20/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

20 nëntor 1994

Forca e mafies po shfaqet në Shqipëri

Derisa kërcënimi rëndon mbi gjithë popullin, asnjë individ s’mund ta quajë veten jashtë rrezikut. Ndërsa në Shqipëri zhvillohet debati i madh ndërmjet grupeve politike për të marrë pushtetin, një forcë e tretë punon nën dhe krejt e lirë dhe do të vijë dita që pushtetin ta marrë ajo vetë. Kjo forcë është droga, kontrabanda e armëve dhe vajgurit, prostitucioni dhe krimi i përbindshëm i shitjes së fëmijëve për transplantim të organeve. E gjithë kjo përmbledh edhe emrin konvencional “Mafia”. Që kjo forcë ka lëshuar rrënjët e po zhvillohet me shpejtësi në Shqipëri, na e thonë të huajt, kurse ne vetë s’di më gjë, ose bëjmë sikur s’di më. Ndërle të dëshmitë e Presidencës u deklaron gazetarëve të huaj se “gjendja është nën kontroll” dhe puna mbyllet me kaq. Kurse e vërteta qëndron ndryshe. Sipas disa gazetave të huaj, siç botë, Shqipëria është bërë qendër tranziti e drogës, lënda e parë e së cilës prodhohet në rajonin e Deltit të Zi, në Iran, Afganistan e gjetiu, rafinohet në Turqi dhe prej andej vjen në Durrës, me det e me tokë, për t’u kaluar në Itali, Zvicër, Gjermani etj. Gazeta “International Herald Tribune” shkruante më 22 shtator se shqiptarët, në lidhje të ngushtë me mafian italiane, po dalin si figura kyçe në trafikun ndërkombëtar të drogës. “The Times” shkruante më 22 tetor se Shqipëria po merr me shpejtësi rolin e një nyjeje të re në rrugën e shpërndarjes së drogës për në Evropën Perëndimore. “Economist”, “The Guardian”, “The Geopolitical Drug Dipatch” etj., shkruajnë se shqiptarët po bëhen korrierë dhe bosë të drogës në disa vende të Evropës. Në gjithë këtë zhvillim ka edhe nxjerrë të Beogradit, por që Shqipëria po bëhet një preokupim e konfirmon edhe Agjencia Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara e Programit për Kontrollin e Drogës me qendër në Vjenë, duke deklaruar se “Shqipëria po bëhet prioriteti ynë”. Shqipëria po bëhet “prioritet” për shkak të luftës në ish-Jugosllavi dhe të embar-gos greke mbi Maqedoninë; po bëhet “prioritet”, sepse është një nga kalimet më të afërta ndërmjet Lindjes e Perëndimit dhe, së fundi, sepse, siç janë punët sot në Shqipëri, prej këndej mund të kalosh pa vështirësi çfarëdo sasie droge që të duash. Duke kaluar drogën, do të krijojë këtu edhe rrjetin e vet të konsumatorëve me të njëjtin efekt shkatërrues që pati përhapja e vështirë te indianët e Amerikës, meqë na mungojnë masat mbrojtëse, deri te propaganda e thjeshtë kundër drogës. Gjja e dytë që na thonë të huajt prej kohe e që e shohim (vijon në faqen 2)

Kolera nuk kontrollo...

2% të minoriteteve në Greqi e përbëjnë shqiptarët

Se fundi, është një raport i seksionit grek të Helsinkit, që çon Greqinë Greke rreth qëndrimeve të kësaj ndaj minoriteteve në Greqi, përfshi edhe minoritetin shqiptar. Prej kohësh qëndrimi i Greqisë ndaj minoriteteve ka shqetësuar organizma të posaçme të të drejtave të njeriut. Janë disa kërkesa të përsëritura ndaj Greqisë për të përmirësuar pozitën e minoriteteve, siç domos ndaj minoritetit shqiptar aty. Prej vitit 1991, shteti grek ka denuar 18 qytetarë grekë sepse kanë kritikuar qëndrimin dhe tezat greke për minoritetet si dhe politikën ballkanike të Greqisë. Raporti i fundit i Komisionit grek të Helsinkit konkludon se Minoritetet në Greqi përbëjnë 10% të popullsisë. 2% prej tyre i përbëjnë shqiptarët, qëndrimi ndaj të cilëve është ekstrem dhe vjen duke u keqësuar. Korresp. “Republika”

Milosheviç-Papulias, tete a tete në Beograd

Janë biseduar kryesisht çështje që kanë të bëjnë me Bosnjen në takimin me të ri të presidentit serb Milosheviç dhe shefit të diplomacisë greke Papulias. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë u prit nga presidenti serb edhe në prani të ministrit për punë të jashtme, Jovanoviç, por burime të mirëinformuara nuk e përjashtojnë mundësinë e një tete a tete të Milosheviçit dhe Papuliasit, ku mund të jenë konsideruar çështje të tjera përveç atyre të Bosnjës. Korresp. “Republika”

Shqipëria i ka realizuar standartet ndërkombëtare për minoritetin

Zerva dëshmon kontributin e çamëve kundër pushtuesve gjermanë

Në librin e autorit grek Mihal I. Miridhagi, me titull: “Lufta e Kombit dhe rezistenca kombëtare - EDES-EOEA, 1941-1944” (ose greqisht AGONES TIS FILIS I ETHNIKI ANTI-STASI), Botim Athinë 19, në Volum 2, faqe 274, paragrafi 2-të, dëshmohet: “Përballë këtyre formacioneve të grupeve ko-kuadrin e rezistencës së përgjithshme greke kundra pushtuesit nazi-fashist edhe shqiptarët e Çamërisë, e sidomos ata myslimanë. Dhe ajo që është e rëndësishme, që del edhe nga pohimi i këtij autori, është se po ky asambël forcash që vepronte në vijën e përshkruar në libër, (Filat - Kalamas (lumë) - Muçiqel (mal në VL të Janinës)), ndodhen pikërisht divizioni i VII-të, IX-të dhe Brigada e 7-të me regjimentet 15, 27, 52, 53, në Brigadë të Çetës Shqiptare dhe një mik-iste nga EAM-it dhe çamët, që bënin pjesë të dyja në Komandën e Divizionit të 8-të”. Shënim: Në këtë libër autori Miridhagi, si pjesëtar në shtabin e EDES-it, që drejtohej nga Gjeneral Napoleo Zerva duke mbëtarë ishin grumbulluar dhe ishin rreshtuar formacionet e më poshtme: Nga Filati dhe përgjatë Kalamas deri në Muçiqel, bërë biografinë e këtij fronti, nuk e fsheh dot të vërtetën dhe dëshmon se përballë forcave të djathta ekstremiste ultra shoviniste ishin rreshtuar në territorin e krahinës së shqiptarëve të Çamërisë, ku janë zhvilluar dhe betejat kundra pushtuesit. M.E. Fotografi e dokumentit historik me tekst në greqisht. Në imazh duket titulli në greqisht: “ΜΙΧΑΛΗ Ι. ΜΥΡΙΔΑΚΗ / ΑΓΩΝΕΣ ΤΗΣ ΦΥΛΗΣ / Η ΕΘΝΙΚΗ ΑΝΤΙΣΤΑΣΗ / ΕΔΕΣ-ΕΟΕΑ 1941-1944 / Τόμος Β”.

Kolera nuk kontrollohet me harresë

Askush nuk del përgjegjës Njoftimet për kolerën tashmë bënë më të ftohta. Për të tani flitet sikur po ndodh diku larg nesh, larg vendit tonë, larg përgjegjësive tona. E ndërlokë, vetëm në rrethin e Elbasanit, mbi 15 të vdekur në spitalin psikiatrik, ndërsa njoftimi i orëve të fundit për gazetën “Republika” bëri të ditur, se në fshatin Lixhë, po të rrethit të Elbasanit, ka vdekur një njeri, 25 të tjerë janë të prekur nga virusi, ndërsa lokalet e shërbimit publik dhe shkolla janë mbyllur për 3 ditë. Për kolerën është e pranueshme, me vatra që zgjerohen nga njëri vend në tjetrin. Një burim i rëndësishëm që nuk pranon të identifikohet thotë, se numri i vërtetë i të prekurve nuk treg ohet dhe prit et e ftohta për izolimin e kolerës! Prej saj po përçahen dhe po e pësojnë njerëzit. Vatrat zhvendosen nga njëri qytet në tjetrin, nga njëri fshat në tjetrin, por brenda Shqipërisë. Partitë politike e shfrytëzuan vetëm sa për të fituar kredi politike dhe kaq. Qeveria mori masa dhe na krijoi idenë se ajo u bë e kontrollueshme, se rreziqet prej saj u minimizuan, se janë marrë masa për klorifikimin, se... Dhe kaq. Njoftimet megjithatë nuk po përfundojnë. Për zona të tjera, për të prekur të tjerë, për viktima të tjera... Të gjithë janë Njerëz, janë jetës njerëzish që ne i përcjellim në heshtje. Po a mjafton thua vetëm heshtja? Nëse ka një qeveri, në përbërje të së cilës hyn një Ministri e Shëndetësisë, disa Institute e Drejtori rrethesh dhe qindra apo mijëra njerëz që paguhen për të ruajtur shëndetin e popullit, nëse njerëzit shpresojnë dhe kanë të drejtë të besojnë se ekziston një shtet, tek i cili ata kërkojnë mbrojtjen e shëndetit (veç kujdesit të mundur prej atyre vetë), atëherë askush prej tyre nuk ka përgjegjësi për atë që po vazhdon të ndodhë? “Republika” doli në mbrojtje të qetësisë dhe ngritjes artificiale të alarmit, të shfaqur në fillim të rënies së kolerës, me mendimin se jo vetëm do të kontrollohej situata, por edhe do të nxirreshin detyrat, përgjegjësitë, por PELLUMB LUSHAKAJ (vijon në faqen 2)

Kombi dhe prona bazë e gjykimit të PR

FATMIR MEDIU- nënkryetari i PR Kombi dhe prona bazë e gjykimit të PR Nisur nga zhvillimet politike të këtyre viteve, për PR, problemi i pronës private ka qenë bazë e zhvillimit të mendimit politik të saj që i pati të djathtë dhe njëkohësisht realizmin në praktikë ekonomik shqiptare dhe demokracie, me bazë respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Shprehjen e vet këto mendime e gjetën në aktivitete praktike të PR, si dhe në fund në praktikumin e akteve të realizmit të projektuesit e programit të partisë. Parlamenti me aboritetin mbi të 60 deputetët e saj, me mendjerekë të jashtëzakonshme e vëzhdon bojkotimin e seancave për diskutim të ligjeve që priten të përcaktojnë dhe zhvillojnë. Nuk ka për të ndodhur gjë, nëse të gjithë të kuptojnë që në praktikën e kushtetutës që të mbetet si referendumi, të gjenë shprehjen që të jetë praktikë politike si dhe në zbatimin e projekteve të pronës. Bashkëpunimi me shoqatën e shpronësuarve dhe ata ish-klukalë, nëpërmjet mitingjeve masive sensibilizuan opinionin për mundësinë e zgjidhjes së problemit të pronës në Shqipëri duke bërë kështu që pronarët të bashkojnë kërkesat e tyre për zgjidhjen e këtij konflikti në rrugën politike dhe në gjykatën kushtetuese. Ata ju drejtuan gjykatës kushtetuese, që nga viti kompozimi politik i 22 marsit, ishin të lidhur në gjykimin e tyre me presionin politik e pushtetit që i kishin zgjedhur, dhe që mund t’i zëvendësonin. Por kjo është vetëm nëse e keqen në gjykim kushtetues kundër dyfytyrësisë, sepse njëkohësisht realizonin ndarjen e grupit të gjykatësve në dy, kjo gjykatë mbeti një vendim kundër pronarëve të vjetër / të huaj (?), korporatave e drejta e gjykimit ndërkohë që në gjykatën e... Gjykimi në gjykatën e thjeshtë e të lirive themelore është vetëm një novacion në pushtetin gjyqësor, për t’u afruar me shtetin e së drejtës, por njëkohësisht edhe për individët në mënyrë të pamvarur të zgjidhë problemin e të drejtës së shkelur me ligjin e gjykatës. PR është parti e djathtë konsiston në punën e saj në vlerësimin e përhershëm të ligjit dhe institucioneve, por si ligji i parë objekti, ajo ka liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Duke rikthyer njerëzit e tyre, jo duke interferencë me vënçantë, por të interesohen me të njëjtën anë në mundësi e në projektet hapet në mundësi e re për rikthimin e pronave që shprehet qartë si në poshtë. Neni 45/2 E drejta e pronës private dhe trashëgimisë e cila thotë: Askush nuk mund të shpronësohet veçse për një interes publik dhe kundrejt shpërblimit të drejtë, në mënyrë që e drejta për të përfituar të ... (vijon në faqen 2) Nga mesi i faqes duken rreshta teksti të prerë në skajin e sipërm dhe të palexueshëm plotësisht.

Këto standardet ndërkombëtare për minoritetin

Van der Stoel raporton në KSBE KSBE duhet të shqyrtojë pozitën e minoritetit shqiptar Dje, në Budapest u zhvillua mbledhja e 29-të e Komitetit të Zyrtarëve të Lartë në kuadrin e Konferencës së Rishikimit të KSBE-së në të cilën mori pjesë edhe delegacioni i ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i kryesuar nga zëvendësministri Arjan Starova. Një nga pikat e rendit të ditës së mbledhjes ishte raportimi i Komisionerit të Lartë për Pakicat Kombëtare, zoti Maks van der Stoel. Van der Stoel paraqiti një përmbledhje të shkurtër të raportit të tij për gjendjen e minoriteteve në Shqipëri, raport që u shpërnda si dokument zyrtar në konferencën e ... Ndër të tjera, z. van der Stoel tha: “Para se gjithash shpreh vlerësimin tim të lartë për përpjekjet që ka ndërmarrë qeveria, si gjatë misionit tim në Shqipëri me 17-23 tetor, ashtu edhe gjatë vizitave të mia të para, gjë që më ndihmuan në përpjekjet e mia për të marrë njohuri të gjithanshme për problemet e minoritetit në Shqipëri. Ne ishim krejtësisht të lirë që të takohemi me çdo anëtar të minoritetit, ndërsa të gjitha bisedat me përfaqësuesit qeveritarë u zhvilluan privatisht e pa praninë ndonjë përfaqësuesi qeveritar. Ne vumë re, me kënaqësi, se si përfaqësuesit e komunitetit grek, ashtu edhe ata të kombeve shqiptare me të cilët folëm në Shqipërinë e jugut na deklaruan pa përjashtim, si në nivel lokal ashtu dhe në kontaktet individuale, se nuk ka shenja të tensioneve (vijon në faqen 2)

Konferencë Ndërkombëtare: “Nevoja për një strategji të re integrimi ndaj vendeve të Evropës Lindore”

Merr pjesë edhe Presidenti i Republikës, Sali Berisha Më 18 nëntor, pasditë, në pallatin e Kongreseve filloi punimet konferenca ndërkombëtare me temën “Institucionet ndërkombëtare dhe Atlantike: Nevoja për një strategji të re integrimi ndaj vendeve të Evropës Lindore”, organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare e Strategjike Shqiptarë, së bashku me Institutin e Kërkimeve Ndërkombëtare në Romë në bashkëpunim me Fondacionin Helenik për Mbrotjen e Politikave e Institutin e Politikës. Më 18 nëntor, pasditë, në pallatin e Kongreseve filloi punimet konferenca ndërkombëtare me temën “Institucionet ndërkombëtare dhe Atlantike: Evropës Lindore”, organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare e Strategjike Shqiptarë, së bashku me Institutin e Kërkimeve Ndërkombëtare në Romë në bashkëpunim me Fondacionin Helenik për Mbrotjen e Politikave e Institutin e Politikës... Më pas Presidenti i Republikës, Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali etj. Ndodh edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Paolo Foresti etj. Duke përshëndetur konferencën, zoti Cezare Merlin, president i Institutit homolog në Romë, shprehu sigurinë e tij për mbështetjen që do të ketë Instituti shqiptar sot dhe në të ardh- (vijon në faqen 4)

Liria e shprehjes në vendet post-komuniste

Nga data 20 deri më 22 nëntor 1994, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, zhvillohet konferenca ndërkombëtare “Liria e shprehjes në vendet postkomuniste”. Konferenca organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Fondacioni Soros dhe Fondacioni për lirinë e Shtypit Civil me qendër në Nju Jork. Në Konferencë do të marrin pjesë gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, juristë, specialistë të medias dhe personalitete të njohura publike nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Jugosllavia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Polonia, Republika Çeke, Zvicra, Austria, SHBA, Britania e Madhe, Franca etj. Korrespondenti “REPUBLIKA”

Në foto: Gjenerali Zerva (djathtas) që kreu masakrën kundër çamëve

Nga Filati dhe përgjatë Kalamas deri në Muçiqel,

Nga kronikat

E çmendura N e Tiranës u pa të fëllanste e qetë në rrugën e Bamit duke pështyrë. Me vjen të qaj. Nuk kuptoj ç’po ndodh. Kjo është një humbje e madhe për partinë e Unit tët Kombëtar. Ah sa pak njerëz të mencur ka Shqipëria, filloi të bërtiste e çmendura duke iu drejtuar qendrës së qytetit. Shumë pak ka. Një nga këta është duke u bërë i bukur. Është duke u bërë president. Shqipëria është e mbushur me presidente. Përse të zgjedhë Hudajet Beqirin akademiku Bedri Dedja për president. Vërtet ky Hudajeti është siç thotë Bedriu, revolucionari i për masave gjithëshqiptare e ndërkombëtare, po pse të injorojë shokun Ramiz që e rrudhi të trejti. Po shokun Fehmi Abdiu, që rrudhi të katërtin. Me vjen të qaj, bërtiste e çmendura. Shokun Haxhi e përshfa- ton nga mundësia për president vetëm se ky qen-ka i çmendur. Është e vërtetë, e çmendura, se Namik Dokle është trim. Këtë kollësi akademiku ta paska shkruar Namiku tash së fundi këto dy tre vjet. Namiku të te president, por të mos harrohet Namiku tjetër. Namik Hoxhi. Përse Akademiku Dedja nuk e logariti Namik Hoxhin për president. Kjo nuk është e drejtë, tha e çmendura. Gjatë diktaturës Namik Hoti nuk i ka mbushur ... ndonjëherë. Tani na dalin namikëra të tjerë që se herë i kanë mbushur b... më parë. Tani duan të bëhen presidentë. Po pse të mos bëhen. Le të bëhen. Vetëm Hyrdjeti jo, se ikën kombi. Të Bedri jo kundër kombit apo je me kombin. Ah, kemi harruar korruptorion e çmendur. Ky korruptori more shokë. I fortë paska qenë. Më i fortë se kolera. Të zë e nuk të lë. Edhe të duas të lëshosh nuk të lëshon ai. Të paktën mirë të partisë parlamentare e joparlamentare shqiptare e jo antishqiptare, e jo shqiptare, po paska prukën edhe femijët. Kam vendosur të bëhem ministrë e s’ka, he çmendura. E po duhet të presësh ndonjëherë të bëhesh ministër apo ndonjë kryetar bashkie apo ndonjë ambasador të jepë dorëheqjen. Nuk bëhet kurrë ministër dhe e çmendura KRONIKANI