Nuk do të realizohet takimi i Zyriut mes Papuliasit dhe Serreqit. Masakra e 10 prillit përfundimisht këmbehet me një procedurë teknike të policisë së Tiranës, e cila shqyrton dhe i jep një përgjigje të caktuar kërkesës së Janullatosit për spektakle festive në Tiranë. Gjaku i shqiptarëve të vrarë prej grekëve më në fund u barazvlerësua prej qeverisë greke me banalitetet kërkesash fetare.
Dhe përsëri në plan të parë del kisha dhe Janullatosi... Në gjithë këtë çorbën e ngritjes së tensionit midis Shqipërisë e Greqisë asnjëherë nuk ka pasur ndonjë qëndrim kaq ofendues nga pala greke ndaj masakrës së 10 prillit. Pala greke ka bërë të ditur me një protestë se shqiptarët e Shqipërisë të besimit ortodoks, nuk janë lejuar të festojnë lirshëm festën e tyre të pashkëve dhe si rrjedhojë Papuliasi nuk do të pranojë të takohet me Serreqin. Në fakt Serreqi nuk ka nevojë të takohet me Papuliasin. Tashmë dihen vrasësit: Gazetat greke i kanë botuar dhe fotografitë e tyre. Tashmë dihen qëndrimet greke ndaj Shqipërisë: Politika greke “ka ikur prej kalit të drunjtë”. Tashmë dihet pse Janullatosi nuk mëson dot shqip me gjithë edukimin e tij të madh. Ai nuk është i dërguari i Perëndisë, por i Greqisë. Tashmë dihen dhe të vrarët: Ata janë shqiptarët. Prandaj Serreqi nuk ka nevojë të takojë Papuliasin. Ai nuk ka asgjë për t’i rrëfyer atij. Papuliasi duhet të takohet e t’i jepte llogari. T’i tregonte të paktën se ç’është bërë me vrasësit e shqiptarëve. Vetëm kaq ishte të paktën minimumi i startit të një dialogu. Tashmë ky nuk quhet refuzim. Ky është rikthim tek gjendja e tensionit. Papuliasi në një farë mënyre ka pranuar autorësinë e vrasjes. Tashmë për të qenë në kuadrin e politikës evropiane pala shqiptare mund të drejtohet dhe në gjyqin ndërkombëtar. Ndërsa për të qenë brenda principeve të marrëdhënieve reciproke me fqinjët duhet së paku t’u kujtojmë grekëve se gjaku i të vrarëve shqiptarë nuk është i tepërt. Në këtë arshivë të madhe të përgjakur skeda e Janullatosit nuk është e re. Tekat e tij për të barazvlerësuar sheshin ku mbahet një përgjegjësisë për të barazvlerësuar sheshin ku mbahet një miting teatar, me gjakun e të vrarëve prej bashkëqytetarëve të tij grekë, komandohet prej instinkteve të vjetra të grekërise. Serreqi nuk ka nevojë të presë ngushëllime nga grekët. Pala shqiptare nuk kërkoi bisedime, por i pranoi ato. Pikërisht për këtë arsye ajo nuk duhet të ndjehet e çuditur ndaj tekave greke për t’u tallur me gjakun e shqiptarëve. Në ditët e pashkëve ortodokse shqiptarët do të lutën për ringjalljen e Krishtit, ndërsa grekët le të lutën që Zoti t’ua falë krimin. Krimin e dytë, atë të talljes me gjakun e të vrarëve, tashmë nuk duhet t’ua falim. Hirësia e tij Janullatosi, le të lutet që Zoti të mos ia ndëshkojë për ikjen nga rruga e Zotit. Le të lutet sot në meshën e Pashkëve. Ndërsa politika shqiptare s’ka nevojë të lutet për asgjë. Sidomos për takime me njëri-tjetrin e një politike kriminale. Ata duhet të detyrohen të vijnë për të biseduar me ne. Mero BAZE
Koment për një hartë
Ja që na u dashka të bëjmë edhe një koment për hartat, për të qetësuar fqinjët tanë jugorë
Po deshe mos u beso syve: Vorio-Epiri (sipas hartës greke të qershorit 1993) është më i madh edhe se vetë Epiri brenda kufirit të Greqisë. Quhen vorio-epiras (pra grekë) edhe shqiptarët e urtë të Gramshit, që nuk ka veçse pak vjet që dinë se ka një shtet me emrin Greqi; quhen vorio-epiras edhe kolonjarët, që jetë të tëra i “falën” për grekuntreg, edhe gjirokastritët dhe tepelenasit që po t’u kujtosh historinë, për t’i çuar në Athinë, e rrëzohen e arr-ijnë; edhe delvinjotët që bashkë me gjirokastritët i bënë me shtëpi dhe bukë grekët e uritur për një gjysmë shekulli; edhe lebërit e Mallakastrës se gjer dhe në Vlorës që vetëm Shqipërinë nuk e këmbëjnë dot...
Dhe mbanë, në Epirusin grek, mbetën evropianisht, vendlindja e Faik Konicës dhe Janina e Ali Pashës, Preveza dhe Arta e këngëve të popullit. Suli i Çamërive që edhe me Armëra e të tjerasin shqiptar, dhe tërë-sisht tokat dhe qiejat, varet dhe jetët e çamëve, për të mos për-mendur Ata që i sollën ekzis-tencën dhe pavarësinë vetë sh-
[Teksti fillon jashtë kornizës.] ... edhe me gjëra të rëndomta”, na solli në redaksi një “shehvar ballkanik”, një provë fatkeqe për ne të gjithë, që Zoti kushtëdi përse na mbolli në këtë copë truall që quhet Ballkan dhe të cilin (thuhet) Evropa ka ëndërruar herë pas here si “fuçi baruti” apo kopsht eksperimental.
Por natyrisht që nuk na ka faj Evropa kur në jemi kështu siç jemi dhe aq më shumë kur punët e Ballkanit janë tonat dhe jo të Evropës, që të dhimbet ajo më shumë se ne për to.
Por ja që shkon, për shembull, në Greqi dhe pas çdo blerjeje, në të gjitha dyqanet, në të gjitha krahinat e Greqisë, deri edhe në Korçë, linin derë të hapin një pushtet çmimeve, shkruhet me gërma të mëdha: “MACEDONIA IS GREEK” Shkron bën një palë syze dhe kushdo qoftë ti, grek apo shqiptar, grek apo evropian, grek apo maqedonas, grek apo ...
MADENIA IS GREEK
Këto natyrisht që nuk janë punë të Qeverisë greke, por kushdo të pëlqente t’i bënte më shumë së grekët të cilët, me ç’dimë ne, vetëm një qeveri kanë, atë të njofturen nga OKB dhe KSBE dhe që tash për tash kryeson Komunitetin Evropian.
Ti shkon për të blerë diçka në tregun grek dhe ata të kujtojnë se MACEDONIA IS GREEK. Dhe po t’u thuash se nëse Maqedonia është greke, atëherë përse mbyllet kufiri me Maqedoninë, përse nuk fillohet lufta për “çlirimin” e Maqedonisë kur ajo vërtet qenka greke, siç e provojnë edhe kuponat? A thuja vetëm Maqedonia është greke në Ballkan? Po Vojno-Epir, po Turqia evropiane, po Bullgaria Jugore,
apo një pashtë rroje apo një emblemë qetësuese apo një tretës, dhe prapë, në fund të çdo kuponi, me gërma të mëdha:
MACEDONIA IS GREEK
Po ... Ballkan a nuk është helen? Përse nuk shënohen të gjitha në fund të kuponave?!
F.M.
Harta e paraqitur në faqe. Shënime të shumta në hartë, kryesisht emra vendesh, të palexueshme.
“Macedonia is greek”!!!
Visar Zhiti, që krahas të shkruarit të vjershave, merret edhe me gjëra “të rëndomta”, na solli në redaksi një “xhevahir ballkanik”, një provë fatkeqe për ne të gjithë, që Zoti kushtoi përse na mbolli në këtë copë truall që quhet Ballkan dhe të cilin (thuhet) Evropa ka e paraqitur herë pas here si fuçi baruti apo kopsht eksperimental.
HELLENIC DUTY FREE SHOPS - CORFU HARBOUR
A.F.I. nr. 94079334
27/12/93
SHIP # 1 #
CODE 36007
MACEDONIA IS GREEK
WATCH SECTOR 39,900
CODE 0
VOID
WATCH SECTOR 39,900-
PDNJ dhe shenjat e një loje të rrezikshme
Informacione të shumta bëjnë fjalë dhe tregojnë se ka shenja që Partia e të Drejtave të Njeriut është futur në një lojë të rrezikshme. Dihet tashmë historia e krijimit të kësaj partie dhe marrëdhëniet me Omonian, prania në Parlament dhe gjëra të tjera të njohura.
Është folur gjatë për veprimtarinë e kësaj partie në disa rrethe të Jugut si në Gjirokastër e në Sarandë. Këto radhë do të mbushen me atë informacion që vjen nga disa rrethe të tjera si Kolonja, Korça, Bilishti etj. Duke qenë të pranishëm në disa konferenca rrethesh dhe duke mos marrë përsipër të vëmë pikën mbi “i” dhe as të akuzojmë, por të tregojmë vëmendjen në çështje shumë delikate dhe që mund të jenë me pasoja për vendin dhe për vetë PDNJ-në e për marrëdhëniet me minoritarët, theksojmë se ka të dhëna që drejtues të kësaj partie në rrethet e mësipërme po shfrytëzojnë varfërinë dhe gjendjen e vështirë të cilën po kalon vendi për qëllime të dyshimta. Të ngrenë seksione, ata kanë lujtur lojë e rrezikshme të vizave për të shtuar radhët e tyre. Ka shumë njerëz që kanë marrë të tilla viza për në Greqi dhe kanë shkëmbyer bindjet e tyre me këtë mundësi për emigracion. Koeficienti në këtë rast është gjendja e tyre e varfër, ose joshja për të fituar diçka më tepër. Në ndonjë rast, si në fshatin Ziqisht të rrethit të Devollit, ata kanë emëruar kryetar ish-njerëz të PPSH, sekretarë organizatash të kësaj partie famëkeqe etj. Është rast i pohuar se një veprimtari e tillë nuk përputhet me normat e këtij vendi dhe sido-mos nuk është humane. PDNJ duket kështu se po hyn, në mos ka hyrë, në një lojë të rrezikshme. Është e drejta e kësaj partie t’i luftojë siç pretendon për të drejtat e njeriut, por jo duke shkelur mbi to e duke shfrytëzuar varfërinë apo edhe dëshirat e shpirtërore të njerëzve të caktuar. K. SIMO Marrë nga gazeta “Alternativa SD” e datës 29 prill 1994.
Shqipëria dhe Bullgaria më afër njëra-tjetrës
Pa dyshim që vizita e Presidentit Berisha në Bullgari përbën një sukses të politikës së jashtme shqiptare, por edhe asaj bullgare. Nuk është se si të ndodhë ndryshe, kur është fjala për zhvillimin e një dialogu ndërmjet dy vendeve, që nuk kanë probleme ndërmjet tyre, që ekzistojnë vetëm në imagjinatën e historianit pak a shumë të ngjashme gjithnjë shumë shekullore, duke u ndodhur, herë-herë edhe në të njëjtin lëngë zhvillimet e marrëdhënieve historike që janë në të dy presidentët Berisha, të dy vendeve, është i destinuar të vuajnë ende tragjedinë e komunizmit.
Edhe në këtë periudhë postkomuniste të dy vendet, ndoshta me shumë se ndonjëherë tjetër, po përpiqen në bazëra të njëjta, si nga pikëpamja ekonomike ashtu dhe nga ajo politike. Ekonomikisht, të detyruar të ballafaqohen me parapambetjen dhe paralizën e shkaktuar nga dominimi i një ekonomie të qëndërzuar për dekada të tëra, të dy vendet po përpiqen me shpejtësi të shërojnë pasojat e këtij drejtimi të mbrapshtë ekonomik dhe të ristrukturojnë ekonomitë e tyre në ekonomi tregu; ndërsa politikisht janë të interesuar për dhënien fund të konfliktit të shpërthyer në ish-Jugosllavi dhe shmangien e një përhapjeje të tij në Jugosllavi, veçanërisht në pika nevralgjike, si Kosova dhe Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, Bullgaria është tani më e rrezikuar në këtë drejtim, por që në rast të një konflagracioni ballkanik, sigurisht nuk mund të shpëtojë pa u implikuar në konflikt.
Stabiliteti në Ballkan zuri një vend kryesor, në bisedimet ndërmjet dy presidentëve, dhe në dy palët kishin mendime të njëjta përkatësisht për situatën së tensionuar sot në gadishull, ashtu edhe për mënyrat për shmagien e konfliktit dhe për krijimin e një klime mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në rajon.
Në këtë aspekt, presidenti Zhelev vlerësoi faktorin shqiptar si një faktor kyç në stabilitetin në Ballkan dhe rolin e Shqipërisë për ruajtjen e paqes në rajon, duke theksuar se: “fakti që në Kosovë 90% e popullsisë janë shqiptarë dhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Maqedonisë janë gjithashtu shqiptarë, stabiliteti në Ballkan varet në një shkallë të madhe nga Shqipëria, e cila me shembullin dhe sjelljen politike po ndikon pozitivisht tek shqiptarët në këtë drejtim”.
Përsa i përket rolit të Bullgarisë në ruajtjen e një gjendje të qëndrueshme në Ballkan, presidenti Berisha vlerësoi politikën bullgare dhe evidentoi pozitivisht faktin e refuzimit nga ana e presidentit Zhelev për pjesëmarrjen në një samit trilateral, të propozuar nga Miotacis, i cili duke synuar të lidhte bazat e një aleance me bazë laterale, do të shtonte pashmangshmërisht një konfrontim me vendet, që mbështesin jashtë kësaj aleance.
Për konfliktin e përgjithshëm boshnjak, të dy presidentët ishin gjithashtu të një mendimi, se vetëm një veprim i fuqishëm i NATO-s dhe OKB-së, si dhe riformimi i bashkëveprimit midis SHBA dhe BE mund të jenë faktor vendimtar për zgjidhjen e krizës në Bosnjë. Edhe në këtë aspekt qëndrimet e përbashkëta bullgaro-shqiptare janë në unison të plotë me linjën politike të adoptuar tani së fundi nga Evropa, SHBA dhe organizmat ndërkombëtarë.
Në konferencën e përbashkët të shtypit, një vend të rëndësishëm zuri në fjalën e presidentit shqiptar çështja e Kosovës. Lidhur me këtë Berisha, pasi vuri në dukje politikën e aparteidit, që zbaton qeveria serbe në Kosovë kundër shqiptarëve dhe planet e Millosheviçit për ta spostuar konfliktin në Kosovë, theksoi se pa zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Kosovë, nuk mund të ketë zgjidhje të problemeve ballkanike.
Një vend me rëndësi në aspektin politik, zuri në këto bisedime Maqedonia, si pikë nevralgjike për zhvillimet e mëtejshme në Ballkan, por edhe si vend fqinj, që shërben si urë ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë. Edhe për këtë çështje nga të dy palët u shprehën mendime të njëjta duke theksuar rëndësinë e ekzistencës së saj si një vend sovran, pasi kështu ajo do të shërbejë si faktor stabiliteti në Ballkan. Në të kundërt, ajo do të bëhet shesh lufte, ku mund të ndeshen vendet ballkanike, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.
Gavrosh Levonja
(Vijon në faqen 4)
[Teksti fillon jashtë kornizës.] ... më i maturi i deklaroi grekëve: “Të lumtë goja. Të paktën na keni refuzim. Ky është rikthim tek gjendja e tensionit. Papuliasi ...”
“Ç’të thuash ...?!
Le të përmendim vetëm një detaj nga Enciklopedia Angleze e vitit të shkruar. (Angleze, evropiane, jo shqiptare.) Kur tregon për përbërjen e popullsisë së Greqisë (detyrat) të shkruajë se ajo përbëhet nga shqiptarët, muslimanët, maqedonasit, turqit dhe ... pak grekë (!!!).
Për këtë le ta bëjnë komentin vetë grekët, fqinjët tanë! do të shtonte pashmangshmërisht e konfliktin e përgjgjshëm boshnjak le presidentit ishën ndërkombëtare. mendime të njëjta duke theksuar rëndësinë e ekzistencën vendet ballkanike, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën. Në këtë aspekt të ...
Gavrosh Levonja
(Vijon në faqen 4)
Presidenti Berisha gjatë vizitës në Bullgari.
67 të pushkatuar apo të vdekur në burgje nga diktatura komuniste
Dega e Shoqatës së ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë në rrethin e Tropojës deri tani ka evidentuar 67 persona të pushkatuar apo që kanë vdekur në burgje nga diktatura komuniste. Pjesa më e madhe e tyre janë pushkatuar apo burgosur pa gjyq.
Si kundërshtargjigje ndaj Malësisë dhe kundërshtori ardhjen e komunizmit, diktatura komuniste ushtroi në këto zonë një regjim shtypjes e represionit, internimet në 153 persona, burgosi 207 të tjerë dhe 1.000 vetë i shpalli të deklasuar. Akuza ishte thuajse e njëjta për tradhti ndaj Atdheut, për tentativa arratisjeje apo për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.
Kryetari i degës së Shoqatës së ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë përreth rinë, thotë se po vazhdojnë punën për kërkimin e evidentimin e viktimave të sistemit monist, pasi numri i tyre duhet të jetë më i madh. Vështirësitë pa pasur për gjetjen e të vrarëve e të vdekurve në burgje, shumica prej të cilëve ende nuk u dihet varri.
Pjesë e tekstit të prerë nga faqja fqinje: ... R BYTYQ ... GJ PLIKA ...
Redaksia u uron të gjithë besimtarëve ortodoksë "GËZUAR PASHKËT"
Nga kronikat
“Neser në orën 10 AM, përpara Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, unë do të denoncoj një gjë tepër të rëndësishme, - bërtiste e tmerruara N. kreytet të qytetit përpara qendrës së Tiranës, ditën e enjte në mesditë.
Të nesërmen në orën 10.00, përpara kishës tek rruga e Durrësit, e çmendura u shfaq, vërtet, e veshur me uniformë komandore greke, të blera në tezgat e Ridvan Peshkëpisë.
Lajmi është shumë i rëndësishëm. - tha ajo në fjalën e saj, duke hipur triumfalisht në shkallët e kishës. - Pritet që pas pak kohe, Janullatosi të kthehet në Duka Ferdinand I Sarajevës. “Vorogjenit” kanë bërë planin që në një moment të caktuar Janullatosi, kryepeshkop i Shqipërisë, të vrastë dhe përgjegjësi do t’u ngarkohet rretheve nacionaliste shqiptare. Pritet aprovimi nga “miqtë e lartë”.
- Cili janë këta miq të lartë? - e ndërpreu njëri prej kurreshtarëve.
- Për këtë pikë nuk jam e ngarkuar të jap sqarime të mëtejshme, - vijoi e çmendura, - sepse është një plan i madh që po përgatitet. Ju nuk e dini që numri i minoritarëve grekë, që po stërviten në qendrat e fshehta të Greqisë i kalon të 2 mijë vetët. Edhe në kryesitë e partive politike shqiptare, bile edhe tek partitë nacionaliste, po përgatiten udhëheqës minoritarë; jo vetëm burra por edhe gra, që nuk janë ardhacakë, por kanë jetuar në këtë troje përpara shqiptarëve...
Sapo të ndodhë vrasja e Janullatosit, Kisha e Athinës do ta shpallë shenjtor dhe martir. Deklaroi këtu përpara jush që vrasja e Janullatosit do ta ndezë luftën Ballkanike shumë më shpejt se Duka Ferdinand I Sarajevës... Pas këtyre fjalëve e çmendura u largua duke i lënë kureshtarët të çuditur.
- Nuk qenka dhe aq e çmendur, - tha njëri prej tyre.
- Çmendurina dhe krimi e grekut vetëm ajo mund ta marrë vesh, - pason një tjetër.
To shtuhën në mbledhjen e çmendura shetit përgjatë ish-Bulevardit Stalin duke bërtitur: Gëzuar Pashkët! Rroftë Janullatosi, Kryetar i frontit të majtë!
KRONIKANI
[Pjesë e faqes ngjitur; tekst i prerë dhe i palexueshëm.]