Dje, në një nga sallat e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, në Tiranë, filloi punimet Kongresi i I i Rinisë Republikane Shqiptare.
Nderi i hapjes së punimeve të Kongresit i takoi nënkryetarit të Forumit Rinor Republikan, z. Eno Ngjela, i cili komunikoi për delegatët e ardhur nga të gjitha degët e FRRSH-së, praninë në punimet e Kongresit të kryetarit të PRSH, z. Sabri Godo, nënkryetarit z. Fatmir Mediu, sekretarit të Përgjithshëm, z. Çerçiz Mingomataj dhe të anëtarëve të tjerë të kryesisë së PRSH. Midis të ftuarve të tjerë të nderit ishte edhe z. Mentor Çoku.
Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, në emër të kryesisë së FRRSH, kryetari i tij, z. Enkel Demi, mbajti raportin e këtij Kongresi. “Sot duhet të themi fjalën tonë, hapur, qartë dhe fort”, nënvizoi z. Demi. Ai e cilësoi FRRSH një organizatë politike tashmë të afirmuar në planin kombëtar, madje edhe në atë ndërkombëtar. Ai bëri të njohur Kongresit pranimin e FRRSH-së, më 6 dhjetor të këtij viti, anëtare me të drejta të plota në Internationalen e Konservatorëve të Rinj Evropianë. Duke qenë mbështetëse e Partisë Republikane, ai theksoi se “Shqipëria nuk ka nevojë të shkelë në rrugë të reja, por duhet të rihapë atë që iu mbyllën”, në gjysmë shekullin e diktaturës komuniste, dhe “t’i bëjë sa më komode ato”.
Në raport u theksua se politika e rinisë republikane mbështetet në dy boshtet e republikanizmit shqiptar: Çështja Kombëtare dhe Pronat. Rinia, tha z. Demi, është në dorë të fatit. Krimi i organizuar, prostitucioni, droga dhe shfaqjet e tjera të botës perverse, po kërkojnë të imponohen në jetën e rinisë shqiptare. Ai fitoi të rinjtë republikanë të jenë ndër më aktivët në përpjekjet për parandalimin dhe frenimin e këtyre fenomeneve të rrezikshme për shëndetin e rinisë shqiptare.
Inkompetenca, korrupsioni dhe nepotizmi në praktikën qeverisëse u cilësuan në fjalën e tij si shkaqet kryesore të largimit të PR nga koalicioni qeveritar. “Nuk mund të kërkosh progres, shtoi ai, atje ku kërkojnë pak për të”.
Në raportin e sinqertë e realist të kryetarit, z. Enkel Demi, ndër të tjera tërheq vëmendjen fakti që ju do të angazhoheni në luftën kundër disa të këqijave që kërcënojnë të sotmen dhe sidomos të ardhmen e kombit, droga, prostitucioni e krimi i organizuar. Për fat të keq pushteti bën fare pak, për të mos thënë aspak, që t’u presë rrugën këtyre dukurive.
Në përshëndetjen e tij për Kongresin, kryetari i PRSH, z. Sabri Godo, nënvizoi: “Pa rininë vihet në dyshim... e ardhmja e partisë”. Ai e cilësoi Forumin Rinor Republikan si ndihmës i Partisë, po një bashkëudhëtar, që vepron me autonomi të plotë, brenda filozofisë e programit republikan dhe që ndihmohet nga Partia për t’u rritur e forcuar, kurse Forumi ndihmon Partinë në veprimtarinë e çdo dite. E përsëris këtë mendim sepse nga përcaktimi i qartë i marrëdhënieve varet suksesi ose dështimi i Forumit të Rinisë, pa të cilin ngushtohet së tepërmi hapësira e Partisë Republikane dhe vihet në dyshim e ardhmja saj. Unë kam bindjen se vetëm pranë rinisë e në lidhjen me të ngushtë me të, Partia Republikane mund të fitojë ritmet e duhura të punës e të jetës, sepse rinia priret të jetë e re dhe gjthnjë ndaj ideve të reja dhe ka aftësinë të japë zgjidhjet më të thjeshta për problemet që të duken më të rëndat. E për-shëndes Kongresin tuaj nga zemra dhe i urojtë ecë përpara në rrugën e vet të pastër e fisnike. Ju uroj edhe për pranimin (vijon në faqen 3)
Unë them që ia vlen përsëri të diskutojmë për çështjet tona, por personalisht do të doja të shtoja që FRRSH është një organizatë thellësisht politike që ka për qëllim final partitizimin e politikankëve të rinj, jo vetëm nga ana praktike por edhe ajo intelektuale. FRRSH, mendoj, ka për qëllim të sjellë një mentalitet të ri në Partinë Republikane dhe natyrisht të bëjë karrierë në të duke dhënë maksimumin e forcës së vet në fushata zgjedhjesh apo në ngjarjet e mëdha politike të kësaj partie.
Në raportin e sinqertë e realist të kryetarit, z. Enkel Demi, ndër të tjera tërheq vëmendjen fakti që ju do të angazhoheni në luftën kundër disa të këqijave që kërcënojnë të sotmen dhe sidomos të ardhmen e kombit, droga, prostitucioni e krimi i organizuar. Për fat të keq pushteti bën fare pak, për të mos thënë aspak, që t’u presë rrugën këtyre dukurive.
Sot duhet të themi fjalën tonë hapur, qartë dhe fort
Raport i Kongresit të FRRSH f. 3
rinia priret të jetë e re dhe gjithnjë Ju uroj edhe për pranimin (vijon në faqen 3)
Vazhdon greva e urisë në Kukës
Grevistët e urisë në Kukës, në ditën e 12-të të grevës së tyre thanë se vazhdojnë të këmbëngulin për zgjidhjen e kërkesave të njohura në akt-marrëveshjen që nënshkruan para gjashtë muajve më parë me Qeverinë.
Ata thanë se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar edhe pas takimit që zhvilloi dje Presidenti i Republikës Sali Berisha me tre deputetët e zonës së tyre si dhe pas urdhërave e veprimeve të Qeverisë që kryera gjatë ditës së djeshme. Duke shprehur qëndrimin e komisionit të grevës, kryetari i saj, Jahir Trota, tha, «ka kohë më parë në “Zëri i Amerikës” se grevistët kërkojnë një këst për familjet e tyre dhe masa që po merren për zgjidhjen e kërkesave. Ai tha se të 113 grevistët e urisë, vazhdojnë të shprehen për një takim në Kukës me Presidentin Berisha, tek i cili, siç janë shprehur edhe më parë, kanë besim për zgjidhjen e problemeve të tyre. Duke treguar interesimin e tij për gjendjen e rënduar të grevistëve, Presidenti Berisha dhe mbrëmë takoi tre deputetët e zonës, të cilëve u bëri të ditur se ka kërkuar nga Qeveria zbatimin e dekretit të shpallur prej tij pesë muaj më parë në lidhje me trajtimin e familjeve që u është përmbytur toka nga ndërtimi i hidrocentraleve mbi lumin Drin. Zoti Berisha i ka vënë ata në dijeni se Qeveria po merr masa për kompensimin e plotë të zonave të përmbytura, ndërsa ajo ka vendosur që përmes Entit Kombëtar të Banesave t’u japë kredi personave të përfshirë në bazë të ligjit. Po dje zv/kryeministri Dylber Vrioni firmosi urdhërat të lidhë me financimin e familjeve zonave të përmbytura. Qeveria ka vënë fillimisht 200 milionë lekë për familjet e përmbytura, të cilat kanë nevoja më urgjente për ngritjen e një strehimi të ri. Urdhëresa përm-...
Rrënohet universiteti
Në Maqedoni: U koritën maqedonët apo shqiptarët?!
Marrëveshje bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Kroacisë
Përpjekje të tjera për pavarësinë e shkrimtarëve!
Si në shumë raste të tjera provohet se “thashethemet nuk dalin kot”
Deri përpara disa ditësh ish-klasifikuar ndër “thashethemet” edhe përfolja se trualli në krah të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë kishte hyrë në “zonën e influencës” së Bashkisë së Tiranës!
Madje përfolja shoqërohej nga një mbijëmer i rreptë? [?] në këtë bashki!
Para disa ditësh, një varg i tëra tullash, në fillim si lodra fëmijësh dhe pastaj formën e një muri, e nxori të pavlefshëm trotuarin për tek Lidhja. Bashkia duket që po dërgonte “trupat-helmeta[k]të e saj” në pronat e Lidhjes! Meqë shkrimtarët njihen si njerëz që zgjedhin gjithnjë rrugë paqësore, as qe pritej ndonjë rezistencë fizike prej tyre. Dihet shpirt i tyre: Paqja dhe harmonia mbretëroftë mbi njerëzit dhe personazhet e kësaj Bote!
Kohë më parë, kur mjediset e Lidhjes (godines) iu dhanë në përdorim shkrimtarëve, Bashkia kishte llogaritur “trofenë” e saj: Në 100% të qerave të tyre, 82% do t’i merrte Bashkia dhe vetëm 18% i takonin Lidhjes!! E fyer nga këto kushte, Lidhja u detyrua t’i blokonte këto veprime: As vetë, as Bashkia. Lidhja kështu pranoi të varferojë edhe më tej për vete, e ndërgjegjshme se Bashkia ka edhe rrugë të tjera pasurimi!
Me në fund, i erdhi radha edhe truallit të Lidhjes. Siç duket, Qeveria do t’ia lërë shkrimtarët për kompetencë pushtetit lokal. Në këtë mënyrë bashkisë sigurohet edhe më tej “pavarësia” e shkrimtarëve.
Ka edhe “thashetheme” të tjera, por ka ende edhe një humor tjetër, sipas të cilit: ...jo të gjitha ëndrrat dhe thashethemet dalin.
F. M.
Rrënohet universiteti shqiptar ende pa u ndërtuar
Në Maqedoni: U koritën maqedonët apo shqiptarët?!
Dje paradite maqedonasit rrënuan me buldozer një godinë në një fshat shqiptar afër Tetovës, në të cilën thuhej se do të zhvillonte punën Universiteti i shqiptarëve.
Ishte ky një hap anticivilizues i autoriteteve maqedonase që më shumë se gjithë të tjerët i bëfasoi vetë shqiptarët e atjeshëm!
Maqedonia shteti porsaformuar, që ka marrë seriozisht punën për t’i vërtetuar botës se mund të mbajë një shtet, para dilemës se a me shume e demton imazhin e shtetbërjes a të drejtave të njeriut apolimi i krijimit të institucioneve pa lejen e qeverisë, duket qartë se më shumë ka vlerësuar të parën.
Shqiptarët si duket kanë llogaritur se tani, kur Maqedonia dëshiron të futet në Këshillin e Evropës, nuk do t’i lejojë vetes një të tillë «akt anticivilizues», rrënimin i një «krijese civilizuese» siç është universiteti. Dhe siç doli (edhe këtë radhë) kanë llogaritur keq.
Maqedonia pikerisht se dëshiron të futet në Këshillin e Evropës, Universitetin Shqiptar e rrëzoi para se ai të fillonte. E rrëzoi sepse dëshironte të fitojë pikë pozitive para atyre që do të vendosin se a duhet pranuar apo jo Maqedonia në gjirin e Evropës.
Maqedonët dje rrënuan, arrestuan, dhe vranë (edhe) një të ri. Shqiptarët mbajtën konferencë shtypi ku deklaruan se “kjo ishte ditë e destabilizimit” në Maqedoni, më një fjalë shprehën brengën për gjendjen e mjerueshme të shtetit të brishtë maqedon.
Policia maqedone rrënoi Universitetin duke “shpresur” se shqiptarët nuk do të bien në provokim për ta mbrojtur, dhe se nuk kanë shpresuar kot. Shqiptarët ndërthurën Universitet, duke vlerësuar (jo duke shpresuar) se Maqedonia e asnjë mënyrë nuk mund t’ia dilte kundër këtij veprimi, sepse do të demaskohej si antievropiane.
Në fund të këtij tregimi e vetmja pyetje që mbetet pa përgjigje është: kush do ta paguajë godinën për ndërtim pa leje?
A. P.
Marrëveshje bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë
Kroacia dhe Shqipëria nënshkruan të martën në Zagreb një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak-teknik, njoftoi agjencia zyrtare kroate Hina.
“Kjo marrëveshje nuk drejtohet kundër asnjë vendi të tretë, përkundrazi ai i shërben paqes dhe sigurisë në të gjitha viset”, deklaroi ministri shqiptar i Mbrojtjes, Safet Zhulali, pasi nënshkroi dokumentin.
Zëvendësministri kroat i Mbrojtjes, Josip Juras, shprehu nga ana tjetër kënaqësinë për “mirëkuptimin e plotë” të dëshmuar nga delegacioni shqiptar për gjendjen në Kroaci dhe në Bosnjë-Hercegovinë.
A.F.P.
“Mëkati intelektual dhe qeverisja
Ose kur do të shpëtojmë nga duartrokitjet
Ka shumë mënyra për ta mbajtur pushtetin. Njëra nga ato është ta mbash duke mbajtur në pushtet intelektualët.
Qeverisja është fjala për qeverisjen demokratike. Për qeverisjen demokratike të Shqipërisë se dalë nga diktatura, ku nuk mund të thuash dot se “është qeverisur”.
Në fund të qeverisjes së komunizmit, një anëtar i Byrosë Politike, shkoi në Gramsh dhe i mbajti një fjalim 45 minutash për punën me akord sikur gramshllokët të mos kishin dëgjuar kurrë për akordin, sikur gramshllokët të ishin sapodale nga komuniteti primitiv... Mëgjithatë, askush nuk (mund të) guxonte t’u thoshte qeveritarëve se kështu nuk qeverisej dot. “Shefat” e lartë as nuk donin qeveritarë të llojit tjetër, por as kërkonin mendim për të përgjigjurit e tyre.
Atëherë (bile sot) intelektualët kanë qenë (dhe janë) aty, Shqipëria ka pasur (dhe ka) nevojë për ta, për mendjen dhe kontributin e tyre, sapodale nga komuniteti primitiv... Megjithatë, e tyre.
Shqipëria gjithnjë ka pyetur: A mund të bëhem dot apo jo? A mund ta bëj dot veten apo jo?
Intelektualët...? Po cilët janë qenë (dhe janë) intelektualë? Cili është “fajl” dhe “mëkati” i tyre, që gjithnjë kanë mbetur jashtë lojës në pushtetit?
As që më ahkon ndërmend të them se intelektualë janë “ata që kanë mbaruar shkollat e larta”! Pothuaj ashtu siç nuk mund të pohojmë dot se nuk ka intelektualë pa shkolla të larta. Një shoqëri merr jetë dhe emër pikërisht nga individët e veçantë të saj, të cilët janë të matësuar t’i thërrasin emrin “intelektualë”. Në të gjitha fushat gjenden dhe spikasin individë të veçantë dhe pikërisht për këto vlera duhen respektuar dhe, e është më kryesorja, në këto të fusha duhen “shfrytëzuar”.
Le të mos i bëjmë me krahasimet e të ahkëruar. Të mirën dhe dobitë le t’i gjejmë, në kohën dhe truallin ku vlera dhe merita, por edhe antiliberal dhe paafësia bien më qartazi në rryjë në periudhën e padiktaturës.
Cili është mëkati fillestar i intelektualëve? Dhe cili është mëkati i qeveristës sotëm ndaj tyre? Ç’provon duhet te japin bot intelektualët për të merituar vemendjen e “ahafave”? Cili janë këta kryetarët e të cilëve “ahafati” gjykojnë e adhurojnë dhe të thirrurit pranë tyre?
Mbase nuk mund të ndodhë ndryshe, por ajo që duhet të jetë e qartë: “Kundër
FAIK MYRTAJ
(vijon në faqen 2)
Në brendësi:
As e shtetit, as e prona-rëve. Po e kujt? Faqe 2
Tre shty-lla dënojnë Shqipërinë Faqe 4
Trupat tokësore gjermane në Bosnje?! Faqe 4
Serbia drejt Serbisë së Madhe Faqe 4
Nga kronikat
Në një turmë njerëzish të prirë nga e çmendura N. e kryeqytetit ecën me hap të shpejtuar dhe në heshtje Rugës së Durrësit.
Kur arritën tek Rruga e Ambasadave deshën të futën në të, por ndaluan nga policia.
- Na lejoni të kalojmë, - foli e çmendura N. në emër të turmës së njerëzve që prinin të heshtur, - kemi punë në ambasadën greke.
- Nuk lejohet, - tha policia. - ambasada greke nuk punon. Nuk jep viza më.
- Thirrë shpejt ambasadorin, - bërtiti e çmendura, - dua të protestoj. Kjo është kundër të drejtave të njeriut. Unë dua viza. Dua të shkoj në varrimin e Sebastianosit. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Ky është skandal!
Në atë moment u paraqit ambasadori grek i cili ishte thirrur në ndihmë nga policia për të qetësuar masat.
- Nuk mund t’ju japim me viza, tha ambasadori.
- ky është vendim i qeverisë sime. Po deshet merrni pjesë në varrim, dilni në këtë anë të kufirit, do të jeni vetëm 123 cm larg nga varri.
Atë moment e çmendura N. u plandos pa shpirt përtokë.
- Kur të çmendem dua të më çoni në çmendinë e Janinës, - tha e çmendura N. në shtratin e vdekjes, dhe rrugës më ndali te varri i birësisë së tij S. bastianos, se dua të ve një lule. Ka qenë njeri i mirë. Me siguri ka vdekur për t’ia bërë qejfin shovinë istëve fundamentalistë shqiptarë. Ai ka qenë në gjendje të bëjë këtë. Zemër të tillë ka pasur. Thonë se ka kërkuar që ta varrosin me fytyrë nga Vorio-Epiri. Radioja lokale «Βλέπω Τομ»? e ka bërë që ka pushtuar Vorio - Epirin ka mbetur në terrin informati... Qeveria greke duhet të ndërmarrë diçka në mënyrë urgjente, përndryshe unë si profesioniste jam e detyruar të protestoj në të gjitha organzimat ndërkombëtarë. Si e lini Vorio - Epirin në terr informativ? Të çmendur.