KRIMI I 10 PRILLIT NUK MUND TË MBETET PA U NDËSHKUAR
U ringjallën andartët grekë
Deklaratë e Partisë Republikane Shqiptare
U ringjallën andartët grekë
KRIMI I 10 PRILLIT NUK MUND TË MBETET PA U NDËSHKUAR
Deklaratë e Partisë Republikane Shqiptare
Sulmi i çetës greke ndaj një reparti në fshatin Peshkëpi dhe vrasja e ushtarakëve në gjumë është akti më i rëndë i qarqeve greke ndaj Shqipërisë. Ky provokacion i hapët është i njëjtë me atë të çetave andarte greke në vitet 1913-1914 dhe ndjek të njëjtat qëllime. Veçse Shqipëria nuk është ajo e viteve të Luftës së Parë Botërore, po shtet i ndërtuar, me antarësi në organizmat ndërkombëtare. Sulmi dhe vrasja e pabesë erdhën nga një shtet anëtar i Paktit të Atlantikut, një ditë pas vizitës në Shqipëri të Komandantit të Përgjithshëm të këtij Pakti për Evropën. Grekët ngutën të krijojnë trazira në Jug të Ballkanit për t’u ardhur në ndihmë serbëve në Bosnje e në Kosovë. Po del sheshit strategjia e kompllotit të madh sllavo-ortodoks. Në përkrahje të Miloshviçit qëndrojnë disa qarqe ruse, Greqia, Bullgaria, Rumania. Ballkani po i bën varrin vetes. Mjetet e përdorura deri tani si konferencat për paqe, bllokadat ekono mike, vëzhguesit, helmetat blu, nuk ia kanë prerë rrugën Hitlerit të Ballkanit, në të kundërtën e kanë nxitur për akte edhe më të tmerrshme, siç po ngjet me masakrimin e Gorazhdës në Bosnje. Vetëm përdorimi i forcës ndaj Serbisë mund të shpëtojë Ballkanin dhe kontinentin nga marrëzia e konfliktit total.
S’kemi asnjë dyshim për lidhjen e drejtpërdrejtë të ofensivës serbe mbi Gorazhdën dhe provokacionit grek ndaj Shqipërisë. Koordinimi është vërtetuar edhe në raste të tjera në dy vjetët e fundit. Tani situata po rrëshqet. Komuniteti Evropian që tërhiqet i përgjigjet “kthimin mbrapa”, për aq sa është e mundur në botën e sotme. Ata dalin si mbrojtës të paprivilegjuarve, të të papunëve, të të drejtave të njeriut dhe pluralizmit, duke shfrytëzuar me mjeshtëri vështirësitë e kohës dhe gabimet e PD-së. kjo është strategjia që gjithë ish-partive komuniste të Lindjes. Dredhia e tyre shkon deri aty, sa edhe kur fitojnë në zgjedhjet, nuk dalin vetë në krye, po vënë kryeministër njërën aleat të vogël, mjafton të kenë shumicën në parlament, si në Poloni.
Ne i bëjmë thirrje Kuvendit Popullor, Presidentit dhe Qeverisë të shqyrtojnë ngjarjet me gjakftohtësi e burrëri, të forcojnë masat për mbrojtjen e kufirit, t’u shpjegojnë aleatëve tanë të vërtetën për atë që ndodh në Jug e në Veri dhe të kenë besim të plotë në bashkimin e shqiptarëve në mbrojtje të Atdheut.
Krimi i 10 prillit kurrsesi nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.
Krahui i djathtë në politikën shqiptare
Diskutimi i Kryetarit të PR z. SABRI GODO në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PR
Me fillimin e vitit tensionet politike u rritën edhe më tej. Sipas shtypit, në këtë vend, për Partinë Demokratike kemi diell, për opozitën bie vetëm breshër. Ashpërsimi duket edhe në Parlament. Partia Socialiste ngriti 131 pyetje për programin e Qeverisë, që ta bënte shoshë. Parlament nuk do të bëjë në ujdí edhe për çështje ku me pak tolerancë mund të arrihet mirëkuptimi. Kjo shton çoroditjen brenda dhe ngjall dyshime te investitorët jashtë. Duket se mbi vendet me ekonomi të dobët dhe qeveri të dobët gjithnjë rëndojnë rreziqe të mëdha. A kanë parasysh këtë socialistët dhe të tjerët kur atakojnë programin frontalist e në çdo pikë? Ne gëzohemi që Qeveria paraqiti programin, vërtet me vonesë, po edhe e lehtë nuk është, si me pesëvjeçarët qemoti. Ne donim të shihnim në program qartësi më të madhe në kthimin e pronës e privatizimin dhe në bashkëpunimin me jashtë. Në këtë pikën e fundit zot Meksi të krijon disi përshtypjen e njeriut që do të mijë duke pritur në rregull e lumit. Demagogjia e Partisë Socialiste duhet të shpjegohet pak më tej. Kur ne themi se duan rikthimin në komunizmin enverian, ata përgjigjen se kemi mbetur prapa kohës dhe në njëfarë mase kanë të drejtë. Vetëm ca nostalgjikë të fandaksur, të mbledhur rreth Partisë Socialiste kanë ende ide të tilla. Neokomunistëve, dome thënë socialistëve, edhe po t’ua falësh të gatshëm enverizmin, nuk e duan, nuk janë aq të marrë!
Dredhi e sotme. Ata dalin si mbrojtës të në parlament, si në Poloni.
Kalimi në tregun e lirë e në kapitalizëm arrihet i plotë vetëm nga krahu i djathtë. Në Itali, Gjermani, Francë ekonomia u zhvillua më tej nën koalicione centriste ose të qendrës së djathtë. Por tani, sidomos në Itali, vërehet humbje e rëndë e këtyre forcave, me një orientim të elektoratit ndaj të djathtës. Krahu i djathtë tek ne është një nevojë. Ne vijmë nga një ekonomi e diktaturës së ekstremit të majtë që mund të likuidohet vetëm nga e djathta, e bazuar pa ekuivoke në njohjen dhe zbatimin e pronës private. Së dyti, e djathta mund të jetë sot në Shqipëri opozita kundërbalancuese për shmangien e gabimeve të pozitës, meqë socialistët dhe aleatët e tyre kundërshtojnë hapin pas hapi çdo gjë që bëhet. E thënë shkurt, krahu i djathtë në Shqipëri i nevojitet demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Nëse kemi parajemëru [?] ...
“Vetëm me parime të shpallura krahu i djathtë bëhet i kuptueshëm për elektoratin
Foto: Armando Babani
...Partia Republikane është për bashkëpunim me Partinë Demokratike nëse kjo parti krijon terrenin e bashkëpunimit... ... Partia Republikane mbështet qeverinë e zotit Meksi që garanton zhvillimin e përgjithshëm të demokracisë në Shqipëri... ... Partia Republikane është për bisedime me forcat politike të krahut të djathtë duke përcaktuar një drejtim të qartë antikomunist
...Partia Republikane është për bashkëpunim me Partinë Demokratike nëse kjo parti krijon terrenin e bashkëpunimit...
... Partia Republikane mbështet qeverinë e zotit Meksi që garanton zhvillimin e përgjithshëm të demokracisë në Shqipëri...
... Partia Republikane është për bisedime me forcat politike të krahut të djathtë duke përcaktuar një drejtim të qartë antikomunist
(vijon në faqen 2)
Foto: Armando Babani
Forcohet aleanca shqiptaro-turke
Në hyrje të këtij shkrimi më lejoni të përsëris faktin se për Shqipërinë ka qenë një fazë keqësimi fqinjësia me Serbinë, sikurse një përpjekje për ekuilibër prania e Turqisë si fqinjë e grekëve, por të cilën grekët do ta dëshironin më shumë të mos e kishin apo, të paktën, ta kishin sa më larg. Por këto kanë qenë punët e Zotit!
Mbas rëzimit të Murit të Berlinit, po kështu edhe mbas shpërbërjes së ish-BRSS dhe ish-Jugosllavisë, harta e Evropës pësoi ndryshime të cilat u reflektuan, së pari, në prishjen e aleancave të vjetra. Prishja e këtyre aleancave ndikoi respektivisht në tretjen dhe prishjen e ekuilibrit midis forcave dhe, si rrjedhojë e këtij disequilibri, nuk vonoi të shpërthente lufta. Vetëm për gjashtë ditë në Slloveni, më pas në Kroaci me destinacion për t’u përqendruar në Bosnje-Hercegovinë dhe për t’u shpërhapur edhe më tutje, vetëm në Jug, sepse u pa se Milosheviçi nuk ishte luftë që diktonte më dhe ish-republikat e veta, sepse ato tashmë kishin aleatë e tyre të rinj.
Rrëzimi i komunizmit ndryshoi kështu edhe hartën e Ballkanit, e cila historikisht ka qenë dhe mbetet e rrezikuar për ndryshime. Momentalisht jetojmë sanksionimin e aleancave, të cilat shtangen dy llojesh: paqeruajtëse dhe paqerishëse, apo luftënxitëse. Vizita e fundit e Milosheviçit në Rumani e kristalizoi mirë trekëndëshin Serbi-Greqi-Rumani.
Pikërisht, në këtë moment të vështirë për Ballkanin, Berisha viziton Ankaranë. Prezença e Demirelit në Tiranë që më 1992, fill mbas fitores së demokracisë në Shqipëri, ishte preludi i kësaj aleance e cila do të vinte gjithmonë duke u forcuar për të shënuar me këtë udhëtim një kulm të ri.
Agjencitë e huaja e komentuan Turqinë dhe si mediatori për t’u shprehur në NATO. Ky mund të jetë një kompromis racional. Por ajo që u vu re është se na pala turke ishte rezervim i një pritjeje par excellence që u bë presidentit shqiptar dhe delegacionit të tij Ndërsa ajo që u vu re nga të dyja palët ishte shfaqja e një akordance dhe mirëkuptimi bilateral, si për çështjet që kishin të bënin vetëm me dy vendet, ashtu edhe për problemet e krizës në rajon. Në këtë aspekt, aleanca shqiptaro-turke synon t’i shërbejë pikërisht minimizimit të këtij rreziku.
ELIDA BUÇPAPAJ
Për të fituar besimin dhe konfidençën e përbashkët
Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s për Evropën, në Shqipëri
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, S. Zhulali, e priti vetë në aeroport gjeneralin Xhorxh Xhulluen.
Komandanti Suprem i Forcave të Aleancës në Evropë e pritën, sipas shprehjes së mikut amerikan, tërë udhëheqësit civile dhe ushtarakë të vendit.
Përballë gazetarëve Xhorxh Xhulluen u shpreh se zgjodhi Shqipërinë si vendin (Vijon në faqen 3)
rreth Partisë Socialiste kanë ende ide të tilla. Neokomunistëve, domethënë duan, nuk janë aq të marrë sa të ndjekin atë rrugë. Komunizmi si sistem ekonomik u thye në tërë botën në ndeshjen me kapitalizmin. Prandaj edhe socialistët deklarohen për tregun e lirë. Mbahan pas politikës sociale të tregut duke krijuar variantin e tyre të majtë. Në thelb kjo politikë sociale do të thotë që fitimi të shkojë në të mirën publike, gjë që e vë ekonominë në drejtimin e institucioneve shtetërore dhe jo të pronarit. Në këtë mënyrë frenohet ekonomia dhe proceset demokratike, duke realizuar me aleatët e tyre kundërshtojnë apron dhe hap Në kemi paralajmëruar një vit më parë se do të vinte koha e grupimit të partive. Si duket kjo po ndodh dhe është gjë e mirë, sepse zgjedhësit duan drejtimet të caktuara djathtas, në qendër apo majtas.
Komiteti Drejtues ka diskutuar intensivisht gjendjen politike duke arritur në konkluzione të përbashkëta. I takon Këshillit Kombëtar të shqyrtojë këto konkluzione me vetëdijen se ajo që do të përcaktojmë sot, do të jetë orientim për Partinë Republikane deri në Kongresin e dytë, që mendojmë të mbahet në fillim të tetorit.
Thirrjet e muajve të fundit për
Foto: Armando Babani
Nga kronikat
E çmendura N e kryeqytetit, e ulur në një tavolinë të klubit- kioškë, që e frekuentojnë intelektualë eminentë dhe pasi kishte pirë disa gota fërnet, fliste me një zë të qetë duke i bërë të gjithë ata intelektualë të dëgjonin me vëmendje të jashtëzakonshme:
“Kjo, terapia e shokut si duket nuk u prit mirë nga populli... tha ajo duke lëshuar gotën e zbrazur. Edhe pse nuk u kritikua nga partia jonë, si duket terapia e shokëve ka lodhur së tepërmi këtë popull. Tani shokët as në një fjalë nuk i duan dot. Sikur të aplikohej njëherë edhe terapia e zotërinjve. Pastaj varet edhe nga shokët, se ka edhe shokë të moderuar. Ja p.sh terapia e shokut Nano ishte shumë e mirë, prandaj unë nënshkrova peticionin për lirimin e tij nga burgu. Në peticionin nuk ishte shënuar se në çfarë date kërkohej lirimi i tij, por ma merr mendja se nuk është edhe aq urgjent. Një engjëll, që më vizitoi dje, tha se sapo vinte nga vizita që i kishte bërë shokut në burg. Më tregoi se shoku ishte fare në rregull, bile nuk kishte shumë probleme, sepse e kishte vërejtur engjëllin me t’u paraqitur. As nuk kishte dyshuar se mund të ishte ndonjë halucinacion. Mendja po e mbante shumë mirë.
Pasi porositi edhe një gotë fërnet, e çmendura N vazhdoi. Shqipëria ka vetëm një qeveri dhe tri opozita. Duhet t’i bëjmë edhe dy qeveri. Në këtë mënyrë çdo opozitë do të ketë qeverinë e vet. Nuk është e ndershme që tri opozita duhet të ndërrrohen me radhë për të kritikuar qeverinë. Duhet t’i plotësojmë të gjitha kushtet opozitës, përndryshe Këshilli Evropës do të përjashtojë qeverinë e vetme që kemi nga grupi i saj. Pas këtyre fjalëve e çmendura N ndërroi bisedë duke thënë: “Numri i kryetarëve të papunë arriti shifrën 87.3%. Ky është sukses! Më i madh se shtetet post-komuniste të Evropës Lindore. Kryetarë dezhurnë i Partisë Socialiste për këto javë do të jetë një personalitet i njohur social-demokrat, që gjithmonë shtetit nëpër provinca.”
Kronikani
përgjigjen se kemi mbetur prapa kohës dhe në njëfarë mase kanë të drejtë. Vetëm ca nostalgjikë të fandaksur, të mbledhur rreth Partisë Socialiste kanë ende ide të tilla.
Foto: Armando Babani
SHQIPTARËT - VIKTIMA TË “PAQES” BALLKANIKE
Jugu tashmë akuzon i përgjakur. Pas ecjakëve të pritërinjve, pas klimës demokratike për çeljen e degëve të “Omonias” në Labëri, pas akuzave ngjyrë rozë për qarqe të caktuara greke kundër Shqipërisë, pas tolerancës për t’i quajtur argat zot të tokës shqiptare, tashmë shqiptarët e Jugut mbajnë në supe arkivolët e parë të dhuruar nga agresioni i hapur grek.
Fatmir Shehu dhe Abron Gjinj u varrosën dje. Disa ditë para tyre disheti vdekut pak nga pak diçka tjetër. Emisarë specialë, tashmë të veshur me raso religjioze e me karta purit, politikanë të marë turç nuk pranojnë “ekstremizmin shqiptar” dhe “sjellje jo të denja nda qeverisë greke” kishin shkuar në eterin e rrezikuar të Jugut nekrologjinë e këtyre viktimave. Hija e varfërisë tashmë e trumbetuar nga opozita si një fatkeqësi që s’dihet se kush e ka sjellë në Shqipëri, ka shërbyer si një perde e hekurit për të ndaluar kundërpërgjigjen dinjitoze të shqiptarëve ndaj poshtërsisë grek. Mijërat e refugjatëve shqiptarë që punojnë për bukën e gojës përtej kufirit përbëjnë arsenalin e shantazhit antishqiptar që deri më sot është përdorur dhe herë mizorisht. Pas keqardhjes ekonomike o politik të këtij konflikti, tashmë radhë e viktimizimit u takon shqiptarëve brenda Shqipërisë. Shqiptarët tashmë po vdesin për paqen dhe perversitetin e fqinjëve të tyre. Ata po vdesin për të bërë dinjitoze deklaratën e Papulias dhe kundër qeverisë shqiptare për shkeljen e lirive të tyre, për kërkesat e grekëve që predikojnë ai vetë në krye të Evropës; shqiptarët po vdesin për të bërë dinjitoze deklaratat e tij kundër drejtësisë shqiptare për gjyqin e Nanos, shqiptarët po vdesin për të bërë dinjitoz inatin e grekëve, për zgjerimin e politikës së jashtme shqiptare me qytetarëve që predikon ai vetë së jashtme shqiptare me helenizimin e Jugut deri më sot kanë humbur “gjithçka”. Ata që jetojnë në Sarandë, në Delvinë, në Tepelenë, në Gjirokastër, në Korçë, kanë humbur besimin e pushtetit lokal, pasi “rrezikon marrdhëniet me fqinjët”. Ata që banojnë në Tiranë kanë humbur shansin për t’u pasuruar nga tanxhetet e politikës greke. Ata që ekzekutojnë politikën, kanë humbur një rezistencë e “qarqeve të moderuara”. Kurse të tjerët, krejt të padukshëm e anonimë, arrijnë të sigurojnë licensa e të ngrënë pika shitjeje karburanti në cep të Tiranës, duke u shkruar greqisht emrin “Shkumbini”, për t’i treguar kryeqytetit kufirin e saj jugor; të tjerë pas Muzeut Kombëtar, shkruajnë po greqisht kioskat e reja me leje të Bashkisë së Tiranës. Të tjerë drejtojnë banka e ambasada shqiptare në Ballkan; ndërsa Jugu deri më sot, i pabesueshëm në fatkeqësinë e vdekjes së tij të ngadalta, akuzon i përgjakur. Ai është sulmuar pabesish për vdekje. Këmbëngulës e varfër, së paku tani, duhet t’i dëgjojë të gjithë, Ato bien për Shqipërinë (për viktimat e para të paqes e të stabilitetit në rajon).
“Partia Republikane” është për bashkëpunim
Thirrje e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë
Masakra e djeshme e njësive ushtarake greke në Jug të Shqipërisë është ballafaqimi i parë i shtypit shqiptar me një situatë konflikti të provokuar nga inspirime shoviniste ndaj Shqipërisë.
Në këto rrethana tepër delikate për informimin e drejtë të opinionit shqiptar Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë u bën thirrje gjithë anëtarëve të saj dhe sidomos drejtuesve të gazetave dhe mjeteve të informimit masiv të angazhohen për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet pasqyrimit të gjendjes reale.
Lidhja e Gazetarëve shpreh besimin se këtë radhë edhe një pjesë e gazetave të cilët nuk bëjnë pjesë në këtë organizatë do të reshtohen përkrah kolegëve të tyre duke qenë së pari shqiptarë.
Kryetari
Ylli Rakipi
Shënim: Për arsye teknike të shtypshkronjës gazeta “Republika” Nr. 28 (275) nuk del ditën e dielë, më 10 prill 1994, por del sot.