nëpër faqet e gazetave edhe paraqitjen e “të veçantës” si nga diçka e përgjithshme ose manipulimin e lexuesve edhe me anë sondazhesh apo të dhënash statistikore të paqarta në mënyrë të sofistikuar, si p.sh. duke bërë krahasime me vende të tjera, ose duke manipuluar me elementin “për frymë popullsie”. Dukuritë e tilla janë në rendin e ditës edhe në pasqyrimin e proceseve të ndihmave italiane gjatë vitit 1991. Lexuesit gjatë këtyre ditëve vërejnë me vlerësimet e shtypit zytrar, që i cilësojnë dëshmitë e ndryshme të bëra në gjyq, si “goditje” kundër Nanos, ndërsa shtypi i majtë si “fakte, që provojnë pafajësinë e tij”. Në këtë rast lexuesi, në vend që të informohet mbi të vërtetën, e cila i intereson, vret mendjen se “cili ka të drejtë dhe cili manipulon”. Shtypi, në mënyrë të padiskutueshme i shërben atij që e paguan, që e financon; në këtë mënyrë edhe dukuritë e përmendura më lart bëhen më qellim për t’i shërbyer financuesit. Duke pranuar se masmediat zyrtare e financojnë shtetin, gazetat private lejojnë me fondet e partive për t’u shërbyer atyre, po gazetat e “pavarura” nga kush financohen? Dyshimet rreth mënyrës së financimit të kësaj kategorie shtypi shtohen, kur nëpër faqet e ndonjë prej tyre lexon dhe artikuj me përmbajtje antikombëtare.
...skandaleve të ndryshme. Këto sëmundje që kanë prekur shërbimin e vendeve me një traditë të gjatë janë shytpi, të cilët dyshim - kanë zënë shtrëng dhe në shtypin tonë të ri, i cili i gjunjëruar nga prangat 50-vjeçare e diktaturës, tani ndodhet në ekspansion të plotë, duke shfryrë atë dufin e grumbulluar gjatë gjithë kësaj kohe, dhe i ngjan më shumë një lumi të rrëmbyer i cili herë-herë, duke mos gjetur shtratin e duhur shkakton dëme më shumë se dobi.
Kështu, në atë luftë zhvillohet në shtypin tonë ndërmjet grupeve të ndryshme, ndërmjet forcave politike të ndryshme apo individëve, shpesh diskutimi degeneron në marrjen me probleme anësore, në jetën private të individit, ku, natyrisht, nuk ka se si të mos mungojnë shpifjet, denigrimi, hiperbolizimet etj. Ndërsa njihen në heshtje akte ose probleme të rëndësishme, apo shkruhen me shkrimin mikroskopik, u kushtohen faqe të tëra ose tituj të mëdhenj gjërave anësore. Kështu, ndërsa nuk trajtohen probleme të tilla që kanë ndërlidhur emigracionin shqiptar në Greqi, siç janë ligjërimi, trajtimi i tyre nga autoritetet greke, shkruhet për prostitutat shqiptare në Greqi, madje nuk mungojnë të japin të dhëna që nuk mund të konsiderohen asnjëherë të sakta, ndërsa shkruhet për shqiptarët në Greqi, nuk shkruhet për shqiptarët e rritur në qytetet e varfra nga policia dhe ushtria greke në kufi ose në qytete e fshatra greke.
Shpesh, nëpërmjet një taki të...
F. Nanon e ka denoncuar e para Qeveria Bufi
Nuk kuptohet përse akuza nuk e përmend këtë denoncim
I pyetur, nëse është Qeveria Bufi ajo që ka denoncuar e para Fatos Nanon, Profesor Pashko u përgjigj: “Po, po, është e vërtetë. Ne e denoncuam të parët...” Pra, Fatos Nanon e ka denoncuar së pari Qeveria e Stabilitetit. Një gjë të tillë e vërteton më së miri fakti që Qeveria Bufi, sapo mori fuqinë, ndryshoi menjëherë praktikën e livrimit të ndihmave. Ndihmat nuk livroheshin tashmë me lekë, por me sasi malli. Dhe, më e rëndësishmja, Qeveria Bufi kërkoi largimin e menjëhershëm të Lev. e Co, si lëvrues e këtyre ndihmave. Kuptohet që ndryshime të tilla nuk mund t’i konsiderojë kurrsesi si ndërmarrje e kësaj qeverie e të konceptesh. Ndërrimi i menjëhershëm i praktikave të Fatos Nanos, nga Qeveria e Stabilitetit, nuk tregon vetëm faktin se këto veprime ishin të rrezikshme. Ky veprim tregon se, nëse do të vazhdohej praktika Nano, edhe Qeveria Bufi nuk do t’i shmangej dot komprometimit dhe korrupsionit. Por një gjë të tillë nuk mund ta hante dhe as ta pranonte, së pari, Profesor Pashko. Po pse, atëherë, nuk u kthye ky problem në çështje dite? Pse kaloi ai kaq tangent? Pyetje të tilla mund të bëhen vetëm nga ata që nuk e kanë jetuar atë kohë në Shqipëri: Tensioni i madh politik, përqëndrimi maksimal për të larguar komunistët nga pushteti, qeveria mikse (komunistë + demokratë)... të gjitha këto së bashku bënë që anomali e mëdha në lëvrimin e ndihmave, spekullimet e përvetësimet, të kalonin pa vëmendje, pa u vënë re. Sikur të kishte qoftë edhe një çast të vetëm të qetë; atëherë problemi i ndihmave do të dilte në plan të parë dhe Fatos Nano me siguri që do të dilte në gjyq. E nëse do të ndodhte kështu, a do ta përdorte Nano atëherë “kartën” e të përndjekurit politik? Ndoshta. Por kjo është punë e tij. Njeriu për t’u mbrojtur gjen mjetet dhe mënyrat që i duken më të përshtatshme. Vetëm se në këtë rast, ai duhet të shpjegonte se çfarë arsye mund të kishte Presidenti Alia dhe Qeveria Bufi për ta ndjekur Nanon politikisht?(?) ndjekur Nanon politikisht?(?!) Sidoqoftë, duhet të pranojmë se më 22 mars, Fatos Nanos iu bë një gjyq politik. Atë e bëri vetë populli, që duke mos i dhënë votën partisë së tij, e dënoi atë, përpos të tjerash, edhe për politikën e gabuar ekonomike që ndoqi gjatë qeverisjes së shkurtër. Por ky gjyq nuk i shpëluai dot të gjitha mëkatet e Nanos. Gjërat duhen gjykuar deri në fund. Ndaj dhe parlamenti i pas 22 marsit nuk ngurroi (përveç socialistëve) të votojë heqjen e imunitetit, duke e dorëzuar Nanon tek Ligji. Një veprim të tillë e bënë pa asnjëfarë hezitimi edhe Profesor Pashko e Perikli Teta, të dy anëtarë të kabinetit Bufi. Ndoshta ata kishin më shumë arsye për ta bërë një veprim të tillë, sepse ishin pikërisht ata që e denoncuan të parët. Duke gjykuar mbi këtë fakt, nuk kuptohet pse akuzën nuk e përmendn denoncimin e parë?!
Drejtësia shqiptare jep dënimin e parë me burgim të përjetshëm
Gjykata e Kasacionit dha para disa ditësh dënimin e parë me burgim të përjetshëm. Ky vendim u mor për të pandehurin Sami Kila, nga Ishmi i Durrësit, të cilin gjykata e këtij rrethi e kishte dënuar me vdekje për krimin e vrasjes për motive hakmarrjeje të shtetasit Lush Stani. Gjykata e Kasacionit, me vendimin e saj të para disa ditëve, vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së rrethit për këtë të pandehur, duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm. Lidhur me këtë vendim, zëvendëskryetari i Gjykatës së Kasacionit, Avni Shehu, sqaroi se, kjo masë dënimi u dha për të pandehurin, bazuar në ndryshimet e reja që janë bërë Kodit të Procedurës Penale. Ky është rasti Arsyeja e dhënies së kësaj mase dënimi lidhet me kufizimin e dhënies së dënimit me vdekje, për kjo nuk do të thotë që organet e drejtësisë nuk do të aplikojnë me një masë dënimi të tillë. Për të vërtetuar këtë, zoti Shehu sqaroi se, Gjykata e Kasacionit vetëm para dy ditësh, pas dhënies së dënimit me burgim të përjetshëm, vendosi edhe për dënimin kapital të një krimineli nga Fieri.
Bashkëpunim nuk do të thotë vetëm koalicion
Jo rallë ndodh që një gjë e vogël, e papërfillshme, herë-herë, e nisur për një qëllim tjetër, mund të shërbejë si shembull për një çështje më të rëndësishme, që mund të ketë vlera për të gjithë, në radhë të parë për atë që heun e kombin.
Kështu ndodhi dhe në programin televiziv të ditës së premte, në të cilin u diskutua “Eurobarometri”, i publikuar para pak kohësh edhe në Shqipëri nga përfaqësuesi i KE dhe ku merrnin pjesë, përveç kryeministrit Meksi, eksponentë kryesorë të partive politike shqiptare, gazetarë të organeve kryesore të shtypit dhe të RTSH, duke formuar një tryezë të rrumbullakët.
Prapritur shikuesi u ndodh para një surprize të këndshme; diskutimet dhe debati i zhvillimit aty ishte i kulturuar, replikat e shkëmbyera ishin brenda normave të etikës politike, ku nuk mungoi dhe humori.
E rëndësishme, që u konstatua në këtë tryezë debati ishte se për disa probleme kyçe, ndërmjet palëve të ndryshme, duke përfshirë edhe PS, u shfaqën mendime të përbashkëta ose të paktën të afërta, në kohën që kundërshtimet për ndonjë çështje të diskutuar bëheshin përsëri me tone të moderuara, shumë larg asaj atmosferë të ndezur artificialisht në Parlament, ku shpesh debati dhe replikat nuk mbështeten në ide të qarta a programe të caktuara, po bëhen me shumë të nxituara.
Në këtë mënyrë, në atë atmosferë të krijuar, edhe në socialistë, i konsideruar si “skifter”, Dokle, të habiste me qetësinë dhe tonet konciliantë, me mendimet, kur bënte vërejtje, kritika dhe propozime të arsyeshme. Kjo është mjaft e rëndësishme, që në kushtet e demokracisë edhe pse ka kundërshti, është e mundur të punojmë së bashku. (vijon në faqen 4)
Me intuitë nuk mund të bëhet tregti
Bllokohen të dhënat për hyrjen në Shqipëri të mallrave ushqimore të importit
Të pyetur, për saëte e mallrave ushqimore të futura në Shqipëri për periudhën 2-mujore, specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave thonë se këto të dhëna konsiderohen si sekret shtetëror.
Ata shprehen se këto të dhëna u jepen vetëm 4 burimeve kryesore: Presidencës, Kryeministrisë, Ministrisë së Financave dhe Institutit të Statistikave. Në të njëjtën kohë, në Institutin e Statistikës, këto të dhëna nuk kanë arritur ende.
Për tregtarët nuk duan të dinë anën burokratike të këtij fenomeni. Ata duan të dhëna të sakta mbi sasinë dhe llojet e mallrave ushqimore që hyjnë në Shqipëri në një periudhë të caktuar, për të përcaktuar llojin e biznesit të tyre. Në kushtet kur ky informacion mungon për një arsye absurde “sekret”, kur në të njëjtën kohë në të gjitha shtetet botohen rregullisht ... (vijon në faqen 4)
Antikomunizmi rrezikon vetëm komunizmin
Nëse kishte arsye për të mos legalizuar Partinë Komuniste Shqiptare (të re), kjo ishte vetëm e vetëm se komunizmi e kishte humbur çdo justifikim historik dhe moral për të konkurruar në kuadër të pluralizmit të tanishëm.
Ai, gjatë 30 vjetëve, dha prova të mjaftueshme që njerëzit të thoashin “kurrë më komunizëm”. Fakti që, megjithatë, dhe ka, njerëz që kërkojnë të vazhdojnë me një parti të tillë, flet për atë që lufta kundër tij nuk duhet menduar kurrë si e fituar.
Partia Socialiste, si bartëse e kësaj pjese komuniste të gjithkënd tjetër nuk mund të pranoheshin, vuan me dhe pa dashje, pikërisht këtë ngarkesë së shkruarës. Në rast se kjo talange do të ishte pakënaqë, PS... (vijon në faqen 4)
Sikur fjalët të dilnin edhe nga xhepi ...
Foto Armando Babani
Korrigjim:
Në kryeartikullin e gazetës sonë të “A jemi për kapitalizmin?”, për arsye teknike ka dalë me gabime paragrafi i gjashtë.
Ky paragraf duhet të lexohet:
“Vendosja e një shteti të barabartë sot, është një koncept i kulturës socialiste. Një term: komunizmi u mori njerëzve pronat e kulturën e tyre, ndërsa kapitalizmi është edhe më tepër vlerë. Vëna me mundin dhe zbulësinë e tyre, cilësi që do të kenë vetëm gjatë zhvillimit kapitalist. Atheere të lehtë të shfrytëzojnë edhe gjatë zhvillimit kapitalist. Atheere të lehtë të shfrytëzojnë atje, në cilët edhe zhvillimin kapitalist. Atheere të lehtë të shfrytëzojnë, në kohën e vlerës së pronave të tyre. Kjo është ajo që jepet me token, në shartim, key nuk ua japim fare, që po bëjmë me tokën, në shartim, kapitalizmi nga komunizmi dhe jo të dalë një dru pa fryte, sepse nga nuk e lë jetën të niset...”
Ju kërkojmë ndjesë për gabimin
REDAKSIA
Nga kronikat
E qemndura N e kryeqytetit, në orën 10 të ditës së premte u paraqit para gjykatës edhe me forcë! Duhen të me lejoi të hyj, – tha ajo – diskutohët projektbuxheti për vitin 1994 dhe unë dua të jem aty në këmbë të Fatos Nanos. Jo, – i thanë rojati, – është në këmbë të tij nuk mund të hysh sepse z. Nano nuk ka imunitet. Nuk është e vërtetë, vijol e qemndura. – Atij vërtet i kanë hequr imunitetin, por edhe unë e kam imunitetin të lindur. Unë jam e papërgjegjshme e përjetshme, d.m.th. jam përjetësisht deputete. Deputete gjër në vdekje. Pastaj në krahun ku do të ulem unë, nuk do të kem ndonjë dallim nga kolegët.
“mër të grupit parlamentar i kamandit të gjitha idetë dhe projektet e mia. Nuk është parlament ky, që të vjedh idetë. Pas kështu e qemndura u shkduk për t’u dukur përsëri të nesërmen në orën 12 para burgut të Tiranës duke mbajtur këtë fjalim: “Dë dashtur të burgosur, politikë dhe të ndërgjegjës. I dashur Aranit dhe i dashur Simon Stefan! Su po jetoni ditët e burgut të madh politik. Gjithë jetën juaj ka qenë e persekutuar, gjyithëse halle dhe vuajtje. Si ‘e pati një ditë të bardhë për ju? Për ju që aq shumë u përpoqët për këtë drejtë përqall! Se shpesh të narkoka ky populli të mirat. Po ai s’mban mend të mirat e shokut Ramiz? E nderët, o ‘mban mend të mirat e shokut Ramiz? E nderët, o... . . . (teksti i prerë/jo i lexueshëm).