04/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 dhjetor 1994

Greqia - ordinere

Duart dinake greke vjedhin zyrat e KSBE-së Raporti i vëzhguesit të KSBE-së, Dr. A. Zheplinski, i cili ndoqi gjyqin ndaj pesë qytetarëve shqiptarë me kombësi greke, vidhet dhe, pasi falsifikohet, shpërndahet si material përfundimtar i KSBE-së. "Ai material nuk është i vërtetë sepse Raporti përfundimtar qëndron në zyrën time." Ndodh për herë të parë në historinë e aktivitetit të KSBE-së vjedhja e një raporti special të saj. “Ka ndodhur më të vërtetë një diçka jo e mirë. Edhe mua më thanë nga Vjena se është shpërndarë një material i për-faqësuesit tonë (KSBE) mbi gjyqin e Tiranës. Nga ç’burime është marrë ky material, këtë as unë nuk e di. në zyrën time”. Këto janë fjalët e z.Palishevski, zëvendësdrejtor i Zyrës së UDHIR-it. Është pothuajse e pamundur, e pandodhshme. Dikush ka vjedhur diskëten e raportit të përgatitur nga përfaqësuesi i KSBE-së, nga zyrat e komitetit Polak të Helsinkit. Është falsifikuar një raport tjetër sipas të cilit gjyqi ndaj pesë sh-tetasve shqiptarë me kombësi greke zhvillohet jashtë procedurave juridike. Duart hajdute kanë përgatitur një raport të ri për t’i shërbyer akuzave greke të dala boje. Relacioni i vërtetë, sipas z. Palishevski do të dërgohet në Vjenë ditën e hënë, pasi të kthehet nga pushtimet drejtoresha e ODIHR-it, z. Glover. Ndërkohë kopja e vjedhur dhe e falsifikuar e raportit të vëzhguesit të KSBE-së është shpërndarë. Një e tillë i është paraqitur edhe autoriteteve të Tiranës. KSBE-së vjedhja e një raporti special të saj pikërisht në momentet e thellimit të krizës midis Shqipërisë e Greqisë. Greqia shpalo[s] në mënyrën më primitive vulgaritetin e vet. Përfaqësuesi i KSBE-së dr. A. Zheplinski dhe disa intervista për shtypin ku theksoi e kon-firmoi rrjedhën normale të një procesi gjyqësor në Tiranë, të cilin Athina e paragjykon, e politizon si një proces të montuar politik me synimin për ta përdorur për ruajtjen e statuskuosë, së tensionit në jugun e Ballkanit. Greqia e shpallur në përpjekjet e saj përmes diplomacisë dhe medias për ta paraqitur me drithtë të errët gjyqin ndaj të pestëve dhe shih gjyq jo vetëm ndaj minoritetit, (vijon në faqen 2) Vëzhguesi i KSBE-së, Dr. Zheplinski, duke ndjekur seancat gjyqësore. FOTO: P. Omeri

Shqipëria kërkon dialog - Greqia përgjigjet me dhunë

- Vijon dhuna mbi punëtorët dhe refugjatët shqiptarë në Greqi. - Rreth 40 mijë shqiptarë të punësuar dëbohen me forcë. - Greqia shkel përsëri hapësirën ajrore të Shqipërisë - Rritet numri i viktimave shqiptare dhe të plagosurve nga policia dhe ushtria greke. - Qeveria shqiptare realizon plotësisht standardin bashkëkohor të Dokumentit të Kopenhagenit për arsimimin e minoriteteve. - Athina që s’njeh ekzistencën e minoriteteve sulmon ligjin shqiptar për arsimimin e minoriteteve FOTO: P. Omeri Faqe 2

"Kushtetuta do konsensusin që parakupton logjikën"

KRISTAQ TRAJA: Në cilin nen të Dispozitave Kryesore Kushtetuese del detyrimi i Parlamentit për të miratuar krijimin e Asamblesë Kushtetuese me supermajorancë, me 2/3? Ai njeri që ma tregon këtë nen, do të më bëjë që unë të bëj dorë të nesërmen Unë si bashkautor i Projektkushtetutës, e quaj këtë projektkushtetutë të mirë, të pranueshme nga pikëpamja e specialistëve. Faqe 2

Shpresojmë që të gjejë përgjigje qëndrimi i matur i Shqipërisë

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, 2 shtator 1994 Acarimi i fundit midis Shqipërisë e Greqisë ka arritur përmasa që do t’i japin një vrull të ri krizës ekzistuese në Ballkan. Në po e ndjekim me shqetësim këtë acarim. Rajoni përbën një mozaik etnik, fetar e kulturor dhe tim i përgjegjësive kryesore ndërkombëtare siç është respektimi i sovranitetit e i tërësisë tokësore dhe mosndërhyrja në punët e brendshme, kërkimi i zgjidhjeve dhe problemeve me rrugë paqësore do të shërbejnë ruajtjes së paqes në rajon pasurinë e tij historike e merr nga kjo shumëllojshmëri. Respektimi i kësaj veçorie nga të gjitha vendet e rajonit është rruga e vetme për sigurimin e paqes, të stabilitetit dhe të qetësisë. Në këtë periudhë kur Ballkani ka nevojë më shumë se kurrë për qetësi e stabilitet, krahas respektimit dhe bërjes kujdes për të drejtat e njeriut e të minoriteteve, besojmë se zbatimi zgjidhjeve dhe problemeve me rrugë paqësore do t’i shërbejnë ruajtjes së paqes në rajon dhe se kjo do të jetë në dobi të të gjitha vendeve të interesuara. Kështu, shpresojmë se do të gjëj përgjigje qëndrimi i matur që ka mbajtur Shqipëria për zgjidhjen e problemeve me anë të dialogut. Si një vend i rajonit, dëshira më e sinqertë e Turqisë është vendosja e paqes, e stabilitetit dhe e bashkëpunimit në Ballkan. Turqia është e gatshme t’i vazhdojë kontributet që do t’i përkasin në këtë rrugë.

Thesi i madh në kufirin shqiptaro-grek

Një thes i madh me lecka kushedi çfarë, rri i harruar në mes të dy doganave, asaj shqiptare dhe asaj greke. Përpirë ndërtesave të doganave janë flamujt respektivë të të dy shteteve. Një erë e lehtë fryn dhe në livadh flamujt ndërrojnë vend. Mes sa duket era është krejt e pazonja. Për të lëvizur këtë thes duhen me siguri kraharorë të fuqishëm të refugjatit, krahë të cilët ai i ka tepër të lirë. Ej, erdhi edhe një autobus, thirrën policët e shërbimit i cili vrojtonte me dylbi. Kjo fjalë më shkëputi meditimim tim mbi mesin, erën, flamujt dhe dy doganat që qëndronin përballë njëra-tjetrës si dy kështjella. U kujtova për detyrën time. Mora mikrofonin në dorë dhe u drejtova nga grupi i refugjatëve të dobët, të zhveshur e të uritur. Ej, cunat, thirrën, ka kthyer kokën. Nuk pakësoi vëmendjen për asgjë. Ata se vështronin mikrofonin dhe veshët e tyre qenë: “Na kanë mashtruar. Na kanë fyer. Na kanë shtyrë. Na kanë kapur në burgur. Na kanë ngritur nga buka. Na kanë marrë lekët. Na kanë mbajtur në burg. Na kanë...” Duke ngritur një re pluhuri. Thesi mbeti aty, pa i rëndë ndërmend asnjeriut për ekzistencën e tij të trishtë. Pata një dëshirë ta hapja grykëgjerë e tij. Ju afrua fare pranë dhe ndalova i trembur. Konvencioni i tij me hartën politike të Evropës ishte tanimë një realitet. Të lëvizje atë THES nga andej THES nga andej duke ngritur një re pluhuri. gjeografia e kontinentit. - Ej, edhe një autobus, thirri prapë zëri i mëparshëm. Nga toka greke një re pluhuri i afrohet tokës sonë. Mes asaj reje janë refugjatët. Dikush prej tyre i afrohet kamerës televizive. “Më falmoni, ka kohë që nuk e kam parë nënën time. Më ka marrë malli. Dua t’i bëj bëruar në Greqi. Kur e kapën në pati qenë tepër i vrenjtur. Në tokën e huaj s’të gjesh! Unë qesh me thesin. Qesh dhe pastaj e marr seriozisht. Ai thes nuk ndodhet më kot aty. Së paku ndodhet për të zgjatur fantazinë e dikujt. Për më tepër ai është një konvencion. Shënojeni në hartë dhe mësojuani fëmijëve në shkollë! Dita ecën, era fryn, refugjatët kthehen, turnet e doganave ndërrohen. Vetëm thesi i madh nuk ndërron vend. Kjo do të thotë se tashmë ai është bërë një objekt dhe aspak një plaçkë e harruar ashtu siç mendova njëherë në fillim. Sa kohë ka që qëndron aty? Kush e vendosi? Pse? Të gjitha këto pyetje u rreshtuan pa marrë asnjë përgjigje, sepse autobusi tjetër me grupin e refugjatëve në bord e tij mbërriti serish dola në rrugë. “Na kanë rrahur. Na kanë fyer. Na kanë poshtëruar. Na kanë kapur në gjumë. kanë mbajtur në burg. Na kanë...” Vetëm thesi nuk lëviz. Nga dogana jonë zëri i një radioje përcjellë në eter lajme dhe duket në buzëqeshje. Vetëm thesi në buzëqeshje. Me zërin Njerën po ka qenë shtëm- kja? Njerën në buzëqeshje. Vetëm thesi nuk lëviz. FOTO: A. HABANI

Në brendësi:

Ambasada Jugosllave në Tiranë e kushtëzon dhënien e vizave me shpërblim ose... Faqe 4 Demokracia dhe opozita Faqe 3 Aleanca e shenjtë Atbinë - Beograd Faqe 3 50 vjet në luftë kundër varfërisë Faqe 4

Nga kronikat

- Greqia nuk kërkon asnjë ndryshim të kufijve, - tha e mërndura N e kryeqytetit e cila në emër të kryeqytetit. A do të vazhdojë gjatë... As kush nuk e di këtë përveç atij thesi që rri në mes të të dyja doganave të cilat jo rastësisht ngjajnë si dy kështjella. Jo rastësisht ai thes është, në hartën politike të Evropës i barasvlefshëm me një qytet. I barasvlefshëm me një shtet... Brenda atij thesi janë shpjegimet gojore të të gjithë shkëputjeve. Janë merita e vjetra dhe të reja. Brenda atij thesi është diplomacia. Janë mirënjohja dhe mosmirënjohja. Paqja dhe lufta. Atij brenda tij gelon gjithçka e mirë dhe e keqe, e vërteta dhe zënia. Atij është një konvencion sa të përbrujdhë aq edhe oquri. Në atë thes nuk mund të gjesh dot roba me të cilat vishen burrat, fëmijët, gratë. Jo, aty është kostumi i Evropës. Eshte moda e re. Po, po, më e reja, e fundit të shekullit. Dhe ne, sa kohë do të na duhet të mbartim në shpinë një thes të tillë aq kohë do të vazhdojmë të ndjejmë atë refrenin: “Ej, erdhi edhe një autobus tjetër. Edhe në jetë...” ... fëmijë qau... Afër ishte dhe varri i Napolon Zervës dhe Frroku vendosi aty një trëndafil me lule të freskëta. Kur u kthyen në Vorio Epir Frroku i hipi në pikëllim i madh. Une s’dija si ta ngushëllo ja... Lermë, më thoshte gjithë rrugës. I për cishin? Në kurrë s’bëhemi njerëz. Eshte i ndjeshëm Frroku. Po më shumë është i dhembshur. E sikur ta njohit DHEMBE-shurine e Frrokut. Mesditën e së shtunës e mendoja N, krejt e dendur e veshur dhe e krehuar si politikane moderne, u vërtit udhëheqë Tiranës duke bërë shitator. Ky është grusht shteti. Të ishte puc kushtetues. Çdo gjë që bëhet në Shqipëri është puc. Edhe kushtetuta e është në puc. E vërteta ka përmbajtur e saj. Ajo është e një kushtetute puçiste, është grusht shteti. Dhe po e thashë unë e kanë thënë të gjithë politikanët modernë, politikanët kozmopolitë, kozmopolitët perverse. Rroftë kozmopolitizmi i shqiptarëve modernë. Edhe amerikanët janë kozmopolitë. Për Shqipërinë ka më shumë nevojë se Amerika për kozmopolitë. KRONIKANI