Lirimi i pesë omonasve nuk mund ta fshehë fajin e saj
Marrëdhëniet shqiptaro-greke të cilësuara “të ngrira” presin sipas Ministrit të Informacionit të Greqisë, Venizellos ditën e nesërme, pra gjykimin në shkallë të dytë të pesë shtetasve shqiptarë me kombësi greke, të gjetur fajtorë nga gjykata e faktit.
Ministri Venizellos e konsideron “shans” gjykimin e nesërm për autoritetet e Shqipërisë, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Papuliasi, është gati të fillojë dialogun me Shqipërinë, kur kolegët e Qiriazatit, (një nga drejtuesit e rëndësishëm të Omonias) të dalin nga burgu. Vetë Qiriazati i ka kërkuar Athinës në një vizitë të fundit, “dialog pa kushte, ndërsa shefi i partisë greke të Koalicionit të të Majtë dhe Progresit apelon: “Të ngremë mure bashkëpunimi dhe jo llogore armiqësie” duke shtuar se “gjatë imrёkuptimit në Shqipëri” ish-ministri i Jashtëm i Greqisë Papakostandinu, i përjashtuar nga Partia “Demokracia e re” i ka kërkuar Athinës zyrtare të rishikojë pozicionin e vet dhe të thyejë një dialog me Shqipërinë pa kushte. Zotëria Micotakis gjithashtu ka konstatuar se: “S’mund të kemi ne (Greqia – shën. im) gjithmonë të drejtë”.
Krahas presionit të brendshëm grek, Athina zyrtare ndodhet nën presionin e anëtarëve të të rëndësishëm të Bashkimit Evropian. Ministrat Kinkel dhe Duppe kanë marrë përsipër rolin e mediatorit në dialogun e kërkuar dhe të insistuar nga Shqipëria, (Tësemë me fundit të Presidentit Berisha për një takim të mundshëm të ministrave Serreqi-Papulias në New York) Greqia e ka refuzuar.
Mjaft ministra të punëve të Jashtme të Ballkanit dhe jo vetëm të Ballkanit, kanë mbështetur në mënyrë të plotë Shqipërinë. Ndërkohë Greqia, pasi provoi e riprovoi, në marrëdhëniet me Shqipërinë, bllokadat ekonomike, mbylljen e kufijve, sulmet dhe kërcënim e hapësirës ajrore të Shqipërisë, shpërndarjen e materialeve propagandistike për rrezimin e rendit kushtetues, është rikthyer e sugjeron shanse të reja për autoritetet shqiptare. Dhe ky shans për Tiranën, dhe politikën e saj, është lirimi i pesë shtetasve të saj të gjetur fajtorë. Pas kësaj ajo premton dialog dhe marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Greqia në fakt nuk është edhe aq konsigjente në kërkesat e saj. Vetë zotëria Papulias, përpara se të nisej për në New York, deklaroi nën presionin e anëtarëve të Bashkimit Evropian, sic janë Gjermania dhe Franca, se mund të bëheshin koncesione për problemin shqiptar nëse “kolegët evropianë” do të ndihmonin për çështjen e Qipros. Merret vesh lehtë se midis pesë shtetasve shqiptarë me origjinë greke, të dënuar për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje, dhe e çështjes së Qipros, nuk ka asnjë lloj lidhje. Kushtet të tilla sigurisht nuk u kanë pëlqyer as drejtuesve të Omonias (Qiriazatit për shembull, por edhe të tjerëve, madje as omoniasit tjetër, që shokoi të përgëzojë kolonelin grek që shkeli hapësirën ajrore të Shqipërisë) të cilët kanë realizuar, ndonëse vonë, se Athina kërkon t’i përdorë si mish për top për politikën e saj në Ballkan. Athina avancon shumë me politikën ekstranacionaliste me Shqipërinë, kur për një politikë të tillë ajo është komprometuar me Maqedoninë. Kuraja për t’u ulur në dialog me Shqipërinë do ta rriste krizën e brendshme politike të Greqisë. Kësisoj Athina dëshiron të shpëtojë vetveten duke kërkuar (në mënyrë absurde) lirimin e të pestëve. Ndërkaq lirimi apo mbajtja në burg e tyre, e vënë në dukje nga përgjegjësues të minoritetit grek në Shqipëri, nuk ndikon në marrëdhëniet e shqiptarëve me minoritarët. Marrëdhëniet e minoritetit grek në Shqipëri me Shqipërinë dhe legjislacionin e saj, janë gjetur në bashkëjetesë e mirëkuptim edhe nga vezhgues ndërkombëtarë. Është bërë e njohur nga raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe ata diplomatikë se gjyqi ndaj të pestëve në Tiranë është në përshtatje me legjislacionet edhe të vendeve me demokraci të konsoliduar. Athina nuk pret uljen e dënimit në procesin e rishqyrtimit në Gjyakatën e Apelit të nesërme. Një ulje e dënimit të të pestëve nuk argumenton tezen e Athinës të formuluar tri ditë më parë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Papulias përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të ...
J. M.
(vijon në faqen 4)
Vetëm dialogu mund ta kapërcejë krizën mes Shqipërisë dhe Greqisë
Takime në selinë e PRSH
Në vazhdim të dialogut një përfaqësuese e “Omonia”-s e përbërë nga kryetari i saj, z. Sotir Qirjazati, nënkryetari Thoma Sharra dhe sekretari i përgjithshëm Dhimitër Caka, me kërkesën e tyre zhvilluan një takim me kryetarin e PRSH z. Sabri Godo, nënkryetarin Fatmir Mediu, sekretarin e përgjithshëm Çerçiz Mingomataj.
Që në fillim z. Qirjazati tha se po bëjmë të gjitha përpjekjet si faktor lidhje e miqësie midis popujve dhe duam që edhe këtë tërjet të na vlerësojnë këtë rol. Nuk ekzistojnë shfaqje esenciale që ta acarojnë gjendjen midis shteteve. Vështirësitë dhe tensionet e sotme nuk janë në interes të popujve dhe ato mund të kapërcehen vetëm nëpërmjet dialogut pa kushtet e hapur midis shteteve që kanë në thelb vullnetin për miqësinë e mirë. Nuk konstatojmë, gjithashtu, qëndrime antipat[u] nga populli grek dhe shqiptar e vullnetin për dialog e gjejmë edhe tek forcat politike greke. Kemi kërkuar legalizimin e emigrantëve shqiptarë dhe në këtë pikë kemi gjetur predispozicion nga nga qeveria greke.
Omonia do të japë të gjithë kontributin e saj për afrimin e integrimin në familjen Evropiane pa pasur frikën e asimilimit, do të jemi të hapur dhe të drejtat tona do t’i kërkojmë në rrugë paqësore.
Në këto kushte jemi të mendimit që fillojmë nga dialogu dhe të përfundojmë në dia-log.
Z. Godo, pasi i falënderoi për iniciativën, theksoi se PRSH e miraton një gjë me rëndësi për vendin tonë përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe duke e parë atë në një domosdoshmëri për ruajtjen e paqes dhe prosperitetit në Ballkan. Vërejtja jonë kohët e fundit ka qenë që iniciativa diplomatik[e] dhe e palës greke na duhet dhe ndaj Greqia figuron si partnere e duhur dhe shpresojmë që partneriteti dhe afrimi i dy vendeve me Shqipërinë dhe…
… acarimi i marrëdhënieve dhe ton interesa[t] e ndërsjellta. Përsa i përket rritjes së tensioneve të sotme, z. Godo theksoi se ato nuk kanë aprovimin e minoritetit, por të disa krerëve që kanë krijuar kontradikta për gjëra të paqena, për të cilat nuk a vlen të konfrontojmë dy popuj që duhet të jenë miq. Minoriteti është pjesë përbërëse e popullit shqiptar me të drejta të barabarta dhe çështjet që kanë të bëjnë midis nesh mund të zgjidhen në mënyrë të kënaqshme vetëm brenda një kuadri politik e demokratik.
Po dje, në kuadrin e iniciativave për nxjerrjen e dialogut me qeverinë greke, kryetari i PRSH z. Sabri Godo, nënkryetari Fatmir Mediu, sekretari i përgjithshëm Çerçiz Mingomataj dhe AKD Aleksandër Çina dhe Arben Braçe pritën me kërkesën e tyre delegacionin e Partisë së Koalicionit të Majtë dhe Progreset të Greqisë të kryesuar nga kryetari i kësaj partie, z. Nikos Kostand-inopolos. I pari e mori fjalën z. Kostandinopolos, i cili theksoi se kjo vizitë ka si objekt kontributin për krijimin e një klime sa më të përshtatshme për uljen e tensioneve nëpërmjet iniciativave të dialogut. Besojmë se Shqipëria dhe Greqia duhet të kenë marrëdhënie bashkëpunimi duke diskutuar me dialog e besim të mirë.
Kuadri i këtij dialogu mund të sigurohet vetëm duke i dhënë prioritet respektimit të parimeve e normave të KSBE mbi garantimin dhe sigurimin e kufijve, respektimin e të drejtave të njeriut e minoriteteve dhe në mbrojtjen dhe saktësimin e të drejtave për punë të emigrantëve. Vetëm (vijon në faqen 4)
Autoritetet e Beogradit kanë vazhduar veprimet ...
Nga konferencat e degëve të PR në rrethe
Në prag të Kongresit II të PRSH
Në Konferencën e tretë të degës së PR në rrethit Mirditë mori pjesë edhe nënkryetari i PRSH, z. Fatmir Mediu, instruktor i sektorit të organizimit të PR, Kosta Simonidhi etj.
Analizës së veprimtarisë së Degës së PR të rrethit i parapriu raporti i Komitetit të saj Drejtues, mbajtur nga z. Bardhok Peploka. “Nëpërmjet konferencave kemi parasysh se edhe në Mirditë gjithçka u fillua nga kuota zero. Por është fakt se ende po ndeshemi me mjaft dobësi e vështirësi, të cilat mund të ishin më pak të ndjeshme për shkak të epopullsisë së rrethit. Ne, si degë e PR, – tha z. Peploka, vazhdimisht e kemi bërë oponencën tonë të ndershme e konstruktive duke propozuar ...
(vijon në faqen 2)
Përmet: Të afirmohen përvojat pozitive
Konferenca e tretë e degës së partisë republikane të rrethit të Përmetit i zhvilloi punimet më 27 shtator.
Përveç delegatëve, ishin ftuar të ndigjunin punimet edhe përfaqësues të partive politike, të sindikatës së pavarur, të shoqatave të ndryshme, të komuniteteve fetare. Ishin të pranishëm gjithashtu zotërinjtë Vladimir Agaraj, kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë dhe Aleksandër Garuli, anëtar i Komitetit Drejtues të PR.
Në raportin që mbajti në emër të komitetit drejtues të degës z. Fredi Babani, vih ej dukje se në harkun kohor midis dy konferencave dega e Përmetit është konsoliduar si forcë aktive, që ka arritur të formojë fizionominë e vet në përshtatje me programin e partisë republikane në tërësi, program ky që u i cilësua si më i ploti e më realist për të çuar vendin përpara shqoqërive të zhvilluara demokratike. U ...
(vijon në faqen 2)
Devoll: Republikanët kanë traditë
Këto ditë u zhvillua konferenca e degës së PR për rrethin e Devollit, ku z. Agron Lami (ish-sekretar i degës) mbajti fjalën e hapjes, ndërsa raportin mbi aktivitetin e partisë në rreth midis dy konferencave, e mbajti Berri Lame.
Këto ditë u zhvillua konferenca e degës së PR për rrethin e Devollit, ku z. Agron Lami (ish-sekretari i degës) mbajti fjalën e hapjes, ndërsa raportin mbi aktivitetin e partisë në rreth midis dy konferencave, e mbajti Berri Lame. Ai vuri në dukje se përgjithësisht është punuar mirë, por janë vënë re dhe mjaft dobësi. Autoriteti i partisë në rreth është mjaft i mirë dhe shpesh herë i jep tonin drejtimit në rreth. Të metat konstituojnë kryesisht në shtimin e anëtarësisë. Numri i simpatizantëve është rritur. Njerëzit janë pak a shumë të vlerë nga partia dhe, nga ana tjetër, kanë dhënë në favor të partisë në pushtet.
Struktura e partisë duhet të përsoset sepse 18 seksione janë shumë pak për këtë rreth.
Në raport u theksua ndër të tjera se populli i Devollit ka qenë patriot dhe e ka mbrojtur kufirin e vet. Se fundi rrethi i Devollit nuk pati asnjë përfitim nga regjimi komunist.
Politika e ndjekur nga Partia Republikane, qoftë ajo e brendshme apo e jashtme, pëlqehet nga opinioni.
Marrëdhëniet me shoqatat e ish-të përndjekurve dhe të is...
(vijon në faqen 2)
Autoritetet e Beogradit kanë vazhduar veprimet e tyre kundër shqiptarëve në Kosovë
Deklaron në OKB Ministri i Jashtëm i Austrisë Alois Mok
“Situata në Kosovë vazhdon të keqësohet”, tha midis të tjerash në fjalimin që mbajti dje përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Mok. “Kosova ka qenë e ngelizhuar për shkak të… është në rend të ditës. Misionet vëzhguese të KSBE-së të dërbuara më 1993 nuk janë autorizuar të kthehen, pavarësisht nga përpjekjet ndërkombëtare intensive. Në përgjithësi në këtë rajon të banuar 90% nga shqiptarët dhe plotësisht autoktone, ne duhet t’i bëjmë ballë një forme ushtrimi të pushtetit që paraqet në fakt të gjithë tiparet e një regjimi pushtimi”.
“Situata në Kosovë është në rend të ditës. Ministrat e jashtëm të KSBE-së të debuara gjitha tiparet e një regjimi pushtimi”.
Autoritetet e Beogradit kanë vazhduar veprimet e tyre sistematike kundër shumicës shqiptare. Rreziku i shpërthimit të dhunës masive
Korresp. “REPUBLIKA”
Fshati Sopik nën trysninë e helenizimit
Sopiku është një fshat ortodoks shqiptar në komunën e Livadhjasë në Sarandë. Krye-plaku i këtij fshati, i zgjedhur në mënyrë të dyshimta nga komuna me anë të listave dhe jo propozimeve, është aprovuar nga një mbledhje ku merrnin pjesë vetëm 74 veta, nga 600 votues që duhet të ishin. Me marrjen e kësaj detyre, kryeplaku Thanas Papa anuloi komisionin e parë të ndarjes së tokës dhe zgjedhi një komision tjetër të për-bërë prej dy dhe anëtarëve të tjerë pleq e të zgjedhur. Pas kësaj u shkëh[?] hapur Ligjin për ndarjen e tokës duke e favorizuar fshatin dhe miqtë e tij. Si rrjedhim ai ka përvetësuar për familjen e tij ka 75 dynymë tokë. Nga ndarja e tokës rezultat[?] 30 ha të humbura, e cila mbulohet nga tapi fiktive.
Këto janë vetëm predh[?] para të këtij kryeplaku të fshatit. Veprimtarinë e tij më të dën[?]shëm për emrin e fshatit, kryeplaku e ka në aktivitetin e tij prak[t]ik h[s]h-miqve të vetë të babait të tij prift, që ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit sekret grek, për rehabilitimin e të cilit është interesuar vetë ish-konsulli Jakovi, por që ende nuk ka mundur ta bëjë ceremoninë e rivarrimit të tij. Në adresë të kryeplakut shkojnë dhjetëra pako të ardhura si ndihma nga Greqia për banorët e fshatit, pasi ai i shënon në listë banorët e fshatit që realisht janë në Greqi. Biznesi i tij kryesor janë vizat greke, për të cilat kryeplaku “shpërblehet” mirë. Tarif[a]t janë të ndryshme për ata që e “meritojnë vizën greke” dhe për ata që janë jashtë liste. Bashkë me listat e vizave kryeplaku bën listën e banorëve të fshatit të cilët ka filluar e regjistron shumicën si minoritarë grekë, me porosi dhe nga kryetari i Komunës së Livadhjasë, Mihal Fisheka. Kështu kryeplaku llogarit për grekë familje të cilat mund të kenë marrë ndonjë nuse minoritare. Për mbulesë si shfagat gjithandej si demokrat, por në fushatën e zgjedhjeve mobilizon gjithë të afërmit dhe fisin e tij për të votuar për PBDNJ. Kryeplaku ka monopolizuar dhe objektet socialkulturore të fshatit të cilat sot gjenden si pronësi e familjes dhe të afërmve të tij. Ai shkarkon dhe emëron si të dojë këshillin e kishës duke e konsideruar këtë si një trashëgimi nga tali[?]. Ai ka kërkuar që në kishë të paallet greqisht e jo shqip. Me këtë argument ai kërkoi që të shkarkohet dhe këshillin e kishës vetëm se ka lexuar që në ceremonitë fetare të paktë shqip. Duke thekuar në një herë se Sopiku është në gjë, por në e gjeçi shoqërinë e tij. Al kryeplaku h[?] veprimtaria e këtij kryeplaku është një presion i hapur për helenizimin e tij.
Korresp. “REPUBLIKA”
Laç: PR duhet të ndërhyjë më shumë në këshillat lokale
Në një nga sallat e Pallatit të Kulturës së Laçit u mbajt Konferenca e dytë e degës së PR të rrethit. Në konferencë, përveç delegatëve dhe të ftuarve nga partitë politike dhe shoqatat që veprojnë në këtë rreth ndodheshin dhe të dërguarit e Komitetit Drejtues të PR, Gjek Beci, Arben Braçe e nga sektori i organizimit Shpëtim Luzati.
Në raportin e paraqitur nga kryetari i degës, Gjek Hasi, u evidentuan përpjekjet për t’u integruar në jetën politike të vendit që paraqitet e tensionuar, për të tepër si shkak i politikës shoviniste e nacionaliste të qarqeve antishqiptare si dhe për pasojë në politikë jo të drejtë të opozitës e kryesuar nga PS në luftën e tyre për pushtet në emër të (vijon në faqen 2) shumë pak për këtë rreth.
(vijon në faqen 2)
Shtyhet përsëri fillimi i shkollës
“Shkollat me konvikte dhe me menca shtyhen përsëri për të filluar me datë 10 tetor”, konfirmoi për gazetën “Republika”, Iris Jukniu, nga kabineti i ministrit të Arsimit. Mbetet pa këtë konfirmimi që shkollat pa konvikte dhe pa menca të fillojnë nesër në datë 3 tetor.
Ky lajmërim i Ministrisë së Arsimit mbetet shumë i vonuar, sepse një pjesë e madhe e studentëve mbërritën në kryeqytet gjatë gjithë ditës së djeshme.
Korresp. i “Republikës”
OMS thekson se epidemia e kolerës në Shqipëri filloi të bjerë
ZAGREB - Shpërthimi i kolerës në Shqipëri duket se ka arritur kulmin, por tani po bie me shpejtësi, njoftoi OMS.
A. Sallabanda, drejtori i Institutit të Higjienës në Shqipëri, ka theksuar se është eliminuar rreziku i epidemisë së kolerës në vend.
Shpërthimi i sëmundjes i atribuohet kryesisht higjienës së dobët dhe ujit të patrajtuar.
Në brendësi:
“Kjo luftë në vetvete është një masakër”
Faqe 4
Me Mjeshtrin e Merituar të Shahut, Ylli PUSTINA
Faqe 3
“Erozion” prej korrupsionit dhe paligjshmërisë
Faqe 4
Mbi konservatorizmin
Faqe 3
Nga kronikat
Është gënjeshtër, - tha e çmendura, Shqipëria nuk është në vendin e parë për reformat në Evropën Lindore. E dëgjuat doktor Pellumbin. Mos u besoni spekulimeve të huaja - tha Pellumbi një socialist. Besojuni specialistëve tanë. Të çmendur. Nuk mbani mend ç’thoni. Ju dini, vijoje e çmendura, në një më parë, ky Pellumbi, apo shokët e tij, thanë se nuk janë të vërteta ç’thotë specialistët shqiptarë për Shqipërinë. E vërteta, thonë Pellumbat, mund të jetë ç’thonë Perëndimorët. Tani Pellumbat nuk u besojnë Perëndimorëve, Amerikanëve jo e jo. E keni parë “ZP” se si lufton imperializmin amerikan? Ju e dini lodrën e pellumbave. Nëse Perëndimorët e shajnë Shqipërinë Pellumbat tanë bë-somë Perëndimorëve. Nëse e vlerësojmë, Pellumbat bert-?in, mos u besoni. Tani është radha ime, tha e çmendura, të drejtohem juve. Besojuni Pellumbave. Pellumbave të paqes? E degjuat Doktorin e Le-ontievit që bërtetim e nuk gjen pendim as edhe njerim? Përse, thotë pendim-u Nanos. Besohuni Pellumbave! Pleqe, tha e çmendura, tani hujnjë me shumë grekë në Shqipëri se sa dje kur e kishin derën fare të hapur. Pyesim Pellumbat, “Agjencën” e kërkon e tu mbyllë derën? Vësë Pellumba Angjelen që kërkon e tu mbyllë derën për të pranuar? “Pjesa”, tha, e çmendura, tani hyjnë më shumë grekë, mortaja ka ardhur në Evropë! Ruhuni nga murtaja! Lajmërohen të gjithë të prekurit me kolerë se kanë imunitet nga mortaja. Nuk është e drejtë, tha e çmendura. Pushteti serb ka mbyllur shtëllësen e tij Kryetarin e Unitetit Kombëtar të Shqipërisë dhe Ydajetin Shëndet-madh. Pushteti serb është i vërtetë, e pellumbave…
KRONIKANI