19/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 maj 1994

Krahut të Djathtë i duhet një platformë

Fjala e z. SABRI GODO mbajtur dje në takimin me qytetarët e Lezhës Në kufirin evropian që shënon ndarjen e Lindjes me Perëndimin po dalin sërish qeveritë socialiste. Mbas Rumanisë, Lituanisë dhe Polonisë, ish-komunistët fituan në Hungari. Analistët e shpjegojnë këtë me vështirësitë që krijon kalimi në tregun e lirë. Kjo duhet pranuar si e vërtetë. Po një ndikim negativ ka pasur edhe qëndrimi jo aq i vendosur i demokracive të Perëndimit që zuri të këndonte shumë shpejt fitoren dhe të synonte përfitime nga tregu i pamatur i Lindjes. Duket sikur Perëndimi nuk shqetësohet dhe aq me kthimin e ish-komunistëve në katër shtetet e përmendura. Por pritet që kjo të ndodhë edhe në Bullgari, kurse nga studimet e fundit të Komunitetit Evropian del se shumica e njerëzve në Rusi nuk u duan tregun e lirë dhe janë të pakënaqur me Jelcinin. Do të thotë se kemi të bëjmë me diçka që mund të përfshijë hapësira të mëdha, me mjedhja serioze në ekonominë, politikën dhe strategjinë ushtarake botërore. Si vend i vogël ne s’mund ta shpërfillim t’i biem kambanës e të dëgjohemi. Por ne duhet të shohim se ç’ndodh në vendet që kanë bërë afërsisht të njëjtën rrugë me ne, sepse mund të na takojë i njëjti fat. Nëse mendojmë që Shqipëria është krejt veçantë, duhet të kujtohemi se gjëra të tilla kemi thënë bollkë për veten edhe më parë. Me fjalë më të thjeshta, nëse punët ecin siç janë, rikthimi i ish-komunistëve në Shqipëri, është po aq i mundshëm sa edhe gjetiu. Ata u kthyen në Hungari, vendi që u hodh në një kryengritje heroike kundër regjimit komunist 35 vjet më parë se ne, dhe që e ka bazuar ekonominë në elemente të tregut të lirë prej 20 vjetësh. Mëgjë komunizmi ndjehet ngrohtë aty ku ka varfëri, konfuzion politik dhe mungesa ligji, mund të kthehet më lehtë tek ne, që s’kemi një të kaluar si Hungaria dhe nivelin ekonomik e kulturën e saj demokratike. Ne duhet t’i biem fort kambanës së alarmit për veten tonë, ndryshe pas dy vjetësh, e ndoshta edhe më parë, këtu e marrin prapë pushtetin komunistët. Dhe këta tanët nuk janë si socialistët polakë e hungarezë që i shikon me njëfarë qetësie Evropa. Këta tanët tërë kohën kanë shtrënguar dhëmbët se kur do të vijë dita t’i lënë hesapet me ata që kanë thirrur “poshtë Partia e Punës”, gjë që mund ta bëjnë edhe në bazë të ligjit, meqë akoma kemi në fuqi Kodin Penal të Enver Hoxhës. Nëse për të parë rrezikun nuk na mjafton ajo që po ndodh në disa nga vendet ish-komuniste, le të shikojmë pak më realist atë që ndodh brenda nesh. Papunësia vazhdon të jetë e rëndë dhe perspektiva e paqartë. S’mund të mohohet se koka-kola ose realisht rëndë dhe perspektiva e paqartë. S’mund të mendohet se koka-kola ose ndonjë investim i tillë i rastit do ta nxjerrin nga batak. Papunësia sjell varfërinë dhe nuk janë të pakta familjet që e marrin bukën hua. Një pjesë e ish-të përndjekurve politikë, të liruar nga burgjet internimet para tre vjetësh, ende janë pa strehë. Shtresa e kategorisë të tjera, si pensionistët e arsimtarët, nuk janë në gjendje të përballojnë jetën. Fshatarësia, sidomos në zonat kodrinore e malore, gjithashtu nuk sheh si mund t’ia dalë. Kërkojmë të ecim drejt Evropës me një logjikë ekonomike të kundërt. Në Evropë 60% e fuqisë punëtore është e zënë në shërbimet dhe vetëm 9% në bujqësi, kurse shifrat tona pasqyrojnë të kundërtën. Sa më shumë njerëz në bujqësi, aq më të pakta të ardhurat për frymë. Në këtë pikë ne hyjmë në një radhë me Kinën, Indinë dhe Bolivinë. Ky është tashmë. Po çfarë bëjmë për ta ndryshuar? “Terapia e

Krerët e “OMONIA-s” pagëzohen në Greqi

Në podin e pagëzimit është saktësisht Vangjel Papakristo. Në të majtë të tij, me një flamur grek në dorë, me flokë të rruar dhe kollare, po kaq saktësisht, është dora vetë Theodhori Bezhanit. Numri Një i OMONIA-s. Por mos u nxitoni të thoni se Njeriu me rrason e zezë dhe mjekër të bardhë është Janullatos. Në fotografi është i ngjashmi i tij, famëkeqi SEBASTIANOS. Është dëshirë dhe mbase e drejtë e omoniasit Papakristo të shkojë të pagëzohet nën flamujt grekë dhe nën peshpërimat e Sebastianosit e të Janullatosit. Është e drejtë e tij të zhytet në ujrat e asaj kishe dhe ne pak na intereson se kush kanë qenë dëshmitarët e këtij riti. Por ç’duhen flamujt grekë në duart e tyre? Kush ua ka vënë në duar ata flamurë? Duket se pas podiumit, pas pankartave dhe figurave të Sebastianosit, Papakristos dhe Bezhanit, fill pas pagëzimit do të shfaqen misionarët e Asfalias. Ka edhe fotografi të tjera!

Fundi i binomit Hoxha - Alia është fitore e frymës perëndimore kundër frymës lindore në Shqipëri

Në esencë, lëshimet e vitit 1989 dhe fillimit të vitit 1990 ishin lëvizje ç’sharake, të pasinqerta, e më në fund veprime për të fituar kohë. Në ato çaste Alisë i kishte mbetur vetëm një shpresë: rrëzimi i Gorbçovit nga fanatikët e komunizmit në BS. Prandaj ai mashtronte, bënte blofe, bënte sikur lëshonte në një krah dhe vriste në krahun tjetër, derisa më në fund, studentët zgjidhën gjithçka. Ata e detyruan me dhunë të pranonte pluralizmin, moment politik ky i cili e përmbysi në jashtëm-bëdhejtë muaj. Ish-Presidenti Ramiz Alia Lexoni në faqen 3 nga avokat Spartak Ngjela

Himnit të flamurit maqedonas ende nuk i është tharë boja

Shqiptarët që jetojnë në atë anë të kufirit, mund ta thajnë shpejt ose ta fshijnë Qytetarë të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, me kombësi joshqiptare, vërshëllyen himnin e flamurit të Shqipërisë, gjatë ndeshjes së futbollit midis dy përfaqësueseve. Siç ndodh rëndom me njerëzit e pamasuar me shtet, sinjali u dha nga një është mbushur mendja se mund të bëhen edhe shtet. Dëshmitarë okularë pranojnë se vërshëllimat vazhduan dhe kur u ekzekutua himni i shtetit të ri, ish-jugosllav, për shkak se shumica e tyre nuk i njihnin tingujt e himnit të shtetit të ri. Kjo ndodhi natyrshëm me grekëve, me sa duket, e kanë humë të zorshme të mësohen me rregullat e shtetit. Duke mos pasur as himnin e tyre, as flamurin e tyre, as gjuhën e kombit të tyre, ata shpesh bëhen nervoz nga himni, gjuha dhe flamuri i shtetit fqinj, që “kontribuar” me gjysmën e popullsisë së vendit për të bërë genocid mbi fqinjët e tyre pa identitet kombëtar. Ata mjaftojnë të respektojnë himnin e kombit të tyre dhe të orientohen të ardhmen e tyre ndaj tij dhe stabiliteti i Maqedonisë përfundon si një kërcënim për të ardhmen e tyre.

Do të rifillojnë të funksionojnë prefekturat

Shkodra, Kukësi, Lezha, Dibra, Durrësi, Tirana, Elbasani, Korça, Berati, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra janë 12 qytetet ku do të rifillojnë të funksionojnë prefekturat. Dje, kryeministri Meksi bëri emërimin zyrtar të tetë prefektëve, ndërsa mbeten për t’u emëruar prefektët e Tiranës, Dibrës, Fierit dhe Vlorës. Ligji për krijimin e prefekturave është miratuar nga Parlamenti në shtator të vitit 1992, ndërsa Qeveria kishte marrë veprimtarinë e qeverisë me atë të pushtetit lokal. Roli i prefekturave do të jetë ai i zbatimit të ligjit në nivelin lokal. Sipas ekspertëve juristë, gjatë dy viteve të fundit në vendin tonë është ndërprerë mungesa e kontrollit të pushtetit qendror mbi atë lokal, sidomos kur bëhet fjalë për zbatimin dhe ekzekutimin e vendimeve. Burimet qeveritare bëjnë të ditur se po ndërtohet një program i detajuar pune për të përcaktuar përparësitë e vendet evropiane dhe se është përgatitur pro-

Shqiptarët që jetojnë në atë anë të kufirit, mund ta thajnë shpejt ose ta sfidjnë

Qytetarët të ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, me kombësi joshqiptare, vërshëllojnë dy përfaqësueseve. Siç ndodh rëndom me njerëzit e pamësuar me shtet, sinjali u dha nga një komandant dhe u vazhdua nga gjithë pjesëtarët e tjerë të tribusë që ai udhëhiqte. Me tej, njerëzit që përpiqen të bëjnë një shtet midis shqiptarëve, kanë demonstruar po avionëve të kombësive ajrore të Ohrít që ka rrëzuar brenda një viti dy avionë me shqiptarë, po Milosheviçit, pro genocidit mbi shqiptarët, po spastrimit etnik në Maqedoni etj, terma që njerëzit e atij vendi kanë filluar t’i mësojnë tash një vit, qysh kur u okulare nuk i njihnin tingujt e himnit të shtetit të tyre. Kjo ndodh natyrshëm me njerëzit që përpiqen të krijojnë shtet, pa ditur ende identitetin e tyre. Ashtu dhe dialektin e Bullgarisë perëndimore, me pak ndikim nga serbishtja, ata shpesh ngatërronin dhe fjalët tekst të tij. Ndërkohë, flamurin me simbolin që gjendet mbi varrin e Filipit të Maqedonisë së vjetër, ata janë gati ta quajnë për flamur të FIFA-s për shkak se nuk janë mësuar me të. Njerëzit e gjendur mes shqiptarëve, bullgarëve e grekëve, me sa duket, e kanë humbë himni, gjuha dhe flamuri i shtetit fqinj, që ka “kontribuar” me gjysmën e popullsisë së Maqedonisë për t’i mbajtur në papunë me sa duket, e kanë humbë me gjysmën e popullsisë për civilizimin e këtyre njerëzve. Shqiptarët e Maqedonisë janë pjesa më vitale e atij pseudoshteti, që me potencialin e tyre ekonomik dhe kulturën qytetare po i sigurojnë atij ekzistencën. Ndërkohë, politika shqiptare me parimet e saj evropiane po kontribuon realisht në stabilitetin e tij. Shqiptarët nuk kanë nevojë të vërshëllenë, për shembull, pentagramet e një himni që ende nuk i është tharë boja, nuk është nevoja t’u urojnë genocid mbi fqinjët e tyre pa identitet kombëtar. Ata mjafton të respektojnë himnin e kombit të tyre dhe të orientojnë të ardhmen e tyre në trajë të stabilitetit të Maqedonisë përfundon si një këshillë prej rrëfyesit. Toleranca e tyre, nuk është mungesë patriotizmi por prezencë civilizimi. Njerëzit në tokën midis shqiptarëve, grekëve e bullgarëve kanë vendosur të bëjnë një shtet dhe shqiptarët po përpiqen t’i financojnë ata. Kjo do të zgjasë deri sa ende të identifikohen civilizimi tek njerëzit pa identitet që ne kemi fqinjë.

Birësimi i parë i ligjshëm, por të birësosh nuk dihet sa kushton

Komiteti Shqiptar i Birësimeve ofron procedura të reja Birësohet fëmija i parë shqiptar sipas të gjitha procedurave ligale. Komiteti Shqiptar i Birësimeve - i krijuar efektivisht në dhjetor të vitit të kaluar - fillon kështu aktivitetin e tij duke synuar të rregullojë atë imazh të prishur të birësimeve të fëmijëve shqiptarë. Këtë e tutje çdo i huaj, i interesuar për të birësuar një fëmijë shqiptar, duhet të kontaktojë me Komitetin Shqiptar të Birësimeve nëpërmjet organizmave ligale, shtetërore apo private, të krijuar posaçërisht për këtë qëllim në vendin e tyre. Një procedurë e tillë eliminon mundësinë e birësimeve ilegale. Nga ana e tyre këta të interesuar do të kenë mundësi të marrin vetëm ata fëmijë që figurojnë në listat e Komitetit Shqiptar të Birësimeve. Quhet Gerta Isufi, e datëlindjes 24 mars 1993, fëmija e parë që do të birësohet sipas procedurave të reja. Fëmijë e braktisur dhe rritur në shtëpinë e Foshjnës në Tiranë. Prindërit e saj të rinj do të jenë një familje shqiptare. “Doja e saj është gati dhe tani presim që të zhvillohet vetëm procesi gjyqësor që ta legalizojë këtë birësim”, thotë Ilmie Mara, kryetare e Komitetit Shqiptar të Birësimeve. Do t’i mbeten ndoshta të kaluara historitë e birësimeve të paligjshme, për të cilat denohej me burgim edhe zvendëspërkuroi i përgjithshëm, Vasil Plaku. Por, aktualisht, sipas znj. Mara, problemet e së kaluarës akoma nuk janë zgjidhur. “Vazhdoj të marr letra nga prindër të ndryshëm që ankojnë për birësimet që u janë bërë fëmijëve të tyre”, pohon ajo. Dhe rastet që tregojnë janë të shumta. Një fëmijë është braktisur dy herë në Itali. Të tjerë janë birësuar pa dokumente të noterizuara, pa emër fëmije, pa deklarata të prindërve. Në një rast, fëmija i birësuar është rrëmbyer nga një avokate shqiptare e cila e ka shitur më pas. Një nënë nga Durrësi është mashtruar duke vënë firmën mbi një deklaratë të cilën asaj ja kanë otruar si një deklaratë mbi mjekimin e fëmijës. “Tani kemi filluar të bëjmë dokumentet e të gjithë fëmijëve që mund të birësohen”, thotë znj. Mara. Por për të mbetet akoma një problem i pazgjidhur. Sa do të kushtojnë procedurat ligale të birësimit? Sa duhet të paguajnë ata që birësojnë fëmijët? Znj. Mara pohon se ministri i Drejtësisë i ka thënë se kjo është kompetencë e gjykatës, ndërsa po sipas znj. Mara, kryetari i Gjykatës së Tiranës, Agim Bendo, thotë se këtë duhet ta caktojë ministria e Drejtësisë. “Pa u zgjidhur ky problem do të ketë mundësi gjithmonë për korrupsion”, përfundon znj. Mara. GJERGJ PILIKA Fëmijai parë i birësuar

Nga kronikat

E shoqëruar nga një vapë mbytëse, e çmendura N e kryeqytetit, e veshur me roba banje të errëta, u shfaq ditën e martë në sheshin Skënderbej. Pasi bëri disa xhiro përqark sheshit, ajo u zhyt brenda të dhe për dy orë resht recitonte përmendësh artikuj të gazetës “ZP”. Pas kësaj ajo bëri një vrapim maratonë drejt kodrave të Liqent Artificial, për t’u dukur përsëri të nesërmen përpara Pallatit të Kongreseve, e angazhuar në një konferencë shumë të rëndësishme. Përkrah zotit Qiriaziat, ajo u fol gazetave të pranisë për mundësinë e kthimit të minoritetit grek në Shqipëri në fanar ndriçues të gjithë popullit shqiptar. Ajo kundërshtoi kandidaturën e “Koha Jonë”, që përpiqej t’insiste grekët të futeshin në grevë urie, ngaqë Berisha nuk donte ta bashkonte Shqipërinë e ujut me Greqinë. “Ne duam përparimin e Shqipërisë, tha e çmendura N në fjalën e vet, por gjithmonë nën udhëheqjen e Greqisë. Nuk mund të kuptohet një Shqipëri e lumtur pa varfëri të udhëhequr nga këtej arsye edhe zonja Bashkim Lilo Zeneli, u takua me Zorijn nga Beogradi. Asgjë të keqe nuk i tha Zorijt. A vetën se dëgjoj të këqijat që dhe Zorijt për Shqipërinë. Zorija Zeneli me duar që ka vendosur në Prizren dhe se në Pejë ka Kishë Ortodokse Serbe. Këto janë në kompetencat e Zorijt që ne qipën. Bashkim Lilo Z. që kër- ren punët me jashtë të PS, nuk mund ta kundërshtonte se ende nuk ishte konsultuar me Fatosin. Prokuroria nuk jep leje për takim në burg për çdo ditë. Le të presë dhe Zorija deri më 23, sa të marrim udhëzimet në gjyq nga Fatosi. Shoku Ramiz Tupi Ala udhëheqoi diktaturën pa qenë asnjë ditë diktator. Al do do të dohet prapë për kafe e, sepse në gjithë kohën që ai udhëhoqi, të tillë kafe pinim. Mëgjithëse maqedonasit i kemi aleatë, ata nuk e njohin himnin tonë kombëtar, bile nuk njohin as himnin e tyre. Ata janë të lirë plotësisht. Nuk janë mësuar kurrë me shtet. Njësoj si fiset pagane. Këtë javë, dezhurni i PS është sekret. Do të ketë takime të fshehta me përfaqësues të tyre të ambasadës jugosllave në Tiranë. Nuk do të ketë afshim listash. Në Shqipëri secila parti përcakton një front. Pra gjithësej kemi dyzet fronte. Por ka edhe monolizësi parti me dy fronte. Për shembull, AD ka dhe frontin e qendresës, dhe frontin grek. Nuk do të ketë komisione në ligjin për Frontet. Pronarët e vetët të fronteve nuk kërkojnë kthimin e pronave. Ndryshe, ndonja udhëheqës do të ishte anëtar i gjithë fronteve. Pozita e vërtetë e grekëve në Shqipëri është “Koha Jonë”. Ata duhet të mësojnë së kërkohet të drejtat kombëtare prej gazetareve të “Koha Jonë”, dhe të ketë kurse kualifikimi pranë kësaj gazete. KRONIKANI

Në numrin e ardhshëm:

Çështja Kombëtare është shumë konkrete Me presidentin e Republikës Kosovës, z. Ibrahim Rugova mbeten për t’u emëruar prefektët e Tiranës, Dibrës, Fijerit Parlamenti që në shtator të vitit 1992, ndërsa Qeveria kishte marrë vendimin për këtë në korrik të vitit të kaluar. Në vendin tonë fillon kështu të funksionojë pas 50 vjetësh një institucion që ka për mision të koordinojë dhe të vëzhgojë ecurinë e punëve në bazë bëjnë me dije se për nëntëmbëdhjetë program i detajuar pune për të përmirësuar për punë evropiane dhe se është përgatitur projekti që do të rregullojë të gjitha veprimtarinë e prefekturave. Qeveria ka parashikuar ta miratojë këtë projektligj në fillim të javës së ardhshme.

DEKLARATE

Në mbrëmjen e 13 majit 1994, u mor forcërisht në zyrën e Komisariatit të Rendit në Elbasan Arben Burburia, anëtar i Komitetit Drejtues të Partisë Republikane, kryetar i degës së Partisë Republikane në Elbasan dhe anëtar i Këshillit të Prefektit. Mbase u trajtua brutalish për hotel “Turizmi” në prani të publikuz, z. Arben Burburia u çua në Komisariat, ku u frye me sharje rugacërie nga më të ulëtat, u godit me grushta e shqelma dhe u kërcënua me pistolete, që ai të humbiste gjakftohtësinë dhe të reagonte. Por z. Burburia, duke tregë përgjegjësinë e asaj që po ndodhte, u soll korrektësisht, si para hotel “Turizmi” në prani të publikut të revoltuar, ashtu edhe në zyrat e Komisariatit. Përgjegjës për këtë ndodhi të papranueshme është z. Mitat Havari, ish-komisar i Komisariatit të Elbasanit, i transferuar para dy javësh në Ministrinë e Rendit. Pretendoi i përdorur prej tij për të thirrur me kobçe shërbëtor në hotelin “Turizmi” forcat e policisë me automatikë me sirena, janë përdorim kriminal i makinës e dokumenteve personale nga ana e z. Arben Burburia. Duke shqyrtuar çështjen, Komiteti Drejtues i Partisë Republikane vëren se veprimet arrogante, të papërgjegjshme dhe jashtë funksionit të z. Havari e kanë burimin në konfliktin e tij dhe të tjerëve të transformuar ndaj z. Burburia që e kritikuan ashpër aktivitetin e tij për ushtrimin të dhunës dhe terrorit psikologjik ndaj qytetarëve dhe vetë punonjësve të Rendit. Ushtrimi i dhunës së pajustifikuar nga z. Havari si Komisari i Rendit, ka çuar deri në gjakrrjedhje të njerëzve. Akuzat për të rënda për brutalitet, tejkalim të hapët të kompetencave, shkelje flagrante të ligjit, paaftësi në detyrë etj janë bërë ndaj z. Havari edhe Këshillit i rrethit, që mbas analizave të gjata ka kërkuar largimin e tij nga detyra, duke plotësuar kështu edhe kërkesat pothuajse unanime të të gjitha partive politike dhe shoqatave të rrethit. Në kundërshtim me këtë opinion të dokumentuar Ministria e Rendit, jo vetëm nuk e pushon këtë person, por edhe e ngarkon me detyra në dikaster. Komiteti Drejtues i Partisë Republikane kërkon hetimin e menjëhershëm ndaj z. Havari, si edhe ndaj punonjësve të tjerë të Komisariatit të Rendit në Elbasan që zbatojnë urdhëra të jashtëligjshme deri në abuzime. Tendenca për të vënë veten mbi ligjin e për të ushtruar pushtet personal vërehet edhe nga gjatësia. Kjo përbën një shqetësim tepër serioz të lidhur me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Komiteti Drejtues do ta ndjekë çështjen me vendosmëri duke kërkuar që të veprohet sipas zhvillimeve të mëtejshme. Komiteti Drejtues i Partisë Republikane