20/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

20 tetor 1994

Filloi punimet Kongresi i II i Partisë Republikane

- Partia Republikane, e themeluar më 10 janar 1991, dha ndihmë të çmuar në rrëzimin e pushtetit komunist. Ne ecëm në një vijë me Partinë Demokratike, duke i qëndruar në krah. … Ne mund të krenoheshim për atë që dhamë e për farën që mbollëm lidhur me të ardhmen. - Nëse sot diskutojmë për shumë gjëra, duhet mbajtur parasysh se s’mund të pretendohet që ky vend të çlirohej plotësisht në 50 muaj nga zakonet dhe mënyra e të menduarit që iu imponuan gjatë 50 vjetëve. Megjithatë koha kërkon të ndalemi e të mendojmë mbi atë që bëhet mirë e atë që bëhet keq në zhvillimin e demokracisë, në reformën ekonomike dhe në qeverisjen e vendit, si pika kyçe që lidhen me vështirësitë e sotme dhe të ardhmen. Faqe 3 - 6

Referendumi - akt i sovranitetit të popullit

Me KUDRET ÇELËN, jurist - ministër i Drejtësisë Projektit të Kushtetutës e përbën kreu i dytë “Mbi të drejtat dhe Liritë e Njeriut” dhe pothuajse të gjitha këto të drejta treguar thuajse tërësisht ligji ekzistues mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, sepse ky ligj është tepër modern, është monument legjislativ i arrirë për të cilin Këshilli i Evropës ka dhënë vlerësime tepër pozitive. - Po. Po. Një “Po” sepse dëshiroj të publiko votojnë time, ndërsa Po e dyta, është miratimi im për Projektkushtetutën. Pra, me 6 nëntor, unë do të votoj për Kushtetutën e re demokratike. Kjo për mua përbën një shans dhe privilegj historik, shansi i cili nuk i jepet çdo brezi mbase Kushtetutat ndërtohen për një jetëgjatësi, dhe po shekullore ose disashekullore. Populli duhet të ketë bindjen e plotë se, voton për një kushtetutë bashkëkohore, projektimin e së cilës e hartoi një komision i gjerë parlamentar, i përbërë prej 40 anëtarësh, ku u angazhuan juristët më të kualifikuar të vendit si dhe deputetë dhe përfaqësues të partive të ndryshme politike. Padyshim shpirtin e

Me FATMIR MEDIUN, nënkryetar i PR sistem gjyqësor të dobët të detyruar t’i bindet vendimeve ligjeve të parlamentit dhe jo të drejtave themelore të njeriut. Parë në këtë aspekt rëndësi merr fakti i qemrit të Republikës në thjesht parlamentare, por në përcaktimin e saktë të raporteve të pushteteve duke kërkuar gjithmonë tendencën për kalimin në Shtetin e të Drejtës, ku bazë për gjykimin e problemeve dhe konfliktikëve janë të drejtat e njeriut të shprehura në Kushtetutë. Mospranimi i projektit nga opozita ka të bëjë me tepër me pretendimet politike të tyre të shprehura edhe më parë me tendencë prioritare krijimin e krizave politike. Futja e referendumit në politikën shqiptare është sh-tësye e veçantë për demokracinë. Referendumi është akti sovranitetit të popullit dhe kjo kushtetutë fillon me akt sovran të aprovimit dhe përfundon me amendamentet në referendum. Se fundi dua të theksoj se në këto momente u vunë re përpjekje të partive me tendenca totalitare të cilat duan të pranojnë të drejtën e individit për të gjykuar duke kultivuar dëshirën për një bazim direkt të urdhërit të Partisë. Diktatura duket larg po ajo ngel përmisa e afërt kur partitë nuk kuptojnë se zhvillimi i tyre vjen vetëm nga debati i lirë. Republikat klasike parlamentare përveçse nuk kanë stabilitet dhe priren në krizë politike, kultivojnë një

Me ARDIAN NUNN, jurist, zëvendësdekan i Fakultetit Juridik Është një projekt i mirë, i realizuar sipas standardeve të kushtetutave perëndimore. Nene të veçanta natyrisht mund të diskutohen ashtu siç mund të diskutohen edhe në kushtetutat e vendeve më të përparuara. Nuk mund të them se nga kompetencat që presidenti i jep ky projekt, të quhet Republikë presidenciale. Është parlamenti ai që ka të drejtën dhe meritatim të ligjeve, ndërsa presidenti brenda kësaj kompetence ka të drejtën e ushtrimit të vetos brenda një periudhe kohe të caktuar, konkretisht në projekt për një periudhë dy javore. Une do të votoj “pro”. Si specialist i ligjit, duke gjykuar projektin nga ana juridike them se ia vlen të votohet për të.

Me DRITAN SPAHIUN, dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Jam njohur me projektkushtetutën dhe mendoj e specialistëve lidhur me të, gjithashtu edhe me qëndrimin e Presidentit, dhe them se është pozitiv dhe i pranueshëm për të votuar që kalon Shqipëria. Futja në praktikën politike shqiptare të referendumit është diçka pozitive, sepse për herë të parë kërkohet mendimi i gjithë shqiptarëve për ligjin themelor të shtetit. Mendimi se referendumi është një populizëm s’është i drejtë, sepse ky term shpreh mosbesim tek njerëzit e thjeshtë, populli, i cili s’mund të injorohet kurrë lehtë me terma të filozofisë marksiste. Duke gjykuar ma sa thashë më sipër kam bindjen se shqiptarët pa 6 nëntorit do kenë një kushtetutë të tyrën dhe ky do të jetë një shans dhe gëzim i madh për të gjithë.

Me ANDON DEDEN, psikolog … A ka argumenti tjetër që bllët se do të ishte më i ligjore po të meratohenga Parlamenti, s’na e mbush mendjen, për disa arsye, me kryesorja e të cilave është se ai ka kohë që nuk përfaqëson më elektoratin shqiptar. Se pari, për vetë evolucionin e natyrshëm të tij. E dyta, se një pjesë e madhe e deputetëve janë nga “të listës” dhe jo nga votimi i drejtpërdrejtë për ta. Së treti, se një pjesë e tyre kanë hyrë në Parlament nga partia që i paraqiti, e nga personaliteti i tyre, sado të votuar, të mençur apo të talentuar të kenë qenë. Arsyet e tjera janë edhe vetë përvoja e këtij parlamenti: ka aq pak juristë e specialistë të tjerë të shkencave shoqërore. … Do të thoha pa as më të voglën rezervë: Mund të mos jenë dakord me disa nene të Kushtetutës, e pse jo, edhe me Qeverinë, PD, Presidentin, po për Kushtetutën duhet votuar, se më projektin e paraqitur i përmbahet popullit e Shqipërisë dhe, e kuptojta, duke e kundërshtuar atë, distancohemi edhe me të nga “treni” evropian po e ecën me shpejtësi të akseleruar. Faqe 2

Përshëndetje e Presidentit Sali Berisha

Kongresit të Dytë të Partisë Republikane Shqiptare …rimin e diktaturës komuniste dhe ndërtimin e demokracisë në Shqipëri. Partia Republikane, si parti e dytë opozitare e krijuar në Shqipëri, u qëndroi me besnikëri dhe dhe votuesit idealve të demokracisë dhe atyre republikane. Ajo ka qenë dhe do të mbetet një aleat i çmuar për Partinë Demokratike dhe një faktor i rëndësishëm për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri. Shpreh bindjen se ky Kongres do të konsolidojë më tej demokracinë brenda Partisë Republikane dhe do të forcojë rolin e saj në jetën politike shqiptare. Urimet më të mira.

Shqipëria ka nevojë për ju

Është kënaqësi që në emër të PD të përshëndes kongresin e një partie aleate të cilën e quajmë një bashkëpunëtore në sukseset e përparimit e Shqipërisë në këtë periudhë të demokracisë. Tashmë bashkëpunimi ynë ka një histori 3 vjeçare e qysh nga Jemi dy parti të ndryshme dhe kemi mendime të ndryshme. … veriteti apo ndarja e është e dobishme, por është forcë e demokracisë. Në emër të PD dua t’ju them se ne kemi nevojë për ju, demokracia ka nevojë për ju, Shqipëria ka nevojë për ju. Ne dhamë qendrën dhe zhvillimin ndërmjet fushave të dy parti koalicion, ku një palë përfaqësues të shoqatave të ndryshme etj. Punimet e Kongresit të Dyte të PRSH i deklaroi të hapura kryetari i Formit Rinor të PRSH z. Enkel Demi. Me pas u ekzekutua Himni Kombëtar i Republikës së Shqipërisë. Pas kësaj, kryetari i Partisë Republikane z. Sabri Godo, në emër të Këshillit Kombëtar të PRSH, për një ore e gjysëm rresht, mbajti raportin e këtij Kongresi. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Kon-Gresin e përshëndeti kryetari i kësaj partie, z. Eduard Selami. Në emër të partisë Social Demokrate Shqiptare, përshëndeti z. Skënder Gjinushi, nënkryetari i Partisë së Ballit Kombëtar Hysen Selfo, Kokoshi. Për shoqatën “Fan Noli,” Kastriot Frashëri. Për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, përshëndeti z. Hasir Shala. Me entuziazëm u prit dhe përshëndetja e përfaqësueset të Shoqatës “Çamëria”, përshëndetje e cila u shoqërua me atë e veteranëve demokratë të LANC-it, nga Partia Demokratike Shqiptare etj. Ditën e parë vijuan edhe shumë diskutime të përfaqësuesve të degëve të Partisë Republikane. Një pjesë të këtyre diskutimeve vazhdon sot të bëjë prezent në numrat e saj të ardhshëm. Kongresi i Dyte i Partisë Republikane të Shqipërisë i vazhdon punimet e tij. Korresp: “Republika”

- Përshëndetje e Kryetarit të PD, z. EDUARD SELAMI -