08/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 dhjetor 1994

PR del nga koalicioni qeveritar

Me një deklaratë të shkurtër të Komitetit Drejtues të PR, të bërë publike ditën e hënë, Partia Republikane shpalli se “nuk e sheh të mundshme pjesëmarrjen e mëtejshme në koalicionin qeveritar”. PR, e konsideruar edhe nga vetë drejtuesit më të lartë të PD si “aleate kryesore”, ndërpreu bashkëpunimin qeveritar duke i dhënë fund njëres prej pikave më të diskutueshme jo vetëm në opinionin politik shqiptar, por edhe brenda radhëve të veta. Aleanca tripalëshe PD - PR - PSD, e shpallur në prag të zgjedhjeve të 22 marsit 1992, kështu siç bën të vetmin antikomunizmin. Kjo aleancë gjeti përkrahje si në planin e brendshëm, ashtu dhe në atë të jashtëm. Qeveria e re e krijuar kështu në përbërje të saj nga një përfaqësues të PR dhe PSD. Thuajse menjëherë pas krijimit të saj lindën mosmarrëveshjet midis PR dhe PD. Gjatë gjithë kohës së koalicionit, ndërsa PD fitonte në planin e jashtëm, duke prezantuar Qeverinë si një qeveri antikomuniste koalicioni, Partia Republikane i mëshonte më shumë gjendjes së brendshme. Për hir të stabilitetit politik, kushtetve mjaft të vështira në të cilat PD mori qeverisjen e vendit dhe për të menjan uar rrezikun social - komun ist, Partia Republikane nuk nxori në plan të parë pikat e ndarjes me Partinë Demokratike, të cilat nuk janë të pakta. Duke analizuar me gjakftohtësi gjendjen e brendshme dhe situaten politike përreth vendit, PR kërkoi (por nuk vendosi kushte) vazhdimin e koalicionit deri në Kongresin e Dytë të saj të mbajtur në tetor të këtij viti. Z. Sabri Godo, në fjalën e tij në Kongres duke vënë në dukje arritjet e Qeverisë Meksi, theksoi të metat serioze në mënyrën e qeverisjes së vendit, pasi si pjesëmarrës në koalicionin qeveritar ishte përgjegjës “për tullat që vihen shtrembër në themelet e shtetit të ri”. Nga ana tjetër në fjalën përshëndetëse, kryetari i PD, Selami, kërkoi vazhdimin e koalicionit, duke potencuar dhe pikat e përbashkëta të PD dhe PR-së: antikomunizmin dhe çështjen kombëtare. Por në Kongresin e Dytë republikanët, ndërsa shpallën të pezulluar koalicionin partiak, vunë kushte (megjithëse u paraqitën si kërkesa) për vazhdimësinë e funksionimit të koalicionit, të cilin deri në atë moment e cilësuan “jo vetëm fyese, por edhe të padobishëm”. Ndër kërkesat e paraqitura ishin: - Institucionalizimi me shkrim i tryezës dypalëshe me kryeministrin dhe marrja e pëlqimit paraprak të koalicionit për çështjet e rëndësishme. - Zëvendësimi me konsul-tim i ministrave të paaftë, ose atyre që shkelin ligjet. - Ndalimi i zhvillimit të propagandës partiake nga funksionarët shtetërorë. (vijon në faqen 2) Me 4 dhjetor i njoftuam Kryetarit të Ministrave se, Partia Republikane nuk e sheh të mundshme pjesëmarrjen e mëtejshme në koalicion qeveritar. Partia Republikane bëri pjesë me durim e vullnet në koalicion me mendimin se kjo ishte në dobi të stabilitetit politik, të domosdoshëm për daljen nga kriza dhe përparimin e vendit. Partia Republikane ka denoncuar prej kohësh mangësitë e koalicionit dhe i ritheksoi me forcë në Kongresin e Dytë të 19 tetorit, duke pritur një përgjigje pozitive. Rikonstruimi i Qeverisë nuk jep shpresa se koalicioni do të funksiononte sipas kërkesave që shtrojmë, prandaj prania jonë e mëtejshme në Qeveri bëhet inproduktive. Partia Republikane do të mbajë një qëndrim konstruktiv ndaj Qeverisë dhe do të japë ndihmën e vet në zgjidhjen e problemeve të rënda të vendit. I urojmë sinqerisht mbarëvajtjen kabinetit të z. Meksi, po në të njëjtën kohë do të intensifikojmë përpjekjet tona në mbrojtje të Kombit, zhvillimit të demokracisë dhe zhvillimit të një reforme të drejtë ekonomike, të bazuar në njohjen dhe kthimin e pronës private. KOMITETI DREJTUES I PARTISË REPUBLIKANE (vijon në faqen 2)

Përsëri grevë urie në Kukës

Që prej gjashtë ditësh janë ngujuar 113 vetë Sot është dita e gjashtë e grevës së urisë së 113 përfaqësuesve të ish - pronarëve, tokat e të cilëve u përmbytën gjatë formimit të liqeneve të hidrocentraleve mbi lumin Drin. Shumica e grevistëve kanë marrë pjesë edhe në grevën e parë të zhvilluar shtatë muaj më parë dhe është e njëjtë dhe përbërja e komisionit organizator të grevës. Sipas informacionit që morëm dje pasdite, nga një burim i afërt me grevën, gjendja shëndetësore e gre-vistëve po vjen duke u përkeqësuar. Mjaft prej tyre po qëndrojnë pranë ndërtesës ku janë ngujuar grevistët. Ndërkohë përmendëm ka dëshmuar një përpjekje e për-faqësuesit të Qeverisë, ministrit të Bujqësisë z. Hasan Halili, për t’u takuar me përfaqësuesit e grevistëve. Sipas kryetarit të komisionit të grevës, z. Tahir Trota, grevistët janë të pa-kenaqur me Qeverinë dhe kërkojnë takim vetëm me Presidentin e Republikës. Kërkesat kryesore të gre-vistëve janë: kredia afatgjatë, tokë për të jetuar larg Kukësit dhe bashkëpronësia në hidro-centralet. Greva e parë u mbyll me premtimin se Qeveria do t’i shikonte me përparësi kërkesat e grevistëve të cilat u duk se morën rrugën e zgjidhjes me vendimin nr. 306 të Qeverisë. Por ngadalësia në zgjidhjen e problemeve, tipar dallues i burokracisë shtetërore, në rastet të tilla është me pasoja të rrezikshme. Korresp. i “Republikës” Pamje nga ambientet jashtë ndërtesës ku zhvillohet greva e urisë Foto: A. Babani

Shqipëria i propozon Greqisë traktat bashkëpunimi

Konferenca e KSBE në Budapest: pas luftës së ftohtë, do të ketë “paqë të ftohtë” apo “luftë të ngrohtë” Në takimin e nivelit të lartë të Budapestit qëndrime të hapura dhe nisma konkrete mbi sigurinë dhe bashkëpunimin europian. Jelcin doli kundër planeve të NATO-s për zgjerimin e saj në Lindje, duke e konsideruar këtë rrezik për Rusinë dhe paqen. Izetbegoviç akuzon bashkësinë ndërkombëtare për cinizëm dhe për mbështetje që disa vende u japin serbëve. “... dëshiroj t’i argumentet greke për të ripërsëritur Qeverisë së Republikës së Greqisë që të fillojmë të punojmë për arritjen e një traktati bashkëpunimi bilateral të bazuar mbi principet e KSBE-së”, me këto fjalë presidenti Sali Berisha i bëri thirrje publike Greqisë për përmirësim të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një thirrje e tillë publike nuk do të duhej të takohej pa jehonë dhe vëmendje të vetë Greqisë dhe opinionit ndërkombëtar me gjithë fjalimet dramatike të presidentit rus, Jelcin, dhe atij boshnjak, Izetbegoviç, të mbajtura në këtë takim. Çasat që marrëdhëniet shqiptaro-greke të marrin një kthesë të zhvillimeve pozitive janë mjaft të largëta, me gjithë vërtetësinë e pretendimeve të Berishës në fjalimin e mbajtur se të gjitha problemet mund të zgjidhen me kuadrin e parimeve të tashme të KSBE-së. Në të vërtetë i gjithë problemi me Greqinë ka qenë pretendimi i saj për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Dhe pretendimi i vërtetë për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, me gjithë pretendimet e Berishës për të drejtat e minoritetit shqiptar në Greqi, nuk ka qenë asnjëherë i paqartë. Greqia e ka parë Shqipërinë si një vend që duhet të nënshtrohet nga marrëdhëniet e saj me dy vendeve do të jetë në vartësi direkte me situatën e ndërtuar politike të Ballkanit. Megjithatë, duke marrë parasysh situatën politike në Ballkan, ku Greqia përkrah diplomatikisht Serbinë, vështirë se do të hasë në përgjigje pozitive thirrja e Berishës. Shqipëria është në një mënyrë e implikuar në konfliktin e hapur në Ballkan për vete çështjen e shqiptarëve nën ish-Jugosllavinë dhe vështirë se Greqia do të lëshojë nga domenësinë e krijimit të situatës së tensionuar kur kjo gjë i duhet partnerit të saj serb. Kështu që një kërkesë apo përmirësimi i marrëdhënieve në mes e ndërtuar politike të Ballkanit. Edhe fjalimet dramatike të presidentit rus, që është kategori kundër inkuadrimit të shteteve evrolindore në NATO, duke e konsideruar këtë rrugë drejt izolimit të Rusisë dhe atij boshnjak, i cili akuzoi bashkësinë ndërkombëtare për cinizëm e paftësi për edhe për mbështetje ndaj serbëve nga disa vende (Angli, Francë), e lënë në hije, për vete peshën e problemeve që ato trajtojnë, thirrjen e Berishës për atë bilizim të marrëdhënieve me Greqinë. A. P.

Nuk arrihet asnjë marrëveshje mbi Bosnjen

Takimi i nivelit të lartë i KSBE-së në Budapest, nuk arriti të miratonte një deklaratë mbi Bosnjen, kjo për shkak të kundërshtimeve të dhunshme nga vetë përfaqësuesit e husitë në Bosnje-Hercegovinë dhe husitë, bërë ditur presidenti hungarez Arpad Goncz. Takimi i nivelit të lartë i KSBE-së në Budapest, nuk arriti të miratonte një deklaratë mbi Bosnjen, kjo për shkak të kundërshtimeve të dhunshme nga vetë përfaqësuesit e qeverisë në Bosnje-Hercegovinë dhe husitë, bërë ditur presidenti hungarez Arpad Goncz. “Me gjithë konsultimet intensive, asnjë konsensus nuk u bë e mundur të arrihet.” Përfaqësuesi boshnjak, Mamir Jajamoviç denoncoi me fjalë shumë të ashpra “kapitullimin” e bashkësisë ndërkombëtare përpara “agresorëve serbë”, duke e akuzuar atë se ka shkruar anë larg ba dhe i ka “inkurajuar” ata. Rusia vuri veton e saj ndaj një deklarate të KSBE-së, ku përmendeshin “agresorët serbë” në Bihac dhe “zonin e agresionit” në veriperëndim të Bosnjes. Paralelisht Bosnje-Hercegovina refuzoi një thirrje për pushim zjarri në Bihac, për të cilën kishin rënë dakord fuqitë e mëdha, por ku nuk bëhej më fjalë për agresorë se rbo. Kancelari gjerman Helmut Kohl, deklaroi se i vinte shumë keq që thirrja për ndalimin e armiqësive nuk arriti të miratohej nga një 62 shtatë të shteteve dhe qeverive, të mbledhur në Budapest. Konferenca e KSBE në Budapest: pas luftës së ftohtë, do të ketë “paqe të ftohtë” apo “luftë të ngrohtë”

Seminare për shtypin

Agjencia e lajmeve ROJTER dhe Fondacioni ROJTER organizojnë nga data 12-13 dhjetor në Tiranë, një seminar dyditor për Median. Gjatë seminarit dyditor, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë për lajmet e shërbimit botëror të ROJTERIT, përfshirë lajme të përgjithshme politike, ekonomike dhe financiare. Gjithashtu, do të mundësohet njohja me shërbimin me foto të ROJTER-it dhe informacionet grafike. Seminari është falas dhe zhvillohet në gjuhën angleze. Agjencia e lajmeve ROJTER është zëri më autoritar në botë në këtë fushë. Korresp. “Republika” Me 8-9 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve zhvillon punimet Konferenca “Si do të mbulohet procesi legjislativ”. Kjo Konferencë organizohet nga Instituti Demokratik Amerikan për Çështjet Ndërkombëtare dhe Shoqata për Kulturë Demokratike. Në të do të marrin pjesë gazetarë nga gazetat kryesore në Shqipëri, nga Radio dhe TV, si dhe përfaqësuesit e shtypit nga partitë e ndryshme politike.

Ish-kryeministri i Italisë, Betino Kraksi, dënohet me 5 vjet e gjysmë burg

MILANO, 6 dhjetor - Një gjykatë e Italisë e dënoi të martën në mungesë ish-kryeministrin italian Betino Kraksi me pesë vjet e gjysmë burg për korrupsion.

Nga kronikat

“Mendimi im i pavarur është se vendi duhet të qeveriset nga tre qeveri, - tha e çmendura nën kryejetitin pasi u hodhi një sy titujve të gazetave të së martës.” “Mendimi im i pavarur është se vendi duhet të qeveriset nga tre qeveri, - tha e çmendura nën kryejetitin pasi u hodhi një sy titujve të gazetave të së martës. S’po e merr vesh i pari të dytin, gazeta që bëjnë punën e grekut dhe serbit janë bërë nacionaliste. Prite zot rrezikun, kur të fillojnë të shkruajnë për minoritetin shqiptar në Greqi! Kjo nuk ka lidhje me ndryshimin e qëndrimit të Greqisë ndaj Shqipërisë. E kuptuan edhe por pak me vonesë, se nacionalizmi është në modë. Fati i Shqipërisë janë partitë dhe politikanët. Të kishte dhe ca parti me leper nuk do të ishte keq. Ndërsa politikanët i kemi artiste. Vetëm se duhet mendonje më pak për Shqipërinë se u tretën fare. Në vathë të parë vendi ka nevojë për shëndetin e tyre. Të gjitha fajin për gjendjen e krijuar e ka populli. Ja, politikanët janë për mitingun e Kushtetutës, por e do është populli dokor. Në radhe të pare vendi ka nevojë për shëndetin e tyre. Në takimet ku shkon [vijon jashtë kornizës] PS, po bëtasën për Enver Hoxhën. Nuk thonë kot “I joti po i joti, mishin t’ça ha po kockën ta ruan”. PS e shau PP, po për sy të botës. Kush thotë se partitë tona nuk po e arrijnë dot konsensusin, nuk merren vesh dot. Ja, u morën vesh për datën dhe vendin e takimit. U mblodhën të gjithë në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë. Nuk ranë dakord për temën e bisedës, epo mirë... divercione mendimesh duhet të ketë. Ato e çojnë shoqërinë përpara. Po të merreshin vesh për të gjitha do të ktheheshim në monizëm. Unë si e çmendur që jam nuk e pranoj ofertën për koalicion. S’mund të bëhem minister i ministrisë me emra që aq të gjatë. Aty duhen ministra që kanë kapacitet mendor të mbajnë mend emrin e Ministrisë ku punojnë. Unë nuk e kam atë aftësi. Nuk dua të komprometoj qeverinë. Rrofshin ministrat e katastrofës me emër me të gjatë. Pse? Unë jam vetë emri i katastrofës. KRONIKANI

Në brendësi:

Vendet islamike të gatshme për të zëvendësuar perëndimorët në Bosnje Faqe 4 Konservatorizmi si pragmatizëm dhe jo utopi Faqe 3 Pse jo, përsëri për toponimet Faqe 3 Gjendja sociale e të rinjve në fokus të Rinisë Republikane Faqe 2

Çfarë do të bëhet më tej me kushtetutën?

Në takimin e dytë të partive parlamentare që u mbajt më 5 dhjetor, për problemin e kushtetutës, nuk u arrit ndonjë përparim i mëtejshëm. Përfaqësuesit e partive u ulën rreth tryezës me një mirësejllje në fytyrë dhe me mosbesimin e armiqësinë në shpirt. Partia Republikane ishte përfaqësuar në këto takime nga kryetari, z. Sabri Godo, dhe nënkryetari, z. Fatmir Mediu. Në takimin e 5 dhjetorit, z. Godo tha se po të ekzistojë me të vërtetë vullneti i mirë, mund të arrihet marrëveshja brenda një kohe të shkurtër. Në parim të gjithë deklarohen për nevojën e miratimit të kushtetutës, por në të njëjtën kohë duken qartë edhe qëllimet për instrumentalizime politike. Prandaj këtu me fort nuhasim njëri-tjetrin dhe rrijmë si në pritë për të sulmuar e për t’u mbrojtur, duke ditur se mbrapa shpine kemi gazetaret. Pa u krijuar nga kjo gjendje është e vështirë të arrihet ndonjë përfundim. Z. Godo tha se e çmon pozitivisht iniciativën e PAD dhe PSD për thirrjen e takimit, si edhe paraqitjen nga ana e dy partive të një projekti që mund të ndihtë në fillimin e diskutimit, por kjo kurrsesi s’duhet të shihet si një detyrim. Secila parti mund të paraqesë një projekt, ose të shtojë për diskutim pikëpamjen e vet. Partia Republikane mendon se Parlamentit duhet t’i zgjedhë një Komision të ri për hartimin e Projektit të Kushtetutës. Përfaqësuesi në Komision duhet të përfshijë të gjitha partitë, dhe asnjëra prej tyre të mos ketë shumicën. Z. Godo shpjegoi me tej pikëpamjen e PR rreth procedurës që mund të ndiqet. Ai tha se neni 16/2 ose çdo pengesë tjetër që mund të vihet për këtë procedurë, nuk duhet t’i lidhë duart vetë Parlamentit, që i ka votuar këto nene. Z. Godo tha se e shikonte si një zgjedhje të mirë procesimin e z. Godo. Në diskutim e sipër, z. Ali Spahia u largua me të drejtë nga takimi, sepse nuk ishte e lejuar që në takime për çështje të rëndësishme të kalohet në ofezë partiake. Gjithsesi, takimi i dytë i partive ndihmoi për njohjen e pikëpamjeve dhe për të konstatuar faktin se vendit mund t’i bëhet një shërbim i madh me zgjidhjen e konflikteve rreth kushtetutës, nëse me të vërtetë forcat politike dëshirojnë një gjë të tillë. Në takimin e tretë që u mbajt më 7 dhjetor u vërtetua pak a shumë e njëjta gjë: secila nga partitë i jep rëndësi asaj që deklaron vetë dhe nuk është edhe aq e disponuar të dëgjojë atë që thonë të tjerët. Z. S. Godo dhe Mediu, në emër të Partisë Republikane, deklaruan edhe një herë se rruga më e pranueshme që mund të ndiqet është hartimi i projektkushtetutës nga një komision i formuar me konsensus, shqyrtimi i projektit në Parlament dhe pavarësisht nga rezultati i votimit në Parlament, të kalohet në referendum. Partia Republikane pranon si mënyrë pune nisjen e diskutimit rreth Komisionit, duke ecur shkallë-shkallë, meqë diskutimi në total i procedurës mund të bllokojë arritjen e marrëveshjes. Meqë nuk u arrit një përfundim konkret, nga Partia Republikane u propozua një takim i katërt, duke i dhënë kohë secilit të këshillohet me më gjerë me udhëheqjen e partisë së vet. Nuk është e pranueshme të deklarohet se partitë politike parlamentare s’mund të arrijnë një marrëveshje për çështjen madhore të kushtetutës, kur marrëveshja e arsyeshme është fare pranë.