Në zotërimin e jetës politike ka hyrë edhe Partia Republikane
Katër herë më shumë se në zgjedhjet e 26 korrikut
Sot në sallën e konferencave të shtypit në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, kryetari i Partisë Republikane Sabri Godo do të japë konferencë shtypi
Partia Republikane mori pjesë në zgjedhjet e komunave Zall-Herr, Reç, Ngrecan e Greshicë. Zgjedhjet duh[e]t të ribëhen në Greshicë, ku u vërtetuan parregullsi të rënda, deri në dhunimin e kutisë së votimit. Në tre komunat e para, në 448 vota të vlefshme, Partia Republikane mori 12.2%. Në këto zgjedhje ne konkurruam në kushte të disfavorshme. U paraqitëm me kandidat me vonesë e me vështirësi, me programin tonë në dorë dhe i vetëm përmenti i yni ishte një qeverisje e drejtë dhe e aftë, nëse fitonte kandidati ynë. Por edhe pse u paraqitëm si një parti që nuk do të bënte çudira në komune, elektorati na dha 12.2%. Sigurisht, po të kishim nisur të shtronim rrugët e Ngrecanit e Zall-Herrit, po të çonim për rërë natën tubacionet dhe pompat e ujit në Reç dhe transformatorët në Greshicë, të shpërndanim ndihma në çdo shtëpi, mund të kishim arritur ndonjë përqindje më të lartë, sepse zgjedhësit nuk janë të pandjeshëm kur u plotëson në pak ditë disa gjëra për të cilat kanë vuajtur në vite. Por ne e çmojmë rezultatin që arritëm, sepse është krejt i pastër, prishim njerëzve shtëpitë. Megjithatë këto zgjedhje e vendosën Partinë Republikane si një forcë politike në rritje të shpejtë. Mund të duket pak e ekzagjeruar të bësh deklarata të tilla mbi bazën e zgjedhjeve në tre komuna. Por në Luzni të Dibrës e Zergjan të Bulqizës ne morëm respektivisht 17.8 dhe 24% të votave. Të dy sondazhet së bashku e ngritën Partinë Republikane në 18%. Atëherë, mund të themi me një siguri më të madhe se, falë programit tonë dhe politikës që kemi ndjekur, në 22 muaj e sipër elektorati ynë u rrit më se 4 herë. Duke komentuar këto rezultate, dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e publikut rreth një realiteti të rëndësishëm. Ne mendojmë se tashmë nuk mund të thuhet “Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe partitë e tjera”. Ndërmjet dy partive të mëdha që kanë zotëruar jetën politike të vendit, po hyn edhe Partia Republikane me orientimin e saktë të djathtë, në mbrojtje të kombit, të pronës private dhe tregut të lirë. Kjo rritje është një gjë e mirë për Partinë Republikane, që sheh fillimin e konkretizimit të dhe Qeveria. Sado mirë të përpiqet të bëjë një qeveri, ajo kurrë s’mund të jetë më e mira për popullin, sa kohë të ketë të drejtën të marrë çfarëdo vendimi pa ju trembur asnjë opozite. Demokratët dhe patriotët shqiptarë duhet të pranojnë me urtësi nevojën e ndryshimeve në drejtimin politik dhe ekonomik, sidomos kur rreziku i komunizmit të rinovuar troket në derë. Përparimi i Partisë Republikane dhe përparimi në tërësi i forcave së se të Krahu të Djathtë, do të sjellin ndryshimin që kërkohet. Kjo do të bëhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira, që duhet të jenë përtej çdo dyshimi. Vërehet një egërsim primitiv në zgjedhjet. Ç’do të thotë “të fitojmë me çdo kusht” sikundër kanë deklaruar disa liderë - në zgjedhjet e fundit? Një gjë të këtillë kjo do të thotë të fitoësh pa marrë parasysh asnjë kusht, pa njohur ligje e rregulla. Në njerëz me koncepte të tilla janë të pakënaqur dhe armiq të rrezikshëm të demokracisë. Rehet vetja: a jemi për sundimin e partisë mbi popullin? Nëse po, çdo diskutim do të ishte i tepërt. Sot, për pese ko- kohë muna u gjakosën disa anëtarë komisionësh dhe hynë në ndeshje fizike edhe disa deputetë. A mos do të shpallet luftë e përbotshme kur të bëjmë zgjedhjet e përgjithshme? Partia Republikane fton partitë e tjera të heqin dorë nga marrëzia e fitoreve me çdo kusht, ndryshe vendi do të ... drejt konfrontimit dhe ... Duhët të përsëriten zgjedhjet në Greshicë dhe të fitojë listën vendin e kryetarit të komunës ani që duan zgjedhësit e Greshicës. Kush është më suar të fitojë, duhet të dijë edhe të humbasë se kjo e ndihmon të fitojë betejën tjetër.
Në zotërimin e jetës politike ka hyrë edhe Partia Republikane
kushdo që ta shkaktojë këtë, qoftë edhe pjesërisht, do të marrë mbi vete një barrë shumë të rëndë.
Duhet edhe të kujtohemi se jemi nën vëzhgimin e botës së lirë dhe sidomos nën vëzhgimin e Serbisë dhe disa qarqeve të forta greke që ndjekin një strategji të qartë të helenizimit të Jugut, për të cilën Partia Republikane i ka shfaqur mendimin e vet Presidentit, Qeverisë dhe Partisë Demokratike me gojë dhe me shkrim, që në dhjetorin e vitit 1992.
Rrethanat e brendshme e të jashtme na detyrojnë të respektojmë pa kushte zgjedhjet e lira e të zhvillojmë demokracinë. Partia Republikane është mjaft e duruar, por ajo nuk do të pranojë as përgjigje në dritarët ngjitur me kabinetin e votimit, as kërcënime e manipulime të çdo lloji, sepse vota e lirë është
Vulat e njoma të shtetit grek
Grekët pohojnë me gojën e vet numrin real të tyre në Shqipëri
Dokumentet që po ju ekspozojmë, shpjegojnë shumë thjesht numrin real të grekëve në Shqipëri.
Vasil Bania i cili jeton në Tepelenë, falë përkushtimit të zellshëm ndaj Sigurimit të Shtetit si dëshmitar gjyqesh, i kërkon zyrës së posaçme (për helenizimin e jugut të Shqipërisë) pranë Ministrisë së Jashtme Greke, që të ndihmojë me viza shqiptarët e rekomanduar prej tij, të cilët kanë votuar në zgjedhjet e fundit për Partinë e të Drejtave të Grekëve në Shqipëri. Në gjithë Shqipërinë në këto zgjedhje kanë votuar për këtë parti rreth 35 mijë votues. Sipas gjithë kritereve ndërkombëtare, rezultati i votimeve shumëzohet me dy, për të verifikuar masën e popullsisë që përfaqëson formacioni politik. Sipas vetë deklarimeve që ju shikoni, nga ky numër duhen zbritur shqiptarët që i kanë paguar qirje Vasilit dhrahmiat për të marrë një vizë ose që e kanë ndihmuar atë duke hedhur një votë për partinë e tij. Pra me këtë aritmetikë fare të thjeshtë numri i grekëve - me gjithë tolerancën e madhe të shtetit shqiptar dhe ndihmën që u jep atyre gjen[d]ja ekonomike e shqiptarëve - nuk i kalon dot gjashtëdhjetë mijë vetë. Këtë realitet të pakundërshtueshëm diplomacia greke, (zyra e posaçme e qirje Vasilit) është përpjekur ta kompensojë me një mënyrë tjetër fare banale. Në pasaportën e çdo shqiptari që merr vizë për Greqi në konsullatën greke në Gjirokastër vendosen dy vula të paligjshme greke - njëra në fotografi dhe tjetra në mes të fletëve - për të treguar se gjithë ata që marrin vizë në këtë konsullatë janë grekë. Mendoni se sa e padeshishme është e pafuqishme është pasaporta e këtij qytetari shqiptar nëse paraqitet për vizë në ambasadën gjermane, ose atë italiane në Tiranë. Mbi vulën e thatë të shtetit shqiptar rri vula e njomë e konsullit grek, si dëshmi e përpjekjeve të vonuara për të montuar në Shqipëri një faktor grek. Tashmë konsulli Jakov ka ikur dhe ne, së paku, na duhej të fshijmë dhe vulat e tij të njoma që nuk janë vetëm mbi pasaporta, por mbi gjithë atë hapësirë gjeografike ku shqiptarët përplasen me dyndjen e grekëve, sie janë paraparitur para dhjetë shekujsh me dyndjet e helenizuan jugun e Epirit.
Ministrisë së Punëve të Jashtme
Zyra e Posaçme
Athinë
Ju lutemi që të merrni parasysh dhe të na ndihmoni për zgjidhjen e shpejtë dhe përfundimtare të problemit të vizave se kanë kaluar 4 muaj që nuk jepen viza dhe këshilli i OMONIA-s në rrethin e Tepelenës (i cili ka një farë vacantë) gjendet çdo ditë nën presionin e anëtarëve të organizatës, të cilët kanë nevojë të shkojnë në Greqi, disa për të punuar dhe disa të tjerë për çështje urgjente.
Problemi është serioz dhe presion i madh. Për këtë ju lutemi që të ndërhyni tek ambasada greke në Tiranë të na japë viza sa të jetë e mundur më shpejt për grekët e OMONIA-s dhe disa shqiptarë, që na ndihmuan në zgjedhjet Parlamentare të 22 marsit në Shqipëri.
Kryetari i Këshillit të Omonias për rrethin e Tepelenës
Vasil Banga
M. B.
Dy riprodhime dokumentesh me fotografi dhe vula.
Rugova merr pjesë në një takim të NATO-s
Athinë, 31 maj, AFP - Greqia protestoi kundër pranisë së udhëheqësit shqiptar të Kosovës në një takim të parlamentarëve të NATO-s në Oslo, njoftoi të martën agjencia greke e shtypit ANA.
Sipas ANA-s, delegacioni grek në sesionin plenaar të asamblesë së Atlantikut Verior “shprehu keqardhjen” për praninë e liderit shqiptar të Kosovës, Ibrahim Rugova, në këtë takim që u mbajt nga 27-30 maj në Oslo. Delegacioni theksoi të hënën se kriteret në bazë të të cilave u Rugova u ftu[a] të merrte pjesë në debate shkonin “kundër” objektivave të Aleancës Atlantike dhe dëmtonin stabilitetin në Ballkan.
A e mbulon dot “Zëri i Popullit” pjesën e prapme të PS?
Ditën që komunistët shqiptarë ndërruan emrin në socialistë (11 qershor 1991, Kongresi i 10-të i Partisë së Punës) pakashumë ta mendojnë se do të vinte një ditë që “Zëri i Popullit” do të duhej të mbrohej në të njëjtën kohë edhe PS, edhe PP. Shfaqja më e dukshme e këtij paradoksi është mbrojtja që “Zëri i Popullit” (organ i PKP, PP, PS) i bëri ish-drejtuesve të Partisë së Punës me Ramiz Alinë në krye gjatë ditëve të gjyqit. Shfaqje të tjera zyrtare u bënë gjatë fushatës së fundit elektorale për zgjedhjet në pesë komunat ku, sipas antiminetit të zgjedhësve, krerët socialistë mbronin herë idetë komuniste, herë ato socialiste. Dokle, kryetari i grupit parlamentar të socialistëve, gjatë fushatës elektorale në Reç përdori në favor të PS kartën e Enver Hoxhës, ndërsa në Gracan të Mallakastrës e sulmoi atë. Kështu në këtë mision të vështirë të mbulimit të hapësirës komuniste në Shqipëri, Zëri i Popullit, jo për faj të tij, i lë sheshit të ekspozuara për publikun pjesët më të padëshirueshme të saj.
shpërendanim u plotëson më pak ditë gjëra për të cilat kanë vuajtur në vite. Por e çmojnë rezultatin që arritëm, sepse është krejt i pastër dhe tri herë më i madh kundrejt zgjedhjeve të 26 korrikut të vitit 1992. Vështirësitë tona u shtuan jo vetëm për faktin se s’mund të bënim premtime, por edhe sepse kandidatët tanë u kërçënuan në forma të palejuara, kurse Partia Socialiste s’la rast pa përsëritur gënjeshtrën e madhe se ne do të thëthim çifligarët e do t’u ... Partia Republikane me ne pronës private dhe tregut të lirë. Kjo pritje fillimin e konkretizimit të përpjekjeve të saj. Por besojmë se është një gjë e mirë dhe për tërë vendin. Ja tek është Parlamenti i dominuar me kartonat e një partie dhe me një parti socialiste në opozitë, që kërkon rrënimin e demokracisë. Duket se ky parlament nuk i ka cilësitë për t’i dhënë vendit kushtetutën dhe ligjet që i mungojnë. Ja tek është dita që komunistët shqiptarë ndërruan emrin në socialiste padëshirueshme të saj.
Leka Rëthova
Sa do të pushojnë këtë verë socialistët
Mbremë në Parlament
Namik Dokle e kishte paralajmëruar ikjen e socialistëve nga Parlamenti qysh një ditë më parë, kur ai fitoi deputetët e tij luanin xhaz në tavolinat e rimesuara të pluralizmit.
Dritëroi, mbase për të mos qenë i pranishëm në ikjen e Dytë Socialiste, nuk erdhi fare në ditën e djeshme. Ai nuk pati fatin e madh t’i dëgjojë komandës së Dokles: “Cohuni!” (për të mos dëgjuar edhe më tej paraqitjen e argumenteve se kishte ndodhur apo nuk kishte ndodhur incident në Libofshë). Një pjesë e socialistëve u penduan sapo dolën nga salla, se dy-tre prej tyre në sheshin para godinës së Parlamentit thanë se ishte mirë t’i kishin thënë ato që kishin për të thënë, por verdikti i Dokles ishte i pakthyeshëm(!), sado që Dokle u bind se TV do të ishte aty. Ikja e Dytë, ashtu si Ikja e Parë, rastisi në prag të pushimeve të verës dhe elektoralit të ri e ka besimin se, së paku në shtator, ata do të jenë përsëri në Parlament. Ikjet nga Parlamenti po bëhen aq të shpeshta, sa kërkesat për zgjedhje të parakohshme, dhe është e vështirë të merren seriozisht. Ashtu si edhe fakti që Dokle paraqiti një varg të gjatë kërkesash për dorëheqje dhe shkarkime të të gjitha niveleve të pushtetit qendror e lokal. Po të mos kishte dalë nga salla, ai mbase do të kishte parë e paraqitur edhe listën e emrave që do të pëlcente të zënë vendin e të shkarkuarve prej tij! Ndërkaq, fjalët “elektorat”, “Libofshë”, “demokraci” u përmendën prej tij si garniturë ikjeje.
“Republika”
Nga kronikat
E çmendura N e kryegjyqetarit ditën e hënë paradite lëvizte nëpër qendër, krejt e nervozuar, duke klithur në një mënyrë tepër të dhimbshme dhe herë-herë duke përsëritur ca fjalë që vetëm ajo mund t’i deshifronte.
Në mesditë, ajo u shfaq krejt papritur në Europë.
- Ku do të shkosh, - e pyeti njëri nga policët doganierë.
- Në Europë, - u përgjigj ajo.
- Kush të pranon ty në Europë?
- Më pranon Këshilli i Europës. Të gjithë më pranojnë. Kam më vete një provë të masakrës së madhe që ndodh në zgjedhjet e republikës së Libofshës.
- Ç’provë, - u habit polici.
- Nofullën e Dokles, - ia ktheu e çmendura duke nxjerrë nga çanta një nofull plastike.
- E ç’do kjo nofull në Europë?
- Kjo nofull do të vendoset në tryezat e organizmave ndërkombëtare për pesë vjet rresht, - sqaroi e çmendura. Ajo do të hyjë në histori si nofull e përsekutuar socialiste. Do t’i tregojë botës dramat që ka luajtur në këtë tokë fashizmi.
- Po pse përkiste nofullën e Dokles, - pyeti polici.
- Është sekret, - u përgjigj ajo, - por unë ty do ta tregoj... Dokle është me origjinë serbe dhe për këtë shkak nofulla e tij do të rrijë nëpër tryezat europiane me gjasë se d’to rrinë nofullat e Ndre Legisit, apo Gramoz Ruçit. Të polic dhe nuk e kuptojnë e precedencë kanë nofullat serbe. Ata radhiten të parat.
- Ula! - tha polici. Po të dyjat?
- Grekët, - tha e çmendura. - Nofullat shqiptare nuk para shkojnë...
- Nuk lejojnë të kalosh, - tha polici prapë.
- Punë e madhe, - tha e çmendura. - Dhe në kthim e sipër tha:
- Unë dhe Namik Dokle do ta kthejmë Shqipërinë në Stalingrad. Dhe çfarëdo që të ndodhë, në Stalingrad fitojnë vetëm komunistët.
Të mërkurën gjatë gjithë ditës e çmendura lëviz nëpër të gjitha lokalet dhe kafenet e kryegjyqet duke goditur me këmbë e me duar tavolinat dhe karriket. Te Kafe Europa ajo hipi në njërën nga tryezat dhe për dhjetë minuta rresht bërtiti: Rroftë Stalingradi!
Leka Rëthova
Në këtë numër:
Magedonia, apo një mikroballkan
nga FATOS ARAPI f.3