26/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

26 maj 1994

Të respektohet vota e lirë

Takim izotit Sabri GODO në Zall-Herr Me 24 maj, z. Sabri Godo, i shoqëruar nga z. Maksim Haviari, ish-kryetar i komunës, për kryetar komune, Halim Haga, pati një takim me fshatarët e Zall-Herrit. Z. Godo tha se po bëhet një luftë e ashpër ndërmjet partive. Këto zgjedhje shihen si një pyetje me rëndësi lidhur me vendin që zë sot secila parti në elektorat. Që të gjitha pretendojnë se kanë shkruar përpara. Kjo s'mund të ndodhë. Po kështu e paskan fushatat elektorale dhe prandaj janë disi të bukura, me kusht që të respektohen ligjet dhe të zgjidhen njerëzit me më afër e ndershmëri. Lum si pjesë komunat ku bëhen zgjedhjet. Po na huton ekipet ministrash, me kamionë e buldozerë. Shtrohen rrugë, shpërndahen shtretër me sfungjer, thasë me miell. Po kjo mund të krijojë një nxitje te komunitat fqinjë, për të hyrë në zgjedhje dhe ato. Dhe si do të vinte puna po të beheshin zgjedhje njëherësh në 340 komunat e Shqipërisë? Zoti Godo tha se ishte i kënaqur që bisedonte me zallherrasit, njerëz që dëgjojnë me edukatë, edhe kur nuk u pëlqen ajo që thua. Më parë zallherrasit janë quajtur ballistë, pastaj dikushi i quajti komunistë. Të shohim si do të quhen më 1 Qershor. Një gjë është e vërtetë, që janë zallherrasa dhe është mirë kur thoni se gjithë partitë kanë vënë kandidatë të vlefshëm. Atëherë mund ta zgjidhni ndër ta kandidatin që është 2 për qind më i mirë se të tjerët, secili në truallin e në tokën e ikalën e atij, ai që ka ndërtuar shtëpi në tokën e tjetrit, shtëpinë dhe truallin do ta ketë të vetën dhe pronari të kompensohet gjitju; tokën bujqësore i ardhuri ta ketë në përdorim për tre vjet, për pesë vjet, sipas ligjit që do të caktojë Parlamenti, tapi mund të marrësh vetëm për tokën që ke trashëguar para regjimit komunist. Këtë lloj të drejtë, që parashah edhe kufizimin e ish-pronarëve të mëdhenj me 60 ha, nuk e kundërshton askush, mjafton t'i shpjegohet z. Godo tha se e ardhmja e Zall-Herrit dhe fshatit shqiptar në tërësi, nuk është ngulitja. Këtë e bëri komunizmi enverian, që kërkonte se po embant popullsinë fshatare të pacenuar, nën parullën e fshatarit “ta bëjmë fshatin si qytetin” që është e njëjta atë marrësinë tjetër “t’u qepemi maleve...”. Sido të thone partitë dhe çfarëdo të bëjë Qeveria, Zall-Herri do të ecë në njëjtën rrugë që ka bërë fshati evropian, do të zbresë enësen më të madhe drejt qyteteve, ku do të hapen punë. Sot kemi papunësi të rënda në vetë qytetet, po aty do të shtohen shërbimet, ndërtimet, industria, prsa të lejohen bankat private të bëhet privatizimi për sëmbari dhe të plotësohet kuadri ligjor, pa të cilin s'mund të zhvillohet ekonomia e askujt normal. Zoti Godo tha se ... quajtur ballistë, pastaj dikush i quajti komunistë. Të shohim si do tëquhen më 1 Qershor. Një gjë është e vërtetë, që enji zallherras tjerët. Z. Godo tha se prej katër ditësh shkonte në Zall-Herr mundësi të mira përparimi, po të sigurohet një administratë komunale e ndershme e aktive dhe që të ketë përkrahjen e duhur. Partia Republikane s’ka mjete të bëjë çudirat e zgjedhjeve më të rëna të këtij skot problemet e shumta të komunës. Por nëse do të fitojë z. Halim Taga, Partia Republikane, duke mos pasur komuna të tjera, veç Kurveleshit të vështirë, do të imponhohet thellë në Zall-Herr. Z. Godo ju përgjigj pyetjeve të shumta dashamirëse, sidomos rreth programit republikan mbi pronën. Të tjerët, sidomos socialistët, kanë përhapur gënjeshtra se republikanët do t’u prishin shtëpitë atyre që i kanë ndërtuar në tokën e tjetrit, për të kthyer çifligarët. Komunistët ende vazhdojnë t’i quajnë pronarët e ligjshëm çifligarë, latifondistë e dikush edhe kulakë. Kurse programi republikan, mund të përmblidhet me dy fjalë kështu: ndërtimet, industria, por sa të lejohen bankat private e të bëhet privatizimi për së mbari zhvillohet ekonomia e as të kemi jetë normale. Zoti Godo tha se ligin elektoral dhe votën e lirë duhet ta respektojmë me fanatizëm, nëse duam demokracinë e vërtetë. Shkelja e parë, krejt e palejueshme, po vërtetohet në Zall-Herr. Listat e zgjedhësve, përfshirë repartet ushtarake, që duhet të shpallën 15 ditë para zgjedhjeve, nuk janë shpallur ende dhe deri në ditën e votimeve kanë mbetur vetëm pesë ditë. Në paralajmërimet administratën e rrethit dhe çdo që ka ndërmend të bëjë manovrime, se do të bëjë denoncim të hapët e të vendosur në çdo instancë, për çdo shkelje. Mund të tolerohen disa gënjeshtra e dredime të tjera, se të vesh në pajtim të plotë demokracinë dhe shenjtërinë e të vështirë, po s’mund të lejohen shkelje në ushtrimin e së drejtës për votën e lirë, se ajo është çelësi i artë i të gjithave. U bënë edhe pyetje të tjera, në një takim të cilët e të kulturar.

Kisharët e Janullatosit, ambasadorë të shtetit grek në Shqipëri

Duke pritur të mësojnë shqip primati i importuar i ortodoksëve shqiptarë, po mësojnë greqisht gjithë përfitirinë e zgjedhur prej tij në Jug të Shqipërisë. Ky është rezultati më banal që ka arritur në greqizimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare kryepeshkopi Janullatos. Rezultatet më fine të kësaj veprimtarie zbulohen në kompetencat sh-terore greke që udhëheqësi i Kishës u ka dhënë vartësve të tij. Kështu Këshilli Drejtues i Komisionit Fetar të rrethit të Sarandës, me kryetar Niko Papanikola, lëshon dhe autorizime të shkruara greqisht që vlejnë si dokumente legale shtetërore në Greqi. Ai së bashku me Omonian dhe Sillogun e Vorioepirit në Korfuz, përbëjnë tri institucione shtetërore greke që janë të autorizuar të lëshojnë gjithfarë vërtetimesh për shqiptarët e Shqipërisë së Jugut. Duke mos dashur ta rëndojmë zotin Janullatos me komente, po i paraqesim të fotokopjuar njërin prej këtyre dokumenteve që i përket një shqiptari të njohur në Vlorë, për shkak të drejtimit të lojërave me top dhe që është nga Zverneci i Vlorës, vendlindja e njërit prej themeluesve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Tani z. Janullatos është i lutur të na e bëjë nëse vartësit e tij në Jug janë të autorizuar prej tij apo prej Athinës për këtë veprimtari antishtetërore, nëse kompetencat e Kishës në fshatin shtetërore i kanë në kuadrin e shtetit grek, ku Kisha nuk është e ndarë nga shteti apo në kuadrin e kompetencave të Kishës së tij në Shqipëri që kërkon ndarjen e Jugut nga shteti shqiptar dhe, së fundi, të na rrëfehet si para Krishtit, nëse dokumente të tilla, që përfundimisht i paraqesin strukturat e Kishës së tij në Shqipëri si pjesë përbërëse të shtetit grek, a janë lëshuar vetëm prej vartësve të tij në Jug apo dhe prej këtij të fundit. Duke pritur rrëfimin e tij, ne do të përpiqemi t'ia lustrojmë edhe më tej singertetin e çfarëdo përgjigjeje. Është ky një detyrim ynë i madh për besimtarët ortodoksë shqiptarë të cilët nuk kanë mundësi të lexojnë në Greqisht dokumentet që Kisha e Janullatosit servir kundër sovranitetit të atdheut të tyre. Ata janë të devotshëm në besimin e tyre ndaj Zotit, me të cilin presin të komunikojnë në gjuhën e tyre. Zoti Janullatos mund t’u mësojë greqisht me rrugë dhjetëra kisharëve, por jo qindra mijëra shqiptarëve. Projektligji i paraqitur nga Partia Republikane nuk i është bërë i njohur ende Kuvendit. Dëftura: Republika e Shqipërisë, Mitropoli i Gjirokastrës Komisioni fetar i Rrethit Sarandë, vërteton me përgjegjësi se fshatrat Nartë dhe Zvërnec të rrethit të Vlorës janë fshatra greke dhe banorët e tyre grekofonë me origjinë greke, me gjuhë greke me fe kristiane ortodokse. Shteti shqiptar ashtu si dhe Himarën i ka regjistruar me kombësi shqiptare... Prandaj, Petrit Stefa, i lindur në Vlorë me origjinë nga Zvërneci... ka kombësi dhe origjinë greke.

[Tekste dhe shkrime të pjerrëta në dokumentin e fotokopjuar, kryesisht të palexueshme.]

Deklaratë

Më 23 dhjetor 1993, në bazë të Nenit 22 të Paketës Kushtetuese, në emër të PR kam paraqitur dhe kam protokolluar pranë sekretarisë së Parlamentit projektligjin “Për kthimin e pronës mbi tokat bujqësore”. Që nga ajo ditë e deri më sot ky projektligj nuk i ka kaluar Kuvendit për diskutim, madje as nuk është vënë në gojë dhe as nuk është programuar. Shpresoj që kjo shkelje proceduriale të mos jetë e qëllimshme. Dr. Mehmet ÇELIKU, depuet i PR Redaksia do t'i drejtohet numrat e ardhshëm deputetit Çeliku dhe kryesisë së Kuvendit për këtë problem

Vazhdhohet t’i shmanget shërbimit ushtarak

Një projektligji i ri mund ta ndryshojë gjendjen “Zgjidhja e problemit të shmangies së të rinjve nga shërbimi i detyruar ushtarak shpeshherë të gjendet te projektligji i paraqitur në qeveri kohët e fundit” - thotë shefi i degës ushtarake të rrethit Tiranës, nënkolonel Bajram Kanani. Me këtë problem punonjësit e degëve ushtarake u ndeshën që me fillimin e eksodeve. Aktualisht punohet me ligjin “Për shërbimin ushtarak në forcat e armatosura” i cili ka hyrë në fuqi më 1 Janar 1992. Për mosparaqitje, shtetasi gjobitet nga 1000 - 5000 lekë. Një gjobë nuk po jep rezultat. Zyrat e përmbarimit nuk po vjelin gjobat, madje duket se nuk kanë interes ta bëjnë një gjë të tillë. Masa tjetër më e rëndë - fillimi i çështjes penale - nuk po zbatohet sepse ka njëfarë ngur- tërësie nga ana e Prokurorisë për të filluar çështje të tilla, - pohon z. Kanani. Sipas ligjit gjykata duhet që, kur dënon një shtetas, brenda 10 ditësh të njoftojë degën ushtarake. Po kështu edhe në rastet kur shtetasi lirohet. Por ky mekanizëm nuk po funksionon. Problem tjetër mbetet sistemi i lajmërimit. Nëpër komuna këtë punë deri më sot e kryejnë kryepleqtë, por nuk mund të vazhdohet me të kështu mbi baza vullnetare. Sidoqoftë, ky problem është vetëm për 15 % të të rinjve dhe kjo shifër vjen gjithmonë e ulje, - thotë z. Kanani.

Për njeriun

Unë njoh një njeri që ka filluar të vuajë që kur erdha unë në jetë. Për kjo nuk është për fajin tim. E çfarë torturash nuk ka provuar njeriu të cilin unë e njoh fare mirë: poshtërimin, fyrjet, indiferencën, vetminë, luftën për bukën e gojës, luftën për të ruajtur dinjitetin. Më 1967 u dërgua në Vaun e Dejës për riedukim 5 vjet, sepse së bashku me intelektualë të shquar si Selman Riza etj. kritikoi sistemin burokratik të udhëhequr nga Lart në Institutin e Historisë dhe Letërsisë shqiptare. Në hidrocentral punonte si punëtor sondist dhe ndërkohë iu nda drejtja e botimit dhe e shkrimit. Më 1973-1974, kur sapo ishte kthyer pranë njerëzve të tij, iu versulën përsëri, si i piktetuar tashmë, e pushuan nga puna, ia bënë librat karton, e lanë për tre vjet pa asnjë lloj pune. Atëherë, në vend që u sëmur rëndë, por ata nuk e lejuan të shtrëhojë e të kurohej në spital, dhe prej asaj kohe nga një sy nuk sheh fare dhe gëzon vetëm 30% të shikimit të avut të mbetur. Dhe në këto kushte kaq të vështira, ka të dhimbshme dhe kaq dramatike, miqtë dhe shokët e tij të letrave e braktisën të gjithë. Askush nuk i blinte më derës në shtëpinë e tij, vetëm kur i trokisnin që t’i jepnin lajmin se brenda tri ditësh duhej të largohej nga Tirana, megjithatë ai e beson shumë njeriun, dhe kjo është arsyeja që e bëri atë të mbijetojë: besimi tek njeriu dhe pena e tij. Prandaj ai shkronte dhe u trokiste ish-shokëve të tij nëpër dyert e zy­rave: “Bëj çfarëdolloj pune, më ndihmoni, punëtor, hamall. Nuk kam asnjë mundësi për të jetuar, nuk kam para për t’i blerë fëmijës së vetme libra për shkollë dhe këpucë, të gjitha plaçkat e shtëpisë i shita!” Dikur e caktuan hamall në Kombinatin Poligrafik, ndonëse kurrë shkonte në Lidhjen e Shkrimtarëve, i dilte dikush tek ajo porta me hekura si burg dhe i thoshte: “E si guxon të hysh në këtë portë kaq të lartë!”. Dhe ai kthehej në shtëpi i dërrmuar e i vrarë krejt. Unë i thosha shpesh: “Mos shko aty. E shikon që aty nuk shkël kurre Petro Marko!” Por ai i besoi njerëzit, dhe në fakt në botë ka edhe njerëz të mirë. Njeriu që njoh unë është intelektual dhe asnjëherë nuk e ka shitur penën dhe nderin e tij, edhe kur e ftonin të punonte për Sigurimin e Shtetit. Dhe gjithë kjo ministri, që e përpoq ‘ua rrëfej sa më sh- (Vijon në faqen 4)

Ambasada rumune kërkon prona në Shqipëri

Në Sarandë mbreti Zog i paska falur një tokë një shtetasi rumun Është ndeshur rasti më ekstrem në morinë e pretendimeve mbi pronat e ish pronarëve për rikthim të së drejtës mbi tokën. Kësaj radhe çuditërisht subjekti është i huaj. Ambasada e Rumanisë në Tiranë kërkon t’i njihet prona mbi një tokë buzë detit në qytetin e Sarandës me pretendimin se se ia ka falë një qytetari rumun mbreti Zog. E gjithë kjo histori filloi një vit më parë kur Ambasada e Rumanisë i kërkoi Agjencisë Kombëtare të Privatizimit të anullonte vendimin Degës së kësaj Agjencie në Sarandë për t’i shitur një qytetari një godinë pothuajse të amortizuar mbi një sipërfaqe toke 750 metra katrore. Pretendimet e Ambasadës së Rumanisë mbështeten mbi një akt dhurimi që është shqiptuar më 1932 - kur udhëheqë nga mbreti Zog - i paska dhuruar në shenjë mirënjohjeje shtetasit rumun Nikolla Jorga, albanolog i shquar dhe profesor i Universitetit të Bukureshtit, në atë kohë edhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Rumanisë, një truall me sipërfaqe 750 metra katror. Kjo tokë në atë kohë figurojnë e regjistruar në hipotekë si tokë në pronësi të shtetit. Më vonë, me dekret të veçantë, asaj tokë i janë shtuar edhe 17 metra katror të tjera. Nikolla Jorga, në vitin 1934, ia dhuron truallin e mësipërm shtetit rumun me qëllim që aty të ngrihet një Institut Rumun i Studimeve Arkeologjike. Ky Institut u krijua me dekret në vitin 1938 dhe u përcaktuan edhe fondet për ndërtimin e godinës. Sot, Llambro Nesturi, 60 vjeç, i burgosur politik për 10 vjet, e blen këtë godinë sipas procedurave ligjore. Qe prej më shumë se dy vjetësh ai është bërë pronar i ligjshëm i kësaj toke dhe godine. Investimet që ai ka bërë mbi atë godinë e kalojnë mbi njëzetfish vlerën fillestare. Padine e ngritur nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit, Gjykata e rre- (vijon në faqen 4) Ndërtesa për të cilën ka pretendime ambasada rumune

Projektligji i paraqitur nga Partia Republikane nuk i është bërë i njohur ende Kuvendit.

Vendimi për Nanon jepet sot

Një projektligj i ri mund ta ndryshojë gjendjen Vazhdohet t’i shmanget Seanca e gjykimit në apel e çështjes penale në ngarkim të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe dy ish-funksionarëve të qeverisë së tij, Robert Gjini e Hasan Hallko, filloi me fjalën e prokurorit të çështjes, Petrit Duka. Prokurori duke i propozuar trupit gjykues uljen e dënimit për të pandehurit Robert Gjini e Hasan Hallko dhe kërkon lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së rrethit të Tiranës për të pandehurin Fatos Nano. Në fjalën e tij prokurori u shpreh se gjatë gjykimit të kësaj çështjeje në shkallë të parë nuk ka pasur shkelje procedurale. Për të pandehurin Fatos Nano, prokurori të Tiranës, e cila e ka dënuar atë me 12 vjet heqje lirie. Z. Duka propozojë që shumë prej 72 milionë lekësh, që Nano detyrohet t’i kthejë shtetit, t’u zbriten 300.000 lekë. Për të pandehurin Robert Gjini, prokurori kërkon zbritjen e dënimit nga tre në dy vjet heqje lirie dhe për Hasan Hallkon prokurori kërkoi zbritjen e dënimit nga një vit në dhjetë muaj heqje lirie. Nëse trupi gjykues do ta pranojë propozimin e prokurorit, i pandehuri Hasan Hallko konsiderohet i lirë në fund të kësaj jave. Në fjalën e fundit, avokati i të pandehurit Fatos Nano pretendoi se prokurori shtrembëroi të vërtetën, avokati Sanxhaku u ankua edhe se prokurori nuk iu referua pretendimeve të mbrojtjes për të plotësuar dosjen me materialet që mungojnë. Ndërsa vetë i pandehuri Nano në fjalën e tij të fundit, duke e konsideruar dënimin e tij si të padrejtë, u shpreh në mënyrë të çuditshme “Lironi Prometeun”. Vendimi do të shpallet sot.

Nga kronikat

E çmendura N e kryeqytetit ditën e enjte dhe të martë lëviz në bulevardin qendror e veshur me uniformë zije, pa pu për ngacmime nga askush dhe pyetjeve të shumta të kalimtarëve. Të merkuren në mëngjes fantazma e saj, po me këtë uniformë, u fanit në mjediset e Burgut të Tiranës duke u ndalur tek dera e qelisë të kreut të OMOMIA-s, Bezhani. - Ç’kërkon prej meje, - i tha ai. - Ka ndodhur një vdekje e rëndë, - u përgjigj ajo. Ka vdekur Sebastianosi. - Po të jetë e vërtetë paskemi shpëtuar të dy palët, edhe ai, edhe ne vetë… - Jo, - e ndëpreu e çmendura, - ti nuk ke shpëtuar, sepse nesër do të emërohesh në këtë punë një Sebastian tjetër. - Si tjetër? E nga e di ti këtë punë? - E di, - tha e çmendura, - vetëm unë di dhe i di e kuptoj punët tuaja. - Ma hiqni këtë të çmendurket, - ulëriu Bezhani. - S’është nevoja, - tha e çmendura, - unë largohem vetë. Dhe fantazma e saj u zhduk sa hap e mbyll sytë. Të merkuren në mbrëmje në oborrin e Parlamentit shqiptar ajo mbajti këtë fjalim të shkurtër: - Kurtër. “Prometeu dhe Fatos Nano janë hajdutë. Prometeu ka vjedhur zjarrin për t’ia dhuruar njeriut, kurse Fatos Nano ka vjedhur ndihmat, për të mbushur xhepat. Shkurt, dua të them që greku i vjetër i dha njeriut zjarrin, ndërsa grekofili i ri Nano i vuri zjarrin Shqipërisë. Siç dihet ndonjë kryetar Bashkie apo ministër që të ketë vjedhur ndonjë gjë, jetoi e çmendura. Të paktën të kishte dalë ndonjë thashëthemi. Dje u rizhvarros kandidatura e Arben Imam-it, për t’u nënshtruar një akti të ri ekspertimi. Ka fakti që urdhëri i kësaj vraasje, në familjen e madhe të shpënderisë, të jetë marrë nga Gazedene e Vilën numer 4. Intelektuali deputet Shaban Memia ka humbur përsëri këto ditë të rënda në prag vere. Ka një propozim nga kryetari i radhës e 12-she, që Aganatos Jevalla-tos të jetë mëkëmbësi i parë për gjithë Ballkanin. Për këtë vit vendet e radhës për gjuajtje politike të PS-së caktohen në Vorio-Epir e poshtë.