31/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

31 korrik 1994

Vetëm sipërmarrësit shqiptarë mund të hapin rrugën e përparimit

Më 27 korrik, dega e Partisë Republikane në Shkodër organizoi një takim të gjerë me afaristë të qytetit. Merrnin pjesë kryetari i Partisë Republikane, Sabri Godo, prefekti, Iliaz Vrioni, dhe përfaqësues nga disa parti politike e shoqata të rrethit. Diskutimet e hapta që zgjatën tre orë, provuan se ballafaqimi i alternativave dhe ekonomistëve me pushtetin është një nevojë e ngutshme e ditës, nëse duam realisht fillimin e punës në industri e sektorë të tjerë dhe daljen nga kriza. Në takimin e gjerë të degës së PR në Shkodër, kryetari i kësaj dege, Fejzullah Begani, ndër të tjera tha: Të gjithë jemi dëshmitarë që me miliona dollarë e valutë e huaj hyn në Shqipëri, pra dhe në Shkodër tonë, nga emigracioni shqiptar. Mos ka ardhur koha që këta kapital individë të veçantë apo dhe grupe individësh të investojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë, në zhvillimin e industrisë në Shkodër, duke filluar nga ndërmarrjet e vogla e të mesme në industrinë e lehtë dhe ushqimore, për të cilat rreth një ka tradita shumëvjeçare? Kështu kjo valutë nuk rikthehet nga erdhi për mallra konsumi të dorës së parë, është investim me leverdi për të ardhmen e Shkodrës, punëson njerëzit, mbush tregun me mallrat e vendit, ul papunësinë dhe lehtëson buxhetin e shtetit nga milionat e asistencës. Pyes se çfarë pengon se kryerja e këtij procesi i hap rrugë të gjerë rikonstru ksionit dhe ristrukturimit të tyre! Çfarë privatizimin e shpejtë të ndërmarrjeve të këtij sistemi? Të diskut…? është bërë, çfarë po bëhet apo si është perspektiva e fabrikave të kësaj perspektive? Ne mendojmë Mbajtja e konsultave të tilla, më së pari në Shkodër, është një gjë e natyrshme. Ky qytet ka pasë lulëzuar që kohët më të hershme si qendër e tregtisë dhe artizanatit. Vjet, në një takim publik, shtrova çështjen që Shkodra, me trehninat e me Lezhën, mund të zhvilloheshin si një rajon ekonomik i madh e i fuqishëm, duke kërkuar lidhjet dhe rrugët e tjera tregtare që e çonin sidomos drejt Venecias. Shkodra i ka të gjitha burimet njerëzore e materiale për një zhvillim të tillë dhe kjo s’do të thotë aspak vetëm nga tërheqjet e tjera të vendit. Në të kundërt, nëse do prefektuar kërkon dhe gjen partnerët e saj të jashtëm dhe zhvillohet sipas mundësive të veta, atëherë arritmi në (vijon në faqen 2)

Dy shqiptarë “të humbur” në Greqi

Ambasada e Shqipërisë dhe Amnesty International në kërkim të tyre. Strukturat e shtetit grek heshtin. Ambasada e Shqipërisë dhe Amnesty International në kërkim të tyre. Strukturat e shtetit grek heshtin. Faqe 3

Kronikë e provokacioneve të gushtit 1949

Kujtesë: 45 vjet më parë trupat greke sulmuan Shqipërinë 2 gusht 1949, ora 5.00. Rreth 1.000 forca të ushtrisë greke të këmbësorisë, të përforcuar me artileri dhe gjëresi fronti rreth 800 metra. Përfitojnë nga epërsia fillestare dhe futen rreth 400 metra thellë në tokën shqiptare. Një provokacion pa precedentë, i rëndë, që monarko-fashistët grekë ndërmorën mbi Shqipërinë. (vijon në faqen 3) Dy fotografi portretesh të burrave.

Kronikë e provokacionit më të ri

Qeveria Greke rivendos veto dhe bllokon ndihmën prej 35 milionë eky të Bashkimit Evropian për Shqipërinë • Qeveria Greke rivendos veton dhe bllokon ndihmën prej 35 milionë eky të Bashkimit Evropian për Shqipërinë • “Mosmarrëveshje” e Athinës me ambasadorin e vet në Tiranë • Nëse Shqipëria do të bëjë progres në demokratizimin e vendit, këtë e gjykon (?) dhe e vendos (!) Greqia!!! Provokacionet greke, si element permanent i marrëdhënieve shqiptaro-greke, kanë pasur shfaqjen e tyre të plotë deri në ekspansion ushtarak. Shqiptarët nuk e kanë harruar gushtin e vitit 1949. E nëse shteti i ri shqiptar dhe politikat e tij me fqinjët e në marrëdhëniet ndërkombëtare përpiqen të hapin një faqe të re, duke synuar realizimin e paqes në rajon dhe integrimin evropian, është vetë Greqia dhe politikat e saj që vijojnë të flasin me gjuhën e vjetër. Provokacioni më i grek i kapërcen kufijtë e marrëdhënieve dy palëshe. Kështu Qeveria greke, duke shfrytëzuar mekanizmin e vetos në Bashkimin Evropian, bllokon ndihmën prej 35 milionë eky që BE i ka akorduar Shqipërisë. Njëmbëdhjetë anëtarët e BE janë te mbështetur nga aviacioni, sulmojnë befasisht kufirin shqiptar në rrethin e Korçës, në sektorin e Bozhigradit (piramida 54-55) me te “detyruar” të presin po-në greke që ndihma ekonomike t’i përcillet Shqipërisë ... përmes Greqisë (!) Kjo nuk është prita e parë për anëtarët e Bashkimit Evropian. Kur Zhak Delor e denoi politikën greke drejt Republikës ish-jugosllave të Maqedonisë duke deklaruar se, “nuk është as mirë për strukturën e Evropës, as për frymën familjare brenda saj”, në fakt Evropa ishte duke pritur Greqinë. Kur ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Dr. Klaus Kinkel, (po në rastin e bllokadës greke për shtetin e ri të Republikës ish-jugosllave të Maqedonisë) deklaroi se, “Bashkimi Evropian është duke pritur që Greqia të tregojë solidaritet me vendet e tjera (BE - shën. i redaksisë), nuk kish si të shpallej qartë se Evropa ishte duke pritur Greqinë. Greqia është anëtare e Evropës së re dhe po kjo Greqi ishte para një muaji presidente e Evropës dhe mund të jetë përsëri. Të qenit e Greqisë anëtare e strukturës kryesore evropiane e bën Evropën të presë. Të qenit e Greqisë në presidencën evropiane e bën Evropën të presë më gjatë. Këtë Greqia e ka dëshmuar. A ka kohë Evropa të presë Greqinë? Me lëvizjen e re politike duke bllokuar ndihmën për Shqipërinë Athina dhe politika e saj nuk është në “frymën familjare të Evropës”. Por kjo, siç thamë, nuk është gjë e re e re. E reja e vockël është se Athina nuk kombinon më një zë me ambasadorin e vet në Tiranë. Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Kristos Caliqis, i deklaroi ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Alfred Serreqi, se Greqia e dha pëlqimin për ndihmën e Bashkimit Evropian, ndërsa shefat e z. ambasador e Evropës e bllokuan. “Mosmarrëveshja” e ambasadorit grek me Athinën nuk është ndonjë gjë fortë madhe... Kur z. ambasador Caliqis i deklaroi qeverisë shqiptare (ministrit tonë për Punë të Jashtme) se ndihma “do të jepen pasi të konstatohet progresi që do të bëjë Shqipëria në demokratizimin e vendit...” (çka do të thotë kur ambasadori grek kërçënoi) ne shpresojmë se kjo deklaratë, ky kërcënim, të jetë “mosmarrëveshja” e dytë e ambasadorit me Athinën, sepse këtë nuk e gjykon Greqia dhe aq më pak nuk e vendos ajo. JUNIK MYRSELI

Privatizimi po bëhet më shpejt se rikthimi i pronës

Pronarët e truallit kanë përparësi në privatizim, por... Ky fakt po u le “me gishtë në gojë” pronarët e ligjshëm duke i privuar nga e drejta të marrin atë çka u takon me ligj. Nëse ligji u jep përparësi në privatizimin e ndërmarrjeve në tokat e tyre pse ai ligj nuk parashëh që Agjencia e Kombëtare e Privatizimit të presë vendimin e Komisionit për Kthimin e Pronave? Në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit (AKP), Dega e Tiranës, është parashikuar që privatizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të përfundojë në Janar 1995. Privatizimi në këtë nivel i ekonomisë shqiptare me një proces të tërë përshpejtuar është në arritje e rëndësishme në instalimin për një kohë sa më të afërt të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Në shumicën e rasteve formula e privatizimit ka qenë ankandi. Përjashtime nga forma e privatizimit në ankand janë bërë vetëm për ish-pronarët e trojeve gjatë privatizimit të objekteve që gjenden në trojet e këtyre pronarëve, si edhe për persona juridikë e fizikë të veçantë. Këtë përjashtim e mbështet vendimi 234, dt. 24.05.1994 i Këshillit të Ministrave, i cili në pikën 2, paragrafi i dytë thotë: “Privatizimi bëhet pa ankand vetëm për ish-pronarët e truallit në zbatim të së drejtës së parablerjes, sipas ligjit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave të ish-pronarëve, si dhe për persona juridikë e fizikë të veçantë; për këto të fundit me vendim të Bordit Drejtues të AKP ose të Bordit Drejtues të Degës së AKP”. Por është pika 6 e po këtij vendimi që i ka lënë “me gishtë në gojë” shumë nga ish-pronarët e trojeve, në të cilën thuhet: “përveç ish-pronarëve të truallit, kur kërkon të blejë ndërmarrje që shtrihen mbi truallin ish-pronar të tij, brenda periudhës së pranimit të kërkesave të publikuara sipas pikës 4, duhet të paraqesë në degën e AKP, përveç sa kërkohet në pikën 6 edhe dokumentacionin e plotë, që vërteton se ai është pronar i truallit, së bashku me vendimin përkatës të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të pronave të pronave ish-pronarëve dhe vërtetimin nga Nënkomisioni Përgatitor i Privatizimit, pranë Pushtetit Lokal, që vërteton që trualli i ndërmarrjes përputhet me truallin ish-pronar që u takon atyre, duke paracaktuar se za në përgjëndje ish-trualli i ndërmarrjes”. Ish-pronarët e trojeve kanë rënë viktimë e punës tepër të avashtë të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në dhënien e vendimit të pronësisë që kërkojnë. Në këtë Komision numri të 3.000 kërkesave për kthim pronash i përgjigjen rreth 750 vendime të marra prej tyre. Nga ana tjetër AKP, dega e Tiranës, vazhdon procesin e privatizimeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të arritur afatin e Janarit 1995. Dhe për pasojë shumë nga ish-pronarët e trojeve, për mosmarrjen e vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, s’kanë mundur të përfitojnë nga vendimi 234, dt. 24.05.1994 i Këshillit të Ministrave, që t’i shmangën lojës së shtrënguar të ankandit. Në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave sa bëhet që kemi shkuar na janë ankuar për një pafundësi vështirësish dhe kanë deklaruar që po punohej në maksimumin e tyre. Por, kjo s’do të thotë që ish-pronarët e trojeve duhet të presin të kënaqur në sigur të plotë shok-un e letrave me vlerë. Përderisa sot ekzistojnë ligje dhe vendime, të cilat i afrojnë shanse kësaj kategorie ish-pronarësh, që të mund të ripronësohen më lehtë dhe më shpejt, askush s’ka të drejtë t’ua humbasë, qoftë i komisionit, qoftë i qeverisë që qoftë i parlamentit. Mbase ka kohë që të ndryshohet nga Qeveria për t’i shumësuar punët në këto komisione me shtim të personelit të tyre dhe asistencë të specializuar për ta, gjë që do t’i zgjidhë problemet e disa prej ish-pronarëve, që rinë e presin për para dyerve të zyrtarëve, ARTUR KOPANI

Ish-ministri Ruli ka filluar të flasë…

Lajme “Pushtetarët janë shëndoshur se po zhvatin” - është kjo një deklaratë e ish-ministrit Genc Ruli, e publikuar nga gazeta “Kombi” (29 korrik 1994). Gazeta në fjalë i referohet ish-ministrit të Ekonomisë të këtëtë deklaratë e më [pjesë e palexueshme] mesipërme jo publikisht, por në një mjedis intim ku, sipas “Kombit”, “çka barku i nxjerr bardhaku”. Gazeta nuk jep hollësi rreth deklaratës së Rulit, i cili dha dorëheqjen nga Qeveria Meksi disa muaj më parë.

Në bankën e të akuzuarve - ish-drejtuesi i shërbimit të sigurimit

Për shkak të vrasjeve në Murin e Berlinit dhe në telat me gjemba ish-drejtuesi i STAS-it (shërbimi i sigurimit në ish-RDGJ) dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt do të ulen në bankën e të akuzuarve në muajin shtator, bëri të ditur “Dojçe Vele”. Erih Milke, 86 vjeç, dhe bashkëpunëtorët e tij, përveç akuzës së parë për vrasje kryerësisht në 14 shtator, do të gjykohen për vrasjet, terrorin në Murin e Berlinit.

Ish-ministri i Brendshëm Ruci nuk foli…

Mitingun e djeshëm e organizuar nga PS e Tiranës e hapi kryetari për Tiranën Musa Ulqin, i cili nga ana e vet evokoi idealet e dhjetorit 1990. Evokimin e idealeve të dhjetorit e ngrohu fjal[a] e veteranit Nexhmi Dibra dhe e përgjegjësueses së grave socialiste Margarita Hysi. Në fjalim të rëndësishëm mbajt[ën] zëvendëskryetari, Dr. Servet Pellumbi. Ish-ministri i Sigurimit dhe sekretari i Partisë Socialiste Gramoz Ruci nuk foli…

Kryetari Godo takohet me ambasadorin Hungarez, Ferenc Poka

Më 29 korrik në Selinë Qendrore të PRSH, kryetari i kësaj Partie, z. Sabri Godo, priti ambasadorin hungarez z. Ferenc Poka, me kërkesën e këtij të fundit. Z. Godo bëri një ekspoze të situatës politike dhe ekonomike, ecurisë së reformave demokratike si dhe proceseve të politikës së jashtme. Ai theksoi se aktualisht ekonomia jonë po transformohet në një ekonomi tregu të lirë, por duke u ballafaquar me (vijon në faqen 4)

Papulias takohet me Milosheviqin

Në takimin më të fundit të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Papulias, me Presidentin serb Milosheviq, i realizuar dy ditë më parë në Beograd, u konsideruan çështje të pazgjidhura të planit me të fundit për Bosnjën. Sipas deklaratës që u publikua pas takimit, Papulias dhe Milosheviq kërkuan “një plan paqeje dhe një ndarje territoriale të arsyeshme. Nuk u dhanë hollësira çfarë konkretisht kërkohet me ndarje territoriale të arsyeshme.

2000 vetë demonstruan për Partinë Socialiste në Tiranë

Rreth 200 anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste u mblodhën në pasditen e djeshme në “Ali Demi” në Tiranë. Sipas [teksti i paqartë] mbrëmë e mitingu ishte [tekst i prerë] dhe [tekst i paqartë] fjalime nga drejtues të rrethit të [tekst i paqartë]. Mitingu është pagëzuar.

Një nga të dy mijtë. Foto: Armando Babani

Veteranët drejt një organizate të vetme

Grupi nismëtar për Bashkimin e Veteranëve të LANÇL, përfaqësues të grupeve nismëtare të rretheve dhe të asaj mase veteranësh që përkrahin nismën e bashkimit, shpallën në Tiranë, më 27 korrik krijimin e Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar, e cila është miratuar një javë më parë nga Ministria e Drejtësisë. Kryetari i grupit nismëtar, Mu- [teksti i prerë] (vijon në faqen 3)

Për herë të parë në Shqipëri… Manifestim ajror akrobatik

Për herë të parë në Shqipëri… Manifestim ajror akrobatik Sot, në ora 15.00, në Aeroportin Rinas, Shoqëria AES Airlines Shpk dhe AES Center Shpk, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit e Komunikacionit (Drejtoria e Aviacionit Civil) organizojnë një manifestim ajror akrobatik (“Air Show ’94”). Në manifestim do të marrin pjesë pilotë dhe parashutistë me eksperiencë ndërkombëtare në akrobacion ajror dhe hedhje me parashutë.

Nga kronikat

“Unë dhe Leontiev Çuçi, tha e çmendura N. e kryenxhetit, të premten pasdite, kemi një ftesë për të vizituar Qipron. Ftesa është konfidenciale për mua, - tha e çmendura. - Leontiev dhe Hajdaragën. Shpenzimet e udhëtimit dhe të ngrënave nuk do t’i paguajmë grekët e Qipros, as ata grekë. Porrat na i jep populli. Se ne hamë drekë e darkë për deputetët e popullit. Kontroll revizionit i Partisë Socialiste është duke hetuar për shpenzime në dollare të Leontiev dhe Hajdaragës në Evropë. Deshmitarët do të jenë qipriotët. Harlula Papajorgji shpallet martir politik i demokracisë. Unioni parlamentar do të bëjë një referendum për martirin përpara popullit. Populli pret e thotë: Europa për Papajorgjin. Në mitingun e përmetës morën pjesë 100 mijë vetë. Pse genën Radiotelevizioni dhe gazeta “Zëri i Popullit”? Unë isha e njëjta atë. Partia Socialiste mbron nderin e Shqipërisë në Evropë dhe të përparët e qipriotëve të dëhur me marë me orientuar të PS u serviren këtyre të fundit. Të shenjun qipriotë e emër… [tekst i paqartë] N u pa në tregun e unif… [tekst i paqartë] - Tha e çmendura, - dhe po ishte një shumë se 100 mijë popull. emër… [tekst i paqartë] Dode. - Nuk të njih, - tha e çmendura. - Të njoh unë, - tha njeriu me emrin Dodë, - ti më ke denoncuar në Sigurim. Unë kreva edhe burg, tha Doda, por ty të kam fajtor. Burgun përburrat është. Politika është për ish-spiunët tane. Politika është për ty. Vetëm ti dhe të tjerët si ty mund të kryejnë politikë të pasur. - Ik, - tha e çmendura, - tani kemi hallet e demokracisë. Kështu ta qenë koha atëherë. Mos më bëj të iki nga politika. Unë kam denoncuar dhe shokët e mi e ty që ke qenë një spiun. Kemi halle të tjera. E more vesh që një ambasador i vendeve fqinje ka dhënë dorëheqjen se nuk është marrë vesh me qeverinë e tij. Sot do të mblidhet unioni ndërsocialist në Durrës për të mbrojtur Kraxhasin e dënuar me 8 vjet. Si nuk more vesh që cilësia e letrave që dërgon në Evropë për deputetët e popullit është jashtë standarteve për anëtarët e parlamentit dhe ambasadorët e evropianëve unioneve. Sot, përmendet e çmendura, shpall grekun e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Këta janë viktimat e vërteta? [tekst i palexueshëm] … Shpëtimi i Shqipërisë është në politikë të Shqipërisë. Ish-spiunët e duan të shohin? Ish-spiunët duan e humbasin për…” KRONIKANI