04/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 gusht 1994

Mirëpritet një marrëveshje e ndershme dhe e qartë për ndërprerjen e grevës

Shoqata e ish-të Dënuarve Politikë po shkon drejt grevës së urisë. Partia Republikane e ka sqaruar qëndrimin e saj në këtë çështje. Ne bëmë thirrje që qeveria të ulë një bisedime serioze e të hapëta me Shoqatën, radhët e të cilës formohen nga shtresa që ka vuajtur deri në palcë për demokracinë dhe që është mbështetur e saj më e fortë e më e sigurtë. S'mund të përfytyrohet kurrsesi që kjo shtresë të hyjë në grevë urie nën pushtetin që i përket. Nuk marrim përsipër të themi se kërkesat e shoqatës të fiksuara në 10 pika janë plotësisht të drejta e të realizueshme në afatet që kërkohen. Për ta bërë këtë do të duhej të dinim edhe atë që thotë Qeveria, mundësitë dhe bilancet e saj. Por jemi të bindur se shumë nga ish-të dënuarit politikë, që u persekutuan, vuajtën dekada burgimi e internimi dhe u shpronësuan tërësisht nga regjimi komunist, jo vetëm që s'kanë marrë ende ndonjë shpërblim, por edhe nuk u është kthyer asgjë nga pronat e tyre. Mjafton vetëm ky fakt për ta detyruar qeverinë të ulet në bisedime. Kurse Qeveria, me anë të ndonjë eksponenti të saj, deklaron në mënyrë globale se 20 përqind të privatizimit ka shkuar në favor të anëtarëve të Shoqatës dhe me këtë bën larjen e duarve. Edhe sikur të pranohej kjo shifër, a mund të pohojë Qeveria se s'ka pasur manipulime e korrupsion brenda shpërndarjes së ish-të dënuarve? Mbi të gjitha, çështja e garantimit me ligj të letrave me vlerë. Aktualisht në Hungari vlera e tyre ka rënë 70 përqind e mund të c'verësohet edhe më tej dhe të vijë puna t'i grumbullojnë disa me një grusht forcë, duke u kthyer e gjitha në një lojë tragjike. Të paktën në këtë pikë s'mund të akuzohet për keqofertësi Shoqata. Problemi i madh i dënshpërblimit të ish-të dënuarve kohët e fundit po diskutohet si ndërmjet njerëzve që s'duan të dëgjojnë (e nëse lejohet të filloje greva askush s'mund të parashohë ç'do të ndodhë më tej.) Socialistët dhe shtypi i afërt me ta po “qan hallin” ish-të dënuarve. Ujet po rrjedh në mullirin e tyre nga një anë e papritur. Demokracia duhet të shohë ç'po i bën vetes, ajo s'mund të hyjë në konflikt të hapët me pjesën më të mirë të saj. Nëse ndokush mendon se mund ta zgjidhë çështjen në zhvillim e sipër e me mjete të tjera, merr mbi vete një përgjegjësi të rëndë. Gjithë patriotët e demokratët shqiptarë do të mirëprisnin një marrëveshje të ndershme e të qartë dhe mënjanimin e grevës. Po nëse Qeveria do ta trajtojë çështjen deri në fund në rrugën që ka ndjekur, duhet të dijë se, sido që të jetë përfundimi, do të përfitojmë një nga ato krizat morale që nuk shyhen lehtë. Greva ka karakter të qartë ekonomik.

Pse u mbyll "Albania Airlines"

- Çfarë përfaqëson shoqëria “Albanian Airlines” dhe cila janë rezultatet? - Ndërmarrja e përbashkët për transportin e jashtëm ajror “Albania Airlines” është krijuar me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 02.03.1992, me afat veprimtarie 10 vjet si ndërmarrje e përbashkët midis “Albtransportit” Tiranë dhe shoqërisë ajrore austriake “Tyrolian Airways”, regjistruar në Ministrinë e Financave me numër regjistri 49, datë 04.04.1992, mbi bazën e ligjeve në fuqi. Kapitali bazë i ndërmarrjes në kohën e formimit të saj ka qenë 50% me 50%. Me gjithë përpjekjet e bëra për përmirësimin e gjendjes ekonomiko-financiare të Shoqërisë, rezultatet financiare janë përkeqësuar dhe në fund të 6-mujorit humbja konsumoi pothuajse të gjithë kapitalin fillestar. Nga rezultati financiar i periudhës maj-dhjetor 1992 deri në prill 1994, humbja totale përfaqëson 65% të kapitalit fillestar të investuar nga të dy palët. Në këto kushte, në bazë të legjislacionit shqiptar dhe kontratën e statutit të shoqërisë, palët duhet të vendosin për atësen e kapitalit për mbellimin e humbjes, ose të vendosin likuidimin (prishjen) e shoqërisë. Kjo shoqëri ka transportuar 35.000 udhëtarë, ka punësuar 63 punonjës shqiptarë dhe ka fituar përvojë në këtë sektor. - Cilat kanë qenë arsyet e rezultateve negative? - Duhet theksuar se ka pasur disa faktorë që ndikuan në rezultatet negative që përgjithësisht kanë qenë të përbashkëta. Së pari, kriza e përgjithshme në industrinë e transportit ajror ku kompani “Alitalia, Lufthansa etj.,” për këtë vit nuk kanë rezultate pozitive dhe konkurrenca me kompanitë e fuqishme si Swissair e Austrian Airlines etj., ishte mjaft e fortë. Pastaj tregu bazë i pasagjerëve të “Albania Airlines” bazohej në pasagjerin shqiptar, tarifa e bi... te mjaf[t] e fortë. - A është shoqëri kombëtare “Albania Airlines”? - Shoqëria e përbashkët “Albania Airlines” nuk ka qenë Shoqëri Kombëtare deri sa Këshilli i Ministrave, Nr. 74, datë 2.03.1992, nuk ka asnjë ekskluzivitet ndaj shoqërive të tjera ajrore shqiptare. - Çfarë do të ndodhë me detyrat që ka kjo shoqëri ndaj udhëtarëve që kanë prerë bilete ose detyrën që ka kjo shoqëri karshi të tjerëve? - Me gjithë ndërprerjen e linjës, dy partnerët kanë marrë përsipër të likuidojnë të gjitha detyrimet dhe të sigurojnë lëvizjen e udhëtarëve, edhe për dhe nga Shqipëria, që disponojnë bileta, me avionë të shoqërive të tjera ajrore. - Çfarë mendoni për perspektivën? - Me e mira për situatën është që t’i ofrohet një partneri të tretë, megjithëse edhe sot për sot nuk kemi ndonjë angazhim. Këto alternativa në përputhje me kompetencat që u jep ligji e Vendimi i Këshillit të Ministrave, do të paraqiten në Qeveri për të vendosur. - Duhet të theksoj se në mbledhjen e fundit, Qeveria miratoi projektligjin për aviacionin civil, i cili do të kalojë në seancën tjetër të Kuvendit Popullor për t’u miratuar. Kjo hap hapësira për zhvillimin e aktiviteteve në fushën e aviacionit civil. ... nga “Tyrolean Airways” në linjat e brendshme e rajonale kohët e fundit ka qenë me interes për të, duke hequr dorë nga aktivitetet që sot rezultojnë me humbje. ... ka kjo shoqëri karshi të tjerëve? - udhëtarëve, shoqërive të tjera ajrore. - Çfarë mendoni për perspektivën? - paraqiten në Qeveri për të vendosur. - seancën tjetër të Kuvendit Popullor për t’u miratuar.

Rrebesh deklaratash antishqiptare greko-serbe

- Deklarata të gënjeshtërta të zyrtarëve grekë për përkrahjen që gëzon Greqia në veton mbi ndihmën e BE-së për Shqipërinë -Deklaratë protestë e qeverisë greke për gjykimin e spiunëve grekë - shtetas shqiptarë -Deklaratë akuzë e Ministrisë së Jashtme serbe Veto nuk quhet “veto” nëse gëzon përkrahjen e të tjerëve Greqia përsëri bllokoi ndihmën që Bashkimi Evropian i akordoi Shqipërisë. Por këtë radhë ajo “gëzon njërekuptimin e shumë partnerëve të BE”. Ky është pretendimi grek i shprehur me gojën e zv/ministrit të Financave, Thimitris Georgakopoulos, pas Mbledhjes së fundit të ECOFIN, ku Greqia përsëriti veton e saj në ndihmën financiare për Shqipërinë. Këtë deklaratë e përgënjeshtrojnë, e shpallin si të kundërt me të vërtetën, të pavërtetë apo gënjeshtër, burime të ndryshme të BE në Bruksel. Për më tepër edhe logjika e shëndoshë të thotë se kjo deklaratë duhet të jetë motra e gënjeshtrës pasi dihet se në partnerët e tjerë evropianë nuk mund t'i bindë të tjerët të votojnë si do ai. Po t'i kishte bindur Greqia partnerët evropianë se nuk i duhet akorduar Shqipërisë ndihmëm atëherë ndihma do të hidhej poshtë njerëz, apo me shumicë votash. Fakti se Greqia qe detyruar të përdo[r]ë veton tregon se ishte e vetmuar në pretendimet e saj. Për ta bërë “përkrahjen” e BE sa më të besueshme zyrtarët grekë të vërtetën e vet përpiqen ta shpallin nga shumë burime. Kështu, sipas BBC, zv/ministri tjetër, (këtë herë i Jashtëm), Janos Kariziotis, deklaron se me qëndrimin e saj në lidhje me veton “është pajtuar edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Klaus Kinkel, gjatë një takimi që pati me palën greke në Bangkok...”, gjithnjë sipas BBC për këtë “pajtim gjerman” ministrinë e Jashtme gjermane thonë se “nuk mund të konfirmojnë deklaratën e zyrtarit të lartë grek se Gjermania mbështet kushtet e vëna nga Greqia për dhënien e ndihmës që Bashkimi Evropian i ka akorduar Shqipërisë”. Një ditë mund të dëgjojmë nga zyrtarë grekë se ata kërkuan akordim të një ndihme të re për Shqipërinë por anëtarë të tjerë të BE ishin kundër. Greqia prapë e vetmuar... Deklaratë akuzë... Burgosja e 5 shtetasve shqiptarë me origjinë greke për spiunazh -tjetër shkas për deklaratë, kësaj radhe drejt nga Greqia. Me gojën e zëdhënësit të saj, Evangelos Venizelos, Qeveria greke akuzon qeverinë shqiptare se “kërkon të implikojë në qëndrime provokuese dhe keqdashëse qeverinë greke në incidentin kundër Shqipërisë”. Më pas në deklaratë Venizelos derdh lotë krokodili për 6 të arrestuarit bashkëkombës të tij për spiunazh, mirëpo gjithë halli e ka te “implikimi grek”. Zakonisht, në praktikën e rek[r]utimit të spiunëve, spiunët gjykohen se kanë kryer vepër të spiunazhit apo të tradhëtisë në rast se janë shtetas të shtetit ku kanë operuar. Shumicën e rasteve vetu nuk mund të vërtetohet se kush e ka bërë rekrutimin: Persona zyrtarë apo individë privatë. Në të shumtën e rasteve nuk mund të zbulohet as shteti për të cilin spiun[i] ka punuar, ose së paku nuk ka prova për akuza konkrete. Mirëpo në rastin konkret si duket grekët e kanë ndjerë veten shumë komodë në shkretërimin e themeleve të shtetit shqiptar. Nuk kanë marrë masat e zakonshme të sekretit dhe në gjykimin e të akuzuarve do të dalë në shesh në mënyrë të padyshimtë implikimi i Greqisë zyrtare. Nëse do të faktohet kjo, do të jetë një komprometim i vërtetë i shtetit grek! Deklaratat “akuzë” do të shpërbehen ditëve të ardhshme me fillimin e gjyqit. Me politizimin e rastit bile edhe me shkaktimin e incidenteve dhe skandal[e]ve do të tentohet të lihet në hije gjykimi dhe prezantimi i fakteve para opinionit. Përgjegja e ministrisë së Jashtme shqiptare është mjaft e butë dhe pajtuese, por ajo vë në dukje në mënyrë të qartë sigurine se gjykimi do të jetë i hapur dhe se ka mjaft prova për hedhjen e tyre para gjyqit. Aq më tepër kur nga faktet del qartë se në afër, sipas deklaratës së palës shqiptare, janë “të implikuar zyrtarë dhe institucione shtetërore e fetare greke...”

Deklarata e Ministrisë së Jashtme serbe akuzon...

Për ekspansionizëm shqiptar, ndërhyrje në punët e brendshme... Shembull të kësaj politike serbët marrin urimin e Presidentit Berisha dërguar presidentit Rugova me rastin e Kuvendit të LDK. Urimi i është dërguar presidentit të vetëquajtur Rugova thotë deklarata - akuzë. Berisha gjeti edhe një mundësi të promovojë “Republikën jokzistente të Kosovës” vazhdohet në Deklaratë. Ekzistencën e Republikës së Kosovës para të gjithëve e ka pranuar vetë Serbia - në momentin që ka vendosur pushtetin okupues mbi të. Po të ishte Republika e Kosovës aq “inekzistente” për Serbinë sic pretendohet në Deklaratën - akuzë, ajo nuk do të bënte atje dhjetra mijëra ushtarë e policë. Është Serbia e para që i pranoi shtetësinë Kosovës. Duke “marrë shembull” nga Serbia, Rugovën si burrë shteti e pritën në shumë vende të botës, para se në Shqipëri të vinte një Qeveri që do ta bënte këtë, para se të vinte në qeveri të cilën Rugova do ta pranonte të vizitonte si president i zgjedhur demokratikisht. Në brengën saj të madhe, brengë Serbe për paqen për të cilën ka marrë edhe “mirënjohje” ndërkombëtare, i jep Shqipërisë leksione për paqen e saj, si në Kroaci, Bosnjë... Serbia, pas as akuzave, fton edhe për bisedime palën Shqiptare, për “normalizimin e marrëdhënieve”. Kanë dashur ndonjëherë serbët marrëdhënie normale me shqiptarët?!

Gazeta “Republika” ka shpallur të shenjta vlerat kombëtare

Përmes suplementit AKS gazeta “Koha Jonë” nën titullin “Ndaj terrorit ndaj shkrimtarëve dhe artistëve dhe shkenctarëve shqiptarëve” vë alarmin për gjendja terrorin që ushtrohet përmes shtypit (gazetës “Republika”) mbi shkrimtarët, artistët dhe shkencëtarët e Shqipërisë. Në fakt gazeta “Republika” e ka shpallur të shenjtë idealin kombëtar sepse politikisht e ka kuptuar se tani është koha e betejës së Shqipërisë. “Republika” i ka shpallur të shenjta vlerat e kulturës dhe të artit, se beson se s’ka ideal kombëtar, s’ka komb pa këto vlera, gazeta ka besuar dhe beson se janë pikërisht këto vlera që kanë ngjallur komb[in] tonë dhe ringjalljen e tij. Nisur nga këto principe “Republika” i është rikthyer trashëgimisë kulturore dhe artistike të popullit. Pikërisht për këtë arsye Fishta dhe kori[fe]jtë e tjerë të Shqipërisë janë rishfaqur në faqet e Republikës. Ne përmendëm Fishtën dhe “Republika” e ka latuar atë pa zhvleftësuar Naimin e madh. Ne përmendëm Fishtën dhe dhe “Republika” ka hirruar ... të ndih. ... (teksti pjesërisht i palexueshëm) Fishti dhe Mitrush Kuteli për të lartësuar Shkrimet dhe serën e tyre. “Republika” s’ka këtë moral. Një morali i tillë është an- Një vit më parë “Republika” me guxim iu kundërvu tendencës së shfaqur (vijon në faqen 4) Më parë, ... (pjesë e prerë/tekst i palexueshëm)

Për rreth 50 artikuj me pseudonime

Sqarim Ve në dijeni dashamirësit e demokracisë së artikullit “Përmbysje e elektoratit lezhjan” date 24.07.1994, botuar në gazetën “Koha Jonë”, me drejtues Nikollë Lesi, organ i posaçëm i Komitetit Partisë Punës në vijimësi, tani me funksion të t[e] fshehtë, s’ka të bëjë fare me autorin për të cilin bëhet aluzion. Ve në dijeni dashamirësit e demokracisë së artikullit “Përmbysje e elektoratit lezhjan” datë 24.07.1994, botuar në gazetën “Koha Jonë”, me drejtues Nikollë Lesi, organ i posaçëm i Komitetit Partisë Punës në vijimësi, tani me funksion të fshehtë, s’ka të bëjë fare me autorin për të cilin bëhet aluzion. Si demokrat e nacionalist që vë mbi të gjitha Shqipërinë, nuk kam shkruar, as kam pse të shkruaj në gazet[a] të korentit serbo-komunist. Nuk e kam parim t’u përgjigjem artikujve të t[h]ëshme që kanë invaduar një pjesë të shtypit tonë, por meqë u bënë shumë artikuj me pseudonime, që është lehtë të kuptohet për kë alud[o]het, qe jam shkruar në këtë gazetë e sidomos nga NENA E TYRE, desha të sqaro[?] lexuesin se të gjithë artikujt hartohen në Komitetet e Partisë së Punës në rreth[e] për të goditur demokratët e mëdhenj, dhe për t[ë] ... (tekst i palexueshëm) Për këto lloj shtyp[j] nuk do zgjatem se nga kush frymëzohet e drejtohet, se pa pak u trimërinë drejtuese është akt arresti ... të gazetën “Republika” datë 10.07.1994, por të theksoj edhe pse në demokraci je lirë të shkruash çfarë të duash nuk është e moralshme dhe burrnore të përgjigjosh e të aludosh me pseudonime për të tjerët. Duam, i ftuar. Koha e tyre le të vazhdojë avazin e tyre, sipas porosive të NENËS së saj. MUHAMET LIKA Lezhë

Në brendësi:

Një ujdi e re e Fuqive Faqe 3 Kërkojnë tokën e tyre, por e kërkojnë edhe të tjerë Faqe 2 Amerika po i afrohet Gjermanisë duke u larguar nga Europa Faqe 4 Shqipëri - Rimëkëmbje Faqe 4

Bisedë me shkas: Ministri i Transporteve Fatos Bitincka

LUTJE

Meqenëse komisioni i grevës së

LUTJE

Meqenëse komisioni i grevës së gazetarëve nuk ka marrë asnjë kontakt me redaksinë e gazetës “Republika”, lutemi, për mirësjellje, të paktën të t’vetemi nëse do të marrim pjesë në grevë apo jo. REDAKSIA

Nga kronikat

Dy ditët e fundit e cmandura në Tiranës u pa në rrugët e kryeqytetit e veshur me uniformën e njëzetë të drejtësisë. “Kjo është stinë e favorshme për të qenë gjykatës, por edhe avokat”, tha e çmendura. “Përse nuk bëheni gjykatës, avokat? Unë kam vendosur t’i hyjë drejtësisë tani”, bërtiste ajo përpara gjykatës së Tiranës. Ati ndaloi një njeri që iu paraqit si gjykatës. “Unë të njoh”, tha e çmendura. “Ti je K.P. Ato. Po të kesh vjedhur ti kujtim të njëzetë ...” “Nëse do t’i njoftoj njerëzit që po punojnë për të drejtën e njeriut. Bëni vapë”, tha e çmendura. “Po mburrim me fjalime për të drejtat e njeriut. Pse ka shumë fjalime more njeriu të zotit. Ca vjet më parë ...” “kujdes”, tha e çmendura dhe do të kërcëhen përsëri. Më bëni një vend në drejtësi.” “Përpara pasdit[e] e çmendura u kthye sërish në rrugën e gjykatës. “Kujdes bërtiste ajo. Kanë përre omoniasit në rrugën e gjykatës këtë omoniasit ...” ... (tekst i pjesshëm dhe i palexueshëm) Kronikani