03/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 korrik 1994

Çfarëdo të ngjasë, më në fund populli ynë do t’ia dalë në krye

Do të parashikoj shkurt vlerësime të Partisë Republikane mbi disa zhvillime aktuale të reformës ekonomike dhe demokracisë. Këmbëngulja entuziaste e pushtetit për ta paraqitur gjendjen e vendit të mirë dhe me rritjen më të shpejtë në Evropë, e pak shpresë të besosh se do të merren masa për të dalë realisht nga kriza. Vendi merr frymë kryesisht me emigracion dhe kreditet e ndihmat e huaja. Nëse duam të shohim të vërtetën në sy, duhet të themi se prej tre vjetësh shesim krahun e punës në shtetet fqinje në kushte poshtëruese për individin e për kombin. Prej andej na vijnë nga 700 milionë dollarë në vit, që kthehen prapë aty për të blerë sendet konsumi të cilat përgjithësisht mund të prodhohen në vend. Sa për kreditë, sado favorizuese të jenë, prapë borxhe mbeten, kular në qafën e brezit të ardhshëm. Me një realitet të tillë do të ishte mashtrim i vetvetes po të besonim se kemi gjetur rrugën e drejtë të zhvillimit dhe sidomos rrugën e Evropës. Partia Republikane mendon se një ekonomi e qëndrueshme mund të krijohet vetëm mbi bazën e rritjes së klasës së sipërmarrësve shqiptarë, që do të ngrihen në këmbë prodhimin kombëtar. Ndryshe do të mbetemi duke soditur lulëzimin e kafeneve e qoshkave që po arrijnë pikën e ngopjes, sepse s’mund të kenë shtrirje të mëtejshme. Rreziku tjetër është të përhapen ngadalë investitorë të huaj me shumë gëzime në kapitalin tonë kontrollin e tyre, duke e kthyer Shqipërinë në një vend të mirë për të shitur e me krahë pune të lirë, ndërsa vetë Shqipëria (vijon në faqen 2) e pune ngjyrë ligjore dhe ARTISTIKE... ... edhe ARTISTIKE... ... i ... e ... ... qëndra e mirëse të ... burgosur, duke të lexuar dhe të bë ... përshpytje, sepse nuk ke turp, Neshat. Në atë ... ... Fatos Lubonja përbal-let me ty dhe shkuet. Por ty ... «idetë armiqësore» të Fatos Lubonjës. Përballë përmasave ... ... rast ta rimbrosh. Lexoje... YLLI RAKIPI

Nga fala e z. Godo në takimin e 2 korrikut me qytetarët e Poliçanit

Neshat Tozaj - kasap i mendjes shqiptare

Vështroj këtë fotografi, Neshat! Është Fatos Lubonja me vajzën e vet... Të kujtohet, besoj, 20 vjet më parë, kur ti bëre aktin e eksperimentit ideo-artistik të shënimeve të tij, të ëndrrave të tij, të rinisë së tij. Ishit një brez... Ti e lexove këtë akt përpara trupit gjykues (si shkritar e lexove) dhe 20-vjeçari disident, Fatos Lubonja, u dënua (bashkë me ridënimin në burg) me 17 vjet heqje lirie. Që atë ditë ai u nis në galerat e Spaçit, duke lënë pas gruan dhe dy vajza të mitura, 15 muaj të dyja bashkë. E ndërkohë, po mbarën e asaj dite, ti, Neshat, u ktheve në shtëpi, ndoshta përkëdheleje këtë fëmijët dhe me siguri do të kesh hedhur në letër rreshta të ndonjë romani artistik për PER-DORIM TË BRENDSHËM (ato vepra që i dije dhe i shkruaje vetëm ti), pastaj ke fjetur i qetë, tepër i qetë. Të nesërmen je ngritur (sigurisht qetë) dhe je nisur në punë; për eksperitza të reja, për romane të reja, për PERDORIM TË BRENDSHËM, për redaktimin e dosjeve të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut e kompani, duke u dhënë atyre ngjyrë ligjore dhe ARTISTIKE... Kohë të vështira kanë qenë atëherë, Neshat. Kohë të ngarkuara. Se... edhe eshtrat e Shehut duheshin djegur me acid, po edhe udhëheqja e lartë e MPB-së duhej kritikuar për zbulje të luftës së klasave; pastaj ekspertizat... ato të JEPNIN VERTET KËNAQESI, POR EDHE TË LODHNIN. Të lodhnin deri atë sa të nisnin për t’u kuruar në Vjenën perandorake. Kështu, shoku Neshat, kështu... E ndërkohë “armiku” Fatos Lubonja endej nëpër galera, futej në greva urie, ndërrështe dy vajzat e tij të mitura rriteshin e rriteshin me baba gjallë dhe pa baba. Kështu kaluan 17 vjet dhe kur Fatos Lubonja dhe mijëra të tjerë ngazëlleshin pas një fije drite, pas një ëndrre të bardhë, ti, Neshat, përgatitje thikat e reja... Këta janë thikat e tua të mëdha, Neshat. Thikat e reja të skotës tënde kompani, duke u dhënë atyre ngjyrë ligjore dhe ARTISTIKE... Tani je bërë disident. Disidenti që nuk mungon në asnjë nga mbledhjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Hera-herës Fatos Lubonja përballet me ty dhe skuqtet. Por ty të bën asnjë përshtypje, sepse ti nuk ke turp, Neshat. Ne atëherë c’po ndodhte. E kupton, Neshat? U trembën nga thikat tua të reja... Sidoqoftë, ata dolën nga skëterra e tua. 40-vjeçari Fatos Lubonja i gjeti vajzat atë më moshë sa t’i ishte hyrë në burg. Qindra mijëra të tjerë nuk i gjetën fare. Ndërsa ti... të gjithëmonë me thika, Neshat...

Akti i eksperimentit ideoartistik

Tiranë, më 20.09.1974 Unë Neshat Tozaj, i ngarkuar nga dega e Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, me vendimin e hetuesit Koço Josifi, për të kryer eksperimentin ideoartistik të shënimeve letrare që i janë gjetur të pandehurit Fatos Todi Lubonja, të cilat janë shkruar në blloqe. Përpara eksperimentit shtrihen pyetjet: Kjo përmbajtje armiqësore në formë dhe nëpërmjet figurave artistike, në materialet e shënimet letrare të Fatos Lubonjës. Identiteti i materialeve I. Shënimet letrare të Fatos Lubonjës janë shkruar me stilograf, në një bllok me kapak të zi, me kapëse metalike me ngjyrë të zezë. Letra është me kuadrat dhe është shkruar vetëm në njërën faqe të (vijon në faqen 3)

Fillimi i fundit të regjimit

4 vjet më parë... Plot katër vjet më parë, afro 5 mijë shqiptarë të moshave nga më të ndryshmet, duke sfiduar ligjet e ashpra të regjimit komunist, hynë në territoret e disa ambasadave të huaja në Tiranë. Ashtu si në të gjithë Evropën Lindore, edhe në Shqipëri regjimi komunist nuk mund të kishtë shpëtim. Lëvizjet pro-demokracisë të vitit 1990, në Kavajë, Shkodër dhe Tiranë, treguan se fundi i tij nuk ishte larg. Por kjo agoní dhe ky fund i pashmangshëm do të kishte qenë më i gjatë sikur të mos kishte ndodhur 2 korriku. Ate 5 mijë vetë që u strehuan në ambasadat e huaja në Tiranë, regjimi diktatorial nuk mund t’i fshihte, por pasi të ndriçuar prej projektorëve të fuqishëm të opinionit ndërkombëtar të dëshmonin me një provë të pakundërshtueshme në lartësinë e sistemit. Duke u shndërruar në 5 mijë dhika, ata i dhanë një goditje për vdekje dinosaurit komunist që na kishte zënë të gjithë frymën për 50 vjet me radhë. Komunizmi ishte në grahmat e fundit të agnisë së vet dhe më mirë se dikush e kuptonin ata që heshtnin më shumë. Nuk mund të harrohet lehtë mitingu në qendër të Tiranës për të dënuar 5 mijë «Tradhtarët», si dhe gjëmimi i zërit të Xhelil Gjonit dhe i të tjerëve që, edhe pse e shihnin qartë fundin, vazhdonin të flisnin me simbole për eksperiencën e sistemit. U mbushën plot 4 vjet nga ajo ditë, por ngjarja e ambasadave vazhdon të jetë ende e freskët dhe jetët e rëndësishme për t’u harruar, pasi shënon fillimin e fundit të regjimit diktatorial dhe fillimin e çlirimit të vërtetë për popullin shqiptar. (B.B.C) Foto: Armando BabanI Habi dhe frikë në fytyrën e ish-presidentit të fundit komunist pas vendimit për 9 vjet heqje lirie. Katër vjet më parë, në korrik të ’90-ës, ai ende besonte se Shqipëria nuk ishte as revizioniste, as kapitaliste. Tani ende nuk beson se është demokratike.

Kur fitues shpallet ai që nuk është fitues

A ka korrupsion në Ministrinë e Arsimit... Para dy-tre muajsh u zhvillua një tender për përgatitjen e godinës ku do të vendoset Universiteti i Vlorës. U bënë edhe njoftimet përkatëse në shtyp e TV, u bënë të njohura edhe kushtet e paraqitjes së konkurentëve në këtë garë. Komisioni i ngritur në Ministrinë e Arsimit kishte si kryetar drejtorin e degës ekonomike aty, z. Ilir Kokomiri. Intresimi ynë na bëri të shkojmë dhe ta takojmë zotin Kokomiri fill pas zhvillimit të fazës së parë të tenderit. Me sa u paraqet ishin paraqitur dhe hapur sipas të gjitha rregullave, në sy të të gjithë pjesëmarrësve. Nga një numër i vogël pjesëmarrësish, ishin kualifikuar për në fazën e fundit tre firmat më të fuqishme konkuruese. Ishte njoftuar në prani të tyre se fituesi i vetëm do të shpallej brenda një jave. Nxitimi ishte i përgjithshëm, po mendome se punimet duhet të fillonin sa më shpejt. Në shtator ish-godina e Komitetit të Partisë së Vlorë, duhej të kishte marrë formën dhe imtesitë e Universitetit të ardhshëm. Java kishte kaluar kur shkuam në zyrën e z. Kokomiri

Veprimtari me rastin e 2 korrikut

Prishtinë, 1 korrik / ATSH / - Në Kosovë në manifestime u bënë të shënohen 2 Kor-riku, Dita e shpalljes së deklaratës kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës. Manifestimi qendror ishte sot në Prishtinë, me rastin e 2 Korrikut u mbajt në mbledhje solemne, në të cilën morën pjesë kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë tubim solemn foli Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ai tha se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë më 2 korrik 1990 krijoi mundësinë për miratimin e Kushtetutës më 7 shtator të po atij viti, mbajtjen e Referendumit për pavarësinë e Kosovës dhe të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare. Presidenti Rugova shprehu rastin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës që u miratuan Deklarata e 2 Korrikut i përk ... ... Kuvendi i Kosovës ...

Konferencë shtypi e Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova

Prishtinë, 1 korrik - Kosova vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së Bashkësisë Ndërkombëtare, e në kuadër të kësaj janë edhe vizitat gjithnjë e më të shpeshta të diplomatëve nga bota në Kosovë, tha presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në konferencën e sotme për shtyp. Kosova është problem ndërkombëtar dhe duhet të zgjidhet me ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë, theksoi ai, duke iu përgjigjur një një pyetje të gazetarëve. Duke folur për takimet që pati kohëve të fundit me diplomatë perëndimorë e rusë në Prishtinë, presidenti Rugova tha: «Me të gjitha këto delegacione u bisedua më shumë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe është një mirëk ... uptim shumë i madh për këtë çështje. Ternë e bisedave ishin edhe mundësitë e dialogut dhe projekt-marrëveshjet ...» Në konferencën e sotme për shtyp, Presidenti Rugova ... për ... pranishëm ...

Mbremë në Tiranë...

Me rastin e 2 korrikut, 4 vjetori i shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Përfaqësia e Republikës së Kosovës në Tiranë hapi në Galerinë Kombëtare të Arteve në kryeqytet ekspozitën e autorit Muharrem MJEKU me titull «Bardh e zi për Kosovën». «Bardh e zi për Kosovën» Autori i kësaj fotografie i ka filluar të merret që nga viti 1984. Po në atë vit ka filluar të botojë nëpër gazetat dhe revistat e Kosovës. Pas mbylljes së dhunshme të gazetave shqipe në Kosovë punon si fotograf i lirë. Kjo është ekspozita e dytë e Muharrem Mjekut në të cilën përfshihen punimet e periudhës (1988 - 1991)

Habi dhe frikë në fytyrën e ish-presidentit të fundit komunist pas vendimit për 9 vjet heqje lirie. Katër vjet më parë, në korrik të ’90-ës, ai ende besonte se Shqipëria nuk ishte as revizioniste, as kapitaliste. Tani ende nuk beson se është demokratike. Foto: Armando BabanI

Në brendësi:

PR - as tashit nuk i thotë njëzetëtre dhe as njëzetetreshit nuk i thotë tre Faqe 2 USA ’94 Faqe 4 Perspektiva për integrimin evropian Faqe 3 Politika vasale e ndërgjegjes së shthurur Faqe 4

4 vjet më parë... Fillimi i fundit të regjimit

A ka korrupsion në Ministrinë e Arsimit... Kur fitues shpallet ai që 4 vjet më parë... Fillimi i fundit të regjimit A ka korrupsion në Ministrinë e Arsimit... Kur fitues shpallet ai që

Kërkojmë të kthehemi në pronat tona

Kryetarit të Këshillit të Ministrave, z. Meksi Ministrit të Bujqësisë, Hasan Halili Kryetarit të bashkisë së Durrësit Ne, 71 kryefamiljarët e fshatit Shkallnuer të rrethit Durrës, u bëmë të ditur se vreshtat dhe ullinjtë e ish-fermës Spitalle, që i përkisnin më parë fshatit tonë, po prishen me themel e po kthehen në djerra. Ne kërkojmë të na kthehen pronat që trashëgojmë nga etërit tanë. Po nëse kjo Qeveri të cilën i dhamë votat, nuk na njeh këtë të drejtë nga e cila s’do të heqim dorë kurrë, të paktën toka spitalle na jepet brenda pronave tona. Po në vend që të behet kjo, neve na jepet tokë gjëje, ku nuk i duhet kujt dhe kurrë mendohet të sillën të tjera nga jashtë. Këtë marrëzi nuk e kuptojmë dhe do ta kundërshtojmë me çdo mjet që lejon demokracia. Lutemi të vini këtu e të shikoni vetë se ç’po bëhet. Mbetëm një gjysmë ore që të ishin ahkëtarin, e edhe hallin që na ka gjetur. Vijojnë firmat e 71 kryefamiljarëve

27 qershor datë kombëtare

Tani e tutje 27 Qershori do të shënohet në kalendar si “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”. Ishte Parlamenti ai që ka miratuarshme që kjo datë të shpallet ditë kombëtare. Propozimin e bëre nga një grup parlamentarësh të partive të ndryshme politike - e miratuan njëzëri dhe unanimsisht të gjithë deputetët. Në të njëjtën seancë u miratua gjithashtu dhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin “Për pyjet dhe policinë e shërbimit pyjor”.

Nga kronikat

E çmendura N e edhe thika të buta kryeqytetit të enjten në mesditë sapo doli nga tryeza e rrumbullakët me temë “Lustrimi dhe hapja e dosjeve”, bëri dy-tre xhiro përgjatë ish-bulevardit Stalin. “Nuk duhen hapur dosjet, mërmeriste ajo me vete. Ato ende nuk janë redaktuar artistikisht. Si mund të hapen ashtu bruto? Ku janë redaktorët artistikë të dosjeve? Ku është...?” Pos kësaj, tetë fjalë të çmendura u larguan për t’u dukur të nesërmen në orët e para të mëngjesit në pazarin e madh të Fusha e Zezë. Zbriti nga supi në çantë të madhe, e hapi dhe duke lëvizur drejtuesit e blerësve e shitësve të shumtë tha: “Blini thika! Thika të vjetra e thika të reja! Thika të vjetra 100 lekë copa. Edhe thikat e reja me çmime të pabesueshme. Thikat e vjetra ishin shumë të mira. Të forta, ta kanë qenë sidomos thikat për përdorim të brendshëm, por ka pasur edhe thika të buta. Sipas gazetës më të madhe të pavarur në Shqipëri, kriminaliteti po shtohet dita-ditës. Është shtuar sidomos krimi i vetëvrasjes. Ç’bën kjo qeveri? Vritet Enver Hoxha do t’i kishte denuar të gjithë kriminelët. Do t’i kishte vrarë vetëvrasësit! Çili është ai publicist i madh me një këmbë në Mal të Zi dhe me tjetrën në Greqi? Të shtunën, në ora 10.00, e çmendura N e kryeqytetit hapi gabimisht në Arkivin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe filloi t’i ngatërrojë ato duke u ndërruar vendet nëpër skeda. Pas dy orë hulumtimesh, ajo i për-poq përsëri t’i kthente në pozicionet e mëparshme. Më pas kjo punë e lodhi dhe duke mërmëritur njëri prej tyre, doli jashtë duke thërritur: “Do t’i digj! Do t’i digj!” Ku është Gramoz Ruçi? Pse nuk ka bërë kërkesë për informator? Pse nuk e ka dëgjuar dosjen. KRONIKANI