04/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 dhjetor 1994

Liria s’mund të pjesëtohet mes shqiptarëve dhe komunistëve

U gjet 29 nëntori në Sallën e Akademisë së Arteve, që pashë ja e mbrojtjes publike të Enver Hoxhës të thyej atë ku katër vjet më parë u thyhe miti i paprekshmërisë së tij. Ky është i vetmi motiv që mund të gjejë njeriu për të shpjeguar pagën e nagerizmin e mbrojtjes së diktatorit në emër të 29 nëntorit. Ky është i vetmi motiv që tashmë komprometon dhe kujtimet e ndonjë dëshmitari të natës së fundit të pushtimit të Shqipërisë. Polemika, e cila në linjë politike ndan forcat antikomuniste nga fanatikët e majtë, ka nisur qysh kur ka nisur të thuhet të vërtetat e para për diktaturën dhe Enver Hoxhën. Për shqiptarët në përgjithësi dhe për historinë e këtij vendi, pjesëtimi i festës së lirisë në dy kampe është imitim primitiv i ndarjes së kombit në “kombe” ideologjike. Se të gjesh Enver Hoxhën si të vetmin argument të mos institucionalizuar të 28 nëntorit si festë të lirisë do të thotë të gjesh vetëm arsye ideologjike për të mbajtur gjallë kujtimin e 29 nëntorit, që shqiptarëve më shumë se festën e lirisë prej të huajve, u kujton pushtimin prej bandës më terroriste që ka marrë ndonjëherë pushtetin në historinë e këtij vendi. Pozicioni aprovues i Partisë Socialiste për këtë tubim dhe heshtja gjysmake e disa gjysmëpartive të tjera ka të bëjë me ndoshta ruajtjen e monopolistit mbi kontigjentin më nostalgjik të diktaturës në Shqipëri. Them kështu pasi besoj se të gjithë ata që kanë luftuar për çlirimin e vendit dhe që nuk e përjetuan regjimin që e vendos pas 29 nëntorit si një periudhë të tëridhur të Shqipërisë, u bashkuan me festimet zyrtare të 28 nëntorit. Argumentet teknike pro ose kundër kësaj date kanë të bëjnë të gjitha me mesataren e fundit të pushtuesve gjermanë në Shqipëri, kurse me sa duket interesat politike të misterit të kësaj mesnate pushtojnë gjysmëskëllin. Ajo që fuqishme dhe e bindshuese janë bërë këto interesa, sa një nga liderët e Partisë Socialiste, Namik Dokle, në një intervistë në gazetën “Koha Jonë” me 28 nëntor, pranon se nuk di të ketë festën në Shqipëri. Më tej as ai e as gazetari nuk kanë frikë se mund të dalë dikush e të thotë se në mos festofshin si komunist me 28 nëntor, duhet të festosh si shqiptar, pasi ajo datë është festa e madhe që dallon shqiptarët nga gorantë, serbët, grekët dhe gjithë fqinjet e tjerë në Ballkan, është festa e nga në beri me Atdhe. Në mos di gjë Namik Dokle për shkak të kombësisë së tij sllave, në mos di gjë veterani nostalgjik, të cilit “Zëri i Popullit” hap vend në faqen e parë për të thënë se “29 Nentori është kryefesta e Shqipërisë”, për shkak të koincidencës me festën që Titoja i caktoi Federatës Jugosllave, në mos di gje Ramiz Alia dhe Haxhi Lleshi që Kosovën e kanë liruar prej gjermanëve dhe ia kanë dorëzuar serbëve, ka miliona shqiptarë që e dinë historinë dhe çfarë historie kanë. Të njëjtë në t’i ngarkuar nga ata të fundit e pushtuesve në Shqipëri, nuk mund të festohet për inat të njëri-tjetrit. Në Ballkanin e nacionalizmit të tjerë që dinë kush janë dhe çfarë historie kanë. Në këtë sfond të ngarkuar nga ngana e inat të njëri-tjetrit. Trishtimi të kap kur lexon se kryefestat e shqiptarëve caktohen jo kur ka fituar Shqipëria por kur kanë fituar qetësinë në kolltuqet e pushtetit të prapmet e të prapëve të këtij vendi. Fanatik, liria e këtij vendi nuk mund të ndahet në dy pjesë, sikur të mos mjaftojë pjesëtimi që historia i ka bërë kombit. Politikanët që do të përdorin lirinë e këtij vendi për një hapësirë më të madhe nacionale, për një komb më unik, po na i japin leksionet e para me krijimin e berthamës së një kombi ideologjik. Dhe trishtimi të kap kur mendon se këtë nuk e bëjnë vetëm ata që kanë dhe pak vite frymë për të mbrojtur diktaturën, por dhe të tjerë që dhimbjen e së tashmes duan t’i barazojnë me tmerrët e së djeshmes. këtij vendi. Mero BAZE

Këshilli i Evropës pranon ft e sën për ndihmë në hartimin e projektkushtetutës

“Në Këshillin e Evropës është mirëpritur dëshira e shprehur publikisht nga forca politike që bashkë me komisionin që do të ngrihet për hartimin e projektkushtetutës, të punonin edhe ekspertë ligjorë të këshillit të Evropës dhe të Komisionit të Venecias”. - theksoi hans Peter Fyrrer, drejtor politik i Këshillit të Evropës, në një takim të zhvilluar në Strasburg me drejtorin e Bashkpunimit Shumëpalësh dhe të Organizatave Ndërkombëtare në Ministrin e Jashtme Shqiptare, Dervish Dumi. Fyrrer, me kërkesën e të cilit u organizua ky takim, i tha zyrtarit të lartë të Ministrisë sonë të Jashtme se “ne i kemi gati ekspertët dhe presim njoftimin për fillin e punës së Komisionit Kushtetues”. Duke iu referuar atmosferës për Shqipërinë në Këshillin e Evropës, pas referendumit, Fyrreruri në dukje se “përpjekja është në Shqipëri ekziston një frymë lirie demokratike bindëse”.

Rusia vê veton pro Serbisë

Për të parën herë qysh nga fillimi i konfliktit në ish-Jugosllavi, Rusia përdori të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të penguar miratimin e një rezolute në dëm të serbëve duke deklaruar se një ashpërsim, qoftë ky dhe indirekt, i sanksioneve kundër Beogradit do të ishte “jashtë logjikës dhe politikisht e papranueshme”. Projekt-rezoluta synonte të pengonte furnizimin me karburant të serbëve të Kroacisë dhe të Bosnjës nga territori i Republikës Federale Jugosllave. Eparaqitur nga vendet e paangazhuara dhe ato muslimane, kjo rezolutë ishte miratuar edhe nga Zagrebi dhe Sarajeva.

Forumi Rinor Republikan Shqiptar, anëtar i “Konservatorëve të Rinj Evropianë”

, që u mbajt nga data 26-29 nëntor 1994, në Londër, me votim unanim, u pranua anëtar me të drejta të plota, i këtij organizmi. Sipas kryetarit të “Konservatorëve të Rinj Evropianë”, Andrew Rosindell, i cili transmetoi lajmin dhe urimet e rastit, FRRSH u pranua anëtar me të drejta të plota, përkundër procedurës së zakonshme, që parashikon një status paraprak me klasë e vëzhguesit. Ky vlerësim është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të FRRSH për promovimin e ideve konservatore në Shqipëri. Ky gjithashtu është një vlerësim që i bëhet rolit që ka luajtur dhe luan rinia shqiptare në proceset demokratike në vendin tonë. Forumi Rinor Republikan Shqiptar (FRRSH) është krijuar që më 20 shtator 1991. Ai u rreshtua që në fillim si një organizatë antikomuniste dhe e djathtë. Si organizatë e dytë rinore me ngjyrim politik, FRRSH ndihmoi me sa mundi në rrënimin e regjimit komunist në Shqipëri. Duke pasur parasysh gjendjen e rinisë shqiptare të përtej kohave, FRRSH i kushtoi përpjekjet dhe energjitë e veta drejtaj të studentëve dhe të rinisë në përgjithësi duke marrë iniciativa të shumta në këtë drejtim. Duke qenë para që botoi organin e parë opozitar rinor në Shqipëri (“Rreze”), FRRSH shprehu publikisht qëndrimet e veta. E shtirë me degët e veta në të gjithë Shqipërinë, ajo ndihmon në përhapjen e ideve republikane në radhët e rinisë dhe përgatitjen e një kaste të re politikanësh që të vijnë nga rinia. Për një qëllim të tillë, ajo ka organizuar disa seminare, siç ishte ky i fundit mbi konservatorizmin. FRRSH ka kohë që po e bazon punën e saj mbi këtë ideologji që gjendet komode në program dhe ide të republikanëve. Sot FRRSH duke ecur dhe punuar për të ardhmen ka bërë edhe një hap të rëndësishëm në punën e saj duke u pranuar anëtare me të drejta të plota në Internacionalen e Konservatorëve të Rinj Evropianë. I pyetur për këtë pranin, Kryetari i FRRSH, Enkel Demi, tha për “Republiken”: “Pranimi ynë në këtë Internacional, është një fitore e madhe politike e FRRSH, e Partisë Republikane dhe në përgjithësi e Rinisë. Internacionali i organizatës sonë në këtë Internacionale, është një hap i madh drejt së ardhmes dhe progresit”.

PR - Zgjedhimi i koalicionit qeveritar

Diskutim i deputetit M. Çeliku, mbajtur në Parlament më 30 nëntor për Projektligjin “Për prishjen dhe krijimin e disa ministrive” Duke shprehur mendimin e PR dhe mendimin tim për Projektligjin “Për prishjen dhe krijimin e disa ministrive”, jam dakord me ristrukturimin e ri të Qeverisë në qoftë se ky ristrukturim do të luftojë korrupsionin në kuptimin e gjerë të fjalës, në qoftë se do të realizojë më mirë programin ekonomik; në qoftë se do të shfrytëzojë aparatin e ngarkuar aktual qeveritar; në qoftë se do të mundësojë zbatimin deri në fund dhe sa më shpejt të ligjeve të miratuara nga Parlamenti. Për mendimin tim, në Shqipëri duhet të ketë më pak ministri, më pak qeveritarë, më pak parlamentarë. Ky projektligj duhet shqyrtuar me një realcion ku të motivohej ristrukturimi i Qeverisë dhe heqja e disa ministrive. Kjo mund të bëhej nga Presidenca ose nga Kryeministria. Ne duam një Qeveri që të funksionojë në një mënyrë të konceptuale, e decentralizim, vetëfunksionimin ministror për zbatimin e dispozitave kushtetuese. Në qoftë se do të ketë qeveri koalicioni, ky koalicion duhet bazuar në norma të koalicionit të përmendori, ku problemet themelore të diskutohen paraprakisht në pareparim. PR kërkon një zgjerim të koalicionit qeveritar, një përfaqësim më të gjerë të PR në të, si dhe një zgjerim të koalicionit qeveritar me forca të djathta (si Balli Kombëtar, Legaliteti etj.) Dëshiroj të nënvizoj që ristrukturimi të përfshijë të gjitha qeveritë qeveritare, (domethënë edhe drejtorët e drejtorive, edhe zëvendësministrat etj.). Për fat të keq edhe më parë ka pasur zëvendësime ministrash, por vetëm kaq. Punët në ministri nuk i kryen vetëm ministri, por tërë aparati që varet prej tij.

100 punëtorë të Galanterisë kërkojnë ndihmën e Presidentit

Në pamundësi për t’u takuar me ju, 100 punëtorët e Galanterisë Tiranë, ju drejtohemi lidhur me tërë opinionet për të vënë dorë mbi fatin tonë. Paraprakisht i jemi drejtuar për ndihmë z. Dashamir Shehi, z. Eduard Selami, z. Blerim Çela, kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Sali Kelmendi, por, s’oq duket, letrat për ta nuk kanë arritur në destinacionin e duhur. Në këto rrethana, më dt. 24.5.1994, përdorëm mjetin tonë ligjor, ndërprejen e punës, të cilën gjykata e rrethit Tiranës, me dt. 11.8.1994 e quajti grevë të ligjshme, duke e detyruar punëdhënësin të paguajë të gjitha dëmet. Por fatkeqësisht kaluan 5 muaj dhe gjyqi i Apelit nuk është bërë. Mbas ndërprerjes së punës, filloi interesi i z. Dashamir Shehi dhe z. Bujar Cana, nga Ministria e Punës, dhe z. Sali Kelmendi, i cili dërgoi urgjent një ekip kontrolli që, për mendimin tonë, punoi mirë, shkarkoi në mënyrë urgjente përfaqësuesen e palës shqiptare z. Leonora Lula dhe hodhi në gjyq SHPK Galanteri për paligjshmëri të kontratës mbasi ishin shkelur ligjet shqiptare në mënyrë flagrante duke favorizuar palën italiane, por nuk e dimë kur do të mbrojë, se fillimi është në muajin gusht. Kemi 7 muaj që nuk marrim pagë, kompensimet për bukë, ushqime, energji elektrike për vete dhe për fëmijët. Nuk na erdhi mirë kur dëgjuam në televizor ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z. Belortaja, që shprehet se ministria dhe ministrat nuk merren me ndërmarrjet e përbashkëta, por problemet duhet t’i zgjidhin ndërmarrjet punëdhënëse dhe punëmarrësit. Do t’i kujtojmë z. Belortaja, sado që ai është ministër i ri aty, se “kostumet priten dhe qepen aty, në zyrat ku tani është ai dhe është detyra e tij të interesohet për çka do të ndodhur edhe para ardhjes së tij në këtë zyrë”. Gjatë dy vjetëve punë me këtë firmë, pala italiane ka bërë katër kontrata të ndryshme me bashkinë, ministrinë, njërën me e keqe tjetra, në dëm të kapitalit shqiptar dhe të punëtorëve dhe nuk ka pranuar anjëherë të bëjë kontratën kolektive të punës, aq të dëshiruar për punëtorët, por shumica të pabehuara nga punëdhënësi huaj dhe shqiptarar. (vijon në faqen 2)

Shoqëria greke “C. I. Sarandopull-os” paditet në gjyq për mashtrim

Mbas një njoftimi lidhur me acarimin e marrëdhënieve midis shpk. “2 K”, Tiranë me Shoqërinë greke “CI Sarandopullos” u interesuam pranë zyrave të Shoqërisë shqiptare të Ndërtimit në lidhje me “fatin” e shoqërive të huaja që po hyjnë në Shqipëri. Koordinatori i Shoqërisë së Ndërtimit “2 K” nuk ngurroi të pranonte se ka hedhur në gjyq, me akuzën për mashtrim shoqërinë greke në fjalë. Në përgjigje të insistimit tonë për më shumë hollësi, drejtori i bordit të Shoqërisë shqiptare “2 K” na bëri të ditur se “kemi përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme” për procesin gjyqësor ndaj shoqërisë greke të ndërtimit. Sipas tij, pritjet vetëm miratimi i asamblesë së “2 K”-së për ta filluar këtë gjyq. Presidenti i Shoqërisë “2K” tha se ky gjyq nuk ka për qëllim thjesht disa mijëra dollarë të humbur. “Njerëzit e mi, u shpreh ai, do të jenë në gjendje t’i luftojnë energjikisht mentalitetin e disa shoqërive të huaja (ku përfshihet edhe shoqëria greke në fjalë) që mendojnë dhe shpresojnë me mund të mashtrojnë e të dëmtojnë shoqëritë shqiptare. Gjithsesi ka kohë për t’i ahmangur këto veprime”, përfundoi ai. Korresp. “Republika”

ITALI: Manifestime në mbështetje të qeverisë ...

...në qytetet Milano dhe Palermo të Italisë, dje në mbështetje të Forza Italia, kryeministrit Berlusconi dhe qeverisë së tij. Në manifestimin e Milanos në të cilin morën pjesë dhe simpatizantë të Aleancës Nacionale, pjesëmarrësit me parulla e tyre u shprehën kundër Bos-it të Lega Nord dhe D’Alemës të Demokratikes së Majtë. Ata u përgjigjën akuzave për tanxhenten ndaj Berluskonit me parullat: Di Pietro mos i ndot “duart e pastra”. Gjykatësit të merren me drejtësinë e politikanët me politikë etj. Dicka e ngjashme u zhvillua dhe në qytetin e Palermos.

Nga kronikat

“Evropi nuk i ka punët mirë, - tha e çmendura N. e kryeqytetit pasi lexoi gazetat e mëngjesit të së shtunës. Megjithëse 150 mijë kosovarë votuan pro referendumit në Norvegji, fitoi vota jo. Po afrojnë zgjedhjet e reja. Të gjitha partitë janë gati. Sondazhet thonë se do të fitojë Partia Elektrike. Ministrat nuk do të ikin nga posti i tyre pasia ta kanë rregulluar letrat. Kanë privatizuar sipas të gjitha rregullave kar-riket dhe kolltukët. Megjithatë, për të zbatuar vendimin e Parlamentit do të ngrihet Policia e Përmbysarit. Po shfaqen shkeljet e drejtave të njeriut. Çfarë bën Komiteti i Helsinkit? E morët vesh? Kanë ardhur taljanët për të pastruar rrugët tona. Tani duhet menduar per ca grekë të na pastrojne shkallet e pallateve. Parlamentit do të shpallë tender për një firmë të huaj që do të pastrojë qeverinë. Kushtet e konkurrimit janë këto: firma duhet të ketë pastruar për pastrim kimik; jashq nuk duhet të ketë ministrat. Cili quhet rrugaç politik? Ai që bën si psikopat, apo ai që luan rolin e psikopatit. Të gjithë politikanët mendojnë të Shqipëria e kanë. Nuk e venë në se të gjithë janë dëbuesar e tretur për mëmëdhenë? Ja, më thoni një emër që është shëndoshur. Millosheviçi u takua me kryetarin e një koalicioni partish të së majtës greke. Ky takim u be pas vizitës së delegacionit të Lartë të PS në Greqi dhe nuk ka të bëjë me ndonjë ndërmjetësim të socialistëve shqiptarë në këtë çështje. Krozhin po thotë që të gjithë grekët dhe të gjitha ngjarjet dhe të gjithë fyturat? Profetë varësia e të vërtetave ...

Në brendësi:

Grabitet prona dhe dy akt përligjet nga gjykatat e korruptuara Faqe 2 Çështje të konservator-izamit Faqe 3 EDIT DURHAM - një jetë për Shqipërinë Faqe 3 Baha’i i parë shqiptar Faqe 3

Forum i R inor Republikan

PR - Zgjetim i koalicionit qeveritar Shoqëria greke “C. I. ITALI: Manifestime në

Lajmërim

Lajmërohen të gjithë degët e Forumit Rinor Republikan, Kryesisë së Kongresit të FRRSH do të bëhet më datë 14 maj 1994. Kjo datë do të jetë e pavlefshme. Të gjithë anëtarët e FRRSH ... numrin ... delegatëve ... Kongres ... 1994. Kjo ... së ndihmojë Komisionin ... Kongresit ... FRRSH ...