12/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 maj 1994

Grevis(t)ët e Kukësit përballë Meksit

Gjatë gjithë paradites së djeshme përfaqësues të grevistëve të urisë në Kukës u bllodhën për të zgjedhur një përfaqësi që do të vinte në Tiranë për të diskutuar kërkesat me kryeministrin Meksi. Sipas njoftimeve më të fundit që ka redaksia takimi do të realizohet sot. Greva në Kukës mund të ndërpritet nga çasti në çast, por ajo mund të vazhdojë edhe më gjatë. Mund të ndërpritet sepse të dy palët janë gati të ulen në tavolinën e bisedimeve. Kjo do të ishte zgjidhja më e drejtë, më e mirë. Varfëria Migjeniane e zonës nuk mund të flaket sa hap e mbyll sytë. Dhe kjo u duhet thënë njerëzve. Megjithatë kjo nuk do të thotë se pushtetarët e sotëm janë pa përgjegjësi. E keqja nuk duhet lënë të rritet. Le të shërbejë ngjarja e Kukësit si shkëndijë për qeveritarët. Kjo grevë mund të vazhdojë edhe më tej. Mund të vazhdojë sepse ka njerëz që janë të interesuar ta mbajnë atë të ndezur. Këta njerëz përgjojnë vazhdimin e saj. Ata janë të ikurit nga pushteti, që këto ditë shfaqen në Kukës herë me frak partiak, herë me mantel deputeti e më së shumti “për t’u dhënë gajret”. Sot përfaqësues të grevistëve pritet të takohen në Tiranë me kryeministrin Meksi. Urojmë që përfundimi i takimit të përkojë edhe me përfundimin e grevës së zgjatur.

Berisha vazhdon rrethimin e Serbisë

Vizita treditore e Presidentit Berisha në Rumani Dita e fundit e vizitës së Presidentit Berisha në Rumani filloi me një vizitë në Kishën e Shqiptarëve në Bukuresht, emërtim i cili ka lidhje me aktivitetin e kolonisë shqiptare të Rumanisë në atë kishë. Me një ndryshim në programin e lajmëruar, Presidenti priti paradite gazetarët e televizioneve shtetëtor rumun si dhe disa gazetarë të gazetave të ndryshme. Në një takim që zgjati rreth një orë, Presidenti Berisha priti Presidentin e Konventës Demokratike Rumune, z. Emil Kostadinesku, përfaqësues i një aleance politike që përfaqëson opozitën në jetën politike të Rumanisë. Në mesditë, në Pallatin Kotroceni u zhvilluan bisedimet zyrtare mes dy delegacioneve, të cilat u pasuan nga nënshkrimi i Traktatit të Mirëkuptimit, të bashkëpunimit e të fqinjësisë së mirë midis Republikës së Shqipërisë dhe Rumanisë. Pothuaj të gjitha gazetat e djeshme të Rumanisë si dhe stacionet televizive pasqyruan nëpërmjet informacioneve, intervistave dhe deklaratave për shtyp vizitën e Presidentit Berisha në Rumani. Në shumicën e artikujve evidentohet ritmi i lartë i reformave në Shqipëri, politika shqiptare ndaj krizës ballkanike si dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Në takimin e veçantë me liderin e opozitës politike, z. Emil Kostadinesku, Presidenti i Konventës Demokratike në të cilën bëjnë pjesë katër parti opozitare të përfaqësuara në Parlament, qysh në fillim Presidenti Berisha shprehu respektin e tij për dëshmorët e TIMOSHOARES dhe theksoi se rënia e regjimit të Çausheskut ishte një sinjal që gjallëroi frymën demokratike në Shqipëri. Në vazhdim biseda u përqendrua mbi problemet dhe arritjet e reformave në Shqipëri dhe Rumani. Në mesditë, në Pallatin Kotroceni, të dy delegacionet kryen përfundimin e bisedimeve zyrtare të kësaj vizite. Gjatë bisedimeve, të dy palët vlerësuan si të rëndësishëm zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bazave ligjore e institucionale. Në këtë kuadër u diskutua për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe nxitjen e investimeve si dhe të bashkëpunimit teknik e shkencor. Gjithashtu u fol edhe për gjendjen në Ballkan, ku pala shqiptare bëri të qartë qëndrimin e saj për respektimin e hapësirës demokratike të shqiptarëve kudo që janë, si dhe kusht i domosdoshëm për paqen në Ballkan. Mero BAZE

Serbët nuk po respektojnë marrëveshjen për Gorazhden

Zagreb - Kombet e Bash- serbëve boshnjakë po i përqendrojnë kushtet e marrëveshjes për “zonën e sigurtë të KB” për enklavën myslimane të Gorazhdës dhe tërheqin vërejtjen që të mos vënë në sprova vendosmërinë e KB dhe të NATO-s. Përfaqësuesi i KB-së për shtyp tha se serbët po bllokojnë kontin gjistik të KB-së në rrugë për në Gorazhdë dhe po pengojnë evakuimin e të sëmurëve nga qyteti. Ata gjith- ashtu nuk kanë tërhequr ushtarët dhe një sasi armësh nga rrethinat e qytetit, siç është kërkuar. Emisari special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB, Jasushi Akashi, i dërgoi një letër liderit të serbëve boshnjakë, Radovan Karaxhiç, në të cilën në të cilën kërkon nga ai që të bëjë përpjekje për “t’iu shmangur keqësimit” të kushteve në zonën ekskluzive, kumtoi Makjell Willians, zëdhënës i Akashit. (Rojter)

Polakët bashkë me amerikanët në Maqedoni

Varshavë - Polonia është e gatshme të dërgojë një numër ushtarësh të vet në mbështetje të forcave amerikane të dislokuara në Maqedoni. Këtë e deklaroi dje ministri polak i Mbrojtjes, Pioter Kolodziej, i cili bëri të njohur se vendi i tij është në gjendje të japë kontribut konkret për misionet ushtarake paqësore të Unionit Evropianperëndimor dhe NATO-s. “Gazeta Veloborça” e Var- shavës thekson se problemi qëndron në të hollat, të cilat organizatat ndërkombëtare po ua kthejnë vendeve të angazhuara me vonesë të madhe. Ministri Kolodziejçik, ndërkaq shprehu bindjen se qeveria polake “do të gjejë 18 miliardë zlot për nevojshëm ose do të sigurojë kredi me kamata të ulëta” për shkuarjen në Maqedoni të 180 ushtarëve tashmë të përgatitur e të shkolluar për shërbim në njësitë e UNPROFOR-it.

Hapi i parë i NATO-s drejt Lindjes

Tani, pas mbarimit të luftës së ftohtë, NATO - nga një aleancë ushtarake ndëruar për të siguruar mbrojtjen e vendeve të Perëndimit nga Bashkimi Sovjetik dhe komunizmi në përgjithësi, i cili ishte shumë ekspansiv pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, tani po orientohet drejt transformimit në një institucion që do të synojë të sigurojë kontinentin evropian nga luftërat dhe tensionet e tjera të çdo lloji, duke ndërtuar një sistem mbrojtjeje kolektive, në të cilin do të përfshihen edhe vendet ish-komuniste të Evropës Lindore. Këtij synimi i shërben edhe iniciativa “Partneritet për Paqe” e propozuar nga SHBA dhe e përkrahur nga të gjitha vendet evropiane, në të cilën, tashtë aderohen dhe vendi ynë. Në një mbledhje të ditëve të fundit të Bashkimit Evropian, i cili në ndryshim nga NATO-ja, është ekskluzivisht evropian, vendosi që të bëjë një afrim të disa vendeve të Evropës Lindore me strukturat e NATO-s. Sipas drejtueseve të BE, si kriter për këtë afrim është marrë, më shumë, është kryesisht rreziku, me të cilin disa vende mund të ballafaqohen nga Rusia, e cila “është në gjendje të bëjë çdo të papritur”. Kështu, në listën e vendeve që do të afrohen me strukturat e NATO-s do të jenë: Bullgaria, Rumania, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Polonia dhe tri republikat baltike. Siç shihet, gjashtë nga vendet e mësipërme kanë qenë ish-anëtare të Traktatit të Varshavës dhe tre vendet baltike, republika të ish-Bashkimit Sovjetik. Pra, në rast të krijimit të ndonjë situate të posaçme, do të ishin “preja” e parë që do të synonte Rusia si ish-zona të influencës së saj. Vendet e mësipërme do të kenë të drejtë të marrin pjesë në një të në çdo sesione të NATO-s, do të marrin pjesë në disa manovra të përbashkëta, por natyrisht nuk do të gëzojnë të drejtat që kanë partnerët e Aleancës së Atlantikut Verior. Natyrisht, kur nuk shikon në listën e vendeve të mësipërme edhe Shqipërinë, ndjen keqardhje; përse të mos pranohej edhe vendi ynë në “paradhomën” e NATO-s? Do të ishte një absurditet, mendoj dhe situata atë politike, apo ndoshta një qëllim dashakeq, të konstatohet sa herë që Shqipëria nuk pranohet në ndonjë institucion të Evropës, si p.sh. në Këshillin e Evropës, të akuzohet politika shqiptare si shkak për këtë. Në qoftë se i kthehemi listës së vendeve që fituan të drejtën e afrimit me strukturat e NATO-s, konstatojmë se nuk figuron asnjë nga shtetet që dolën nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Ky fakt tregon se vendet që përfshihen nga shpërbërja në konfliktin e shpërthyer në ish-Jugosllavi do të ishin një “barre” e pakëndshme për NATO-n. Por në këtë aspekt çështja nuk shikon që hapi i NATO-s drejt vendeve të Lindjes, nuk ka përfshirë Slloveninë, një vend i cili me të vërtetë ka qenë pjesë e ish-Federatës Jugosllave, por që është vendi më i afërt lindor me Perëndimin, qoftë nga struktura ekonomike, qoftë nga lidhjet në fusha të tjera. Gjithashtu, Sllovenia nuk është e shprehur ndaj rrezikut të Shqipërisë në një luftë si vendet e tjera, që kanë të bëjnë me ish-Jugosllavinë dhe nuk ka probleme etnike më pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë. Ndoshta në këtë “ast mund të jetë ndikuar çështja e territoreve të diskutueshme ndërmjet saj dhe Italisë. Përsa i përket Shqipërisë, neithësese nuk ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë, përseri, ndoshta më shumë se ndonjë ish-republikë e Jugosllavisë, rrezikon të përfshihet në konflikt, ne rast se ky do të përhapej në jug, në Kosovë dhe Maqedoni ku, siç dihet, jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh. Pa dyshim që Shqipëria nuk do të qëndronte duarkryq përballë rrezikimit të kombit shqiptar në këto zona. Siç dihet tashmë, zgjedhja e problemit të Kosovës pritet që të jetë në rendin e ditës së politikës botërore dhe asaj evropiane, për një afrim i Shqipërisë me strukturat e NATO-s në këtë moment nuk shihet i arsyeshëm nga drejtuest e kësaj, pasi do ta vinte NATO-n në krah të Shqipërisë përsa i përket zgjedhjes së problemit shqiptar në Kosovë e, sidomos, në rast të një konflikti të armatosur. Së fundi, në “laboratorët” e politikës evropiane akoma nuk është gjetur formula që do të sigurojë funksionimin normal të asaj, që quhej Jugosllavi dhe zonave të tjera të lidhura ngushtë me të, ku natyrisht përfshihet edhe Shqipëria. Në këtë mënyrë, NATO-ja nuk ndihmohet të marrë hapa, të cilët në një të ardhme me shumë shanse ka që të korrigjohen. GAVROSH LEVONJA

FISNIKËRIA QË GJETI BAJRONI?

… për një prezantim real dhe dinjitoz në Evropë… Në të parin emision që RAI UNO përcolli për emigrimit masiv të shqiptarëve për Itali, njëra nga pjesëmarrëset e bisedës në studio nuk e quajti aspak shkëlqyesë ardhjen e tyre. “Ata janë njerëz që pak më shumë shkollë të mesme, tha ajo, njerëz që kanë ardhur këtu për jetën më të mirë. Dhe njeriu që kërkon jetë më të mirë për veten nuk mund të dëshirojë të kundërtën për tjetrin”. Shqiptarët për herë të parë u gjendën në sy të Evropës. Për herë të parë Evropa u detyrua të njihte shqiptarët. Siç ishin, jo sipas propagandës së shtetit të tyre të mëparshëm. Siç ishin, jo sipas asaj që kishte dëgjuar, si nëpër ëndrra, një pjesë e tyre: Një vend diku në Kosovë, në ish-Jugosllavi, një Shqipëri që jo pak prej tyre e ngatërronin herë me Armeninë e herë me Afganistanin. “Fanari ndriçues” në brigjet e Adriatikut s’kishte bërë dot dritë as në vendin e vet. Shqipëtarët nuk njihnin dot as veten. Së paku nuk mund të gjykonin dot se si i njihte ata Evropa, aq më vështirë Bota. Prezitrimi nuk bëhej në rrethana të favorshme, kjo nga vendi më parë nuk mund të rrinte dot më. Mungonin pothuaj të gjitha, prej mundësisë për të jetuar deri tek liria. Të dalë prej këtyre mungesave, shqiptarët nuk e kishin të lehtë Evropën, madje as Greqinë që ishte ku dynden më së shumti. Ao që dinin shqiptarët ishin pak a shumë: Mirëqenia më e lartë se në Shqipëri dhe, paspushim, liritë, të gjithanshme, më të plota. Këto gëra dihën, për shembull, edhe prej popujve të tjerë të Botës së Tretë, që iknin edhe ata prej vendeve të tyre, pothuaj për po këto arsye. Por shqiptarët kishin padyshim pluse të shumta. Ata e kishin ndërveç veten gjthnjë banorë të Perëndimit, edhe pse pohuaj gjithnjë kishin qenë domenë të perandorive të Lindjes. Konstitucioni shpirtëror gjithnjë ishte i ndryshe nga mbetur perëndimor. Ata dinin se duhej e kishin shpresuar Perëndimin nga invazioni otoman, aleancat e kishin vendosur me fisnikët e Perëndimit dhe gati pa pushim, me të gjitha nivelet e shkollave kishin mësuar, p.sh., vargjet që Bajroni kishte shkruar për ta. Nëpërmjet këtyre kritikave, sipas të cilave ata ishin edhe trima e të ndershëm, fisnikë e krenarë, ata hynë në Evropën e fundit të shekullit 20, aspak inferiorë. Por mjerisht tepër të varfër. Tepër të varfër për të qenë po aq dinjitozë sa në vjershat e Bajronit. A thua Evropa ishte aq e gatshme dhe e përgatitur për të pritur këta emigrantë të vonuar, që dilnin nga komunizmi më i ashpër lindor, në kërkim të një jetë gjithsesi më të mirë? A e manifestoi gjithnjë gatishmërinë pozitive për t’i respektuar këta braktisës të detyruar të vendit të tyre, që ishin më shumë të varfër se të kontinentit, por jo më pak krenarë se banorët e vetë metropoleve? Të dalë prej një klime ku më pak pak se gjëtkasha ishte respektuar liria, shqiptarët, duhet pranuar, jo gjë në përputhje me klimën që gjetën në përplasje të tyre. Shumica e emigrantëve tanë në Evropë, natyrisht, edhe në Greqinë fqinje, e gjetën mikpritjen. Se gjithnjë popujt nuk i kanë munguar njerëz-jetët. Kur është dashur Shqipëria, p.sh. Greqia këtë e ka pasur dhe e ka gjetur. Pavarësisht prej politizave. Janë përseri politikah që dihet përse kërkojnë t’i mbajnë larg edhe popujt fqinj. Por është në natyrën e shqiptarëve që të bëjnë atë, atë që u takon të bëjnë në marrëdhënie me popujt e tjerë. Në radhë të parë me fqinjët. Duke mos ngjallizuar faktin që shqiptarët e shpërndarë në Shqipëri, Greqi, u interesojnë ekonomikisht padyshim edhe vetë grekëve, duhet pranuar dhe kështu edhe het’ ta pranojnë po ashtu edhe faktin se, sidoqoftë, mikpritja duhet vlerësuar. Emigrantët tanë atë fisnikëri dhe këtë e mundësojnë realiteti grek, i cili duhet marrë ashtu siç është. Çoftë edhe si rastet e veçanta, vjedhjet dhe dhunën që ndonjë krim i shpërndarë, ai i cili për arsye që përmendëm më sipër ka ndodhur prej të ngjashme edhe në Shqipëri, nuk shkon në të mirë të prezantimit të vërtetë të shqiptarëve në Evropë. Një papudhësi që fare mirë mund të tolerohet në shtëpinë e tjetrit, nuk mund të kaloje po aq lehtë kur ndodh në shtëpinë e tjetrit. Në Evropë shohet për të fituar për vete - po, por padyshim në nuk duhet shkuar për të humbur emrin e mirë. Është një lloj përgjegjësie për emigrantët tanë në Evropë, pra edhe në Greqi, që nuk mund të jetë thjesht detyrim moral. Është kontribut edhe për më të. Natyrisht që nuk duhet lejuar e justifikuar, shqiptarët sot, fisnikëria dhe virtytet e tjera që Bajroni dy shkoj më parë, apo ato që kombi ynë ka manifestuar në tërë ekzistencën e tij, si përbërës i Ballkanit dhe Evropës. Të gjitha në gjatë në diktaturë dhe varfëria kanë bërë punën e vet, por do të ishte mirë të pranohej se është mjaftueshëm fisnikëria dhe humanizmi tij. Se paku duhet bërë përpjekje për të rikujtuar atë pjesë që komunizmi i gjatë dhe i pashoq tentoi ta shkatërronte. Aq më tepër që përgjegjës për atë çka ndodhi në Shqipëri për 50 vjet nuk janë njerëzit tanë. “Kur i shihja shqiptarët që vinin me ato anijet ashtu, më dukej vinin jo nga një jetë tjetër, por nga një kohë tjetër. Ju më pyesni nëse mendoja mirë apo keq për ta, dhe unë u ngulmoj të mos përgjigjem për këtë pyetje. Unë dua vetëm të them se këta njerëz duhen ndihmuar”: është shprehur me këtë rast guruja e shkencëtarit të shquar italian Dino Buzati. Për të gjithë është një rast për të treguar humanizmin e vet. Për ata që e kanë jetike dhe e kërkojnë këtë ndihmë, por edhe për ata që sot rastin i vendos në pozicionin e atij që mund ta sendësojë këtë ndjenjë. Ne shqiptarët duhet të plotësojmë kushtet tona. Qofshin këto edhe të detyruara.

negociatash

Përgjënështrohen lajmet se kinse pushteti serb ka formuar grupe negociatorësh rreth çështjes së Kosovës. Përgjënështrohen çështjes së Kosovës. Gazeta serbe e Beogradit, “Borba”, kohëve të fundit në faqe të saj e ka të pranishme dendurinë e çështjen e Kosovës. Pas vizitës së Dagllas Hogut në Prishtinë, shkrimet për Kosovën në këtë gazetë u intensifikuan edhe më shumë. Gazeta “Borba” dhe shkroi edhe për spekullimet se gjoja pushteti serb ka formuar grup negociatorësh rreth çështjes së Kosovës. Në këte kuadër citohet spekullimi i revistës “Koha” dhe përgjegjësrimit i Partisë Demokratike të Serbisë si lideri i saj, Vojislav Koshtunica, me qeverinë serbe, pos në parlament, nuk ka kurrfarë kontaktesh. Po ashtu përgjënështrohet se ka pasur kontakte politike me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës.

Ndodh edhe kështu…! Janë dy të vërteta

Ndodh edhe kështu…! Janë dy të vërteta E para: Agron Islami është kushëri i Kastriot Islamit. Agroni është mjek neurolog, shumë i njohur për zotësinë e tij. Kastriot Islami është edhe matematikan, edhe deputet i P. Socialiste. (Me saqë, ai që paralajmëroi se do të kishte thyerje kafkash (ur) të martë pushtetin!). E dyta: Kastrioti pati mundësinë të vazhdonte studimet e larta në Paris dhe dhe shef që t’i krijoi vetes në pluralizëm. Tani është një kuadhrime të larta në Gjermani. I kushëriri, Agron Islami, për shumë vjet ka qenë (i internuar) si mjek, në Gramsh. Së fundi u kthye në Tiranë, për hir të pluralizmit dhe, tashmë, e kanë nxjerrë në asistencë! Arsyela? Është kushëri i Kastriot Islamit! A thua dje nuk ka qenë kushëri i tij?!

Nga kronikat

“Edhe unë kam mendimin e Zerit të Popullit”, tha e çmendura N. Fatos Nano është intelektual. Ai nuk u dënua si politikan, por si intelektual. Këtë e thotë edhe Bibla, që ai e lexon 24 orë në ditë. “Zëri i Popullit” i bën thirrje Mandelës që ta burgosë Del Kerkun. Në të kundërt do t’i jepet çmimi i paqes Ramiz Alisë, si president i bardhë, që e shpëtoi Shqipërinë nga dallimi racial. Namik Dokle u nis për në Spanjë, për të dhënë mendimet e PS për demokratët në shekullin e 21-të. Thuhet se Dokle ka marrë me vete kapelen e Namikut tjetër, për të qenë sa më protektiv. Madje thotë se për të qenë sa më demokratike, PS e ka dërguar Doklen të njoftojë se nuk e ka seriozisht kërkesën për zgjedhje të parakohshme. “Ne nuk luftojnë për pushtet, ne kërkojmë ekologjinë e pushtetit, do të thotë ai në Valencia. Në mungesë të tij, në Tiranë do të caktohet vazhduesi i Nanos. P. Socialiste, me të marrë sërish pushtetin do ta pyesë Hidrocentralin ‘Drin e Partisë’ dhe do t’ia kthejë tokat fshatarëve, se dita e partisë ka shterruar, por për këtë ka kontradiktë me Komitetin e Veteranëve të Luftës. Për këtë do të kërkohen kompromiset me dekorata dhe medalje. “Koha Jonë” parashikon që PD të hyjë në koalicion me PS, për të evituar ardhjen në pushtet të Hidhjet Bejgjit dhe Namikut tjetër. Ministria e Kulturës, pasi taton fituesit e Çmimeve Letrare për vitin e shkuar, do të verë tatime edhe për ata që qerasen prej këtyre fituesve, deri sa ata të hyjnë në borxh për shak të Çmimeve që guxuan të marrin. Kështu, vitin tjetër, askush nuk do të pra-njojë të fitojë. Kryetari i i “Demokracisë së Re” greke ka qenë i tatuari im, tha e çmendura N. A nuk u vite re që as TV, as kush nuk njofton për ardhjen e tij? Në një takim të tij, me dyer të mbyllura nuk kishte asnjë gazetar, madje asnjë shqiptar. Ai vetë nuk foli. Ai do flasë në Athinë. Meqenëse ka rrezik që, pas Italisë, edhe Shqipëria të jetë e djathtë, Luan Hajdar - agj i dashuar vikamen të krijojë Frontin e Majtë. Takimi i parë do të bëhet tek Shtëpia e Partisë, e cila do t’i marrë pronat përsëri. KRONIKANI

Poligon lufte a negociatash

Gazeta Borba boton disa shkrime për Kosovën Përgenjështrohen lajmet se kinse pushteti serb ka formuar grupe negociatorësh rreth çështjes së Kosovës. Gazeta serbe e Beogradit, “Borba”, citohet spekullimi i revistës “Koha” dhe përgenjështimi i Partisë Demokratike të Serbisë si lider i saj, Vojisllav Koshtuni- ca, me qeverinë serbe, pos në

A NA MJATON SOT FISNIKËRIA QË GJETI BAJRONI?

A NA MJATON SOT FISNIKËRIA QË GJETI BAJRONI?

Gazeta Borba boton disa shkrime për Kosovën