15/09/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 shtator 1994

Janullatosi jashtë nga Shqipëria!

Priftërinjte ortodoksë shqiptarë duhet të zgjedhin midis AtDheut të tyre dhe shovinizmit grek Janullatosi ka ardhur këtu për të ikur. Ai do të ikë një ditë në një nga mënyrat e zakonshme, si ikin pushtuesit. Në Shqipëri do të mbeten priftërinj shqiptarë dhe ideali i madh i shqiptarit që duhet të mbajë në këmbë ortodoksinë shqiptare. Në historinë e Kishës Autoqefale Shqiptare të ndërtuar me aq shumë sakrifica e martirë, priftërinjtë ortodoksë shqiptarë që morën misionin e madh të rimëkëmbjes së saj pas diktaturës komuniste kanë përgjegjësinë e madhe historike të hyjnë në librin e saj si shpëtimtarë ose varrosës së veprës së madhe të patriotëve shqiptarë. Njeriu i përkohshëm që pushtoi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare tashmë tejkaloi mandatin e tij kohor, profesional, dhe është hedhur në ofensivë që të zbatojë dhe mandatin politik që i ka dhënë shteti grek. Ortodoksë. Lidhet e tij të errëta me forcat më ultranacionaliste greke, misioni i tij i qartë i provuar sidomos në letrat që krerët e grekëve të Shqipërisë i kanë dërguar kryeministrit grek në kohën kur ai përpiqej të pushtonte Kishën Shqiptare si dhe roli i tij negativ në kohën e tensionit të marrëdhënieve shqiptaro-greke, janë arsye të mjaftueshme për të provuar se ai nuk është këtu një i dërguar i Zotit, por një përfaqësues politik i ortodoksisë greke platforma e tij e cilës, është në themel të “on alshovinizmit” grek. Anastas Janullatos ka mbushur gjithmonë me tensione në periudhat e qeta marrëdhëniet mes dy vendeve, duke u bërë kështu promotor i një tensioni të përhershëm mes Shqipërisë e Greqisë. Mjafton të kujtojmë këtu se vetëm pak kohë pas varrosjes së viktimave të bandave greke në Peshkëpi, për të neutralizuar krimin e palës greke, Janullatosi nxiste nota proteste të shtetit grek për mosplotësimin e dëshirave të tij për të demonstruar në Shenjtorin “Skënderbej”. Një vit më parë në kohën kur Athina provokoi një tension të ri marrëdhëniesh për shkak të një qëndrimi korrekt të shtetit shqiptar ndaj një pjesëtari të armatosur se Janullatosit. MERO BAZE (vijon në faqen 2) Vili Klaes drejt postit të Vërnerit

Greqia e kërcënuar?

Pothuajse një muaj pas fillimit të krizës mes të rene marrëdhëniet shqiptaro-greke, anëtarët e Bashkimit Evropian formuluan për herë të parë në kontekstin e këtyre marrëdhënieve kërcësen (aq të përsëritur në rrafshin e marrëdhënieve Greqi - ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë) që Greqia duhet të korrigjojë politikën e saj ndaj Shqipërisë. Kërkesa e perëndimorëve, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, artikulohet pikërisht në kohën kur Athina adoptoi principet e Luftës së Ftohtë me mbylljen e kufijve (pas refuzimit kategorik të dialogut të kërkuar me insistim nga pala shqiptare) dhe ribllokimin e paketës së ndihmës që BE i akordon Shqipërisë. “Greqia duhet të ketë kujdes që të mos bëjë ndëshkim me politikën evropiane ndaj Shqipërisë”, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila mban presidencën e radhës së BE, madje shefi i diplomacisë gjermane paralajmëroi ndryshimin e politikës greke jo vetëm ndaj Shqipërisë, por për gjithë rajonin. Nuk është rast i parë që pala greke “al-aletë” perëndimorët e Greqisë këshillojnë Greqinë në qëndrimin ndaj Shqipërisë. Intervenimet bilaterale të anëtarëve të BE për të zbërthyer tensionin në jug të Ballkanit morën një dimension të ri të kushtëzuar nga këmbëngulja e Greqisë në rrugën e bllokadave dhe jo të bashkëpunimit në Ballkan, përfshirë Maqedoninë dhe Shqipërinë. Kërkesa e anëtarëve të BE e reflektuar nga takimi me i fundit i ministrave të Jashtëm në Upsedon (Gjermani) nuk janë më këshilla diplomatike në frymën miqësore brenda BE, por realisht kjo kërkesë është një kërcënim për Greqinë. Efektet e këshillave dhe “frymës miqësore” duket se janë të pavlera një herë për një kohë, pasi kufizve me Shqipërinë. Greqia u kërcënua nga Bashkimi Evropian pikërisht në momentin kur ajo riu veton për bllokimin e ndihmës për Shqipërinë. Alarmim për këtë kërcënim e jep Ministri i Informacionit dhe Shtypit, Venizellos, kur deklaroi se “partnerët e Greqisë në Bashkimin Evropian nuk duhet ta lidhin çështjen e miratimit të programit të përmirësimit të ekonomisë greke me tërheqjen e vetos së Athinës për ndihmën komunitare ndaj Shqipërisë. Miratimi i programit të përmirësimit është çështje jetike për ekonominë vendase (ekonominë greke - shënimi im). Përpara miratimit të këtij programi, “të përmirësimit të ekonomisë greke”, “jetik” Greqia mori nga BE 7.2 bilionë dollarë. Por këto nuk janë të mjaftueshme për një ekonomi pa “vizione të reja” dhe dominura nga politikat nacionaliste. (Kryetari i opozitës me të madhe në Greqi, Evert, e sulmoi ashpër Papandreu-n kur u shpreh se “Në vend që të hidhte dritë në vizionin e fushave kombëtare, ekonomik dhe politikë, ai (Papandreu - shënimi im) i errësoi ato me retë”. Kryetari i opozitës së Greqisë evi- J.M.) (vijon në faqen 4) J.M.

“Kolera: Problem nga pikëpamja epidemiologjike”

Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z. Maksim Cikuli, për “Republikën” Pas sinjalizimeve të para për disa raste të sëmundjes së diarresë në rrethin e Kukovës, ekspertët epidemiologë dhe bakteriologë shqiptarë konstatun se kishin të bënim me fillimin e një epidemie, për të cilën në Institutin e Higjienës dhe Epidemiologjisë dhe në Spitalin Ushtarak u dyshua për praninë e një vatër të vibrionit të kolerës. Ishin specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilët mbërritën në Tiranë me ekipet e tyre të trajtimit, kjo gjendje është përballuar me sukses nga mjekët e Tiranës dhe të zonës së prekur nga virusi. Kolera: paraqet një problem nga pikëpamja epidemiologjike sa nga pikëpamja e trajtimit të të sëmurëve. Prandaj gjithë ekipi i Institutit të Higjienës dhe Epidemiologjisë dhe mjekët epidemiologë të rrethit po punojnë në vatër. - Cili ka qenë impenjimi i Qeverisë në mbështetje për përballimin efikas të situatës? - Qeveria që ditën e parë i dha rëndësi klorinimit të ujrave, jo vetëm për Kukovën, por forcoi regjimin e klorinimit në të gjithë Shqipërinë. Po në ndërhyrjen e Qeverisë u bë furnizimi për ujin e pijshëm me autobotë për natën. Qeveria mori vendimin për mbështetjen Botërore të Shëndetësisë të cilët mbërritën në Tiranë më 12.09.1994, që konfirmuan praninë e një epidemie që ka bazë virozinë e kolerës. Në komunikatën për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë, që u shpërnda ditën e hënë thuhet: “dër tani konfirmuam laboratorikisht që është i plotë mbi 27 raste, ndër 190 të ekzaminuar”. Për hollësi të tjera biseduam me ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, zotin Maksim Gokuli. - Çfarë masash ka marrë dikasteri juaj për kontrollin e situatës së krijuar nga prania e vatrës së kolerës në Shqipëri? - Janë marrë masa për trajtimin e të sëmurëve nga Kucova të cilët janë prekur nga virusi. Këto masa janë klinike dhe epidemiologjike. Theksoj se nga pikëpamja … - A keni pasur mbështetje nga jashtë vendit? - Shumë organizata ndërkombëtare kanë shfaqur predispozicionin e tyre për të na ardhur në ndihmë në tejkalimin e situatës. Ky predispozicion shpresojmë të kthehet në realitet sa më parë. Bisedoi A. KOPANI

Galeria Kombëtare e Arteve - oborri i pasmë i Pepsit e Koka - Kolës

Ka me se një muaj që problemi i Galerisë Kombëtare të Arteve është bërë i njohur në shtyp, janë dhënë disa intervista në radio, por kjo ka qenë, akoma më të mëdha e solide. Mbi themelet të thella betoni dhe kolona të trasha hekuri, ato sikur tallin me artistët që hartojnë peticione drejtuar të gjithë titullarëve të lartë shtetërorë që nga Presidenti e deri te Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Punëtorët vazhdojnë punën normalisht duke i studiuar dukshëm dhe në mënyrë vulgare ato breza piktorësh e skulptorësh veprat e të cilëve janë të shpërndara në të gjithë vendin dhe që përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Por ç’po ndodh sot me tempullin e tyre?! Galeria e Artit, vendi ku ruhen tërë trashëgimi e pasur artistike, është bërë si oborri i pasëm i arkave me Pepsi e Koka Kola. Aty ku duhet të ishin lulishtet me skulptura, të zë syri grumbuj plehrash dhe një gardh kockash, të cilat po i marrin frymën dhe, mbi të gjitha, mu në ballë të saj janë bërë një kioskë me përmasa të pabesueshme, e ngjashme me një katedrale në ndërtim e sipër. A thu ka qenë që të kota përpjekjet tona dhe takimet Tiranës? Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kaq urdhëresa të Bashkisë disa letra për këtë problem, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Të gjithë heshtin, një heshtje e plotë dhe e pakuptueshme. Flitet se ngrehina e stërmadhe mbi ish-monumentin ngrihet nga gaza R.D, por të tjerë thonë se ajo është pjesë e dukshme e saj? [sic] Cilet qëndrojnë pas saj? Lind pyetja: Cili i mbron këta persona? Cili ka të drejtën morale e qytetare të shkatërrojë sheshin dhe lulishten përpara Galerisë Kombëtare të Arteve, të keq institucionin artistik të rëndësisë së shkallës së parë? (vijon në faqen 2)

Vili Klaes drejt postit të Vërnerit

Ministri belg i Punëve të Jashtme, Vili Klaes, ka “shanset më të medha” për të pasuar gjermanin Manfred Vërner, në Sekretariatin e përgjithshëm të NATO-s, deklaruan të martën diplomatë nga Brukseli. Qëndrimi amerikan në lidhje me këtë është “për t’i lënë europianët të vetëveprojnë”. “Në rast se gjendet një konsensus për zgjedhjen e një personaliteti evropian dhe në rast se emri i tij figuron në listën amerikane, emri i këtij kandidati nuk do të përbëjë problem për amerikanët”, deklaroi një nga diplomatët duke njoftuar se emri i Klaesit ishte edhe në këtë listë. Konsultimet, thonë diplomatët, do të vazhdojnë deri më 25 shtator.

Përçarje në partinë Demokrazia e Re për shkak të qëndrimit ndaj Shqipërisë

Sipas radios zyrtare greke “ERT” kryetari i Partisë Demokrazia e Re, Milthadhis Evert, shkarkoi nga kështjilli politik zëvendësin Mihailis Papkonstantinu, ish-ministrin i Jashtëm i Greqisë në qeverinë e Micotakis, si dhe zoti Andrea Anopullos. Sipas radios zyrtare greke “ERT” kryetari i Partisë Demokrazia e Re, Milthadhis Evert, shkarkoi nga kështjilli politik zëvendësin Mihailis Papkonstantinu, ish-ministrin i Jashtëm të Greqisë në qeverinë e Micotakis, si dhe zotin Andrea Anopullos. Sipas radios në fjalë, shkaku i shkarkimit i këtyre dy kuadrove udhëheqës të Demokrazisë së Re ishin deklarata e tyre të fundit “të quajtura antigreke” lidhur me mosmarrëveshjet me Shqipërinë. Në mbledhjen e ardhshme të kësaj partie priten shkarkime të reja nga udhëheqja e kësaj partie.

Ish-presidenti i Greqisë më ekstrem se Sebastianos-i

Radio BBC njofton se pa u mbushur 24 orë nga distancimi i kryeministrit Papandreu kundrejt qarqeve nacionaliste, ish-presidenti i Greqisë, Adthetakis, me anë të një deklarate prej dy faqesh, shprehu publikisht pikëpamjet e tij dhe bëri propozimet, të cilat sipas gazetës më të madhe në vend, “Elefterotipia”, nuk do t’i kënaqte as ekstremisti i djathtë Sebastianos. Ish-presidenti (1985-1990), nuk mjaftohet vetëm me Protokollin e Korofuzit, por ai kërkon që mbas të bëhet perkatigja e nevojshme diplomatike, Greqia t’i rikthehet Këshillit të Ministrave të Jashtëm të faktër Fuqive të Mëdha, që për dekada e kanë lënë pezull problemin e pretendimit të Greqisë ndaj Epirit të Veriut.

…Ata po na ndjekin me qen!

Një telefonatë nga Athina Zulja e telefonit ra me tërsëllimë. Ishte e shtunë. Ora ende nuk kishte shkuar gjashtë. - Foli Athinës, - ndërhyri centralistja. - Alo. Po jam. Më dëgjo... Më fol se nuk kam kohë. Jemi në ndjekje të pandërprerë. Të mora në telefon që të lajmërosh ata të familjes time, po nuk më kapën, po u shpëtova private dhe të ik në Itali. Lekët që kam te portofoli po më mbajnë lidhur. Nuk po m’i jep. - Më thuaj ndonjë gjë si po kalon keto çaste të vështira, - këmbënguli unë. - Ç’të them... Po na ndjekin sikur të ishim kafshë të egra. Prej ditësh jetojmë për një copë bukë. Ata nuk na lënë një ditë të qetë. Eh, ç’po heqim si grup, me qen na gjuajnë, edhe na doptojnë na grumbullojnë. Sytë e mi natë e ditë shohin, herë me radhë që të mos na bien qenët në gjumë. Janë bërë aq shumë sa që në ditë na vritet edhe një pjesëtar i grupit. … Përparimi është mësues me shkollë të lartë, por hallet e shumta ekonomike e kanë detyruar që të emigrojë. Së bashku me të në Greqi ishin me dhjetëra familje nga zona e Vlorës e Ballagatit, por shumë nga ato janë kthyer zhongjyrë. Mësoj se u ofroi populli grek nuk mjaftoi që ato të qëndronin aty duke shihtur krahët e punës për një kafshatë. Është zemëruar Qeveria. Eshte e-situar Sebastiano... Kane kaluar gjashtë ditë nga telefonata e Papit. Ai ende nuk ishte kthyer. Ç’mund t’i ketë ndodhur? Do t’u kete shpëtuar pritatave të grekëve? Nëse u ka shpëtuar doemos se do të jetë rrugëve të Italisë me shpresë të reja. Nëse do të jetë ende i strukur në pyje me ankthin e lehjes së qenve të grekëve, vështirë do ta ketë... Apo mos ka përfunduar në ndonjë birucë dhe pret autobusin për ta postuar për në Shqipëri? Një gjë është e vërtetë, në Shqipërinë e tij nuk është kthyer ende. Pastë fat!

Shqetësim po, por jo të ngjallim panik

Një kolegu ynë gazetar, që kishte qenë vetë në qendër dhe në lokalizuar të virusit, në Kuçovë, u kthye në Tiranë me bindjen se masat e marra atje ishin të fuqishme dhe kishte pak gjasa që virusi të rrezikonte më gjerë. Interesimi i menjëhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, i institucioneve të tjera dhe i instancave përkatëse të shëndetësisë, si dhe përkushtimi i tyre, bënin të mundur krijimin e bindjes se me keqes po i vihej barrë. Është naive të mos mendohesh me masat parandaluese, jo vetëm për virusin e kolerës, por në përgjithësi për të kontrolluar situatat e mundshme epidemiologjike, mund të jesh marrë me mirë dhe me kohë. Eshte edhe më tej e domosdoshme dhe kërkon përgjegjësinë dhe një përgatitje, në të gjitha hallkat, për të gjitha rastet dhe ngjarjet që vihen re, jo vetëm në Kuçovë. Por do të ishte po kaq e dëmshme që të veprohej, në këtë situatë, në kahun tjetër ekstrem: Të ngjallësh frikë dhe ankth tek njerëzit e rëndomtë, tek ai që për përdorim politik quhet popull, natyrisht nuk është kurrë në një gjë e indërshëm qytetar. Të ngresh alarm kolektive për të përdorur si kapital politik, nuk është një veprim i mençur përtej politikantëve kur rrethi nuk do t’i gezohej dot “ftorëve” të tilla, kur dhe kufijtë e peshon prej kësaj gjendjeje. As edhe opozita nuk beson dot se do të përdrije kolerën si investim në elektoratin e vet. Të kërcënuarit nga virusi i kolerës janë njerëz dhe ata ndiqen, vetëm në këtë situatë që tashmë është realitet, në këtë situatë që të gjithë ne e kemi krijuar, në këtë mjedis në të cilin ne të gjithë jetojmë, vetëm e vetëm me njerëz. Përgjegjësitë janë tjetër gjë, ato nuk mund të mos kërkohen, por më së pari duhen ndihmuar të dëmtuarit. Dhe, ta do arsyeja e thjeshtë, se të gjithë kemi përgjegjësi për t’iu gjendur afër atyre. Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria po, por edhe gazetari, edhe politikantë, nuk ka rëndësi të cilës forcë politike janë, të gjithë duhet të ndjejnë veten, në këtë situatë, pjestarë të forcës njerëzore që unifikohen për përballje në fatkeqësie rëne mbi njerëzit tanë. Alarmimi është i nevojshëm deri në atë shkallë sa të mos shndërrohet në panik. Koleg(u)jeni, i ardhur nga vatra e infeksionit (por natyrisht jo i infektuar) ishte më shumë i shqetësuar nga distancimi që po provonte në Tiranë nga miqtë e tij (që e kishin marrë vesh që ai vinte nga “Alt”) se nga nga ajo që kishte parë vetë në Kuçovë. Tërë problemi është tek përgjegjësia qytetare, edhe nëse për rastin në fjalë u mungoi organeve që përgjigjen për ruajtjen e shëndetit të popullit, nuk duhet të na mungojë në të gjithëve, në çastin kur njerëzit e venë përballë alternativat se vetës së tyre. forcës njerëzore që unifikohen për përballje në fatkeqësi rëne mbi njerëzit tanë. E kujt do t’i hynte në punë nxjerrja e përgjegjësive për atë që ndodhi, sikur viktimat të shtoheshin me ritmet që ne akuzojmë njëri-tjetrin, për arsye jashtëmendjesore? Përballimi i vërtetë i kolerës padyshim kërkon krijimin në një situatë lufte, por jo të një lufte me shhumë emocionë, të adul­tojmë më me pasion një-tjetrin se sa “armikun” përballë që e kemi të qartë, pra bile.

Në brendësi:

Vetëm në Shqipëri e fortë ekonomikisht mund të mendojë për pjesën e një klase saj Faqe 2 Zoti i shqiptarëve ende s’ka lindur Faqe 3 Krajina - vatër tjetër e luftës në ish-Jugosllavi Faqe 4 A do të vazhdojë “Tirana” dhe “Partizani” të kryesojnë pa humbje? Faqe

Galeria Kombëtare e Arteve - oborri i pasmë i Pepisit e Koka - Kolës

Nga kronikat

Dy ditët e para të javës, e çmendura N e Kryeqytetit u pa përpara Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. “Kam një vendim për të ndërtuar Lidhjen e Shkrimtarëve ndryshe dhe ajo duke u drejtuar kryetarëve. Kam një mendim që të ndërtoj disa kioska në vend të Lidhjes.” “E drejtë, iu përgjigj një kolebash nga turra. Unë tani kam marrë gradën doktor dhe Lidhja e Vjetër e shkrimtarëve nuk më pëlqen.” “Të shpallte një kolera, tha e çmendura, me gjithë doktoratën tënde. Une protestoj vivo ajo, Methoni, në këto ditë. Kolenë apo Enverin?” “Përse tallesh? Për këtë dikush nga turma i mendjes. Në kohën e Enverit kishte rregull. Neve huje me rregull, shpërndaje me rregull. Dritëro Agolli, Ismailit, Rexhep Qosjes. I katërti vi unë që nuk pranoj të dek­re­tohem i shquar.” “U propozoi një darkë në malin e Dajtit, tha e çmendura. Kam ftuar ministra dhe disa shenjtore. Mund të shikoni se kush është më shenjtori, shenjtoret vetë apo ndonjë ministër. Përse merr në gojë njerëzit e zotit dhe njerëzit e qeverisë, tha e çmendura? A e dini përse do të mbahet mend një aktor? Gjejeni, tha ajo, është duke shkruar një skenar për punë të kolerave. Kërkohet një aktor me background pervers. Po përgatitet një dekoratë për prijtin Janulla-tos. Dekorohet me urdhrin hero i kishës shqiptare. Për këtë rast rregjimi në këto ditë nesër midis orës 9 dhe 12. Nesër qeshatshët do të ketë konferencë shtypi Bashkimi Zeneli rreth fenomenit fundamentalizmit. Tre shohin për cilin islamik apo ortodoks. Paketi merr Greqia E dëgjuat, tha e çmendura, Papa-numeri do të denoncojë edhe vitet e ortodoksisë greke në Shqipëri me komandë dhe shtetësinë shqiptare. KRONIKANI