24/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 korrik 1994

Logjika dhe detyrimi moral kërkojnë bisedime

Sipas deklaratës së Këshillit Kombëtar të Shoqatës “Të Dënuarve Politikë”, botuar në gazetën “Liria” të datës 20 korrik 1994, kjo shoqatë me 5 gusht do të hyjë në një grevë urie kombëtare, nëse pushteti nuk plotëson kërkesat e tyre në 10 pika. Pavarësisht nga sqarimet që duhet të jepen për ndonjë çështje, si p.sh. pika 5 dhe 9, në përgjithësi kërkesat janë të drejta. Për një konkluzion më të saktë, duhet të njihet edhe mundësia reale që ka pushteti i cili ende s’ka dhënë një përgjigje. Ajo që ka rëndësi është të bëhet ky ballafaqim pa kaluar në grevë urie, e cila është mjeti ekstrem në kuadrin e lirive të demokracisë. Fjalët që mund të thuhe shin për ish-të dënuarit politikë janë thënë. Megjithatë duhet të pohojmë edhe një herë se ata janë luftëtarët e parë të lirisë. Për 50 vjet ata mbajtën mbi supe luftën kundër komunizmit dhe vuajtën të rre ag si materiale s’mund t’i kompensojë. Me durim e fisnikëri që ngjall respektin më të thellë, ata kërkuan integrimin në jetë. Do të ishte e padrejtë të thuhej se pushteti demokratik ka qenë i pandjeshëm ndaj kërkesave të tyre, po në të njëjtën kohë s’mund të pohohet se është bërë gjithë ajo që duhet e mund të bëhej në këtë drejtim. Janë të shumtë ata që nga demokracia deri më sot kanë përfituar vetëm aktin e pafajësisë dhe vijojnë ende të jenë pa strehë dhe pa një jetë për të përballuar jetën. Nëse pranohet ky fakt, atëherë logjika dhe detyrimi i lartë moral të çojnë medoemos në tryezën e bisedimeve, ku mund të ndreqen shumë gjëra e të sqarohen keqkuptimet. Në televizionin e datës 22 korrik u njoftua dëshmimi i një takimi ndërmjet Shoqatës dhe anëtarëve të saj me funksionarët e Qeverisë e Parlament. Duket se ka tension e zemërim. Po edhe sikur të ishte mbajtur ky takim, s’mund të thuhet se aty do të gjendej një zgjidhje e problemit. Kjo mund të arrihet vetëm në një ballafaqim të kërkesave të Shoqatës me Pushtetin. Shqyrtimi i kësaj çështjeje kërkon seriozitet e përgjegjësi të plotë. Nuk mund të përfytyrohet nën demokracinë një grevë urie e atyre që ishin në “grevë urie” kundër komunizmit për një pjesë të gjatë të jetës, duke vënë në këtë luftë (vijon në faqen 4)

Një orë nga dëshpërimi i Mitrush Kutelit

Arkiu: Letër e Mitrush Kutelit dërguar Mustafa Greblleshit “Një grek i moçëm me emrin Phrantjes, historian, pask a thënë: ‘Shqiptarët janë populli më i lig dhe më i kotë (Seplus inutile) në botë.’ Kështu thotë bizantini Phrantjes. Domosdo, prandaj është armik, është uk...” Një grek i moçëm me emrin Phrantjes, historian, pask a thënë: “Shqiptarët janë populli më i lig dhe më i kotë (Seplus inutile) në botë.” Kështu thotë bizantini Phrantjes. Domosdo, prandaj është armik, është uk... Por unë unjhet dhe njeriu di se si të mbrohet kundër tij, me së-patë, me kopace. Po si të mbrohet kundër ukut të verbër me lukurë deleje? Si të mbrohet kundër atij... (Shutes). Shutja - shejtani, karasyfeti me karavidhe që ka nxjerrë qyteti kërthizë. Kamejlon me arrog ant, me vjedhës, me vjedhac ak, me vjedhacuk, hajdut me damkë i botës shpirtnore (medet, edhe i botës lëndore), fi-lacuku më i ndyrë midis gjithë fjalacukëve dështakë. Fjala është për Prof. Dhimitër S. Shuterqin. Për Profes or in shumë të nderuar Shuterqi, çka do të thotë stud iuesin e nderuar, shkimtarin e lavdëruar, tregimtarin e lauruar. Fjala është për atë njeriun kryetar të sh-krimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, për njeriun e shquar, zotni i përjetshëm i presidiumeve... Por edhe për atë që ka dëshpëruar Mitrushin tonë, që e ka varrosur Mitrushin tonë, dhe jo vetëm këtë. Fjala është për Shuterqit që kanë dëshpëruar Shqipërinë... Redaksia vendosi të publikojë këtë letër të Kutelit, jo për t’u kërkuar shpagin Shuterqive. Jo shpagin!... Por veli i lavdisë letë të rrëzohet prej idhujve të rremë dhe sidomos të mos harrojmë si i përgatisim diktatura Shuterqit, si u ngjizën ata që na varfëruan, dëshpëruan Shqipërinë. Dhe çështja është të mos këto më të varfërim, të mos ngjizen më kësish intelektualë e profesorë... Pogradec, 28 gusht 1961 I dashur Mustafa dhe e dashura motra Merushe, Kjo e uruar letër u bë letër me krye, po pa fund. Udhës takova shumë të njohur të mijtë dhe të Babait. Ndër të shkuam në varret e shembuar, duke pritur të dalë hëna, po kjo vonoi. Dorrintina mërzitej, e kish lidhur shumë banja e ditës, udha. E mbajta pak në krahë, pastaj e mori Efterpi. Zbritëm. Hëna doli kur rrinin buzë lagënit e madhe, e kuqe. Pastaj u zbardh, mori vrullë e lundroi nëpër hapesirë. Fëmijët më vunë njënjë e njiqind pyetje: “Si është hëna? Çka prapa atij mali? Po në Tiranë ka hënë tani? Është e madhe a e vogël? (Afërdita). Sa një shtëpi apo më vogël?” Unë u buzaja mendime të tjera: “Ç’është vallë kjo harmoni kaq e përsosur? Që ku vijmë e ku shkojmë? Sa rrëke njerëzish kanë shkelur...” (vijon në faqen 3) Letra e Mitrush Kutelit.

Deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë

Në bazë të një ftese që i është bërë, Kryetari i Çështjeve Fetare ka filluar një turne vizitash me karakter fetar në Bullgari, Rumani, Maqedoni, Shqipëri e Greqi nga data 15-25 korrik 1994. Në kuadrin e këtij turneu, siç është zakon, janë njoftuar edhe vendet përkatëse. Organet greke, duke paraqitur si pretekst prishjen e rendit, kanë penguar shkuarjen e Kryetarit të Çështjeve Fetare në Thrakinë e Perëndimore. Nuk ka pasur rezultat edhe përpjekja e ndërmarrë pranë organeve greke për ta rishqyrtuar këtë vendim. Këto vite e fundit gjatë muajit të Ramazanit, Greqia ka penguar predikuesit tanë që kanë qenë të ftuar në Thrakinë Perëndimore. Por këtë herë Greqia duke mos i dhënë mundësi vizitës së Kryetarit të Çështjeve Fetare, tregoi se është këmbëngulëse në vazhdimin e këtij qëndrimi të gabuar. Veprime të tilla të organeve janë një shembull konkret që tregon se Greqia vazhdon të sjellë të drejtat e një minoriteti, të drejtat dhe statusi i të cilit është i garantuar me marrëveshje. Të bën të mendosh fakti se Greqia, një vend anëtar i Bashk- në kuadrin e një vizite që ka vetëm karakter fetar. Ne po i vlerësojmë me vëmendje këto veprime të përsëritura të Greqisë, që janë në kundërshtim me synimin për të vendosur marrëdhënie të fqinjësisë së mirë në rajon. Nga këto veprime do të nxirren përfundimet e duhura.

Dy ditë pas largimit të

Opinion

Nga "zelli" për të investuar luajnë me ligjin

Keqkuptime me investitorë të huaj I nënshkruari Renzo Lauriti, me cilësinë e administratorit të INTERBGS s.r.l., ortak me mazhorancë në shoqërinë Galanteria sh.p.k. Tiranë, me anën e një shkrese të datës 10.05.1994, i kërkon të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Sali Kelmendi, ... 1. Shkrirjen (mbylljen) e shoqërisë Galanteria sh.p.k. 2. Krijimin e një shoqërie të re. Vetëm kaq kërkonte i mirëseardhuri nga Italia. Për të motivuar këtë përfundim të dëshiruar nga ana e tij, por që nga 80 punonjësit shqiptarë të kësaj Galanterie, Renzo qante se gjithçka në këtë shoqëri sh.p.k. po shkonte së prapthi, se rendimentet, cilësia dhe fitimet po shkonin për dreq dhe se për të gjitha këto ai kishte fajin... punonjësit shqiptarë. Kërkesa arrin mirë e bukur në zyrën e kryetarit të Bashkisë që e ndjek për detyrë të dërgojë ekip në adresë të kërkesës. Ekipi i Bashkisë u prit ftohtë në zyrat italiane, madje dhunshëm, dhe kjo solli fatkeqësinë që Bashkia të ndeshej me një problem... Konkluzioni i ekipit bashkiak i thënë shkurt është se ishin shkelur procedurat ligjore të formimit të kësaj shoqërie, se ishin përcaktuar gabim organet administrative të shoqërisë dhe raporti i kompetencave të palëve, se linte për të dyshuar vlera e kapitalit italian i cili realizohet, pa të drejtë bënte ligjin aty, se të gjitha fitimet shkonin në favor të tij, gjithnjë padrejtësisht... Një shkresë e qartë firmosur nga drejtori i Sigurimeve Shoqërore z. Fadil Kepi, provonte se Galanteria sh.p.k. nuk kishte derdhur kontributin për sigurimet shoqërore për 1993 dhe 1994-ën. Asnjë përpjekje për të nënshkruar kontratën kolektive, asnjë investim për kushtet e punës së punëtorëve, paga e punës punëtorëve bëhej vetëm një herë në muaj, kur ishte pranuar se do të bëhej çdo javë, apo no 10 ditë etj etj. Të gjitha këto i detyronte punonjësit të ndërpresin punën. “Pa anjë garanci dhe sigurim shoqëror, pa asnjë kontratë, me kushte të tilla diskriminuese, ne nuk mund të vazhdonim më me të.”, më s’mund të pranojmë të merrmi me punë te zeze, në mes të Tiranës, duke qenë shoqëri shqiptare, - shprehet për këto kryetarja e sindikatës. Duke qenë një vend i hapur për të gjithë qytetarët e botës, dio që më të Italisë fqinjë dhe mikë, Shqipëria i krijon mundësinë Renzos që t’i hedhë në një guponjësit shqiptarë. Në jetë ka edhe keqkuptime, por nuk është mirë kur keqkuptimet të çojnë në gjyq. Kjo dihet. U caktua edhe dita e gjyqit, avokatët e të dy palëve, kryetarja e trupit gjykues, znj. Zana Hasko, banore e një shoqërie pluraliste siç diqoftë e një ligj dhe institucionet e pavarura gjyqësore. Ora 9.00 u zvarrit deri në 13.30, pastaj seanca e parë u shty për të nesërmen. Të 80 punonjësit u paraqitën në orën e caktuar, 10.30, për përsëri zvarritje deri në 13.30. Lojë psikologjike, mbase, por më në fund do të fillonte! Avokati i punonjësve, z. Hektor Frashëri, ben një mbrojtje dinjitoze dhe të bazuar në ligjet, një mbrojtje që krijon siguri në sukses të 80 punonjësit, por edhe një përgëzimi qytetare. Avokati i palës italiane, z. Arben Murra, pretendon se do ta mbrojë deri në fund, në pikëpamje profesionale, klientin e tij, por nuk mund të mohoj që drejtorja e sindikatës. Duke qenë Renzos që t’i hedhe Hektor Frashëri, bën profesionale, klientin e tij, por nuk mund të mohojë se këtë ia detyron vetëm pozita e avokatit. “Po të isha jurist, në sallë, shton ai, do t’u jepja të drejtë punonjësve.” Ndërmjetësi i Ministrisë, midis palëve, pohon gjithashtu se pala italiane nuk ka garantuar siguri dhe kushte për punonjësit, por znj. Hasko, sipas 80 punëtorëve, “nuk ka vesh për kërkesat tona”?! Një informacion dezinformues lëshohet pa kompetenca dhe i paprotokolluar nga Zyra e Punës e Rajonit nr.1; i firmosur nga z. Violeta Kume dhe kudër i çuditshëm i jepet në dorë kryetares së gjyqit znj. Hasko. Vetëm 15 minuta para se të fillojë seanca e vonuar pa shkak...! 80 punonjësit gjellin argumente të shumta të shumta, avokati i tyre bën të ditur se ka dokumente të reja dhe kërkon shqyrtimin e tyre. E vërteta më në fund përgatitet të shfaqet. Shpresohet se pas seancës së ditës së hënë, shqiptarët nuk do jenë më të detyruar të bëjnë punë të zezë në Tiranë. Mëqenëse Tirana është kryeqyteti i shqiptarëve. Faruk Myrtaj

Dy ditë pas largimit të William Perry-t

William Perry sapo është larguar nga Tirana, për të vazhduar tripin e tij nga Bosnja në Turqi, por vizita e tij në vendin tonë, duke kaluar në një rivistë respektive të gjitha ardhjet e shumta diplomatike, mund të shënohet më të drejtë, nga më të rëndësishmet. Prania e Nr.1 të Pentagonit është hapi i parë i madh konkret që demonstron institucionalizimin e marrëdhënieve mes dy ushtrive dhe vendeve dhe ndërkohë është një sukses i politikës së Tiranës. Në kaosin biblik postkomunist, midis viteve 1989-1992, Shqipëria u rrezikua disa herë të përsëritej historia, duke u bërë prej e një politike ortodokse, traumit etë cilës e përjetojmë edhe sot si sikurse përjetojmë praninë e saj. Për Shqipërinë e dalë nga kaotike do të kishte rëndësi vendimtare se cili do të ishte zgjedhur VIP, duke vizituar edhe një herë në këtë rast pozicionin gjeografik të Shqipërisë, i cili gjithashtu është i një rëndësie të posaçme, e megjithatë Shqipëria nuk mund të rimëkëmbet më me forcat e veta. Ajo padyshim duhet të jetë zonë e influencës së Dikujt dhe aleatëve të tij. Tashmë politika e jashtme e Shqipërisë është tepër e kristalizuar, pa ekuivoke dhe eklektizme dhe prania e z. Perry e vërteton kategorikisht këtë. Deri më tash nuk kishte hyrë në testin ushtria shqiptare, por politika shqiptare dhe momenti se ky testim për gadi dyvjeçar kaloi me sukses. Natyirsht do të ishte marrëzi të prishim pohime politike nëpër konferenca shtypi, e megjithatë “impresionimin” e shprehur të z. Perry, shumëkush nuk do ta komentonte si impresionim vetëm personal. Në historinë moderne të shekullit XX, Shqipërinë për herë të parë e viziton shefi i Pentagonit. Fjalija e sipërme i përket mënyrës deftore. Asaj i mungon patetika e të rrëfyerit, por ndërkaq vetë fakti posedon rëndësinë e tij për të mirën e Shqipërisë, se cilës fati i kisherëzuar deri në këtë fund-shekulli një fatalitet historik, ku duhet të mos harrojmë se përcjellës të këtij fataliteti kemi qenë në vetë shqiptarët.

Dy amfora ilire shiten në Belgjikë

Objektet antike të vjedhura vitet e fundit në qendrat dhe muzeumet antike të pambrojtura të vendit, tashmë janë bërë mjet i mirë fitimi për ata që merren me qarkullimin e tyre në tregjet e huaja. Në ekspozitën e hapur në një hotel të Anvers-it në Belgjikë, këto ditë e fundit, një nga eksponatet e saj për shitjen e epave të Kavajës shquante edhe dy amfora ilire, ku përbr i secilës qëndronte çmimi 12 mijë dollarë amerikanë. Në faqet e “Republikës” është publikuar fakti i zbulimit nga Interpoli Grek dhe Gjermani i disa objekteve antike të vjedhura kohë më parë në Shqipëri. Po kësaj radhe a do të kemi fat të publikojmë të njëjtën gjë nga Interpoli Belg? A.SH.K.

Në brendësi:

At Anton Harapi: “Të bëgj harrë nuk e kanë dashtë bashkimin tonë” Faqe 3 Mendësi ekstremiste dhe shtrembërtime historike për pronën Faqe 2 Një pasuri kombëtare e ringjallur Faqe 2 Bota po rritet dhe po zvogëlohet Faqe 3

Faqe 3

NJOFTIM

Më 25 korrik 1994, ora 10.00, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Republikane Shqiptare.

Një nëgënjeshtrim me sqarim

Për sa është botuar në gazetën tuaj datë 17.07.1994 mbi shkresën nr.91, datë 30.03.1993, unë i quajturi Kristaq Kola, me funksion të kryetarit të Këshillit Kishatar për Klerin Ortodoks Autoqefal Shqiptare të dioqezës Gjirokastër, nuk jam dakord me përmbajtjen e shkresës që është dashakeqëse, mbasi nuk është vendosur nga këshilli. Il mitropolit, por është hartuar dhe firmosur pa dijeninë dhe autorizimin tim nga zoti Mihal Masho, i cili është nga fshati Dervican dhe kryen funksione vetëm të sekretarit teknik të Mitropolitë. Për sa i përket çështjeve të personalitetit tim si shqiptar dhe kjo çështje më ngacmon më shumë... (vijim i prerë) Gjirokastër më 18.07.1994 KRISTAQ KOLA Hirisë Kristaq, Edhe pse përgënjeshtrimi juaj është nisur në adresë të gazetës në peshëri e po e botojmë, duke kuptuar njëkohësisht të drejtën e një sqarimi te vogël. Ju, besoj e kuptoni se nuk është falja që një gjë koleg apo punonjësi juaj, ka firmosur pa dijeninë tuaj, aq më tepër kur nuk jeni dakord me përmbajtjen e shkresës. Këto janë probleme të kësishë tuaj dhe ne bazë të ligjeve të të drejtave të njeriut, ku sanksionohen edhe liria e besimit fetar, ne nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në punët tuaja të brendshme. Sidoqoftë mendojmë se për të vënë në vend personalitetin tuaj të nderuar, duhet të ankoheni kundër kolegut, duke ngutur ndoshta edhe fajtorin e vërtetë. Besojmë me mirësi se kjo do të jetë edhe një provë e majftueshme nga ana juaj, për forcimin e miqësisë me popullin grek. Me nderime REDAKSIA

Nga kronikat

“Fatos Nano hero i popullit, hero i punës socialiste; hero i heshtur! Fatos Nano - hero më i madh i kësaj kohe! Fatos Nano, shqiptar më i madh i institucioneve ndërkombëtare”, këto idhujnë parrullat që e çmendura. Në kryeqytetit hodhi përpara Hoteli Dajtit, mbrëmjen e së premtes, në praninë e dhjetëra të huajve që vështronin të habitur pa kuptuar se ç’po ndodhte. Si për ta shtuar edhe më tej habinë e njerëzve, ajo filloi të hidhte në ajër gazetat e shumta, titujt e të cilave ishin të njëjtë me parrullat e hedhura pak caste më parë. Pas kësaj veprimi ajo e pranuan gazetarët. Pas një jave... Të gjitha pas një jave! Do të mbushen udhët. Do të marshojmë REVOLUCION... Edhe unë bëri i revolucionit do të jem i lirë. Rroftë Nano heroi dhe unë! Të nesërmen e emendura shëtiti gjithë parakalimin duke bërtitur: – Une dhe “Kalamajté e pallatit tim” kërkojmë lirimin e Fatos Nanos. Unë jam akademik dhe kërkoj lirimin e tij pa kushte. Raca jonë tani është shkatërruar shumë. Shteti ka caktuar fonde edhe 2500 akademike e profesorë. Të gjithë këta do të emërohen brenda këtij viti, sepse diçen fondet. Vitin tjetër të 2500 do të kërkojnë lirimin e Fatos Nanos. Rroftë Shqipëria dhe akademikët! ... Parrullat e mia kanë kodin e tyre sekret. Megjithëse askush nuk e çbën këtë kod, unë jam e detyruar ta publikoj. Pas një jave Fatos Nano mbush në mjetatorin e burgosjes së tij. Ai është heroi më i madh i këtij vendi dhe një njeri duhet të ngrihet! Ai është heroi i këtij populli dhe ky popull duhet të dilni pas një jave në rrugë. Ju duhet të shpëtoni njeriun e madh Fatos Nano, por duhet të më shpëtoni edhe mua. Mua gjithmonë më kanë shpresuar të tjerët. Po u liruai Fatos Nano clirohet Shqipëria, çlirohem edhe unë. KrONIKANI

NJOFTIM