Delegacioni i EDU në PR
Më 19 korrik delegacioni i Bashkimit Demokratik Evropian për më tepër se një orë zhvilloi një takim me anëtarë të kryesisë dhe të Komitetit Drejtues të Partisë Republikane.
Delegacioni i EDU përbëhej nga Prof. Dr Andreas Khol, (Austri - sekretari i Përgjithshëm i EDU), Geoffrey Pattie (Britani e Madhe), Hans Brunhart (Lihtenshtejn), Georgios Tzitzikostas (Greqi), Klaus Well (Gjermani). Fillimisht z. Pattie, tha se “Ka kaluar gati një vit nga vizita e parë që bëmë në Shqipëri. Shqipëria është një vend i rëndësishëm për Unionin Demokratik Evropian dhe ne kthehemi përsëri këtu për të vëzhguar ecurinë e proceseve demokratike.” Në këtë kontekst zoti Pattie kërkoi të dinte mendimin e Partisë Republikane për ecurinë e proceseve demokratike në vend. Fatmir Mediu, nënkryetar PR, bëri një prezantim të shkurtër të veprimtarisë së PR, shtrirjes dhe organizimit të Partisë, rezultatet që arriti PR në zgjedhjet e fundit (PR pati një rritje të elektoratit nga 4 në 12 % ) dhe prezantoi çështjet kryesore që e dallojnë Partinë Republikane në spektrin politik shqiptar. Ai nënvizoi punën e PR për Çështjen Kombëtare, luftën e saj kundër mentalitetit komunist në Shqipëri dhe përpjekjet e PR për abrogimin e Ligjit 7051 për tokën. Zoti Mediu u dorëzoi miqve të pranishëm dhe një kopje të Projektligjit të PR për kthimin e pronës mbi tokat bujqësore dhe nënvizoi se kjo çështje është pika e e divergjencës midis PR dhe PD. Gjithashtu zoti Mediu, në funksion të problemit të pronësisë, bëri një pasqyrë të shkurtër të gjendjes së strukturës së popullsisë 50 vitet e fundit. Duke shpjeguar arsyen e votës kundër të përfaqësuesit të Partisë Republikane në Parlament për projektligjin e kompensimit, zoti Mediu tha se nuk mund të flitet për treg të letrave me vlerë pa iu kthyer prona pronarëve legjitimë. Dr. Çerçiz Mingomataj, sekretar i përgjithshëm i PR, ndërmjet të tjerash shtoi se “ne jemi një parti që kemi luftuar shumë për ndryshimin e mentalitetit të njerëzve dhe kjo gjë do të mbetet prioritet i PR edhe në të ardhmen e afërt. Ne, tha z. Mingomataj, jemi për një privatizim të shpejtuar dhe për një legjislacion modern. Pra për institucionalizimin e shtetit demokratik. Ai këmbënguli në nevojën e ligjeve më atraktive për investitorët e huaj për t’u krijuar atyre lehtësi në taksa dhe zhvendosjen e kapitaleve. e. Alfred Karamuço, anëtar i KD të PR, foli për nevojën e plotësimit të kuadrit ligjor në Shqipëri, për kodet e reja civile dhe tregtare. z. Ylli Rakipi, kryeredaktori i “Republikës”, duke folur për ndihmat që institucionet evropiane dhe veçanërisht vendet perëndimore i japin Shqipërisë, tha se ecuria e proceseve demokratike në Shqipëri është e kushtëzuar edhe nga zhvillimet në rajon dhe pengesat që na vijnë nga fqinjët. Përëndimi, tha më tej z. Rakipi, është mirë që ashtu siç vlerëson fenomenet e korrupsionit apo dukuri të tjera në një vend perëndimor, të vlerësojë edhe në Shqipëri. Përfaqësuesit e PR iu përgjigjën edhe pyetjeve të tjera. Z. Geoffrey Pattie, në emër të përfaqësuesve të Unionit Demokratik, falënderoi përfaqësuesit e PR për ekspozenë dhe tha se është e rëndësishme të ruajmë kontaktet me PR, pasi “ju përfaqësoni një tendencë në rritje në opinionin politik në Shqipëri. Njohëshëmrisht i dha sqarimet e nevojshme për dokumentacionin dhe rrugët që duhet të ndiqen për anëtarësimin e PR në këtë Union. Korresp i “Republikës”
Tani futbolli nuk është vetëm një lojë
Futbolli tani ka qenë pas “luftën e ftohtë” dhe po ecën përpara, ndoshta për të synuar “luftën e yjeve”. Nuk ka më skuadra të tilla si, Zaire që pëson 9 gola (1974), Haiti me 7, (po më 1974) apo Salvador që mundet 10-1 nga Hungaria (1982).
USA 94 po bëhet shembulli më i qartë se futbolli tani i përket gjithë planetit tonë. Duke mos gjetur ndonjë pjesë të virgjër në të, me të famshmit në fushën e reklamës kanë shpikur planetin Reebok, ose planetin e këpucëve të futbollit. Për ata që do të mbeten në tokë duhet të ketë vetëm Adidas dhe Puma.
Pas Gjermanisë, kampione në fuqi, që dhe kur nuk luan mirë fiton, apo kur nuk del e para është gjithnjë e dyta, tani është edhe Irlanda, Rumania, apo edhe Norvegjia, të afta të mundin Italinë. 3 herë kampione bote, Kolumbi, që sipas Pelës do të jetë skuadra më e mirë e USA ’94, por edhe Meksikën, dy herë organizatore e kupës së Botës.
Tani ne shohim edhe Korenë e Jugut, e aftë të na bindë se një ndeshje futbolli zgjat në mënyrë të pakuptueshme 90 minuta. Nigeria, një tjetër skuadër afrikane që i fillon botërorët me bilance pozitive, pas Tunizisë (3-1 me Meksikën më 1978) dhe Algjerisë (2-1 me Gjermaninë, më 1982). Ndërsa Kameruni nuk është më një surprizë.
Do të kish qenë edhe Arabia Saudite, e cila ashtu si edhe Maroku, ishin të pafat në takimet e para.
Po yjet ku janë? Maradona tashmë është i kthyer plotësisht në mazhet tona të botërorëve të kaluar dhe, jeta e tij jashtë fushës së futbollit me drogën dhe skandalet e tjera, duket sikur mbetet pas. “I përulur” në shërbim të
(vijon në faqen 4)
Rumuni “Italian”
Racudon e bëri yllin
Valderama të zërë
kokën me dorë.
Rumuni “Italian” Racudon e bëri yllin Valderama të zërë kokën me dorë.
E keqja më e vogël që do t’i ndodhë një vorioepiroti që banon në Shqipëri, do të kundërpërshkohet me ekzekutimin e pesë shqiptarëve.
Artikull nga gazeta “STOHOS” (gazeta e Greqisë së Madhe) e datës 30.III 1994
Pesë shqiptarë, pavarësisht nga mosha dhe marrëdhëniet familjare - nga ata të cilët gjenden në Greqi dhe tashmë janë regjistruar nga skuadrat speciale për sigurimin e Vorioepirit (MOABH) - do të ekzekutohen si kundërpërshkë ndaj “së keqes” më të vogël nëse kurriz të kujdoqoftë greku që banon në Shqipëri.
Këtë vendosën skuadrat speciale, të cilat do të fillojnë realizimin e këtij ndëshkimi më 1 Maj 1994, duke lënë kështu pra një muaj afat “për t’u tërhequr barbarët”, siç thuhet në protokollin e mbledhjes së fundit sekrete të shtabit të tyre, një protokoll i cili u dorëzua vetëm tek “STOXO”, në gazetën e Greqisë së Madhe, siç vetë ata pretendojnë.
Në llogarinë e thjeshtë të një shtabi sekret lufte në Greqi, është llogaritur sipas gazetës “STOHOS” që për çdo vorioepirot të dëmtuar të ekzekutohen pesë shqiptarë që punojnë në Greqi. Dihet se në Greqi punojnë rreth 250 mijë shqiptarë. Terroristëve grekë u duhet kështu të pranojnë me në fund se në Shqipëri ka 50 mijë vorioepirotë grekë, ose 5 herë më pak sa shqiptarë në Greqi.
Përderisa thuhet “për çdo vorioepirot 5 shqiptarë”, domethënë që janë të gatshëm të hakmerren gjithsej për 50 mijë grekë.
Pas kësaj llogarie të saktë, terroristët duhet të llogarisin dhe kundërpërgjigjen e shqiptarëve. Përgjithësisht ata nuk i llogarisin grekët me shifra.
Vëzhguesi
MANIAΣΜΕΝΟΙ ΣΤΟ ΠΛΕΥΡΟ ΤΩΝ
Εγκλωβισμένων, πλέον
περισσότεροι από πενήντα
ανατροπή που ξεκίνησε από την
“Αγγ..."
ΣΟΛΟ
ΜΟΛΙΣ ΠΕΙΡΑΧΘΕΙ
ΒΟΡΕΙΟΗΠΕΙΡΩΤΗΣ ΘΑ
ΕΚΤΕΛΟΥΝΤΑΙ ΠΕΝΤΕ
ΑΛΒΑΝΟΙ
Πεντε Αλβανοί ανεξαρτήτως ηλικίας και μεταξύ τους συγγένειας - από εκείνους που βρίσκονται στην Ελλάδα και έχουν, πλέον, καταγραφεί από τις ειδικές Ομάδες Ασφαλείας των Βορειοηπειρωτών - θα εκτελούνται
Si mund të mbrohen sot në gjyq bashkëpunëtorët e E. Hoxhës?
Ligjërisht, sot ata do të mbrohen: Ramiz Alia, Aranit Cela, Zyltyftar Ramizi, Manush Myftiu, Adil Çarçani, Rita Marko, Hekuran Isai, Rrapi Mino, Veiz Haderi (dhe ndonjë tjetër, që mund ta kemi harruar!).
Themi ligjërisht, se absurdi është i pashmangshëm: Ata gjykojnë sipas Ligjit të Vjetër, por mbrojtjen e bëjnë sipas frymës së Ligjit të Ri. Nëse do ta drejtonte trupin gjykues vetë Aranit Cela, gjyqi do të zhvillohej me dyer të mbyllura, akuza do të ishte për shkelje të Kushtetutës dhe dënimi dihej: Me burgje të përjetshme ose vdekje!
Do të mungonte edhe ndonjë gjë tjetër, p.sh. nuk do të kishte avokatë, nuk do të lejoheshin në sallë të afërmit e R. Alisë, H. Isait, R. Markos, A. Çelës, Z. Ramizit; s’do të kishte gazetarë dhe TV, dhe kurrkush nuk do të shkonte ndërmend se Çarçani e Myftiu janë pleq. Araniti do të këmbëngulte që të dënohej Aranit Cela! Fati i tyre i mirë!
Për këtë shkak sot ata do të mbrohen. Kanë avokatët e tyre që jo vetëm nuk rrezikohen, por shpërblehen mirë për këtë lloj avokaturash; kanë gazetaret e tyre që do t’u marrin intervista ekskluzive ku do të dalë qartë “shkelja” e të drejtave të njeriut dhe për më tepër, ata janë të sigurtë se nuk do denohen më shumë se 10 vjet. Madje, në këtë mënyrë ata sigurojnë edhe disidencën pluraliste, për NESËR!
Sot ata do të mbrohen, por gjyqi i tyre është bërë. Ka kohë. Verdikti përfundimtar i Gjyqit është i qartë: Nuk mund të meritojnë më shumë se MESHIŔEN.
Çdo njeri mund të shkojë në Amerikë
52 vetë nga Shqipëria fituan një vit më parë lotarinë e vizave për në Amerikë
Më 30 Qershor përfundon afati për pranimin e aplikacioneve për viza e emigrimit në SHBA - mënyra më e lehtë dhe e mundshme për të gjithë për të realizuar ëndrrën e “tokës së premtuar”, ëndërr që po zgjat tashmë 5 shekuj.
Afro 400 vjet më parë një lumë emigrantësh nga Evropa “pushtojnë” brigjet e Amerikës Veriore. Në fillim kolonët anglezë e më pas miliona njerëz nga vende të ndryshme të Evropës ndërtojnë në një kontinent gati të egër një qytetërim gati të ri.
“Qëllimi kurre s’ish marrë vesh aq mirë me tokën për të bërë vend njeriu për të jetuar” (Xhon Smith, themelues i kolonisë së Virxhinias, 1607). “Amerika prej kohësh u bë vendi i ëndrrave.”
Kufizimet e para për emigrantët u bënë me ligj më 1924 dhe më 1929 pikërisht atëherë kur “Shtetet e Bashkuara nuk e shihnin më veten si një perandori të madhe që kishte nevojë të popullonte dhe dilte me qejfi të pranonte emigrantë pa fund.” (Histori e Shkurtër e Amerikës, f. 115)
Po që prej 1990, në bazë të paragrafit 203(c) të aktit të Emigrimit parashikohet një program i përhershëm emigrimi. Ligni lëshon 55 000 viza çdo vit për persona nga vende që kanë shkallë të ulët emigrimi në SHBA. Është viti i dytë që lotaria e vizave të emigrimit DV-1 zhvillohet edhe në Shqipëri. Me gjithë njoftimet e shumta në shtyp për të dhënë diçka më specifike për këtë lotari dhe procedurën e marrjes së një vize për në SHBA iu drejtuam konsulles së Ambasadës Amerikane në Tiranë znj. MARY DRAJPER.
“… Lotaria e vizave të emigrimit DV -1 është një lotari botërore; nga 55 000 viza, 24 000 janë të vlefshme për vendet evropiane dhe çdo vend evropian ka mundësi të fitojë viza nga 0 - 3000. Kërkesa është e lirë. Mjafton në letër e bardhë për të shkruar emrin, mbiemrin adresën dhe një zarf. Të gjithë shpenzimet përmblidhen në letrën dhe zarf[in?]. Afati i fundit është ky muaj.
Fituesit do të seleksionohen me kompjuter. Fituesve do t’u nevojiten vetëm 200 $ për procedurën.
Disa njerëz janë duke ofruar ndihmën e tyre për aplikantët, por këta janë privatë, për shërbimin që bëjnë nuk paguajnë qeverinë amerikane, por vetveten. E vetmja kërkesë ndaj aplikantëve është që ata duhet të kenë mbaruar shkollën e mesme.
- Cila është procedura për marrjen e një vize për në SHBA?
- Procedura është e thjeshtë, duhet pasaporta, aplikimi, dy fotografi. Ky është minimumi. Në disa raste kërkohen edhe dokumente plotësuese (dokumente shkollore, financiare etj).
Ata që shkojnë të punojnë në SHBA duhet të kenë autorizim nga zyra e emigracionit në USA. Të gjitha kërkesat janë të shkruara në dokumentet që kërkohen.
- A keni ndeshur raste me falsifikatore?
- Ka njerëz që gënjejnë çdo ditë. Nëse zbulohet ai konsiderohet i padëshirueshëm për të kërkuar vizë. E keqja është se ndonjëherë nga rigoroziteti për të mos i lënë shteg njerëzve gënjeshtarë e pësojnë edhe njerëz të ndershëm. Por nëse nuk i plotësohet kërkesa ndonjë aplikanti me intervistën (takimin) e parë kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë mundësitë për ta marrë vizën në intervistën tjetër.
- A mund të na thoni ndonjë rast konkret?
- Kërkesat në i konsiderojmë konfidenciale, kështu që nuk mund t’ep jap ndonjë të dhënë specifike.
- A mund të na specifikoni në përgjithësi nëse ka pasur abuzim nga njerëz të politikës. Këmbëngulim në këtë drejtim, pasi janë njerëz që në njëfarë mënyre prezantojnë Shqipërinë...
- Në çdo aspekt ka njerëz që prezantojnë keq të tjerët. Por edhe në këtë rast nuk mund t’jep të dhëna specifike.
- Ju faleminderit
Bojkotohen zgjedhjet
Shqiptarët e Maqedonisë nuk marrin pjesë
Tetovë, 21 qershor - ATSH - Shqiptarët e Maqedonisë nuk morën pjesë, me thirrjen e partive të tyre politike, në regjistrimin e organizuar nga Qeveria maqedonase, që filloi nën kujdesin e Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian, konstatoi AFP-ja në vend.
Partia e Prosperitetit Demokratik, Partia Popullore Demokratike, Aleanca Liberale e Shqiptarëve dhe Antena Maqedonase e Partisë së Veprimit Demokratik vlerësuan gjatë një mbledhjeje mbrëmë në Tetovë (në perëndim të Maqedonisë) se “nuk ishin mbledhur të gjitha kushtet për një pjesëmarrje shqiptare”.
Regjistrimit nuk i ka ardhur asnjë kërkesë zyrtare për sh “tyrjet”, deklaroi nga ana e tij Risto Ivanov, kryetar i këtij komisioni. Maqedonia filloi sot një regjistrim për të përcaktuar sa më saktësisht vendet e popullsisë së kësaj ish-republike Jugosllave, ku pjesa më e madhe e pakicave vlerësojnë se janë më të shumta në numër se sa thonë shifrat zyrtare.
Maqedonia proteston për incidentet kufitare jugosllave
Shkup, 21 qershor - Rojter - ATSH - Maqedonia i protestoi sot Jugosllavisë lidhur me një seri incidentesh kufitare përfshirë arrestimin e oficereve të ushtrisë maqedonase dhe marrjen e një kodre në territorin maqedonas.
Ministria e Jashtme Maqedonase akuzoi ushtrinë jugosllave se kërkonte kufirin maqedonas “Me pasoja të mundshme të pashmangshme”, sipas një deklarate zyrtare.
“Statusi i 50% të shqiptarëve të Maqedonisë (20% e 2,3 milionë banorëve të Maqedonisë, sipas Shk-së) është patur i përmbushur sipas partive shqiptare nuk është rregulluar ende. Ne kërkojmë një shtyrje të regjistrimit të popullsisë që do të lejojë të zgjidhet ky problem”, i bëri të ditur AFP-së një zyrtar shqiptar i cili kërkoi të mbetej anonim.
“Komisionit të ...
Në këtë numër
Departament, Universitet apo… f. 3
Do të vazhdojmë të nxjerrim naftë? f. 2
A u barazua numri i dëshmorëve me numrin e tapive të tokave f. 2
Nga kronikat
E çmendura N e kryeqytetit u end mbrëmjen e së mërkurës nën një shi të rrëmbyeshëm në bulevardet qendrore të Tiranës, e ngarkuar me një zandak të madh gazetash “Zëri i Popullit”. Pasi pushonin shiu, ajo i shkarkoi gazetat e njomura dhe të rrënduara tani me para derës së Burgut të Tiranës.
- Ç’janë këto? - u habit polici duke vështruar grumbullin e gazetave.
- Është gazeta “Zëri i Popullit” e javës së fundit. I kam sjellë që t’i lexojë shoku Ramiz dhe shoku Fatos.
- Nuk lejohet - tha polici prerë, - asnjë lloj propagande partike nuk lejohet për të burgosurit!
- Lejohet, - kundërshtoi e çmendura, - gazetat e njoma lejohet. Ato nuk kanë asnjë lidhje me gazetat e thata dhe nuk quhen mjet propagande.
- Kjo përbën nuk është e shkruar në rregulloren e burgut. Postaj çfarë ndryshimi mund të ketë mes gazetave të thata dhe atyre të njoma?! - vazhdoi të habitej polici.
- Ka, - tha e çmendura. Ka një ndryshim të madh që nuk e kuptojnë policët. Gazetat “Zëri i Popullit” kur e fut në një letër depolitizohet. Është njëlloj si udhëheqësit komunistë kur fut në burg. Pas 20-30 vjetësh ata rinovohen.
- Kush rinovohet me shpejtësinë, shoku Ramiz apo shoku Fatos, - pyeti polici.
- S’do mend që shoku Ramiz - ia kthye ajo. - Ti ke parë edhe ZP më shumë mbrojnë Ramizin se Fatosin. Kjo ndodh sepse pa shokun Ramiz nuk do të ishte as Fatosi. Fatosra janë sa të duash, ndërsa shoku Ramiz është vetëm një.
- Është e ngatërruar kjo dall politikë - tha polici.
- Është, - e mbylli bisedën e çmendura.
Në mbrëmje ajo u ul këmbëkryq tek shkallët e Pallatit të Kulturës, hapi një libër historik, tepër voluminoz, dhe filloi të lexonte: “Shkak për fillimin e Luftës së Parë Botërore kanë qenë dhe...”
- Po Frok Çupi pse thotë që luftën e parë e ka hapur Daut Hoxha, - pyeti një kureshtar.
- Daut Hoxha ka shërbyer si shok për të hapur luftën Italo-Greke, - u përgjigj e çmendura. Meqenëse Frok Çupi i ka shumë qejf luftërat ballkanike, ia mori këtë luftë Daut Hoxhës për vete dhe ia dha Luftën e Parë Botërore.
- Ky nuk quhet falsifikim? - pyeti një tjetër kureshtar.
- Jo, - tha e çmendura. Frok-u ta organizon Luftën e Tretë Ballkanike dhe të gjithë dokumentat e vjetra do digjen.
Kronikani