16/06/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 qershor 1994

S. Pëllumbi dhe Papuliasi bisedojnë për Shtetin Shqiptar!

Doktori i Shkencave Mark-Diste. Leninisht Servet Pëllumbi, u takua në Janinë me ministrin e jashtëm grek, Karolios Papulias. PS dhe mjetet e saj të propagandës, nuk e lajmëruan këtë takim. Ndoshta ata nuk do ta kishin lajmëruar, nëse nuk do të ishin kujtuar mjetet e tjera të informacionit. Fill pas njoftimit “ZP” u prononca. Duhet të themë se interesimi për këtë prononcim prej tyre shumë interes. Prej tij si i tillë, për faktin e rëndësishëm, se qeveritarët grekë me vështirësi të madhe ulen në tryezë me shqiptarët, sidomos me qeveritarët shqiptarë. Përtej gjithashtu me interes edhe për faktin e thjeshtë, se duke patur gjuhën e përbashkët socialiste, mund të spjegoheshin shumë gjëra të rëndësishme: mund të spjegoheshin për shembull, vrastjet e ushtarëve në Peshkëpi: mund të gjindeshin ndoshta arsye për qeveritarët grekë ngurojnë të ulen në tryeza bisedimesh me qeveritarët shqiptarë. Shqiptarët presnin që socialisti Pëllumbi t’i tregonte socialistit Papulias, për veprimtarinë antishqiptare të krerëve minoritarë në Jugun e Shqipërisë, për të ardhur ndoshta edhe te pyetja, se cilat ishin arsyet që qeveria e socialist Papulias e stimulonte dhe e drejtonte këtë veprimtari. Por Pëllumbi nuk kishte shkruar në Janinë për këto punë. Ai kishte shkuar për të biseduar me homologët grekë për shtetin shqiptar?! Është i njohur qëndrimi i Komunistëve në marrë botën: Ata duke vënë internacionalizimin në plan të parë, pra duke dashur popujt e tjerë, luftojnë nacionalizmin, pra nuk duan popujt e tyre! Nga ky rregull nuk bëjnë përjashtim as komunistët shqiptarë, alias socialistët e sotëm. Madje as Pëllumbi i tyre, Servet Pëllumbi, nuk mund të bënte përjashtim. Në bisedimet e Janinës ka marrë pjesë (njofton ZP) edhe Anastasi Angjeli, por kjo gazetë nuk citon gjë se ç’ka thënë ai. Mbase është për dorë në rolin e përkthyesit nga shqipja në greqisht! Ose anasjelltas, nga greqishtja në shqip, meqë Papulias ende nuk ka mësuar shqip. E rëndësishme është që Pëllumbi ka shkuar në Greqi për t’u interesuar për zhbllokimin e

Krerët e minoritetit ndjellin retë e luftës

Projekt për armatosjen e minoritarëve paraqitur për sponsorizim në Athinë Janë përgatitur listat e ecelulave, njësive e reparteve të cilat presin mitralozët dhe pistoletat nga Athina. Një nga krerët e këtij organizimi ushtarak në minoritetin e pakët grek në Shqipëri ka marrë shifrën 3 603028, zoti Grigor Gazeli, ka specifikuar krerët sfidrat dhe personat që duhet të armatosen. Ketij projekti i ka bashkangjitur dhe mënyrën e “vetëm brojtjes” kolektive greke, duke vënë kështu në shënjestër ata që shpesh quhen në aksentin minoritar “vëllezërit shqiptarë”. Në historinë e këtij shekulli është e dyta herë që duhen përpjekjet të organizojë për luftë minoritetin grek në Jug. Pas qeverisjes së vetëshpallur të Zografit, në fillim të këtij shekulli, kur bandat andarte greke sulmuan dhe masakruan jugun e Shqipërisë, zoti Gazeli është i dyti strateg ushtarak që përpjekton një masakër në grekët e pakët të jugut. Rekomandimet e tij për Athinën që t’u jepen armë dhe nga një mitraloz celulave, pistoleta kuadroëve si dhe të krijohen njësitë speciale në të gjitha variantet e mundshme krijojnë vetvetiu gjendjen e luftës në minoritet. Gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në projektin e këtij strategu ushtarak ndoshta ende nuk e pranon si normale minoriteti grek, por kjo nuk do të thotë se një psikozën e luftës se këtyre njerëzve. Ata kanë marrë mision të mbledhin retë e luftës në Jug dhe i kanë besnikë deri në fund betimin të tyre, pavarësisht se ky betim, në radhë të parë, sjell në mendhe të minoritetit grek. Në planin e strategut grek rekomandohet që makinat me armë të kalojnë nëpërmjet Lacit (kodim i ermit një ujdheqësit jetër ushtarak) dhe një tjetër të koduar me erin “Qendra”. Lëvizja e tyre nëpër teritorin shqiptar, sipas tij, paraqitet e siguruar, ndersa shpërndarja dhe ruajtja e tyre nuk paraqet me asnjë problem. E gjithë kjo dhe e madhe e organizimit për luftë bie në kundërshtim me qetësinë pozante të një ish-ministri të Mbrojtjes së Shqipërisë me origjinë greke, që disa ditë më parë ishte pjesëmarrës në konferencën për shtyp të shoqatës “Omonia”, dhe ndiqte me qetësi fjalën e Qirjazatit. Ky ministër e ka pasur fare lehtë t’i armatosë grekët e përtejshëm e plane ushtarake sekrete ose grekët e kësajshme me këshilla për këtë. Por kjo me sa duket nuk ka ndodhur tërësisht. Strategët e ushtrake nga radhët e minoritetit grek janë tepër më agresivë ndaj shqiptarëve. Ata kërkojnë armë për luftë dhe po përgatiten (vijon në faqen 2) DIGITURA : Në faksimilen me shkrim të nxituar janë shënimet e një projekti për armatosjen e popullsisë minoritare në jugë të Shqipërisë. Strategu i Omonias, Thanas Papathanasi, paraqet ndarjen në celula lokale, zyrat e rajoneve dhe zyrat e prefekturës. Në kapitullin “Vetëmrojtja” thuhet: “-Tu jepen celulave armë dhe nga një mitraloz! -Tu jepen pistoleta kuadrove! -Të krijohen njësitë (Grupet)!”

Greqia lë kryesinë e BE në pozitën e të akuzuarës

Kokëfortësia greke thy-en edhe një rekord tjetër: para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë del për të dhënë llogari një vend anëtar i Dymbëdhjetëshes, për më tepër, momentalisht kryesues i Bashkimit Evropian. Të martën Greqia doli përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të arsyetuar embargon e vendosur në mënyrë të njëanshme prej saj kundër Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë: Ky proces gjyqësor i pazakonshëm për eksperiencën e BE zhvillohet pasi vendet e tjera anëtare të Dymbëdhjetëshes nuk ia dolën të bindin Greqinë që të hiqte embargon e vendosur katër muaj më parë kundër Maqedonisë. Greqia akuzohet se me embargon e vendosur kundër Maqedonisë, ka shkelur rregullat e BE për tregtinë e lirë. Kjo është akuza formale me të cilën partnerët evropianë e kanë hedhur në gjyq Greqinë, por, përveç kësaj, qeveritë e vendeve evropiane e kanë cilësuar politikën greke edhe si një thyerje të normave të politikës së jashtme të BE. Greqia, nga ana e saj, do të mundohet të paraqesë argumentet që të justifikojë vendimin për vendosjen e embargos, ndën to ka dhe gjëra që kanë të bëjnë me sekrete shtetërore, gjë për të cilën seanca e parë u zhvillua me dyer të mbyllura. Ndarë argumentet kryesore të Greqisë në këtë proces do të jenë ato që ajo i ka përsetuar që nga momenti kur Maqedonia u shpall si shtet i pavarur: flamuri dhe simbolet kombëtare dhe emërtimi i ish-republikës së federatës jugosllave. Greqia pretendon se Maqedonia, duke u quajtur me këtë emër, të cilin e ka dhe një krahinë në Greqinë e Veriut, si dhe duke përdorur yllin e Virgjëreshës si simbol të saj, duke e lidhur këtë nga historia greke, rrezikon që në të ardhmen të shfaqë pretendime territoriale ndaj Greqisë. Greqia gjithmonë është prononcuar kundër emrit të Maqedonisë dhe përdorimit të simboleve, por më tepër se frika nga të ashtuquajturat

Të ajo bangë akuzë kemi edhe ne pjesën e fajit dhe pjesën e dënimit...

Meditim për gjyqin e bllokmenëve Këtë fakt, të cilit i fillon përmendte dhe për një mendje të hollë është shtegtësuar krijojnë gjendjes së keqe fizike, sikur DHE BENZINEN E HARX-HUAR PER UDHETIMET NE

Sheshi para Akademisë së Shkencave merr emrin "Fan Noli"

Me rastin e kremtimeve të 70-vjetorit të Revolucionit të Qershorit dhe formimit të Qeverisë së Fan Nolit në kryeqytet u zhvilluan disa veprimtari.

Të ajo bangë akuze kemi edhe në pjesën e fajit dhe pjesën e dënimit...

Meditim për gjyqin e bllokmenëve Këtë fakt, të cilit i fillon hidhësia qysh në perceptim, shtohet në të shprehur dhe i përsoset si pelin në momentin kur e hedh në letër, duket se bën të kryer qetësia dhe indiferenca masive me të cilën po përcillet gjyqi i bllokmenëve të gjallë (mos janë më pak fajtorë të vdekurit?). Mënyra se si po zhvillohet dhe propagandohet gjyqi i hamësve pa skrupull dhe kriminelëve që ende i kanë me gjak të pafajshëm rrezat e thonjve, për një sy të mprehtë dhe për një mendje të hollë e të shqetësuar, krijojnë përshtypjen se në sallën e gjyqit nuk po bëhet gjyq, po thjesht po kryhet procedura e ndëshkimit të kuajve që shijnë lëmin, pasi janë zënë duke shtrydhur thasët e grurit në uri e sipër. Kronikat e thata televizive që rrekin të japin si gjëje zgërdhirjet e Ramizit dhe dremitjen e Adilit apo të Manushit si dhe insistimi për të thënë patjetër se Manushi apo Adili i lanë në mes seancat për shkak të gjendjes së keqe fizike, sikur rrahën të zgjonë keqardhjen e njerëzve për ca pleq të rrëgjuar e të rrjedhur që e kanë ditur e as dinë ç’kanë bërë. Dhe po këtyre mendjeve të mprehta e të shqetësuara u zbret si rufe një mendyshje: MOS VALLË I KETILLE DO TË FISHTE GJYQI, SIKUR NE BANKEN E TE AKUZUARVE TE ISHTE EDHE ENVER HOXHA VETE, MOS VALLË EDHE AI DO TË GJYKOHEJ PËR KAFET DHE BENZINEN E HARXHUAR PER UDHETIME NË DRILON, VLORË A PO PRAPA DIELLIT, KU KA QENË? Mes kësaj përgjumjeje dhe indiference që po kalon gjyqi dhe dënimi i bllokmenëve të gjallë, (s’është çudi që në nesër, duke u mbështetur në fjalën apo fistik në Kartës së Drejtave të Njeriut, ndonjë farë maxhorance a disa minoranca

Akademisë së Shkencave merr emrin “Fan Noli”

Me rastin e kremtimeve të 70-vjetorit të Revolucionit të Qershorit dhe formimit të Qeverisë së Fan Nolit që në kryeqytet u zhvilluan disa veprimtari. dhe formimit të Qeverisë së Fan Nolit që në kryeqytet u zhvilluan disa veprimtari. Me këtë rast, sheshit para Akademisë së Shkencave në Tiranë iu dha emri “Fan Noli”. Në ceremoninë e zhvilluar merrnin pjesë presidentët Berisha dhe Rugova, at Artur Liolinin, kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Kelmendi etj. Po dje paradite në Muzeun Kombëtar u përurua ekspozita me dokumente, fotografi dhe libra kushtuar Revolucionit të Qershorit dhe Qeverisë së Fan Nolit. Korresp. i “Republikës”

U përurua shtypshkronja “Euro-Rilindja”

Pardje në Tiranë u përurua Shtypshkronja “Euro-Rilindja”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, kryeministri Bujar Bukoshi, ministri i Pushtetit Lokal të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Uka, personalitete politike, kulturore, përfaqësues të ambasadave si dhe përfaqësues të masmedias nga Shqipëria, Kosova e diaspora. Pjesëmarrësit e shumtë i përshëndeti Mehmet Emërllahu, editor i botimeve të “Rilindjes” në Zvicër e Tiranë, i cili ndër të tjera theksoi se Shtypshkronja “Euro-Rilindja” është rezultat i punës këmbëngulëse të një kolektivi që po përpiqet të mbijetojë mbi dhimbjet dhe të dëshmojë identitetin e shqiptarëve në këto rrethana të vështira të krizës në Ballkan. Me këtë rast i përshëndeti të pranishmit edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Duke shprehur kënaqësinë për këtë investim të rëndësishëm që do të japi impulse të rinj, botimit të gazetave dhe librave në përgjithësi, ai vuri në dukje se kjo është një dëshmi tjetër e mbijetesës së shtypshkronjës në kushtet e ekzistencës së Murit të Berlinit mes përmes botës. Në fund të përshëndetjes së tij, doktor Rugova përgëzoi punonjësit e “Rilindjes” për këtë arritje të re dhe uroi punë e suksese më të mëdha në të ardhmen. Sic dihet, katër vjet më parë mbi gazetën “Rilindja” u eksperimentua prej shtetit serb skenari i shkatërrimit të shtypit shqiptar në Kosovë. Ndërsa i kësaj gazete në Prishtinë dhe në gjithë hapësirën e Jugosllavisë së cunguar, u pasua me mbylljen e Radiotelevizionit të Kosovës dhe më vonë gjithë sistemin e shtypit solid shqiptar në Kosovë. Rilindja e gazetës “Rilindja” në Zvicër, si iniciativë profesionale dhe financiare e vetë redaksisë, ardhja e saj në Shqipëri, si dhe përurimi i kësaj shtypshkronje dëshmojnë tani, pas katër vjetësh, se shtypi shqiptar dhe fjala e lirë arrin të mbijetojë përballë manive politike me regresive të këtij fundshekulli. Foto Armando Babani

Kush do ta quajë ligjin “ekselencë”?

Zhivorad Igiq, serb i Kosovës, partizan i fushatave antishqiptare në Kosovë, promovuesi “teorise” se shqiptarët duhen ndarë në “shqiptarë” dhe “albanca”, tani e tutje ka vendosur që për këto “merita”, shqiptarët t’i drejtohen me “ekselenca juaj”. Sidoqoftë, emërimi i Igiqit ambasador në Shqipëri tregon një gjë: Serbet kanë hequr dorë nga përhapja e “vërtetës serbe” mbi Kosovën. Kanë hequr dorë, sepse tek shqiptarët vështirë se do të hasë “ekselenca e tij” në dikë që do ta dëgjojë me seriozitet. Kori i huaj diplomatik në Tiranë do të marrë me rezervë ato që thotë “ekselenca e tij”, duke ia njohur biografinë. Nisur vetëm nga biografia e “ekselencës së tij”, emërimi i Igiqit edhe mund të quhet provokacion. Por, në anën tjetër, cili serb i skenës aktuale politike serbe nuk do të ishte provokacion? A nuk është e gjithë politika berbe provokacion për shqiptarët dhe gjithë botën e civilizuar? Qeveria shqiptare ka mundësi të pranojë ose të mos pranojë letrat kredenciale të “ekselencës” Igiq. Nëse nuk i pranon, gjë që nuk mund ta bëjë pafundësisht me të gjithë Igiqët që ka Serbia, nuk do të jetë dhe një hap pas me pasoja negative kushdo që e çfarë. Mirëpo në Serbi nuk është sjell tolerancë të mëdha, sepse Igiqi me siguri nuk është emëruar, për “aftësitë” e tij diplomatike e politike apo për “njohjen e madhe” që ka për shqiptarët. Nëse i pranohen letrat kredenciale, siç i sigurojmë “ekselencën e tij” Igiq se do ta ndjejë veten pikërisht ashtu siç e dinë nështresëpi në Këshë? Me emërimin e Igiqit ambasador në Shqipëri, Serbia është e sigurtë në një gjë: Shqipëria nuk do t’ia kthejë më të njëjtën masë. Nuk do t’ia kthejë, sepse nuk mundet. Sepse në Shqipëri nuk ka homologë të Igiqit. “Ekselencës së tij” Igiq nuk mund t’i gjenë homologun as në Shqipëri dhe askund tjetër në botë. ARBEN POPOCI

Fotografi e një grupi burrash të mbledhur në një ceremoni.

Nga kronikat

E çmendura N e kryeqytetit, me një tufë të madhe gazetash në dorë, kreu pasditen e së martës një marshim solemn përgjatë ish shtatores Stalin. Në orën 12.00, hipi në shkallët e pallatit të kulturës dhe duke hedhur në ajër tufën e gazetave mbajti këtë fjalim. “Të nderuar miq! I nderuar popull i Tiranës! Sot jam shumë e gëzuar, sepse kam konstatuar se me personin tim të njohur kanë filluar të merren personalitete të rëndësishme, deri edhe kryetarë partish. I rëndësishëm është fakti se kur merren publikisht me mua, poshtë shkriheshin nën shkruajnë si anonime. Dua të takësoj gjithashtu, se kur merren me mua, thonë gjëra më të çuditshme se në të çmendurit. Njoftoj publikisht se nuk është aspak e vërtetë fakti, që nuk i kam marrë honoraret e gazetës “Republika”. I kam marrë të gjitha dhe dua t’u siguroj se pjesën dërrmuese të tyre e kam depozituar në ca numra llogarie dhe foleca të tjera, që do t’i bëj publike pasi t’u jetë siguruar me shumë zgjerim të drejtave të minoritarëve. Nga një tjetër kam porositur fotografinë e famshëm Xan, që të retushojë ca fotografi të mahismthme, të cilat do të me duhet t’i përdor muajin e vjen, pra në korrik, sepse su e dini ky muaj për disa njerëz është dhe do të mbetet historik. Do të veçoja me këtë rast mesin e tij. Megjithëse punën njerëzore të fotografit Xan, disa nga fytyrat më të spikatura nuk kanë mundur të fshihen. Me vjen shumë keq për këtë fakt, por s’ke ç’i bën. Sidoqoftë do të përpiqem të jem gjithnjë e më (pak) tolerante. Këtë dosje dhe të tjerat që nuk janë bërë asnjëherë publike, do t’i përdor në muajin më të nxehtë. Të mërkurën në mbrëmje e çmendura e ndodhur përpara një turme pluraliste politike dhe fetare tha këto fjalë: “Kërkoj nga publike i njohur Frok Kupi Kollanen që kanë blerë në Zvicër kosovarët për mua. Ata ma bëndë dhe ai ma mbajti. Amanetin s’e tret dheu, ndaj unë dua kollaren. Ishte një kollare e rrallë me ngjyra jo të zakonshme. Amanetin e vërtet dheu, ndaj dua kollaren. Ndryshe do të marr kollaren që i dhuroi Papulias Sërvet Pellumbit. Kollaret greke janë më të shtrenjat dhe sh...” KRONIKANI