Katër të infektuarit e parë nga kolera kanë ardhur nga Greqia, ndërkohë vërtetohet prania e vibrionit të kolerës në pjejt e importuara nga fqinjët jugor
Vatra paraprake e kolerës në Kuçovë u ngushtua tashmë të katër emigrantë të ardhur nga Greqia, pas kthimit masiv në kulmin e tensionit mes dy vendeve. Të katërt janë infektuar me virusin e kolerës janë izoluar para kthimit në Shqipëri në kushtet shtazarake në bodrumet e policisë greke dhe të detyruar të përballojnë një regjim antihigjenik të stimuluar. Një optimizëm i dhënë zyrtarisht nga mjetet e informacionit zyrtar ditën e premte, përforcohet nga burime të sigurta të shëndetësisë në Kuçovë dhe Berat të cilat vërtetojnë se tashmë ka nisur puna e identifikimit të emigrantëve të tjerë të ardhur javën e fundit nga Greqia të cilët mund të jenë vatra potentë të përhapjes së mikrorbit. Në të njëjtën kohë pjesë e importuara nga Greqia, të cilat kanë destinacion të vetëm Shqipërinë, rezultojnë sipas po këtyre burimeve të infektuara me vibrionin e kolerës në sasira që simulojnë epideminë. Analizat e para të bëra mbi pjesë të importuara nga Greqia, sidomos ato që prodhohen në linja speciale për Shqipërinë në veri e verilindje të Greqisë, rezultojnë pozitive me vibrionin e kolerës. Të gjendur përballë një situate krejt të re për përpërdardhjen e kësaj epidemie, tashmë mjekët tanë duhet të kalojnë nën karantinë gjithë emigrantët e kthyer ndërsa instancat doganore shëndetësore duhet të bllokojnë importin e pjesëve nga Greqia, maunet e të cilave ishin të vetmet që shteti grek lejonte të kalonin në kulmin e krizës mes dy vendeve. Megjithëse nga Greqia ende nuk ka shenja të një alarmi për përhapjen e kolerës, të gjitha faktet të çojnë tek një desantim bakterologjik në Shqipëri, i cili në mos shërbefte për një luftë të mirëfilltë bakterologjike, është një shans i madh për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj ballafaqimit shqiptaro-grek, i cili po zhvlerësohet përfundimisht në sytë e Evropës politikën e Athinës me fqinjët e saj. Fakti që emigrantët që mbartin kolerën janë trajtuar në kushte shtazarake higjenike duke i detyruar të flenë në qeli të ndotura me urinë dhe të ushqehen me ushqime të dyshimta për nga pastërtia e tyre, janë një argument për një veprimtari speciale ushtarake të Greqisë ndaj Shqipërisë. E vërtetuar shkençërisht se vibrioni i kolerës nuk mund të lindë në Shqipëri, hamendjet e dësiroshme për një importim nga vendet e Azisë kanë qenë të pabesueshme për shkak se emigrantë nga këto vende nuk janë parë kurrë në Kuçovë dhe Berat. Sidoqoftë përpjekjet e Greqisë, për të sjellë bashkë me kolerën edhe ezen e importimit të saj prej “fondamentalizmit islamik”, tashmë janë të zbuluara. Duke ndaluar vaksinimin grek, i cili po zhverësonte vërtetuar shkencërisht hamendjet e dëshiruara tek një desantim bakteriologjik të mirëfilltë bakteriologjike, veprimtari speciale ushtarake të Greqisë ndaj Shqipërisë. E vërtetuar shkencërisht hamendjet e dëshiruara të saj prej “fondamentalizmit islamik”, tashmë janë të zbuluara.
"Toleranca dhe mirëkuptimi - mesazhe që Shqipëria i përcjell Evropës dhe botës"
... Marrëdhënie të shkëlqyera të minoritarëve dhe shqiptarëve
Presidenti Berisha takohet me banorë të Livadhjasë, Sarandë
Që në fillim presidenti theksoi se kam ardhur këtu “T’ju shpreh nderimin dhe respektin tim të thellë dhe të mbartë kombit shqiptar për qëndrimin tuaj, për harmoninë, tolerancën mirëkuptimin që keni treguar dhe tregoni gjithnjë në mbarë popullin shqiptar.”
“Unë dua të vë në dukje, vazhdoi presidenti, se toleranca, mirëkuptimi është një shembull i shkëlqyer jo vetëm për rajonin tonë, por ai është mesazhi më i madh dhe më i fuqishëm që Shqipëria, ky vend i varfër, i përcjell Evropës dhe Botës. Pikërisht në tolerancën ndërfetare të Shqipërisë dhe ndër etnike të zonave tuaja, qëndron forca jonë e madhe, një ndër burimet e fuqishme të zhvillimit tonë aktual dhe perspektiv. Askujt, vazhdoi presidenti Berisha, nuk mund t’i identifikojë minoritetin me nacionalizmi ekstrem. Duke folur për bashkëjetesën dhe mirëkuptimin, z. Berisha tha: “Jam i bindur se harmonia, mirëkuptimi, ka rrënjë të thella. Ka fakte të pamohueshme se grekë dhe shqiptarë si fqinjët me të lashtë, ndoshta të këtij kontinenti, kanë shumë më tepër gjëra që i bashkojnë, kanë shumë më tepër bashkëpunim se sa ndarë dhe moskuptim. Harmonia, bashkëpunimi, bashkëjetesa dhe mirëkuptimi kanë bazë luftërat tona të përbashkëta, përpjekjet tona të përbashkëta për liri.”
“Asgjë nuk ka mundur dhe nuk do të mund të lëkundë këtë tolerancë dhe këtë mirëkuptim, tha presidenti. Merita juaj e madhe është se ju patët mençurinë, për, pjekurinë dhe durimin e domosdoshëm për të ruajtur këtë tolerancë mes shqiptarët, si vlerat më të çmuara në këtë periudhë të krizës së marrëdhënieve shqiptaro-greke. Pikërisht në tolerancën dhe në marrëdhëniet shqiptaro-greke, ata dëshmuan se nuk i dolën t’i prishin marrëdhëniet e shkëlqyera të minoritarëve dhe të shqiptarëve.
Dhe do të siguroj popullin e minoritetit se, pavarësisht nga qëndrimet nacionaliste dhe të skajshme në Athinë, vazhdimisht do të insistoj për dialog, përseri do ftoj qeverinë e Greqisë për dialog sepse jam prap i bindur se në hapësirën e madhe në traditën e lashtë të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës midis dy vendeve ka shumë mundësi për mirëkuptim, ka shumë mundësi për të zgjedhur mosmarrëveshjet me dialog.”
Korresp. i “Republikës”
Ampicilina më e efektshme se tetraciklina
“Gjendja është relativisht e lehtë” - ka konfirmuar dje znj. Maria Neira e Drejtorisë së Përgjithshme për Kolerën pranë OMS-it. Gjithashtu në mbledhjen e shtabit të punës të ngritur për këtë problem në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ruatjes së Mjedisit, znj. Neira ka konfirmuar se masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë të drejta. “Kolera që ka rënë nuk ka përhapje masive.”
Znj. Neira e Drejtorisë së Përgjithshme për Kolerën pranë OMS-it ka deklaruar në mbledhjen e shtabit se “tashmë në gjithë botën, kolera kurohet si të gjitha epidemitë e tjera. Epidemia e kolerës zgjat deri në 8 javë dhe “piku” i saj është në javët e para”. Gjithashtu ajo ka rekomanduar se “ampicilina është më e efektshme se tetraciklina në luftën kundër kolerës”.
Këto dhe të tjera rreth çështjes “kolera”, OMS-it do t’i konfirmojë në konferencën e shtypit që do të japë në d- ora 10.00 së bashku me ministrin e Shëndetësisë dhe Ruajtjes së Mjedisit, z. Maksim Ciku-
A KOPANI
5 milionë lekë në ndihmë
Kronikë nga gjendja e epidemisë së kolerës në vendin tonë
5 milionë lekë në ndihmë të situatës së krijuar nga epidemia e kolerës
Kronikë nga gjendja e epidemisë së kolerës në vendin tonë
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Petraq Cama, bëri të ditur Dot në mesditë, se në mbledhjen e jashtëzakonshme të organizuar nga Këshilli i Ministrave është akorduar një shumë prej 5 milionë lekësh në ndihmë të kësaj situate. Po sipas këtij burimi, nga Ministria e Shëndetësisë do të liv rohen edhe 10 milionë lekë nga fondi rezervë i saj.
ATSH
“Coca-Cola” pije e sigurtë
Në valën e kërkimit të “pijes pa kolerë”
Këto ditë kur frika nga kolera ka rritur shitjen e pijeve të jashtme, sidomos të ujit mineral, fabrika e “Coka-Colës” që prodhon pije freskuese, garanton se prodhon pije të sigurta të standardit më të lartë.
“Ne nuk furnizohemi me ujë nga ujësjellësi, kemi puset tona dhe ujin e disinfektojmë që nga fillimi, e pastaj në anë të tjera dhe dezinfektimi është plotësisht i sigurtë,” thotë drejtori i “Coca Cola” Alberto Gut.
Pjesa tjetër e procesit të prodhimit të Coca-Colës është plotësisht e sigurtë nga ndonjë infektim i mundshëm apo aty aty faktori njeri luan rol fare të vogël. Për pastrimit të shisheve të zbrazëta deri te mbushja, mbyllja e vendosja e shishes me kapak, bëhet shumë e automatizuar. Asgjë nuk prek nga dora e njeriut që mund të infektojë pijen. Kështu produkti është plotësisht i dezinfektuar.
“Përveç kësaj në fund të prodhimit bëhet kontrolli i kualitetit të mostrave të shisheve të mbushura, si nga ana e parametrave të kualitetit, ashtu edhe kontrolli bakteriologjik.
“Me gjithë se sigurinë e madhe, me të marrë lajmin e paraqitjes së rasteve të kolerës ne kemi marrë masa plotësuese dhe kemi mbajtur disa mbledhje me punëtorët për të rritur nivelin e higjienës dhe të pengohet sjellja e infektimit nga jashtë”, thotë kontrollori i kualitetit në këtë fabrikë, Emira Pelingu.
Në të parë ne sy, duket se “Coca-Cola” është pije po aq e sigurtë sa edhe pijet tjera nga eksporti. “Do të na bëni një reklamë të lamë falas, po shkruhet për kushtet e prodhimit këtu”, na thotë me shaka Selimio Farini, drejtor i shitjes së kësaj fabrike.
E. TUPINA
Pa zënë vend problemi i tokës nuk merr udhë Shqipëria
Parlamenti dhe Projektligji Republikan për tokën
Është e vërtetë se Partia Republikane ka vetëm një deputet të sajin në Parlament. Një deputet që, brenda natyrës së tij, nuk “di” të bërtasë, të flasë me zë tepër të lartë. Por kjo nuk do të thotë që kërkesa e tij për t’u marrë në shqyrtim, nga Parlamenti, Projektligji Republikan për tokat, duhet kaluar në heshtje, siç edhe ka ndodhur deri tani. As nuk tolerohet zvarritja e tij.
Projektligji për Tokën është i papadyshim një (projekt)ligj i cili meriton vëmendjen më të madhe, mbase më të madhe se shumica e ligjeve që ka përceljle parlamenti ynë i nderuar, nëse merton ta quajmë me këtë cilësor. Ka pasur jo pak raste kur Parlamenti e ka shpërfillur kërkesën e vetme shqyrtimin dhe rishqyrtimin e shumë ligjeve dhe nënligjeve, të cilët edhe mund të prishin. Kryes e Parlamentit tonë duhet të ndërgjegjësohet për veprimet e saj; se paku duhet t’i hapë rrugë kërkesës së deputetëve të saj për të bërë objekt diskutimi një çështje të tillë. Qoftë edhe duke votuar për rrëzimin e tij.
Ligji për Tokën, ai në fuqi, po provohet gjithnjë e më shumë si i papranueshëm, pra si jo demokratik. Atë jo vetëm e miratoi një Parlament, me përbërje shumicën ish-komuniste, por edhe nga masa e gjerë e fshatarësisë shqiptare, nuk po pranohet. PD nuk ka pse mbart edhe me përgjegjësitë e të tjerëve, ato të PPSH-PPS. Ose nëse është e ndërgjegjshme për atë që bën, le ta deklarojë hapur një gjë të tillë. Ligji 7501, duke pretenduar se bën pronarë pjesën më të madhe të shqiptarëve, në të vërtetë e pengon përfundimisht shqiptarët të bëhet pronar i vërtetë, dhe tashmë këtë gjë e mbështet vetë Partia Republikane. Kryesorja është që Gjithnjë e më shumë, në radhët e fshatarësisë dhe jo vetëm të saj, po krijohet bindja se “fshatari nuk pranon të marrë nga shteti veçse pronën e tij, atë që i ka trashëguar prindërit dhe paraardhësit e tij”.
Projektet për të detyruar, me forcën e Ligjit apo të pushtetit, të bëhet pronar i tokave të tjetrit, gjithnjë e më shumë po dalin të papranueshme. Përkundrazi, në shumë raste, në shumicën e rretheve të vendit, në Veri dhe Jug të vendit, fshatarët po ndajnë tokat sipas kufijve të vjetër, pavarësisht prej Ligjit 7501. Dhe në të gjitha këto veprime nuk është manifestuar asnjë paqënaqësi, gjë që nuk ka ndodhur kur kërkohet të zbatohet ky ligj postkomunist. Ngulmimi për ta zbatuar Ligjin e Tokës, sipas Ligjit 7501 të Parlamentit neokomunist, nuk bën gjë tjetër veçse mban ndezur tensionet e vjetra, stimulon gjakmarrjen dhe, ç’është më e keqja, frenon duhshëm mundësinë për të menduar seriozisht dhe për të kultivuar rrënjësisht tokat. Pa këtë problem të pronarëve legjitimë, tokat gjithnjë kanë për të mbetur shembuj konflikte të tokave bujqësore apo blegtorale.
Është padyshim pozitiv fakti që edhe shumë deputetë të PD andojnë forcë tjetër politike proçesin, ose veprojnë në favor të Projektligjit Republikan për tokën. Të ndodhur mes të shqetësimit të fshatarëve ata nuk mund të sjellin ndryshe, por kërkojnë zgjidhje reale, bipa anag e argumenta het and interpretetoh ne Projektligjin Republikan. Që kjo është një forma të ndërmjetme, sipas kushteve të fshatrave. Por do të ishte shumë më mirë sikur këtë deputetë t’i bënin të njohura këto praktika edhe në Parlament, kur aty të paraqitet për shqyrtim ky Projektligj.
Tërë problemi është që të ndihmohen punët, e jo të fitojë pikë politike PR apo ndonjë forcë tjetër politike. Pa zënë vend problemi i tokës, nuk ka vend Shqipëria. Së paku kaq gjë duhet mësuar prej problemeve që nxori në pah gjyqi ndaj 5 minoritarëve në Jug. Nëse ato do të ishin bërë pronarë pronarë legit të tokave shqiptare pronë e shqiptarëve, apo asnjëherë nuk ka për t’u mbrojtur e para si tokë e shtrenjtë. Atëherë bëhet atëherë kur ndjehet i tillë.
Vonë apo evarritur e shqyrtimi të këtij Projektligji në Parlament vetëm na do t’i bënte edhe më të vështira zgjidhjet.
FARUK MYRTAJ
Në brendësi:
Konferenca e alternativave i shërben demokracisë
Faqe 2
Nacionalizmi grek dhe përpjekjet e tij për të instaluar në politikën shqiptare
Faqe 3
Çamëria në enciklopedinë e madhe belenike
Faqe 3
Maqedonia drejt zgjedhjeve ... pa shqiptarët
Faqe 4
Lajmërim
Lajmërim
Njoftohen të gjithë kryetarët e degëve të FRRSH dhe të PRSH që data e mbajtjes së Konferencës së Përgjithshme e Rinisë Republikane Shqiptare do të shtyhet deri në një datë sa më të afërt. Arsyeja e vetme që Konferenca nuk do të zhvillohet në datën e lënë është se nuk këshillohet aspak që në këtë gjendje kolerike që vendi po kalon të ketë një përqendrim të madh njerëzish. Ne nuk mund t’ju sigurojmë kushtet higjienike të pastra duke filluar që nga uji dhe më pas edhe të ushqimet që nuk janë tërësisht të pastra. Ne shpresojmë se kjo gjendje do të kalojë shumë shpejt, por tani për tani nuk mund të marrim përsipër të rrezikojmë qoftë edhe një pjesë shëndetin e kujtdo.
Forumi Rinor Republikan Shqiptar
Nga kronikat
E çmendura N e Tiranës të premten pasdite shëtiti në varrezat e kryeqytetit duke mbajtur në duar një parrullë ku lexohej: “Ruhuni nga kolera”. Nuk kuptohej pse e çmendura preferoi periferi-me. “Ruhuni nga kolera” nga partitë - tha e çmendura. I sëmuri i parë me kolerë në Tiranë ende është i lirë dhe bredh rrugëve të Tiranës, tha ajo. Ai është një aktor.
Ruhuni nga kolera! Aktorët të tjerë nuk kanë shanse për kolerën - tha e çmendura, pas ata vuajnë prej një kolere tjetër je marre qysh kur kanë qenë ne moshë të njomë. Kolera shoqëfat disa tipesh. Ju lutemi mbani shënim. Për shembull, të sëmurët me kolerë që shfaqen megallomane dhe japin intervista interesantë, nuk jemi dhe aq të rrezikshëm. Pasi këta vetë me kërkese për të shëtitur kolerës së madhe te Sigurimit kanë dashur të preken prej saj. Kategoria tjetër që ndi-hem e ndryshme me mendje të tjetër se janë intelektualë dhe po persekutohen, nuk janë gjithashtu të rrezikshëm. Ky lojë ka një jetë të tërë me kolerë dhe me njerëz ata që nuk kanë menduar këte gjë. Të bursosur me kolerë kolerë në ditët prej burgjeve për të mos ndarë kolerën. Por edhe këta nuk janë të rrezikshëm.
Epidemia e kolerës megjithëkëtë është shumë e rrezikshme. Në disa parti dhe shoqata ajo, kolera, është e vjetër. Ruajuni nga këta të sëmurë. Kolera rrezikon të avancojë edhe në disa fondacione dhe në ndonjërin është shumë e përqëndruar. Çështja nuk është, tha e çmendura, të shpotetën të sëmurët e këtyre fondacioneve, pasi kolera e tyre është e vjetër. Por mund të ndihmohen punëdhënësit e tyre të mos ndyhen me kolerën. Shumë të rrezikshëm paraqiten edhe ata që shiten se gëzojnë një imunitet të papërkueshëm nga kolera. Keta nuk tregojnë vetëm veten. Të rrezikshëm janë edhe ata që shpallën të shëruar nga kolera, megjithëse e kanë sharrë kolerën këto dy vjetë në fundi dhe harrojnë se për vitë të tëre kanë mbajtur barut dhe kanë nënshruar shumë njerëz. Ale—ancat e kolerës nuk janë të reja. As prokurorët, as kryetarët e bashkive apo kryetarët e kontrollorë nuk kanë qenë të prekur nga kolera. Këta kujdes dhe mos ua qendroni pranë, tha e çmendura. Kon-rar e gazetave dhe në reamb të .. blervërim qendror. Mund të njoftohen skamë shëndeti