13/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 tetor 1994

Referendumi - amortizator i pasioneve të egra politike

"Mund të them se unë kam votuar për këtë kushtetutë që në momentin kur ne si Komision i kemi dhënë dorën e fundit Projektit" Me z. Zef Brozi, kryetar i Gjykatës së Kasacionit "Mund të them se unë kam votuar për këtë kushtetutë që në momentin kur ne si Komision i kemi dhënë dorën e fundit Projektit" Me z. Zef Brozi, kryetar i Gjykatës së Kasacionit - Tani është shpallur referendumi. Opinioni juaj i përgjithshëm për të, dhe cilat janë epërsitë e tij në raport me asamblenë kushtetuese dhe Parlamentin? - Siç dihet unë jam shprehur publikisht në mbështetje të Referendumit, si mënyra më e mirë për miratimin e kushtetutës së re të Shqipërisë. Dhe këtë prononcim e kam bërë disa muaj para se të fillonte debati për procedurën e miratimit të kushtetutës, në një intervistë që kam dhënë në “Gazeta Shqiptare”. Atëherë unë shpreha një mendim personal, por më vjen mirë që Presidenti i Republikës gjeti zgjidhjen më demokratike e më të mirë në kushtet e sotme. Unë mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë për disa arsye: - Së pari, referendumi është shans që i jepet çdo qytetari shqiptar me të drejtë vote për të shprehur vullnetin e vet për kushtetutën. Së dyti, sovraniteti i popullit - si një ndër mënyrat e shprehjes së tij - njëri është referendumi. Pra sovraniteti është rruga e referendumit. Së treti, në kushtet e sotme të një klime politike ku mungon dëshira e mirë dhe në që referendumi do të jetë, si të thuash, amortizatori i gjithë pasioneve politike. Pra, populli le të shprehet vetë për Kushtetutën. Unë mendoj që populli, i cili mban mënjanë e vet, që s'mund të përçohet thjesht në 140 deputetë, do të dijë si të votojë për kushtetutën, do të dijë të mos bjerë pre e mllefeve politike. Sëpse, kushtetuta është akt juridik që rregullon marrëdhënie të - Një pjesë e forcave politike, mbështeten te neni 16/2 i Dispozitave Kryesore Kushtetuese dhe flasin për nevojën e dorëzimit të këtij neni para se të mbahet referendumi. Shkurt, pretendojnë për shkelje të kushtetutës. Cili është mendimi juaj si Jurist për këtë punë? - Unë mendoj se shpallja e marrëdhëniet dhe themelore juridike, të sotme dhe të nesërme, mbi bazën e cilit do të dalin gjithë ligjet e të referendumit nga ana e Presidentit nuk është aspak shkelje (vijon në faqen 3)

Memoria e Kombit mban shënim!

Dr. ÇERÇIZ MINGOMATAJ Në mendjet tona po kristalizohet mendimi jo i këndshëm se Parlamenti ynë po degjeneron në një makinë votimi. Në Parlamentin tonë nuk “vendoset” por “arrihet” ajo që kërkohet nga qarqe apo aleanca të caktuara politike. Vetiu del konkluzioni që Parlamenti, ky element thelbësor i demokracisë, është i mangët. Ne mendojmë se, siç shohim e dëgjojmë, nuk e vlen të kemi kaq shumë respekt për “institucionet”, por të kemi shumë për njeriun dhe të drejtat e tij. Pranohet se barazia e të drejtave është e drejtë njerëzore, domethënë të drejtat themelore dhe liria e individit e mbrojnë njeriun nga “trysnitë”, qofshin dhe shtetërore. Parlamenti ynë votoi për referendumin lidhur me kushtetutën. Reagimet dihen. Ato mund të formulohen me dy fjalë: Referendumi është rrugë për në diktaturë apo rrugë për në demokraci? Shumë gjëra janë thënë, shumë do të thuhen, por ato që duhet të kuptohen, mendojmë se janë këto: 1. Që referendumi nuk duhet kuptuar si një mashtrim për t’u larguar nga konsensusi partiak për një rrugëzgjidhje për t’iu afruar atij. 2. Që të aprovohet kushtetuta, duhet domos konsensusi i partive. 3. Që ky parlament, që thame më lart, nuk disponon as vullnetin dhe as kualitetin të realizojë një mirëkuptim. Letërm dialogun e hapur dhe të ndershëm me ata që kundërshtojnë arritjen e një vendimi të përbashkët. vazhdimisht në marrëdhënie të tendosura, por gjithsesi ato përcaktojnë e rrezikojnë njëra-tjetrën. Kjo fushë me ngarkesë shtetërore i lirë, e hapur, përbën një kërcënim të përhershëm dhe një pengesë për ekuilibri mes kërkesës për “autonomi” individuale apo grupi, apo partie (shoqërore) dhe kërkesës për rregull e bindje, nga ana tjetër. Ky tensionim kërkon balancim e ky balancim asnjëherë nuk mund të jetë i përsosur ose afatgjatë. Sidoqoftë, vetëm një shtet kushtetues dhe i së drejtës i ofron qytetarit (që ndjen detyrimin e tij si qytetar) shansin e mirë e të legjitimohët brenda këtij shteti e të krijojë e gjejë balancimin mes dëshirave-nevojës dhe detyrimeve. Nëse i referohemi pikës së dytë, mendoj se shteti demokratik ka nevojë për mbështetjen politike të shoqërisë, që ai të mund të bëhet një drejtues i efektshëm i demokracisë dhe lirisë. Në këto ta afruar atë. 3. Që ky parlament, që thamë realizojë një mirëkuptim. Jetojmë në një shtet pluralist. Por vlera reale demokratike e këtij pluralizmi do të ishte pikërisht në demokracia ka pasur një nguroje nuk po ia del të mbrohet si duhet nga antidemokracia. Për pasojë, ne dhe shteti ynë humbasim edhe konsekuencën në politikën aktuale. T'u kthehemi tri pikave të mësipërme. Shteti është një instrument në shërbim të njeriut dhe shoqërisë e asnjëherë qëllim më vete. Shteti dhe shoqëria janë tiularuar nga konsensusi partiak për një rrugëzgjidhje për t'iu afruar atë. vete. Shteti dhe shoqëria janë

Minoritetet dhe grupet etnike në Shqipëri

Çështja e autonomitetit të minoritetit grek në Shqipëri kohët e fundit është bërë mbizotëruese, por për këtë çështje mbizotëron mendimi i politikanëve. Mirëpo ç’thonë historianët. Për këtë janë thirrur në studion e BBC-së dy historianë, z. Filip Liço dhe z. Pëllumb X-hufi. - Z. Filip, organizata juaj kohët e fundit ka deklaruar një letër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit Popullor, si dhe Kryetarit të Këshillit të Ministrave, ku thuhet shprehimisht se në Shqipëri jeton një trojet e veta amtare një minoritet grek, i cili në mijëra vjet ka ruajtur identitetin e tij, traditat, gjuhën dhe kulturën. - Z. Filip, organizata juaj kohët e fundit ka deklaruar një letër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit Popullor, si dhe Kryetarit të Këshillit të Ministrave, ku thuhet shprehimisht se në Shqipëri jeton në trojet e veta amtare një minoritet grek, i cili në mijëra vjet ka ruajtur identitetin e tij, traditat, gjuhën dhe kulturën. Po cilat do të ishin argumentet historike që do të vërtetonin këtë? - Vitet e fundit kur u shtrua problemi i ndryshimit të shek. 18 në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Ne mendojmë se argumentimi i tillë është i pabazuar dhe për këtë bazohen tek Pukovili, i cili ishte konsulli francez në Janinë në kohën e Ali Pashë Tepelenës, që në veprën e tij shumëvëllimshme trajton problemin e popullit. Në faqet 318-355 të vëllimit të 5-të, ai flet për traditat dhe zakonet. Në këtë vepër ai jep një kronikë qe ia kanë dhënë intelektualet e Gjirokastrës; pra në qofte se do të kishte një shpërngulje në këtë kohë, do Perandorisë Bizantine punonin tokat e tyre dhe me ardhjen e pushtuesve turq ia morën dhe ia dhanë bujqërve dhe agallarëve shqiptarë. - Z. Xhufi, mendimi i historianëve dhe Thënies zyrtare është se ky minoritet është i (vijon në faqen 4) historike që do të vërtetonin këtë? - Vitet e fundit kur u shtrua problemi i ndarjes së tokave, disa gazeta të djathta si dhe disa deputetë kanë shfaqur mendimin që fshatarëve të minoritetit t'i jepet toka në përdorim dhe jo në pronësi. Si kundërpërgjigje deputeti i Omonias ngriti çështjen e autoktonitetit të minoritetit. Ata që ngritën këtë problem mbështeten në Fjalorin Enciklopedik shqiptar, ku në faqen 211 thuhet se minoritarët kanë ardhur si argatë në

"Asnjë pengesë ligjore për votimin e kushtetutës me referendum"

Me z. Agim Gjoleka, anëtar i Gjykatës së Kasacionit Kushtetuta, të miratohen me referendum. - Ka mendime të ndryshme nga forcat politike për pakushtetutshmërinë e referendumit. Cili është mendimi juaj? - Nisur nga dispozitat ekzistuese të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, kohë kjo kur opozita e sotme kishte shumicën në Parlament, dhe kjo ndryshon drejtpërdrejt nga z. Kastriot Islami, nuk ka asnjë pengesë që kushtetuta të miratohet me referendum. Dhe ja, në nenin 16, pika 7 të ligjit Nr. 7491, datë 29.04.1991 thuhet: “Kuvendi vendos për referendumin”. Po kështu në nenin 28, pika 4 e po kësaj ligji, thuhet se Presidenti shpall ligjet dhe referendumet e vendosura nga Kuvendi Popullor. Siç jeni në dijeni, këto dispozita kanë qenë zbatuar të plotë. - Cili është mendimi juaj për referendumin? - Referendumi është një nga mënyrat e shprehjes së vullnetit të popullit, prandaj më duket më se e drejtë, që probleme të ndryshme me rëndësi kombëtare, siç është dhe Kushtetuta, të miratohen me referendum.

Dokle dhe doktra të tjera

Dokle dhe deputeti republikan, Profesor Mehmet Çeliku, vërtet bëjnë pjesë në një parlament, por u përkasin partive të ndryshme politike. Asnjëri prej të dyve nuk bën pjesë në Partinë Demokratike. Njëri është në PS (vazhdue legjitimë e PPSH-së) dhe tjetri në P. Republikane, parti në të Djathtën Shqiptare. Dokle ka jetën e vet, ka mbaruar edhe shkollën e Partisë, ka qenë edhe kryeredaktor i “Zërit të Popullit”, ka qenë edhe rival i Ramiz Alisë për President Republike, ka ...dalë edhe shumë herë nga Parlamenti (dhe ç'të bënte, është kthyer përsëri aty!). Intelektuali Çeliku mbase do të kalonte në heshtje tolerante akuzat e Dokles, si i kalon në përgjithësi njerëzit e urtë marramendjet e vogëlushëve politikë; Profesor Celiku mbase do të tolerojë që gazeta “Republika” për “mbrojtjen” që i bën pa lejen e tij. Se në të vërtetë ai nuk ka nevojën e kësaj mbrojtjeje. Se ai nuk do të pretendonte, psh., që të kishte ditur e Dokles për politikën arkaike e të verbër të nënkryetarit të “socialistëve”. Se Çeliku, edhe po të mos jetë deputet, është shumë mëk, po Dokle, Dokle i vogël, c'mbetet po të mos jetë braktisës i parlamentarizmit? Doklen e “ditur” dhe dikur ka qenë kundër ngushtimit të kompetencave të rivalit të tij, presidentit djalosh Alia, tashmë e “lodhin” kompetencat e Berishës! Mos është faj i Çelikut naiviteti i Dokles?! Ç'do të bëjë gjoran Dokle tani që, siç po ndjehet, edhe liderë të tjerë të PS-së, po distancohen nga udhëheqësi shpirtëror i komunistëve fundorë?! Çeliku është deputeti i PR-së, jo manekin i PR-së (siç u përdor Dokle nga PPSH-ja), dhe nuk ka si të mos e mbështesë PD-në e apo presidentin Berisha kur njihet se lufta kundër komunizmit vetëm se është kushtu mund të vazhdohet. Kaq gjë Dokle, si i Shkollës së Partisë dhe “Zërit të popullit” duhet ta marrë vesh! Ashtu siç duhet ta marrë vesh edhe rastin e kundërt, kur Çeliku voton dhe shprehet kundër “Ligjit për tokën bujqësore”, edhe pse atë e voton PD, çuditërisht në kohë me PS-në. Këto gjëra janë mësime të klasës së parë të politikës pluraliste, i përndershmi Dokle! “REPUBLIKA”

Pluralizmi në themel të kushtetutës së re

Konferencë shtypi e presidentit Berisha Është populli ai që vendos dhe të gjithë duhet të jemi të kënaqur që instalojmë institucionin e referendumit dhe të jemi të sigurtë që, me një shumicë të kualifikuar, të miratohet kushtetuta shqiptare, aq më tepër që të vërtetohet Shqipëria. Potenciali i saj absolut më i madh gjendet tek liria, tek demokracia dhe deklaroi në mes tjerash presidenti Berisha në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën më datë 10 tetor 1994. Në këtë konferencë ai u prononcua për të gjitha pikat e rëndësishme që po bëhen kohëve të fundit në lidhje me dekretin e presidentit për aprovimin e kushtetutës dhe për referendumin. Ai hodhi poshtë cilësimin e referendumit si “puç kushtetues” duke theksuar se pikërisht referendumi është institucioni më i lartë i demokracisë, po ashtu se “Kushtetuta është një institucion jetik dhe partiak, ashtu siç është një partiak edhe referendumi”. Përveç pyetjeve rreth miratimit të kushtetutës, presidenti Berisha ishte në dispozicion të gazetarëve edhe për pyetjet jashtë kësaj teme. Ai u prononcua për zhvillimin e tensioneve me Greqinë dhe liberale për zbërthimin eventual dhe shkëputjen gradualisht e vazhdueshme të Tiranës për dialog dhe pozicionin e tij për hapjen ndaj çdo iniciative që nuk cenon interesat e vendit. Ai gjithashtu u prononcua edhe për zgjedhjet në ish republiken jugosllave të Maqedonisë etj. Korresp i Republikës

NANO - do të braktiset nga Partia Socialiste?

Nga burime që s'jepnë dot të identifikohen, mësojmë se në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste, është diskutuar edhe për “Dosjen NANO”. Në fillim nga disa diskutantë të veçantë, e pastaj nga një numër më i madh diskutantësh, është shprehur në faktin se, boll u morëm me Nanon. U tha kjo çështje, e fryrë për qëllime politike, në një periudhë të caktuar, tashmë do të rrezikonte vetë PS-në. Nano është vetëm një nga anëtarët e PS-së u tha aty, dhe fakti që ai është i ndaluar nga Drejtësia nuk do të thotë se në të gjithë dhe duhet të sakrifikohemi për të. Ngulja këmbë tek “Çështja Nano” duket sikur tregon se pa të nuk bëjmë dot, gjë, që është e vërtetë. Nano, në fund të fundit, njihet mirë në Tiranë, si një pinjoll i klasës së vjetër që e ka pasur në veshur pushtetin dhe kohën e vet. Ne nuk kemi pse e mitizojmë rolin e tij dhe aq më pak barikadën e tij kundodhe dhe e duhet pritur që të bëjë ndonje gjë për partinë tonë. Ai nuk e njohte realitetin shqiptar, është shprehur për Nanon, njëri nga liderët e kësaj partie, dhe me me qëndrimet e tij e vuri në pozitë të vështirë vetë PS-në. Kjo klimë e përcoll gjithë dhe në një takim masiv të këtij lideri të PS-së në Laç. Dikca u tha edhe për vlerat e Nanos, por fakti që u numëruan edhe disa të meta, të shprehë se edhe PS do të zbatojë atë që thënë për vjetëve në “të gjithë të ngallë, të vdekuri me të vdekurit” që u përsërit për të ndjerin Enver! Hamendjet janë të ndryshme dhe dhe të shumta, por “burimi” kaq përcolli për këtë radhë. Dhe ne kaq mund të shkruajmë! Korresp: “Republika”

Nga kronikat

Po ç'mendëm, tha e çmendura N, po çmendëm për herë të dytë. Dëgjoja se socialistët e braktisën parlamentin, por te nesërmen pashë socialistë në mbledhjet e Komisioneve parlamentare! Një lider tjetër, i një partie tjetër parlamentare, (as andej as këtej) po intervistuar jo si lider i pluralizmit, por si ish-ministër i Enver Hoxhës! (janë të çmendur apo unë? Pse i lëndonjë vetë plagët e mome? Sa herë kemi rënë dakord e kemi thënë se organet gjyqësore në Shqipëri nuk janë të pavarura dhe prapë ata shkojnë dhe padisin tek këto gjykata! Përgjigjja do t'i marrin pasi të kenë mbaruar votimet për Kushtetutën. Atëherë ata do të hedhin popullin në gjyq. Do ta akuzojnë popullin për populizëm! Unë jam e çmendur e majtë, tha e çmendura N. Me kanë fruar edhe mua në Parlamentin e Majtë, që do të përkufizohet si shpetti. Kryetari i parlamentit të rridjithë Kastriot Islami. Presidenti do të zgjedhet Namik Dokle se rivali i tij parë, R. Alia, është në burg. Ai ka kërkuar të mos ketë kompetenca të mëdha dhe për Shqipërinë ka propozuar të shpallet Republikë Socialiste Popullore. Unë do të bëhem lajmëse, shtoi e çmendura N. Do të bëhem lajmëse për të bashkuar dy partitë e majta. Le të mos duan anëtarët e tyre, dua unë dhe liderët e tyre, do t'i marr këpucët e majtasit ose vdes! Pronarët e kiosakve kanë vendosur t'i zgjedhin vetë kryetarët e bashkive. Kjo do të bëhet që të goditet korrupsioni. Me këtë rast do të hapen kioska në katet e para të çdo bashkie. Aty do shërbehet falas. Gazetat e majta e harruan koleksion fare, tha e çmendura N, tani po kërkojnë puçë kushtetuese. Une them se ka rrezik, ata thonë se ka rrezik puçesh! Janullatos do të votojë për Kushtetutën me 6 nëntor. Më 7 nëntor... do të ngjohë rezultati i votimit! Më 7 nëntor edhe unë do të kërkoj një vizë, të përkohshme, tha e çmendura N. Sepse, ta gjithë jemi të përkohshëm mbi këtë tokë. KRONIKANI

19 - 20 tetor Kongresi II i Partisë Republikane Shqiptare

19 - 20 tetor Kongresi II i Partisë Republikane Shqiptare

Me 6 nëntor referendumi për kushtetutën e re

Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha, në bazë të nenit 28 pika 4 e ligjit nr. 7491 datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, të martën 11 tetor bëri shpalljen e Referendumit Popullor për miratimin e Projektkushtetutës, të vendosur nga Kuvendi popullor në datë 10 tetor 1994. Po atë ditë, presidenti i Republikës, në bazë të nenit 6, të ligjit “Për referendumin”, caktoi ditën e dielë, datë 6 nëntor 1994 si ditë për zhvillimin e Referendumit popullor për miratimin e Projektkushtetutës. Korresp i Republikës