05/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

5 maj 1994

Thirrje e intelektualëve shqiptarë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Shkëlqesisë së Tij, zotit Butros Butros Ghali Zhvillimet e fundit në krizën e ish-Jugosllavisë japin shpresë se po shkohet drejt një pike kthesë për zgjidhjen e krizës Boshnjake. Krijimi i Federatës kroate-myslimane është një ogur i mirë, shenjë e përqasjeve serioze që mund t’i hapin shtigje dhe horizonte të reja diplomacisë botërore për një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme të problemeve në gjithë rajonin e Ballkanit. Intelektualët shqiptarë mendojnë se ky është një moment crucial për çështjen shqiptare, që duhet të shënjojë rikthimin e saj në agjendën e politikës ndërkombëtare dhe trajtimin e të vërtetës historike me një vëmendje të re dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj parimeve të Kartës së OKB-së. Është aspirata e popullit shqiptar në të dy anët e kufirit, por është edhe interesi i të gjithë popujve të rajonit dhe i paqes mbarëevropiane që kjo reze drite, që po shfaqet në horizontin e politikës ndërkombëtare, të mos kaloje pa ushtruar ndikimin e vet për rihapjen e dosjes shqiptare. Në kushtet e sotme problemet e mbetura pezull nga shthurja e federatës jugosllave mund të zgjidhen vetëm me një optikë realistë, duke pasur parasysh situatat konkrete dhe duke iu përmbajtur legjislacionit ndërkombëtar, siç del nga një varg aktesh shumëpalëshe. Çështja e Kosovës, si një ndër komponentët thelbësorë të krizës jugosllave, që nuk është aspak, tyre..., ata përcaktojnë lirisht statusin politik të tyre...” Parimi i vetëvendosjes së popujve ka gjetur një konfirmim të ri kuptimplotë në aktet e KSBE-së dhe në Dokumentet e Bashkësisë Evropiane. Komuniteti ndërkombëtar është aktualisht i angazhuar drejtpërdrejt në zgjidhjen e problemeve që shtrihen në marrëdhëniet midis kombeve dhe shteteve. Bridgjhëmit, nuk mund të ketë zgjidhje jashtë parimeve të Kon-sakruara nga një varg i tërë instrumentesh ndërkombëtare. OKB-ja është njëkohësisht edhe nismëtare edhe depozitarë e tyre. Shkuar në prizmin e këtyre instrumenteve, çështja e Kosovës nuk mund të futet në shtratin prokrustian të regjimit të minoriteteve. Për nga përmasat dhe kompleksiteti i saj ajo përbën një rast tipik të regjimit kolonial, të shoqëruar për më tepër me shkelje të tila të të drejtave individuale dhe kolektive, që s’janë gjë tjetër veç aparteid dhe segregacion ndaj popullsisë shqiptare. Në këtë rrethanë, ndërhyrja e OKB-së është absolutisht e domosdoshme për shkak të rrezikut që mund të sjellë një shkallëzim i mëtejshëm i krizës aktuale shqiptaro-serbe, me reperkursionet në rajon dhe më gjerë. Në qoftë se nuk do t’nda-let në kohë dora pushtuese serbe, ata do të kryejnë mbi popullsinë shqiptare të Kosovës një holokaust të vërtetë. Duke u nisur nga situata e mësipërme, ne intelektualët shqiptarë, të ndarë nga kufijtë por të bashkuar në përpjekje, kërkojmë që OKB-ja të bëjë çmos për të ndalur gjakderdhjen dhe shtypjen e shqiptarëve në Kosovë. duke pasur parasysh situatën konkrete dhe duke iu përmbajtur legjislacionit ndërkombëtar, si del ai ndër komponentët themelorë të krizës jugosllave, që nuk është aspak, çështje e brendshme serbe, kërkon domosdo një rishqyrtim dhe zgjidhje të drejtë në frymën e mbi bazën e parimeve të reja demokratike. Përballë kësaj situate është e domosdoshme që opinioni në i gjerë zyrtar dhe jozyrtar të ketë përpara të gjithë elementët e çështjes shqiptare. Kriteri themelor përaktues në përballimin e problemeve të kësaj natyre në këtë fund shekulli të rishikimit global të vlerave, është parimi i vetëvendosjes së popujve. E drejta ndërkombëtare vë një detyrim preçiz përpara Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në gjykimin tonë, ky detyrim rrjedh prej Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të dhjetorit 1960 mbi dhënien e pavarësisë vendeve dhe popujve kolonialë, në pikën 1 të së cilës thuhet: “Nënshtrimi i popujve ndaj një robërie, dominimi dhe shfrytëzimi të huaj përbën mohimin të të drejtave themelore të njeriut, është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe komprometon kauzën e paqes e bashkëpunimit botëror”. Dhe më tej, në pikën 2 një formulim që nuk lë vend për interpretime ekuivoke: “Të gjithë popujt kanë të drejtën të vendosin lirisht fatin e tyre”.

Pse u takuan në burg Nano dhe Alia

Në prag të gjyqit Ramiz Alia ishte takuar në burg me Fatos Nanon. Konfirmimin e këtij takimi e bëri e para “Gazeta Shqiptare” e më pas RTV-ja e RD-ja. Pas këtij njoftimi, gazeta e shkruar në moshë ZP nuk e mohon takimin, por thotë që është një “alibi e regjimit të Berishës”. Po përse është takuar Ramiz Alia me Fatos Nanon në burg? Ndoshta për të lehtësuar mjerrimet dhe brengat e sho-shoqit, mund të thotë dikush; sepse të burgosurit dhe sidomos të burgosurit e këtij formati, janë tepër të mjerrë e të pikëlluar. Mund të thuhet se ata janë takuar për t’i rrëfyer njëri-tjetrit kujtimet. Se pikëllimin e ushqen kujtimet. Kur njeriu s’ka me se ta zbukurojë jetën, zhytet në kujtime. Plot gjëra janë menduar e janë thënë për këtë takim... Sidoqoftë, t’i lëmë të gjitha këto e të ndalemi seriozisht: Ramiz Alia dhe Fatos Nano nuk mund të thyenin ligjin për t’u takuar me njëri-tjetrin se i kishte marrë malli, as për të mbushur me një shpresë e guxim njëri-tjetrin. Arsye serioze, arsye tepër të rëndësishme e kanë detyruar ish-presidentin Alia t’i urdhëroj gardianëve e të shkonte në qelinë e ish-kryeministrit Nano. Le të përpiqemi t’i shtonim gjërat thjesht: Së pari duhet bërë një korrigjim i vogël. Në burgun e Tiranës nuk janë takuar të burgosurit Alia - Nano, por është takuar ish-presidenti Alia me ish-kryeministrin Nano. Çfarë rëndon mbi supet e ish-shtetarëve më të rëndësishëm të asaj kohe? Mbi Ramiz Alinë nuk rëndon vetëm krimi i madh i diktaturës. Krimi i ditëve të reja është edhe më i madh. Ramiz Alia dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt janë ideatorët dhe realizuesit e 2 Prillit. Dhe 2 Prilli ka qenë i paralajmëruar. Paralajmërimi i parë është grushti i shtetit, i cili zë fill me kryengritjen e Shkodrës së Bashkuar, për të ardhur pastaj drejtpërdrejt te grushti i plotë - krimi i rencjes, i ashtuquajtur Këshilli Presidencial. I dyti paralajmërim është Plenumi i KQ të PPSH-së, i mbajtur një ditë pas zgjedhjeve të 31 Marsit dhe një ditë para masakrës së 2 Prillit. Këtë Plenum Ramiz Alia e thirri me të mbrojtur pushtetin. Të nesërmen, më 2 Prill, pushteti i PPSH-së dhe i Ramiz Alisë u mbyt në Shkodër me armë. Në diktaturë, polici, ushtria, gjenerali, hapin zjarr jo në emër të ligjit, por vetëm me urdhër. Në Shqipëri ky urdhër ishte me spse. Al i lëshohej vetëm nga goja e Sekretarit të Parë. A e ka lëshuar Ramiz Alia këtë urdhër dhe cilët janë bashkëpunëtorët e afërt të tij në këtë masakër? Këto gjë sot nuk e kërkon vetëm Shkodra, por e gjithë Shqipëria. Ekzekutorët e vërtetë duhet të dalin para ligjit. Në burg është takuar ish-presidenti Alia dhe ish-kryeministri Nano. Më shumë se gjithçka tjetër ata i lidh më njëri-tjetrin dosja e errët e 2 Prillit që pret të zbardhet... YLLI RAKIPI

Presidenti Berisha fal gazetarët e dënuar

Me rastin e Ditës Botërore për Lirinë e Shtypit, Presidenti Berisha u dërgoi përshëndetjet e tij të singjerta gazetarëve të Shqipërisë dhe i ftoi që faljen e lirë ta përdorin për zbulimin e të vërtetës e afirmimin e saj, zhvillimin e vlerave të demokracisë, respektimin e njeriut e të dinjitetit të tij, ndërtimin e një shoqërie të bazuar në shtetin ligjor e iniciativën e lirë. Ai gjithashtu në shenjë nderimi për veprën e 80 gazetarëve që u vranë vitin e fundit në emër të fjalës së lirë e të vërtetë në këtë anë e globit, vendosi të falë dënimin me heqje lirie të gazetarëve Martin Leka e Aleksandër Frangaj, dënimin me heqje lirie me kusht për gazetarin Ilirjan Zhupa si dhe dënimin me gjobë për gazetarin Shkëlqim Meka. Gazetarët e mësipërm janë dënuar nga gjykatat për nxjerrje të sekretit shtetëror, për shpifje si dhe për shkelje të dispozitave të Ligjit për shtypin etj. YLLI RAKIPI

PAPERGJEGJ-SHMERIA GREKE

PAPERGJEGJ-SHMERIA GREKE

Në sfondin e një mungese përgjegjësie të paralajmëruar Papulias shkoj në Zyrën për të deklaruar palën greke të “papërgjegjshmërisë” për krimin e 10 prillit. Pas sqarrimit të keqkuptimit për Pashkët e shqiptarëve ortodoksë, diplomatët grekë si duket kanë mbingarkuar skedat e tyre me mikroakuza të tjera që gjithsesi përpiqen të ashpërsojnë ose të balancojnë palën shqiptare, e cila sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme i është përmbajtur gjuha të gjitha bisedimeve faktit që pala shqiptare nuk ka asnjë kronikën e bisedimeve mes dy palëve me shqetësimin për ndonjë qytetar shqiptar, kontrabandist armesh apo hajdut ordiner, që duhet liruar nga burgu vetëm pse ka origjinë greke—është në mënyrë deklarimi i mirë për një politikë të përgjegjshme. E ndodhur para një realiteti të tillë pala shqiptare duhet të përgatitet që sot e tutje problemet mes Shqipërisë e Greqisë t’i zgjidhë nëpërmjet precedentit që krijon vetë përgjegjshmëria e politi- ortodokse, mikroakuzat i është përmbajtur gjatë gjithë bisedimeve faktit që pala shqiptare nuk ka asnjë përgjegjësi për gjendjen e tensionuar mes dy vendeve. E zbërthyer lehtë kjo do të thotë se pala greke, nëse është vërtet e interesuar të ulë tensionin mes dy vendeve, duhet të pranojë se paku përgjegjësinë e kryerjes së krimit nga qeveria greke. Banda e armatosur greke që hyri në Shqipëri dhe deklarimet nga ana e saj në shtypin grek për marrjen e përgjegjësisë janë një provë fizike e krimit që, nëse mund t’i ikë diplomatët me rolin e të papërgjegjshmit, nuk mund t’i ikë qytetarit qoftë ky grek apo shqiptar. Nëse deklarohet kështu për çdo gjë që ndodh midis Shqipërisë e Greqisë atëherë udhëheqësi sezonal i Bashkimit Evropian mund të konsiderojë të papërgjegjshëm secilin shtet që çenon drejtpërdrejt sovranitetin e një shteti fqinj në Europë. Presidenti me këtë këq diplomatik kjo politikë natyrisht e krijon në Ballkan kun gjërat janë tërësisht të rregulluara për luftë. Sidoqoftë qytetarët grekë duhet të ndjehen më të trembur. Ata kanë tashmë të trapezuar në politikën e jashtme të shtetit të tyre mungesën e përgjegjësisë për çdo krim që vjen nga kufiri i një vendi fqinj. Mendo sikur nacionalistët maqedonë, të cilët pretendojnë Selanikun si kryeqytet, të sulmojnë qytetarë grekë duke u thënë se nuk e kanë harruar Maqedoninë Jugore. Precedenti i papërgjegjshmërisë greke, i krijuar për të shmangur përgjegjësinë nga krimi, natyrisht që nuk do të përdoret nga politika greke. Por mund të përdoret nga të tjerët, nga ata që vërtet mund të kenë përgjakësi në raste të tilla. I krijuar pas një krimi të shemtuar dhe një mjekohësisht të rrezikshëm për bashkëjetesën mes dy popujve në kufijtë jugorë të Shqipërisë, ky precedent rrezikon të kthehet në bumerang për vetë politikën greke. Të deklarosh hapur se politika greke është një krim të kryer dhe të deklaruar si të kryer në shtetin tënd dhe të përpiqesh ta mbulosh

Nderim për të rënët dhe martirët e lirisë

Tërë jeta mbahet prej lindjeve dhe vdekjeve. Jeta e njeriut dhe jeta e popujve, jeta e popujve dhe ajo e kombeve. Të gjithë popujve u ka rastisur që, në intervale të shkurtëra kohore, të kenë më shumë vdekje se lindje, por tek popujt e vegjël pasoja është më e dhimbshme. Vdekjet tek popujt e vegjël janë vdekjet e fëmijëve. Shqipëria e ka provuar shpesh këtë dhimbje. Ajo më shumë se ka kërkuar se e ka gëzuar lirinë. Martirët dhe të rënët e saj, tërë populli në përgjithësi, mezi kanë arritur tek mosha e rinisë së lirisë që nuk u jetuan dot. Po edhe të Lirisë së pamundur. Mbasi përkisht për këtë sikur ndjeheshim më fatkeq se të pa-jetët. Të vdekurit ishin gjithherëlojsh e dhe po kështu vdekjet ishin edhe të gjallët. Të ndarë edhe ata nga njëri - tjetri dhe nga të vdekurit. Për përsëri shkak imbet patjetër e Lirisë. Varen gjithështu ish të ndarë, jo sipas llojit të vdekjeve, por sipas llojit të Fituesve. Liria ndjehej edhe më tepër e paplotë. Për më keq e pare-spektuar. Shqipëria ishte një. Vetëm një dhe vazhdori gati përgjithësisht të prijetonte vdekjet (të gjitha dhe njerëzit në luftë) si vdekjet e femijëve. Më shumë se kurrë më parë, mbase ka ardhur një 5 Maj që të ndodhë ajo që duhej të ndodhte qysh pas të Rënëve dhe Martirëve të parë: Të nderohen dhe të respektohen Të Gjithë Ata që u ndëprenë jetën për Lirinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Faruk MYRTAI tek popujt e vegjël janë si veprat e femijëve. arritur tek mosha e rinisë së Lirisë. Den në atë masë sa nuk është aspak e befasishme që ky popull pati përgjithnjë moshë mesatare të re. Mbase është kjo arsyeja që rinimi dhe respektimi tek ne, u takoi më së shumti të gjallëve, por të vdekurve. Të vdekurve për atë që quhej Liri dhe puthosaje nuk arrihej dot kurrë. Të gjallët, meqenëse nuk kishin do’n fatin e të Rënëve, mbartnin mbi supet e tyre peshën e

Problemet e Kosovës nuk mund t’i zgjidhë dhënia e një autonomie

Deklaron Xhonatan Ejl Tiranë, 4 maj (ATSH) - Xhonatan Ejl, drejtor i Institutit Mbretëror në Londër, i njohur si një nga ekspertët më të mirë për problemet ballkanike, thotë se dhënia e një autonomie nuk mund t’i zgjidhë problemet e Kosovës dhe se, sipas tij, Kosova duhet të jetë e pavarur ose të bashkohet me Shqipërinë. Eksperti britanik i çështjeve ballkanike dha këtë ditë një intervistë gazetës “Zëri” në të cilën midis të tjerash theksoi se populli i Kosovës duhet të vendosë vetë fatin e tij në të ardhmen dhe të bëjë zgjedhjen e vet, pavarësisht nga zhvillimet e mëdha. Argumentimi i vetëm është se për të gjithë rrethin e vetë një gjë është e sigurtë dhe e qartë: se nuk mund të mbahet më Kosova. Lidhur me zgjidhjen e problemit të (vijon në faqen 4)

PR e ka quajtur të papranueshme emërimin e një të huaji në krye të Kishës tonë Autoqefale

Deklaratë e Partisë Republikane Kërkesa e kryepeshkopit Janullatos për të bluar gjatë ditëve në rrugët kryesore të Tiranës ishte e papranueshme dhe një incident tjetër në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Korrektësia e organeve tona të Rendit nuk i la shteg kryepeshkopit të ankohej në Ministrinë përkatëse ose në Qeveri. Hirësia e tij as që e ndoqi një rrugë të tillë, por u ankua në Athinë duke dalë sheshit para-mendimi për incidentin. Bëhet pyetja: Me ç’të drejtë ndërhyn qeveria greke në punët e Kishës Autoqefale Shqiptare? Akte të tilla tregojnë padurimin e disa qarqeve greke për acarimin me çfarëdo mjeti. Sa për hirësinë e tij Janullatos, ai që nga fillimi nuk është sjellë si kreu i Kishës Autoqefale Shqiptare, ai nuk do dhe nuk mundet të bëjë një gjë të tillë. Kjo çështje duhet të shqyrtohet nga Qeveria shqiptare, Partia Republikane e ka quajtur të papranueshme emërimin e një të huaji në krye të Kishës tonë Autoqefale duke shkelur statusin e saj. Partia Republikane e vlerëson si të domosdoshëm përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe uron që takimi i nesërm i dy ministrave në Zvicër të ecë në këtë rrugë. Por askush në Greqi nuk duhet të vejë më mendje se mund të bëjmë lëshime në mbrojtje të pavarësisë dhe integritetit tonë. KRYESIA E PARTISË REPUBLIKANE “Unë besoj se shqiptarët në Shqipëri kanë shumë njerëz të aftë që do të marrin frerët e Kishës së tyre Ortodokse Shqiptare Autoqefale.” Marrë nga intervista që Frango Egro i BBC i mori dje peshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Boston, At Arthur Lionit lidhur me kërkesën e paraqitur nga Komiteti për Mbrojtjen e kësaj Kishe për largimin nga Shqipëria të kryepeshkopit grek, Janullatos. të ketë dhe integritetit tonë. KRYESIA E PARTISË REPUBLIKANE grek, Janullatos. Që të gjithë duhet të në mënyrë deklarimi e mirë për një politikë të pavarur. Vdekjet tek popujt e vegjël janë si veprat e femijëve.

Nga kronikat

Komiteti i Kanarinave të Helsinkit proteston ashpër pranë instancave të larta shtetërore shqiptare për vrasjen tragjike të kanarinës së Arben Imam[it?]. Raporti konkludon se “ky është një akt terrorist represioni me të cilën regjimi i Berishës synon të kufizojë cicërimat e lira”. “Nuk dua t’ju vonoj sot se s’ishoj që po nxito…”, i tha e çmendura N. një grupi qytetarësh që po pris te autobusin e linjës së Kinosudios. Dua t’ju them se zgjedhje të parafabrikuara janë me 1996 nuk do të ketë. Dëshira e popullit është të shohë të zgjedhurit dhe jo të ketë zgjedhje. Banorët e Kucovës po, ata do të bëjnë zgjedhje para karakohës. Ata duan deputetin e tyre të ri. Ju e dini, vijo e çmendura, se deputeti i tyre mendon ditë e natë si të takohet ishteburrin e tij, që ka qenë komunistin Ramiz Alia dhe më që elektoratin që e ka zgjedhur. “ZP” ka filluar t’i marrë informacionet më shpejt nga Athina se sa nga Tirana. “ZP” dhe “Koha Jonë” dhe “Albanica po luajtim me shpirt për problemet qëko - shqiptare. Këto ditë në ZP do të botohet novela “I - N” “Dy popuj miq”. Disa shtetas shqiptarë me origjinë greke qëndohen në qeli cilëtohen të kenë “të lartë”. “Nuk punojmë me si agjentë të ASFAIL-it. Do punojmë për SHIK-un.” “Po protestojmë pranë qeverisë greke për problemin e kthimit të çamëve në trojet e tyre”. Ridvan Peshkëpinë e nxori Pjetër Arbnori nga salla e Parlamentit për akte të larta rrugaçërie. Nuk ka më Shtëpi Edukimi, kështu që problemi i edukimit të Ridvanit që ende s’i ka kuptuar rregullat e lojës. PS për zgjedhjet në Komunat e Reçit dhe Mallakastrës do të sensibilizojë opinionin botëror. Kryesia e kësaj partie ka përgatitur një material prej tre faqesh ku denoncohen këto zgjedhje si të manipuluara nga PD dhe aleatët e saj, PR dhe PSD. Është përgatitur gjithashtu edhe një letër për Gjykatën Kushtetuese ku kërkohet përsëritja e zgjedhjeve në këto komuna. Nga ana e vet ZP e ka bërë shkrimin “Fituat në këtë komunë. Po këni frikë të bëni zgjedhje të parakohshme në gjithë Shqipërinë”. Në ambasadën greke priten ngushëllime për humbjen tragjike të kanarinës së Arben Arben Imam[it?]. Nëse Janullatos largohet nga posti i kryepeshkopit do të zgjedhet kryetari i PS KRONIKANI

Gëzuar Pashkët zotërinj të BBC-së

Anjë njoftim nuk dha Radioja e madhe BBC për festimin e Pashkëve në Shqipëri. Ajo njoftoi 1 Majin e Punëtorëve, 5 Majin e Dëshmorëve dhe gjithçka ndodhi në rrugët dhe rrugicat e Shqipërisë, po për festën e Pashkëve - asgjë?! Edhe Greqia me vështirësi të madhe e mësoi festimin e Pashkëve në Shqipëri. Sikur ta kishte njoftuar Radioja e madhe BBC këtë festim, ndoshta edhe Greqia do ta kishte mësuar më shpejt... Gëzuar Pashkët zotërinj të BBC-së! Miqësisht “REPUBLIKA”