Më shumë se 50% e shqiptarëve që morën pjesë në referendum e 6 nëntorit nuk e indihmuan miratimin e kushtetutës.
Formalisht mund të thuhet se shqiptarët në referendum i thanë jo projektit të kushtetutës, por të gjithë e dinë se mosaprovimi i saj nuk ka të bëjë me vetë projektin e gjëtur demokratik nga specialistë dhe institucione europiane. Partitë opozitare, kryesisht Partia Socialiste madje edhe ndonjë tjetër e pretenduar si parti, i bënë thirrje popullit të thoshte “Jo” për kushtetutën në mënyrë që të mos pendoheshin të nesërmen e referendumit për diktaturën që do të sillte miratimi e legjitimiteit i projektit. Partia Socialiste apo edhe pesëmbëdhjetë parti të tjera që figurojnë të regjistruara si të tilla në Ministrinë e Drejtësisë, paralajmëruan vendosjen e diktaturës pikërisht një ditë pas miratimit të kushtetutës. Vetë ish-ministri i Brendshëm, Ruci, në postin e sekretarit të përgjithshëm të PS, u bëri thirrje shqiptarëve të mos e hanin sapunin për djathë. Ish-ministri Ruci apo të tjerë iu drejtuan popullit me kërkesën për t’i thënë jo kushtetutës sepse kështu i thuhet jo institucionalizimit të diktaturës që Ruci me shokë e kanë patur çdo ditë si 22 Marsit. Tani është e drejtë e Rucit të thuhet se shqiptarët nuk e hëngrën sapunin për djathë, apo e ndonjë tjetri “se fitoi qyetaria”. Pra nuk u vendos diktatura. Njekohësisht Ruci apo të tjerë duhet të pranojnë se shqiptarët qysh nga 22 marsi nuk kanë qenë nën diktaturë apo për shtetin policor. Sepse 53% e shqiptarëve u ndjenë të lirë të votonin ashtu siç ua kish-mini Ruci që ende s’është ministër.
Referendumi i 6 nëntorit është një afirmim i demokracisë, i prezencës së saj. Rezultati i referendumit për Partinë Republikane është dlyftimi i parë i shqiptarëve me vetveten dhe me procesin e integrimit. Shqiptarët në mënyrë jokoshiente nuk e ndihmuan këtë proces integrimi, nuk e ndihmuan intensitetin e tij. Vota “jo” e realizuar me 6 nëntor nuk ka të bëjë me projektin e kushtetutës. Ne atë e konsiderojmë variant të mirë. Mosaprovimi i kushtetutës është një lloj largimi nga Europa. Dhe shqiptarët i ofrojnë për herë të parë vetvetes një pengesë. Partia Republikane është për respektimin e vullnetit të popullit dhe e përshëndet këtë respektim të mirënqenë në Shqipërinë e pas përveç presionit të madh të dhimbjes së reformave, është në të njëjtën kohë pasojë e rigjallërimit të rrezikut komunist.
Por ne mendojmë gjithashtu se është e nevojshme të bëhen ndryshime në strukturat e qeverisjes duke pasur parasysh luftimin e korrupsionit, shmangien e paaftësisë, forcimin e rendit publik, rishikim të platformës ekonomike të reformave, rishikimin e Ligjit për tokën.
Partia Republikane nuk është për zgjedhje të reja. Shqipëria i duhet stabilitet politik. Ndërkaq ne konstatojmë si real rrezikun komunist dhe për këtë arsye do të ishte e efekshëm për të ardhmen e reformave koalicion i forcave të djathta. Referendumi i 6 nëntorit provoi dominimin e terreneve demokratike në Shqipërinë e pas 22 Marsit, provoi në një shkallë të gjerë ekzistencën e hapësirave demokratike të cilat rrezikohen nga presioni i forcave të majta. Jo-ja e 6 nëntorit propagandohet nga këto forca shansi për t’i rikthyer ato në pushtet. Kjo do të ishte pasoja për demokracinë.
Greqia “e kënaqur” nga refuzimi i projektkushtetutës
Venizellos falenderon shqiptarët
“Greqia është ‘e kënaqur’ nga rezultati i referendumit shqiptar që refuzoi projektkushtetutën e cila mund të kufizonte të drejtat e minoritetit grek dhe lirinë e tij fetare”, deklaroi të premten zëdhënësi i qeverisë, Evangelos Venizellos.
“Greqia i uron popullit mik shqiptar dhe të gjitha forcave politike shqiptare, të ndjekin rrugën e tyre drejt modernizimit institucional e të tyre, dhe për miratimin e një kushtetute mbi modelin europian që korrespondon një Shteti të së drejtës moderne”, shtoi Venizellos.
Qeveria greke kishte kritikuar ashpër projektkushtetutën e refuzuar të dielën me 53,8 % “JO”, në veçanti nenin 7 që i impononte kryetarëve të bashkësive fetare në Shqipëri të kishin shtetësinë shqiptare, të ishin lindur dhe të kishin jetuar 20 vjet e fundit në Shqipëri.
Bashkëpunimi me SHBA - konsolidimi i vlerave të demokracisë
Ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush mbërriti dje në Tiranë për vizitë private ndjitorе gjatë së cilës u takua me Presidentin Berisha, ishа, personelin e ambasadës amerikane në Tiranë si dhe i bëri një vizitë qytetit të Krujës. Në aeroportin e Rinasit ish-Presidentin amerikan me bashkëshorten Barbara i priti vetë Presidenti Berisha, anëtarë të kabinetit të Qeverisë e të Kuvendit Popullor.
Në takimin në presidencë Presidenti Berisha i shprehu mirënjohjet ish-Presidentit Bush për ndihmën që ai dhe administrata e tij i kanë dhënë Shqipërisë për çlirimin nga diktatura. Gjithashtu Presidenti Berisha i shprejtoi mirënjohje të veçantë për mbështetjen e vijës së kuqe nga administrata e Bushit për Millosheviçin në Kosovë.
Për nder të ish-Presidentit Bush, Presidenti Berisha shtroi një drekë në Pallatin e Brigadave. Presidenti Berisha dekoroi ish-Presidentin Bush me “Urdhërin e Artë të Skënderbeut”.
“Në shenjë respekti për mbështetjen e veçantë për popullin shqiptar dhe popujt tjerë që vuajtën nën diktaturat komuniste” ishte motivacioni i kësaj dekorate.
Duke falenderuar për dekorimin dhe vlerësimin e veçantë Presidenti Bush tha se vlerëson faktin që kjo medalje e lartë i jepet nga një njeri që është i lidhur me angazhimet për liri e demokraci. Në vazhdim Presidenti Berisha prezantoi ish-Presidentin Bush me Adem Demacin, me një nga simbol, siç u shpreh Berisha, e rezistencës së popullit shqiptar në Kosovë për liri.
Në fund të vizitës ish-Presidenti Bush dhe znj. Bush vizituan Krujën dhe Kështjellën e Skënderbeut në këtë qytet.
Xhorxh Bush dhe Presidenti Berisha
U kthye në Tiranë z. GODO, pas vizitës në Londër dhe në Romë
Më 8 nëntor u kthye në Tiranë kryetari i Partisë Republikane z. Sabri Godo, pas vizitës në Londër dhe Romë.
Ai u prit në Parlamentin italian nga z. Melaci, kryetar i grupit të deputetëve të Partisë “Forca Italia”, në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë të kësaj partie. Ishte i pranishëm dhe z. Edmond Edmondi, këshilltar pranë Ministrisë së Jashtme. Gjatë bisedës u shqyrtuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe vendosja e kontakteve ndërmjet partive politike. Z. Godo theksoi se Partia Republikane i çmon prioritare marrëdhëniet me Italinë për shkak dhe shtrirë çështjen e rishikimit të projekteve ekonomike të Komisionit të Përbashkët Qeveritar në mënyrë që ky bashkëpunim të konkretizohet në një program afatgjatë. Z. Melaci ishte i të njëjtit mendim dhe tha se bashkëpunimi mund të shtrihet në fusha të tjera të pasfërishara në projektet. Z. Melaci do të bëjë një vizitë në Shqipëri në gjysmën e dytë të këtij muaji.
Minoriteti grek në Shqipëri sipas “The World Fact Book” 1994
Për vitet e tëra historiografike botërore, botimet akademike, madje edhe guidat turistike kanë publikuar të dhëna tepër të rralla shqiptare.
Burime informacioni për pothuaj të gjitha botimet rreth Shqipërisë apo kur konsiderohet çështja që Shqipëria kanë shërbyer studimet greke dhe jugosllave. Madje edhe botime më serioze sikundër është edhe “The World fact Book” e kanë njohur e publikuar Shqipërinë përmes Greqisë e ish-Jugosllavisë. Nga njëra anë Greqia është përpjekur me metodat e represionit e të dhunës për eliminimin e prezencës së minoritetit shqiptar në Greqi dhe është treguar e kujdesshme të eliminojë këtë prezencë, nga ana tjetër, në botimet botërore. Ndërkaq Greqia, dhe jo vetëm ajo, ka instaluar në mënyrë permanente të dhëna të falsifikuara rreth minoritetit grek në Shqipëri. Asnjëherë nuk ka ekzistuar debati apo ballafaqimi i botimeve shqiptare me së pari ato greke po edhe botime serioze të vendeve të tjera. Botime të tilla në mënyrë kontradiktore, për shembull, numri i minoritetit grek konsiderohej rreth 250 mijë. Shqipëria dhe izolimi i saj i gjatë (studiuesit perëndimorë të ndalur të huazojnë në Shqipëri, janë mjaftuar me të dhënat e ofruara nga Greqia) e kanë “ndihmuar” Greqinë në falsifikimin e fakteve dhe të vërtetave. Vetëm një vit më parë “The World Fact Book” 1993, botim i CIA-s i përgatitur në fillimet e vitit 1993, publikonte se numri i minoritetit grek në Shqipëri ishte rreth 6-8% e gjithë popullsisë. Kjo do të thotë se ka kohë Amerika (për shembull) e një Shqipërinë përmes Greqisë, minoriteti grek duhet të ishte 250 mijë deri në 300 mijë, dhe natyrisht ky botim s’përmbante asnjë të dhënë në rreth minoritetit shqiptar në Greqi. Vetëm se tani bota ka filluar të njohë Shqipërinë nga Shqipëria. Botimi më i ri i “The World Fact Book” 1994 sërish e konsideron minoritetin grek në Shqipëri. Por Shqipëria është e hapur dhe i ka ofruar studiusve dhe botuesit seriozë të ballafaqohen me të vërtetën. Sipas “The World Fact Book” 1994, botim i CIA-s, minoriteti grek në Shqipëri nuk është më shumë se 60 - 80 mijë vetë.
A. DALIPI
Përgjigje e detyruar “Aleancës Demokratike”
Nuk e gjej të udhës që të përgjigjem me të njëjtën gjuhë, së paku nënshkruesi dhe frymëzuesi e “shkrimit” që më përfliste, e meritojnë.
Pa pasur kohë për zgjatje, do t’ju kujtoja vetëm se:
- Mbase rastësia më ka sjellë në pozicionin që jam në drejtimin e PRSH, por do të doja t’ju thoja se punoj për këtë parti sipas bindjeve të mia, të cilat më imponohen njëkohësisht me një politikë.
Jam i qetë se prania ime në politikë nuk përcaktohet nga “detyrime” të së kaluarës ose thjesht për qëllime të ngushta.
Së fundi, do të doja të theksoj se derisa pranova këtë pozicion në politikë, jam konshëm se do të ndeshem me politikën, tolerancën, dashamirësinë për të dëgjuar alternativën, por njëkohësisht edhe me mediokritetin, intolerancën e shumë njerëzve që besojnë se bëjnë politikë!
Naiviteti i të gjithëve qëndron në faktin se pranojnë të bashkëjetojnë pikërisht me këtë që përmenda në fund.
FATMIR MEDIU
Kjo përgjigje i është dërguar edhe gazetës “Aleanca”
Humbja e fitores, fitore e humbur apo humbje e fituar?
MARASH MIRASHI
Të gjithë shqiptarët ndodhen sot përballë një fakti të kryer. Si asnjëherë tjetër, të dielën e kaluar, me shumë se një milion e gjysmë shqiptarë u bënë personazhe të atij shume të përfolur, REFERENDUM. Ata shkuan përpara kutive të votimit për të thënë në PO ose një JO lidhur me kushtetutën e ardhshme të Shqipërisë. Kushtetuta, ose më saktë projekti i saj, u kundërshtua. Çfarë ndodhi? Shqipëria mbeti edhe njëherë pa kushtetutë, pa ligjin themeltar të shtetit. Asgjë më tepër. Por gjithsesi edhe kaq është mjaft. A mund të konsiderohet kjo si ...
... HUMBJA E FITORES
Kjo mund të konsiderohet si humbje e fitores nëse miratimi i kushtetutës ishte i barabartë me një fitore. Atëherë, a ishte Shqipëria deri dje e humbur? Nëse inekzistenca e një kushtetute kushtetërshat si një kohë mbapra për një shtet, për një popull ose edhe për një komb, atëherë Shqipëria ishte e humbur. Kështu, meqë fjala është me përpjekje do ta quanim të një rrugë, atëherë kemi të drejtën ta themi se Shqipëria para një jave, pra më 6 nëntor, deshi të gjente kohën e humbur të saj, vetveten dhe këtu ua lë në dorë ta zgjidhin vetë shqiptarëve. Pra Shqipëria u bë sërish relevante të saj, jo pak. Por a mund të themi se njerëzit nuk i besuan Shqipërisë, a mund të themi se njerëzit e humbën me vetëdije fitoren e paracaktuar, a mund të themi se njerëzit e anashkaluan me “inat” një problem, i cili në vazhdën e problemeve që kërkojnë zgjidhje është më delikati?
Këtyre pyetjeve tashmë u ka dhënë përgjigje verdikti i popullit dhe në këtë rast, askush nuk mund të shfaqë një shenjë mospëlqimi për këtë “mendim” të popullit, askush gjithashtu nuk ka të drejtë të buzëqeshë për këtë “mëncuri” apo “pamencuri” të popullit. Pra është një JO që rrjedh për sa kohë që edhe kushtetuta e Shqipërisë rrjedh dhe ende nuk gjen terren apo shtrat as edhe do të dëshirohej. JO-ja e thënë, nuk merret si një JO ndaj një kushtetute të mundshme, por si një JO ndaj atij projektit që startoi për t’u bërë kushtetutë.
Në vend të tek se atëherë dhe nuk duhet anashkaluar aspak fakti se puna për miratimin e projektit (tashmë të pavlefshëm) të kushtetutës, e shndërruara gradualisht dhe ai pa kuptuar në një fushatë të tejtë të aprovimit, ku në qendër të saj forcat politike vunë në më të shumtën e rasteve kritikat ndaj Presidentit të Republikës. Nuk marr përsipër të mbroj askënd, qoftë edhe Presidentin, por dua të theksoj se kjo i shërbeu së tepërmi Jo-së, ditën e dielë. Pikërisht Presidenti ishte një qytetar si të gjithë të tjerët dhe kishte të drejtën e një vote, ndërsa propagandën në favor apo në disfavor, atij ia jep çenia në krye të shtetit aktualisht pa kushtetutë. Është hera e parë që në Shqipëri nga kreu i shtetit respektohet verdikti i popullit, verdikt ky që për rastin në fjalë shkon në kahe të kundërt me vullnetin qoftë edhe të Presidentit.
Në analizë të fundit të HUMBJES SË FITORES (siç e quajtëm), duhet thënë se edhe JO-ja nuk shkoi e gjitha për llogari të S. Pëllumbit apo të partisë së tij. Në mitingjet e PS-së kundër kushtetutës thuhej se është e pambështetja e 16 partive që e kundërshtojnë kushtetutën. Pra pas kësaj kemi të drejtën të themi se jo e “gjithë JO-ja” është edhe e PS-së. Këtu kanë pjesën e tyre, së paku, edhe një apo dy parti. Pas kësaj analize, e cila kurreshti nuk mund të jetë e përkryer, a mund të quhet kjo në një ...
FITORE E HUMBUR...
Edhe po, edhe jo. Pra dy alternativa edhe për këtë përgjigje. Mund të bëhet një analizë e fakteve që janë vërtetë në kohën kur punohej në të mirë të JO-së apo në të mirë të PO-së dhe mund të arrihet te një përgjigje e vetme. Mund të quhet kjo si një fitore e humbur në rast se ishte pikërisht kjo kushtetutë që i duhej Shqipërisë, dhe vetëm kjo. Pra të gjithë shqiptarët kanë humbur vërtet një çështje historike, në rast se projektin e kësaj kushtetute e bënë si projekt që do të jetë më pas do të jetë më i mangët se sa ky që u refuzua.
Vetëm në këtë rast do të thoshim se FITORE E HUMBUR. Në rast se kjo është më e mirë, nëse edhe më e mirën, atëherë ndoshta nuk është e tepërt për të thënë se ku humbi pikërisht në kuptimin e fitores? Ndohta për të ilustruar këtë do të ishte udhë e të rikujtojmë edhe një herë fushatën e ashpër që herë-herë, krejt të ndryshme partish e shndërruan, ose me krahë të, ose e urrejtshi, me kufijtë e një fushate thuajse ...
(vijon në faqen 4)
Takim i Presidentit Berisha me partitë parlamentare shqiptare
Më 10 nëntor Presidenti i Republikës, Sali Berisha, thirri në një takim përfaqësuesit e të parëve parlamentare, zotërinjtë Sabri Godo-kryetar i PR, Eduard Selami-kryetar i PD, Servet Pëllumbi- nënkryetar i PS dhe Vasili Melo-kryetar i PBDNJ.
Më 10 nëntor Presidenti i Republikës, Sali Berisha, thirri në një takim përfaqësuesit e të parëve parlamentare, zotërinjtë Sabri Godo-kryetar i PR, Eduard Selami-kryetar i PD, Servet Pëllumbi-nënkryetar i PS dhe Vasili Melo-kryetar i PBDNJ.
Qëllimi i këtij takimi, siç u tha nga Presidenti Berisha, ishte hartimi i një projekti të ri të kushtetutës, nga një komision i zgjedhur në Parla-ment, diskutimi aty dhe kalimi përfundimtar në referendum. “Kjo ishte zgjidhja që Berisha e konsideroi si më të drejtë.
Me këtë mendim ishin edhe partitë e tjera parlamentare përjashtim të përfaqësuesit të PS, i cili tha se “kushtetuta duhet të përgatitet nga ky parlament dhe të aprovohej nga parlamenti i ardhshëm” (?!).
Në brendësi:
Konferencë Ndërkombëtare për minoritetet në Ballkan
Faqe 4
Zëri dramatik i ndërgjegjes
Faqe 3
Kushtetuta nuk i shpëtoi “kurthit” politik
Faqe 2
Transparenca në demokraci është e detyrueshme
Faqe 2
Fjalët e arta të njeriut të Zotit për referendumin të cilat rastësisht mund t’i ketë dëgjuar shenjtëria e tij Janullatos:
Për ortodoksët: Votoni për Kushtetutën. Kushtetuta do të shkatërrojë kishat, do të largojë hierarsinë e tij Janullatos.
Për myslimanët: Votoni për Kushtetutën. Kushtetuta ua merm tokat me ligj dhe ua jep grekëve.
Kryepeshkopi Janullatos nuk u ndje për referendumin dhe kushtetutën. Gati njësoj sikur të mos ishte në Shqipëri, sikur të mos ishte i shenjtë. Asnjë fjalë për kushtetutën. As votovej, as mo e votoni. Këtu nuk janë punët e njeriut të Zotit. Janullatos është këtu vetëm për punët e fshehta të Zotit. E di vetë Zoti ç’ben me grigjen e tij. Zoti do t’i porositë vetë shqiptarët se çfarë të bëjnë me kushtetutën. Janullatos bisedoi me Zotin. Zoti nga ana e tij bisedoi vetë me shqiptarët. E dini ç’falë pruri Zoti për shqiptarët? Votojeni, ua tha Zoti shqiptarëve, votojeni kushtetutën, ju ortodoksë dhe ju myslimanë. Pastaj Zoti, apo ai që u paraqit si Zoti u pëshpëriti shqiptarëve ca fjalë në vesh. Po Janullatosi jo, nuk u foli ai.
FALENDERIM
Kryetarit të Partisë Republikane Shqiptare, z. Sabri Godo
I dashur z. Godo
Në emër të kryetarit të Bashkimit Kristian-Demo kratë, kancelarit Helmut Kol, dua t’ju falënderoj shumë për urimet e kancelarit Helmut Kol, me rastin e fitores sonë elektorale.
Jemi të bindur se ky rezultat i shërben jo vetëm vendit tonë por e konsiderojmë atë si sfidë për të vazhduar përpjekjet tona për ndërtimin e të ardhmes sonë të përbashkët në Europë.
Sinqerisht i juaji
Johan Adolf Cohausz
Konferencë shtypi e Kryetarit të PRSH, S. GODO
Nesër, në Pallatin e Kongreseve, ora 11:00, kryetari i Partisë Republikane, z. Sabri GODO do të japë konferencë për shtyp.
Nga kronikat
E çmendura N e Tiranës u pa vepronte nëpër rrugët e kryeqytetit duke bërtitur: “Fituam, fituam! Nesër do të lajmëroj kabinetin e ri të Qeverisë. Ministrat që kanë votuar kundër kushtetutës do të jenë të gjithë për ministrat? Ministria të brendshmen do të jenë tre. Ministri i Kulturës do t’i nënshtrohet një konkursi bukurie. Kujdes, tha e çmendura. Në Partinë Social-demokrate kanë parë Koci Xoxen. Kujdes, tha ajo, Koci Xoxe vepron ilegalisht. Nuk shfaqet vetë. Mban syze dhe shfleton profesor i historisë moderne. Ky ka krijuar ideën e Koci Xoxe është një tjetër, një megalloman që ka dhënë urdhëra për përjashtime nga Partia dhe ka përmendur statutin e Partisë së … Parlamenti? Në Tiranë? Po nuk është ky Koci Xoxe, nuk është ky që krijoi Partia Penitenciale? Omë përmendi në Partinë e Punës o do të heqim nga karriget? Koci Xoxe, identiteti, në Partinë Social-demokrate…
… rezikshëm se Koci i vërtetë. Nesër, tha e çmendura, do të shpall edhe ekonomi në të disa kryetarëve të partive për pushimet e dimrit në Greqi. Paguan Greqia e shkreta, po të mos paguaje! “Shteti shpëtoi i mirë, tha e çmendura. Bie era djathë. E dini kush ka paguar për të shpëtuar tregtinë? Tregtarët e lodhur nga taksat. Deklarata e tyre e fundit është kundër partisë komuniste. Këta nuk e pranojnë partinë komuniste. Kanë filluar të gëlojnë nga krimbat e zeza. Nuk e bëjnë? …Partia Demokratike rrit me 30%. Por ajo është kundër zgjedhjeve të reja. Kundër deputetëve të saj ku vërehet në një fushatë kaos. E po, po të mos ishin nga njerëz të penave, prej nga kalasë. Të tillë, tha e çmendura, në Partinë Social-demokrate dhe ka kaq? …Koci Xoxe, ua e çmendura, Koci Xoxe është i rrezikshëm. Koci…
KRONIKANI