Epilogu i gjyqit të F. Nanos
Epilogu i gjyqit të Fatos Nanos, ndryshe nga ç’pritej, e bëri Partia Socialiste në konferencën për shtyp të ditës së djeshme.
“Na ishte një herë një PPS”, tha, pak a shumë, Servet Pëllumbi në prani të dhjetëra gazetarëve. Them, pak a shumë, sepse S. Pëllumbi e lexoi u shpreh: “Na ishte një herë një PS”, duke mohuar me këtë rast marrëdhënien e PS-së. E ndersa Servet Pëllumbi nuk i nevojitet dhe e bezdis tashmë kjo mëmësi, për ironi dhe për fatin e tij të keq, ajo e ndjek pas si fantazëm. Dhe kur të ndjek pas nëna, që ti përpiqesh ta mohosh, me tepër se mëkatar.
Bashkim Zeneli e lexoi deklaratën e PS-së në fillim të konferencës së shtypit: “Janë shkelur limite dhe të drejtat e njeriut. Gjykoi i Nanos - politik, manipulim, po ndiqet rruga e antiligjit; Nano politikan me nivel kalibri ... e plot përfundime të tjera që krejt e vjetër të PS-së i përsërisin shpesh, si për të bindur më tepër veten.
Tre krerët e vjetër të PS-së - S. Pëllumbi, N. Dokle, B. Zeneli - e drejtuan këtë konferencë shtypi. Dhe e reja ishte se këta të tre u drejtuan nga fantazma e kryetarit Nano, që e bënte të mundur fotografia në tryezë. Të bënte përshtypje fakti që asnjë eurosocialist nuk ishte thirrur në tribunën e kësaj konference. Nga ana tjetër nuk munguan pyetjet e gazetarëve të huaj Milloshit që kërkonin solidarizim me udhëheqjen e konferencës.
Kjo konferencë shtypi mund të quhet ndryshe edhe prologu i gjyqit të Fatos Nanos. Udhëheqësit e vjetër të PS-së u munduan t’u tregonin gazetarëve unitetin e pathyeshëm të partisë, paçka se këtë gjë ata nuk e besonin as vetë. Se ... Ndërsa B. Zeneli lexon deklaratën e nxirë gjithçka, Namik Dokle (urojmë të mos ketë qenë në rol përpara përfaqësuesve të Këshillit të Evropës) deklaron: “Krahasuar me regjimin e kaluar, Shqipëria përjeton një rilindje të vërtetë... Ne kemi qenë dhe jemi që Shqipëria të pranohet në Këshillin e Evropës”. Sipas kësaj logjike, i bie që deklaratën e kryesisë së përgjithshme të PS-së ta ketë shkruar Fatos Nano nga burgu ose fotografia e tij.
Për 45 minuta rresht udhëheqja më e lartë e PS-së - Pëllumbi, Dokle, Zeneli (të tre së bashku mund të bëjnë një kryetar) realizuan epilogun e gjyqit të Fatos Nanos, duke iu përgjeruar e stërbetuar edhe fotografisë së tij mbi tryezë. Dhe në gjithë këtë ngjarje kishin thirrur si dëshmitarë gazetarët. “Na ishte një herë një PS”, përsëriti për të fundit herë Servet Pëllumbi, ... pa menduar se ishte ai i pari që ia kishte shkuar mendja tek një gjë e tillë... E ndërkohë Fatos Nano ka ikur tani nga skena politike, duke lënë në postin e kryetarit fotografinë e tij.
Ylli RAKIPI
Foto: Armando Babani
Pamje nga tribuna e konferencës së djeshme të shtypit të PS...
Nano do të vazhdojë të drejtojë PS!
“Qëndrimi që ka mbajtur Nano në gjyq ia ka lartësuar figurën. Edhe këtë qështje (vendin e kryetarit të PS) e kemi diskutuar dje. Nuk shohim asnjë arsye për ta zëvendësuar në postin e kryetarit të PS”, tha dje në konferencën për shtyp nënkryetari i PS, Servet Pëllumbi.
Ish - kryeministri Nano, i dënuar nga Gjykata me 12 vjet burg, e drejton Partinë Socialiste që prej 10 qershorit 1991. Datë në të cilën komunistët u quajtën socialistë.
“Tani që Fatos Nano është burgosur do të kemi mundësi ta takojmë më shpesh edhe si qytetar, kështu që do ta ketë më të lehtë drejtimin”, tha po dje në konferencën e shtypit sekretari për marrëdhëniet me Jashtë të PS, Bashkim Zeneli.
Drejtimi me ekip apo me një person? Për këtë çështje është debatuar shpesh ndërmjet krerëve drejtues të PS. Debati është reflektuar dhe në shtypin socialist. Për drejtimin me ekip, muaj më parë (kur çështja e ndihmave të ardhura nga Italia, të administruara nga Qeveria Nano 1 nuk ishte diskutuar) u prononcua në shtyp Dr. Maqo Lakroni.
Sot socialistët rikërkojnë Nanon si lider të Partisë. Qenia në krye e një klase të vjetër politike, gjë që reflektohet qartë në fjalimet e tyre publike, po krijon konfuzion jo vetëm në radhët e socialistëve. Deklarimi se Nano do të jetë kryetar i PS mbetet më tepër se mister. Nano do të trajtohet si çdo i burgosur tjetër. Asnjë i burgosur nuk ka të drejtë të drejtojë nga burgu parti apo shoqata, qofshin këto edhe humanitare.
Po dhe në konferencën e paralajmëruar për shtyp, me anë të një deklarate të Komitetit Drejtues të PSSH, socialistët i bënë një gjyq vendimit të gjyqit dhe rishprehën “kërkesën mbarepopullore për zgjedhje të parakohshme”. Zgjedhje për të cilat “PS ka filluar të mendojë që më 23 mars (1992)” (S. Pëllumbi nënkryetar i PS, shih intervistën e botuar në ZP më 27. 8. 1992)
Deklarata e Komitetit Përgjithshëm Drejtues të PSSH mbyllet me fjalët: “i dënuari politik Fatos Nano, i mbyllur në burgun e Tiranës, është një plagë e hapur në trupin e Shqipërisë”.
Nga vetë deklarimet e liderëve të PS është e qartë se i dënuari F. Nano është një plagë e hapur në “ekipin” drejtues të PS. Plagë që duket se është e vështirë ta mbyllë edhe distancimi i eurosocialistëve nga detashmentet e vjetra të Partisë Komuniste.
Lufti DERVISHI
Kush e bën Shqipërinë rast të veçantë
I bëhet thirrje Adamit për të qenë “i pavarur”!
Pyetjes së një gazetari të “The Economist” (Angli) se kush është fajtor për varfërinë dhe dhunën në Shqipëri, sistemi apo Enver Hoxha, një kolegu ynë i dha përgjigjen: Përderisa tërë Lindja është e varfër se Perëndimi dhe më me pak linë se ai, e ka fajin Sistemi.
Por që Shqipëria ishte më e varfër dhe më e shtypur edhe se vetë Lindja, për këtë është me faj padyshim Enver Hoxha. As kolegu-editorial i “Aleancës” (që shtron pyetjen tepër të përgjithshme: Ku është i Adam?) nuk mund të gjejë dot rast tjetër si Shqipëria ku kolektivizimi të arrijë deri te koka e pulës dhe dhuna të bëjë armik edhe atë më të pafajshmin. Tashmë shqiptarët e kanë parë edhe Shkupin e komunizmit jugosllav, edhe bujqit me automobila të fshatit bullgar, edhe turizmin modern të diktatorit Çauşesku. Si Enver Hoxha nuk bën më anej!
A mund të mos vazhdojmë akoma te jemi rast i veçantë? Mbase edhe jo, por ç’të bësh që “lloji i komunizmit shqiptar” pas llojin e intelektualëve të tij, që kur u ofrohen poste qeveritare i pranojnë ato, kur largohen prej andej harrojnë që ishin ministra (politike) dhe shpallen “të papavarur”! Shpallen intelektualë, kundër shtetit, që po të mos jetë shtet nuk do të quhej kështu, ngrënë zëri për shkeljen e të drejtave të njeriut (sikur Njerëz të jenë vetëm ata që Opozitës!), duan të lënë shtetin pa asnjë lloj burgu, pa asnjë polici, pa asnjë parti që të dominojë parlamentin, pa parti të gjitha që kërkojnë ndryshime rrënjësore, pra, pa të gjykuar. Po a nuk do të ishte edhe kështu e gjora Shqipëri, për ju, një rast i veçantë?!
Nga ana juaj, ju na ndaloni të pyesim për gjatë kohës se “kuqe”. Ku ishe ti, Adam?
“Poshtë revanshizmit”, bertësni, “poshtë hakmarrja”, ajo është primitivizëm, do shkojmë apo jo në Evropë? Do shkojmë, si nuk do shkojmë, themi ne dhe do të ndonjëherë bertasim edhe ne si ju: Për të drejta tuaja! Sikur deri më sot, për (së bashku) të drejtat tona!
Po ja që na del një gazetar i pavarur në faqen e parë tuajën dhe si evropian thotë se tërë do të ha namë. “... Del një tjetër dhe boton më mirë zëdhënësin e qeverisë e sajën në veten dhe sjell skenarët dhe të drejtat tona.
Diktatura iku, për të mirën e të gjithëve, por ne jemi ata që ishim dhe nuk ka se si ndodh ndryshe. Përmbysjen e asaj kohe do ta bëjmë edhe pse hija e diktaturës na ka rënë në shprit të gjithëve. Jemi edhe të varfër të gjithë dhe ajo paga e qautuar qesharake nga editori ynaj, sidoqoftë e mban frymën tonë. Nëse ju keni burime të tjera, mënyra të tjera fitimprurëse, dhe të shpejta, përsë nuk keni ndihmë? Se pakua u thoni lakëvë te asistencës, do të jemi me të urrejturi në vend se tu përmtoni se çdo të bëni për ta, kur të mermoni pushtetin! Mos vërtet nuk do të keni ministër Hendi dhe SHIK-u? Mos vërtet njerëzit pas kësaj nuk do të keni më detyra dhe të drejta e Njeriut do te arrijë shkalën e respektit
hija e diktaturës na ka rënë në shpirt paqja e qetë quhet larg e atdheu ynë, siç do të mbante tjera fitimprurëse, dhe të shpejta, përse nuk i thoni? Se pak ua thoni fakirëve të asistencës, do të jetë më mirë se t'u premtoni se çdo të bëni për ta, kur të merrni SHIK-u? Mos vërtet njerëzit pas kësaj, nuk do të kenë më halle dhe të drejtat e Njeriut do të arrijnë shkallën e respektit si në kooperativat e Parajsës? Apo doni t'ju akuzojnë qysh tani për rast të veçantë?
Ka mënyra të ndryshme përpjekjesh për të rezistuar ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut. Njëra nga ato është te synosh pushtetin që sapo ke humbur. Por ka edhe një rrugë tjetër duke bërë përpjekje që të shpëtosh papushim shpirtin tënd nga mania e persekucionit dhe e dëshirës që çmendurisht të bë të boshkall! Ju i bëni thirrje Adamit që të mos jetë me Qeverinë (se nuk jeni ju qeveria), i kërkoni të gjithë Adamët të pavaru, kur i rieni dhe të sigurtë se në Shqipëri askush nuk është i pavaru, se të gjithë ne ta varfer 'rast i veçantë' i rresë! Lëreni Adamin, ai di vetë ç'bën. I lumtur nuk është, por i lirë padyshim. Kaq nuk është pak, apo jo?
Faruk MYRTAJ
Takim me Komisionin e Këshillit të Evropës
Dje, më 6. 04.1994, kryetari i PRSH, Sabi Godo dhe sekretari i përgjithshëm, Çerçiz Mingomata, zhvilluan një takim me Komisionin e Këshillit të Evropës, ku përm...
posaçëm të komisionit politik, ju...
Takim me Komisionin e Këshillit të Europës
Dje, më 6. 04.1994, kryetari i PRSH, Sabi Godo dhe sekretari i përgjithshëm, Çerçiz Mingomataj, zhvilluan një takim me Komisionin e Këshillit të Europës, ku morën pjesë raporterë të posaçëm të komisionit politik, juridik, të Drejtave të Njeriut, për marrëdhënien me vendet joanëtare të KE të kryesuar nga lord Finsberg.
sekretari i përgjithshëm, Çerçiz Mingomataj, zhvilluan një takim me Komisionin e Këshillit të Europës, ku morën pjesë raporterë të posaçëm të komisionit politik, juridik, të Drejtave të Njeriut, për marrëdhënien me vendet joanëtare të KE të kryesuar nga lord Finsberg.
Fillimisht lord Finsberg, theksoi se ardhja e tyre ka të bëjë me evidentimin e përparimeve që ka bërë Shqipëria në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Më pas ai shprehu interesin e tij mbi vizionin e PRSH mbi këtë çështje.
Z. Godo u theksoi të pranishmëve se aktualisht Shqipëria është përfshirë në rrjedhat e proceseve demokratike dhe se ekonomia e saj po transformohet në një ekonomi të tregut të lirë. Tashmë kemi një gjendje politike përgjithësisht të stabilizuar dhe problemet tona janë të ngjashme me ato të demokracive të reja. Me gjithë vërejtjet e shumta të Partisë sonë, theksoi ai, ne nuk e humbasim pamjen optimiste që ky vend do të ecë drejt Europës. Çështja është se me çfarë vështirësish do të shkojë dhe sa mund të menjanohen ato gjatë rrugës.
Reforma ekonomike përfaqëson një shmangie nga autarkia ekonomike, por duke e balafaqur me realitetin konkret në Shqipëri, PRSH nuk është dakord në shumë pika të zhvillimit ekonomik e mënyrën e zbatimit të reformës ekonomike. Ne mendojmë se ajo ka bërë një gabim lidhur me ligjin e tashem të ndarjes së tokës për frymë. Pa vendosur bazën e pronës private, s'mund t'i jepet legjitimitet demokratik bazës ekonomike të orientuar nga tregu e ndërkohë të vërtetohet angazhimi për të ruajtur sistemin kapitalist.
Më pas z. Godo, me kërkesën e të pranishmëve, paraqiti shtrirjen e Partisë si dhe vizionet e saj në të ardhmen.
Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.
KUR DO TË JEPEN LËTRNJOFITMET?
Mungon një vendim qeverie dhe… fondet
Sot, tri të katërtat e popullsisë janë pa letërnjoftim personal. U janë shpërndarë letra-çertifikimi. Por a mjafton kjo?
Që prej 1981 nuk janë regjistruar më letërnjoftime prej Shtetit Shqiptar, i cili përdori deri në 1990 depozitin e krijuar për ta në Ministrinë e Rendit. Ka gati katër vjet që qytetarët po pajisen me letra-çertifikimi si shtetas sepse mungon një vendim qeverie dhe, ç'është më e rëndësishmja, fondet. Kjo ka krijuar anomali dhe mundësi për abuzime dhe falsifikime me rrezik jo të vogël kombëtar. Kështu në treg po shiten aktualisht letërnjoftime të falsifikuara (siç përflitet) në Greqi, me të cilat shqiptarët kanë arritur të ndërrojnë emrat. Po ashtu dihet se përveç pasaportës ndërkombëtare, shumë shtete të huaja kërkojnë edhe letërnjoftimin e thjeshtë, i cili kështu-duke u shndërruar në një “domosdoshmëri”-është kthyer në burim fitimi dhe biznesi të paligjshëm me qarqeve përkatëse.
“Kemi bërë disa herë kërkesa në drejtim të Qeverisë,- sqaron shefi i Zyrës së Gjendjes Civile, Abdyl Xhaja,- por është e qartë se mungojnë fondet.” Problemi ndërlikohet edhe më po të mendosh se gati një e treta e shqiptarëve punojnë jashtë atdheut dhe kjo reformë, nëse kryhet, kërkon një rënjetësim të zhvillim. Është një mundësi tjetër që Qeveria të aplikojë një sistem si ai i shumë vendeve të Europiane me një kartë të thjeshtë identiteti, sistem që po përdoret dhe ende sot në Maqedoni. Megjithatë, vetëm në Bashkinë e Tiranës ka që prej qershorit 1990 që njerëzit s'mund të marrin letërnjoftime. Duhet menduar pak më shpejt, jo thjesht për rinovimin e shqiptarëve si të tillë, por edhe për të shmangur mundësitë e avancimeve soviniste në planin human përrethana banale ekonomike.
RESTAURIMI I FASHIZMIT - ABSURDITET
Ndonëse fitorja e “Polit të Lirisë” në zgjedhjet e fundit, në hall doli më e lehtë dhe më bindëse nga ç'ishte parashikuar, duket se telashet më të mëdha, liderët e koalicionit të djathtë, më në krye Silvio Berluskonin, i kanë në gjetjen e një gjuhe të përbashkët në përpjekjet e tyre për formimin e qeverisë.
Shkaku kryesor për këtë janë qëndrimet e udhëheqësit të “Lega Nord”, Umberto Bossit, i cili në radhë të parë nuk pranon kurrsesi të bëjë pjesë në një qeveri me të djathtën ekstreme të “Aleancës Nacionale” të Xhanfranko Finit (të paktën kështu deklaron), por nuk mungon të bëjë deklarata edhe kundër një emri të mundshëm të Berluskonit me mandatin e formimit të qeverisë. Këto qëndrime të Bossit natyrisht kanë ngjallur polemika në qirën e koalicionit të djathtë, ku nuk kanë munguar as drejtimin e liderit të vet, duke e quajtur deri edhe “një llafazan, i cili ka tradhtuar shpresat e elektoratit”.
Kjo situatë në gjirin e koalicionit të djathtë ka shkaktuar reperkusion në bursë dhe në ecurinë e lëtrës italiane, e cila, pas një ngritjeje të theksuar, që përjetoi pas zgjedhjeve, tani po pëson njëfarë rënieje. Ndërkohë, njëfarë ngritjeje, ndërkohë, në çmimet e partnerit të tij të koalicionit, Bossi ka filluar kontaktet me liderët e partive dhe grupimeve politike të qendrës, si Mario Segni.
(vijon në faqen 4)
Autostrada e parë shqiptare në hapat e parë
Autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e para vepër e këtij lloji në vendin tonë. Kështu pames planifikuar në zbatim firmës italo-shqiptare “Euroteorema”, me një kontratë të rinovueshme vetëm për seksionin e parë prej 5 kilometrash, është aprovuar fundi nga Buxheti i Shtetit me vlerë prej 4.250.500 dollarë amerikane.
Filiali shqiptar me qendër në Peqin ka realizuar llogaritë perfundimtare dhe është në fazën e fillimit të punimeve. Kontrata parashikon një afat realizimi prej 13 muajsh. Moria e veprave të arti është ajo që ka shpenzë në vlerë kushtojë për një (km) prej 900 mijë deri në 1 milion dollarë. Mjafton të përmendet këtu kalimi i Vlorës i cili është llogaritur të kushtojë 20 milionë lekë ose 2 milionë dollarë. Ka pasur shumë diskutime për këtë dhe varianti i paraqitur nga pala shqiptare është që kjo vepër të hiqet. Shpenzimet janë llogaritur të përballohen nga Buxheti i Shtetit dhe gjithashtu shpresohet një kredi e mundshme nga institucionet ndërkombëtare. Ky projekt nuk përfshin pikat e hyrjes dhe të daljes nga autostrada d.m.th., rrugën e Durrësit dhe pikëhyrjen në Durrës. Këto dy fragmente do të realizohen brenda planit rregullues të vetë qyteteve. Sipërfaqja e autostradës ka sjellë një pasojë edhe shpronësime të pjesshme dhe të plota të cilat kapin një shtrije prej 10.7 ha, dhe kjo vetëm për seksionin e parë të saj 5 km. Këto sipërfaqe dhe këta banorë të shpronësuar do të kompensohen nga shteti në toka të tjera pronë të tij ose në vlerë. “Është hera e parë që një jeni të këtij lloji bëhet në Shqipëri dhe për këtë shteti ka zgjedhur përvojën më të mirë në këtë fushë”, na thonë në zyrën përkatëse në dikaster. Firma mista “Euroteorema” Peqin nuk ka të drejtë të punësojë firma të tjera, përveç nënkontraktorëve të parashikuar në kontratë. Të tillë mund të quhen ata që blejnë makineritë, pajisje materiale etj., dhe këta duhet të jenë aprovuar më parë nga dikasteri. Metoda e supervizionit, që do të ndiqet për këtë objekt është një metodë bashkëkohore që ndiqet në të gjitha vendet e zhvilluara europiane-Itali, Gjermani, Francë. Zvceri etj. Megjithatë 13 muaj të përcaktuar si afat dorëzimi duhet të kenë përbri datën e fillimit të punimeve, gjë që është përcaktuar akoma. Pse?
Mungon një vendim qeverie dhe… fondet
KUR DO TË JEPEN
Duhet licencë për të shfrytëzuar pasuritë natyrore
Prej afro një muaji, me dekretin nga Presidenti të Ligjit Minerar, për kërkimin, zbulimin dhe shfrytëzimin e pasurive natyrore, ndërmarrjet shtetërore, firmat private dhe huaja janë të detyruara të pajisen me licencë në Ministrinë Minierare dhe Energjetike, që të mund të ushtrojnë aktivitetin.
Ligji Minerar i hyrë në fuqi është i pari i ligj, që i bën të mundur shtetit të ketë nën kontroll dhe të disiplinojë kërkimet, zbulimet dhe shfrytëzimet e pasurive natyrore, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Alfred Mero, specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Minierave, thotë: “Më përpara s'ka ekzistuar një ligj i tillë. Ky ligj është studiuar në të gjitha aspektet dhe i hap rrugë ligjore, sipas standarteve botërore, ushtrimit të veprimtarisë ekonomike në fushën minerare. Unë në këtë Drejtori mbuloj problemin e licencave. Gjer në këtë periudhë, nga dalja e Ligjit kemi bërë publicitetin e tij nëpër ndërmarrjet shtetërore, që ato të njihen me kërkesat e tij. Gjithashtu të njëjtën gjë kemi bërë edhe me subjektet private. Sot, më 6 prill, erdhi kërkesa e parë për dhënie licence për shfrytëzim, nga një subjekt privat i rrethit të Tepelenës. Interesimi ka qenë jo i vogël dhe ne presim të na vijnë të tjera kërkesa.”
ARTUR KOPANI
Nga kronikat
Përpara një numuri mos ke frikë se të shkelën të drejtat e njeriut? Rroftë mendjarda N. e kryeqytetit, Dritëro Agolli, ditën e mërkurë, në oren 12.30 dha një konferencë shtypi në selinë e Partisë së Punës Socialiste.
“Së pari do të lexoj një deklaratë të rëndësishme të Kryesisë Drejtuese të KQ të PPS. Dua t'ju them që në fillim se, në këtë çast që po flasim, dua të them se në Parti tonë, për 12 vjet, do ta marrë vetë.
Ç'kuptim ka kjo? - tha Servet Pellumbi- Ne nuk jemi mendur që të lemë partinë tonë në dorë t’ende. Pastaj një gjë të tillë nuk e pranon as Parlamenti Evropian. Dhe larg qoftë, sikur regjimi i Berishës të bëjë edhe t'i ç' mbetet më partisë tonë?
Nuk është ashtu- tha Bashkim Zeneli-. Bile më shumë të tjera ngrihen.
Edhe ti nuk ke të drejtë, ndërpreu e ç'mendur, sepse po të bëjë Gramoz Ruçi, ngriti i gjithë Sigurimi i Shtetit në këmbë. Pas këtyre fjalëve ajo u çua në këmbë dhe bërtiti “Poshtë eurosocialistët!”. Rroftë europleqësia! Ti shoku Molotov Zego pse nuk vjen në konferencë shtypi? Apo nuk politika Dritëro Agolli! Poshtë Namik Dokle...!
E shoqëruar nga pjesa dërrmuese e pjesëtarëve të konferencës e ç'mendura doli me vërtik dhe duke parakaluar përpara Bankës së Shtetit u ndal në shkallët e Muzeut Kombëtar dhe filloi një nga ato fjalimet e përhershme. Shqipëria është një nga okupatorët në një ditë me çlirimin e Shkodrës. Partia Aleanca Demokratike është themeluar dy vjet pas krijimit të Partisë Ekologjike. Një shkimtar i madh shqiptar po shkruan për mua një epopë. Ajo do të botohet në një gazetë që shtypet në shtypshkronjën pa dritë. Në Tiranë janë shtypur të drejtat e njerëzve pa ngjyrë. Gallupi njofton se në zgjedhjet e shtatorit 80% e arvanitasve në Greqi do të votojnë për minoritetin grek në Shqipëri. 80% e kryetarëve të partive nuk kanë rrahur. Javën e ardhshme do të emërohet Kryetar i PS në raste festash emërtohet Fatos Thanas Nano.
KRONIKANI
Shënim
Në numrin e kaluar të gazetës “Republika” është botuar edhe shkrimi “Madam Kristin Fon Kohlin”. Redaksia e gazetës i kërkon ndjesë lexuesit për lyerjet e përdorura në këtë shkrim. Përdorimi i gabuar i tyre, sidomos kur bëhet fjalë për një të huaj, nuk është në natyrën e gazetës sonë.
Redaksia