Intervistë me kryetarin e PR Sabri Godo
- Si e çmoni problemin e Kushtetutës në tërësi?
- Kushtetuta duhet të përcaktojë strukturat e qeverisjes së vendit, si edhe kufizimin e fuqive të këtyre strukturave. Prej këndej buron edhe rëndësia e saj si dokument themelor i shtetit. Por mund edhe të kesh një kushtetutë të mirë e një qeverisje të keqe, sepse administratat janë gjithnjë të gatshme të abuzojnë. U mbetet shteteve të luftojnë çdo ditë për mbrojtjen e kushtetutës. E tillë është jeta. Kjo vërtetohet edhe në vendet më të përparuara të botës.
- Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i fton shqiptarët për të votuar kushtetutën me Referendum. A jeni dakord me këtë variant? Nëse po, pse?
- Shqyrtuam çështjen edhe në Komitetin Drejtues dhe ramë pothuaj në një mendje se referendumi duhet pranuar. Në gjendjen aktuale nuk mbeti gjë tjetër. Në fillim ne u shfaqëm të Asamblenë, me kusht që forcat politike, për rrjedhojë Parlamenti, të caktonte kriteret e thirrjes së kësaj Asambleje. Duket se Presidenti e ka të vështirë këtë zgjedhje, nisur nga balanci i forcave. Tani propozozi befasish referendumim. S’ka ndonjë të keqe. Është një nga tri rrugët që mund të ndjekë miratimi i një kushtetute, siç është vërtetuar edhe në disa vende të tjera para nesh.
- Në nenin 16/2 të paketës kushtetuese theksohet taksativisht se miratimi i kushtetutës bëhet nga Parlamenti. A mendoni se referendumi është një variant që e kundërshton këtë nen kushtetues?
- Kalimi në referendum, në të vërtetë përbën një thyerje të nenit që përmendet. Veçse thyerjen do ta bëjë populli vetë që është sovran mbi Parlamentin dhe gjithë institucionin. Në këtë konstitucion gjettja e z. Berisha, që “thyerjen” ta bëjë populli vetë.
- A mendoni se demokracia direkte do të mund t’u shmanget në një rast kaq kapital pasioneve politike?
- Nuk besoj se referendumi tek ne do të shëmbëllojë “pasionet” politike.
- Me referendum popullit i jepet një hapësirë ndëgjëmdensjonale: të thotë po ose jo. A mos humbet në këtë rast cilësia e projektit? Më konkretisht një pjesë njerëzish mund të mos i pëlqejë një nen dhe një pjesë tjetër, nenë të tjerë.
- Kjo është edhe ana e keqe, ose pika e dobët e referendimit. Por kjo mund të zbutet disi, nëse krijohen kushtet që forcat politike të diskutojnë publikisht ato nene që nuk japin siguri. Kështu njerëzit do të dinë më mirë nëse duhet të votojnë pro ose kundër.
- Çfarë parashikoni se do të ngjasë nëse populli thotë “jo”?
- Një gjë fare e thjeshtë e në të njëjtën kohë edhe e ndërlikuar. Tërhiqet kushtetuta e paraqitur dhe forca të tjera politike paraqesin projektet e tyre. Kjo nënkupton edhe krizë parlamentare, prandajj referendumi është edhe njëfarë hedhjeje zari.
- Referendum do të thotë demokraci e drejtpërdrejtë. A mund të refuzohet ajo?
- Pikërisht se është demokraci e drejtpërdrejtë është e vështirë për një njeri me parime demokratike të thotë “jo”, duke gjetur edhe arsye të qëndrueshme për ta thënë.
- Si Parti Republikane tashmë keni një qëndrim përfundimtar ndaj problemit?
(vijon në faqen 3)
“Miki i madh është ai që ka më shumë miq”
“Ambasadori Rajerson është një mik i madh i popullit shqiptar dhe këtë nuk e them në sensin e gjeneralitetit. Jo në emër njerëz të thjeshtë. Por unë mendoj se në miqësi, mik i madh është ai që ka më shumë miq”.
tha Presidenti Berisha në ceremoninë e dekorimit të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Rajerson, me rastin e largimit të tij.
Ceremonia u zhvillua në një sallat e selisë së Presidencës. Merrnin pjesë autoritetet më të rëndësishme të vendit, trupi diplomatik, personalitete dhe intelektualë të njohur, gazetarë etj.
“Këto ditë ju përfundoni detyrën në Shqipëri si ambasador i SHBA dhe riktheheni në shtëpinë dhe vendin tuaj. Ju gjatë karrierës tuaj të gjatë diplomatike keni kryer detyra të ndryshme. Por unë mendoj se ju në Shqipëri keni qenë ambasador dhe misionar i vërtetë, kjo sepse në historinë e marrëdhënieve shtetërore ju jeni vetëm ambasador i parë i SHBA në Shqipëri, por edhe sepse punuat me përkushtim si misionar i vërtetë për zhvillimin dhe forcimin e miqësisë ndërmjet dy popujve e vendeve tona”, - i tha Presidenti Berisha ambasadorit Rajerson duke i dorëzuar medaljen e Flamurit të Klasit të Parë. I emocionuar, ambasadori Rajerson u shpreh: “Unë largohem nga Shqipëria duke lënë këtu një pjesë të zemrës time”.
Korresp. “REPUBLIKA”
Foto: A. BABANI
Dibër: Asgjë nuk e justifikon mungesën e rritjes
Më 1 tetor 1994, u mbajt Konferenca e Dytë e degës PR të rrethit të Dibrës, ku përveç delegatëve mori pjesë edhe nënkryetari i PRSH, Fatmir Mediu, dhe anëtari i Këshillit Gjokë Beçi.
Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësuesit e forcave politike, shoqatave dhe sindikatave që veprojnë në këtë rreth.
Raportin mbi aktivitetin e degës PR e mbajti sekretari i saj, mjeku Lutfiu Bruci. Në raport u theksua të pasqyroheshen aspektet të ndryshme të punës që janë bërë në organet udhëheqëse të Degës, në degët dhe seksionet e tyre në periudhën midis dy konferencave. U vlerësua puna e përgjithshme për pranimet e reja në shumë komuna, angazhimi i republikanëve për të bërë të mundur krijimin e elektoratit tonë, gjë që i dha reflektset e veta pozitive në zgjedhjet lokale në këtë rreth, me një mesatare 15 % të votave për kandidatët e PR. Në raport u theksua se tashmë dega e PR ka një pjesë të rëndësishme në ... (vijon në faqen 2)
Prit delegacioni gjerman i kryesuar nga deputeti Rosenbach
Lajme në selinë e PR
Greqia vazhdon të bllokojë ndihmën për Shqipërinë
Greqia qendror e vendosur të martën, ndaj përpjekjeve të të partnerëve të saj evropianë për ta bindur atë për të hequr veton ndaj ndihmës së akorduar Shqipërisë, theksuan diplomatët.
Athina, e cila pretendon se të drejtat e minoritetit etnik në Shqipëri shkelen, ka refuzuar me këmbëngulje të heqë veton e saj ndaj huase prej 42 milionë dollarësh.
Greqia, e cila ka një provincë të veten të quajtur Maqedoni, ka mosmarrëveshje me fqinjën e saj lidhje me emrin, flamurin dhe kushtetutën. Gjithashtu ajo ka një mosmarrëveshje të gjatë me Turqinë për shkak të ishullit të Qipros.
ATSH
Prit delegacioni gjerman i kryesuar nga deputeti Roshenbah
akime në selinë e PR
Të hënën paradite, në Selinë lendrore të PRSH, kryetari i saj, z. Sabri Godo, sekretari i përgjithshëm, Dr. Cerciz Gjonmajati dhe anëtari i Komitetit Drejtues, Arben Brance, pritën një delegacion gjerman të kryesuar nga z. Piter Roshenbah, deputet i PSD Gjermane dhe kryetar i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Gjermani.
Zoti Gisela Nauk zëdhënëse në sektorin e politikës ndërkombëtare për Evropën e Mesme dhe Lindore të kryesisë së PSD dhe Dr. Juta Tiedtke zëdhënëse politike së bashku pranë Social Demokratëve në Bundes- tag.
Në takim mori pjesë edhe kryetari i PSDSh, z. Skënder Gjinushi.
Fillimisht z. Godo falenderoi një delegacion gjerman për ndihmën dhe mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë jo vetëm si shtet, por edhe si komb.
Më pas ai bëri një ekspoze të shkurtër të proceseve demokratike dhe problemeve të saj.
Në lidhje me çështjen e funksionimit të koalicionit tre partak, z. Godo riktheksoi se ai nuk ka funksionuar që pas përmbylljes së sistemit diktatorial dhe se nuk ka asnjë ndryshim në konceptet e qeverisë për këtë problem.
Duke u ndalur në çështjen e kushtetutës, ai përmendi prononcimin republikan në lidhje me të, duke veçuar idenë e rëndësishme se pavarësisht nga nevojat atje të ngutshme për kushtetutën si një mjet i rëndësishëm për të hyrë në KE, mbi të gjitha duhet të mendojmë se na duhet një kushtetutë e mirë për popullin shqiptar, që të qëndrojë për një kohë të gjatë dhe që do të jetë në gjendje të garantojë për respektimin e të drejtave e lirive të individit e minoriteteve.
Pyetjes së bërë në drejtim të çështjes së minoritetit dhe respektimit të të drejtave të tyre, z. Godo iu përgjigj se minoriteti është pjesë përbërëse e popullit shqiptar që është drejta të barabarta dhe që kanë e zhvillojnë lirisht identitetin e tij kulturor, gjuhësor e fetar. Ai nuk është trajtuar asnjëherë ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë.
Tensionet e krijuara nuk kanë aprovimin e minoritetit, por të disa krerëve që kanë krijuar kontradikta për gëra të paqena, për të cilat nuk ja vlen të konfrontohemi dhe popujt që duhet të jemi miq. Pikërisht për këtë PR mbështetur gatishmërinë e qeverisë shqiptare për dialog si dhe të nisimeve të ndërmarra së fundi për zgjidhjen e dialogut nga ana e forcave politike greke.
Z. Roshenbah nga ana e tij theksoi se në opinionin gjerman dhe shtypin e tij ekziston mendimi i përgjithshëm për një qëndrim të pasaktë dhe jokorrekt të Greqisë ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë.
“Nuk është e drejtë që për hir ... (vijon në faqen 4)
Franca: Të zgjidhet së paku një prej problemeve të Greqisë me fqinjët e saj
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Alen Zhype, deklaroi mbrëmë se Franca i kishte caktuar vetes si objektiv, së bashku me Gjermaninë, e cila tani është kryetare e radhës në BE, që deri në fund të vitit të zgjidhte të paktën një nga problemet që kundërvënë Greqinë me tri fqinjët e saj, Shqipërinë, Maqedoninë ose Turqinë.
I pyetur nga rrjeti televiziv privat i Athinës, Mega, që prej Luksemburgut, Zhype nënvizoi se gjendja aktuale midis Greqisë dhe fqinjëve të saj “nuk ishte e qëndrueshme”.
“Nëse deri në fund të vitit ne arrijmë të zgjidhim një nga këto probleme, do të thotë se është punuar mirë. Ky është objektivi që ne kemi caktuar vetes”, përfundoi ai.
ATSH
Bulqizë: Dega PR dëshmon një punë shembullore
Më 30 shtator 1994, në sallën e shtëpisë së ushtar- akëve, zhvilloi punimet konferenca e parë e degës PR të Bulqizë.
Përveç 117 delegatëve nga të gjitha zonat e rrethit dhe të ftuarve, në konferencë mori pjesë dhe i deleguari i Komitetit Drejtues të PRSH, Gjokë Beçi. Në fjalën e hapjes sekretari i Degës, Halil Rama, foli delegatëve të nderonin me një minutë heshtje një ushtarak të rënë në kufi midis dy konferencave, dy djem të krahinës të vrarë larg Atdheut në emigracion dhe një republikan të rënë viktimë e ligjit komunist për tokën.
“Që në fillim dua të theksoj se tashmë PR dhe në Bulqizë është bërë njëra nga forcat kryesore politike në jetën e këtij rrethi. Tha në fillim raportit të KD të Degës kryetari i saj Seçi Paçi. E krijuar në prill të vitit 1993 si degë më vete, ajo arrin të hapë sot konferencën e vet në emër të 762 anëtarëve, numër i cili po shtohet me një ritëm në rritje.
Interesi i elektoratit është i madh për PRSH, e cila, edhe sipas tyre, ka një program të mbështetur fort në tokë dhe në hapësirat e domosdoshme për zhvillimin e demokracisë të pastër. Në rrethin tonë sot veprojnë 6 nëndegë me 44 seksione. Me përjashtim të pak fshatrave në komunat Klenjë, Gjoricë, Zerqan e Shu- (vijon në faqen 2)
“Çështja e të pestëve” në Gjykatën e Apelit
Klima e qetësuar nga pasionet dhe paragjykimet
Çështja e “të pestëve” në Kavajë tashmë nuk është më çështje. Rezultojmë kështu pas dhënies së akuzës...
Çështja e “të pestëve” në Kavajë tashmë nuk është më çështje. Rezultojmë kështu pas dhënies së akuzës ... [tekst pjesërisht i palexueshëm]
... refugjatëve ka pasuar një rënie të dukshme. Për më tepër, në domos pas vizitës në Athinë të delegacionit të Omonia-s, nga ...
Pra, duket qartë se marrëdhëniet e Athinës me Tiranën nuk kanë pse kushtëzohen nga qëndrimi i Gjykatës së Apelit ndaj akuzës së argumentuar ndaj 5 minoritarëve grekë të Shqipërisë.
Duke mos qenë, më në fund, një çështje aspak politike, nuk ka përse, Gjykata e Apelit të verë në dyshim pavarësinë në gjykim, e ...
... edhe të tyre të fundit është manifestoi gjykata e faktit të hetuar [tekst i paqartë] ...
Korrespondenti “Republika”
Fotografi e personave të ulur rreth një tavoline në sallë; nuk dallohet tekst i veçantë në mbishkrim.
Austria do të përpiqet për zgjerimin e BE-së me vendet e Lindjes
Austria do të bëjë gjithçka varet prej saj për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Ballkanit, thotë Otto von Habsburg, i cituar nga agjencia Roiter.
Duke marrë në fjalën në një mbledhje ushtrake në qytetin e Salzburgut, i biri i perandorit të fundit të Austrisë-Hungarisë tha se Austria, e cila do të bëhet më 1 janar vendi i 13-të i BE-së, ka një detyrim të posaçëm ndaj Sllovenisë dhe Kroacisë.
Agjencia shtetërore austriake e lajmeve APA, citoi Habsburgun, e cila thotë se kemi interes të qartë të përkrahim kandidaturën e Polonisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Sllovakisë dhe shteteve të tjera të Evropës Lindore në BE.
ATSH
Partia Socialiste po distancohet nga Ramiz Alia!...
Pasi Ramiz Alia ishte distancuar nga PS
Rrota e djallit filloi të flakë edhe ata që kanë mundur deri tani të mbeten mbi të.
PS, që bëri të vetin Kongresin e 10 të PPSH-së, si Kongres të parë të saj, siç duket nuk mund të pranojë edhe më të marrë direktiva nga Ramiz Alia. Jo aq përgjigje e tillë do të thoshte të bënin drejtimin nga burgu, por se Ramiz Alia u distancua i pari prej saj. Pas kësaj nuk mbetej gjë tjetër veçse edhe PS të distancohej nga paradileri i saj, i burgosur me akuza ordinere.
Fraza e fundit e shpjegimit të Servet Pellumbit, dhënë vetë “ZP”-së, me rastin e “letrën e R. Alisë dërguar shokut Dritëro Agolli”, hedh dritë edhe për pozicionë të mëtejshme të S. Pellumbit (se pakul), por ka gjasa edhe të një fraksioni të tërë, për distancim edhe ndaj F. Nanos.
Le ta citojmë atë të plotë për të moa ngatërruar edhe lexuesin e “Republikës”.
“Nuk dua të polemizoj me një politikant që s’gjen ngushëllim, as kur sheh prapa dhe as kur sheh përpara, sepse në çdo drejtim që të shohë, s’ka gjë tjetër veç mure, fizike dhe mendore”
Rrota e djallit, që me emrin politik quhet komunizëm, nuk fal askënd si duket!
FARUK MYRTAJ
Në brendësi:
Genocid mbi myslimanët
Bosnja dhe sfondi
Faqe 4
“Njeriu nuk është vetëm i dobët”
Faqe 3
Etbet e Evropës
Faqe 3
Nga konferencat e degëve të PR në rrethe
Faqe 2
Në prag të Kongresit II të PRSH
Nga konferencat e degëve të PR në rrethe
Nga kronikat
Unë nuk e kam lexuar Projektkushtetutën, tha e çmendura N e kryeqytetit, ditën e martë në sheshin “Skënderbej”. E përse duhet ta lexoj? Më tha Arben Imami që është varianti i keq. Kaq mjafton. Pastaj ç’është ky referendumi? Ç’punë ka Presidenti me popullin? Ç’është kjo demokraci e drejtëpër-drejtë? Pse ta shqetësojmë popullin? Pse të kthehemi prapa? Ai ma ka zgjedhur ne për të qarë hallet. Bie erë diktature. Një politikant ka njohur (as ashtu siç është) e ka marrre, ne telefon shoku Enver dhe i ka thënë që, e thotë: “PD i trembet ballafaqimit me popullin”. I ka thënë edhe dy fjalë për doktorin Servet Pellumbi. Thua! Të jetë Ramiz Alia, i ka thënë. I ka thënë edhe që të mbrohet organi i ligjshëm Parlamentit. Të mbrohet sa herë t’i fryhen organet PS-PSD.
Të mërkurën në mëngjes e çmendura, përpara Parlamentit shqiptara. Thoshin politikanët! Pthu... përveshtë. Poshte kushtetuta! Pse i duhet Shqipërisë kushtetutë? Le të mbetet pa aprovuar. Po të thotë Presidenti asamble ne themi parlament. Po të thotë referendum ne themi asamble. Po të thotë parlament ne themi referendum. Le të na kapë po mundi. Kushtetuta mand të aprovohet vetëm me parla asamble ndutm.
Pthu... kërnma që s’bimi ere... [tekst pjesërisht i palexueshëm]
KRONIKANI
Faqe 2
Asamble, me kusht që të tjera para nesh. ose pika e dobët e referen- (vijon në faqen 5)