Përfundoi punimet Kongresi II i Partisë Republikane
Kryetar i PR rizgjidhet z. SABRI GODO
REZOLUTË e Kongresit II të Partisë Republikane Shqiptare
Kongresi II i Partisë Republikane Shqiptare shqyrtoi me frymë përgjegjësie të lartë gjendjen politike, ekonomike e shoqërore të vendit dhe, me votim të lirë e unanim, arriti në këto përfundime:
1. Thy erja e pushtetit komunist që terrorizoi vendin tonë për gati 50 vjet dhe vendosja e rendit demokratik, është fitorja më e madhe e popullit në rrugën e lirisë drejt një jete më të mirë. Partia Republikane do të jetë gjithnjë fuqia e saj që kjo fitore të konsolidohet përherë më tepër dhe Shqipëria të zërë vendin që i takon me të drejtë në familjen e përbashkët evropiane.
2. Shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë i ndarë përgjysmë. Partia Republikane, ashtu si deri tani, do të jetë e angazhuar për bashkimin e Kombit në rrugë paqësore në kufijtë e tij etnikë. Partia Republikane përsërit kërkesën e elaborimit të një platforme kombëtare si bosht i veprimtarisë për bashkëtë gjithë shqiptarëve brenda e jashtë Atdheut. I takon Presidentit të Republikës iniciativa për elaborimin e kësaj platforme me pjesëmarrjen e gjithë forcave politike.
3. Kongresi miraton referendum dhe projektkushtetutën dhe u bën thirrje gjithë anëtarëve të votojnë pro. Në kushtet politike të vendit dhe të rrethanave të jashtme, miratimin e projektkushtetutës me referendum e konsiderojmë detyrë patriotike. Partia Republikane do të luftojë pas miratimit, për një plotësim më të mirë të kushtetutës në bazë të të drejtave për amendamente që siguron kjo kushtetutë, e cila hedh bazat e shtetit tonë ligjor, garanton liritë e të drejtat e njeriut dhe hap rrugët e zhvillimit ekonomik.
4. Partia Republikane i shikon pozitivisht zhvillimet demokratike në tërësi. Por në të njëjtën kohë vëren me shqetësim disa shkelje e shmangie të tendencave autoritarizmi, të cilat janë të rrezikshme për demokracinë tonë të re e të brishtë. Partia Republikane i bën thirrje partisë në pushtet të rishikojë nga çdo anë problemin e madh të demokracisë e pluralizmit dhe të respektojnë rigoroz të opinionit publik dhe votës së lirë, duke ditur se çasti i sotëm kritik lidhet me të ardhmen e popullit dhe kombit. Partia Republikane e quan detyrë të shenjtë të jetë në ballë të përpjekjeve për gjetjen e rrugëve më të mira në zhvillimin e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
5. Partia Republikane është e preokupuar seriozisht për zhvillimin e reformës ekonomike, për paqartësinë e kësaj reforme dhe sidomos për shkeljet e të drejtave themelore të njeriut lidhur me njohjen dhe kthimin e pronës private, si e vetmja bazë për kalimin realist në tregun e lirë. Refuzimi i Parlamentit për shqyrtimin e Projektligjit republikan mbi tokën është një tjetër thyerje flagrante që i bën ligjit vetë berësit e ligjeve. Partia Republikane do t'u lutojë me vendosmëri brenda kuadrit që lejon demokracia, për njohjen dhe kthimin e pronës private ligjore. Jemi të vetëdijshëm se kjo do të jetë një luftë e gjatë, por në të njëjtën kohë kemi bindjen e plotë se sado e ndërlikuar të jetë kjo luftë, prona do të kthehet tek ai që i takon.
6. Partia Republikane është e bindur se vendi do të vihet në rrugën e zhvillimit ekonomik evropian vetëm me një rikonstruktim kurajoz të bujqësisë, industrisë dhe sektorit të shërbimeve, duke u bazuar në potencialin tonë moral e intelektual. T’u jepet prioritet sipërmarrësve shqiptarë, duke u krijuar kushtet, si klasa e re që do të ngrejë ekonominë dhe në të njëjtën kohë të hapen rrugët e tërheqjes së investimeve të huaja me kuadrin e plotë ligjor dhe duke shembur burokratizmin e sotëm. Mbi të gjitha, në programin qeveritar duhet të marrin fund disa luhatje majtiste me parrullat “ekonomie sociale” etj. duke hyrë vendosmërisht në rrugën e tregut të lirë, sipas shembullit të vendeve perëndimore më të përparuara.
7. Korrupsioni është bërë një fenomen i pandëruar, që pengon zhvillimin ekonomik, helmon jetën tonë dhe bren ndërgjegjen e kombit. Ky realitet që na kërcënon me katastrofë, duhet përballuar me masa (vijon në faqen 2)
Të populli mund të shkojë kushdo!
Tërë polemika për Referendumin dhe Kushtetutën nga ana e Opozitës ka një pikë konvergjence: Berishën!
Tërë vërejtjet për “shkeljet” proceduriale dhe krahasimet me dhe pa tabela nga liderët e Opozitës kanë në një dhe vetëm një pikë perspektive: Berishën!
Do të thoshim se këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Dalëngadalë do të mësohemi me përplasjen e alternativave. Politikanët këtej e tutje do të përballen papushim me njëri-tjetrin. Do të ketë edhe prapaskena edhe kulisa, por në fund të fundit akti final do të zhvillohet në sy të popullit. Në sy të tij do të konkurojnë të gjitha alternativat por është e kuptueshme se do të fitojë vetëm fitorja prej tyre. Nuk mund të fitojnë të gjitha njëherësh. Elektoratet do të lëvizin pa papushim, këtu do të synojë edhe fushatat edhe përpjekjet e ekuilibreve për në fund të tyre vetëm njëri do të fitojë.
Berisha, dihet prej të gjithëve, kështu e fitoi “fushatën presidenciale” të kurorëzuar në 22 mars 1992. Në popull. Zgjodhi atë rrugë, i ra kryq e tërthor vendit dhe askush nuk e vuri në dyshim se ai do të ishte kryeministri apo presidenti, me kompetencat që meriton lideri i forcës politike që fitoi bindshëm zgjedhjet e lira. Këtë e kanë duartrokitur atë kohë edhe rivalët
që e sotëm të tij. Dhe kjo ishte fare e natyrshme! Dhe askush (nga ky grup) nuk mund të bëjë përpjekjet alternativës tjetër. Kjo është “bota” e pluralizmit.
Berisha përsëri është kudo. Me 6 nëntor do të votohet.
Grumbull njerëzish jashtë një godine; një burrë shihet në plan të parë.
Shqiptarët do të votojnë për kushtetutën
Me DREVISH DUMI, jurist
Zgjedhja e referendumit mbarëpopullor për miratimin e Kushtetutës është rruga më e drejtë, nga çdo pikëpamje që të shikohet.
Si ish anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nuk i kapërcen kushtet e presidentit të ri për republike parlamentare të re të kësaj së sotme, të cilat
Portret i një burri.
Përshëndetje e Kryetarit të Partisë Republikane Shqiptare, z. Sabri Godo, në Konferencën e tretë të PSD
Zotërinj
Ne ecëm së bashku për luftën për rrëzimin e pushtetit komunist dhe venosjen e demokracisë. Aleanca e tripartive shërbeu si orientim politik për çuarjen e vendit drejt lirisë. Akte të tilla hynë dhe mbeten në historinë e një populli.
Partia Republikane, me gjithë divergjencat e pikëpamjeve dhe qëndrimeve në shumë çështje, e çmon pozitivisht veprimtarinë e Partisë Socialdemokrate dhe ju orët të shkoni përpara. Bota është e bukur pikërisht sepse ekzistojnë ndryshimet, të cilat, më në fund, plotësojnë harmoninë e gjithçkaje. Mjafton të jemi të unifikuar, të përpiqemi të kuptojmë njëri-tjetrin dhe, mbi të gjitha, të jemi të ndershëm e të flasim hapur.
Nga sa tha këtu kryetari Gjynushi, shoh se kemi bërë disa ndryshime në programin tuaj lidhur me pronësinë mbi tokën. Mirëpo, ajo që thoni më duket pak e ngatërruar e me shumë nene. Më mirë të thjeshtohet. Në Ngracan një fshatar më tha: “u trazua puna, kur u prish Enveri. Uhoha të që dhe unë urdhëri të kthehej gjithsej në atë që i kishte lënë babai dhe mbaroi”. Ky m’u duk një mendim fare i thjeshtë, siç janë gjithnjë mendimet gjeniale që shuhen nga thjeshtësia e habitshme.
Sipas Kongresit tonë, aleanca e tri partive nuk funksionoi si duhet në dy vitet e fundit dhe vështirësitë e thuhet se kjo aleancë vjen të mbetet në këmbë.
Por unë besoj se mungesa institucionale nuk do të na pengojë që edhe në të ardhmen të kemi mirëkuptim, e ndofra bashkëpunim, në gjithë rastet kur të dy palët të konstatojmë se interesat e larta të Kombit e të demokracisë do të na thërrasin të punojmë së bashku. Kundërshtarë të hapët ne kemi vetëm Partinë Socialiste dhe aleatët e saj.
Sa për informim dua t’ju them se ne vendosëm unanimisht të përkrahim referendumin dhe të votojmë për Projektkushtetutën, duke çmuar rëndësinë e saj, në veçanti të integrimit e të rrezikut social-komunist, që është real. Të hidhen bazat e shtetit ligjor, të
ShtoelIt po i numërohen zbritjet në Rinas
Kortezisë shqiptare për Janullatosin po i vjen fundi
Komisionerit të Lartë të KSBE për pakicat kombëtare, Van der Stoel, po i numërohen tashmë rrugët që ka bërë për në Shqipëri. Është për një vit në Shqipëri. Është kjo shenja e parë e dyshimit për efektivitetin e misionit të tij aq shumë të lakuar nga të dy palët.
Nervozizmin e parë e shfaqi kryetari i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Vasil Melo, (parti e minoritetit grek në Shqipëri) në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” që e kishte vizitën e fundit të Van Der Stoelit në Shqipëri në një vijë rastësore me nëntekstin e hapur të një njeriu jo aq i kënaqur të dëshiruara për palën greke. E elikasi në një vizitë speciale me kërkesën e palës shqiptare për t’i dhënë fund keqpërdorimit nga ana e Greqisë të gjendjes reale të minoritetit grek në Shqipëri, sipas burimeve të sigurta, Van Der Stoel ka marrë një përgjigje të prerë dhe nga autoritetet zyrtare shqiptare për t’i dhënë fund fushatës dezinformuese për gjendjen e këtij minoriteti dhe duke i kujtuar atij se në misionin e tij duhet të merret me zgjidhjen reciproke të problemeve të minoriteteve respektive. E vërteta është se deri më sot në gjithë misionin e tij Van Der Stoel ka paraqitur vetëm një raport mbi gjendjen e minoritetit grek në Shqipëri në Konferencën e fundit të KSBE në Vjenë për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, raport që i është paraqitur në Konferencën për grupit të punës. Pala shqiptare është e refuzuar si pozitive në raportin e saj ka marrë një vlerë të përgjithshme e më në fund.
Por grupit të punës. Pala shqiptare i është referuar si pozitive raporti i saj ka marrë ...
... në këto çështje. Sipas burimeve, pala shqiptare e paraqiti raportin ...
Në këtë takim të mbajtur në Greqi, Mësimi i minoritetit grek në Shqipëri, sidomos për ligjin për arsimimin. Por nga ana tjetër mësohet se Van Der Stoel është interesuar dhe për të ardhmen e minoriteteve të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pas zvarritjes së miratimit të Kushtetutës me referendum. Miratimi i një special dekret se është zgjidhur me një mandat të dy anshëm duke shitur në interesin e tij dhe paraqitën që pala greke po i bën këtij problemi. Por sinjalet sjellin për... nga zyrat e shtypit e kryeministrit. Në këtë njëjtën ditë e takua me Meksi me Van Der Stoel-in, zyra e tij e shtypit nëpërmjet një komunikate tjetër proteston për këtë problem duke i kujtuar qeverisë greke se problemi i Kryepeshkopit është problem i Kishës Autoqefale Shqiptare dhe se ai nuk është i dërguar i shtetit grek.
Nga ana tjetër mësohet zyrtarisht se Berisha ka mënjanuar një takim të dubluar me të, para dhe pas kthimit të tij nga Jugu i Shqipërisë duke iu përmbajtur gjatë takimit të vetëm faktit që misioni i Stoelit duhet të bëhet efektiv kur të ndikojë problemin e minoritetit respektiv shqiptar në Greqi. Mësohet se Berisha ka kërkuar prej Stoelit një interes më të madh të KSBE-së për gjendjen e pakicave shqiptare në Greqi, turke e shqiptare në Greqi, njohjen dhe respektimin e të drejtave të tyre, e cila sipas tij do të ishte një kontribut tjetër real, që kjo organizatë mund të jepte për përmbushjen e vlerave që gëzon dhe në themel të saj e për forcimin e stabilitetit në rajon.
Këtë ofensivë shqiptare Stoel është përpjekur ta
(vijon në faqen 6)
Me DREVIS H DUMI, jurist
Zgjedhja e referendumit mbarepopullor për hartimin e Kushtetutës, në kohën kur unë isha në udhëheqjen e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, kam dhënë kontributin tim personal në formulimin me shkrim të dispozitave përkatëse të Kushtetutës. Si jurist do të thoja se Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk i kapërcen pushtetet e presidentit të një republike parlamentare të kohës së sotme, të cilat pranojnë e lejojnë në praktikë një rol më aktiv të tij në jetën publike të vendit dhe atë ndërkombëtare, veprimtari kjo që me një fjalë quhet Qeverisje.
Me QAZIM GJONAJ, jurist
Pa dyshim që pjesa më e rëndësishme e kësaj Kushtetute është pjesa e dytë nga nenet 19 deri tek neni 59 ku gjejmë pasqyrimin e të drejtëve themelore të njeriut. Kryetarët në këtë pjesë të Kushtetutës (Projektit) gjenë të mishëruar idealet për të cilat ata luftuan dhe u ndeshën me diktaturën. Zhvillimi që po bëhet nga opozita në lidhje me mungesën e pavarësisë së pushtetit është një mashtrim, është spekullim me qëllim që populli të ndibet i frikësuar për të drejtat e liritë e tij.
Me GENC GJOKUTAJ, jurist
Dekreti për referenum i shpallur nga Presidenti i Republikës është miratuar nga Parlamenti dhe nga ana tjetër Presidenti i Republikës në shpalljen e këtij dekreti nuk ka dalë jashtë kompetencave të tij, por ka caktuar një të drejtë të cilën ai e gëzon me ligj pra në bazë të dispozitave kushtetuese. Veç kësaj referendumi përfaqëson në vetvete frymën më demokratike të shoqërisë të gjithë beharat pse ai mban mendimin e një populli i cili ka arsyesi nuk mund të manipulohet. Pra edhe mënyra e aprovimit të kësaj kushtetute është një tjetër sipar demokratike i saj sepse ajo del nga vota e një populli.
ROBERT PLUMBI, shef i Departamentit të Hidraulikës në U. Politeknik
Unë mendoj se nuk ka vend për një diskutim të tillë. Është jashtë çdo komenti, referendumi është forma më demokratike për miratimin e Kushtetutës. Veçanërisht në vendin tonë ky akt merr një kuptim simbolik që do të shënohet në histori.
THOMA SEMI, drejtor i Bankës së Kursimeve, Tiranë
Grupi që ka punuar Projektkushtetutën, intelektualët shqiptarë dhe organizmat ndërlombëtare që kanë dhënë kontribut, kanë shpërvuar vullnetin e popullit dhe as që mund të pretendohet për përgjegjësi për të vendosur diktaturën.
Përshëndetje e Kancelarit Kol, drejtuar Kongresit
I dashur sekretar i përgjithshëm,
Në emër të kryetarit të Unionit Kristian Demokrat, Kancelarit Dr. Helmut Kol, ju falënderoj për ftesën për pjesëmarrje në Kongresin e Partisë suaj më 19-20 Tetor në Tiranë.
Fatkeqësisht, për shkak të angazhimeve të tjera afatgjata nuk do të jem në gjendje të dërgojmë përfaqësues në këtë Kongres.
I dëshiroj Kongresit tuaj diskutime me interes dhe rezultate të suksesshme.
Përshëndetje
JOHAN ADOLF KOHA UZ