Qytetërimi perëndimor, një qytetërim postdiktatorial
RUDOLF MARKU Kur shkrimtari i shquar Aleksandër Sollzhenicin largohëj nga atdheu i tij (i përzënë - sipas variantit zyrtar), shumë njerëz mendonin se ai do t’i shprehte falënderime mirënjohjeje shteteve perëndimore. Në fakt, Perëndimi e kishte ndjekur nga afër fatin e shkrimtarit të madh, duke ia botuar librat, duke e vlerësuar në qindra artikuj dhe emisione televizive, duke organizuar takime solidariteti me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta të kulturës e të politikës. Të gjitha këto kishin ndikuar mrekullisht që shkrimtari të mos pësonte fatin e Isak Babelit të Mandelstanit a të Saharovit. Shteti totalitar rus më së fundi ishte dorëzuar përpara Sollzhenicinit (si këmbim rusët kishin kërkuar nga shtetet perëndimore një ish-sekretar partie të lëvizjes komuniste kiliane). Tani, në aeroportin e Frankfurtit, pritej shprehja e mirënjohjes së Sollzhenicinit. Quditërisht, shkrimtari i madh, (si për të dashur të provonte se shkrimtarët vërtetë janë raca më e çuditshme e njerëzve, se ata, në fund të fundit, janë kundër të gjithëve, duke ndjerë mëshirë dhe dashuri për të gjithë), tha se qytetërimi perëndimor, për fat të keq, në këtë fundshekulli, duket se e ka humbur aftësinë primordiale për të ndjerë vuajtjen, urinë, tërsëllëqet dhe mënxyrat e tjetrit. Qytetërimi perëndimor, sipas Sollzhenicinit, kishte humur ndjeshmërinë për të ndjerë dhembjet e të tjerëve. Kjo thënie e shkrimtarit - e komentuar si kapriço mosmirënjohëse a, në rastin më të mirë, si një trill shkrimtarësh - po kujtohet përherë e më tepër sot. Shkatërrimi i sistemit totalitar komunist zbuloi në mënyrë të veçantë për njerëzit që kishin jetuar brenda kontinave të hekurta të izolimit - një fenomen të ri. Qytetërimi perëndimor, duke uëtar, në mënyrë armiqësore, përballë sistemit totalitar të Lindjes, kishte marrë padashtje shumë tipare të kundërshtarit të vet. Në biologji kjo quhet simbiozë. Në psikoanalizë quhet spostim: personaliteti, me anë të sublimimit të energjisë së një urejtjeje të gjatë, te kundërshtari yt. Me pak fjalë, qytetërimi perëndimor, i kthyer në kult për kundërshtarët e regjimeve totalitare që jetonin të izoluar në burgje, në kampe përqëndrimesh, në frikën dhe ankthin e jetës së përditshme, pikërisht pas shembjes së diktaturave, u pa se nuk qëndronte i artë. Duke jetuar të izoluar, më të izoluar nga të gjithë, nën një diktaturë ndër më të egërat e më të turpshmet, shqiptarët projektonin ëndrrën e një vendi të lirë, të mirëqenë, të kulturuar. Për shqiptarët ky vend ishte Perëndimi... Natyrisht, çdo idealizim ka dhe haracin e vet. Zhgjënjimi. Është e vërtetë se Perëndimi ka trasheguar Perëndimi... Natyrisht, çdo idealizim ka dhe haraçin e vet: Zhgjënjimin. Është e vërtetë se Perëndimi ka trashëguar e sërish mer idealet e Lirisë dhe të Drejtësisë, dhe në emër të tyre ndihmoi dhe popujt e shtypur për t'u çliruar nga diktaturat. Por po aq e vërtetë është se këta popuj shpesh herë u vunë nën sisteme diktatoriale nga kalkyle politikaneësh perëndimorë. Në fund të fundit, çlirimi nga diktatura ishte shprehje e energjive të ndrydhura të vetë këtyre popujve. Në fillim Gjermania Lindore, Hungaria, Çekia Pastaj Rumania. Përgjigjja e njerëzve nëpër rrugë. Pastaj Shqipëria, me rrëzimin e diktatorit bufon. Nuk ishte e rastit që thirrja më e aftë për të prekur ndjesitë intime të shqiptarëve qe: “Drejtë Evropës!”. Po vetë Evropa Perëndimore a ishte e përgatitur të priste shembjen e madhe e diktaturave komuniste? Për fat të keq, ngjarjet postdiktatoriale tregojnë se qytetërimi perëndimor nuk ishte krejtësisht i përgatitur... Duket sikur ndodhi një paradoks i (vijon në faqen 2)
Greqisë i duhen thënë të gjitha
“Kur shtrëngon duart me një grek, numëro gishtat”, thotë një fjalë e urtë angleze.
Dhe kur këtë fjalë vijnë nga Ishulli i largët, merr më mend se ç’duhet të thonë shqiptarët për fqinjën e vjetër! Për fqinjën që historikisht ka menduar vetëm të shqyejë fqinjin. Dhe sot, sidomos sot, grekëria greke është bërë më e egër, është shpallur më e plotë. Është shpallur nëpër faqe gazetash e shehse mitingjesh, nëpër podiume kongresesh e korridore konsullatash, nëpër kampingje komandosh e altare priftërinjsh. Në të gjitha këto vende, pra, ulen grekëria greke. Emërtimi “qarqe shoviniste greke” tashmë është tejet i vjetruar. Termi “grupe të caktuara” është i dalë boje. Çmenduria e pllakut Sebastiano nuk mund të quhet më e tillë. Vepërraria antishqiptare e organizatës kriminale Omonia, vrasjet e shqiptarëve natën, në gjumë e pas shpine; keqtrajtimi i refugjatëve, të gjitha këto dhe të tjera të tëra të thëna e të pathëna tregojnë se përpjekjet për helenizimin e Shqipërisë, Greqia i ka kthyer në politikë shtetërore. Shtypen qindra mijëra buletine, libra, harta, kalendare, kundër Shqipërisë, organizohen dhjetëra mitingje e protesta ku bëhet thirrje për çlirimin e të ashtuquajturit Vorio-Epir. Të gjitha këto ndodhin në Greqi dhe shteti grek “nuk di gjë”. I shenjti shteti grek nuk mban përgjegjësi as për ushtarakët e armatosur që kalojnë kufirin grek dhe vrasin shqiptarët natën (a thua se ata nuk ishin ushtarë, por një reshje shiu që kaloi nga Greqia në Shqipëri). Asgjë s’di dhe asnjë përgjegjësi nuk mban shteti grek për çka bëhet dhe gatuhet në Greqi kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Po a e di shteti grek ç’bëjnë në Shqipëri 50 mijë të përkedhelurit minoritarë grekë? A e di ç’bëjnë omoniasit dhe njerëzit e Zotit, priftërinjtë? Edhe këto gjëra nuk i di shteti grek. Ndoshta nuk i di sepse duke rekuperuar 12-she evropiane e kanë mb ytur hallet e mëdha!
Le ta bëjmë me dije shtetin helen se grek në nje pjesë e mirë e 50 mijë minoritarëve grekë në Shqipëri, të përkedhelur nga shteti shqiptar dhe shqiptarët, shpërndajnë ilegalisht hartat, buletinet, librat, thirrjet, kalendarët, që bëjnë thirrje për Vorio-Epirin. Le ta dinë shtetarët grekë se Shoqata e Omonias është një organizatë kriminale që kryen veprimtari antikushtetuese e antishqiptare! Le të mësojnë pushtetarët grekë se engjëjt e Kishës Ortodokse në Shqipëri e duan këtë kishtë vetëm greke! Të gjitha këto u duhen mësuar shtetarëve grekë. U duhen mësuar, edhe pse ata i dinë. Por së pari u duhet mësuar se 40-50 mijë ardhacakët grekë, të ardhur në Shqipëri për kafshatën e bukës, nuk mund ta greqizojnë dot këtë vend. fjalë e urtë angleze.
Ylli RAKIPI
THE GREEK IDENTITY
Subnationals
M. M. Drossilis
VORIO EPIRI
ΚΑΝΩΝ ΠΑΡΑΔΟΣΕΩΣ
ΒΟΡΕΙΟΣ ΗΠΕΙΡΟΣ
V. EPIRI
GREECE
Anija Spartanburg County e
flotës së Shteteve të Bashkuara
A nija Spartanburg County e
jep mundësi për ngarkim dhe
Anija Spartanburg County e Flotës së SHBA në Portin e Durrësit
Anija Spartanburg County e flotës së Shteteve të Bashkuara do të kryejë një vizitë kortezie në portin e Durrësit nga 25 në 27 prill 1994.
Gjatë vizitës, ekuilibrazkimi i tyre si forca ofensive shtëpiake apo misione mbështetëse në gjendje paqeje. Anija është e 14-a e një klase prej 20 anijesh oqeanike me shpejtësi të madhe që kryen zbarkime tankesh ndërtuar për flotën e Shteteve të Bashkuara. Ajo shërben për transportim trupash, tankesh, mjetesh amfibe dhe pajisjesh të rënda të forcës tokësore sulmuese dhe për zbarkimin e tyre si forca ofensive të shpejta apo misione mbështetëse në gjendje paqeje. Këto forca mund të lëshohen drejtpërdrejt në breg duke përdorur portën lëvizëse të kiçit të anijes ose përmes portës së prapme, ndërkohë që anija mund të jetë në lundrim. Anija është në gjendje të bëjë operacione ofensive sulmuese në gjendje lufte, operacione humanitare shpëtimi apo misione mbështetëse në gjendje paqeje.
Spartanburg County vihet në lëvizje nga gjashtë motorë Diesel, tre për çdo helikë. Në kiçin e anijes ndodhet një motor i vogël i cili shërben për mbikqyrje nga afër gjatë mbërritjes në çdo port gjatë kryerjes së procedurave aty. Vendosja e kabllove të instaluara jep mundësi për ngarkim dhe shkarkim të shpejtë të ngarkesës edhe në porte ku mungesa e mjeteve do të shkaktonte probleme. Veçoritë e ndërtimit të anijes e bëjnë ngarkim-shkarkimin të shpejtë dhe të sigurt. Anija ka mundësi të zbarkojë trupa sulmi për periudha të gjata kohe dhe të ringarkohet në det për kërkesa të udhëta të një kohe në lundrim.
Anija Spartanburg County është përfshirë në operacionet
(vijon në faqen 4)
Në Gorazhde vazhdon rënkimi njerëzor
Të gjithë specialistët profesionistë e kishin parashikuar këtë. E megjithatë, u duk sikur mbas dy vjet luftimesh të përgjakeshme, kjo histori e turpshme u mbyll. U duk sikur mjaftuan 200 mijë të vrarë, qytetet e shkatërruara fantazma, varret e përbashkëta, fëmijët e vrarë, fëmijët e mbetur jetimë që ajka e diplomacisë botërore të ngopej. Kështu u duraktikërën aq shumë të gjithë instancat e organizmave ndërkombëtare si OKB, NATO, KE e të tjera organizma të mëdha, ku përgjithësisht me iniciale si KE, që më së fundi pati sukses. Megjithëse nuk duhej harruar se ishte një sukses i përmbysur me gjak të pafajshmish, një sukses i ingraduar me gjak si duarte zonjës Makbeth. Kam bindjen që dikur, kur të gjykohet historia, këto periudha makabre do të shënohen me germë të zezë si periudhat më sindromatike të diplomacisë së lartë botërore të mbushura me sfida apokaliptike të njerëzit ndaj njeriut, atij tjetri të pushtetshëm, të armatosur me tank, me raketa, predha, të njëriut të armatosur me inicialet e përmendura më lart ndaj atij të paarmatosur, të pambrojtur, të pafajshëm, të sëmurë, fëmijë, që ende nuk di të ecë, që vrapon të fshihet për të shpëtuar jetën, por prapë s'pyet, i pret këmbën, krahun, apo përfundimisht aq lehtë i merr jetën krejt.
Mbas Sarajevës erdhi Gorazhda. Pritej që Gorazhda do të vinte, por bota njerëzore, e pasofistikuar besonte se përgjigjja kundër do të jepte, tani që dje nisi nga fillimi. Bota njerëzore mbeti e shtangur kur katastrofa në zemër të Evropës nisi rishtaz, ndërsa Jasushi Akashi, si ndërmjetësi i marrëveshjes për paqe, sikurse kolegët e tij pararendës Owen, Vens, Shtoltenberg, Gal, bëri fiasko. Fiasko bëri edhe OKB-ja së bashku me NATO-n, ose fiasko, ose bashkëshortes në krim, sepse Millosheviçi me ngritjen e parë të avionëve të NATO-s nga Avianoja, çëkëroi fare lehtas se nëse NATO-ja përtërinte sulme të tilla, ai do të sulmojë Italinë! A nuk ju duket e çmendur dhe e çuditshme logjika e liderit serb, i cili pas kësaj, nuk vonoi të vizitohej shpejt nga shefi i diplomacisë ruse, Koziriev, dhe besoj se nuk i bëri një vizitë miqësore për të konstatuar shkallën e çmendurisë! Pas kësaj, në sinkron çdo gjë mbeti pezull ose u pezullua. Duket se këtë herë sipas shembullit të NATO-s, një tjetër instancë e lartë sigurose ajo, bëri ultimatum! Sipas të gjitha gjasave, rezulton të jetë Rusia, sepse edhe të vetëm iniciativa pozitive të Butros Ghalit, me letrën drejtuar Vernerit, ambasadorit rus në OKB e kundërshtuar në mënyrë kategorike, dhe ka sukses! Ndërkaq fillojnë përpjekjet diplomatike për bisedime derisa hidhet edhe ideja për heqjen e embargos Beogradit! Hedhja e embargos do të thotë që lufta të vazhdojë, që nga 65.000 banorë që ka Gorazhda të kthehet në një gërmadhë të zbrazët, të mbushur vetëm me varre. Në planin psikologjik, ky është një revansh i Beogradit dhe aleatëve të tij.
Zotërinj, ata njerëz të vrarë që i shihni në ekran, ashtu të rënë përmbys të egërndar pas shpine, janë bashkëqytetarët tuaj evropianë, ndërsa indiferenca juaj sindromatike ka për të na vrarë të gjithëve me radhë, sipas rendësisë. Meqë ju e keni rëndësinë më të lartë, në këtë bashkësi fatkeqe, megjithëse së fundit, do të futeni edhe juve, personalitetet më të larta të organizmave më të larta ndërkombëtare.
Edhe pas kësaj, ju do të vazhdoni të veproni kështu?!
Shqiptarët duhet të duhen për Shqipërinë... - aq më shumë deputetët!
I sapokthyer nga Greqia, deputeti Rifat Peshkëpia, botues i opinionet (e tij) për atë që ndodhi në fshatin (shqiptar) që fare rastësisht, mban emrin e Tji: Peshkëpia. Vlen të dëgjohet me vëmendje ky djalë!
Ajo që e tremb më shumë se gjithçka deputetin e Parlamentit (shqiptar) është Nacionalizmi shqiptar!
A thua vërtet është bindur deputeti ynë se është pikërisht Shqipëria ajo që vuan nga nacionalizmi? Është i lutur që të sjellë përpara lexuesit shqiptar sadopak prova që Shqipëria apo Qeveria e saj zbaton një politikë të hapur apo të fshehur nacionaliste.
Ndërkohë, duke qenë edhe deputet në Jugun e Shqipërisë, i cili së paku nga parlamentari shqiptarë quhet Jug Shqipërie dhe jo Vorio-Epir, ai ka për mision dhe detyrë që të njohë gjeografinë dhe historinë e afërt dhe të largët të vendit të vet. Ai mbase duhet të dijë, p.sh., se janë tokat shqiptare jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë dhe do të ishte fare e natyrshme që Shqipëria dhe Qeveria e saj, të ngrinte zërin për to. Këtë, natyrshëm mund ta bënin edhe deputetët e saj. Fakti që nuk e kanë bërë, provon, se paku, se ata nuk vuajnë nga nacionalizmi. Mbase nga e kundërta e tij, po.
Në fund të fundit, në opinionet e deputetit tonë, përpiqet edhe ai për të nxjerrë doemos jashtë përgjegjësisë palën greke. Në kohë kur vetë ajo e merr përsipër krimin mbi kufitarët shqiptarë...! Është tjetër gjë nëse është akt e kryen thjesht terroristë grekë, apo të shtytur nga dikush tjetër. Për këtë mbase do flitet më tej dhe do kthellohet në fillim të majit, nga dy ministritë e jashtme, greke dhe shqiptare.
Botuesi i opinionit kërkon të informojë, kushdoqoftë, se uniforma të tilla si ato që ishin maskuar vrasësit e Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit, shiten çdo ditë në tezgát e Tiranës! A thua vrasësit e shqiptarëve ishin shqiptarët vetë? Nëse është vërtet kështu, deputeti ynë le të publikojë provat. Në të kundërt, qëllimi i opinionëve të tij le shumë për t’u shpjeguar.
Nuk mendojmë se etiketimi “sulm terrorist grek”, që i është bërë këtij në Peshkëpi, akuzon gjithë popullin grek, siç shqtësohet z. Peshkëpia. Por vetë deputeti ynë pranon se “grupime dhe grupe ultranacionaliste, janë pa ndikim edhe në qeveritë që alternohen me Greqi”, ekzistojnë dhe veprojnë atje. Deputeti Peshkëpia pranon gjithashtu se “deri më sot ato kanë pasur të
Më datë 19 prill z. Sabri Godo, Kryetari i Partisë Republikane, priti në grupin studentor të Shoqatës Kin... paraqiti pozicionin e PR në sferën politike, aspiratat dhe objektivat e saj në lidhje me ndryshimet demokratike në Shqipëri. Ai paraqiti në vija të përgjithshme pikëpamjet e PR për reformën, koalicionin, kristalizimin e krahut të djathtë, duke prekur problemet më nevralgjike të shoqërisë postkomuniste shqiptare ku sigurisht spikat çështja e Ligjit për Tokën. Zotërinjtë kinezë, pasi vlerësuan ekspozën, iu përgjigjën pyetjeve të z. Godo rreth zhvillimeve në Kinë dhe perspektivës së aktivitetit të Shoqatës në Shqipëri. Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë dhe miqësore. Korresp. i “Republikës”
Nga kronikat
“Do të hap një dyqan, por do të shes vetëm me dhrahmi, - tha e çmendura N. e Kryevgjatit para Pasticërit Flores dhe mbasditë. I dëgjoni këngët greke në mes të Tiranës? Për nacionalizmin shqiptar e kanë fjalën. I ka bërë shqiptarë Ridvan Peshkëpia.
Kryetari i PS, shoku Fatos Nano, po drejton partinë nga burgu më mirë se kur ishte jashtë. Namik Doklaja do të bëhet kryetari i Partisë Komuniste, pasi të dalë jashtë ligjit Partia Socialiste. Ka humbur intelektuali-deputet Shaban Memia! Krehrin ia ka vjedhur një gatueshëm 40 vjeçare dhe e ka dorezuar në Spitalin Ushtarak. Një korrespondente shqiptare e shtypit të huaj është paraqitur te prokurori i Tiranës, për të marrë leje që të vazhdojë të shpjegojë Lenka Çukos në burg, mësimin Nr. 4 të rregullores ZP ka qenë organ i Partisë Komuniste, Partisë së Punës, Partisë Socialiste, Bashkim Zenelit është parë duke kërcyer rock. Servet Pëllumbi i janë nxirë flokët.
Meqë nuk ka asnjë të vendosur për postin e kryetarit të PS, këtë javë do të zhvillohet një tender. Kandidatët duhet të jenë të qetuar. Dokumentat do t'i shoh vetë.
S'ka Shqipëri pa Kosovë e Çamëri. Profëte Bashkim Gazidede! Poshtë Samaras! Poshtë Sebastianos! Poshtë Janullatos!
Europa bashkuar, Kombet e Bashkuara, Nato, Rusia dhe Amerika, po diskutojnë për miratimin e një rezolute të re. Nëse shkelët edhe kjo rezolutë nga serbët, atëherë Fuqitë e Mëdha do të mobilizohen për të diskutojnë. të dalë jashtë ligjit Partia Socialiste. Partisë Socialiste, Bashkim Zeneli vetë.
Kryetari i Partisë Republikane, Partisë Komuniste, pasi të dalë jashtë ligjit Partia Socialiste. atëherë Fuqitë e Mëdha do të mobilizohen prapë të diskutojnë. të dalë jashtë ligjit Partia Socialiste.
Vende të reja pune: dy memecë të ndershëm dhe pa paragjykime do të fillojnë punë zëdhënëse shtypi. Me këta rast gazetat do të kenë mundësi të botojnë tajate të bardha. Përfaqësues të OMONIA-s po shpërndajnë harta të Shqipërisë së madhe. Grekësi i duhet të përballojë edhe një gjyq tjetër për shpifje, pasi Evropa thotë se kufijtë janë të pandryshueshëm. Kryetari i OMONIA-s të ndaluar nga policia clohen të kenë qenë: “Rrotë Shqipëria Etnike!”
KRONIKANI