10/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 korrik 1994

A janë shkollat tona nën administrimin e FMN-së?

Në intervistën televizive të 8 korrikut, ministri i Arsimit tha se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar pushimin e 10.500 mësuesve në kuadrin e reformës. Me një tronditje të dukshme ministri tha se kjo s’mund të realizohej në një vit dhe se në shtator do të bëhen shkurtimet të pjesshme. Ky njoftim të bën të mendosh se edhe dyfishimi i çmimeve të ilaçeve, edhe shumë punë të tjera të ekonomisë e të jetës së çdo dite, e paskan burimin te Fondi Monetar, një institucion për të cilin flitet shumë, por që fizikisht shihet pak. Pra, puna paska arritur deri aty sa ministrat dhe inspektorët e këtij institucioni të caktojnë edhe numrin e mësuesve që duhet të ketë Shqipëria. Problemi është i ndërlikuar e i thellë dhe kërkon shqyrtim tepër të vëmendshëm. Hë për hë, mund të themi vetëm kaq: Fondi Monetar na ka dhënë një mbështetje të fuqishme, pa të cilën ne s’mund të lironim lakun e fytyt, por ky institucion le të qëndrojë brenda rolit të vet; sa shkolla e sa mësues do të mbajmë është puna jonë. Ministri i Arsimit le ta forcojë zemrën dhe të zbatojë atë program që mendon ai se është i mirë për fëmijët tanë dhe për mësuesit tanë. Ne mendojmë se këtë konflikt ndërmjet ministrit të Arsimit dhe Fondit Monetar, duhet ta shqyrtojë me ngut e ta zgjidhë në favor të Ministrisë Qeveria jonë, duke pasur parasysh edhe faktin se mësuesit tanë janë ndër kategoritë që paguhen më pak e kanë punuar më shumë. Në turbullirat që shkuan dhe në vitet e demokracisë, ishin mësuesit që nuk u ndanë nga detyra e tyre e shenjtë, që udhëhoqën në këmbë dhe dhanë mësim në shkolla pa dyer e dritare, edhe kur jashtë binte dëborë. Ne historinë e formimit të kombit dhe mbrojtjes së shenjtë, themel etj kanë vënë arsimin. Edhe sot po atë rol kanë dhe, sido t’i ndodë kjo shtet e shoqëria e jonë, prapë ndaj tyre mbetet një detyrim i madh. Reforma arsimore është në nga çështjet themelore të kombit dhe përparimit. Jam dakord me Presidentin kur thotë se elementi i tretë i ngritjes së ekonomisë është investimi për njeriun. Atëherë, këtë çështje tepër të rëndësishme dhe shumë delikate për të ardhmen e të tashmen, s’mund ta lemë nën arbitrarimin e disa specialistëve të fushtën e financave, cilëtdo qofshin ata. Populli ynë gjithnjë ka hequr kafshatën e gojës për të mesuar fëmijët. Nëse sot duhet të bëhen prap kurësime për të mos u munguar gjë shkollave, përsëri mund të heqim një pjesë të kafshatës.

R. Alia kontrollon ende komunistët shqiptarë

Dhëndrri i shkruan Ramiz Alisë në burg Nuk është më mister pas leximit të kësaj letre, agresiviteti dhe ngashmëria e gazetave “Zëri i Popullit”, “Koha Jonë” dhe “Kombi”. Ramiz Alia dhe nga burgu arrin t’i drejtojë ato me rekullisht, falë trashëgimisë politike që ai ka lënë jashtë qelisë. Dhëndrri dhe vajza e tij, në këtë letër sekrete që janë përpjekur t’ia dërgojnë nëpërmjet avokatit, shpjegojnë qartë angazhimin legal të këtyre gazetave përkrah Ramiz Alisë. Kjo letër vërteton ndërkohë se sa bajate është fasada e diktaturës e disa gazetareve apo kryetarësh partish të sajara, të cilët shesin gjithë ditën pavarësinë e tyre dhe në mbrëmje shkojnë e rrëfehen në shtëpinë e R. Alisë për të pasur të qetë gjumin e natës. Kjo letër është e para tre muajve dhe ne e kemi siguruar qysh atëherë. Vonë ne botim u bë për të verifikuar skenarin që ajo shpiegon. Tashmë skenari është verifikuar plotësisht. Idajet Beqiri e ka mbajtur fjalën dhe ia ka botuar artikullin pro Ramiz alisë, kriminelit Koço Danaj, së bashku me brojtjen e R. Alisë. “Koha Jonë” e ka botuar artikullin e shkruarve mangjlyngjes të Aleksandër Frangajt, që i tejkalon dhe direktivat e dhëna nga dhëndrri i “shokut Ramiz”. Ndërsa Hamdiu, si Hamdiu, gjithmonë në detyrën e tij fisnike përkrah “udhëheqësit të madh”, ka tre muaj që vazhton për të. Por më shqetësues është fakti që PS e sotme dhe “Zëri i Popullit” me dy satelitët e saj, është ende nën kontrollin e Ramiz Alisë. Ky është një dëshpërim i madh i forcave reformatorë brenda PS, PS, KQ dhe “Kombit”, ashtu sikurse është një komedi politike, shumë e madhe për reformimin e komunistëve shqiptarë. I dashur baba i Zanës, Ne jemi të gjithë shumë mirë. Për sa i takon pengesave që kanë nxjerrë për tu takuar, nuk deklarojmë. Me gjithë izolimin e egër që kanë krijuar, ashtu siç thoni edhe ju në letër, “me mend e me zemër jemi pranë njëri-tjetrit” (megjithëse Zana nuk është dakord me renditjen, ajo do të thoshte se jemi pranë fillimisht me zemër, e pastaj edhe me mend). Të premten, (22 prill) televizioni e dha më në fund lajmin e Prokurorisë se cikli i hetimeve mbaroi dhe dosja është dorëzuar në Gjykatë. Që ditën e enjte, prof. Kleanthi, në kishte thënë se, tash e tutje, ai do i lërë punët e tjera dhe do merret intensivisht me rastin tonë, duke ardhur tek ju shumë shpesh. Në këtë mënyrë, edhe në rastin e keq, që s’do të na lenë të takohemi, në këtë muaj do të shkëmbëjmë letra rregullisht. Sot, në orën 19.00, do i çoj prof. Kleanthit dy skicat e shtypura, meqenëse ai tha se mund të vijë tek ju edhe ditën e dielë. (Ne mos, do të vijë ditën e hënë). Skicat i kam shtypur me atë dendesëri rjeshtash që donit juve. Duke e patur tani përpara akuzën është e qartë se skicat do të ndryshohen. Aq sa arrita të kap mbrëmë në TV, m’u duk se në akuzë theksohej se “kemi të bëjmë me shkelje që janë në kundërshtim me ligjet e kohës”. Sado ndryshime që të jetë nevoja të bëni, unë i hedh në të pastër për një natë dhe, jua sjell juve të nesërmen me anë të profesorit. (Prof. Kleanthi na tha se, në këtë fazë materiali et al e nevojshme për mbrojtje, ju do i përdorni legalisht; pra s’do të ketë problem për margjin dhe dhënien e tyre, gjithë një nëpërmjet profesorit). Këtë herë kam përdorur letra të dobët (Kavaja); më thoni nëse mendoni të vazhdoj me këtë lloj letre, apo me lojë të mirë. Gjithashtu, nëse ju vjen mbarë, mund të përdorim letër

E shtunë, 23 prill 1994 I dashur baba i Zanës,

STAROVA: Ndërhyrje në punët e brendshme

Ambasada greke proteston për 27 qershorin Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Z. Arjan Starova, për sekretarin e parë të ambasadës greke në Tiranë, z. Tullupas. Ky i fundit i komunikoi zyrtarisht një mesazh të qeverisë greke lidhur me vendimin e Parlamentit Shqiptar për të futur në kalendar datën 27 qershor, si ditën e genocidit ndaj popullsisë çame nga shovinistët grekë. Në mesazh thuhet se qeveria greke nuk e mirëpriste këtë vendim të Parlamentit shqiptar, se ai nuk mbante parasysh, madje i shtrembëronte, faktet historike, se nuk i shërbente dëshirës për marrëdhënie të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë, dhe se binte ndesh me ndihmën e popullit grek ndaj popullit shqiptar. Z. Starova në komentun e tij theksoi z. Tullupas se Parlamenti Shqiptar, si çdo parlament tjetër, është sovran në veprimtarinë e tij dhe se vendimin për të përkujtuar “Ditën e Genocidit mbi popullsinë çame nga shovinistët grekë” ai vlerëson dhe përkujton historinë e kombit shqiptar. Ma z. Starova i tha diplomatit grek se, mesazhi i qeverisë greke përbën një ndërhyrje në punët e brendshme të Republikës së Shqipërisë. Përsa i përket së vërtetës historike që qëndron pas vendimit të Parlamentit shqiptar, z. Starova i tha z. Tullupas se pala shqiptare ka të dhëna të bollshme që e argumentojnë atë. Ai u vu në dukje se pala greke nuk është aspak bindëse kur thotë se çamët ishin të gjithë bashkëpunëtorë të gjermanëve [?], dhe vazhdon mbi pjesë të tekstit të prerë poshtë faqes. kolaboracionistë me fashizmin gjatë periudhës 1940-1944, dhe se ata u larguan prej Greqisë me dëshirën e tyre. Dokumentet historike provojnë se, duke filluar nga qershori 1944 e duke vazhduar edhe pas këtij viti, forcat rebele të Napoleon Zervës dëbuan me dhunë e terror në mënyrë masive shqiptarët e Çamërisë. Për më tepër, vazhdoi z. Starova, është e papranueshme të cilësosh disa dhjetëra mijëra njerëz, ku përfshihen edhe gra, pleq e fëmijë, si kolaboracionistë, kur vetë dokumentet greke e kundërshtojnë këtë.

Njoftim i Ministrisë së Rendit Publik

Me 7 korrik, rreth orës 21.00, patrulla e kufirit të postes kufitare Peshkëpi, në rrethin e Gjirokastrës, gjatë kryerjes së shërbimit, rreth 800 metra në thellësi të tokës shqiptare gëllet në befasi nga dy persona të armatosur në distancë rreth 70 metra. Patrulla e kufirit iu përgjigj me zjarr. Pas kësaj personat u larguan në drejtim të tokës greke. Nga gjurja e vendit të ngjarjes prej grupit të ekspertëve tanë, gjenden njolla gjaku të cilat të çojnë në drejtim të piramidës 24 brenda kufirit grek. Pritet të rezultohet takimi i palës shqiptaro-greke për sqarimin të mëtejshëm të ngjarjes.

Kërkohet futja e projektligjit republikan në Parlament

Përfaqësues të PR takohen me zyrtin Malasi Më 8.07.1994, një përfaqësi e PR, ku merrnin pjesë nënkryetari i PR, z. Fatmir Mediu, sekretari i përgjithshëm, z. Çerçiz Mingomataj dhe z. Arben Brace, zhvilluan një takim me nënkryetarin e Parlamentit Shqiptar, z. Tomorr Malasi. Në këtë takim u kërkua futja sa më parë në rendin e ditës dhe diskutimi i Projektligjit republikan mbi kthimin pronës në tokat bujqësore. Z. Malasi nga ana e tij theksoi se Projektligji është dhe për shqyrtim Komisionit të ligjeve dhe se do të diskutohet në kryesinë për të kaluar sa më parë ky Projektligj, me gjithë programin e ngjeshur të Parlamentit. Korresp. i “Republikës”

Ka ligje morale për njerëzit publikë

Zija Çela Cezari ekzistonte në Lindje dhe të gjithë u bënë në një mendje: të vritej! Dhe ai u vra. Nuk mund të thuhet se në të gjitha vendet e Lindjes, për ta kryer deri në fund denjësisht këtë akt, u gjet një Brut. (Në Shqipëri këtë rol e luajti vëcanërisht studentët.) Sigurisht një gjë është e sigurt: dhjetëra vajzëdho ende pa Cezarin... Cila është drama? Detyra që kanë forcat politike dhe shoqëritë e këtij vendi dhe për t’u ngritur në lartësinë e idealeve demokratike dhe të sistemeve pluraliste që u vendosën më pas. Detyrë e detyrimi i parë është pastrimi shpirtëror, një katarsisë hegzgjyren e së kaluarës. Ja përse kam qenë e jam për hapjen e dosjeve, i bindur se, me gjithë zhurmën që bëhet, mesazhi dhe efektet do të jenë pozitive. Sipas mendimit tim, është koha që të miratohet ligji. Ligji duhet të ketë forcë detyruese për hapjen e dosjeve të të gjithë atyre që kanë qenë kyç në të tre pushtetet: legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin. Për simbolin që përfaqëson, në shenjë mirëbesimi, do të përjashtoja vetëm Presidentin. (Natyrisht, në të ardhmen, çdo kandidat për president duhet të deklarohet paraprakisht në partinë e tij). Por ka dhe një ligj tjetër, ai që duhet ligji moral. Mendoj se këtë ligj duhet t’i nënshtrohen figurat publike, në kuptimin e gjerë të fjalës. Ndër këta, edhe shkrimtarë, artistë, gazetarë. Hapja e dosjeve, jo pa shkak, step shumëkënd. Është si uji i një vaske që, po të jetë shumë i nxehtë, përvëlon, ndërsa po të jetë shumë i ftohtë, shkakton të ngjethura. Megjithatë, kjo “banjë” është e nevojshme të bëhet, sepse të gjithë do të ndihen më të lehtësuar. Ajo mund të fillojë, për shembull, nga një grup shkrimtarësh që bëhen iniciatorë me vullnetin e tyre. Në këtë grup do të ishte mirë të përfshiheshin edhe shkrimtarët e artistët që janë deputetë, duke realizuar, në këtë rast, dhe një test të Parlamenti (vijon në faqen 3)

Engjëjt nuk janë aq të bardhë

Shkrimtarët komunistë, ish-komunistë apo “socialistë”, sikurse disa u vetëquajtën, për të përligjur bashkëpunimin e tyre prej lakejsh e parvenysh me diktaturën e E. Hoxhës, po vazhdojnë të kujtojnë me këmbëngulje bashkëpunimin me diktaturën ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore të shkrimtarëve të shquar, si H. Hamzun, Marineti, D’Anuncio, Paund etj. Aurel Plasari Shkrimtarët komunistë, ish-komunistë apo “social-istë”, sikurse disa u vetëquajtën, për të përligjur bashkëpunimin e tyre prej lakejsh e parvenysh me diktaturën e E. Hoxhës, po vazhdojnë të kujtojnë me këmbëngulje bashkëpunimin me diktaturën ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore të shkrimtarëve të shquar, si H. Hamzun, Marineti, D’Anuncio, Paund etj, deri te rasti i Kolokit tonë. Madje një çunak uorizionist, siç na treguar Botës se deri ku mund të vejë marrëzia e shqiptarët për të marrë në mbrojtje ndonjë specialist dorëshkrimesh të hutuesisë a ndonjë recen-sues të policisë politike, ia ka arritur ta përgojojë si “spiun” edhe vetë Dostojevskin! Ndërsa “ata janë”, “daj të zinj”, këta tanët e mbështjellin veten me brohoren e papërlyeshmërisë engjëllore, sepse qenkëshin pasardhës të një Majakovski, Nerude, El-yari, Alberti, etj., emrat e të cilëve papritmas seç bëhen fort të dashur për shtypin e tyre! Botës nuk do t’i mbetej veçse të bënte shenjë e të dëfrehej prej kësaj paftyrësie mbasi, me thënë të drejtën, ajo i ka kthjelluar e vazhdon t’i kthjellojë gjithsesi dukuri të tilla. Ajo e ka të qartë se jo vetëm diktatë nuk kanë qenë që të zinj sa ç’i bënin, por edhe engjëjt nuk vinin aq të bardhë sa ç’mbahen. Tashmë është (vijon në faqen 3)

Rritja e shpejtë ekonomike do të vazhdojë

Konferencë shtypi e Presidentit të Republikës Janë tri shtyllat që garantojnë se shkalla e lartë e rritjes ekonomike do të vazhdojë edhe në të ardhmen: vazhdimi i privatizimit të shpejtë, krijimi i një regjimi për eksport, për të cilin ka kushte reale, dhe investimi në njerëz. Janë tri shtyllat që garantojnë se shkalla e lartë e rritjes ekonomike do të vazhdojë edhe në të ardhmen: vazhdimi i privatizimit të shpejtë, krijimi i një regjimi për eksport, për të cilin ka kushte reale, dhe investimi në njerëz - ishte kjo në thelb përgjigja e pyetjes së parë se, ku qëndron baza reale e rritjes ekonomike si objektiv kryesor, e Presidentit Berisha gjatë Konferencës së shtypit të mbajtur të premten. Në vazhdim Presidenti shpalli qëndrimin e vet për pothuajse të gjitha çështjet aktuale të politikës shqiptare duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Lidhur me pyetjet për problemet me fqinjët, ai vlerësoi një vullnet të mirë, pas një periudhe ftohjeje, për përmirësim të marrëdhënieve me Greqinë. Për dialogun e ofruar nga pala shqiptare me Serbinë, Presidenti deklaroi se do të mirëpriste një përgjigje pozitive. Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni janë kusht themelor për stabilitetin e kësaj republike, theksoi Presidenti Berisha, duke shprehur se Shqipëria është për një Maqedoni të qëndrueshme. Duke iu referuar Kushtetutës së re, kryeministri në një përgjigje për PR, ai parashikoi një prezantim shumë më të shpejtë se parashikimet. Presidenti Berisha tha se një fazë të parë në këtë dokument Kushtetuta do të miratohej shpejt edhe nga Kuvendi, duke e lënë shprehur idenë që Kushtetuta i prezantohet në Asamblenë Kushtetuese. Në lidhje me shtypin, Presidenti shprehu përkrahjen e tij të plotë duke dhënë edhe një dëshmi të krijimit të një klime si shprehje, që çdo të ndikonë pozitivisht në gjallërimin e shtypit në përgjithësi e, për vetën për gazetat. Për këtë lëvdatë e shkrimtarëve dhe e Gazetarëve duhet të bëjnë tratativa direkte me Qeverinë. Presidenti Berisha u prononcua edhe për çështjen e dosjeve, sulmet e opozitës, rolin e Greqisë në zhvillimin ekonomik, ruajtjen e zhvillimit ekonomik, Jaline, krizën ballkanike etj. Foto: A. Omeri (ATSH)

5 të vdekur si pasojë e shkabëtarimit të një shtëpie

Kulës shimat e dendura demtojnë Rrëshjet e rrëmbyera të këtyre ditëve në zonën e Bushtricës të rrethit të Kukësit, kanë bërë që përroi i Bushtricës të dalë nga shtrati. Ujërat e tij me gurë e trungje shkatërruan shtëpinë e qytetarit Fejzulla Gahri, si pasojë e të cilit vdiqën tre persona, dy prej të cilëve fëmijë, ndërsa tre fëmijë të tjerë u plagosën. Të plagosurit u çuan menjëherë në spitalin e qytetit ku me gjithë ndihmën e dhënë nga personeli mjekësor, dy prej tyre vdiqën.

Komunistët rivrasin fëmijët në emër të së ardhmes

Bardhyl Matrabhiu Të gjitha krimet komunistët i kanë bërë në emër të fëmijëve, në emër “të së ardhmes”. E detyronin të shpiononte shokun dhe të afërmin. “S’kam ç’të bëj”, ngushëlloheshin, “kam femijë”. Dhe nuk mendonte i mjeri se, duke lënë jetimë fëmijët e tjetrit, akterronte jetën e fëmijëve të tij. Rezultati dihej. Fëmijët nuk flisnin në sy të prindërve, prindërit nuk guxonin të flinin në sy të fëmijëve, sepse këta që në çerdhe merrnin leksionet e para të spiunazhit. Radha e qumështit, gjalloi me gramaturë, janë krimet më të vogla që komunistët bënë kundër fëmijëve. Dhe nuk kishte asnjë kuptim në botë që ta bënte aq bukur rolin kur përfaqëton të vijnë në Enver Hoxhën. Madje fëmijët “lejoheshin” të bënin në kongreset e partisë edhe ndonjë “kritikë” kundër regjimit, si për shembull, që nuk ka kepuce për kalamanj, që gjë që ishte absolutisht e

Nga kronikat

Ditën e enjte dhe të premte e çmendura N nuk u pa në asnjë nga sheshet dhe rrugët kryesore të Tiranës. Duke përfituar nga ky shkak, shoqata të ndryshme të ndaluara profesioniste hamendësuan deri atje sa e quan të shkretnen gruad deri në konferenca të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, apo takime të tjera të niveleve tepër të larta. Të interesuar të tjerë deklaruan se ajo u zhduk përfundimisht nga kryeqyteti duke i quar te masë intelektualët e SHQIPTAR që ajo ka përgjuar. U fol gjithashtu që këta intelektualë, pas terrorit që pësuan, do të shpërblehen me grada dhe tituj shkencorë të kohëve moderne. Ndërsa e këtyre gradave do të bëjë një ekspert-instrumentet, që i mungojnë instrumentet. Të shtunën në mbrëmje e çmendura N i hodhi poshtë të gjitha hamendjet që kishin qarkulluar në dy ditët e mungesë së saj. Në orën 18.00 ajo hyri në Tiranë nga Rruga e Kombit, dhe, e shoqëruar nga një qindra njerëz, u ndal para ambasadës greke dhe mbajti këto fjalim. - Në emër të gazetës indipendente “Koha Jonë” shkova në Vorio-Epir për të bërë aktin e ekspertimit të incidentit në kufirin Vorio-Epir – Greqi. Në emër të qeverisë Vorio-Epirote i kërkoi falje qeverisë greke për këtë incident. Është e rëndësishme t’ju deklaroj se ai u shkaktua nga minoritarë shqiptarë në Vorio-Epir. Ç’ju duhej minoritarëve shqiptarët të ndalonin ushtrinë grekë! Ata hynë në Vorio-Epir, në tokën e tyre. C’punë kanë minoritarët shqiptarë që të hyjnë në Vorio-Epirin? C’punë kanë ata me Greqinë? Qeveria greke nuk ka gisht në këtë incident. Po të ishte gjashtë nuk do të ishte plagosur në këmbë dhe nëpër gjishta ushtria greke. Për gjendjen shëndetësore të ushtarit grek së shpejti do t’ju informojë gazeta indipendente “Koha Jonë”. Ajo do t’ju informojë edhe për shëndetin e popullit grek në përgjithësi. Për shkak të këtij incidenti, po gjak për palën shqiptare, kryekomandanti i forcave të armatosura të Vorio-Epirit çmeros hirsna e hi, Anastasios Jannulatos. KRONIKANI

Në brendësi:

DRITA KOSTURI tregon... Faqe 3 USA '94 Faqe 4 Projektligji Republikan për tokën dhe mendimi i bregdetasve Faqe2 Paqja - jo e pamundur, po e vështirë Faqe 4

Tri gazeta “ZP”, “Koha Jonë” dhe “Kombi”, punojnë sipas një skenari të kontrolluar nga R. Alia prej qelisë së burgut.

Njoftim i Ministrisë së Rendit Publik Përfaqësues të PR takohen me z. Malasi Kërkohet futja e projektligjit republikan në Parlament Ka ligje morale për njerëzit publikë Engjëjt nuk janë aq të bardhë MA 7 korrik, rreth orës 21.00