30/01/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 janar 1994

SHTETI - jo pronar tokash

Duke shprehur në Kuvend mendimin tim dhe të PR, mbi projektligjin “Për çmimin e tokës bujqësore për efekt kompensimi”, theksova se ky projektligj, sikurse ai “Për çmimin e truallit që kompensohet”, diskutuar para disa ditësh, trajton një problem themelor me rëndësi kombëtare. Duke parë rëndësinë e tij, e shoh të nevojshme që kryesia e Kuvendit të inkurajojë diskutimet për të dhe të mos kalohet me procedurë formale. Po ashtu, radha e ardhjes së tij në Kuvend nuk duket normale dhe në rrjedhë logjike: më parë i duhet kthyer toka pronarëve, pastaj duhet vlerësuar ajo. 1. Në emrin tim si dhe duke mbrojtur edhe programin e PR, kërkojmë një këmbëngulje, së pari kthimin e tokës pronarëve të ligjshëm. Vetëm i zoti (pronari i ligjshëm), siç kemi saktësuar edhe në ndonjë rast tjetër, mund t’ia caktojë çmimin tokës dhe jo Qeveria ose ndonjë komision i ngritur për këtë qëllim, përndryshe do të kemi vlerësim arbitrar dhe subjektiv të pasurisë objektive, tokës. Por duhet të mos keqkuptohemi. PR në ligjin e saj që ka paraqitur në Kuvend për diskutim e miratim, ka vënë kufizimet e duhura dhe nuk është për kthim pa kufi të tokës bujqësore pronarëve, ajo nuk është për kthim të çifligarëve të mëdhenj. E theksojmë këtë sepse ka pasur, dhe për fat të keq ka edhe sot, udhëheqës partiakë dhe qeveritarë të cilët kanë shtrembëruar me qëllim programin e PR. 2. Çmimi i tokës është i ulët, shumë i ulët: mesatarisht i bie që një metër katror vlerësohet në vlerën e 3-4 kokrrave vezë. Ky çmim simbolik do të mbetet në historinë financiare si zhvlerësimi dhe inflacioni i tokës. Nuk besoj të jenë pasur në konsideratë standartet evropiane dhe specifika shqiptare në përcaktimin e çmimit të tokës. Shtoj se nuk është për kthim pa kufi të tokës

Kush humbet nga hapja e dosjeve

AZEM HAJDARI YLLI RAKIPI Ka më tepër se dy vjet që çështja e dosjeve është bërë objekt diskutimi, dhe pa to shohësh më vëmendje, nuk mund të thuash se ky lloj diskutimi është një modë ose objekt kurioziteti. Çështja pa dyshim është shumë më e komplikuar dhe ky komplikim vjen e përplas në dy drejtime, sepse ne mendojmë se në hapjen e dosjeve ka dy raporte: njëri është raport moral, kurse tjetri është raport politik. 1. Nëse do t’i qëndronim raportit moral, padyshim se ai duhej të kapte momentin më esencial të kësaj çështjeje. E them këtë pasi kuptohet se moraliteti dhe diktatura janë dy gjëra krejt të kundërta. Prandaj kur vjen çështja e dosjeve dhe futet në relacion me diktaturën, atëherë na del përpara korpusi dokumentar, ose një akt i fshehtë, natyrisht i pamoralshëm, i cili dihet nga të gjithë që se ka shkaktuar më në fund vuajtje njerëzore. E pra, nuk është fjala thjesht për dosje, ose njerëz të cilët në njëfarë mënyre mund të kenë qenë të mashtruar apo të frikësuar për t’u futur në disa punë të pamoralshme, por është fjala se këto punë të mbrapshta nuk kanë sjellë si pasojë prishjen e ndonjë shtëpie, apo degjien e ndonjë pylli, por vuajtje njerëzore. Duke e parë çështjen gjithmonë në këtë prizëm, ne do të thoshim se diktatura, çdo lloj diktature, nuk mund të qëndrojë në këmbë pa policinë sekrete dhe dhjegien e ndonjë pylli, por pasin e njerëzve. pylli, por vuajtjen ndonjë pylli, por vuajtjen ndonjë pylli, por vuajtjen ndonjë pylli, por vuajtjen ndonjë pylli, por vuajtjen ndonjë pylli, por vuajtjen ndonjë pylli, por vuajtjen ndonjë pylli, por vuajtjen njerëzore.

(vijon në faqen 3)

Shteti nuk është Bashkia e Tiranës

Në kërkim të zbatimit të ligjit Shqetësimi i ardhur në redaksinë e “Republikës” është i qartë: Sipas urdhërit të përbashkët të dy ministrive (të Arsimit dhe të Kulturës) u ligjërua ndarja e NPL-së (Ndërmarrjes së Përhapjes së Librit) në agjencinë Qendrore të Tregimit të Librit Artistik dhe Shkencor (AQTLASH) dhe Ndërmarrjes së Librit Shkollor (NLSH), në vartësi respektivisht të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të Ministrisë së Arsimit. Njëkohësisht me ndarjen, sipas gent-planit që mban datën 20.09.1993 të miratuar edhe nga Bashkia e Tiranës, përcaktohen qartë edhe sipërfaqet e AQTLASH-it, që natyrisht s’kanë të bëjnë më, pas ndarjes, me ato të NLSH-së. Duhet saktësuar edhe më tej. As njera dhe as tjetra prej këtyre dy ndërhyrjeve nuk varen më nga Bashkia e Tiranës, por nga ministritë respektive. Nuk dihet përse, për çfarë motiv apo interes, Bashkia e Tiranës pranon se paku bashkëfajësinë e saj në shkeljen e Ligjit. Një dokument jashtëligjor, i firmosur nga një person i pa kompetencë për ta lëshuar këtë firmë, i miratuar cuditerisht edhe nga Bashkia, bën me fërkëferisht atë institucion, që kërkon të zbatohet Ligji. Njeriu që kërkon të zbatohet Ligji, urdhëri i dy ministrive. Njëri i Shtetit, që kërkon t’i mbyllen shtigjet korruptive, pavarësisht se nga kush bëhet ky korrupsion. Në punën e shtetit, që është në rrugët dytë të Ligjit dhe e paqenë bërë për ta punuar në bazë të ligjit, pikërisht ky individ vihet përballë alternativave të dhunës: një jetë policësh, të drejtuar nga një personar për përbërjen e një institucionit ligjor, i urdhëruar nga nga kuzhën, kësht e shpjegon kësht? ... Në rastin e tij, përkundër interesave të bëjë interesin ... Përkufizohet se Rrethi Tiranë, është njoftuar dhe siguruar përkahë pozitive nga Ministria e Kulturës, është vënë në dijeni të këtyre veprimeve edhe Rajoni i Policisë Nr. 2, te gjitha njoftimet janë bërë. Shqetësimi nuk është vetëm i AQTLASH-së, por edhe i Shoqërisë Botuese “Naim Frashëri”, edhe i Drejtorisë së Bazës Materiale të Veprave të Artit. Mendohet se është një kërcënim që do të vijë në rritje për tërë këtë institucionet që kanë të bëjnë me kulturën dhe artin mbarëshqiptar. Të gjithë ata që duhen shqetësuar janë njoftuar. Më në fund u njoftua edhe “Republika”. Duke botuar këtë parashtresë, pa hyrë në hollësira dhe emra, gazeta jonë ende shpreson në zgjidhjen fatlume të këtij shqetësimi. Në të kundërt mendohe të hapur për numrat e ardhshëm. PS: Në këtë rast, “Republika” njofton se do t’i kushtojë një rubrikë të veçantë materiale, informacione, shkrimeve dhe veprimtarisë që kanë të bëjnë me mënjanën se zbatohen ose nuk zbatohen Ligji sot në Shqipëri; Gazeta mirëpret gjithçka që i hap udhë luftës së korrupsionit real në vend, pavarësisht se nga kush mbartet ai. Paraprakisht bëjmë të ditur se Gazeta jonë mund të ruajë edhe fshehtësinë e autoresisë së shkrimeve të tilla, brenda Ligjit për shtypin, me kusht që të depozitohet në redaksi prova të qarta të rasteve të abuzimeve dhe korrupsionit që përbëjnë objektin e shkrimeve në fjalë. FARUK MYRTAJ

Punëtorët në grevë, ndërmarrja pa status të qartë juridik

Kërkojnë firmosjen e kontratave dhe kthimin e atyre që janë pushuar Tiranë - Kanë ndërprerë punën prej tre ditësh për të protestuar për mobilizimin e kontratave kolektive dhe për pjesëmarrjen nga puna të kryetarët të sindikatës. Është fjala për ALB-ITALIA Construzioni sh.p.k. me president italianin Italo Ciucci, ndërmarrje kjo e specializuar për ndërtim-montim linjash të tensionit të lartë dhe prodhim dhe montim konstruksionesh të ndryshme. “Kemi në muaj që zhvillojmë bisedime me punëdhënësin për kontratat e punës, por asnjë rezultat”, thotë Skënder Ismaili, kryetari i sindikatës së kësaj ndërmarrjeje dhe për pasur nga puna. Një fat të tillë ka pësuar edhe Genc Luka, anëtar i këshillit administrativ. ALB-ITALIA Construzioni sh.p.k. është aprovuar si person juridik nga gjykata e rrethit të Tiranës në prill të vitit të kaluar. 60% e kapitalit fillestar, që është 150 mijë lekë, është në pronësi të 51-vjeçarit nga Perugia, Italo Ciucci, ndërsa pjesa tjetër ka qenë pjesë e kapitalit të Ndërmarrjes së Linjave të Tensionit të Lartë. Ka qenë kjo ndërmarrje që në vitet 1982-'84 ndërtoi linjën e tensionit të lartë 420 mijë kilovolt Koman-Kapështicë. Ish-drejtori i kësaj ndërmarrjeje Genc Luka, përfaqëson, sipas statutit, kapitalin e shqiptar, duke qenë edhe njëri prej dy shqiptarëve që së bashku me Italo Ciuccin dhe dy italianë të tjerë, formojnë këshillin administrativ të ALB-ITALIA. “Aktualisht nuk ka asnjë shqiptar në këshillin administrativ”, thotë kryetari i sindikatës duke pohuar gjithashtu se do të vazhdojnë grevën deri në fund, në qoftë se nuk bien dakord me punëdhënësin. Ndërsa ish-drejtori i ndërmarrjes, Genc Luka, e konsideron të jashtëligjshëm pushimin e tij nga puna. “Unë jam ende drejtor këtu dhe Italo Ciucci nuk ma hedh dot mua.” Një situatë e hedh hije dyshimi mbi vazhdimësinë e punës në këtë ndërmarrje, edhe pse është fjalë për ndërmarrje ku paga mesatare e 80 punëtorëve të saj është mesatarisht 6500 lekë në muaj, pa përfshirë kompensimet që marrin punëtorët për efekt të ndryshimit të çmimeve apo të gjendjes familjare. Megjithatë punëtorët ankohen se mjetet e punës dhe materialet e sjella pala italiane kanë ardhur me çmime mjaft të larta. Përpallë në aktivitetin e kësaj ndërmarrjeje ka vërejtur edhe një relacion i Kontrollit të Shtetit. Sipas këtij relacioni, pala italiane nuk ka derdhur në favor të kapitalit të ndërmarrjes 473 mijë dollarë, të cilat janë parashikuar në një marrëveshje për zgjerimin e aktivitetit. Po sipas Kontrollit të Shtetit pala italiane ka tentuar në veprim bankar që synonte të derdhte shumën e më sipërm në Bankën e Kursimeve për llogari të ALB-ITALIA dhe pastaj ta kthente përsëri në llogari të saj. Veprim që Banka e Kursimeve e pati refuzuar. GJERGJ PILIKA

Krijohet Komiteti për mbrojtjen e KASH

SARANDE: Ditët e fundit u krijua Komiteti për mbrojtjen e Kishës Autoqefale Shqiptare. Qëllimi është forcimi i pavarësisë së Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Nga zëdhënësi i tij mësohet se predikimet për ortodoksët shqiptarë, që përbëjnë shumicën, do të kryhen në gjuhën amtare - shqip. Komiteti do të insistojë në respektimin e statutit të kësaj Kishe dhe vepron si degë e Komitetit Mbarëkombëtar me qendër në Tiranë. Korresp. i “Republikës”

Nga kronikat

E menduara Në kërqug-tetit lëvizni ditën e hënë për një shëtitore Tiranës duke mbajtur në dorë një parullë të madhe ku shkruhej: “Unë nuk kam qenë asnjëherë denonciator.” Kur heshtare të shumtë e ndiqnin pas pa e kuptuar çfarë po ndodhte dhe pa marrë asnjë shpjegim prej saj. Të nesërmen e menduara e përsëriti gjithë paraditen veprimin e ditës së hënë dhe në orën 12.00 para Parlamentit, e shoqëruar nga kursharet e tashmë e kishin humbur durimin, mbajti këtë fjalim: - Unë e kam denoncuar Fatos Lubonjën! Pse bëheni ziliqarë? E kam denoncuar sepse e dija që do të vinte koha që një klasë të persekutuarish të bëheshin të privilegjuar. Për këtë problem kam lajmëruar edhe Komitetin e Helsinkit. Ju siguroj se po ta kishin bërë këtë denoncim një njeri tjetër, i denoncuari nuk do të isha unë, por i shpallur armik i rrezikshëm i pushtetit popullor. Ç’keni? Pse më vështroni të habitur? Sapo të deklaroj të gjithë ata që kam denoncuar, do të kërkoj legalizimin e Partisë së Spiunëve. 30 mijë firma i kemi mbledhur. Në këtë parti do të marrin pjesë edhe persekutorët e ish-ministrat Ramiz Alisë. Në krye të tyre do të jetë zoti Ruci, i cili do të shoqërohet me tetë agjentë dhe dy rezidentë të grupit të tij parlamentar. Nuk përjashtohet këtu dhe një agjent me lidhje të dyfishta, me aktivitet të gjerë në skajin më jugor të Shqipërisë. Për misionin e rëndë- sishtëm të tre gazetave shqiptare në mbrojtje të Ramiz Alisë, gjatë kohës së gjyqit, do të mësoni një fakt interesant pas disa ditësh. Cili është ai shkrimtar që diti të dallojë thikat prej tenqeje nga thikat e çelikta dhe kush, ku dhe kur u erdhi rëndësi të dallonte ato? Gramoz Ruci nuk ka tërhequr dosjet e Sigurimit të Shtetit nga 3-prajta. Këte gjë ai e deklaroi me përgjegjësi të plotë. Do të ketë letra me vlerë edhe për të gjithë denoncuesit. Letra sipas vlerës së denoncimit. KRONIKANI

Shkatërrimi në Shkallnuer

Më 28 qershor fshatarët e Shkallnuerit në Durrës futën në një tajkim kryetarin e Partisë Republikane z. Sabri Godo. Merrnin pjesë edhe Arben Babameto, anëtar i Komitetit Drejtues, Vladimir Agarai, kryetar i Këshillit Kombëtar dhe Tasin Beho, anëtar i komitetit drejtues të degës së Durrësit. Biseda u zhvillua rreth ndarjes së tokës në Shkallnuer. Pjesëm me të madhe e me të mirë të tokës së këtij fshati e kishte zënë ferma e Spitallës. Pritet që me shpërbërjen e fermës këto toka t’i kthehen fshatit, por Bashkia e Durrësit i ka bërë pa zot vreshtat e ullishtet dhe aty po ndodh një shkatërrim i plotë. Fshatarëve të Shkallnuerit, që i kanë pasur në pronësi këto toka, u janë dhënë toka getiu, në largësi që e mund t’arrijnë prej tyre, kurse në Shkallnuer pritet të vijnë nga Durrësi, Shijaku e zona të tjera, ish-punonjës të fermës dhe të vendosur aty. Ky vendim a projekt i ka zemëruar e habitur së tepërmi ... (vijon në faqen 2)

Takim me përfaqësuesit e IRA

Ditët e fundit në Selinë Qendrore të PRSH, nënkryetari i kësaj partie, z. F. Mediu dhe sekretari i përgjithshëm, z. Çerçiz Mingomataj pritën përfaqësuesit e IRA-s, përkatësisht zotërinjtë Piter Dikenson, Pol Anxhër dhe Filip Ingermën drejtuese të stafit të këtij instituti. Ditët e fundit në Selinë Qendrore të PRSH, nënkryetari i kësaj partie, pritën përfaqësuesit e IRA-s, përkatësisht zotërinjtë Piter Dikenson, Pol Anxhër dhe Filip Ingermën drejtuese të stafit të këtij instituti. Z. Mediu u theksoi të pranishmëve se tashmë PRSH përfaqëson një Parti ... (vijon në faqen 2)

Në brendësi:

“PR - më tepër hapësirë në drejtimin e eventit” Faqe 2 ITALIA - Një rol më aktiv në krizën jugosllave Faqe 4 Si përdoren qeqet e Bankës Faqe 3 Në numrin e ardhshëm: Kush e ka denoncuar Fatos Lubonjën?

Pritje në selinë e PR

Dje paradite në Selinë Qendrore të PRSH, u zhvillua një takim midis përfaqësuesit të ambasadës angleze, z. Stephen Nash dhe kryesisë së PR, të përbërë nga kryetari z. Sabri Godo, nënkryetari z. F. Mediu dhe sekretari i përgjithshëm - z. Çerçiz Mingomataj. Duke iu përgjigjur kërkesës së të pranishmëve mbi historikun e PR, z. Godo theksoi se një grupim i saj ka lindur që në fillimet e këtij shekulli, ka pasur më pas një periudhë të shkurtër shtrirjeje në vitin 1924. Por PR e vërtetë dhe e plotë u krijua tre vjet më parë. PRSH përfaqëson tashmë një parti me një organizim kompleks, të shtrirë në të gjithë vendin e që vjen gjithnjë drejt konsolidimit, në një shtyp të kaluar, në një shtyp të kualifikuar e nga zëra të ndryshëm. Ai nënvizoi përpjekjet e PR për njohjen e pronës e të pronësisë së bërë e vetme për lulëzimin e iniciativës së lirë si dhe angazhimin e saj total për njohjen e Projektligjit të saj mbi tokën. Dua të orientoj protestën tonë politike në dy ... (vijon në faqen 2)