25/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 gusht 1994

Vendosmëri të pa-tundur në mbrojtje të pavarësisë dhe të dinjitetit të kombit

Deklaratë e Partisë Republikane Gjyqi ndaj pesë shtetasve shqiptarë në kombësi greke shënoi një shpërthim të paparë të agresivitetit politik të qarqeve të Athinës ndaj Shqipërisë. Angazhimi qeveritar dhe i forcave politike greke për krijimin e një fronti unik anti-shqiptar, është një fytyrë tej çdo realiteti që provon se në Athinë nuk e duan fqinjësinë e mirë me Shqipërinë. Dy prilli dhe 21 gushti provojnë gjithashtu se pala greke imponon edhe ne provokacione ushtarake. Ky acarim absurd që i kthën marrëdhëniet tona gati 50 vjet mbrapa, është krejt pa shkak dhe buron nga dëshira e Athinës për të ngritur në kulm tensionet me Shqipërinë. Si një vend i vogël e me probleme të shumta, ne s’mund të jemi në asnjë rast provokatorë të tensioneve me fqinjët. Por në Greqi duhet të dinë mirë se sado në gjunjë ta mendojnë ata Shqipërinë, ne do të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të pavarësisë, cilado të jenë pasojat. Jo kërcënimet dhe fletëvolantet, por vullneti i mirë, sinqeriteti dhe ndershmëria janë gjuha që mund të kuptojnë shqiptarët në marrëdhëniet e fqinjësisë. Pritjet që kundrejt veprimit në front të partive politike greke, të krijojnë një front shqiptar, jo antigr ek po në mbrojtje të Shqipërisë. Zëdhënës të ndonjë partie shqiptare i dolën krah propagandës greke, që e përcërdorin me-? [sic] njerëz. Papandreu për të deklaruar se veçan Qeverinë shqiptare nga partia. Mercenarë janë gjendur në çdo vend e në çdo kohë dhe dihet fati i tyre. Zëdhënës të tillë populli i mban shënim, rrugaçërit e tyre politike s’mund të sjellin përçarje në popull kur flitet për Atdheun. Partia Republikane është për uljen dhe zhdukjen e tensioneve me Greqinë, por ajo kërkon mbi çdo gjë vendosmërinë e pa-tundur të mbrojtje të pavarësisë dhe dinjitetit të kombit.

Shqetësimet të kalojnë te Qeveria

Edhe një herë për Grevën e Urizë Greva e urisë së ish-të dënuarve dhe të persekutuarve politikë, asnjë ngjarje nuk mund ta ikësojë. Duke u bërë gjithë një e më shumë demokratike, duke respektuar dhe vënë në vend dinjitetin e shtresës së saj më të persekutuar, shoqëria dhe shteti shqiptar do të jenë në gjendje të përballojnë edhe situatat që vënë në provë potencialin kombëtar, integritetin etëror. Greva e urisë së ish-të dënuarve dhe të persekutuarve politikë, asnjë ngjarje nuk mund ta ikësojë. Duke u bërë gjithnjë e më shumë demokratike, duke respektuar dhe vënë në vend dinjitetin e shtresës së saj më të persekutuar, shoqëria dhe shteti shqiptar do të jenë në gjendje të përballojnë edhe situatat që vënë në provë potencialin kombëtar, integritetin etëror. Në këtë kontekst, fati i grevës së urisë së të dënuarve politikë dhe kërkesat e saj, nuk duhen harruar. Në të kundërt, ato duhen shtruar në rrugën e zgjidhjes dhe të dialogut. Kjo është e vetmja alternativë e vazhdimit të integrimit të kësaj shtrese në jetën e sotme shoqërore. Çdo vonesë, aq më shumë ndonjë përpjekje e qëllimtë për t’i anashkaluar problemet që evidentojnë atmosferat e grevës, do të sillte vetëm përkeqësimin e plagës dhe një ditë tjetër alarmimin e pasojave prej saj. PR është e mendimit se duhet hequr dorë nga praktika e vështirësuar të grevave që mund të gjejë zgjidhje brenda arsyes dhe realizmit. Më së pari duhet hequr dorë nga “finalja” që u lajt me fundin e grevës. Masat administrative nuk janë me vend të ushtrohen kundrejt shtresës që më së shumti provon mbi shpinën dhe shpirtin e saj dhunën e administratës së vjetër të diktaturës komuniste. Duke i bërë të pavend krahasimet e policëve të diktaturës me ato të policisë së sotme, në gjithë ata të cilës bëjnë pjesë edhe shumë ish-e persekutuar, është e udhës që zgjidhjet të realizohen me mjete të tjera. Ky është kushti i parë dhe më përkattuesi, nëse do të ketë apo jo dialog. Rendi dhe pushteti duhet të japin prova se objekt i veprimit të tyre (vijon në faqen 2)

Në dialog nuk shkohet me avionë ushtarakë

Greqia intensifikon luftën e ftohtë - Ndjenja e fajit e ka coroditur politikën greke. - Greqia kërkon zgjidhje të parakohshme në Shqipëri?! - Berisha kërkon dialog. Greqia: “Berisha do të pendohët për këtë” (!!!) Lexoni faqe 2 Takim i z. GODO me delegacionin e lartë të Këshillit të Europës Pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës është domosdoshmëri Fotografi me fletëvolante greqisht.

Mbaroi rrëfimi grek

Përfundoi hetimi gjyqësor i 5 të akuzuarve Në ditën e fundit para shikimit të materialit filmik prokurori deklaroi se tre nga të pandehurit kanë qenë agjentë të Sigurimit të Shtetit. Bezhanai, Marto dhe Qirjako pranuan se kanë qenë të rekrutuar nga Sigurimi. Pas dëgjimit të pesë të pandehurve dhe shumë dëshmitarëve, fakti që të le më shumë përshTypje është se aktiviteti agjenturor i shërbimeve sekrete greke mund të cilësohet në çdo mënyrë, vetëm jo “sekret”. Lejimi i tillë i një “politike të hapur” të ASFALIA-s, i bërë me apo pa qëllim nga shteti ynë, doli shumë pozitiv për procesin gjyqësor. Ditët e fundit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve e pasuruan dosjen gjyqësore me fakte të reja. U dëshmua për takimin e kryesisë së Omonias me shefa të ASFALIA-s, të bëra me shumë se një herë (dëshmitar Dh. Stefa). Aktivitetin e kryesisë së Omonias në hartimin e listave të oficerëve të liruar. U tregua edhe se si bëhej armatimi i pjesëtarëve të Omonias (dëshmitari Jorgo Bulka). Instituti për Studime në “V.E” përveç se “studionte” shpërndante çifte falas, sigurisht për të pasuruar folklorin grek. Përveç dëshmive të gjalla të aktivitetit grek në Shqipëri, përkundër protestës së mbrojtjes, u lexuan edhe dëshmitë e disa personave të tjerë të marrë në pyetje. Dëshmi ku pohohet rekrutimi në Astalia i Bezhanit e të tjerëve (dëshmitari Kristo Sharra). Në fund të procesit hetimor u paraqitën edhe provat shkresore dhe materiale: pistoleta, çifte, listat e oficerëve, artikuj gazetash. Në fund u paraqitën edhe videokasetat me regjistrimet e marrjes në pyetje të të pandehurve dhe dëshmitarëve si kundërprovë ndaj pretendimit të të pandehurve se ndaj dëshmitarëve u ushtrua presion. Bezhanai ishte “Karfica” kurse Qirjako dhe Marto ishin “Besnikë”. Këta ishin pseudonimet e tyre të tre të pandehurve ish-sigurimsa, fakt që u zbulua ditën e fundit të gjyqit nga prokurori. Kjo ishte arsyeja “duke i konsideruar të pandë- hurit mjeshtër të mashtrimit”, siç tha prokurori, që vendosën të regjistrojnë procesin hetimor. Pasi prokurori kërkoi disa ditë në dispozicion për të përgatitur pretencën, për shkak të materialit gjyqësor voluminoz, trupi gjykues vendosi që seanca e ardhshme do të mbahet të hënën, më 29 gusht 1994. Takim në selinë e Partisë Republikane a.p.

Dizinfomimi dhe terrori i medias greke në shërbim të politikave destabilizuese të Greqisë

Deklaratë e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë Ndërsa në Tiranë vijon gjyqi i hapur ndaj pesë shtetasve shqiptarë me origjinë greke, për praninë e avokatëve, hetimeve e të shtypit e të informacioneve u vendos dhe u bë e qartë, media greke është me e politizuara, Athina dhe politikanët e saj adoptojnë aktualisht prononcimet dhe ndërhyrjet e drejta ndaj shtetasve grekë që punojnë në Greqi. Media greke jo vetëm nuk informon opinionin publik për masakrat, që strukturat shtetërore greke kanë filluar mbi shqiptarët e pafajshëm në Greqi, sa duket është synimi i vetëm i gjithë shtypit e të informacioneve greke, po ku vendin e terrorit e medias greke kundër Shqipërisë, kundër shqiptarëve që punojnë në Greqi. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë proteston ndaj kësaj mënyre të informimit dhe kërkon që të mos jetë i vetëm në politikën e sulmeve greke ndaj Shqipërisë e ndaj shqiptarëve të tjerë në shtetin grek. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë konstaton me shqetësim se politikat e destabilizuese, e dhunës dhe të kërcënimeve të vazhdueshme ndaj shqiptarëve kanë nxitur ndjenjat e armiqësisë përmes mediave greke. Deklarata e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë [pjesërisht e palexueshme].

“Zjarr kundër Berishës nga brenda Shqipërisë”

apo “PS distancohet nga deklaratat e liderëve të saj”? Në një deklaratë të djeshme, që mban autorsinë e PS-së, transmetuar nga TVSH, njoftohet distancimi i saj nga deklaratat e donje individi të kësaj partie, në lidhje me qëndrimin ndaj Greqisë në situatën e tanishme. Ndërkaq, agjencia e lajmeve greke, ANA, rrjeti TV “Antena” dhe gazeta greke “Kathimerini” nën titullin “Zjarr ndaj Berishës nga brenda Shqipërisë”, citojnë deklarata të disa liderëve të PS, të cilat po i shkëpusim të plota: “Nam ik Dokle është veteranri kritik ndaj qeverisë Berisha duke theksuar se gjyqi i 5 minoritarëve, me këtë përmasë lufte është në kurriz të minoritetit, por edhe të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Ai e karakterizoi si gabim të veçantë të qeverisë shqiptare faktin se në vend të dialogut dhe diplomacisë me grekët dhe dhunën” “Një udhëheqës socialist, shpjegon, Luan Hajdaraga, tha se ‘Nëse 5 anëtarët e minoritetit dënohen, ne do t’i thërrasim menjëherë se ta vijmë në pushtet, bashkë me gjithë të dënuarit e tjerë politikë’ (ANA) “Bashkim Zeneli tha: ‘Mund të them se ky gjyq do të jetë një gjyq publik’. Dhe më tej, pas disa fjalëve të specialistit që ha pas vërrikmeve vërejtjet i fshihë TV Antena, Zeneli vazhdoi: ‘Une ndjej rezik si të vetmit instrumentin masakrën në Shqipëri!’ (Stacioni televiziv “ANTENA”) [Skajet e tekstit pjesërisht të palexueshme.] (A janë Dokle, Hajdaraga dhe Zeneli liderë të kësaj partie, apo së paku anëtarë të thjeshtë të saj?)

Pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri

Takim i z. GODO me delegacionin e lartë të Këshillit të Evropës Më 24 gusht, z. Sabri Godo, Fatmir Mediu dhe Aleksandër Çina u takuan me delegacionin e nivelit të lartë të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Daniel Tarschys dhe kryetari i radhës së Komitetit të Ministrave z. Stanislav Daskalov. Delegacioni i Këshillit të Evropës kërkoi të njëjtat mendime të Partisë Republikane lidhur me pranimin e Shqipërisë në KSBE dhe për miratimin e Kushtetutës. Z. Godo tha se pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri. Shqipëria ka mangësi në zhvillimin e demokracisë dhe në reformat ekonomike, sidomos në njohjen e pronës private, por këto Shqipëria mund t’i zgjidhë më mirë duke qenë brenda Këshillit të Evropës. Kurse lënia jashtë do të sillte vetëm pasoja negative. Shqipëria ka qenë e përmbajtur gjatë një viti e gjysmë, por vendi më i mbyllur në Evropë dhe s’mund të mbetet më tej jashtë inkuadrimit në të. Ky mendim u pranua si i arsyeshëm. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, z. Tarchys, tha se të dyja palët do të bisedonin përsëri, duke shtuar se së shpejti do të vijë këtu edhe Komisioni i raportuesve i ngarkuar nga Këshilli i Evropës për Shqipërinë.

Greqia ndaj Shqipërisë luan lojën “tërhiq e mos e këput”

Politika greke ndaj Shqipërisë nuk është e vështirë të kuptohet. Greqia është e interesuar që Shqipëria të jetë gjithmonë shtet i brishtë. Kuptohet, meqë Greqia është fqinj i saj, në një Shqipëri të brishtë askush më shumë se Greqia nuk do të mund të ushtrojë ndikim politik, ekonomik e kulturor. Arsyeja e parë është ajo ekonomike. Greqia planifikon që të mbetet fuqia ekonomike në rajon. Pra ajo është e interesuar që gjithë fqinjët e saj të jenë më të dobët se ajo (përveç telasheve që i nxjerr Shqipëria). Greqia pengon njohjen e Maqedonisë dhe pranimin e Turqisë në Komunitetin Evropian. Thjesht, Greqia nuk do që Shqipëria të bëhet konkurruese me turizëm, lini, as gurrave al. Këtu duhet pasur parasysh fakti se politika nuk hetohet sot për sot. Ajo bëhet për 30 vjet e ardhshme. E kur kihet parasysh fakti se tani në Ballkan po krijohen shtetet të rinj etnike, siç është rasti me Kroacinë e Bosnjën, gjërat nga Kosova dhe Maqedonia Perëndimore t’i bashkohen Shqipërisë janë reale. Këtu nuk është fjala për romantizëm shqiptar. Një parashikim i tillë është bërë nga intelektualë amerikanë dhe shërbimet e saj informative (CIA). Natyrisht një Shqipëri e tillë (e bashkuar me Kosovë dhe Maqedoni Perëndimore) do të zotëronte pothuaj të gjitha nyjet rrugore në Ballkan. Kësisoj, Greqia do të ishte drejtpërdrejt e varur nga Shqipëria. Greqia e vetëdijshme për këtë po luan me kartën “tërhiq e mos këput”. Domethënë ajo shfrytëzon mekanizmin e shovinizmit për të destabilizuar Shqipërinë, por nuk është e gatshme të bëjë agresion të hapët ndaj saj. Greqia është e vetëdijshme se agresioni mbi Shqipërinë i sjell asaj përjashtimin nga Bashkimi Evropian, embargo, sanksione dhe bllokada. Kështu edhe nëse nuk bëri Saranda, Gjirokastra e Dibra, nga ana tjetër, Greqia e di se agresioni ndaj Shqipërisë, për një moment ndoshta edhe mund t’i shkëpusë ndonjë pjesë të territorit, por në anën tjetër Shqipëria nuk është kockë e lehtë. Pikërisht sulmi grek mund të ndihmojë që ajo t’i brishtojë shqiptarët të forcohet dhe t’i bëjë një herë e përgjithmonë tamam [i palexueshëm]. Përendimi dhe herë e përgjithmonë të pamposhtur. Përendimi dhe do të ishte drejtpërdrejt e varur nga Shqipëria. [Në vijim përshkruhen shovinimi, marrëdhëniet greko-shqiptare dhe ndikimet politike; pjesë të tekstit janë të paqarta në figurë.]

Takim në selinë e Partisë Republikane

Me kërkesën e PSD, më 24 gusht u bë një takim ndërmjet zoterinjve Skënder Gjinushi e Paskal Milo dhe Sabri Godo e Fatmir Mediu. U diskutua çështja e Shoqatës së ish-të dënuarve politikë dhe miratimi i Kushtetutës. Të dy palët ishin të një mendjeje se duhet evidentuar nevoja që Parlamenti dhe Qeveria të vazhdojnë dialogun me Shoqatën për plotësimin e kërkesave të saj brenda mundësive të vendit. Mbas shpërndarjes me dhunë të grevës së urisë, duhet të rivendoset funksionimi normal i Shoqatës. Lidhur me Kushtetutën u tha se duhet të nisin konsultat me spartitë, ku të ekspozohen pikëpamjet dhe të gjendet rruga e mirëkuptimit për një miratim sa më të shpejtë.

Në brendësi:

Bashkimi kombëtar i shqiptarëve është zgjidhje e vetme shqiptare Faqe 3 Kosova - fuçi baroti në Ballkan Faqe 3 Dëshmitë për krimet e grekëve nuk duhen harruar Faqe 4 Po t’ju bëte marrë malli Faqe 2

Nga kronikat

“E dëgjuat, - tha e çmendura. - Zëri i Popullit ka marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Ndiqni shembullin e kësaj gazete. Në dejët e Bashkim Zenelit, Namik Dokles zien gjak gazetare, doktorë shkencash. Të interesuarit duhet të paraqiten në zyrat e partive politike. Unë, - tha e çmendura, - do të kërkoj disa interpelanca të rëndësishme me disa ministra, për punë të tenderave. Kandidatët kërkohen të pashëm. Piloti kolonel që ka drejtuar avionin kundër Shqipërisë ka qenë i vdekur, tha e çmendura. Është ngritur natën dhe ka shkuar avionin. Natën ju e dini që Qeveria greke fle. Partia e Unititetit Kombëtar proteston ndaj Qeverisë greke që ka nisur vetëm një avion. 10.000 të kishte nisur. E kërkon interesat kombëtare të thënë Hydajet Beqiri. Mercenare, - tha e çmendura, - doni ta nënni me sh... Kreni dhe deklarata për patriotizëm. Fronti grek në Greqi është më i dobët se fronti grek në Shqipëri, tha e çmendura. Të forcohet. Të shpallet Aleanca e të forcohet. Kush i vërdhëroi socialistët e shqiptarëve bukën greku? Të gjithë ishin - sigurisht me greko do të fale [pjesërisht e palexueshme] e çmendura. Do të jetohen me në zgjedhje pasoj e drejtave gazetat me emrin e popullit. “Unë, - tha e çmendura, - një avion. 10.000 të kishin nisur. E kërkon interesa kombëtare të thënë Hydajet Beqiri. Mercenare, - tha e çmendura, - bukën greku? Të gjithë ishin - gazetat me emrin e popullit. [Kolona vazhdon me dialog satirik dhe përmend Zërin e Popullit, Bashkim Zenelin, Namik Doklen, Hydajet Beqirin, Partinë Socialiste, Partinë e Unitetit Kombëtar dhe Qeverinë greke; shumë rreshta janë pjesërisht të palexueshëm.]